-Tomas, me ka ardhur litari ne fyt, do vish te me ndihmosh neser te shtunen- me morri ne telefon Williami, gjate kohes qe po punoja.

-E mir mir, po vij, neser ne mengjez jam aty, -mbylla telefonin me te shpejte, te mos me shihte shefi.

Williami, eshte nje pensionist hollandez, i cili jetonte vetem ne Belgjik, ne Berendrecht, nje fshat ne veri te Antwerpenit. Vilen e tij aty e kish shitur, dhe i duhej te dilte nga shtepia me 22 tetor 2012. Tratativat me makelarin dhe blersin i kish mbaruar qysh ne korrik, biles kish prere dhe nje bilete per Shqiperi, 3 gusht- 7 shtator, per te ardhur me mua ne Durres, por e dogji bileten per shkak se duhej te boshatiste shtepine. Dikur, ne kohen e socializmit kish qene ne Durres, si kapiten i pare i nje anije hollandeze, biles nje kontrabantist durrsak i kish shitur nje shishe konjak Skenderbeu, e cila rezultoi çaj, sipas tij. Kish deshire te madhe ta rishihte Durrsin.

Me Williamin isha njohur qysh para 10-11 vjetesh, te cilit i pastroja kopshtin ndonjehere. Kisha kohe qe nuk shkoja tek ai, per shkak se jo vetem qe paguante dobet, por edhe isha i zene me pune, dikur tek nje dyqan peshku, dhe me vone ne nje magazine te riciklimit te mallrave, pune CO2, te cilet ju jeni njohur tashme. Para nja nje viti, çoku i shkoja nganjehere, 1 here ne muaj, 1 here ne 2 muaj. Ne shtepi kish 4 makina, pension te mire, nja 1200 euro, mirpo gjithmon ankohej per varferine qe kalonte, per vjedhjen qe shteti belg i bente. Kish nje vile ne France, dhe i thoja se nese ish kaq keq, le te shiste njeren nga vilat. Kish 4 femije, te rregulluar, me punera te mira, me niper e mbesa, te cilet e shihnin 1 here ne 5-10 vjet. Vetem 1 vajze e tij, e martuar ne Gjermani, e shihte 1 here ne vit, dhe çoku kish kontakte me te. Grate, e kishin lene, dhe e shtynte jeten ashtu me boterham, dy feta buk me nje fileto sallami ne mes. Nuk kish oreks, ndoshta dhe per shkak te moshes qe kish, 84 vjeç.

Te nesermen me makine, e drejt e ne Berendrekt. U gezua qe me pa, u ulem, si gjithmon ku benim nja 10-15 minuta muhabet, si e kish kaluar, ç'kish bere etj. Dallohej rremuja e shpernguljes. Do ikte ne France, tek shtepia tjeter. Ndihej sa i gezuar qe po ikte nga Belgjika, po dhe aq i shqetesuar per plaçkat qe akoma nuk po i hiqte dot. ishte fillimi i tetorit dhe kish edhe 2 jave afat.

-Me ne fund Thomas, do iki nga ky vend i mallkuar, nga keta pisa, nga keta maskarenj, ç'njerez te poshter, do t'ju le nje mut te madh, he-he.

Belgjiken dhe belgjit i urrente, ankohej per gjobat qe merrte, per semaforet e shumte, per kontrrollet e shumta, per ftohtesine e njerzeve, per idiotesine e tyre, çdo gje belge, apo me sakte flamange, i dukej e gabuar.

-Shyqyr, paske hequr ca gjera, - shihja mobiljet e tjera akoma, - keto te tjerat mund t'ua japesh falas ketyre banorve ketu, ose atij qe do vije ketu.

Jooo, - uleriti ai, - kaq ta bejne dhembin, joo, ketyre maskarenjve nuk u jap gje, belgjit e mutit.

- Po si do ti heqesh qafe gjith keto mobilje, ose thir firmen time, te vijne ata me kamion dhe ti marrin te gjitha gratis, biles ti marrin dhe ato plehrat - i bera me koke nga dysheqet teke qe i kish gjetur rrugeve si duket, nja 10 a 12 cope.

- Joooo, sa here te kam thene, ti je Tomas dhe mendon si Tomas, une jam Williami dhe mendoj si Williami, - dhe vertet ma kish thene me dhjetra here, por dhe une ia kisha thene me dhjetra here se do te ishte mire te hiqte dore nga gjith keto sende, materiale te vjetra, dhe te jetonte si zoteri, sepse i kish mundesite.

Shpresonte ti shiste, dhe me tregoi se i kish ulur çmimet, psh kolltukun qe as jevgjit e bregut te lumit nuk do ta begenisnin, pikerisht ate kolltuk ku une vendosja gjysmen e prapanices nga meraku, e kish ulur nga 5 euro ne 2-3 euro. Nje mendje pastaj i thoshte se mund t'ia jepte ndonje te varferi qe nuk mirrte social.

-Ke ndonje, njeh ndonje qe eshte i varfer, qe ti bejme nder- me pyeti.

-Njihja dikur, ishim te gjithe te varfer kur erdhem ne Belgjike, por tani e kan kapur veten te gjithe, duhet te gjesh ndonje qe ka ardhur tani ne Belgjike, si puna e asaj mongoles qe te pastron shtepine 1 here ne jave.

-A, e he, i kam thene, por s'ka nevoje- u çua per te me treguar se çdo benim.

Vajtem tek garazhdi. Gjith ato stola, dhe gjith ato krevarte, e kishin bllokuar garazhdin. Filluam ti seleksionojme, tu gjenim shoqi-shoqen, koken dhe kembet me dy ansoret. Duke i ndare e duke i vendosur tek rimorkio e tij. Vura rreth 14 krevarte ne rimorkio, ngelen nja 4-5 copa qe nuk korrospondonin me njera-tjetren.

-Keto leri ketu ose hidhi, çoi tek grumbullimi i plehrave.

-Jooo, sa here te kam thene, e di ti sa kam fituar nga hekurat muajin qe kaloi, shih faturen, nga ato hekurat qe seleksionuam ne korrik -dhe vertet gjate pastrimit te baçes qe i bera dhe seleksionimit te plehrave qe mblidhte kur njerzit i hidhnin ne datat e caktuara nga komuna, ai kish fituar 210 euro nga shitja e tyre, tek pika e mbledhjes se hekurit. Per tre muaj ai kish fituar 210 euro. Fytyra e tij, me shume se kurre serioze, po me tundte faturen para syve te mij. U dorzova, i dhashe te drejte per hekurat, por jo per te tjerat.

-Tani qe ke marre 300 mij euro nga shitja e shtepise, mund ti dhurosh atij blersit, nje nga keto 4 makinat qe ke.

-Joooo, -morri flake fytyra e tij, -sa here ta kam thene, -dhe tregonte eksperiencen e tij ne jete me njerzit.

Vertet njeri i hekurt, u dorzova, por nuk mund te rija pa folur, kuptohet duke punuar.

-William, sa niper e mbesa ke? - e pyeta e ai filloi ti numuronte. Pas 1 minuti e gjysem me erdhi pergjigjia.

-8, -beri me gishta- 8 kam.

- Ne Albanie, 1 studio, kushton aty tek 20 mij euro, pse nuk u dhuron nga 1 studio ketyre, 8 here 20 i thone 160 mij euro, gezohen te gjithe, mbeten te gjithe te kenaqur - ai po shqyente syte - ty te mbeten 140-150 mij euro, te jetosh si kont, kudo.

- Nuk je ne rregull sot, mua po me zien koka se si do ti çoj keto ne France, ti me flet budalliqe, ç'a pune kemi ne sot, çfar thua ti.

- Kjo pune mbaroi, ku i ke litaret ti lidhim, edhe 1 rruge te besh pas kesaj, besoj se mbaron, puna eshte tek makinat, si do ti çosh.

Filloi te nxehej, por une i mesuar me tekat e tija, aty e prisja e aty ia hidhja, ishim bere si dy pleq zevzek. Kur e shihja qe nxehej shume, sa ulerinte, terhiqesha, dorzohesha ne thojza, duke menduar se truri i tij ishte kalçifikuar, dhe se ne vetmi pastaj do qetesohej e do meditonte sado pak per budalliqet, kohen qe harxhonte kot. Nxehej kot edhe per lidhjen me litar qe po benim, duke me thene se lidhja eshte nje shkolle me vehte, dhe se kish bere gjith ato kurse gjersa kaloi nga marinar ne kapiten i pare i anijes. E kaloja litarin ku ai thonte. Pasi mbaruam me kete pune te krevarteve dhe te dysheqeve qe i futem tek Citroeni Berlingo, u ulem me nga nje birre ne dore.

-Atje kush do te te ndihmoje.

-Nuk e di, ndoshta do gjej ndonje atje.

-Pse nuk merr ate mongolen.

-Ku i mban dot ajo gjith keto krevarte.

-Si shum krevarte ke marre, ç'i do kaq shume.

-Ate e di une, ti vjen dot te me ndihmosh, 800 km eshte nga ketu.

-Po ç'a te vij deri ne France, pastaj ti paguan shum dobet, mir me perpara okej, se kishe vetem pensionin, po tani qe ke marre 300 mij euro, ti vazhdon akoma njesoj, ankohesh, pagesen e ben ibret.

-Jo-jo, do te pagoj mire kesaj rradhe, eshte i rregulluar ky merak.

-Kur mendon te nisesh, dhe sa zgjat udhetimi.

-Per mua qysh tani, udhetimi zgjat njaaa 10-11 ore.

-Jo-jo, une tani do iki ne shtepi, do bej pazarin me gruan si e shtune qe eshte, biles jam vone - pash oren qe shenonte 3 - pastaj makinen ku do e le ketu, joo, neser ne mengjez po, ndoshta, -nxorra telefonin dhe morra gruan.

- He babuçi do nisesh - u ndigjua zeri i saj.

- Po tani do nisem po ndigjo, ky do qe ti ndihmoj ne France, flitet per neser ndoshta.

- ç'a te te them, si te duash, megjithse nuk ia vlen, - ne fakt ajo sa here qe i thoja se; neser do shkoj tek Williami per pune, me kundershtonte duke me thene se; ai me shfrytezonte.

Kish te drejte ne fakt, se ai paguante 5-6 euro ora, nderkoh qe 7 euro ora ishte minimumi, dhe puna e bahçes, pastrimit te shtepise, etj, ne fakt paguheshin 8-9 euro ora, kudo.

Me Williamin e lame te takoheshim ne nje pike afer autostrades, rreth ores 7 per ta mos munduar makinen me rimorkio, te futej ne qytet. I binte te niseshim te djelen ne mengjez, dhe te ktheheshim te marten. Te marten e kisha pushimin tim, ndersa per te henen do e zevendesoja me mbioret. Per ta lehtesuar edhe shume Williamin, i thashe se oret gjate udhetimit, 11-12 ore vajtje e ardhje, nuk ishte i detyruar te me paguante. Vete premtimi i tij se do t'me paguante mire, me nxiti ta lehtesoja nga ky detyrim. U ndie sikur fluturonte ne qiell, dhe u ndame. Ate mbasdite e binda gruan se Williami kish ndryshuar pak, ishte bere me dorleshuar.

-Ja shife, sot pretendoja te mirrja 30-35 euro per 7 ore pune, me dha 50 euro.

Gjate darkes, pregatita buken per dy dite, 1 shishe uje, dhe qaforen me konjak, plus 3-4 karamele. Morra shefin ne telefon dhe i thash se te henen nuk do vija ne pune dhe te ma zevendesonte.

Pjesa 2

Zilja me ra fiks ne 5 e 30, u çova si ushtari i kohes se socializmit, jo si i kohes se pordhes se kapitalizmit, apo me sakte, i kohes se Sali Protopapes. Per 1 minut isha i veshur e i lare. Piva pak kafen me qumesht, uiskin e morra me vehte rruges ne gote plastike. Autobuzat fillonin ne 6, me kembe drejt stacionit te tramvajit, per te shkuar ne qender. Per 10 minuta isha nen toke si urithi. Ora shenonte 6 pa çerek. Tramvajet po ashtu, si dit djele qe ishte, fillonin vone, ne 6. Ne 6 e 5 u duk nje tram, dhe per 5 minuta isha ne qender. Ishte akoma erresire, po ne qender kish plot njerez, si duket ata qe nuk flinin gjume apo qe dilnin nga lokalet apo diskot. Autobuzi qe me çonte mua afer autostrades nisej me 7 pa çerek. Nxitova te shkoj afer stacionit te trenit, per nje tram qe kalonte aty dhe me çonte afer autostrades, por asnje shenje. Policia kish ndaluar nja dy afrikan dhe po i kontrrollonte çantat e tyre. U ktheva perseri tek stacioni i autobuzave, por xhan-xhin, vetem njerezit e nates. Nga nje lokal aty afer u ndigjua nje piskame gruaje afrikane;

-Oooo, gif mej moni, gif mij moni, aaaa, - po terhiqte ajo nje djal te ri maroken, dhe s'po e leshonte.

