Banka Botërore deklaroi sot se është shumë e zhgënjyer nga kompania e shpërndarjes së energjisë CEZ, dhe se marrëdhëniet e saj me Shqipërinë në këtë privatizim “pritet të mbyllen me divorc brenda pak muajve të ardhshëm”. 

Kështu deklaroi sot në Tiranë Jane Armitage, drejtore rajonale e Bankës Botërore për Europën Juglindore.

 

“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer lidhur me privatizimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë - tha zonja Armitage. - Banka Botërore e ndihmoi qeverinë që të merrte një vendim lidhur me privatizimin, i cili ishte transparent dhe konkurrues. CEZ fitoi privatizimin dhe ne ishim shumë entuziastë, sepse CEZ ka përvojë të madhe dhe emër të mirë ndërkombëtar. Të gjithë pritnin që CEZ të ulte humbjet teknike dhe financiare dhe të përmirësonte mbledhjen e faturave nga konsumatorët. Por sot pas 3 vjet e gjysëm ne jemi thellësisht të zhgënjyer për këtë privatizim, njëlloj si qytetarët dhe qeveria shqiptare”.

Sipas drejtoreshës rajonale të Bankës Botërore, CEZ nuk arriti të ulte humbjet teknike dhe financiare, përkundrazi ato u rritën, CEZ nuk arriti të mblidhte paratë e faturave të mëparshme, madje ato u përkeqësuan. Nga ana tjetër, qytetarët dhe qeveria nuk paguan rregullisht faturat dhe institucionet nuk bënë detyrat e tyre. Kjo do të sillte solli rritjen e çmimit të energjisë, gjë që nuk e shmangu dështimin, tha ajo. “Situata është shumë e vështirë. CEZ dhe qeveria janë duke diskutuar për një rrugëdalje, ata kanë marrë avokatë dhe negociatat janë shumë delikate” - tha zonja Armitage.

Banka Botërore është e gatshme që t’i japë 100 milionë dollarë borxh qeverisë për të importuar energji në situatat e vështira që mund të vijnë. 

Për më shumë: VOA

35 Komente

Shume situate e rrezikshme kjo. Te rikthehet ne duar shteterore? Kane per ta ndritur, sic e kane ndritur perhere.

Jam me CEZ - t'ja *** robt shqiptarve. ne shqiperi nuk behet biznes - ka marre fund ajo pune. 

Uiiii, e rende kjo per Banken Boterore. E futi qeverine ne rrugen e mutit, tani eshte zhgenjyer. Por biznesi vazhdon, o burra ti japim 100 MUSD kredi per blerje energjie se do i marrin s'kane nga e lujn bythen se viti tjeter eshte vit elektoral dhe nuk shkojne ne zgjedhje pas nje dimri me kufizime energjie. Juve ju lumte mi goce, ju po te gjetet pa breke te qini, nuk lodheni me te gjet breke

CEZ ka qene nje kompani fantazme, dhe sa me pare te ike, aq me mire. Pervojen e saj, te shkoje ta perdore ne Moldavi a ne Bjellorusi, ku rusi ta mbyll gojen mire.

C'kompani zeza eshte ajo qe vjen ne Shqiperi vetem te faturoje (madje me korrespondence, pa te pare sahatin fare !) ? Nje kompani, kur merr nje objekt ne dore, PUNA E PARE qe ben, eshte investimi ne shkalle te gjere per te permiresuar sherbimin. Nese CEZ-i mendonte te shkonte me te njejten mendje si qeveria, atehere, me falni por pse i thua vetes kompani ?

I keni pare ne ç'gjendje jane stacionet elektrike ? Po rrjeti i shperndarjes neper banesa, si eshte ?

Duhet te jemi realiste dhe te flasim drejt : nje bllok banesash ka 50 shtepi. Te gjithe keta lidhin nje KONTRATE me CEZ-in. KONTRATA, per ndonje gomar qe s'e di, eshte INDIVIDUALE dhe asnjehere kolektive, per çka i permban pragu brenda (se po del si sharje tani). Ne prag e jashte, eshte nje fature kolektive.

