Për akuzat e Berishës mbrëmjen e 21 janarit pas vrasjes së 4 protestuesve antiqeveritarë përpara Kryeministrisë, ka patur një raport referues, hartuar nga një person, i cili aktualisht punon si gazetar aktiv.

Ky raportim ka qenë edhe shkak përplasjeje mes Berishës dhe SHISH-it, shoqëruar me kërkesën me shkrim ndaj institucionit  që raportimi në fjalë të merret urgjentisht në konsideratë. Më pas, përplasja ka vijuar me akuzat që janë treguar të pazotë të provojnë përmbajtjen e këtij raportimi.

Mbrëmjen e 21 janarit pas vrasjeve dhe terrorit që pasoi në Tiranë, kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp deklaroi ndër të tjera:  “Disponohen të dhëna të plota mbi armë të sofistikuara, cadra pistoletë, stilolapsa pistoletë, thika me helm, që do përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushti shteti, të kësaj përpjekjeje të turpshme për të marrrë pushtetin me dhunë. Disponojmë të dhëna se grupe pesëshe u stërviten ditë të tëra për marshimin…dhe se ky puc u financua me të paktën 2 mln dollarë .. Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta, familjarëve të viktimave , theksoj se të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë pistoleta të lehta,  të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës.  Duke theksuar këtë, i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura…”.

Versioni “vrasjet nga afër” megjithë mbështetjen që mori nga një mjek i Spitalit Ushtarak rezultoi gënjeshtër. Ai ra shpejt nga publikimi i pamjeve filmike të vrasjes së Myrtaj e më pas nga hetimi.

Të dhënat e pjesës së parë të deklaratës janë referuar nga një gazetar. Emri i tij gjendet në këmbimin Qeveri-SHISH dhe mësohet se (për ironi të fatit) është aktualisht i punësuar në një nga mediat që mbajtën qëndrimin më kritik me 21 janarin, por i punësuar atje, disa muaj pas ngjarjeve të tmerrshme të asaj dite.

***

TURP!

Ka ende shumë pikëpyetje mbi atë që ndodhi në 21 janar. Dhe një proces gjyqësor aktual që po degjeneron, ku vrasësit po lirohen dhe viktimat po burgosen  nuk do t’ia japë Shqipërisë këto përgjigje. Një proces i ardhshëm, i drejtë dhe i paanshëm, i atillë që do kthejë qetësinë e drejtësisë në zemrat e familjarëve të viktimave dhe në zemrat tona, do jetë i nevojshëm. Do jetë një rrugë e gjatë, por kur ka qenë i shkurtër dhe i lehtë triumfi i drejtësisë?

Mund të niset që tani diçka: duke denoncuar ata njerëz të ligj që u bënë krah e pushtetit vrasës pas 21 janarit. DITA është një gazetë e re. Por siç ka bërë premtimin publik në numrin e saj të parë, do flasë pa arra në gojë. Sidomos për plagë të tilla në ndërgjegjen e shoqërisë shqiptare si 21 janari.

Siç e thamë në krye, ka shumë për të bërë e për të thënë. Dhe secili mund ta nisë nga vetja. Ne do veçojmë diçka që ka të bëjë pikërisht me komunitetin e gazetarëve. Me këtë komunitet të zhutyr në të njëjtën kënetë ku deri tani kemi pranuar të jetojmë të gjithë.

Publiku e mban mend fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë disa orë pas vrasjeve të tmerrshme poshtë dritareve të zyrës së tij. Një pjesë po e risjellim në këtë botim të sotëm. Foli për “vrasje nga afër me pistoleta” dhe për “pistoleta –çadër dhe thika me helm”.  Në “vrasjet nga afër” i dolën krah një apo dy mjekë, të cilët paturpësisht pohuan të njëjtën gjë. Kjo u rrëzua më pas, kur dolën videot e vrasjeve dhe pushteti ndërroi versionin e tij.

Një pikëpyetje mbeti mbi akuzat e çuditshme për “pistoleta-çadër” dhe “thika me helm”. Pavarësisht absurditetit të tyre, për këtë është hartuar një dokumentacion. Pjesë të një dëshmie që përfshihet,  ka siguruar DITA, javët e fundit. Nga dëshmia rezulton një situatë që duhet të turpërojë komunitetin e medias shqiptare dhe duhet ta bëjë atë të pastrojë veten dhe të reflektojë. Autori i “informacionit në fjalë” për egzistencën e këtyre lloj armëve në turmën e protestuesve të 21 janarit është një gazetar. Një gazetar emri i të cilit është në autorësinë e një raporti të hartuar në qeveri dhe i cili i ka shkuar më pas Shërbimit Informativ shoqëruar me “hetoni, ja ku janë dëshmitë”.