Si duket ai i kish vjedhur leket ne lokal, dhe po ikte, por ajo nuk e leshonte. Nja ca afrikan te tjere ishin afruar dhe po e shikonin skenen nga 3-4 metra larg. I ter sheshi i autobuzave Rozeveltplats siç quhej, ushetinte nga zeri i afrikanes;

-Me jep paret e mija, me jep paret e mija.

Pashe qe afrikanet, ca djem te rinj u afruan, si duket ndjenja e solidaritetit ndaj nje njeriut te ngjyres se tyre, seç biseduan, e veç kur u larguan. Si duket marokeni i kish bindur qe s'kish asnje lek te sajat. Te dy si nje trup, filluan te largoheshin, apo me sakte marokeni ikte dhe afrikania nuk e leshonte duke bertitur;

-Gif mej moni, gif mej moni.

U nisa me kembe drejt pikes ku e kishim lene. Per treçerek ore a 50 minuta, duke hecur shpejt, arrita aty. Williami sapo kish arritur. U futem ne autostrade e drejt Brukselit, si fillim. Per çudi autostrada ishte plot, por pas ca km sikur kish me pak makina. Pas Brukselit, morrem autostraden drejt Mons/Bergen dhe diç para kufirit Williami doli nga autostrada dhe mori nje rruge fshati.

-Do kapim nje autostrade tjeter qe eshte pa pagese, aty eshte me 90 km per ore.

E dija qe autostradat e drejta e te gjera ne France, ishin me pagese, ndersa rruget nacionale dhe disa copeza autostradash ishin pa pagese. Gjith rruges shihnim edhe per ndonje pike karburanti mos ishte hapur. Kishte edhe pika karburanti pa shites, ku ti mund te merrje karburant me karten e bankes, mirpo Williami s'kish karte banke. Shyqyr gjetem nje pike te hapur, ku mezi u morr vesh me shitesin. Fusha te paane shtriheshin gjate rruges. I tregova Williamit per ndodhine qe pashe ne mengjez.

- Antwerpeni eshte pisllik, e di une, aty çdo nate vriten njerez, nuk ka nate po su vra nje. He shyqyr qe po iki nga ai qytet i piset, nga ata maskarenj.

-Po ti s'rri ne qytet, ti rri ne fshat, ne Berendrekt, apo me sakte rrije, se tani po iken, aty eshte qetesi.

-Aty ku po shkoj eshte akoma me qetesi, ja do ta shohesh vete, qetesi absolute, njerez te qete, jo si keta belgjit, njerez me nerva, te shkalluarit, te çmendurit, - kish marre zjarr e s'pushonte pa u zbrazur mire kundra Belgjikes dhe belgjeve, emigranteve klandestine, - shih rruget e Frances sa te bukura jane, shih tabelat, jo si ne Belgjike, ibret gjithandej, kaka gjithandej, s'ka tabela, s'di njeriu ku te shkoje se mungojne tabelat.

- Ketu mendoj se e ke gabim se sa per rruge e tabela, edhe Belgjika ka plot, por ndoshta nuk i ke vene re ti.

-ç'tabela, tabela te kohes se luftes, tabela me me, me shkronja te vogla, hy djallet, maskarenjte, ai vend mut do behet, ja ketu do jemi, prit se sa ka filluar.

Rruga ku po udhetonim, kish shum rotonde, dhe ish e çuditeshme se kur Williami afrohej, jo vetem qe nuk e hiqte kemben nga gazi, por i jepte me shum gaz, dhe nganjehere futej me shpejtesi ne rotonde, kur s'kish makina, aq me shpejtesi sa detyrohej te frenonte ca me mes te rotondes, per te marre kthesen mire. Makina ikte sikur do fluturonte ne kanal. Nganjehere, kur kish makina brenda rotondes, frenonte mu afer rotondes, sa rimorkio godiste makinen, bam.

-ç'eshte kjo - pyeste me koken si gjel Williami duke pare tabelat.

-Kjo eshte ngaqe ti frenon si hajvan, sa here te kam thene qe 100 metra a 50 metra te pakten para rotondes, hiqe kemben nga gazi, se makina e ngadalson vete shpejtesine.

-He-he, kur qenke kaq profesionist, kot qe s'ke nisur nje kurs per shofera, te mesoje njerzit, he-he.

- Une jam me i ri se ty, dhe nuk heci kurre kaq shpejt si ty, ti hecen sikur je 20 vjeç, sikur e ke marre tani makinen.

-He he, ti je ti e une jam une, sa here do ta them.

-Kujdes se ia fute kesaj makines tjeter, shih je dy metra afer.

-Pusho te thashe, te shoh tabelen se po ngatarrohemi.

-Morpo freno te thashe, se je 1 meter larg, ja fute, oo ho- dhe dora automatikisht me shkonte tek kroskoti per te mbajtur trupin.

-Si s'pushon nje here, sa here te kam thene mos me terhiq vemendjen, derr-derr me keq se belgjit.

-Ta kisha ditur se hecen kaq keq, nuk do vija, ç'eshte kjo pune keshtu.

-Ohoo, shofer i mbaruar ti, shofer me tre vjet eksperienc, he-he, une kam me shum se 60 vjet shofer ejj, he-he.

-Une vertet kam 3-4 vjet makine ne Belgjike, por heci shume me me kujdes se ty.

-Oho, kot qe s'ke hapur ndonje autoshkolle ti.

Kishim pershkuar disa qytete, Maubeuge-Laon-Paris-Orleans-Vierzon-Chateauroux-Limoges, e kishin filluar kodrat, shenje kjo se po i afroheshim jugut te Frances. Brive, ishte qyteti i fundit, nga ku dolem nga autostrada pa pagese, e morem rrugen drejt Beynat. Rruges hengra buken qe e kisha bere vete, boterham alla albanez, fetat e bukes i kisha lyer me salca te ndryshme, nga majonez tartar e deri tek disa salca pikante, ku i kisha vene 1 shtres sallam e 1 dhjadh e 1 sallam e 1 dhjath e se fundi 1 sallam, kuptohet sallamra te ndryshme, pra 5 shtresa per nje dyshe. Me kish dale nje boterham si nje superhamburger amerikan. Hengra 2 dyshe e tre i lashe per ne darke. Ndersa Williami kish blere nje qese me buke si panine te vogla te rrumbullakta, nga ato qe kushtojne 0,79-0,89 cent, 1 qese me 10 copa, te cilat i hante duke udhetuar. S'donte te bente pushim. ndihej si nje djale i ri.

-A haa, arritem edhe pak kilometra, shih Franca, ka lezet, as polic nuk sheh, as kamera, secili ne hesap te vet, jo si ne Belgjik ku fusin hunden tek puna e tjetrit, aaa Franca ka lezet, shih çfar gjelberimi a ha he he.

-Qe ka gjelberim po e shoh dhe vete, por sa per kamera, ka se i pashe une, ti si duket nuk i ve re.

Kaluam Beynatin, dhe makina me rimorkio ishte futur ne nje rruge fshati, sa per dy makina, nje vajtje e nje ardhje. E duke u afruar afer fshatit te tij , rruga ngushtohej dhe ishte sa per 1 makine e gjysem. Po te vinte nje makine perballe, ti duhej te ndaloje te rrije sa me ne ansore, ose ai te rrinte ne ansore dhe ti te kaloje. Me ne fund u duk fshati i tij a lagjia e tij Serilhac , nje faqe kodre me ca shtepi. Shyqyr qe s'kish rene erresira e plote. Hapem porten, e makina u ngjit siper tek shtepia, nja 50 metra me larg. Ishte nje shtepi e thjeshte dy kateshe, por e vjeter, si vete Franca.

Sa u bera gati te çliroja litaret, Williami me tha se neser eshte me mire dhe se duhej te pregatitnim ca gjera para se te binte nata, se s'kish elektricitet dhe uje. Me kish thene qysh ne Berendrecht per kete gje dhe i kisha marre dhe une ca masa, kisha marre dy llamba te vogla me bateri (te dores se dyte) qe benin drite sa 10 llamba me bateri qe Williami kish blere ne dyqan. Me tha ti nxirrja nga makina shishet me limonate qe kish marre dhe nje karton ku kish çokomelkun e tij dhe qirinjte e vegjel. çanten time e vura mbi nje divan dy vendsh. Ne shtepi ishte pak me erret se jashte, e fillova te sistemoj qirinjt mbi nje komo me pasqyre. I ndeza qirinjte nderkoh qe Williami ndezi zoben, nje sobe ne forme oxhaku. Ne fillim dhoma, salloni me sakte, u mbush me tym, gje qe beri qe disa grenxa, 3-4 here me te medhaja se ato te zakonshmet, te mbyshnin dyshemene. Hecnin si te trullosura nga tymi.

-Kane patur folene ketu tek oxhaku, por do largohen, ja shifi, me jep pak çokomelk.

I dhodha ne nje gote plastike qumshtin me kakao dhe ia dhashe. Me tha se mund te pija dhe une. Mbusha goten time dhe i thashe se a donte konjak, por s'donte. Mbusha goten time dhe fillova te pij çokomelk, duke e shoqeruar me konjak. Ndihesha i lodhur, po ashtu dhe Williami. Flaka po i zinte vendin tymit. Ai ulur ne kolltuk prane sobes, ndersa une 3 metra me tutje, perball tij thuajse, ulur tek kolltuku dy vendesh. Shihnim njeri-tjetrin si triumfatore dhe çoku shkembenim muhabet, po ato muhabete qe ai i kish bere gjithmone, per belgjit, per te rinjte e shthurur, per rruget, krizen, vendet, shtepiat, Albanien, plazhin, etj.

-Kur te vendosesh ketu, pas nja 2 javesh, e mira eshte qe direkt te shkosh tek ujsjellsi dhe elektriku, tubat, kabllot qenkan te gjitha ne rregull.

-Natyrisht, por une i bej punet sipas etapave, kemi tani nje pune ne dore, s'mund te shperqendrohem te nje pune tjeter, siç thua ti. Pas ca ditesh do vij prap ketu, te sjell dhe ca gjera te tjera.

-Po ketu, nuk ka dyqane te dores se dyte si ne Antwerpen, ti blesh ketu sendet.

-Nuk kam pare akoma, por nuk e besoj, kam pare ca reklama, por ishin shum te shtrenjta, te dores se pare, por po thuajse i kam sjell shumicen, e ca jane, ahh, me sill pak kartonin.

I hodha perseri qumeshtin me kakao, dhe e vura perseri ne tavoline. Ora kalonte duke pire e muhabet. Me tregonte perseri se si kish qene i rrepte me femijet, dhe kurr nuk i llastonte, siç i llastojne sot.

-Duan kepuce te shtrenjta, ti blejne vete, te punojne- dhe me tregonte se si u vinte kufizime ne çmimin e mallit qe ata donin.

- Ee kur i ke te vegjel po dhe s'bezojne, me perpara edhe une u bleja tek pakistanezi, me 5 euro, me 10 euro, por tani eshte e veshtire, i duan nga markat.

-Joo, -gati sa s'uleriste Williami- edhe ata te mijte kerkonin nga markat e njohura, jo, do vishnin ate qe une u bleja, nuk e donin, su bleja gje, ja keshtu.

Ra muhabeti i gruas qe kerkonte. Me tha se mund ta gjente edhe ketu ne France. Me perpara i kisha thene se mund ta gjente ne Shqiperi, biles veren qe sapo kaloi, do vinte edhe per kete problem.

-Ti e dogje kot bileten, per mend e kokes.

-Po si mund te vija, une te thashe qe me 18 gusht do me vinte goca nga Gjermania me femijet dhe burrin te me ndihmonte per plaçkat.

-Po ç'a te bene ata, ti vete me the qe, me shume me prishen pune se me ndihmuan.

-Ehh ç'a ti bej une atyre idioteve, me hodhen poshte gjithato gjera me vlere, nuk i kontrrolloja dot, ishin 4 vete.

" Te ti kishin hedhur te gjitha, se ti je idiot, jo ata", mendova, duke pire konjak. Mu kujtua nje dite kur pastroja dritaret e tija ne Berendrecht, para ca vitesh, gjeta nje bilete urbani te futur ne kanatat e saj. E pata thirur Williamin dhe e pyeta se ç'ishte kjo bilete, dhe se mos i duhej. E pa i habitur bileten, dhe tha se nuk perdorte bilete se udhetonte gjithmon me makine. Athere duhet te jete e ish gruas suaj, i kisha thene, po pse e kish lene keshtu, as meshehur e as e dukshme. Kish vrare mendjen si i trullosur, dhe thosh se nuk e kuptonte. Kur mbarova pune i thashe se e kisha gjetur se, pse ajo e kish lene ashtu bileten aty. Si, pse, ish habitur ai athere. Me kete veprim, ajo ka dashe te te thote ty, se te kam dhjere ne parate e tua. Si si, kish shqyer syte Williami. E kish kerkuar rusen perseri athere, dhe ishin bashkuar perseri me vone, por kur i vajta me vone, ajo perseri i kish ikur. Femrat duan vetem para, para, na u eshte bere syri vakerr, me kish thene, naa do u jap, nocin, nocin do u jap, te punojne siç kam punuar une, nuk ka qyl.

-Kushedi, vitin tjeter vij ne Albanie, mase gjej ndonje grua. Kjo shtepi, siç e thua dhe ti, e do nje dore gruaje.