Ne kontrate duhet te thuhet : UNE SI CEZ (pra kompania zotohet e para, dhe jo konsumatori) MARR PERSIPER TE SJELL DERI TEK PRAGU I SHTEPISE RRYMEN ELEKTRIKE, dhe vetem pastaj, ti si konsumator DO TE PAGUASH rrymen qe do te shpenzosh.

Pra kontrata ka nje rend perparesie : tregtari me ofron mallin, dhe vetem pastaj une i jap pagesen. Ne kontrate perfshihen dhe klauzola te tjera si : furnizimi me energji do te jete 24h/24, me cilesi (pa goditje e mbirryme), dhe sidomos, ne rast se nderprerja eshte e pashmangshme, jam i detyruar t'ju lajmeroj me dite perpara (arsye punimesh, etj).

Vetem ne Shqiperi te ndodh qe pa kurrfare furtune e kurrfare leshi, ti si shtepi s'ke drita 7 ore, 8 ore, deri kur t'i doje palla atij Dedes te ngjitet ne nje shtylle, apo dhe kur t'i dale gjumi rojes per te ulur leven. Nje sherbim i tille nga ana e CEZ-it, s'meriton asnje pagese, dhe shume mire ia bejne te gjithe ata qe s'paguajne. Se nuk kane pare keta te CEZ-it, psh, Francen ku bashkia te fut pusullen poshte deres, nje jave para, duke te te kerkuar falje per nderprerjen e rrymes 2 ore nga 16.00 deri 18.00. Qe ti si qytetar t'i marresh masat, tjetri ka hall, ka pune, etj. Cezi ka ardhur aty me mendesine : he se katundare Shqiperie jane, dava komunistesh te vuajtur.

Vazhdojme rastin e 50 banesave :

Le te mendojme se 47 familjare nuk paguajne faturen. 3 e paguajne. Duke qene se kontrata eshte individuale, normalisht do te kishim prerje dritash per 47 shtepi, dhe vetem tre shtepi do te kishin drita. Krejt normale, e ligjshme. Por çfare ndodh ? Duke qene se CEZi ska kryer asnje investim, ajo e ngre leven per 50 banesa grup, dhe te thote : jo po mbushi mendjen ti si qytetar fqinjit tend dhe te keni drita te gjitha. Uot dhë fak ! C'pune kam une me fqinjin a paguan a s'paguan ! A t'i kam paguar une ? Dua dritat zoteri, dhe deri me nje. Keto lloj ndeshkimesh kolektive jane tipike te botes lindore, e CEZ-i ben mire te ngreje leckat e te shkoje te mashtroje ndonje birmanian a ku e di une.

Ne kontrata individuale, pergjigjem vetem per aq sa zotohem. Asgje me shume. Nuk paguaj per lagjen e as per krahinen. Kjo eshte arsyeja qe nje pjese e mire e njerezve nuk paguajne, sepse e kane pare qe CEZ-i ka praktika vezh-vezh si ne kohe te Dulles qe s'te pjerdhte fare per kontrate, i ndizte e i fikte sipas qejfit te zogut te rojes se Fierzes.

Shkurt puna, nje kompani serioze, i rregullon keto probleme, dhe vetem pastaj fillon e pret fitimin e kerkuar. Sa per ata qe s'paguajne per efekt permbytje tokash, ata jane nje pakice shume e vogel, e dokumentueshme, dhe e zgjidhshme shume mire me ane bisedimesh : shtet-kompani-qytetar.

(Sa per dijeni, CEZ-i le te marre shembull tek Posta, qe as dhjete minuta pasi ka kaluar afati i pageses se telefonit, s'ke me sinjal dhe mbaje kauçukun e telefonit ne dore pastaj). Le ta beje keshtu, dhe te mos beje gam-gam, jo qeveria, jo popullata, e jo kuçedra me shtate krena.

I nderuar HU !

