E ardhmja e Artë Shqiptare është një projekt në terren që synon përmirësimin e jetës së të rinjve dhe të komuniteteve të rrezikuara ne Shqiperi. Projekti po hyn në vitin e tij të katërt  duke  patur sukses edhe si Golden Future South Africa si eksperimentin e pare te sukseshem ne fillimet e hershme te tij . E ardhmja e Artë Shqiptare synon te praktikoje kete project ne Maj , 2013 ne shkollat e mesme ne Tirane ku do te perfishen tematika dhe diskutime me gjimnazistet shqiptare  rreth pergjegjsive sociale , humanzimit , problemet e integrimit te tyre ne Shoqeri dhe ndryshimet pozitive qe duhen bere .

Gary Kalaci ( shqiptar) eshte themeluesi i kesaj organizate dhe eshte nominuar nga Universiteti i Windsor  në vitin 2007.

Na jepni ndonje mendim konkret  cilat jane veshtiresite qe do te perballemi ne si grup kur te vijme ne Shqiperi qe t'i kemi parasysh ne menyre qe te jemi sa me efektive .

Periudha kohore eshte vetem 2 jave .

Ka ardhur koha qe ne Shqiperi te vijne edhe studente shqiptare qe studiojne jasht ( jo vetem te huaj )  dhe te ndajne eksperiencen e tyre dhe ndihmojne sado pak .

Une jam anetare e grupit drejtues . Flm

62 Komente

Se pari, mos u beni me kolonialiste se kolonialistet, dmth perpiquni te mos ngjallni kundershti ndaj superioritetit te dyshimte moral. Se dyti, besoj se do te hasni veshtiresi te verteta per sa i perket shpreses per shkollim dhe punesim dinjitoz, mungesa e se ciles brejne shume interesin per ceshtje te pergjegjesive sociale dhe humanizmit. Koncepti i pergjegjesise sociale nuk rri dot ne kembe pa konceptin e te drejtave sociale, per te kerkuar te cilat ndihma juaj mund te jete e vyer.

Nje analize SWOT do ishte e dobishme. Koha e zgjedhur me duket e papershtatshme.Fundi vitit shkollor shoqerohet me shkrehje te vemendjes per kesi gjerash. Plus mjedisi elektrizuar i zgjedhjeve elektorale.

Nuk ka perspektive per Golden Future ne Shqiperi.Veshtiresi nuk do keni,se te rinjte shqiptare i shikojne si mundesi per argetim keto lloj projektesh ,ndaj marrin pjese me deshire ,por nuk eshte se nxene gje prej tyre.

problemi eshte se keto takimet ju i beni dhe nuk keni probleme. krejt halli eshte se ca do te arrini me to? keni aftesi lobimi qe ato qe do te nxirrni mesim nga studentet ti beni te realizohen? 

sepse qe thoni ju, vetem ne tirane ka dhjetera e dhjetera organizata te "shoqerise civile" qe marrin lek sorosi & co me i msu nxenesit qe te jene me te moralshem e me te pergjegjshem e te integrohen me mire. 

per mendimin tim, duhet te keni kujdes mos ofendoni njerezit kur te vini duke kujtu se jeni me te mencem, sic bejen rendom keto lektoret neper seminare te ndryshme, dhe te mundoheni te nxirrni ndonje dokument qe tua prezantoje ambasadori amerikan qe te keni vemendjen e shtypit. 

 

 Cdo sygjerim qe na jepni  e vleresojme , flm .

Elba ,jo per tu bere cinik. por une propozoje te ndryshoni emrin :"Golden Future Albania" Sidomos Fjalen Golden. Vetem njeri na tha qe do hanim me luge Floriri (Golden) , dhe dihet rezultati.

Jo per gje por me duket i ngashmem me Librat: "Si te behesh i pasur ne 100 dite," ose : "Si te humbesh 50 kg pa vajtur ne palester". 

Nuk besoj se nderrohet tani, ka 4 vjet qe funksionon me kte emer

e kam gabim apo ala nuk jeni regjistru si ngo?

 je gabim

Ju po vini, do thoni një llaf, do hidhni gurin pas kurrizit dhe tungjatjeta. Dhe doni edhe ide?

Ja do përfitojnë ca orë pushimi gjimnazitët, do thonë 'kush çan trapin me zyshën e fizikës, hec tallim thybën me ata amerikonët'.