-Po se mos e ben si me ate rusen qe te la, se je ca dorshternguar ti, se femra do sajdis pak, tani ke leke besoj, pensionin harxhoje te gjithe, po a e ke rregulluar qe te te kaloi ketu ne ndonje banke ketu ne France. Si do t'ia besh ose vjen aty nje here ne tre muaj dhe e terheq.

- E kam rregulluar ate pune, pensioni shkon tek goca ime ne Gjermani, nepermjet DeutcheBank dhe kur te shkoj une atje, 1 here ne kaq kohe, marr nje 10 mij euroshe...

-10 mij jane shume s'duhet ta rrezikosh veten keshtu, por thuaj nje 5 mijshe, te dalin ato - dhe mu kujtua se kur i kisha thene se ne Shqiperi mund te harxhonte per nje muaj 300 euro ushqim, neper çdo restorant, me ish pergjigjur se; si ka mundesi kaq shtrenjte kur ne Belgjike nuk harxhonte me shume se 100-150 euro ushqim ne muaj. Ne supermarket dhe dyqan po, i isha pergjigjur, edhe ne Shqiperi nuk shkon me shume se 100-150 euro, po ti s'ke pse ha boterham gjith diten, i kisha thene.

- Ndonjehere mund te vije dhe goca ketu me femijet dhe te mi sjelli.

- Me nje fjale pensionin ta administron goca tani, se mos te ndodhi si me nje komshiun tone belg, qe goca ia morri pensionin babait dalngadale, e futi dhe ne psiqiatri sa per ta deklaruar si te papergjegjeshem, ia mori makinen dhe tani i jep nje cope buke sa te mos ngordhi, veçse ai e kish pensionin dy here sa ty, 2 mij e ca euro ne muaj.

- Joo, nuk e kam ate merak, nuk besoj se do ndodhi, pastaj une kam para rezerve menjan ne Zvicer, i kam marre masat.

-Ne Zvicer - ishte hera e pare qe po e ndigjoja per para ne Zvicer. Kisha ndigjuar per varferine qe ankohej gjithmone, per pensionin e vogel, per vjedhjen qe shteti belg e administrata belge i bente, por kjo me ra si bombe, dhe e pyeta;

- Ke shitur ndonje anije keshtu, - buzeqesha, - ndonje anije klandestine- megjithse ai kish qene thjesht kapiten i pare i nje anije, por jo pronari i saj.

-Ato apartamentet qe shita athere, - vertet me kish thene dikur se kish shitur nja 20 apartamente, dhe me ato leke kish blere vilen ne Belgjike dhe te ashtuquajturen vilen ne France, ku ne po bizedonim nen driten e qirinjve, gje qe atij po i dukej nje ambjent fantastik, ndersa mua si nje ambjent horror.

Koha e gjumit po vinte, urinuam jashte, dhe shkuam ne dhomat e gjumit. Ai ne dhomen ngjitur me sallonin me qirinj, ndersa une siper tek nje dhome me dy krevarte. Mora llamben time e u ngjita lart. Pashe nga dritarja, erresire e plote, s'dukej as edhe nje drite. Dukeshe sikur ishe ne nje planet pa njerez. Largova badanijet, nja 20 copa, lashe vetem dy copa dhe u shtriva mbi krevartin pa çarçaf e mbulesa. Shyqyr qe ishin keto batanijet qe ai i gjente ne rruge. Gjumi mezi me zuri, jo vetem nga ndryshimi i krevartit por edhe nga frika e insekteve.

Pjesa 3

Ne 7 na doli gjumi, wc natyra ishte nje zgjidhje e mire per mua, por jo per Williamin, i cili shkoj ne nje dhome tjeter anes shtepise, duke ngjitur ca shkalle. Per shkak te gjurit qe i dhimte, e kish te veshtire ngjitjen neper shkalle. Aty i çova nje kove me uje, te cilen e mbusha ne nje legen te madh qe mblidhte ujrat e shiut nepermjet tubit. Ai filloi te mirrej me sistemimin e çelsave te shtepise, ndersa une me zbrasjen e rimorkios dhe te makines. Ca rreze dielli, na ndihmuan te shihnim me mire ne ate shtepi te vjeter, te cilen Williami kish mbushur me ter rangullinat e Belgjikes. S'kish lene edhe derrasa pa marre, qe nje zot e dinte se pse i kish marre. Dysheqet i vura tek dhoma siper, perballe asaj qe flija, aty ishin dhe ca dysheqe sfyngjeri te tjera, te cilat i kish sjellur me perpara. U bene rreth 20-25 dysheqe.I fola per disa gjera koti qe kish marre, por s'pranonte kritike shoqerore, i dukej se kish vepruar me mend dhe se çdo gje do ti hynte ne pune. Te fundit qe shkarkova, ishin ato qe ne fillim kisha ngarkuar ne Berendrecht, 32 kartona me libra. I kisha thene qysh atje se mund ti seleksiononte, te mirrte ato me interesantet, por jo i donte te gjitha.

-Te gjitha keto, shumicen thuaj, i kam lexuar minimumi 2 dy here, ato me interesantet 3-4 here.

-Po kur i ke lexuar 2 here, te merrje te pakten ato qe ke lexuar 1 here apo ato me interesantet, ose blen libra qe nuk i ke lexuar.

-Ku merr vesh ti nga librat.

-Jo une s'marr vesh nga librat, veç kam bere nje liber, ti ala s'ke bere nje tregim, hajvan.

Per 2-3 ore mbarova pune me makinen dhe rimorkion dhe thira Williamin te me jepte punen tjeter te radhes.

- Te hapesh rrugen per tek kjo shkyr/depo -me tregoi nje shtepi tjeter te rrenuar as 10 metra larg- se aty mendoj te parkoj makinen, dhe na duhet te hapim deren se ka lavatriçe, sobe, frigorifere te vjeter, ti marrim qe ti shes ne Belgjike.

- Aty tek depua e shtepise - ne fakt ai i kish kthyer ne depo 2-3 dhoma, me rrangullinat e tija- pashe gershere te medhaja, por me duhet kose per te prere ato ferrat.

- Nuk e di, shih kontrrollo mire, me duket see ee, nuk kam jo, e kam lene ne Berendrecht, shih per bel se ka .

- Po e di, do shoh se ke mund te perdor me mire, megjithse keto ferrat duan kos te gjate.

- E mire shih e bej vete, e rendesishme eshte te hapet rruga, te nxjerrim ato per ti shitur, po iki une te blej ndonje gje.

-Degjo, bli uje, se ujti im po me mbaron, me gaz. Ah, prit, seç ndigjova ca zhurma tek kjo shtepia ketu poshte, zera njerzish, kjo do te thote se s'je vetem, ke te pakten komshinj.

-Ee hee, paskan ardhur, jane ata qe kujdesen per ate shtepi, kjo eshte shtepia qe dua te blej, qe te thashe dje.

- Eee, ajo qe kushton 77 mij apo ajo qe kushton 72 mij euro.

- Jane te dyja aty, por kane nje padron, por kam ndigjuar se edhe ai qe kujdeset do ti bleje.

-Po le ti bleje, ti mjaft e ke kete, gjith kjo bahçe, 1 a 2 dynym.

-Mos gerthit, ule zerin, Ai s'duhet ta kuptoj se edhe une interesohem per ate shtepi, se pastaj rritet çmimi artificialisht, kupton, ajo shtepi eshte me e mire se kjo...

- E shoh nga jashte keshtu, e mire e rregullt duket.

- Shshsh, ule zerin, ç'e ke kete ze si hajvan

- Po ata s'kuptojne hollandisht, le te ndigjojne, ku e din ata se per çfar flasim ne, ate shtepi e ke pare nga brenda.

-Pakez, keshtu si per vizite, dhe vura re qe banjon e kishin poshte, jo si kjo shtepia qe kam -drejtoi gishtin ai nga dhoma me rrangullina ku ekzistonte nje wc - ku me duhet qe çdo dite te ngjis shkallet, atje s'ka shkalle, direkt nga salloni e ne banjo, kupton.

- Aa haa, po mire blej njeren, pse te dyja.

- Nuk merrke vesh nga bisnesi, qenke kungull fare, keshtu tek e tek shkojne shtrenjt, afro ee 77 plus 72 eee ....

- 150 euro afro.

- Po tamam, ndersa une dua t'ia marr me poshte ....

- 140 mij euro

- Po dhe mundesisht edhe me poshte, se koh krize eshte, njerzit kane nevoje per para. Tani une po iki tek makelari qe ta bizedoj, se me intereson kjo shtepi ketu afer, e si thua ka lezet, kete e leshoj me qira pastaj.

-Ti e di, parate e tua jane, mos harro ujtin te blesh, me gaz.

- S'mesove qe s'mesove nje here ne jete, sa here te kam thene, se, kur nisesh per nje pune mbaro ate pune, mos u nis per dy, se nuk ben asnje. Me vone do ikim bashke ne dyqan, eshte nje ketu afer, dyqan fshati, Kujdes aty nese gjen copa hekuri te vjeter mblidhi dhe çoi tek rimorkjo- dhe nisi makinen, ndersa une fillova me pastrimin e kopshtit xhungel.

Hengra 3 dyshet boterham te miat, piva nje kanoçe birre, nga 2 qe Williami kishte marre, dhe fillova luften me ferrat dhe pastrimin e territorit. Veç kur pas nja 3-4 oresh u duk Williami. Ishte i gezuar qe kish lene takim me makelarin ne ora 6, ti shihte mire dy shtepiat. E pyeta per karburantin, a e kish mbushur makinen me nafte se neser do niseshim heret, sipas tij. Por jo, mendja i punonte tek blerja e dy shtepive fshati, te ketij fshati ku banoret po largoheshin.

Me vone vajtem tek dyqani i fshatit, nje dyqan qe ngjante me ato te kohes se socializmit ne fshat, raftet mbushur me 1 produkt. 1 raft ishte me letra wc, 1 me letra guzhine, 1 me ca konserva, 1 me ca ujra, i gjithe dyqani, sa nje dhome, kishte rreth 10-15 produkte. morrem 4 shishe 1 litershe me uje me gaz, te cilat kushtuan 1,60 cent per shishe, te gjitha 6,40 euro, nderkoh qe nje shishe ne supermarket kushton 0,20-0,30 cent. "He se keshtu i do mushka drute" , mu kujtua nje shprehje e urte shqiptare, nderkoh qe Williami paguante sikur po i shkulnin ndonje cope mishi. "Vajte qe vajte ne qytet, pse nuk u fute ne ndonje supermarket, hajvan", mendova. Ne ora 6, ai u nis te shikonte shtepite dhe veç kur u kthye pas nja 1 ore thuajse. Nata po i zinte vendin dites. Lava duart, ndezem qirinjte, dhe u ulem, ai afer zjarrit, megjithse nuk ishte ftohte, e une ne divanin perballe.

- He he, eee, sa ore punove sot Thomas, fillove ne 9 e deri ne 7 ee.

- Po - rrudha buzet une.

-Ja sa ti shkruaj, i thone eee ee ....

- 10 ore - "Sa do m'paguaje ky hajvan keshtu" mendova , - shtepia si tu duk, a e pe mire.

- Ohh shkelqyer, do ti blej, megjithse kembengulen per çmimin qe kishin, nuk donin ta ulnin, por une do ua marr kalane nga brenda, do bisedoj vete me pronarin, do i nxjerr nga loja keta makelaret , nuk me pelqyen keta...

- Pse, sa ishin keshtu.

- 2, çun e goce, ajo goca ishte pak me e mire, ndersa ai çuni me tha te firmosja nje leter, qe vertetonte se ata te dy gjoja me lejuan qe te shihja shtepine, po e ha une ate koker ulliri, naa, nuk firmosa, pse te firmosja.

- Po mos ka qene ndonje nga ato rregullat e tyre, qe ata vertetojne para drejtorise se tyre, se kane patur kaq e aq kerkesa, shenojne datat dhe oren dhe te interesuarit, ndoshta ndonje pune rutine e tyre, megjithate mir ke bere qe nuk e ke firmosur, persa kohe qe ti nuk e di dhe aq mire frengjishten.

- Joo, kujtonte ai se do me hidhte mua, dhe kujt mua he, he-he.

- Mos u nxito, merr nje person te besuar kur te blesh shtepite, merr gocen a ndonje noter belg.

-Jo nuk ka nevoje, do flas me pronarin e shtepise direkt, nuk mirrem une me palaçot.

Filluam te hanim buke. I dhashe nga buka ime, qesja tjeter, buk me domate, kastraveca, djath. Ishte merzitur nga buket e veta panine, te cilat i kishin ngelur dhe tre copa.

-Aa ka lezet ee, ajri i paster, qetesi, shih sa mire, ja bisedojme, ky eshte momenti me i bukur, ee, nuk te duket dhe ty Tomas keshtu.

-Natyrisht William, por sot vura re keto shtepi ketu, kjo e jotja dhe ato te dyja qe do te blesh, jane pak si larg fshatit, ja psh, u semure, kush do te te vij ketu, do doktori afro mbi gjysem ore te vije nga qyteti apo ambulanca. Je komplet vetem.

