Lindja dhe krijimi i perandorive në shoqërinë  njerëzore në thelb ishte krijimi i hapësirave të mëdha ekonomike. Atë botë ligjet përcoheshin vetëm me forcën e armëve dhe këmbën e ushtarit. Vetëm me shtrirjen sa më të gjerë të një zotërimi, pavarsisht kulturave rajonale, mund të sigurohej një treg që do të ishte në gjendje të mbante gjallë kryeqendrën e perandorisë, atë botë Romën e Lashtë, më vonë Kostadinopojën, Stambollin etj. Standartet e jetës brenda perandorisë nuk ishin një  problem politik ose social, mjaftonte që qytetarët në kryeqendër të jetonin mirë, të  jetonin mirë senatorët, kleri, gjeneralët, tregtarët, dhe ajo cfarë ndodhte në hapësirat e pamata të perandorisë nuk kishte pikë rëndësie, ata thjesht duhet të  prodhonin drithëra, prodhime bujqësore dhe blegtorale, të paguanin taksa. Atje ku kishte ndonjë rebelim ose kryengritje, dërgohej me të shpejtë ndonjë ushtri e madhe ose e vogel dhe gjithcka shuhej. Në vazhdën e kësaj ideje, janë zhvilluar pothuaj të gjitha luftërat e të gjitha kohëve, por me ndryshimet e nevojshme të  kohës, vendit, rajonit dhe zhvillimit shoqëror dhe teknologjik.

Në  ditët e sotme zhvillimi ekonomik, teknologjik dhe mediatik është  i jashtzakonshëm. Jetojmë në epokën dixhitale dhe në ekonomin globale. Perandoritë  janë reformuar, janë shkëmbyer territore, harta politike ka ndryshuar; por duhet të kujtojmë se e gjithë kjo ka patur shumë vektor, krijimi i shteteve nacionale, sidomos në Europë dhe në  Afrikë. Janë zhvillime shumë komplekse, që një shkrim si ky nuk mund t'i përfshij të gjitha. Për këtë arsye është e nevojshme që të gjitha këto vetëm të përmenden, por jo të analizohen në vecanti. Pra, mund të themi se kemi dy zhvillime kryesore; nga njëra anë zhvillimin e vrullshëm teknologjik, ushtarak, tregtar, ekonomik, shtimin e jashtëzakonshëm të popullsis së botës, lindjen e tregjeve të reja, marrveshjet politike dhe ushtarake, traktatet, sidomos traktatet mbi të cilat u ngritën dhe u ndërtuan blloqet e mëdha ekonomike dhe politike dhe ushtarake të botës, e nga ana tjetër krijimin e shteteve nacinonale në shumë vende të Europës, Afrikës, Azisë, Amerikës. Pikërisht këtu duket një kontradiktë llogjike, e cila ia vlen të shtjellohet saktë, për të kuptuar thelbin e krizës që po kalon sot mbarë njerëzimi.

"Qytetërimi ynë është tani në fazën e tranzicionit mes moshës se perandorive ndërluftuese dhe të një epoke të re të unitetit dhe paqes botërore." thotë  nobelisti John Boyd Orr.

