Në prag fushatash elektorale, kur ndizen motorët e luftës për vota, fillon dhe gara e mashtrimit. Ja pse duhet të flasin më së pari, ekspertët dhe analistët

Sikundër ka ndodhur në 20 vitet e fundit, pas pak do të na buçasin veshët. Do të fillojë fushata, do të nisin mitingjet, takimet, tryezat, konferencat. Në fakt kanë nisur disi. Dhe ka në nisur mbarë: duke iu referuar shifrave. Por edhe duke gënjyer hapur. Le të fillojm ë të tregojmë të vërtetat e shifrave, të paktën duke filluar nga 2000-ja!

Norma e rritjes së Shqipërisë

Gjatë dhjetëvjecarit të fundit, norma e rritjes së Shqipërisë ka qenë tejet pozitive dhe gjatë viteve 2008-2009 kjo normë ishte edhe më e lartë se treguesi i mbarëvajtjes ekonomike të Evropës dhe rajonit të Azisë Qendrore. Rritja mesatare e PBB-së gjatë periudhës 2000-2011 ka qenë 5.2%.

Në vitin 2009, PBB ra 3,4 pikë përqindje, si rezultat i ndikimit negativ të krizës globale ekonomike, por gjithsesi nuk ra në një vlerë negative të rritjes siç ndodhi në vendet e tjera evropiane. Nga viti 2009 e më tej niveli i rritjes së PBB është rreth 3% në vit, ndërkohë që përpara krizës ndërkombëtare kjo vlerë ishte sa gjysma e shifrës së lartpërmendur . 

Megjithatë, treguesit makroekonomikë janë ruajtur në të njëjtat nivele dhe tregu financiar ka qenë në gjendje të përballojë efektet negative që u krijuan nga recesioni global. Rritja ishte kryesisht e orientuar drejt investimeve në infrastrukturën publike si masa kundër recesionit, drejt eksporteve në sektorin e energjisë, aktivitetit në fushën e shërbimeve dhe në vitet e fundit drejt sektorëve të telekomunikacionit. Rritja reale e PBB-së në vitin 2011 ishte 3%, ku sektorët kryesorë përfshinin industrinë e turizmit, transportit, tregëtinë me pakicë dhe shitjen e automjeteve. Një tendencë e fortë negative në ekonomi është përjetuar më së shumti në sektorin e ndërtimit. 

Shqipëria ka ende disa probleme që lidhen me produktivitetin (rendimentin) e ekonomisë së saj, pasi kjo është e dukshme dhe nga nivelet e ulëta të PBB-së për frymë (Tabela 1). Ky tregues (në USD) varion nga 3,377 $, në 2007, deri në rreth $ 4,000 në vitin e fundit. Kjo shifër është mjaft e ulët në krahasim me mesataren e vendeve në Evropë dhe Azinë Qendrore - shpërndarja e PBB shqiptare është më pak se gjysma e mesatares në rajon (rreth $ 9,000 në 2011). Norma e inflacionit duket të jetë nën kontroll pasi arriti kulmin pothuajse 8% në vitin 2002, duke paraqitur aktualisht një normë prej 3.5%.

 

Import-Eksportet dhe Tregtia

Një nga elementët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare është ç'ekulibri midis importeve dhe eksporteve. Kryesisht kjo ekonomi është një ekonomi e orientuar nnga importet ku eksportet ende janë në nivele të ulëta. Ato mungojnë shumë ose janë pak të larmishme. Ky është rezultat i kushteve të konkurrencës të ulët si dhe të infrastrukturës së dobët dhe/apo një mjedisi shumë të vështirë për të bërë biznes. Në vitin 2009, eksportet e mallrave ranë në 8.5% në krahasim me një vit më parë, ndërsa u rritën sërish në vitin 2010. Eksportet shënuan një rritje prej 56,4% në vitin 2010 në krahasim me rritjen e shënuar në vitin 2009. Rritja kryesore në eksporte u nxit nga eksporti i mineraleve dhe energjisë, pasuar nga tekstilet, materialet e ndërtimit, si dhe eksporti i metaleve dhe këpucëve. Rekuperimi i menjëhershëm i industrisë së tekstileve dhe këpuceve është veçanërisht i rëndësishëm, pasi këta sektorë punësojnë një numër të konsiderueshëm të punëtorëve me kualifikim të ulët.