-Pse do jem vetem, ja qendra e fshatit ishte as 10 minuta me makine, pastaj kete shtepi them ta leshoj me qira, e vete do jetoj tek shtepia tjeter, ketu poshte.

- Po kaq i sigurte je se do te vijne njerez ketu, ketu eshte si vend i futur.

- Oh ka sa te duash, pensionista qe duan qetesi, dhe o ka qetesi ketu o s'ka ne asnje vend tjeter.

- Qe ka qetesi e shoh dhe une, se te bertasesh ketu, vetem keto faqet e kodrave do te ndigjojne. Ketu ka nje te mire qe e vura re une, qe tempratura eshte me e larte se ne Belgjike, te pakten 5 grade me larte...

-Ja, vuala ...

- Por ajri mu duk pak i lagesht, nuk e di pooo keto shkurret, bimesia ketu, jane te gjitha te lagura.

- Ohh po eshte vesa, mjergulla, edhe pak shi qe ra sot, e vure re.

- Ra vertet, por mu duk sikur ketu tek keto kodra a faqe mali, ç'a dreqin eshte kjo ketu, se s'mirret vesh a eshte mal a koder....

- Eshte koder por kodra te medhaja.

- Pikerisht ketu me dukej sikur formohej shiu, sikur krijohej ketu, kaq lageshtire ka.

- Eh po eshte fillim tetori, muaj shirash, nuk ishe ketu ti ne gusht, aaa çfar kenaqesie. Ngrohte, qetesi absolute, aroma aa.

- Une per vete do zgjidhja nje shtepi ne plazh, e di qe ka njerez shum do thuash ti, por vetem per dy muaj, korrik-gusht, pastaj muajt e tjere jane te qete, ka lezet.

- Thua keshtu se nuk ke arritur akoma moshen time, je i ri akoma, kur te vish ne moshen e pensionit, athere do mendosh ndryshe, keshtu si mua.

- Fshatin e pelqej dhe une, por jo kaq thelle, kemi edhe ne keshtu ne Shqiperi, identik si keto kodra, si keto shtepi, biles me lire se ketu.

Muhabeti po shkonte nje here i qete e nje here si me nerva. Isha mesuar me natyren e tij, aty nxehej e aty ulej. Ish gjith shpresa se do ti rregullonte te gjitha punet dhe se do ti vinin per vizite femijet dhe niprit me mbesat, bazohej tek kurioziteti qe do ti shtynte ata. Per vajzen ne Gjermani e dinte i sigurte, se ajo i kish qene nje here me femijet ketu. Ne fakt ajo ishte e vetmja qe e shihte 1 here ne vit, dhe kohet e fundit e kish shtuar viziten, thjesht per ta ndihmuar, e ndoshta edhe per ti marre trashegimine. E kisha pyetur Williamin se si i rregullonte per te fjetur ne Berendrecht, kur ai kishte vetem tre krevarte ne shtepi, 1 dopio ku flinte vete, dhe dy ne nje dhome plot rangullina, valixhe te vjetra qe i rrinin siper e poshte krevarteve. Me ish pergjigjur se ata nuk i flinin ne shtepi kur i vinin. Po ku, e kisha pyetur une. S'eshte puna ime se ku flejne ata s'eshte problemi im eshte problemi i tyre, me kish shokuar me pergjigjen e tij.

- Thuaj qe je i forte, se shoket e tu kane vdekur tani, mire qe ke energji akoma, si duket kjo puna andej-kendej, me makine, me shit-blerjet, levizjet, kjo te ka mbajtur gjalle, - buzeqesha une.

- Oho, shume shoke e moshatare, tani jane nen dhe, dhe ndonje qe jeton akoma ka shkuar atje tek azili i pleqve, ja keshtu, - filloi te levizte duart ai sikur i dridheshin, -nje tufe me ngordhalaqe atje, imbicilet, idjotet, rrijne atje , ja keshtu, imbicilet, ne vend qe te levizin, rrijne ne rollstol, hajvanet, - oshetiu fjala e tij, sa tundi drejtpeshimin e flakeve te qirinjve.

Gjumi me zuri me shpejt se nata e pare. Jashte, erresira te vriste syte.

Pjesa e 4

Te nesermen, e marte, u çuam ne 7, beme ritualin e zakonshem te nevojave personale, dhe filluam te pregatiteshim. Williami filloi me çelsat qe kish hapur ne tavoline, i ndante ne dy kutia te vockela te rrumbullakta. Tha se do niseshim ne 8,30-9 , orar qe shpresonte se hapeshin supermarketet me karburant. Filluam te mbyllnim dyert, dyer qe mezi mbylleshin dhe qe ishin me kanata. Te gjitha me çeles. Gjith zemerimin me dyert, kanatat dhe çelsat, e zbraste tek mua.

- Pusho te thashe, si nuk kupton njehere, ç'a dreq njeriu je, - terhiqte me force kanaten ai.

- Nuk ka nevoje te ushtrosh force, ç'eshte kjo keshtu, lere, ngreja pak ketu, ashtu perdor teknik, eshtu, hajvan.

Para se te nisheshim, i thashe te mbulonte ato hekurat qe i kisha grumbulluar ne rimorkio, ca hekura te ndryshkura e plot dhe, por tha se nuk ishte nevoja. E kundershtova se nga shpejtesia dhe frenimi, mund te fluturonin, sidomos nje gjysem biçiklete e kohes se luftes se pare. I beheshin rreth 15 kg hekur, ku peshen kryesore e zinte nje piston traktori dhe kjo biçikleta. Me 0,25 eurocent per kg, ai mund te fitonte 3,75 euro. Ja ku e nxorri, ushqimin per neser.

Mbuluam hekurat me nje mushama te vjeter, kaluam litaret, dhe u nisem ne 8,30. Sa me shume i largoheshim thellesise se ketij vendi, ku Williami mendonte te jetonte, aq me shum makina shihnim, aq me shume shtepia, dhe aq me shum shenje jete shihnim. Dukej sikur po i largoheshe nje shkretetire me gjelberim. Po dalloheshin trotuaret, shenje se po hynim ne nje qyteze. Ndaluam ne nje pike karburanti. Dola nga makina per ta ndihmuar. Ai zgjati doren drejt pompes ku shkruante; Gazoil.

- William, ja ku e ke Dizel, kjo ketu, lere ate se mund te jete gaz, - thashe pak si me dyshim, duke pare 4 pompa, me emrat perkates, Gazoil, Benzoil, Benzoil okt, Dizel. Me pa si i habitur, la zorren e Gazoilit dhe kapi ate te Dizelit.

-Po kjo qenka pak me shtrenjte se kjo tjetra, -ferkoi xhamin e syzeve ai.

- E pune 6-7 cent, por kjo shkruan Dizel, eshte tamam ajo qe i duhet makines tende, nga kjo marr edhe une per makinen time, mos u ngatarro me lende te tjera se prish makinen.

Nuk e zgjati, dhe me zorren Dizel, e mbushi plot serbatorin e Citroenit, rreth 60 litra. Hypem dhe hecem drejt kabines ku behej pagesa dhe ngrehej trau per te kaluar. Beri pagesen, morri faturen dhe u nisem.

- ç'eshte kjo pune keshtu, para 1 jave e mbusha po ketu makinen, 60 litra, dhe pagova me pak, sot me shume, çmimi nuk kish luajtur.

- Ndoshta, javen qe kaloi ke marre nga ajo qe shkruante Gazoil.

- Po po nga ajo marr gjithmone une, eee, po ç'me ngaterrove me ate tjetren ti, me ate te shtrenjten, boh ç'budalla ke qelluar, si ma bere kete ti, si me hutove keshtu, po une nga ajo marr gjithmooonn - uleriti Williami.

- E tani e kuptova une se çfar ishte ajo, ka mundesi te jete nafte per kamionat, prandaj ishte pak me e lire, ndoshta ketu ne France e shkruajne Gazoil.

- Ehh ç'me bere ti mua, po une si u hutova ashtu, sa here te kam thene, shih punen tende, mos nderhy tek puna e tjetrit, bohhh - nuk i pushonte zemerimi.

- Prandaj do me e shit Berlingon ti, - mu kujtun ankesat e tija per makinen, te djelen gjate udhetimit, - se e ke bo mut me nafte kamionash.

Nuk e vriste mendjen per makinen, por per humbjen qe kish pesuar, 4-5 euro. I dukej sikur ia kishin vjedhur. Filloi te shante korporatat e naftes, pikat e shitjes, per vjedhjen qe u benin njerzeve.

- Eshte mbushur bota plot me hajdute, me mashtrusa, kudo, ne shitje, ne administrat, ne shtet, ne banke oo keta jane hajdutet me te medhenj, keta vjedhin parate e popullit, jane me kaq e aq interes, te lutem silli ketu, he qenat.

Si duket kish humbur ndonje lek nga blerja e aksioneve te ndonje firme. Nuk e ngacmova, e lashe te shfrynte, shfrim qe siduket e rifurnizonte me energji.

- A kam me nga ato buket e sheqerosura, se paskam uri - pyeti pas 2 ore udhetimi.

- Ke dhe tre copa, - dhe i zgjata 1 cope, ku me nje dore timonin e 1 dore buken si panine e vockel, hante ngadale. Te tre paninet e vockela i mbaroi, piu dhe ca limonate, pa e leshuar timonin, e ju duk trupi me i lehte.

Rruges u duken perseri varrezat e ushtarve gjermane te rene ne luften e dyte boterore.

- Keto jane te ushtarve gjerman, i sheh.

- E di se mi tregove kur erdhem... Hitleri beri nje gabim, se u hap si bajga ne derrase, - shtova pas pak.

- Ai ishte idiot, bene mire qe i rane atij, se do kishte shfarosur boten. Ja varrezat e trupave angleze ato atje.

- Nuk ishte strateg ai, kot u hap shume, te gjithe diktatoret qe hapen shume e pesojne keq.

- Ai ishte budalla, kam lexuar librin e tij Lufta ime, idiotizma, budalliqe.

- Ai te ishte marre me ruset me mire, kot i ra perendimit, nuk ishte i zgjuar.

- E e ai ishte idiot, vajti i ra Anglise, vajti deri ne Egjypt, po thuaj shyqyr qe Curçilli i vuri kufirin tek thana, ai ishte i zgjuar, ai ishte burre i madh, politikani me i madh qe ka nxjerre ndonjehere Europa.

- I madh per Britanine, jo per Europen, burrat qe projektuan Europen e bashkuar, kane dale nga ky vend, Franca.

- Francaaa, hee, francezet jane qoftexhinj, te mos ishte Curçilli, keta do flisnin gjermanisht tani, hee. Ku merr vesh ti.

- Po rolin e amerikanve, kanadezve, rezistencen qe De Goli organizoi, se llogarit ti.

- Po ishte Curçilli, ai qe vuri ne levizje te gjithe keta, kundra atij te çmenduri, do pushtonte boten ai idiot.

- Po nuk eshte kaq e thjeshte kjo pune, mu mbush mendja mua te pushtoj boten dhe u nisa, ishin disa faktore qe e detyruan Gjermanine te niste luften.

- ç'faktore qe s'kupton, ishte çmenduria e Hitlerit, e ke lexuar Lufta ime te tij.

- Jo nuk e kam lexuar, - mu kujtua qe ishte shtypur ne Tirane kete vit, per here te pare, dhe ia permenda kete fakt.

- Po ku s'di gje, kur s'ke lexuar gje ç'flet kot. Aty ne liber kuptohet qe ai po pregatitej per lufte.

- Po mir ai po pregatitej per lufte dhe e kish shprehur kete, por a i ke bere ndonjehere vetes pyetjen se, pse po pregatitej per lufte, cili ishte shkaku, ç'e shtynte ate.

- çfar çfar, he, ai ishte i çmendur, lexo librin e tij dhe do ta kuptosh se sa idiot ishte.

- Po une kam lexuar nje liber, ku thuhet se shtysa qe e beri Hitlerin, apo me sakte Gjermanine te niste luften, ishte detyrimet qe Britania i vuri Gjermanise...

- ç'detyrime more, ç'lidhje ka Britania me Gjermanine, Britania vend paqedashes e Gjermania vend zaptues.

- Po kane lidhje si nuk kane, qysh nga lufta e pare....

-Pse Britania e detyroi Gjermanine te niste edhe luften e pare, ç'ja fut kot.

- Po pikerisht ajo Britania qe ty te duket aq e mire, e detyroi Gjermanine te paguante rekuparacionet e luftes se pare, shuma te medhaja...

- Po natyrisht, nese ti vjen e me prish shtepine mua, duhet ta paguash, kjo eshte llogjike, he .

- Natyrisht qe do paguante, por ta kisha llafin tek shtysa, se jane te lidhura gjerat, nuk mund te thuash se iu mbush mendja atij dhe i qelloi me grusht atij tjetrit se ish i çmendur, jo, ka lidhje, edhe lufta e pare eshte pasoje e traktateve te meparshme, ndermjet fuqive europiane, ku dikush ndihej i poshteruar e dikush triumfator, e per te prishur keto traktate, keto disekuilibra, jane bere gjithmon luftera ketu ne Europe.

- Keto jane budalliqe qe thua, ç'jane keto traktate, si mund nje traktat te shtyje vendet ne lufte.