Nëse marrim sot gjendjen aktuale, si të thuash të lajm filmin dhe të përpiqemi të dallojm fotografin e botës shohim këtë gjendje: Po e nis me Europën. Bashkimi Europian është sot boshti ekonomik i krejt kontinentit, është konsumator i madh, por edhe prodhues i madh. Njëkohësisht është një hapësir e madhe me një zhvillim shumë të lartë teknologjik dhe shkencor. Shtylla më e fortë ekonomike është Gjermania së pari, pastaj Franca. BE përbëhet nga 27 shtete të pavaruara, nga të cilat një pjesë ka një monedh të përbashkët. Janë edhe shumë shtete, jo fort të  rëndësishme për nga potenciali ekonomik dhe politik, që kërkojnë të antarësohen në Traktatin e Bashkimit Europian. Në pamje të parë duket se nuk ka asnjë arsye për t`u shqetësuar, BE-ja me hapësiren që ka, me prodhimin dhe numrin e konsumatorve, me potencialin e saj njerëzor dhe teknologjik, i vetëplotëson më së miri të gjitha nevojat për një zhvillim dhe ngritje të vazhdueshme ekonomike. Po ku është  e keqja? Thelbi i problemit duket se është shumë i thjeshtë, të nxitur në fillim para dy vitesh nga kriza e rëndë dhe depresioni që përfshiu ShBA-të dhe si rrjedhoj  pothuaj shumë rajone të botës, tani disa shtete të  BE-së po përballen me krizën e borxheve publike. Nëse Amerika e kishte shumë më të thjeshtë për të zgjidhur probemin e madh të krizës së bankave dhe depresionin ekonomik, në rrethanat e BE-së kjo duket mision i pamundur. Arsyeja është shumë llogjike dhe e fortë, Traktati mbi të cilin është ngritur kjo hapësirë ekonomike nuk të lejon të marrësh vendimet, kërkon kohë, duhet të bien dakort 27 qeveri, të ratifikohen këto vendime nga 27 parlamente, kohë e cila duket nuk mjafton për të parandaluar zjarrin që rrezikon të djegë në këtë rast Euron, e si rrjedhoj pasojat të tejkalojn Kontinentin e Vjetër dhe të përfshijn botën mbarë. Duket se Traktati Politik mbi të cilin është ngritur projekti i BE-së në fillim dhe i monedhës së përbashkët Euro më vonë nuk të jep instrumentat e nevojshëm për të marrë vendimet e shpejta para se zjarri të përfshij gjithë këtë  hapësirë ekonomike dhe politike. Por ky shkrim nuk ka si qëllim të gjej këto shkaqe që duken se po lëkundin themelet e një prej perandorive më të mëdha ekonomike që ka njohur njerëzimi.

Sot, të paktën janë në lojë pesë lojtar shumë të rëndësishëm. Pra, gjithsejt harta e perandorive politiko- ekonomike të botës ka pesë lojtar të dorës së parë, ato janë  ShBA, Rusia, Kina, India dhe BE-ja, pa përfshirë këtu edhe dy vende të tjera shumë  të fuqishme, që sot janë një treg i madh si Brazili dhe Meksika. Të gjitha keto vende, perjashto BE-në, vendimet e tyre ekonomike, politike, reformat, strategjitë, i marrin shumë më lehtë se BE-ja. Por kur bëhet fjalë për një ekonomi globale, forcën e lartë të gravitetit që ka Bashkimi Europian dhe monedha Euro, fundosja e kësaj të fundit sjell një rezultat apokaliptik.

Tani rrymat dhe erërat e komunikimt janë të jashtëzakonshme sa kohë që në lojë ka hyrë teknologjia e lartë, si televizioni, interneti, celulari. Ka edhe disa vende të tjera, krysisht në Afrikë dhe Azi, por më pak në Amerikë dhe Europë, që nuk janë  shumë të zhvilluara, që kanë probleme demokracie dhe ligjore, por edhe nacionale dhe religjioze. Në kushtet e reja, me tekonologjinë që sot është në duart e cdo individi në mbarë botën, në rrethanat specifike kur terrorizmi është një armë banale që keqpërdoret rëndom nga qeveri, grupe dhe individ, pra fotografia që përftojmë, ajo cfarë u tha më sipër në këtë shkrim është Lemeritëse.

Cfarë do ishte e llogjikshme të ndodhte?

Së pari, duke parë tregjet ekonomike, financiare, sidomos financiare, shkurtimin e largësive falë zhvillimit teknologjik si shtrimin e naftësjellësve dhe gazsjellësve nga një kontinent në tjetrin, rrugët detare me anijet trasoqeanike, avionet, trenat e shpejtësive të mëdha, globalizmin në përgjithsi, është e pamundur të mendohet se kriza nuk mund të infektoj gjithë ekonomin botërore. Nëse në perandoritë e herëshme të Romes, Bizantit etj, gjithcka mund të mbyllej brenda kufijve të një  krahine, sot kjo duket krejt e pamundur. Sipas Jacques Delors ish President i Bashkimit Europian ne vitet 1985- 1995, situata e sotme është faturë për t’u paguar e gabimit të atyre që mbyllën një sy përballë zhbalancimeve ekonomike të vendeve anëtare, kur ishte krijuar euroja. Mungesa e një fuqie qendrore për të koordinuar politikat ekonomike u ka lejuar disa vendeve anëtare të rrisin borxhin e tyre. “Ministrat e Financave nuk donin të shihnin asnjë mosmarrëveshje, me të cilën do të detyroheshin të merreshin” thotë Jacques Delors në një intervistë në Daily Telegraph. Në  këto kushte llogjika të thotë se duhet një  bashkëveprim, vetëm një qeveri globale mund t'i bënte ballë këtyre sfidave të jashtëzakonshme. Por Jo...

