Financat publikojnë emrat e 202 përfituesve të këstit të dytë të dëmshpërblimit. Në listë edhe Lirak Bejko, Gjergj Ndreca, Asllan Patrioti dhe 6 ish-grevistë të tjerë.

Një javë pas vdekjes, Lirak Bejkos i jepet kësti i dytë i dëmshpërblimit, ai këst për të cilin hyri në grevë dhe më pas i vuri flakën vetes.  Së bashku me të janë edhe 7 ish-grevistë të tjerë që marrin këstin e dytë të dëmshpërblimit, që tashmë është depozituar në llogaritë bankare. Mes emrave bie në sy ai i Gjergj Ndrecës, që aktualisht është duke u kuruar në QSUT për plagët e shkaktuara nga vetëdjegia, apo edhe Asllan Patriotit, i cili është në arrest shtëpie pas akuzave për ndikim të jashtëligjshëm. Dy emra të tjerë që spikasin nga lista e të dëmshpërblyerve janë edhe ata të Skënder Tufës dhe Fatmir Lamajt, koordinatorë të grevës së ish-të dënuarve politikë dhe aq të shumëpërfolur në deklaratat politike. Përkundër indiferencës që qeveria tregoi gjatë kohës së grevës, ajo që po bie në sy në dy pagesat e fundit të kësteve të dyta është fakti që në lista janë përfshirë edhe emrat e ish-grevistëve. Më herët kanë marrë paratë dy ish-grevistë, ndërsa në pagesat e kësaj radhe, Ministria e Financave ka në listën e saj plot tetë ish-të dënuar politikë grevistë të dëmshpërblyer. Një tjetër emër që merr dëmshpërblim është edhe djali i ish-ministrit në diktaturë, Beqir Balluku.
Dëmshpërblimi
Ministria e Financave ka bërë pagesën e radhës të këstit të dytë për 202 emra të rinj që përfitojnë nga ligji për ish të-dënuarit politikë. Gazeta boton sot listat zyrtare ekskluzivisht në “Panorama” sipas kontratës së nënshkruar me Financat për ekskluzivitetin e botimit të emrave të të përndjekurve, të cilëve iu derdhet pagesa në bankë. Individët që gjejnë emrin në këtë listë do të mund t’i tërheqin paratë nga llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë. Financat po vijojnë pagesat e kësteve respektive për ish-të dënuarit politikë sipas listave që miraton Ministria e Drejtësisë.

21 Komente

kur e degjova ,m'u kujtua kjo

Keshtu "behen" punet vdis se paguhesh!  Qeveri qelbesire!

Kjo qeveri me kujton qeverite e disa vendeve perendimore te shekullit 15-16-17-18, te cilat paguanin detyrimet ndaj njerzeve, biznesit, ushtarve, vetem kur shihej se po plaste lufta apo ndonje revolucion. Qeveri budalle. 

ah ishin te poshter komunistet e djeshm,por me te poshter jan kelyshet e tyre  sot ne pushtet

 

Qeveri e djallit kjo! Edhe te vret edhe te paguan.

Kestin e dyte po marrin,si te tjeret,nuk eshte se po u behet ndonje leshim.
Demshperblimin do ta marrin me 8 keste,ky eshte i dyti dhe si gjithe te tjeret po shperblehen jo te gjithe por vetem 6 pjestare te greves.

Pjer se marr vesh kete mllefin tuaj me kete qeveri,ne kete rast te pakten.

Te perndjekurit politike po shperblehen dhe kesti i pare u dha tani po jepet i dyti.cka ketu per te turfulluar.

Shikoni ata qe i futen ne burg apo bijte e tyre  dhe kerkojini atyre llogari qe i futen brenda,mos i kerkoni llogari nje qeverie qe te pakten me probleme,por po i demshperblen ama.

Po a ka llogjike, te rrish ne indeferendizem deri ne cinizem, ndaj nje shtrese te vuajtur, dhe te pergjigjesh kur te tjeret vetflijohen, te pergjigjesh kur te tjeret te thone se e ke dhjere, te pergjigjesh kur edhe te huajt te terheqin vemendjen. Ketu me siguri qe ka diçka qe nuk shkon. Dhe llogjika ta thote qe kjo qeveri eshte budalle. 

Te te sqarosh ty qe kerkesa e llogarise kundrejt atyre qe i denuan me kerkesen e llogarise kundrejt ketyre qe s'ju japin leket jane dy gjera te pavarura, eshte e kote. Me mire e mbyllim diskutimin me tre llafe; "je komplet loqe"

Pse nuk dialogoi qeveria me ish te perndjekurit ne greve qe : " se shpejti  do te merni kestin e dyte",  o ju qe po beni greve?"

Ata priten nje pergjigje me shume se 30 dite, dhe asnje pergjigje nuk u erdhi, si thua ti Shqiptar nuk eshte hipokrizi kjo? Pastaj si mund  te vihen ne list e te shperblehen " trafikantet" " njerzit me" te meta mendore?"