Fjalitë e Berishës për “çadra-pistoletë” mbështeten pikërisht tek ky raport dhe akuzat e tij për Shërbimin Informativ mbështeten pikërisht te mosmarrja parasysh e këtij farë raporti. Rezultuan gënjeshtra të gjitha, por është e turpshme që individë të tillë të rekrutuar për turpe të tilla vazhdojnë të punojnë në median shqiptare.

Për ironi të fatit, personi në fjalë punon aktualisht në një nga redaksitë ish-opozitare të medias së vendit. Ka tentuar të punësohet më përpara në të paktën dy redaksi të tjera me të njëjtin profil dhe e ka bërë pikërisht pas 21 janarit. Është e kotë t’ia shkruajmë emrin. Kjo hë për hë, nuk do ndryshonte asgjë në një Shqipëri të kapur kaq ngushtë nga e keqja. Nuk na mbetet veçse të themi: Turp!

Gazeta Dita

16 Komente

Skllaveria me e madhe eshte ajo e vetpranuara me deshire, me vullnet.Egziston literature me shembuj pafund ku pershkruhet organizimi prej neodiktaturave,te propagandes se genjeshtert,te ikonografise kulturore te nazizmave dhe te neonazizmave,si prirje per te shfuqizuar te drejten,te verteten,gjithenje ne sherbim te rrenjosjes te dhunes,te diturise se dhunes.
Kush nuk beson Zotin, nuk i lutet sepse nuk e beson Ate,si kriter i te vertetave,nuk i ka mbetur gje tjeter vecse ti beje servilizma e ti perulet vete..Djallit...Si ky i paemri, i rraportit ..."alternativ"te gazetarit ne sherbim te djallit

Me keto fjale ke vra ne shpirt cdo dashnor e dashnore smiley

Skllaveria me e madhe eshte ajo e vetpranuara me deshire

ose: o balo të ngrëntë tënja...

“hetoni, ja ku janë dëshmitë”.

 

Qe kerkojne hetim ,mire bejne(nese deshmia s'eshte e stisur) ,por qe  ta perdorin kete deshmi idiote per te justifikuar vrasjet,eshte e pafalshme dhe e turpshme per te gjithe shqiptaret e ndershem

 

Ti venus, te te ndershmet e fut veten apo jo

venusi eshte e ndersheme

une e dhashe pergjigjen time.

Kush mi qan hallet e mia?

Ilir Meta, LSI-ja...

emrin pls..

Emri i gazetarit per korrektesi dhe etike duhet te jepet. Se pastaj eshte e kote, ai duhet te ndalohet te bej punen e gazetarit, se me nje Turp! atij nuk i plas..shume, mund te vazhdoje akoma te ngatroje dynjane me ate zellin e nje shpifsi.

kush eshte ky gazetari fantazist? meriton cmimi ne gjinine fantazi per puc dhe orkester.

Dakort qe paskan zbuluar kush eshte burimi, po nje shkrim me te mire mund t'a benin?

Sa here lexoj per 21 Janarin me kujtohen komentet kartallese dhe baraz-te-distancuara te disa prej komentuesve ketu. 

Me kujtohen gjithashtu edhe perkujdesjet e te njejteve per nuancat e lajmeve qe kishin te benin me ate krim te kryer nga Shteti Shqiptar 99 Vjecar kundra shtetasve te tij. 

Si ndryshojne kohet, dhe mendjet e njerezve!

jetimet vine tu u rrit. 

Por siç ka bërë premtimin publik në numrin e saj të parë, do flasë pa arra në gojë.

Athere cfare e pengon Diten ta belbezoje emrin e gazetarit nqftse s'fliska pa arra ne goje? Mos valle duan ta shantazhojne gazetarin per ti vene ndonje gjobe? Mos valle ka ndonje mik/shok/familjar ne redaksine e Dites apo te pronari/pronaret e Dites? Apo Dita shpreson qe gazetarin ne fjale ta vrase ndergjegja e te dali vete per tu vetedenoncuar?

Nqftse doni ti hyni rruges te vendosjes se drejtesise, rruges se pastrimit te medias shqiptare, rruges se ndertimit te nje imazhi serioz dhe prishjes te perceptimit te paaftesise te tmerrshme qe ka publiku mbi median shqiptare,  rruges te prijesh se perceptimit si kopjace banale, te prishjes se imazhit si shtojca biznesmenesh e nderrmarjesh te lidhura me filan a fistek politikan a parti apo si megafone te x apo y partie e politikani, athere lerini keto pseudoindinjimet banale e nqftse keni si qellim te denonconi sic duhet kete vemje te pushtetit, bejeni tamam duke ja nxjerre emrin per ta diskretituar njehere e mire.

Po sikur gazetari -duke e ditur se drejtuesit e shtetit dhe qeverise shqiptare, jane budalla, me defiçens mendore - t'ja kete futur kot, per tu tallur smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).