Sepse Jo, ka njëmijë arsye, të cilat janë kaq keq të mbërthyera, të ndërthurura, një lëmsh i vertetë. Por më kryesorja duket se mbetet ajo që u permend diku me sipër; krijimi i shteteve nacionale në  Europë Azi dhe Afrikë. A do ishin të gatëshme këto vende të jepnin nga sovraniteti i tyre për hirë të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies? Po superfuqitë ekonomike si Rusia dhe Kina, do pranonin rregulla loje të të sinqerta që do të shkaktonin humbje të ndikimit ekonomik dhe politik në shtete dhe rajone të mëdha? Merreni me mend; gjatë shekullit të kaluar njerëzimi njohu dy Luftëra Botërore, një Luftë të Ftohtë dhe shumë diktatura anemban globit! Nëse në një perandori të lashtë kishte një mosbindje ndaj ligjeve perandorake ose një kryengritje, ajo zgjidhej lehtë, dërgohej një Ushtri dhe disa Gjeneral e gjithcka pushonte. Hapësirat e tyre ishin pothuaj këto që kemi sot, por me një ndryshim, atëherë nuk kishte shtete kombe, por disa vende me gjuhë dhe kultura të ndryshme. Sot është e pamundur të flitet për një qeveri te tillë si në Romën e lashtë, pasi kjo do të binte ndesh me interesat kombëtare ta zëmë të francezve kundrejt gjermanve, pavarsisht se pikërisht këto dy vende janë në zemrën e Bashkimit Europian, e aq më tepër po të  shkohet më tej, në vende të tilla si Moska, Pekini, Nju Dehli, pasi edhe ato në vetvete kanë ngjyrën e shteteve perandori për nga forca, ekonomia dhe ambicia dominuese.

Raportet janë shumë delikate, kohët janë të paqëndrueshme, traktatet po dalin jasht kohe, popuj dhe rajone të tëra nuk pranojnë më standarte jetese mesjetare, ngjarja më e rëndomtë që mund të  ndodh në cdo cep të humbur të  tokës, brenda një kohe rekord (maksimumi një orë) bëhet ngjarje botërore (Breaking News). Në duart e cdo banori të zakonshem të botës ka mjete dhe teknologji të lartë, ndërsa në shumë pika të Tokës dhe në hapësiren rreth saj ka armë të shkatërrimit në masë.

Kombet e Bashkuara, me Këshillin e Sigurimit dhe Asamblenë e Përgjithëshme kanë një rol krejt të parëndësishëm në aspketin e vendimarrjes jetike, miratimi i një rezolute të rëndomtë bllokohet pothuaj sistematikisht nga antarët me të drejtë vetoje, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore duken si barka të vogla shpëtimi në detin plot tallaze.

Merreni me mend; që nga Lufta e Dytë Botërore ne, banorët e planetit Tokë jemi trefishuar, për 50 vitet e ardhëshme mund të jemi diku mes 12-15 miliard! Rezervat botërore të naftës, deri më sot burimi kryesor i energjisë për njerëzimin, mund të jenë drejt fundit, ndërsa Shtepisë tonë Tokësore i kanoset ngrohja globale... Zot, po sikur neser, andej nga gjysma e shekullit tonë, të lodhur nga molisja ekonomike, nafta e pakët, temperaturat e larta, niveli i deteve që ngrihet, nga terrorizmi, nga qeveritë e paqëndrueshme dhe korrupsioni... të zhuritur për ujin e pijëshëm dhe të  uritur për pak grurë, të gjitha së bashku, si ne filmat hollivudian... por edhe të armatosur frikshëm tej përfytyrimit human... "Shikoni prapa të kaluarën, me perandoritë e ndryshme që u ngriten dhe ranë, dhe ju mund të parashikoni të ardhmen e tyre!".  Marcus Aurelius

Pra, e thënë ndryshe, zgjidhja është një Qeveri Globale, por në këto rrethana kjo duket thjesht një Utopi. Sepse, besoj u kuptua. Interneti dhe sateliti kanë ndërtuar rrugët e tregëtisë së shpejtë, lëvizjet e jashtëzakonshme financiare, korporatat shumëkombëshe, por akoma nuk e kanë ndërtuar njeriun global në kuptimin ligjor, interplanetar dhe kulturor, ai është në fillimet e tij. Fillimi i një Epoke të  Re.

Mbase duhet parë dhe njëherë ato Nenet Paraprake dhe ato Themelore të Emanuel Kant.