Megjithse si zakonisht je bythe Lisit dhe te duket sikur "nuk e kane mire te bashkohen dy Gjermanite " po nejse mo si fshatar , pergezime  ke fole SHQIP, te pakten per Realizimin e kontrates. Pastaj je qe je i fut nje krahasim Posta me Energjine dhe Ul  fitilin e llambes   e vazhdon gerhimat smiley

Po gjithsesi nuk durove njehere pa shokun Pali , qe e kishit dhe sekretar dhe thoshte "jepu drite se gjynah tere jeten me pishtare " dhe ja plase nje teshtime nga CEZ te Muri Kinez per ti rene shkurt per ne machu Pichu ... si ne kohe te Dulles qe s'te pjerdhte fare per kontrate, i ndizte e i fikte sipas qejfit te zogut te rojes se Fierzes....smiley

Me kete pjerdhte ...me kujtove n/toger Dubin ! Dikush nga ushtaret i leshoi nje te pershendetur te forte sa hyri ne kapanon per kontroll dhe Dubi ( n/toger nga ... Andej ) zgjoi kom e skuadres dhe i bertiste :

 Xili pjerdhte ? Une e pava xhili e bani Pjerdhen , po du t'ma xhajsh ti !!!

E mer Hu , ta dish se gjith kujtesen per Histori , ti ma zgjon sa here me kujton me  "detyra e kujteses " . Shyqyr qe ti i ke prralla smiley

60 milionë euro dëme REVANSHIZMI deri tani... prej CEZ-it vetëm. 

"se komunizmi zotrie" po i kushton shtetit 60 milionë euro dëme. 

 

Vallaj, CEZ-it i dalte flaka se ma ka fut nja 3 here me fature 300 mije lekshe kot me kot, po po ta mendosh pak me gjate, me duket se dhe shume faj s'kane.

Te ne gjysma s'pagujn. Shteti s'pagun. Sa here ai nderpret energjine cohen mileti ne protesta. Ujesjellesat nuk pagujn edhe CEZ vetem sa u ben presion se s'ka bythe t'u prese deri sa te nxjerrin leket. Nuk e di, se s'marr vesh nga fusha po me duket se nje lemsh qe i eshte dasht nje shteti te tere 18 vjet ta beje nuk mund te presesh ta zgjidhe nje kompani per 3 vjet.

 

Me sa kam lexuar, humbjet ne rrjet shkojne 40%. Dmth pasi del nga KESH ne duart e CEZ. Me aq sa me tregonin perpara (perpara se te vinte CEZ) humbjet me te medha nuk i kane nga konsumatoret, por nga bizneset e medha fabrika, uzina, ndermarrje. Ketu jane vete inspektore, elektricista, drejtues te CEZ qe marrin leke nga bizneset dhe bejne lidhje te dyfishta, fallso, sahate te modifikuar etj.

Shiko : ka ardhur tjetri nga Anglia, pa banuar asnje dite ne shtepine e vet ne Tirane, asnje dite po te them, dhe ka gjetur uje e drita te prera, me nje fature skandaloze qe te dhemb edhe ne Angli, e lere me ne Shqiperi. Kesi veprimesh kane çuar ne nje acarim te marredhenieve furnizues-konsumator. Njerezit vijne verdalle e s'dine ku te kerkojne te drejtat. Sherbimi bashkiak i ujit te pijshem ne Tirane, eshte skandaloz. Askush s'te pergjigjet, sherbime inekzistente. Kjo eshte nje arsye per te protestuar para bashkise, e jo bullshitet e Edi Rames.

Ti thua "gjysma s'paguan" ? Shume bukur. Preja dritat VETEM kesaj gjysme. Por ja qe teknikisht CEZ-i s'mund ta beje sepse leven e ka te njejten edhe per ate qe ka paguar. Ku ne djallin shkohet me logjiken e gjermanit "per nje gjerman te vdekur, dhjete katundare te pushkatuar" ?

Hapi i pare ne kete histori, i perket kompanise. Vetem pastaj konsumatorit. Merrni kete shembull :

Une banoj ne nje bllok ku paguajne 80%. Per vete s'paguaj. Por ama une kam drita sepse CEZ mendon se 80% eshte OK per kete bllok.

Ti tirons banon ne nje bllok ku paguajne 20%. Dhe ti je nder ata qe paguan. Por ti s'ke drita sepse CEZ mendon se 20% eshte pak per kete bllok.