Me dy javë nuk rritet leshi i...kokës, ju do na ar-njosni të ardhmen.

Po përderisa keni fonde, për t'u harxhuar që për r'u harxhuar janë.

Sa osht buxheti? 

Projektet quhen problematike si kur e kalojne buxhetin, si kur nuk e arrijne ate. Prandaj ju duhet patronazhi i nje profesionisti qe edhe ju rruan edhe ju qeth: "Kulmi per nje berber,  te mos kape trenin per nje qime"

po si projekt duket shume i mire ndersa veshtiresite si i thone do duken ne terren nejse suksese.

Ka njeri te ma shpjegoj mua plakut, se perse behet fjale, se nuk morra vesh gje. 

 Ketu eshte problemi Pjero : Perse behet fjale? eshte pyetje: afersisht 50 mije dollareshe.(shpenzimet e grupit per dy jave ne shqiperi).

NGO te tilla jane famekeqe ne Afrike .. kane aftesi te terheqin fonde te medha nepermjet organizatave te tjera me te medha qe lundrojne ne para si United Way etc. vetem nje gje eshte e sigurte qe themeluesit  e ketyre NGO marrin rroga te papara..   Rrezultatet?-- Shih Afriken dhe shkruaj pastaj.

aq dakord sa me sbehet, sikur e kam shkrujt vet. keto lloj NGO jane si gropa te zeza per fondet, e jo me ne shqipri qe dihet qe kjo pune behet gjithandej.

 Keto jane 4 pikat  qe perbejne boshtin e projektit dhe 4 grupe studentesh po punojne intensivisht dhe vullnetarisht .

 

Përbërësit modularë të Golden Future Albania janë: Modula – Aftësi Jetësore Modula Aftësi Jetësore do përqëndrohet në barazinë e gjinive, fuqizimin vetjak, konfdencën personale, dhunën shtëpiake, të ushqyerit e shëndetshëm si dhe në çështje të tjera të ngjashme dhe të rëndësishme Modula – Shëndeti Modula – Shëndeti do përqëndrohet në edukimin mbi higjenën vetjake, ndërgjegjësimin për sëmundjet veneriane, procedurat për mbrojtjen gjatë marëdhenies seksuale dhe përballjen meshtatëzanitë e padëshiruara. Modula – Edukimi Modula – Edukimi do përqendrohet në të ndjekurit e arsimit të lartë, Nxënësit do inkurajohen që të vazhdojnë arsimimin përmes informimit mbi bursat shkollore dhe diskutimit rreth mundësive që mund tu jepen për në Shqipëri dhe jashtë saj. Modula – Mikro-Ndërrmarja Modula – Mikro-Ndërrmarja do përqëndrohet në bizneset e vogla të komunitetit. Ky grup do t’u japë ketyre bizneseve informacion mbi strategjitë e rritjes së biznesit. Në shkollën e mesme, ky grup do të parashtrojë hapat e para dhe instruksionen se si të ndiqet fillimi i një sipermarrje fitimprurëse.

 

 

"përballjen meshtatëzanitë e padëshiruara. " Pa ho iher?

Mos u mpref kot se s'te thrret njeri, s'eshte projekt demonstrativ smiley

Po do te mesoshe si t'ja besh? smiley

Une jam kurioze edhe per pjesen e higjienes vetjake.

Perberja modulore s'mu duk aq e nderthurur me shpjegimin globular.

Nejse, se shume po bej naze. Shpresoj te mbani lidhje me nxenes te caktuar dhe t'i ndihmoni me ndonje informacion apo mbeshtetje ne rast studentmigracioni. Per "mesimet" ju uroj sukses, por te cuditshme me duken.

Elba, keto jane 4 pikat , uuu qyqja smiley do thosh Ruzhdija, Po keto pikat dhe 400 te tjera, i ka realizuar ai sistemi qe hodhem poshte, socializmi. 

qysh do e permiresoje jeten tani ky projekti se se mora vesh ?

pashe qe aktiviteti kryesor ishte diskutimi.

p.s. kot qaheni ju emigrantet, dhe atje ku jeni, po merrni leke dhe pune me shqiperine smiley

Juve joemigranteve ju eshte bere mendja pare - goca tha qe puna eshte vullnetare, tjeter gje sa buke ka.