"Forma kushtetuese e cdo shteti duhet te jete Republikë "

"Ligji i kombeve do të jetë themeluar në Federatën e Shteteve të Lira"

"Ligji i Qytetarisë Botërore do të kufizohet në Kushtet e Mikpritjes Universale"

39 Komente

Artikull interesant, qe ia vlen te lexohet nga komentatoret ketu, ne vend qe te mirren me votimet e deformuara te USA. 

 we brak kont Amerikaanse verkiezingen van Pierre

Faleminderit Pjer per vleresimin dhe vemendjen ndaj tekstit tim! Megjithse eshte nje teme qe nuk shterron kurre, kjo ishte thjesht nje perpjekje imja per te pare boten realisht.

Ed, une e kisha pare artikullin, por nuk e mendoja se po prekte çeshtje te perandorive dhe ekonomive te tyre. Kete çeshtje e kam prekur edhe une tek VQ, tek Letrat, sidomos tek ajo drejtuar ministrit te athershem te financave Kastriot Islami, me dhjetor te 2003. 

Pjer, une Peshkun e kam zbuluar paksa vone, kerkova ketu per keto tema qe me thoni ju, por sic duket une nuk jam familjarizuar akoma me Peshkun. Pasi kisha perfunduar se shkruari kete tekst, ne fakt po me mundon nje pyetje, qe ngjan me shume si retorike.

Ne, banoret e ketij planeti global, mos po vuajm shume nga kjo bote e vogel, nderkohe qe nuk gezojme ato privilegje qe ligjore qe kane banoret e BE-se dhe USA? E them kete sepse krizat qe lindin ne keto perandori i vuajm me shume se sa vet shtetasit e ketyre vendeve, ndersa nuk gezojme asnje mbrojtje nga ligjet e tyre perandorake. Shkurt, ata na thone: "Vuani me keq se ne per krizat tona, problemet tona, sistemin tone, por mos gezoni privilegjet tona, mos guxoni te vini ketu tek ne, rrini ne vendin tuaj karantine!"

 

Ne fakt qeveria globale eshte piksynimi i kaosit qe ti permend. Nuk eshte fare e veshtire qe te ndodh, sepse mund te jete edhe sot ne masen 80-90 % de facto nje qeveri botrore por qe ti e une nuk e kuptojme sepse nuk ka nje dalje publike. Keshilli i sigurimit psh si te duket? Edhe da stitucione apo grupime te tjera si G8, BB, FMN etj? A nuk te duken ministri te nje qevere botrore? Problemi qendron a e konsideron ti si te tille apo jo? Sepse per mua nuk eshte qeveri vetem kur del ne media nje njeri qe proklamohet si dikatori i botes, eshte edhe kur nuk ka nje diktator mbi krye por disa grupe interesi. 

 

Kur them Qeveri Boterore kam parasysh dicka krejt tjeter, jo kete lloj qeverisje ku Keshilli i Sigurimit defakto eshte tavolina e pokerit ku luhet per interesat e fuqive te medha, me "fishat" e interesave te botes se trete. 

Fundja a nuk jemi te gjithe banor te Tokes, dhe ne nje fare menyre jemi te "denuar" te jetojme dhe te vdesim se bashku, ne shtepine tone te perbashket? 

Ajo qe une kam parasysh me Qeveri Boterore eshte dicka krejt tjeter, e ngritur per tu bere balle sfidave qe na presin ne kete shekull te ri, ku qytetaret e botes te mos e ndjejne veten te lincuar vetem se mbajne pasaport shqiptare ose afrikane! E di, kjo qe them eshte nje bote ideale, por ne fakt nese nuk mendohet per kete idealizem, shume shpejt kam frike se e gjithe kjo gjendje do te kthehet ne bumerang. E kupton se cfare ndodh? Korporatat globale marrin cent (para) nga cdo banor i botes, ta zeme nje kompani telekomunikacioni qe perfshine telefoni celulare, internet, satelit, banka etj. Dhe... keta banor te shkrete akoma vuajn urie sepse jetojne ne shkretetirat afrikane, nuk lejohen te levizin ne vende me te begata, ndersa ne krye te vendit te tyre eshte ndonje kasap si Mugabe. Besoj se me ke kuptuar se per cfare e kam fjalen! Fundja as ne Ballkan (Shqiperi dhe Kosove) nuk kemi ndonje ndryshim te madh nga Afrika e zeze.