Perfundimi ? Une s'paguaj dhe kam, ti paguan dhe s'ke. Me thuaj tani : ç'mesazh percjell ne publik ky veprim ? A nuk te ben t'i dhjesesh mu ne te e te futesh me turmen ? Edhe pret pastaj qe qytetari te ndergjegjesooooohet... jo more, me urdher te peshkut posi.

Nje shok imi kishte marre me qera nje lokal. Qejfli muzike rock, vinin grupe etj. Nje dite te bukur e shoh te mbyllur, spostuar tek nje tjeter me te vogel. I kishin prere dritat. Kishte ndodhur qe pronari kishte 5 vjet pa paguar dritat. Borxh 15 milion (fatura, kamate vonese etj). Tani ky miku edhe pse kishte kontrate qera te rregullt nuk mund ta lidhte kontrate me CEZ. Kishte angazhuar edhe avokate, por nuk i behej dermani pa paguar pronari 15 milion. Si mund te mos kishte paguar pronari dritat pa dijenine dhe korruptimin e vete inspektoreve, drejtuesve te CEZ?

Shiko Hunter, ketu ka ca probleme qe, me ç'jam interesuar ne Shqiperi, jane per te vene duart ne koke :

Po tregoj pervojen franceze :

Une nenshkruaj me nje pronar nje kontrate per strehimin tim me qira. Ne kontrate thuhet qe :

1. ose rryma perfshihet ne qira,

2. ose nuk perfshihet.

Ne rastin 1, kontrata per energjine elektrike eshte mes PRONARIT dhe FURNIZUESIT. Ne rast se pronari nuk paguan dritat, i vuajturi do te jem une qe jam aty, dhe me kontraten ne dore, une s'kam pse ankohem tek furnizuesi (sepse ky s'me njeh mua, ska kontrate te firmosur me mua), por ankohem ne gjykate. Me padine : pronari nuk permbush detyrimet kundrejt meje si qiraxhi, pra nuk paguan rrymen time.

Ne rastin 2, une si qiraxhi kam nje kontrate INDIVIDUALE ne emrin tim me furnizuesin, paçka se banesa s'eshte e imja dhe e kam vetem me qira. Dhe ketu, nese s'paguaj, furnizuesi me ndeshkon, ma pret.

Po çfare ndodh nese une ika nga kjo banese duke qene debitor kundrejt furnizuesit ? Cfare ndodh nese ne kete banese vjen ti si hunter, prape me qira ? Ketu, ne France, praktika eshte keshtu : une si ish-qiraxhi vazhdoj te jem debitor kundrejt furnizuesit, ai ngre padi ndaj meje ne gjykate, por me ty si qiraxhi i sapoardhur ska asnje te drejte te te prese dritat, sepse ti ke nenshkruar nje kontrate te re me furnizuesin, je nje qiraxhi pa lidhje me mua qe s'kam paguar, e qe madje s'me njeh fare.

Cfare ndodh ne Shqiperi ? Nuk ndeshkohet NENSHKRUESI I KONTRATES, por ndeshkohet BANESA !!! Dhe per rrjedhoje, kjo banese behet e pabanueshme, pronari ndeshkohet pa te drejte !

Kjo eshte absurde. Ne Shqiperi Cezi lidh kontrate jo me INDIVIDIN, por me nje BANESE. Dhe e infekton kete banese, kete marredhenie, duke krijuar qindra probleme te kota.

Shkurt fjala, praktika te tilla nuk na nevojiten, dhe sa me pare te nderrohet kjo mendesi (e kompani), aq me mire.

Ti thua "gjysma s'paguan" ? Shume bukur. Preja dritat VETEM kesaj gjysme. Por ja qe teknikisht CEZ-i s'mund ta beje sepse leven e ka te njejten edhe per ate qe ka paguar. Ku ne djallin shkohet me logjiken e gjermanit "per nje gjerman te vdekur, dhjete katundare te pushkatuar"

nashi ne leter e ke mire .Po ne praktike dil e shiko shqiperine ku kane ndertuar bithe mbe bithe e s'ke ku installon sahate individuale se edhe po e bere i vjedhen a i thyejne .Keshtu qe nuk mbetet rruge tjeter po ti denosh fshatce.