Gjatë dekadës së fundit janë rritur gradualisht importet e mallrave dhe shërbimeve, nga 37.5% e PBB-së në vitin 2000 deri në 51% në vitin 2011. Kjo rritje e pothuajse 15 pikë përqindjeje të PBB-së duhet të krahasohet me për qindjen e rritjes vjetore, e cila paraqet një reduktim drastik nga viti 2008 e më tej (Figura 2) që vjen nga rritja pothuajse 30% të rritjes vjetore në vitin 2007 dhe bie në vlera më negative në vitet 2009-2010.

Deficiti tregtar është ulur me 3.3% në vitin 2010 në krahasim me një vit më parë. Fluksi neto i investimeve të huaja në euro u rrit në 23.0% në vitin 2010 në krahasim me vitin 2009. Inkurajimi i vazhdueshëm i biznesit nëpërmjet reduktimit të taksave dhe politikave administrative ka ndikuar pozitivisht progresin e tyre. Remitancat arritën në 9% të PBB-së në vitin 2009, por ato ranë në 3.7% në 2010, duke ndikuar negativisht në rritjen ekonomike dhe konsumin (konsumi është ndikuar kryesisht nga rritja e pagave).

 

Forca e Punës, Punësimi dhe Papunësia

Tregu i punës Shqiptar karakterizohet nga një pjesëmarrje e ulët dhe norma të ulëta punësimi, dallime të mëdha ndërmjet femrave dhe meshkujve në tregun e punës si dhe vihet re papunësi afatgjatë. Tabela e mëposhtme paraqet treguesit kryesorë për Shqipërinë gjatë viteve 2005-2011:

 

Nga viti 2000 rritja e punësimit është zhvilluar në sektorët jo-bujqësore (ndërmjet 2000-2011 nga 116,000 të punësuar në 256,000) dhe rënia ka qenë dominuese në sektorin shtetëror (191,000-169,000) dhe në sektorin bujqësor (761,000-506,000 ). Pavarësisht nga ulja e ndjeshme në punësimin në sektorin bujqësor, ky sektor ka ende një rol dominues si burim punësimi në Shqipëri.

Pavarësisht rritjes pozitive ekonomike dhe zgjerimit të sektorit privat, krijimi i punësimit në ekonominë formale nuk ka qenë i mjaftueshëm për të reduktuar ndjeshëm papunësinë. Ndërmjet viteve 2005-2011 shkalla e papunësisë ka rënë si prirje nga 14.1% në 13.3%, ndërsa në shifra personash rënia është nga 153,000-142,000. Por në vitin 2005 kanë qënë më shumë të punësuar se në vitin 2011.

5 Komente

Ne raportin Doing Business, problematikat kryesore ishin: Korrupsioni dhe Kreditimi. Korrupsioni eshte deshtimi i madh i qeverisjes dhe faturen do ta paguaje PD. Jo LSI, jo gjykatesit. PD do ta paguaje. Nqs do ti humbi zgjedhjet ne 2013 do te jete pikerisht per kete arsye, jo per programin e rilindjes socialiste apo slloganet e editorialet mbi regjimin berishist. Por sa e besueshme do te jete PS per te dhene nje imazhi te paster me ato soj biznesmenesh, qe drejtojne PS perkrah me Edi Ramen, kjo eshte nje tjeter variabel e paparashikueshme.

shume te drejte! sidomos nga mandati i dyte e siper eshte akumuluar shume, LSI e qelbi fare u be si gangrene e sistemit, pikerisht per kete ka per te marre fature te madhe.

Humbja e pd nuk diskutohet (vetem 2 vota benin diferencen ne 2009 kur pd mbylli nje mandat me rezultate pozitive).Ajo qe duhet diskutuar eshte humnera e borxhit publik dhe rrathet e krizes qe po shterngojne per fyty ekonomine.

Po tabela ku eshte, qe thote autori. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).