Ke kapur nje teme shuuuume te gjere. Tema te tilla kemi rrahur shume ketu tek peshku, por i bie gjate keshtu, duhen kapur nje nga nje. Mendimi im eshte qe bota po shkon drejt asaj drejtesie* qe deshiron ti nepermjet hapjes te tregjeve dhe heqjes te tarifave te padrejta, por per shume arsye mua ajo me duket nje drejtesi hileraqare, sepse duke mos pasur vende te pasura dhe te varfera, do te kemi njerez te pasur dhe shume njerez te varfer, cmime te njejta ne gjith boten, qe perkthehen si roberim i masave. Atehere po qe drejtesia e vertete  ( qe per mua eshte menaxhimi i resurseve te natyres ne ate menyre qe te lejoje cdo familje te kete nje makine dhe te shkoje te pakten nje here ne vit ne holiday) do shkoje drejte te pamundures, sepse nuk do te kete shtete qe sfidojne rendin botror por institucione te ligjit te mirekonsoliduara ne rrafshin botror ne sherbim te shtresave supertepasura, ku edhe te tentosh te denoncosh mizerine dhe roberine e masave do te quhet terrorizem.

Beje icik me te shkurter o vllajo se e ke te gjate. Pastaj ta lexojm. 

"Korporatat globale marrin cent (para) nga cdo banor i botes, ta zeme nje kompani telekomunikacioni qe perfshine telefoni celulare, internet, satelit, banka etj. Dhe... keta banor te shkrete akoma vuajn urie sepse jetojne ne shkretetirat afrikane, nuk lejohen te levizin ne vende me te begata,...."

dmth un nqs blej nje nokia mund te marr pashaport suedeze apo norvegjeze smiley...me pelqen si ide, ti leme shakate e kuptoj qe po thua qe nqs kompanite e medha perdorin resourset e vendeve perkatse athere banoret e atyre vendeve kane te drejte te ndersjellte te perdorin resourset e vendeve nga vine kto kompani...ta kisha nje pashaport suedeze o milo

Sa mire me ke kuptuar! Prandaj them se meqense bota realisht eshte globale ne aspektin e pasojave negative (perhapja e krizave te cdo lloj natyre) atehere eshte mese e drejte qe kjo bote te behet globale edhe ne kuptimin ligjor, dmth Shtetasit e Botes te kene te drejta te barabarta. Une besoj se nuk eshte heret qe njerzimi te mendoj realisht per kete. 

Po citoj mbylljen e shkrimit tim:

Mbase duhet parë dhe njëherë ato Nenet Paraprake dhe ato Themelore të Emanuel Kant.

"Forma kushtetuese e cdo shteti duhet te jete Republikë "

"Ligji i kombeve do të jetë themeluar në Federatën e Shteteve të Lira"

"Ligji i Qytetarisë Botërore do të kufizohet në Kushtet e Mikpritjes Universale"

"Forma kushtetuese e cdo shteti duhet te jete Republikë "

"Ligji i kombeve do të jetë themeluar në Federatën e Shteteve të Lira"

"Ligji i Qytetarisë Botërore do të kufizohet në Kushtet e Mikpritjes Universale"

"!Duhet" me realitetin jane shume larg.... Keto i perngjajne ca atyre shprehjeve te miseve kur i pyesin neper "Beauty pageants" ..I want the world peace

Krejt utopizem pa asnje llogjike reale...Asnjehere nuk ka pasur barazi ne bote, gjithmone ka ekzistuar nje diference e cila sa po vjen dhe thellohet.Nk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe asnjehere nuk ka per te patur Mikrpritje Universale

Perderisa beson se nuk ka pas dhe nuk ka per te patur barazi ne bote, Mikpritje Universale etj, çfare leshin ke qe ben gjithe diten derr-derr si gore kunder atij dhe kunder ketij, e kujt mos: Rusit, Putinit, Amerikes, Obames, islamisteve etj. Vetem per pederastet sadomazo skandinave nuk ankohesh.

Meqe e paske da menjen, rri rehat siper Lopes se Shenjte, ose si te duash poshte Gamorit Kozmik duke u pompuar.

 

Pikerisht Heretik, ketu e kisha fjalen! Duhet gjetur njelloj drejtpeshimi... por fatkeqsisht lufterat kane qene dhe jane akoma mjeti per te zgjidhur mosmarreveshjet ne mes kombeve dhe shteteve. Akoma me keq, flitet per zhvillim dhe prosperitet demokratik, kur burimet jetesore shfrytezohen ne menyren me barbare pikerisht nga fuqite e medha. 