- Ke ndigjuar per traktatin e Versajes ne shekullin e 19, ne e, - s'po me kujtohej viti, -flet nje liber per kete gje, historine e traktateve dhe te lufterave.

- ç'liber mo, nga ato te propagandes komuniste he.

-Jo jo, me autor europian, ia kam harruar emrin.

- Ku ne hollandisht, ne anglisht.

-Jo jo, ne shqip, perkthyer ne shqip, me duket nga anglishtja ose frengjishtja.

- Ne shqiipp, ku i keni gjetur ju keto libra, po te ishte ne anglish e te fliste per historine, do e kisha lexuar une.

- Ndoshta s'te ka rene ty ne dore, por per traktatet e ndryshme ne i kemi bere ne histori, ne shkolle, me data, muaj e vite, se kur jane bere.

- Juve ne shkolle, por ju keni qene vendi me i zoluar, nuk hynte e dilte as miza, jo me njeriu, ç'na prallis per shkolle e libra.

- Ne ka patur nje diçka te zhvilluar ne Albanie, ajo ka qene sistemi arsimor, shkolla.

- Per çfar, se si ndertohet socializmi, propagande komuniste, librat e atij idioti Karl Marksit, lexonit librat e atij idiotit tuaj, si e kish emrin, Oksa, Oksa.

-Hoxha, Enver Hoxha

- He tamam, Hoxha, te gjithe me librat e tij, he he.

- Librat e tij, ishin nje pike ujti ne oqean, para librave perendimore dhe lindor qe jane botuar ne Albanie.

- Ju libra perendimoorr, ho ho, ç'me bere te qesh, po ku dinit ju anglisht, gjermanisht, frengjisht, italisht, spanjisht, ho ho.

- Po perktheheshin ore,

- Po nga dolen keta perkthyes kur asnjeri nuk dilte ne perendim e as nje nuk futej brenda, dhe une qe erdha nje here ne Durres, sa doja te dilja ne qytet, me ndaloi ushtari tek dera, stop me tha, s'me la te te kaloja portin, apo s'ishin dhe ato telat obo bo, rrethuar, çdo gje e rrethuar.

Me erdhi inat jo vetem me konceptin e tij, por dhe me ushtarin shqiptar qe nuk e kish lene te dilte nga porti, nderkoh qe me te ndigjuar e kisha se marinaret e huaj dilnin deri tek Vollga. Nga ky inat, s'durova dhe shpertheva.

- Po pse mer hajvan, qenia jote jashte apo brenda e percakton zhvillimin e nje shoqerie, pse, mos leximi i jot i nje libri e percakton qe ai liber nuk ekziston apo nuk ben. Vetem une, mund te kem lexuar nja 200-300 libra te huaj, duke filluar nga Hygoj, Stendal, London, - po vazhdoja une ti permendja ca shkrimtare perendimor dhe lindor rus.

- Po nga dolen keta perkthyes, kur kufiri juaj u mbyll me 1945, apo perkthime shkel e shko, sa per propagande.

- Tek ne ka patur perkthyes shum te zote e te afte.

- Ooo, na dolet te zgjuar ju albanezet tani, prandaj jeni te fundit ne Europe.

- Kjo eshte çeshtje tjeter, eshte e politikes idiote tek ne, por kjo nuk e mohon faktin qe ka patur me dhjetra perkthyes te zote, se shqiptaret zotrote kan pas levizur lirshem qysh para luftes, ne kohen e mbretit, plus qe ka patur bursa studimi per ne perendim, biles edhe ne socializem dilnin studente jashte per studime e per gjuhen, jo vetem ne Rusi e lindje por edhe ne perendim.

- Ne perendimmm

- Po po, edhe ne perendim, une e shoh qe ti ke nje imazh te keq per Albanien, vetem tek nje shtypshkronje - mu kujtua nje artikull i viteve te fundit mbi shtypshkronjen 8 Nendori, - ne Tirane, kish nje sallon te madh plot me perkthyes, qe perkthenin literature nga Rusia, lindja, perendimi, ç'lexonit e mesonit juve, i lexonim dhe mesonim edhe ne.

- Ouu, e di qe ti mund te kesh qene nje agjent i ruseve, i KGB .

U habita me kete llogjike te tij, llogjike qe e kisha vene re edhe tek perendimor te tjere, ku sapo ti flisje per diçka te mire nga vendi yt, ata te cilesonin si njeri i regjimit apo i sherbimeve te fshehta, paçka se ti mund te ish perndjekur nga keto regjime e sherbime te fshehta. Kjo llogjike me ngjante me llogjiken fanatike te ish komunisteve apo njerzeve te regjimit, te cilet ne kohen e tyre, kohen e socializmit, na quanin si simpatizante te perendimit, te botes kapitaliste, te borgjezise, e deri edhe ne agjente, e pse, se thonim diçka te mire te perendimit. E njejta skene, e njejta psikollogji, qe shfaqej ne kohen e socializmit ne lindje, po shfaqej tani ne kohen e kapitalizmit ne perendim, veçse ne ate kohe ish shekulli i 20 e tani shekulli i 21, ku nese ne lindje, tani njerzit ishin emancipuar, kishin ndryshuar formen e te parit te gjerave, kishin evoluar, ne perendim -perkundrazi- njerzit kishin ngelur po ata te luftes se ftohte, po ai mentalitet e vjeter.

- Ku i dihet edhe mund te kem qene - fola i qete dhe i deshperuar qe nuk kisha qene jo vetem ndonje agjent i sherbimeve te huaja, por as dhe agjent i sherbimeve shqiptare, po me vinte inat qe i kisha urryer sherbimet e fshehta, - por kjo nuk e ndryshon thelbin e çeshtjes - shtova duke e ngritur perseri zerin nga inati, - se une e te gjithe shqiptaret, mesonim ne shkolle mbi teorine e Anjshtainit, mbi ekuacionet e ndryshme matematikore, mbi traktatet e ndryshme, mbi vendet e popullatat e ndryshme, mbi faunen dhe floren e vendeve te ndryshme, mbi shkrimtare dhe pikturiste te vendeve te ndryshme, mbi motorin e makines dhe te anijeve, mbi ligjet e ndryshme te fizikes, kjo nuk e ndryshon thelbin e çeshtjes se siç ka njerez me ngjyra te ndryshme ashtu ka dhe njerez me idera e koncepte te ndryshme, ti thua Anglia eshte e mire, une them qe ajo eshte kurva e Europes.

- Sii, Anglia kurva e Europes.

- Kete nuk e them une po e thone edhe plot europiane perendimor.

- Kush jane keta. Komunistet, nazistet, kush.

- Jo or hajvan, njerez, historiane, politikane te ndryshem, e sheh ç'po ben Anglia, a i lexon shtypin, u be disa muaj qe thote; Vdiq euro, vdiq euro, Europa morri fund, eksperimenti deshtoi.

- He, po Europa ka marre fund edhe pa e thene anglezi, nuk e sheh, çdo gje po shkon teposhte.

- Anglia ka vite qe eshte kundra Europes, por nuk del ball per balle, gjithmon nen rrogoz, ka friken e dikurshme, se do humbi supremacine ne Europen e Bashkuar.

- Po ç'Europe e bashkuar a derzi, kush do ta beje e ta mbaje kete Europe te bashkuar, kush, nazistet me komunistet , he he, pa Britanine he, keta marrin fund.

Nuk ishte e lehte te ndryshoje nje tru te kalçifikuar. Europa ishte mbushur plot me njerez te tille, qe shihnin vetem bardh e zi, dhe qe nuk kishin evoluar prej vitesh.

Ne Antwerpen arritem vone rreth ores 9, per shkak te trafikut te renduar. Tyneli ku do te shkonim drejt shtepise time ishte bllokuar.

- O te dhjevsha o Belgjike, o kafshe, po çfar behet keshtu, 1 ore ketu, - bertiste Williami i nxehur, - a qytet kerme, Antwerpen muti.

-Diçka do te kete ndodhur, gjersa hecin kaq ngadale makinat.

- Shyqyr qe po iki nga ky vend muti, nga keta pisa.

Ne 10,30 ishim ne shtepin time. Me kish marre malli per gruan, sikur isha 1 muaj larguar. Jo vetem per ate, por edhe per Belgjiken, per Antwerpenin, me kish marr malli edhe per oborrin rrotull apartamentit, me dukej sikur isha shkeputur nga nje burg dhe po vija ne liri. Krejt e kunderta me ate qe ndjente Williami, i cili mezi priste te shkeputej e te ikte nga Belgjika.

Gruaja i nxorri nje pjate gjelle, ndersa une u futa ne dush direkt. Ishte hera e pare qe Williami hante dy pjata gjelle, gjithmon nuk hante me shume se 1 pjate kur vinte tek mua. Po shihte tv, ne shtepi nuk kish tv, e urrente ate, kish vetem radio.

- Shih shih ç'budalliqe qe japin, u çmend bota u çmend, jane marrosur te gjithe, - thosh gjithmon te njejten shprehje kur shihte tv.

-William, se jemi lodhur tani, e une do shkoj neser ne pune, do me paguash tani apo ndonje dite tjeter.

- Ahh, po po, tani se edhe une dua te shkoj ne shtepi, - foli pa ia ndare syte tv, - sa ore punove, ja ti shoh, ah po 9 me 7 , ee i thone po 10 ore, - nxorri portofolin ai, - 60 euro plus 10 euro dhurate, ke 70 euro, ne regull, je i kenaqur.

-Po po - rrudha buzet, prisja te me jepte ndermjet 100 e 150 euro.

- 70 euro, per tre dite larguar, - foli gruaja kur ai ish larguar.

- Ee, ç'a ti bej hajvanit, edhe une nuk e prisja, thashe do me jepte te pakten 120, - me hypi inati. Si ka mundesi, thoshja gjith naten, te paguash kaq dobet edhe kur ke para ne Zvicer.

-Kam nje shok budalla, hollandez pensionist... - po i tregoja te nesermen nje belgu historine e pageses se tij.

- A Pjero, ti nuk e di ndoshta, po shum hollandez, jane kalvinist.

- Kam lexuar diçka per keta, nje rryme fetare pak me ndryshe nga katoliket, por te krishtere.

- Po pikerisht keta, mesojne se si te mos ta shperdorojne lekun, e mbajne ne qypa, ne shtepi, ne banke, menjan, kudo, veç per ta harxhuar nuk e harxhojne, jetojne ashtu me pak.

-Ndoshta mendojne per dite me te keqija - mu kujtuan ca broshura fetare.

- Tamam, po, e ruajne lekun, nuk e harxhojne.

- Po keta e privokan vehten e tyre nga shum gjera elementare, edhe ne emigrantet kursejme, nuk e shperdorojme lekun, por jo kaq fare, - mu kujtuan gjirokastritet e vendit tim, por jo, ata ishin lule para ketij, para ketyre kalvinisteve.

Gjith javen me rrinte mendja aty, thashe nje here ta denoncoja kete vemje tek Financat, si njeri qe ka fshehur para ne Zvicer, por me vinte turp, s'kisha denoncuar kurre ne jeten time ndonje njeri, perkundrazi me kishin denoncuar gjith andej si njeri qe prish rendin publik me mendimet e tija nacionaliste, si njeri qe hecen rruges me gote perpara duke u dhene shembullin e keq te tjerve, si njeri qe kundershtoja gjithmon, si njeri qe bertisja dhe agresiv. Qe bertisja, u thoja se e kisha nga temperamenti albanez, por se isha agresiv nuk e pranoja dhe kush une qe kaperceja milingonen te mos ta shtypja. Me kishin denoncuar se ushqeja zogjte dhe pellumbat, me therime buke, duke shkaktuar grumbullim te tyre, me kishin denoncuar se mirresha me tregti buke, vertet se nganjehere bleja buke me shumice dhe iu jepja te varferve. Po shyqyr, akuzat e shumta qe me kishin bere, ishin shuar, tani nuk me binte me njeri ne qafe.

E lashe punen e denoncimit, megjithse ketu ne perendim eshte nje sindrom i perhapur dhe shoqeror, dhe u perpoqa ta harroj. Vendosa te mos shkoj me tek ai te punoj. Kur te shtunen u duk perseri Williami, kerkonte ndihme perseri. Ia zbrasa te gjitha, i thashe mashtrus, mosmirnjohes, se si kish mundesi te paguante akoma aq dobet kur kish para mjaftueshem.

- Eurot e tua nuk me hyjne ne pune, ke ne Zvicer a ke ne Gjermani, mua me hyjne ne pune vetem djersa ime, me the qe do te paguaj mire, jo si ne Berendrecht, dhe perfundimi, 10 ore i llogarite me 6 , turp i botes, po te jete keshtu, pse nuk llogarite edhe oret e te nesermes ne mengjez. Une nuk bezojta se thash ky do ta kete vete parasysh pagen. Pyet gocen tate, thuaj qe me pagove 70 euro per 3 dite larguar, çfar do te te thote.

-ç'pune ka goca ime me punen time, me punen tende, me parate, secili ka punen e tij, tani ti a vjen te me ndihmosh, se ai pronari i ri, me thote te firmos nje leter qe duhet te paguaj 3 mij euro, se nuk jam bere gati akoma, dhe 1 jave me ka ngelur.