Juve joemigranteve ju eshte bere mendja pare

+1

Se harrova me vene verdhacuket perkates, por mes te permbyturve ketej dhe te flijuarve andej s'po me vjen me qesh.

smiley

ska gjo se m'bone mu me qesh.

une do ti thoja ksaj elbas qe veshtiresia 1 psh , si do siguroni aksesin tek target people smiley duhet me fol me drejtorite e shkollave, a si ? ku do ta gjejne lenden e pare dmth

Sa te harxhoni gjithe ato leke per ardh vete ketu sa per dy jave, me mire hapni nje call for applications, zgjidhni disa te rinj, merrini per nja dy muaj atje ti trajnoni qe te kthehen dhe ti  shperndajne ne mase njohurite e fituara nepermjet nje skeme te paracaktuar. E kuptoj qe nuk eshte shume e pershtatshme sepse juve ju iken nje mundesi per te takuar te afermit, por eshte me efektive smiley

dhe ti si mban ca gjera per vete , do i thush se sben smiley

Po jane bo t'gjithe si donatoret qe dun projekte n'korce ose n'pogradec se hahet mire smiley

smiley normal ere

i di bytha smiley

o moj shqypni, e mjera shqypni

ti ke pas ken nji zonj e ran,

qi dhe hekrin e hashe me dham.

kush të mësoi ty të hashë me bythë?

kujtova se po fleje shpirt

edhe thashe ta liroj gojen smiley

natën jeta. natën

 

 

 

smiley

" Ne Maj te 2013 - es " 

Kohe te keqe ke zgjedhur per dasem o Safa.

pd : Safa ? Belul ?

safa ymeri smiley

Ok , qenkerkam ne rregull atehere smiley

''ne me ule ketu,  Brad ,  beme nderet qe i takon ketij vendi...     e mos   prit  swedin  per konfirmim..smiley

ne rregull je, Safa Ymeri eshte...  por mbi te gjitha, batuten e ke thene me  shume profesionalizem....smiley

Trimi i xha Jahos  smiley

Modula – Aftësi Jetësore

Une ketu sugjeroj 3 ore palester ne dite, mundesisht dhe ca pak steroide. Ne kete menyre je ne gjendje optimale fizike dhe mendore per ti marre ne duart e tua zgjidhjen e cdo problemi.

Modula – Shëndeti 

Larje para dhe mbrapa sa here qe i perdor vrimat qe te ka dhene zoti. Mos prit deri te shtunen te besh dush.

Modula – Edukimi

Vari trapin...ke Kristali marrin te gjithe diplome. Ik ne palester me mire.

Modula – Mikro-Ndërrmarjat

Shpirti tregtarit eshte geni me i rendesishem qe mund te te trashegojne prinderit ...ata te vertetit, se kush e di kush ta ka ** nonen. Pranej, gjej baben e vertet qe te shofesh nqs te ka ra llotaria e ADNse

Sec kam iden qe do tallin lesht keq rob me ket projekt. Kur isha ne gjimnaz na erdhen ca hollandez me i projekt per mjedisin. Ne fillim tallem cart se ishin ter koklakra. Masnej fillum tu bo si te interesum me len mesimin. Masnej filloi tna pelqente nje hollandeze dhe fillun me na hy ne zemer. Ne fund i bem shoke se donim me kref noj viz hollandeze. Nga projekti snokem gje fare se vet e pastrun oborrin ata. 

Po kujt i plasi trapi për projektin e këtyre. As këta vet, ma ha mendja, nuk e besojnë.

Në fund fare, do kenë nja dy rreshta më shumë tek kurrikulumi (apo CV-ja) e tyre, kaq. Ah edhe nja ca foto, për në fejsbuk, por këto nënkuptohen.  smiley

Do ndryshojnë të rinjtë e Tiranës këta. Qurravecë e qurravece. Tirana!, sikur qëndron aty problemi. 

ti do shoke - po ne shoket e tu nuk behemi dot

Shpirto, më kanë bërë "abuziv". Do ketë qenë ati tipi xheloz, për veprimtarinë tënde riniproblemtrajtuese (apo drejtësifemërkërkuese - xhib, me leje! smiley ), ai që të bëri ty abuzive. Nejse, varja atij. Ke ndonjë mendje?