 

këtu në Itali shërbimi i transportit publik, është në pjesën më të madhe, i privatizuar. ka edhe raste ku rajoni apo komuna kanë pjesë e tyre, gjithsesi.

si ia bëjnë këta për të detyruar udhëtarët pët të paguar biletën. vënë gjoba. përveç kontrolleve kanë edhe të drejta të tjera që normalisht i ka vetëm polici.  me vendim gjykate. kanë të drejtë të të kërkojnë informacione personale, mbi identitetin etj etj. 

CEZ-i, ma ha mendja këto fuqi, pra që të vendos gjoba, apo të tjera, nuk i ka; ka atë të prerit të kabllove. konsumatori ngrihet e i lidh prap, CEZi vete i i pret prapë. ka aftësi CEZi që vendos gjoba? 

çështja duhet parë në sistem. kur nuk funksionon një pjesë e mirë e sistemit, është e kotë që ti "modernizon" vetëm një pjesë. me shumë probabilitet, më parë do të prishet pjesa e re...

Akoma merreni me CEZ? Fajin e ka 100% qeveria dhe WB Group qe e privatizuan, asnje gram faj nuk ka ai qe e bleu pervec fajit para aksionereve te vet. 

Je nxituar pak; Lubonja nuk eshte prononcuar ende.

Sorry, terhiqem smiley

Nga ana tjetër, qytetarët dhe qeveria nuk paguan rregullisht faturat dhe institucionet nuk bënë detyrat e tyre.

Kjo eshte e bukur, i kerkojne CEZ rritje te performances nderkohe qe vetem ujesjellesi i durresit nuk i ka paguar 8 milione Euro

ketu kane faj te gjithe me duket, edhe konsumatori qe nuk paguan, edhe CEZ-i qe ndeshkon ne menyre kolektive, edhe qeveria qe e ka lene gjendjen keq e me keq, edhe BB qe tani lan duar si Ponc Pilati. 

Une kisha bere gati nje plan per shpetimin e KESH-it, por aty jo vetem qe s'degjojne, por edhe te shtyjne te shkosh me tutje, se s'kane nge te mirren me problemet e pergjitheshme, te gjithe jane te zene me problemet e tyre vetjake/personale. Normalisht, ajo qeveri m... duhet te paguaj per nje keshilltar (advisor, i thone kendej) qe ka gati plane, projekte shpetimi, mirpo ata kafshe jo vetem qe s'paguajne, por nuk duan as gratis te ndigjojne. Rrini tani, hani m...

mos u nxeh  Pjero...  keshtu atje.. mbreterojne te paaftet.    nejse,  jepu dhe nje shanc.

Cfar shanci ti japi mor Belul, po u lodh o u ludh i shkreti per ti nxjerre ne drite ata njerez. Po cte bej Pjeri kur atje njerezia jane bere si lakuriq nate qe duan erresiren se drita u vret syte. 

 

e keqe e madhe Rono.. Pjerit tone po i gezohet Belgjika, bota... nderkohe qe Shqiperia, vendi i tij nuk do..  ke pare keshtu ti??!!   jo or po zbehet ai vend!!

Pikerisht, ky eshte mallkimi i Shqiperise nder shekuj. Kokave shqiptare hajrin ja ka pare bota. Arkitekt Sinani ndertoi saraje ane e mbane perandorise, Von Geges hajrin ja pa Zvicra dhe Gjermania, atyre u ndertoi sistemet hekurudhore. Doktorr Murati nxorri ne selamet miliona burra Amerikane me Viagren. Etj, etj, etj.

E di ku eshte me e bukura? Se do vi nje dite qe Shqipetaret do te krenohen qe ekonomisti "Belg" Pjerin Thomai ka qene nga Shqiperia, ama sa qe gjalle 2 fjale nuk ja degjuan. Per kete faji me i madh i mbetet Graves por muhabet tjeter ai. 

Ueee sa i keq!!!!!