Doja ti thoja per 10 euro ora, por e dija se aq sa mund te nxirrje nga nje plesht, po aq mund te nxirrje edhe nga Williami.

-Okej, po vij, por me 8 euro ora, je dakort.

- Me 8 euro ora, eshte shum lart, me 6 .

- Me 6 euro, eshte kohe e shkuar Williaaamm, me 8 .

- Jo nuk kam mundesi.

- As une nuk kam mundesi te vij per aq pak para. Ne çdo restorant, bahçe, morpo edhe shperndares reklamash, nuk ka me poshte se 8-9 euro ora.

- Mir pra, e shoh qe s'kemi se ç'themi tjeter, mirupafshim.

- Mirupafshim, - takuam duart dhe sikur u çlirova.

- I thashe keq o gru, - mbylla deren, - as me 8 euro nuk donte hajvani, ç'a ti boj une atij.

- Lere, le te gjej te tjere po gjeti, kush ka per ti shkuar, te gjeti ty budalla dhe te shfrytezoi per 5-6 euro.

Vertet, ne kete histori, une isha budallai, por ama krenar, me i pasur se ai, ndersa ai ishte kaluar, milioneri, por i dhjere gjithmon, i varfer sa s'kish ku te shkonte.

Kurioziteti dhe ndoshta edhe inati, me shtyne qe me 23 tetor te shkoja ne Berendrecht e te shihja. Nga larg vura re nje grumbull mobiljesh dhe njerzish qe po punonin. Duke u afruar vura re Citroenin e tij mbushur plot brenda dhe siper kishte perseri ca dysheqe, me tutje edhe nje grumbull me plehra, nje rimorkio plot dhe nje qe po mbushej nga njerzit aty, nderkoh qe vet Williami rrinte ulur si gjynafqar mbi karrocen e tij.

- He William, - dukej si nje kufome, gjith ajo gjalleri qe e karakterizonte ishte shuar, - po ti sikur e kishe per ta liruar dje, si date e fundit, akoma, - buzeqesha une.

- Ehhh, ç'a te bej, - mezi nxorri zerin ai duke ngritur duart ne hava.

- Po pse a derzi e denon veten keshtu, - pashe buzet e tija te thara, si duket ngaqe s'kish pire as çokomelkun e tij e as limonaten e tij, - po te vija une a derzi, te thashe, kisha 3-4 dite pushim, e kishim mbaruar kete pune qysh dje, po ti s'do te paguash 8 euro ora, - ngrita zerin qe ta ndigjonin dhe ata te tjeret, - ti do qe te paguash me 5-6 euro, po nuk ka mo me 5-6 euro, eshte qesharake.

- Keta po punojne gratis, - mezi fliste Williami.

- Gratis te kam ndihmuar edhe une, por gratis eshte 1 here jo gjithmon, - e duke pare aty, mesova se ata qe po e ndihmonin nja 3-4 veta, po mbushnin rimorkion e tyre, per veten e tyre, ndersa pronaret e rinj dy burra e nje grua e re me femije, po pastronin brenda ter nerva nga situata qe u kish krijuar Williami.

- Sot ku do flesh, apo do nisesh sot per France.

- Jo, s'kam fuqi, do iki ketu ne Gjermani, tek goca.

Me vone u duk makelari, i cili e morri Williamin me vehte per te shkuar tek noteri, i cili ishte po aty ne fshat. Si duket Williami, do paguante nje demshperblim ndaj pronarve te rinj per vonesen, per mos zbatimin e kontrates, si dhe nje pagese me te vogel ndaj komunes per plehrat qe do ti hiqnin te nesermen. Pashe qe hija e tij, mezi hecte, ishte plakur per 1 jave, sa per 10 vjet.

U ktheva ne shtepi me shum pyetje ne koke. Si kish mundesi qe nje njeri qe i kish mundesite te jetonte si zotni, e kish katandisur veten ne kete gjendje. ç'i kushtonte te harxhonte 500 euro, te merrte dy veta e ti boshatisnin shtepine. Pse duhej te vinte goca me familjen, nga 400 km larg, per ta ndihmuar, e te flinte ne hotel. Pse harxhonte kohen kote me shit-blerje kur te gjitha ose i hidhte ose vinte firma e dores se dyte dhe ia merrte falas, nuk harxhonte as 500 euro per dy puntoret. Thuajse çdo dite tv japin emisione mbi njerzit qe blejne shtepia ne France, Spanje, Itali, Portugali, Greqi, Turqi, Bullgari, e çoku ndodh ndonje stres i vogel, ndonje mos-marrveshje me pronarin, por qe te denosh veten ne kete forme, nuk kisha pare akoma.

Fund

(Shenim; Shtysa qe me dha te shkruaj kete tregim real, ishte biseda me Williamin kur u kthyem, qe eshte pasqyruar tek pjesa e 4 , mbi konceptet e tij , mbi imazhin qe ka ai dhe shum perendimore ndaj shqiptarve apo dhe lindorve ne pergjithesi, mbi kend-veshtrimin e tyre ndaj disa vlerave e popujve. Si autor i ketij tregimi, qe do te kisha deshire te perfshihej ne tekstet shkollore, kudo, nese specialistet e letersise e shohin te arsyeshme, iu jap te drejte gazetave, revistave etj, ta botojne po te duan.)

116 Komente

''Me Williamin isha njohur qysh para 10-11 vjetesh, te cilit i pastroja kopshtin ndonjehere. Kisha kohe qe nuk shkoja tek ai, per shkak se jo vetem qe paguante dobet, por edhe isha i zene me pune, dikur tek nje dyqan peshku, dhe me vone ne nje magazine te riciklimit te mallrave, pune CO2, te cilet ju jeni njohur tashme....

 

qenka i hershem ky muhabeti i CO2 Pjero....

nuk e dija qe paske pastruar kopshte e kesi punesh...smiley     po dihet ajo, starti eshte gjithmone i veshtrie  dhe nuk ka shume rendesi ne fakt...   finishi, arritjet,  ka rendesi..smiley

Me vjen keq Belulo, qe adminet nuk e nxorren pjese pjese, dhe jo tek nje kollone menjane. Ketu ku e kane vendosur, kam frike se do ta shtyjne qellimisht adminet me temat e tjera. 

pa merak Pjero..  floririn edhe ne balte hedhesh do shkelqej, tha... 

ky shkrim  ka per te bere buje, degjo mua!smiley

Si autor i ketij tregimi, qe do te kisha deshire te perfshihej ne tekstet shkollore, kudo,

Edhe une ashtu mendoj. Biles, une them te shkohet me tutje, dhe te propozohet autori per Man Booker Prize. (do thoja Nobel, por mbase eshte pak shpejt)

Mu me duke te me i cuditshem eshte  Tomasi sesa hollandesi plak! smiley  si qenka hajvan nje 84 vjec, qe akoma ne nje moshe kaq te thyer eshte aktiv, dhe i punon mendja top?!!!! , e keqja eshte se Tomasi i gjykon belget(bosin) me mendjen e nje ciraku xheloz !

Tregimi ishte interesant, por pse duhet te perfshihet ne tekse shkollore ky tregim?!!!  Kete se kuptova! 

Duhet te jete edukativ prandaj dhe Pjeri mendon se duhet te perfshihet ne tekstet shkollore , por leximi i kesaj do nje vemendje te vecante te cilen per momentin nuk e kam ,neser do ta lexoj.

Shiko, seriozisht tani.

Pjeri ka nje dialog te shkelqyer, edhe personazhet jane ndertuar jo keq. Mbase do pak me shume pune me 'plot' - in.

Por nejse, kush jam une te gjykoj Pjerin. (ai shkrimi i pare me pershtypjet nga vizita ne Shqiperi, ishte klas, ne fakt.)

Administratore, ju lutem a mund ta vendosni kete tregim tek rubrika ' Te zgjedhura' , siper krahu i djathte, dhe po patet mundesi, pjese-pjese, me qellim qe te pertypet mire nga lexuesi. 

Ca bohet me emigrantin?

+1

+1

Pjero paske punuar me me pak se 1 euro ora. Beje kontraten para punes here tjeter. 

Pjero, ky hollandezi futet tek "qente e lekut". Po me vjen keq te ta them edhe ti s'je me pak. Tregimi nuk eshte i keq. Tung.

me ne fund e lexova te gjithe Pjero.

shume bukur! dialoge te arrire..  megjithse ne pamje te pare duket sikur njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit, (e kam fjalen per bisedat e tua me Willjamin)   sidoqofte je mjeshter  ne ndertimin  dhe pershkrimin me vertetesi te bisedave..smiley

 

''pastaj makinen ku do e le ketu, joo, neser ne mengjez po, ndoshta, -nxorra telefonin dhe morra gruan. - He babuçi do nisesh - u ndigjua zeri i saj.

ehhhh, keto intimitetet romantike....smiley

Belulo, nga kjo ketu, kopiren edhe plaken, del se ke lexuar versionin e pare, qe ishte pak i rremujshem. Lexo versionin origjinal qe adminet e rregulluan. 

Unë e lexova të gjithë. Më pëlqeu dhe pjesa e 4 është e vërtet. Këtu ku jam unë gati se kanë iden se ku është Shqipëria por dhe ata që e kanë kanë ngelur me mendimin e para 90'. E njëjta gjë dhe në Greqi, habiteshin kur unë u tregoja mbi Iliadën dhe historin e antikitetit. Ky William më kujtoj Kopracin e  Molierit smiley

Meqe e lexova , na thuaj dhe nja dy fjale dhe ne. Per cfare bene llaf?

Po ky William flemishi që urren belgët na i paska shfrytëzuar keq Tomasin smiley. Për Shqipërin i ka ngecur ora para 90' dhe mendon se njerzit janë të gjithë pa shkoll pa njohuri mbi pjesën tjetër të Evropës (botës). Që është një koprac i thekur dhe jeton si qen dhe pse ka të ardhura dhe depozita në bankat e Zvicrës. Po dhe ti Tomas i fort je treguar që i paske shkuar përsëri me aq pages , unë një muaj i shkova njërit, nuk më paguante si duhej dhe i bëra naftën, erdhi më mbas më kërkonte dhe i thash po deshe me 15 euro ora ndryshe nuk të vi. Ndonjëher i sakrifikoja 3 orë të dielën për 50 euro po nuk ja vlente e do robi një ditë pushim .

Shume faleminderit Godo. Faleminderit per sygjerimin Pjer.

 

 70 euro, per tre dite larguar, - foli gruaja kur ai ish larguar.

- Ee, ç'a ti bej hajvanit, edhe une nuk e prisja, thashe do me jepte te pakten 120, - me hypi inati. Si ka mundesi, thoshja gjith naten, te paguash kaq dobet edhe kur ke para ne Zvicer.

Ha, ha,  po he kush eshte hajvani ketu? .. ta paska fut ai hollandezi ty! Pastaj ai i ka bere mire llogarite me mire se ty, se ti i ke marr parate kesh, pote te jepte 120 euro, hiq taxat, 70 do te mershe si do qofte smiley ..nuk shkohet me hamendje ne biznes, pazari behet qe ne fillim! smileyPse kete do ti serviresh ti nxenesve te shkollave?!! smiley Pastaj c`ar te duhet ty se ku i ka paret zotnia dhe ku i ma?!! 

Konkurs djema; Kush e gjen difektin a humbjen e mendjes se Williamit, e cila pasqyrohet tek nje shprehje (pjesa e 3 ) , ka nje shishe vere te 1999 ose 2000.  Kopjoheni ate shprehje, futeni/silleni tek komenti, dhe direkt fitoni konkursin, dhuraten.

po qe eshte uji me gaz i paguar shtrenjte, kjo eshte po kaq e thjeshte te jete valle?

vraje , vraje mendjen Bredho...  une e kam gjetur.  por po u jap edhe juve nje shanc...  sikur ska lezet ti fitoj une gjithmone ''kuizet'' e Pjerit..smiley

ah. e gjeta!

kur i thote "mos bertit se na marrin vesh" mgjse nuk fliste ne frengjisht.
Belul, ket shishen do ta ndajme bashke

po he de te shkreten, shyqyr!   e thjesht ishte kesaj rradhe.

 

po sepse duke e njoft Pjerin, mendova se pershtypje i benin vetem kto luhatjet e cmimeve dhe humbjet prej tyre. Nderkohe qe ti ja njef me mire mentalitetin se jetoni afer e jeni taku e keni dikskutu. Dmth je cik me i favorizuar, mos e moho kte, me kupton Belul?

Bredharako, e gjete, sateliti sapo me njoftoi direkt. Williami nuk e kuptonte se francezet nuk kuptonin hollandisht, nocioni i vendit dhe kohes, kish humbur tek ai. 

Kur te dush ec te marresh shishen tende. 

Shishja eshte e 1999-es apo e 2000? Apo perzerje e 1980 me 2010?

ekspert marketingu eshte... hap konkurs qe te nxiten njerezit ta lexojne artikullin pastaj i thote fituesit (ne kete rast nga Kanadaja).

Kur te dush ec te marresh shishen tende.

