Procesi i tranferimit të pushtetit që ndodh cdo dekadë, nisi sot në kryeqytetin e vendit dhe do të zgjasë një javë.

Agjensitë ndërkombëtare të lajmve raportojnë se sheshi Tiananmen në Pekin është boshatisur nga të gjitha turmat e zakonshme. 1.4 milionë vullnetarë ruajnë sigurinë ndërsa paria e partisë mblidhet për tu të vendosur orientimet e ardhëshme. BBC tregon sesi qytetin e mbulojnë flajmuj dhe lule të kuqe, në nderim të kongresit që nisi sot punimet, i cili do t'ia kalojë pushtetin në Kinë një grupi të ri udhëheqësish, ndërsa vendi përballet me probleme të rënda korrupsioni dhe ulje të rritjes ekonomike.

Presidenti kinez Hu Xhintao mbajti fjalën e hapjes në kongresin që vjen pas një skandali të rëndë në majat më të larta të partisë. Presidenti përmendi 16 herë fjalën korrupsion dhe theksoi se ky fenomen mund të jetë fatal për partinë dhe shtetin kinez. Cdo 10 vjet partia komuniste kineze organizon një "dhënie stafete" brenda partisë si ky që do të ndodhë këtë javë. Procesi është i një natyre sekrete por dihet se gjatë tij formohet një komitet qendror i ri dhe mandej zgjidhen anëtarët e rinj të polibyrosë.
 
Sipas ëashington Post Zv. Presidenti Xi Xhinping ka gjasa të jetë udhëheqësi i rradhës, pasi ka mbështetjen e shumë zyrëtarëve aktualë dhe atyre nga brezat e mëparshëm që ende kanë pjesë në vendimmarrje. Ekipi i plotë që merr pushtetin në Kinë nuk do të bëhet i njohur pa kaluar disa ditë.
 
Foto: Hostesses outside the Great Hall in Beijing on Thursday. Picture: MARK RALSTON/AFP/Getty Images

17 Komente

Duket e vetmja menyre per te kontrollu 1/6 e popullsise se botes.

Ngadale luga e floririt po behet realitet. 

Sum Qum shum

Qi si qen smiley xing xing....

 

Kjo me ra para ca ditesh ne nje nga ato ushqimet kineze. Mu duk e pershtatshme ti beja nje fotografi.  U mata ti pergjigjesha po nderova mendje. ...

 

 pasi kaluam zgjedhjet e SHBA me sukses te plote,  tani peshku po pergatitet rendshem  per ndryshimet ne Kine..smiley 

o burra/gra 300 komente per Kinen..smiley

Ne (Peshku) jemi rendelja e zgjedhjeve dhe zgjidhjeve anembane botes, pa komentet tona gjerat nuk puthiten tamam.

Tranzicioni qinez i pushtetit eshte pak i reshkitshem po do e zhbirilojme dhe kete me politese.

 

Lajmin e kishin ter tv kendej ne emisionin e tyre te lajmeve. Te shohim ne ditet qe vijne. 

rrofte Kina popullore! 

Nje Kine me gati nje miliarde e gjysem banore,me shtet prestigjoz,me zhvillim te shpejte,me stabilitet politik dhe ekonomik te admirushem,nuk perbeka shembull per tu analizuar,per te nxjerre konkluzione ne se te gjitha keto jane pasoje e faktoreve ende te pa spjeguara mire prej shkences se ekonomise politike?
Struktura politike qe qeveris Kinen ne keto dekada, eshte pare dhe e provuar si efektive.E megjithate elitat bejne rrotacionet sipas ligjeve te forta.Kurse ne kete vendin e ...Shqipeve,mendjet e sullufjaksura te derdimenve mburravece,nuk shkulen nga karriget e pushtetit per 20 vjet e laret, duke u vetmburrur se u rrisin pensionin fakireve pensioniste....me nga dy qofte dhe nje panine ne muaj...dhe qe kemi ngulur flamurin ne Nato.
Te gjithe ata qe na i bejmi te mirseardhur,miq e shkuar miqve,dy llafe degjojme tu thone ketyre,.....qe ti degjojme dhe na....Merruni vesh, mos u zini dhe mos vidhni!
Jam i sigurte se ne se do kishim sistemin qe zbatojne kinezet, zemerimi i verdhe kinez do ti kishte mumifikuar.Kaqe zemergjere jemi ore shqiptare sa edhe mumjet i mbajme per elite...dhe kusaret per qeverrisesa....Edhe per 100 vjet te tjera....po na do jemi.Te gjithe ata qe do na vine pas, po me kete syfet ....do ti kemi! Rrofshim per te vojtur!

Ne 1990 kishim nje rast te mire te afroheshim me Kinen e cila ne ate kohe ishte izoluar per shkak te ngjarjeve te tien an menit dhe donte te hapej nga na nderkombetare.ne nderkohe ishim ne krize urie.kryeministri Li Pen do vinte ne shqiperi.Mirepo ne ate kohe na kishte dale ne skene ylli i kapitalizmit boteror Sale berisha qe dergoi A hajdarin me talebanet e tij tek ambasada kineze duke thirrur "li pen turi qen".A thua se Kina do te nderronte mejtim per te drejtat e njeriut meqe katunaria  ulerisnin perpara ambasades se saj.vizita e Li penit u anallua.Kina as e rruajti fare per protestat jo vetem  tonat por edhe te shteteve me te fuqishme te botes.Sala i lepiu me vone  ato qe kishte peshtyre po kinezet s'u genjyen e  i dhane nje mut.Ne kete mes ata qe shkuan per lesh e u kthyen te rruar ishin shqipot.Na heq dera ne per udheheqes me mendje te holle.

Shume teme kryesore per ne kjo ... 

Mua me duket se kinezet na e kane marre kalane nga brenda smiley ..Gjithone nen emer te vllazerimit te dy popujve

si tha ai qinezi § :nuk ka rendesi nese macja eshte gri apo e kuqe,rendesi ka qe macja te kapi miun

§ mao ce dung

ps,pasi i qam hallin ameriqeneve per uraganin dhe presidentitn,nashti do ti qajm hallin dhe kienes,hehe cpo behet ketu  plasi peshku

S'janë qinezë, po kinezë. Dhe nuk e ka thënë Maoja punën e maces, por Teni. Prandaj ka 100 vjet hale ky vend, se janë të tërë bythë e zgjuar.

nuk e dija qe zgjuarsia qendroka tek ortografi apo tek emri i nje qinezi te vençant

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).