O kondom i perorur, barazia dhe balanca jane dy gjera krejt te kunderta po aq kuton ajo kaptina jote e mykur. Si thote ai libri yt i Nirvanes "Barazi vetem ne jeten e pertejme do gjeni ndaj dhe mos u ankoni ne kete bote" smiley Qe ti thuash te bardhes te bardhe dhe te zeze te zeze nuk ka te beje me barazi por me objektivizem, sta kam fajin une qe e futur koken gjetke dhe shef vetem prapanicen tate

Me rrufsh bolet me çfar shkruhet ne libra, sepse ne libra çfar nuk shkruhet. Le qe nuk ke lexuar asgje nga Kanti, sepse vem bLoqe politike lexon.

Le qe ti i pari mbete duke u ankuar ne kete bote sepse islamistet nuk te lene te behesh pederast skandinav, dmth te balancosh felet e sumes me hemisferat e trurit.

 

E shoh qe ne cdo teme qe hapet e ke nje hall te madh smileyEshte e pranuar boterisht qe homofobiket me te medhenj jane "closet gay"..Dil nfga dollapi heretik mos ki frike..Faktet e tregojne tek mejkerroshat e klerit prej te cileve vijne rastet me te shthurura...Besoj se duhet te kesh bere kurs teologjik me Papa Janin e Kosinies  smiley

Eshte pranuar boterisht, qe boterisht logjika pederaste skandinave balancon dhe barazon vlerat, dmth qe e bardha eshte e zeze dhe e zeza e bardhe, e mira eshte e keqe dhe e keqja eshte e mire, antipederasti eshte pederast, antipedofili eshte pedofil, antifundamentalisti eshte fundamentalist, etj, etj, e keshtu me radhe tere "Dialektika e Natyres".

 

Ore cfare beni ju shoke te partise?

Po ne dhe pa buke (peshku) do rrime, vetem ju lutemi, te mos zihet Arti me Heretikun!

Qe dy veta te zihen duhen te kene pikpamje te kunderta. Dhe Arti eshte grindur me shumicen e peshqeve me pikpamje te kunderta, psh i fundit Argjendis.

Kurse une nuk grindem, sepse nuk shpalos pikpamje, une i perdor peshqit si vegla muzikore, dike e perdor si daulle (Artin psh, i bie me kopaçe dhe ai ben bum-bum-bum), dike si buri, si trompete, si kernete etj.

 

Ska ideologji pederaste o klluf, ajo ekziston vetem ne mendjet e semura si ajo e jotja...Bastjoni me i rrezikshem i pederastise eshte vete kisha katolike qe ne anen tjeter predikon puritanizmin, vlerat hyjnore apo talebanet e krahut tjeter

Ja e shef fgm une i bie Artit sikur daulles, dhe ai ben:

S'ka-bum ideologji-sum pederaste-bum ... etj, bum e sum pa fund.

 

Ti je pallosh koke e kembe dhe te jane mykur trute mer mjeran..Dil o i shkrete nga shpella ku je futur dhe leri lopet e shenjta dhe kucedrat me shtate koke smiley ..dhe mundesisht largoju atyre ibrave te shenjte se do te cojne drejt vetevrasjes

Ed, nuk kam shum kohe ne dispozicion te kesaj teme interesante por po ju them vetem kaqe:Natyra i dha njeriut nje trup kaqe te vogel, por nje bark ...lubi !

Ndoshta... mos problemi eshte se natyra e "trajton" njeriun njelloj, dmth baraz me gjallesat e tjera, ne nje kohe qe njeriu, dhelperisht, perdor pak hile per tia hedhur natyres, por ne fakt i "hedh" vetes se tij?! 

duke vene trurin ne plan te pare, pra robotizmin, njeriu demton natyren rreth tij dhe natyren brenda tij. ky problem eshte aq i vjeter sa eshte te menduarit njerezor. prandaj edhe do ishte mire te ndodhte nje pastrim rrenjesor i te menduarit nisur nga natyra brenda dhe ajo rreth njeriut. ky proces pastrimi po con / do coje ne evolimin e shoqerise njerezore drejt asaj qe ti e quan qytetari globale e une e quaj dashuri, apo ne kontekstin e kesaj pergjigjeje edhe natyre.

 

Puna eshte se: Cdo banor i tokes, pavarsisht shtetesise se tij, pasurise, rangut shoqeror (klases), duhet te kete te drejta te barabarta, te pakten ligjerisht ne burimet e jetes ne toke. 