Te gjithe dalin te fituar. Fituesi pasi fitoi dhe megjithe pamundesine e terheqjes se cmimit per momentin nuk hidherohet pasi fitoi. Pjeri, pasi u lexua artikulli nga pjesemarresit.

Vera vjeterohet akoma me shume derisa Bredharaku te shkoje te terheqe cmimin e tij gje qe i rrit akoma me shume vleren veres. Nderkohe, Pjeri si ekonomist qe eshte e investon ate ne konkurse te tjera ne pritje qe te vije fituesi i pare ta terheqe... 

smiley

Ekspert i te gjithave, jo vec i marketingut. smiley

rrofsh Pjero, me rastin me te pare. Nqse te bie rruga te Beluli ose i bie Belulit te ty, jepja se ky coku del naj xhiro ktej matane oqeanit dhe kushedi, ma sjell.

 

- se mos me nderrosh shishen Belul!

po pse si thua ktyre ti se ta tregova une

Libri eshte ushqim shpirteror Pjer, por Williami paska qene  i pangrene mes gjithe atyre librave qe shkarkuat smiley

Jo i dashur, nuk vlen, e gjeti Bredharaku. 

Pjer, me pelqen kjo thjeshtesia e gjuhes tende letrare..Eshte paksa teknokrate, mekanike, por gjithashtu tek tuk me penelata popullore. I perngjan asaj bukes se ngrohte me qepe dhe djathe dhe gotes me rraki e cila ne shume raste te shijon me shume se ato pjatat me berxolla dhe ganityre dhe veres se kuqe.

PS: Kapelen te heq Pjer se mengjes kafen e pi me Pezzo Grosset ne bursat e Brukselit, dreken e ha me Williamin e thjeshte, dhe darken me fermeret e kerpudhave te Berlaar. Si thote ajo shprehja: "Gju me gju me popullin" smiley

Flm Art, por do te kisha deshire te merrje pjese ne konkursin tim, lexoje te lutem. 

Pjer, me befason me ca zgjidhje teknike qe ben! P.sh., si e mbush qaforen me konjak? Une per vete s'e pi po kemi ca ketej qe e kane qef e duan te dine. Ata ndonjehere perdorin faqore.

Gjithashtu, mendon qe ky sistemi 1 shtres sallam e 1 dhjadh e 1 sallam e 1 dhjath e se fundi 1 sallam eshte me i mire se 1 djath 1 sallam 1 djath 1 sallam 1 djath?

Joooo, sa here te kam thene, ti je Tomas dhe mendon si Tomas,

 

Gjate darkes, pregatita buken per dy dite, 1 shishe uje, dhe qaforen me konjak,

Sbotohet kjo ne asnje tekst shkollor o bablok se o shum e gjat dhe skan ca mesojn robt. Ty mund te duket vetja shkrimtar po ashtu i duket ne haxhi isufit. Si thone gjirokastritet vari qillon kti muhabeti. 

kokolepsi, me pelqejne kritikat, dhe duke qene se kupton nga letersia, te ftoj ne konkursin tim, lexo komentin pak me siper, ke mundesi te fitosh nje shishe vere te vjeter. 

E provova po se gjeta dot mfal

une isha budallai, por ama krenar, 

lol

lart e me larte krenarine shqipe.Ke per tu ber shkrimtar i degjuar nje dite, Thomas.bota vertitet rreth paraese por  fut edhe pak seks. 

Pjero,  nje pyetje kisha une.. ore si mund te shtysh 10-12 ore udhetim, ne nje kabine makine 1, 2 m2 ,  me dike qe ke mendime krejt te ndryshme  dhe qe sbie dakord ne asnje  pike..,  vetem grindesh..smiley     duhet te kesh  nerva te celikta!

dmth, edhe sikur 1000 euro te  paguante ai, une per vete nuk do ta beja..

p.s  ore, pse  ja shqipton anglisht  emrin  ti  ketij: William...  ky emer eshte shume i perhapur ne Hollande  dhe  shqiptohet Vilem.

Belulo smiley nervat i kam me se te çelikta, me te forta, kam per borxh te plas derrin smiley ose te zbus tigrin smiley Emri William shqiptohet ketu William,  ndoshta shkruhet Vilem, por ketu nuk kam ndigjuar keshtu emri apo te shqiptohet keshtu. Ne Hollande ka plot William, apo te pakten qe thiren; William. 

kam per borxh te plas derrin

Nuk me besohet, Pjer. S'te jep fare ate pershtypje.

e di, e di qe plas edhe derrin...  o u shesim VQ-te ketyre ''qenbirqenave'' te peshkut,  o ska..smiley

 

Bredharako, kur te shkosh ne Shqiperi, me thuaj, ndoshta puqemi ndonje dite, dhe te qeras aty. 

Tani Pjero, une dhe shume ktu presim qe te mbash premtimin qe bere heren e fundit qe do shkruaje me gjate per takimet me shqiptare ne diaspore dhe konkretisht per Belulin. Se nqse e ke lene pas dore, kujtimet harrohen dhe kam frike se shkrimi nuk do jete i cilesise qe jemi mesuar te lexojme nga Pjerin Thomas. Ka akoma dyshime ktu ne blog (disa me jane thene ne konfidence), se pas teje fshihen Beluli, Arti e ndonje tjeter. Une i kam mohuar po druaj se kerkohet nje mohim/ pohim yti ne ket rast dhe asgje tjeter me mire sesa pershkrimi i takimeve rastesore me keta personazhe nuk mund ta pasqyroje kete.

Ne pritje,

une dhe shume te tjere

Bej çike habi me xhibin e me pjerin. Si more po behet muaji qe na la Emmanuelle, ju kujtohet ? Ja degjojeni ketu kengen :

http://www.youtube.com/watch?v=6eWPVJf8g2I

Edhe Pierre Bachelet qe kendon, na vdiq vjet a parvjet, s'e mbaj mend. Nejse.

Pierre, ti si hollandez qe je, si s'na i fole dy fjale per Sylvia Kristel. Vdiq nga kanceri, e shkreta. E doja shume. E sigurte qe do isha martuar me te. Goce per shtepi. Do ma donte e gjithe lagja. Do me respektonin te gjithe, neper furgona e autobusa do me leshonin vendin e pare. Rrezik do me zgjidhnin dhe deputet. Nejse.

Konkursi per pjesen e 4 djema; Kush e gjen shprehjen qe me shtyu/beri mua te ulem e te shkruaj gjith kete tregim. Kush e gjen ka 2 shishe vere te shekullit te kaluar, pra nga viti 2000 , 1999 .  Do t'kisha deshire qe te fitonte ndonje nga USA ose Albania. 

Me kishin denoncuar se ushqeja zogjte dhe pellumbat, me therime buke, duke shkaktuar grumbullim te tyre, me kishin denoncuar se mirresha me tregti buke, vertet se nganjehere bleja buke me shumice dhe iu jepja te varferve.Me kishin denoncuar se shrujta nji liber.etj, etj Po shyqyr, akuzat e shumta qe me kishin bere, ishin shuar, tani nuk me binte me njeri ne qafe.

MD, me keqardhje por nuk e gjete,  provoje dhe nje here, lexoje me kujdes pjesen e 4 . 

pjer, i lexove me kujdes të katër rreshtat më sipër ?

Pjer je shume seksist! Kaq ashiqare s'a s'ka me ku te vete.smiley

Ja kam thene, por, si gjithmone, me ka injoruar. smiley

DN, nga doli kjo; Shme seksist.  Une i varferi me iku jeta me 1 vetem, qe ne kohet tona do te thote se je akoma i virgjer smiley

Une i varferi me iku jeta me 1 vetem, qe ne kohet tona do te thote se je akoma i virgjer

e madhe kjo!! e madhe! smiley

i ke ngja tanos plako

 

- Ooo, na dolet te zgjuar ju albanezet tani, prandaj jeni te fundit ne Europe.

Cfare gjelle kishte bere gruaja qe hengri dy pjata Williami?

Dori, nuk e gjete, lexoji me kujdes dialogjet e pjeses 4 , se aty ndodhet shprehja qe me shtyu per ta shkruajtur kete histori. ke 2 shishe, mos harro smiley

 

- Ouu, e di qe ti mund te kesh qene nje agjent i ruseve, i KGB .

S'me tregove gjellen?

dori smiley e gjete, kjo eshte shprehja e famshme e pjeses se 4 . Ke dy shishe sipas kritereve te konkursit. Kur te kesh kohe hidhu nje vrap deri ne Bruksel, se aty vij une e te dhuroj dy shishet smiley pa merak. 

Une po konkuroj me kete Pjer:

He, po Europa ka marre fund edhe pa e thene anglezi, nuk e sheh, çdo gje po shkon teposhte.

ndersa mua, eklipso, kuot e forte e Williamit  mu duk kjo:

''- Po ç'Europe e bashkuar a derzi, kush do ta beje e ta mbaje kete Europe te bashkuar, kush, nazistet me komunistet , he he, pa Britanine he, keta marrin fund.

.smiley

E gjeta po nuk e tregoj Pjero se un jam ne bruxelles.

po e fituan ne usa pjero dergon vere australiane çemimi fillon 4.99€ smiley

- Juve ne shkolle, por ju keni qene vendi me i zoluar, nuk hynte e dilte as miza, jo me njeriu, ç'na prallis per shkolle e libra.

Kjo Pjer?

Ah sa deshire kisha qe çmimin e madh, ta fitonte ndonje nga Albania, por nuk e ke gjetur. I je afruar, por akoma jo, shih shprehjet e tjera te Williamit. 

thua te jet kjo Pjero...

''(Shenim; Shtysa qe me dha te shkruaj kete tregim real, ishte biseda me Williamin kur u kthyem, qe eshte pasqyruar tek pjesa e 4 , mbi konceptet e tij , mbi imazhin qe ka ai dhe shum perendimore ndaj shqiptarve apo dhe lindorve ne pergjithesi, mbi kend-veshtrimin e tyre ndaj disa vlerave e popujve..

...,po sma ha mendja, jam shume larg kesaj rradhe, me duket.

Po pra Belulo, por eshte nje shprehje, esenca, ajka, e ter dialogut, nje shprehje e Williamit. 

Ju libra perendimoorr, ho ho, ç'me bere te qesh, po ku dinit ju anglisht, gjermanisht, frengjisht, italisht, spanjisht, ho ho.

- Po perktheheshin ore,

- Po nga dolen keta perkthyes kur asnjeri nuk dilte ne perendim e as nje nuk futej brenda, dhe une qe erdha nje here ne Durres, sa doja te dilja ne qytet, me ndaloi ushtari tek dera, stop me tha, s'me la te te kaloja portin, apo s'ishin dhe ato telat obo bo, rrethuar, çdo gje e rrethuar.

 

p.s  Manchester City-Ajaks 0-1.smiley

Jo jo Belulo, po lerja ndonje nga USA ose Albania ta fitoje çmimin e madh. 

Djema, dini gje ku ka humbur Emigranti, shpresoj ta fitoj ai çmimin e madh smiley 

Art, ku je. 

E lexova me ne fund smiley Pjer sinqerisht je per tu pergezuar per kete pershkrim realist plot detaje qe shumica e atyre shqipove qe punojn jasht sikur kane turp ti thone. Po qe je vertet maestro marketingu! Po vendose per me u kthy knej n' Albani,  me thuj se ta gjej nje pun ne marketing.

 

P.S ej po ajo nusja jote paska pak si shum durim smiley

Natyrisht Alidea, qe ka durim, une zbus dhe tigrin smiley lexo komentet siper ketu, dhe perpiqu te futesh ne konkurs, lexo komente pak me siper. 

smiley  shume vone Pjer, mos ki merak se per verera nuk jam keq smiley

kur shkrimtari te fton per nje gote vere, e ben ket gje me stil. Nuk eshte si Bradi qe thote "daku, a po vjen me e pi nji got' me mu?"

E lexova , mund ta mbaroja me shpejt leximin por nuk mundesha nga nderprerjet prej te qeshures , me lot , ka shume jashte mase " babuc " por me e forta e te fortave eshte : 1 shtrese sallam e 1 Djath 1 Sallam e 1 djath dhe 1 Sallam . smileysmiley

Shkurt : Je i modh smiley

Djema dhe vajza smiley konkursin e madh e fitoi Dori nga USA . Ajo e gjeti shprehjen e e pjeses se 4 .  Ndersa konkursin e vogel (1 shishe) e fitoi Bredharaku nga Kanadaja, me shprehjen tjeter te pjeses se 3 . 

 Bredharaku , Pjesa e 3 

" .... -Mos gerthit, ule zerin, Ai s'duhet ta kuptoj se edhe une interesohem per ate shtepi, se pastaj rritet çmimi artificialisht, kupton, ajo shtepi eshte me e mire se kjo..." 

 

Dori, Pjesa e 4 

".... - Ouu, e di qe ti mund te kesh qene nje agjent i ruseve, i KGB ..." 

hape nje blog dhe ti Pjer, na shkruaj me shpesh nga keto ditet e tua smiley e ben dhe ppun pak me te lehte

Rofsh Pjero, vetem se jam Ai jo Ajo. 

William ne dialog tek pjesa 4 e ka zene ngushte autorin vetem ne nje vend. 

ca viti eshte vera qe do ofrosh ti? smiley

Ishte thjesht koment nuk po hap ndonje konkurs. Po te ishe ti ne vend te autorit ku do te ishte kapur ngushte?