Ka dicka qe nuk shkon ne sjelljet e qeverise, ne menyrat dhe  rruget se si i zgjidh problemet sociale qeveriu, prandaj ajo ndjell mllefe tek njerzit! 

Trafikante apo jotrafikante, me te meta mendore a pa te meta mendore, nese te takon nje page, pension, demshperblim a cdo pagese tjeter, do e marresh nese ke plotesuar kushtet per te cilat behet kjo pagese, ne rastin konkret burgun gjate regjimit komunist. Qeveria, tej faktit nese ligji qe ka miratuar i demshperblen ne menyre te kenaqshme ose jo te perndjekurit, nuk ka bllokuar ndonjehere dhenien e kesteve sipas procedurave te miratuara. Ka vonesa? Mund te kete, por si gjithkund tjeter. "Cuditerisht" lajmi(qe nuk eshte lajm, eshte ngjarje rutine) i pageses per grupin e radhes te kestit te radhes, me shume ka shkaktuar merzi se ndonje ndjesi tjeter. Te vjen keq qe njerezit bejne tifo per sa me shume dramacitet, pasi keshtu kenaqin epshet e tyre politike. Jemi ne nivele puro kafsherore te mendimit. E te me falin kafshet e gjora.

ti kujt i beson qeverise apo atyre qe ishin ne greve dhe udogjen, se nuk digjet kot njeriu, per nje fjale goje! Mos u be naiv me epshet sic i quan ti mendimet kundra qeverise! 

ti boisa me dukesh si ollga qe fliste me vete .

t'u prek partia ty ?

aaaaaaaaaaa na fal smiley

mesoni se e bardha dhe e zeza jane dy ngjyra qe mund te behen se bashku edhe gri

dhe pas ngjyres gri  vijne  te tjerat, jane shume te bukura , sa te bukuraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Ti elba ke hyre ne historine e ketij blogu si e vetmja/i vetmi qe mbetet gojehapur nga fjalimet e Rames. Ngjyren gri e ke me te degjume.

ilir-jan, une nuk i besoj askujt ne parim. Pastaj mundohem te shtjelloj arsyen, po gjithnje duke tentuar nga normalja.

Duke tentuar nga Berisha, jo normalja. lol

kur flet dhe kjo gjeja per normalitet

200fjali dini gjithsej or te shkrete

dhe te gjitha me Berishen brenda

Po c'te bej une qe vetem kur i rrezikohet reputacioni atij del e shkruan ti mamica

boisa je i sigurt ?

Cudi qe ska vonesa per ca, bile ka eksellereishen. Topalli 4 cope! Qorri 3 cope!

Gjithsesi, une e besoj bozen, qy shtet vonon, por kurre mungon!

 ai këst për të cilin hyri në grevë dhe më pas i vuri flakën vetes

Qelbesirelleku i ketyre eshte i hatashem.  Te poshterojne per se gjalli, te vdekur, ne varr e ne cdo menyre tjeter te mundshme.

Te pakten tani keta e dine se c'duhet te bejne qe te marren nje kest pagese: 30 dite greve urie + 2 te djegur + presion nderkombetar.

Nese vazhdojne ta kombinojne kete formule me sukses do marren dhe 6 kestet e tjera.

 

Ish-të burgosurit politikë, Patrioti: Do digjem me benzinë, s’kam të ha bukë TIRANË-Drama me ish-të burgosurit politik nuk ka fund. Pas vdekjes së Lirak Bejkos, plagëve të Gjergj Ndrecës nga vetëdjegia me benzinë, një tjetër apel i ngjashëm bëhet nga Asllan Patrioti. Ish-koordinatori i grevës së urisë së ish-të përndjekurve politike bëri të ditur sot në një intervistë për TvNews24 se do t’i japë fund jetës me vetëdjegie për shkak të vendimit të padrejtë të Gjykatës së Apelit. Patrioti theksoi se nuk meriton të qëndrojë në arrest shtëpie për një krim që nuk e ka kryer dhe se ky qëndrim pasiv në shtëpi po u pret bukën fëmijëve të tij. 

“Kam deklaruar se do të ndjek shembullin e Lirak Bejkos. Arrestimi më është bërë me anë të politikës dhe jo se kam bërë ndonjë krim dhe nëse unë kam bërë një krim, një arrestim i tillë jashtë cdo lloj norme njerëzore nuk duhej bërë”, tha Patrioti për News24. 

"Nëse një kryefamiljar nuk do dalë dhe të nxjerr bukën e gojës, por të rrijë arrest shtëpie do të thotë se është një vdekje e dytë sidomos për këtë shtresën e të përndjekurve politik. Vite të tëra që ky shtet nuk na ka ofruar akoma punë nuk na ka ofrua akoma një banesë. Unë do të vetëdigjem dhe shumë shpejt. I thashë nëse ti nuk heq arrestin e shtëpisë dhe nuk më jep këstin e lekëve të prapambetura unë do të vetëdigjem", shtoi ish- i përndjekuri politik. 

Sa këste ke marrë deri tani? 
“1 këst, para katër viteve. Më takonjë edhe 2 këste të tjera”, tha Patrioti. 
(d.b/BalkanWeb)
 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).