Cfare ndodh realisht?

Njerezit kane krijuar ligje, shtete, zona ndikimi, kane bere dhe bejne luftra per territore dhe zona te tera ndikimi, vetem qe te fitojne me shume burime jete, ne funksion te jetes se tyre. Shkurt, krizat e te gjitha natyrave perhapen dhe pasojat i vuajn te gjithe, ndersa te drejtat, ne kuptimin ligjor, nuk i gezojne te gjithe banoret e Tokes njesoj. Kjo sjell luftra, revolucione, ideologji totalitare, perdorimin e fese si politike te paster. Ky eshte thelbi i konfliktit te sotem ne boten arabe (sipas mendimit tim!).

ligji / e drejta eshte pjese e robotizmit njerezor dhe bashke me pronen nje binom teper helmues per shpirtin. e drejta e kulluar - edhe nese do niseshim nga barazia - do na conte ne maksimumi robote te sjellshem, gje qe serish eshte jashte natyres njerezore. ne mund ta perdornim robotizmin (llogjiken) si instrument per te lehtesuar jeten e struktures (trupit) por jo per te shpjeguar, kufizuar a rregullsuar shpirtin.

te gjitha konfliktet e deritanishme rrjedhin prej paaftesise se njerezve te ruajne shpirtin e paprekur nga mendimi, te pakten persa i perket organizimit shoqeror, edhe pse kjo (ruajtja) si proces eshte pervoje e vjeter njerezore.

Ore edhe keshtu sic eshte, nuk duket edhe aq keq njerezimi, dmth, me gjithe problemet e jashtezakonshme, shenjat jane se ka perpjekje per njefare rregulli boteror. Puna eshte se akoma nuk e kane kuptuar dicka shume te thjeshte; po perpiqem ta thjeshtezoj mendimin

Kriza e fundit finaciare polli nje varg krizash te tjera, shume te thella dhe te dhimbeshme per vendet ne zhvillim dhe ato te varfera. Kjo krize, nuk lindi ne Shqiperi, as ne Greqi ose Spanje (po marr tri vende europiane, dy jane pjese e BE!). Sigurisht nuk lindi ne Afrike ose ne Azi, por u percoll ne keto vende me gjithe egersine e saj! Pasojat i vuajten te gjithe, sidomos thiken ne kocke e kane ndjere te varferit e shkrete ne te gjithe boten! Kjo, sepse krizat nuk mund te ndalohen ne kufi, nuk kane pasaporta, krizat jane bere eter, emaile, transferta bankare, banka dhe korporata, vale televizive, lajme. 

Pasojat i vuajn te dobetit, ata qe paguajn per Vodafone (shembull!) ata qe blejne tek Shell, Pirelli, tek te gjitha markat globale. Ama, nese je me pasaport shqiptare, afrikane, ose aziatike... aha, te perndjekin si zezaket ne mesjete. Praktikisht je jasht ligjit, dhe qe te hysh brenda tij (ligjit), per dreq nevojitet kjo qeveria globale. A do te vij? 

Nuk besoj! Te pakten jo, sa kohe qe njerezimi mendon ti zgjidh problemet me luftra. dhe jo me marrveshje.

Ky eshte thjesht mendimi im. 

Grave te bej nje pyetje: Perse Kina mori kaq zhvillim? (duke mare parasysh se 30 vite me pare ishte nje nga vendet me te varfra te botes) ...Une po te jap pergjigjen tim: Sepse elementi i fese nuk ekzistonte ne shoqerine kineze....Pa distancimin nga fete shoqerite e varfra nuk mund te ecin perpara.

edhe feja eshte pengese ne gjetjen e me te mires njerezore, por shume me e vogel se prona, qe beri te mundur kaosin kinez qe ti e quan zhvillim.

Duhet kaluar gradualisht dhe jo hequr shteti nga ekuacjoni direkt dhe kaluar ne ultraliberalizem sic ndodhi ne Shqiperi dhe shume vende te tjera te lindjes. 

Ideologjia skandinave thote qe nuk futet menjehere, duhet fut dale nga dale dhe duhet perdorur lubrifikant qe perdorin anijet kozmike.

Ohu sa ka zanati i pederastit!