- ç'faktore qe s'kupton, ishte çmenduria e Hitlerit, e ke lexuar Lufta ime te tij.

- Jo nuk e kam lexuar, - mu kujtua qe ishte shtypur ne Tirane kete vit, per here te pare, dhe ia permenda kete fakt.

- Po ku s'di gje, kur s'ke lexuar gje ç'flet kot. Aty ne liber kuptohet qe ai po pregatitej per lufte.

- Po mir ai po pregatitej per lufte dhe e kish shprehur kete, por a i ke bere ndonjehere vetes pyetjen se, pse po pregatitej per lufte, cili ishte shkaku, ç'e shtynte ate.

- çfar çfar, he, ai ishte i çmendur, lexo librin e tij dhe do ta kuptosh se sa idiot ishte.

Jo Belul mendoj se mbi kete teme autori ja ka dhene pergjigjet e duhura WIlliamit. Ne fakt une do thosha qe nje shtyse me e madhe se ajo qe thote autori ketu duhet te ishte ai koment I William  per ta bere autorin te shkruaj. 

Ps. Mbi Curcillin jan qe te dy gabim.

jo ora, jo...  autori jep pergjigje oportuniste. 

ndersa Williami e ka mberthyer keq...  ''cme flet per Hitlerin, thote,  lexo librin e tij te kuptosh se cidiot ishte!!!

Belul po sikur te jete kjo e verteta e pathene e tregimit me lart.

Mendoj se Pjeri nuk eshte mberthyer per faktin qe Williami i thoshte te lexonte librin mbi Hitlerin. Pjeri disa sekonda me pare degjoi nje shfryrje te Williamit e cila ne subkonsh e futi thelle ne mendime...

- Eshte mbushur bota plot me hajdute, me mashtrusa, kudo, ne shitje, ne administrat, ne shtet, ne banke oo keta jane hajdutet me te medhenj, keta vjedhin parate e popullit, jane me kaq e aq interes, te lutem silli ketu, he qenat.

Pjeri ne kete moment kuptoi gjithcka! Pati nje Eureka! Pjeri ne kete moment kuptoi se pse sa here Williami kishte nevoje per ndihmen e Pjerit ai i gjendej prane edhe pse Williami paguante shume pak... Pjeri kuptoi qe ne te vertete nuk e bente per parate. Megjithese ato pak para sikur ne syte e tij justifikonin ndihmen qe i jepte Williamit. Pjeri kupton qe dale ngadale po identifikohet me Williamin... Vite me vone do ishte ai ne vend te Williamit. Me disa investime tek tuk sa per te bere nje jete te qete. Nje llogari me ca kursime ne Zvicer. Me te rregulluar femijet e tij. Me te lexuar libra dhe shkruar dicka me shume. Me te share mavrine... Pjeri ne momentin qe Williami po shfryhej e kuptoi kete gje, Williami ishte shfryre dhe here te tjera, por nje drite u ndez tek Pjeri pikerisht ne ate moment.

Njesoj sikur William po shfryhej kundrejt hajduteve, mashtruesve, ne administrate shtet apo banke qofshin njesoj ishte shfryre edhe ai gjate gjithe kesaj kohe... Pjerit nuk i pelqeu ai rezultat qe arriti ne mendjen e tij ndaj vendosi te shkepuse lidhjet me Williamin, ai nuk donte te ishte Williami.

Pjeri vertet deshiron te arrije rezultatet e Williamit, investimet... librat... por jo te humbase vlerat e tij. Pjeri atehere vendos ti jape nje shans te fundit Williamit (me shume per te pare nese kishte mbetur akoma ndonje vlere njerezore tek ai apo thjesht "paraja") i propozon ta ndihmoje dhe pagesa te jete te pakten ne minimumin e lejueshem me ligj. Ne kete menyre Pjeri arrin te shpetoje... William nuk pranon. Pjeri ndjehet i justifikuar + nuk i le me mundesi Williamit qe nje te neserme ti kerkoje serish ndihme pasi e di shume mire qe William nuk do pranoje te paguaje me shume si orar pune.

hemmm, ''shperthimi i Williamit.....''   me pelqen gjetja,  por qasja   me duket e gabuar.

edhe njehere.....  ''-Eshte mbushur bota plot me hajdute, me mashtrusa, kudo, ne shitje, ne administrat, ne shtet, ne banke oo keta jane hajdutet me te medhenj, keta vjedhin parate e popullit, jane me kaq e aq interes, te lutem silli ketu, he qenat.

 

banka,  parate, interesa.... bursa  obligacionet (keto po i shtoj unesmiley)    e pra, cili eshte profesioni i Pjerit?smiley    keto fjale, futur ne konteksin e shperthimit te  drejte  te Williamit, e kane bere Pjerin te ndihet keq...  ketu ai, ne dy fjali te thjeshta,  meson te verteten e madhe..

 

Belul, kam frike se nuk po e kupton Pjerin ketu (se tek e fundit, kjo dallon ate nga ne se po te ishte ashtu do ishim bere te gjithe shkrimtare si Pjeri).
Pjeri qellimisht me shume sesa rastesisht vendos keto fjale ne gojen e Williamit. Sepse kerkon te ndertoje debatin e munguar. Williami eshte thjesht nje mashe ne doren e shkrimtarit qe ndjen nevojen per te luajtur thengjijte ne vatren e zjarrit. Mund te jete ngacmim i brendshem instiktiv qe e shtyn Pjerin te ndertoje kete debat po nuk dua t'i besoj rastesise ne ket rast.
Pjeri thote ketu me vete: hopaaaa, me dole ne shteg more babuc! ndalu pak te te gedep!
Ti thua e ben te ndihet keq? aspak them une. Eshte nje mundesi per te shtjelluar me tutje karakterin e pandreqshem te Williamit sepse, le ta pranojme, ne kete shkrim Pjeri nuk ndalet ne aspektin ekonomik por thjesht artistiko-pershkrues. Dmth, Pjeri nuk eshte me ai teknokrati qe njohim une e ti po del me dimensionin artistik, ate qe e kemi pare disi ne pershkrimet ne udhetimet ne shqiperi

 

 

jam pjeserisht dakord me analizen tende Bredho..   

per mendimin tim Pjeri i cek te dyja aspektet.. si ate artistiko-letrar, ashtu  edhe ate ekonomik...    jo me kot  ceshtje financiaro-ekonomike (paga qe do te paguhej Pjeri, llogarite bankare te Williamit investimet e tij, cmimet etj) zene vend te rendesishem ne kete shkrim.. fundja, ndarja  e Pjerit letrar, nga Pjeri (makro)ekonomist, eshte e pamundur!!

bile  aspekti financiar ne fund, kur Pjeri kthejet ne shtepi, arrin kulmin...  e kam fjalen per reagimin ''e ftohte'' te gruas se Pjerit, kur meson per pagen qesharake qe Pjeri perfitoi nga kjo aventure 3 ditore franceze...  ne fillim te aventures, ajo ishte entuziaste, bile romantike (kujto babuc etj...), ndersa ne fund  shume e ftohte.. (70 euro per 3 dite, thote ajo dukshem e bezdisur).     mund te them qe ketu nje sherr familjar  duket i pashmangshem...   mirepo autori,  me zhdervjelltesi, e shmang  kete situate dhe vazhdon me .......Williamin..smiley

do te thoja se mund te klasifikohet ne realizem kritik

Dikush duhet te beje nje tip "reality show". Pse mos te kete edhe Shqiperia Mr. Bean?

Shume i kendshem ky tregim (real), megjithese pak i gjate. Me pelqen menyra e te shkruarit, detajet, thjeshtesia. Nuk mendoj se eshte per ne librat e shkolles Pjer, sepse eshte disi jashte tipologjise se c`ka perfshihet apo duhet te perfshihet ne librat e shkolles. Megjithate, mendoj se duhet te botohet ne ndonje reviste, e cila lejon qe te botohen shkrime kaq te gjata.

Me pelqen edhe entuziazmi dhe kembengulja jote per te na mesuar dhe ofruar neve peshqve sadopak nga eksperienca jote smiley

Me kete sukses qe po korr ketu tek peshku, ka shume gjasa qe ky romani i Pjerit te jete shume i sukseshem ne Europe. Po te marri persiper Hurbi perkthimin ne frengjisht, une e perkthej ne anglisht.

Mund te botohet ne Der Spiegel, Le Monde, The Times.  Ta marrin vesh gjermanet, et al. se kush jane shqiptaret ne te vertete.

Mendoj se do ndihmoje shume edhe ne procesin kandidimit ne BE, IMHO.

roman?
dhe ti kerkon ta perkthesh pa pasur idene? po jo mor djale; sa shef si ty Pjeri, ehuaaa!

Une e perkthej, posi. Pa problem. Aq me teper qe ia njoh mendjen mire shkrimtarit. Por ka nje problem : e dini ju sa jane tarifat per te perkthyer ne frengjisht ? Sidomos nga nje gjuhe e larget ?

Ja ta ftilloj çike Pjerin une : Pjer, gjuhe te rralla si finlandishtja apo japonishtja, iu shkon pazari deri ne 30 euro faqe kompjuterike*. Spanjishtja tashme ka vajtur ne 25 euro. Vetem anglishtja eshte çike me lire, ngaqe ate e di dhe 'bama qe rri gjithe diten ne ppu. Anglishtja eshte diku tek 20-22 euro.

Por ja e perktheva. Ja Pjeri ka leka me thes dhe na jep dhe nje dreke te mire ne Brugges. Po pastaj ? Kush e gjen shtepine botuese franceze ? Pjeri vete. Mendoje njehere ti Pjer, e po ashtu, me fishkelle. Kam pushimet e dimrit dhe pak dhe prane stufes, ohoho, vere frengu, romane pjeri, euro gjermani, kjo eshte jeta.

* 1 faqe kompjuterike frenge = 1 500 karaktere, nganjehere 1 800. Jo me shume.

 

Kam pushimet e dimrit dhe pak dhe prane stufes, ohoho, vere frengu, romane pjeri, euro gjermani, kjo eshte jeta.

Harrove dhe kete Hurbo: boterhamin me 1 shtres sallam e 1 dhjadh e 1 sallam e 1 dhjath e se fundi 1 sallam, kuptohet sallamra te ndryshme, pra 5 shtresa per nje dyshe.

Jo ore ,pjero un ta perkethej me lir se Hurbi 22€/page ca va?

Hurbo tu est content là?) touche pas aux refugies belgo-albanais-flamandsmiley

 

Piero gjithashtu dua te te blej te drejtat e autorit per librin ten te ardheshem VQ II ok?

Sprek nederland in pm met mij nu a.u.b Pjer

Meshire...nje VQ II ....Nuk e mbaj dot......

.

si shume denoncime kishe Pjerr,po shyqyr qe qenke qetesuar......Vq behet pak sa e pabesueshme kur lexon se si ta ka fut Willi....ku jane principet qe i shtjellon aq mire?

jo, jo zana. se njef fare pjerin*

* dhe s'je e vetmja me sa duket.

 

Oooo, gif mej moni, gif mij moni, aaaa, - po terhiqte ajo nje djal te ri maroken, dhe s'po e leshonte. Si duket ai i kish vjedhur leket ne lokal, dhe po ikte, por ajo nuk e leshonte.

 

 

--po pse direkte ne konkluzion ia kishte vjedh ne lokal, mbase kishte ber ndonje akullore kjo afrikanja dhe ky sja pagoi do ishte nje konkluzion tjeter smiley

Ate e mendova dhe une, UJNJ smiley por nuk mund ta shprehja ne shkrim, se te gjithe do kapeshin pas ketij fakti, dhe qendra e gravitetit do peshonte tek Pjesa e 1 , nderkoh qe qellimi im ishte qe pesha e gravitetit te anonte tek pjesa e 3 dhe 4 sidomos. 

Djema, dini gje se ku ka humbur Emigranti yne. 

Pjero, ti e thua vet qe ka ''humbur''.  po ta dinim  nuk quhet i humbur..smiley

USemigrant - 7 Nëntor 2012 - 19:14 Permalink

këtu jam pjero. këtu dhe po të lexoj me mjaft ëndje. vazhdo kështu biri im. kështu myzeqe.

 

MD, une e di qe ti je kompjuterist i zoti, po keshtu nderhyrje duke krijuar shprehje ne emer te nje tjetri me emrin e tij, jane te denyeshme nga ana morale/principale. 

ë?

Edhe krijimet e Kadarese nuk kane patur kaq shume "konspektime" analizuese sa shkrimet e Pjerit. Bravo z. Pjer, megjithese jeni seksist.

pse e quan seksit me kemengulje ti? ndonje sqarim, nqs gjeja nuk eshte personale smiley

1. Sa here i flasin femrat, i injoron krejtesisht

2. Perhere ju drejtohet vec djemve "djema"

Po ndoshta eshte edhe shenje e mire ne fakt, qe, jo ashtu si meshkujt e tjere, eshte krejtesisht i dedikuar pas te vetmes, gruas se tij, dhe as nuk sheh anash, lere me te flase.

gjëmbi ???

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).