Sa burra te mencem perpara teje  jan perpjek me e sjell ne islla ate vend .si kenoi fishta:

...vecse i qet ti zavall krese

vecse i lan ti kryet gomarit

tue u mundue per fis te shqyptarit..

Banka Boterore qenkerka zhgenjyer vetem me CEZ dhe jo dhe me qeverine?

CEZ, nga ana e saj ,deklaron se qeveria shqiptare nuk eshte treguar bashkepunuese,perkundrazi i ka sjelle pengesa.smiley

Poshte CEZ!

Rrofte erresira qe na rrethon ne jetet tona dhe qe nxin menyren e te kuptuarit, argumentuarit dhe vendimarrjeve ne at-dheun tone.

Sterrojne komentet e disa-ve ketu, po s'ke c'i ben. Duhet me prit dhe ca gjenerata sa t'ju c'deformohet dora nga forma e qiri mbajtesve.

smiley

 

 

Komentet e kujt sterrojne?

Jane Armitage eshte bere si ato pleqte qe bredhin vaki me vaki per te pire nga nje raki e per te shprehur keqardhjen. Para ca kohesh shprehu keqardhjen per projektin e Jalit, tani per privatizimin, prit kur te na vije per kryeshnosh per TEC-in

Po keshtu zhgenjehet BB qe "ndihmon Qeverine " keshtu u zhgenjye per projektet e Bregdetit , Keshtu per projektet e Investimeve ne Nuklo-Central  , keshtu per Arrorro- Shegoret , Ullishtoro - Landfiloret , keshtu me CEZ ....Me kujtohet nje bisede me je shume te afermin tim  qe punonte ne BB si Financues projektesh  Madhore zotrie smiley .Per qejf tim e pyta

Ore beni Ju Kontroll financiar me Faza gjate zbatimit te Projektit .Si qeka kjo  , kur mbarojne Paret rifinanconi dhe "merziteni " kur paret Harxhohen dhe Projektin e mbyt Bloo - Mooni ?

Jo..... tha Prere . Ne nuk jemi ne shtetin e Hurit ne Komunizem . As ne France .

Sinqerisht marrin pjese vetem ne prerje shiritash ose ne podiume konferencash kur shpallen Projektet . Kur ndonje nga Qendra shikon se nga NJE e Planezuar kaloi ne dy , tre dhe kur Mberrin Pese ve alarmin se 'u zhgenjyen " ????  Si duket Dy per JU  Tre per veten  Jo Pese per Babasqapin dhe asnje per Veten .

Sa genjen Babasqapi si BB ne vit per tu zhvate " financim projektesh "aq te mira qofshin ! 

bonka boterore, na hongsh mutin. Po ske faj ti se ne na drejtojne pleherat e kombit, kriminele dhe hajdute.

Mendoj se problemi kryesor qendron tek mesazhi negativ po u japim investitoreve nderkombetare te medhenj. Shume keq.

C'na duhen investitoret nderkombetare kur kemi Taçin Singaporjan?

fajin  e kane ata qe drejtojne dmth   vjedhin dhe shkelin kontratat me korrupsion

populli ska faj .

megjithse une mendoj qe mire ja kan bere , kujtoni ju se banka boterore nuk ka korrupsion ??

hajdute per hajdute - kapitalizmi kshu shkon , 1 milion punojne per 1 njeri !!

Loje e bukur. Edhe nese Cezi iken pasojat do ti paguajne ata te cilet e quajne akoma veten shqiptare. Nuk shqitet Cezi pa fitim nga RSH. Pas rrjepjes nga Cezi do ti vije radha ndonje Taci2. Dhe sikur te ishte e veshtire per ta kuptuar asnje nuk flet per monopolin e krijuar prej x vitesh. As qeveria, as opozita e vjeter, as ajo "e reja", as ata te cilet duhet te mbrojne konsumatorin, as avokati i popullit, as media. Sikur te kishte alternativa pervec Cezit realiteti do ishte ndryshe. Por duket qarte qe kjo nuk u intereson njerezve me pushtet. Te tjeret as nuk guxojne te flasin. 2012 p.e.s.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).