 

Ja paske marre mire doren zanatit smiley Nuk te paragjykoj , rendesi ka qe dole nga dollapi

ne shqiperi nuk eshte hequr kurre shteti, qe ne kohen kur eshte njohur si i tille. pas viteve 90 bandat partiake ndryshuan vetem formen dhe funksionin e shtetit ne interes te tyre. nuk ndryshoi ndonje gje thelbesore (mungese p.sh.) ne lidhje me shtetin, ndryshuan vetem emrat qe e perdornin sipas oreksit dhe menyrat e perdorimit, po sipas oreksit. 

qe rrezimi i konceptit dhe struktures shtet duhet te vije kur njerezit te jene te gatshem per organizimin shoqeror postshteteror, kjo nuk diskutohet. problemi eshte se ata jane edhe tani ne gjendje vec nuk jane te ndergjegjesuar per kete, pasi shteti si shprehje e budallallekut njerezor i ka trullosur (efekti droge) dhe njerezit, te cilet kujtojne se forcimi i shtetit do ishte mire per ta, shkojne ne kah te kundert te asaj qe do duhej. perfundimi eshte pak a shume si me drogen, vjen nje moment, nese nuk te ka marre jeten si droga, dhe shteti behet i padurueshem dhe duhet zbritur nga kurrizi (truri). ai moment zhgenjimi prej budallallekut shtet nuk ka ardhur akoma.

Them se eshte problem sistemi.Kinezet vun ne jete idete e Buharinit, ku thelbi eshte gjetja e raporteve te drejta mes interesit te individeve dhe te shoqerise organizuar, jashte cdo ndikimi te frymes vertikale.Sistemi kinez eshte e ardhmja e njerezimit !

Internacionale do jete Bota e Re ..smiley

Asgje e re ..Asgje e papritur .Gjthshka e parashikuar nga Koloset e Mendimit Njerezor Hyjnoret Gjeniale ..Marks -Engels .

Ne fakt i nderua Martin ne kete parashikim kij parasysh se do te ndodhe Fussion -Difussion , Bashkim - Shperberje  dhe gjithshka e krijuar ne nje Forme te Re po KURRE te qendrueshme deri ne Fundin e Nierit smiley 

Sot aktualisht eshte momenti Shperberjes dhe Jo Bashkimit . Sot perparesi po merr studimi dhe aplikimet i 'pjesezave ' se si mund te Integrohen ne Bashkesi pa humbur Identitetin . Dhe para se gjithash kemi parasysh se Gjithshka i dedikohet Mendimit dhe praktikes se kesaj Specie qe Njohim ..Jo Qenies se re qe po Vjen..

E transportuar ne Hapsira per jete te Reja dhe e shndruar deri ne Pavdekesi ne jetgjatesi , te pakten 300 vjet smiley dhe ne dore te CDO aventurieri qe zotron kushte per krijim e perdorim te Qenies Elektronike ...askush nuk mund te parashilkoje administrimin e Qenies Njerzore . Gjithsesi Grava te ka ngacmuar pak edhe tek nje "pjesez " mjaft esenciale  qe ndikon si sitemi "flitutur"  tek qenia ... "kujt do me tregu Frojdin ti mer Jahu "

Respekte per shume kostatime, por .....deri sa te vieri Gjembi ose Xhibi !

Heretiku i nderuar  ka ardhe smiley

Faleminderit Idriz, por une nuk kam patur parasysh Marksin dhe Engelsin. Ajo qe jam perpjekur te them, ka lidhje me Liberalizmin, te cilit vertet i besoj. Liberalizem me rregulla, ku kombet dhe popujt te ndjehen vertete te barararte, te mbeshtetur fort tek prona private. Dmth kjo pune merr pak kohe per ta shpjeguar, megjithate mund te them se njeriu ka vetem nje barazi absolute, deri me tani: Te gjithe, kur vdesim, jemi te barabarte para zotit. Puna eshte qe njelloj barazie, mbi te drejtat ne planetin Toke, duhet te arrihet edhe ne te gjalle te njeriut!

O-Idrizi i nderuar ka ikur, dhe kur te lexoje komentin tend me liberalizem jozefperçbabasqap me Zot, ka per te ikur akoma me teper.

Por kthehet prap ai, sepse hapsire-koha eshte e pafundme (liberale) dhe e kufizuar (despotike) kane thene koloset Marks dhe Engels. Dmth ik nga ik, kthehesh prap, biles kur mendon se ke ikur me larg se nuk behet, je ne piken e vdekjes, fillon rikthimi. Njesoj si orbitat e trupave qiellore (edhe kometat) qe rikthehen here pas here, dmth bejne revolucion (qe eshte edhe etimologjia e llafkes astronomike).

Dhe kur te kthehet ai, i bie te ikesh ti.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).