Cirku ne fshat paska bere kerdine ktu pse sthoni ju
Rrofte interneti dhe dritat

Me thene te drejten Elba, mua me vjen mire per entuziazmin tuaj, por me duket disi naiv. Kam qene vete ne darken tuaj qe u be per fund raising ne Toronto kete vere. Dhe pyetja qe i beja vetes ishte: pse gjithe ky ngazellim per nje projekt 2 javor ne Shqiperi? Mendova se shume prej jush e kane humbur kontaktin me jeten ne Shqiperi dhe se naivisht mendoni se me 2 jave do mund te arrini rezultate te konsiderueshme (te pakten aq sa mundi dhe lodhja e njerezve qe po punojne vullnetarisht per kete, te shperblehet).

Megjithate, ju uroj suksese!

kjo do te jete nje eksperience e dy-anshme . Nuk e di pse t'u ka krijuar ajo pershtypje . Askush spo pretendon rezultate shperblimi , te pakten me aq sa jam ne dijeni .

As une nuk po flisja per shperblim monetar, por vetem per shperblim moral. Nese juve moralisht ju ben te ndjeheni mire, dakord. Vetem se duhet te kete nje fare rezultati ne Shqiperi projekti juaj. Kur them naive, i referohem edhe zhgenjimit qe mund te keni pasi te perfundoni projektin, cka vertet qe nuk e dua. Perpiquni me te gjitha forcat qe te ndihmoni, por me kembe ne toke.

do mundohemi . flm prej teje .

 

Edhe mua me tingellon si ekskurzion dy javor kjo pune.

Nese vertete deshironi te ndryshoni jeten e dikujt per te mire, une ju sygjeroj qe keto para, t'jua dhuroni femijeve te SOS Kinderdorf duke i'u financuar studimet universitare ne menyre qe edhe kjo kategori te kete nje mundesi per nje jete te dinjitetshme.

 

 

 

 

 

 

Projekti eshte i bazuar vetem ne moshat 14-18 vjec dhe kjo nuk varet ne doren time . Por si ide nuk me duket e  keqe .......

se c'me kujtove me kete fjale fshati SOS......smiley eshte nje femije atje qe u lidha shume smiley

mos punon gje aty ??

smiley

vari qillon - do thoshte ky shoku im italian, në italisht natyrisht.

vari qillon pra.

varjani spo ju ndalon njeri .

Temen e hapa per qellim tjeter.

Ju e testoni veten vete , po nuk ishte ky qellimi

mendesia,se cfare nenkuptoj do e kuptoni kur te vini smileypune te mbare

Ja... ça nënkupton?, të lutem më ftillo!

ti ske nevoj je mjaftueshmerisht i ftollur....

Faleminderit!

Po, cdomethënë "ftollur"?

ti je i gjithditur,e di dhe cdo me thene kjo kaq fjale

"Golden Future Albania"

Cfare titulli!

Sa shume skepticizem

Qe te kuptohemi Elba, i gjithe problemi eshte qe projekti eshte shume i shkurter. Ju do shkoni te beni nje here "taaa" atje edhe do ktheheni prape. Ne menyre qe vertet puna juaj te sjelle ndryshim, duhet nje pune afatgjate. Pse nuk krijoni nje qender ne Shqiperi? Regjistroni ne Shqiperi nje dege te fondacionit qe eshte ne Toronto (i cili besoj se eshte i regjistruar si non-profit). Ekziston mundesia ligjore qe ne Shqiperi te regjistrohet nje OJF si dege e nje OJF-je te huaj. Ne te tille menyre, duke pasur parasysh edhe entuziazmin tuaj, vertet qe do kishte mundesi per ndryshim.

PS. Mos u merzit per skepticizmin e neve peshqve ketu. Kush eshte skeptik ne rastin konkret, eshte sepse vertet do te donte qe ne Shqiperi te kryheshin gjera te mira, qe lene shenje. Nuk eshte skepticizem personal, keshtuqe merre ne menyre konstruktive.

Skeptike eshte normale te jesh per nje gje qe se di . nuk eshte problemi aty .

Keshtu ka funksionuar si fillim ne Afrike . Do shohim rezultatet dhe pastaj keto sygjerimet e tua ne baze te fondeve dhe do  tì parashtroj ne mbledhje , megjithse do beje mire te vije vete ose ne pamundesi kontaktoji me e-mail Geryn ose Dianen. Menaxhimi i fondit nuk eshte ne doren time . Une kam detyre tjeter.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).