Mua më pëlqen të mashtroj. S’kam ç’i bëj! Shpesh më thonë se e kam në gjak. Por, nëse do të ishte kështu, atëherë mashtrimet e mia duhet të jenë të pavetëdijshme ose së paku, të shtyra nga një nerv a shqisë e subkoshiencës.

Ndërsa unë mashtroj me vetëdije të plotë, më pëlqen ta bëj, e di shumë mirë se kur duhet dhe kur s’duhet ta bëj. Pra, shkurt muhabeti, jam mjeshtër! Ka raste që mashtroj kot, pa ndonjë arsye, thjesht për të provuar veten ose për ta mbajtur në formë. Është si një lloj stërvitjeje, për të mos zënë ndryshk, për të qenë më i zhdervjellët. Ka pastaj raste kur mashtroj nga halli, për të fituar ndonjë favor, ca lek, ose për të dalë nga ndonjë situatë e pakëndshme. Problemi është se mashtroj aq shumë saqë e vërteta nuk më kuptim. Kam filluar ta humbas sensin e dallimit të së vërtetës nga gënjeshtra, apo të gënjeshtrës nga e vërteta, e njërës nga tjetra, ose anasjelltas. Kjo për mua s’ka pikë rëndësie. Këtë dyshim të ngjizur prej fajit tim po e vërej edhe tek ata që më rrethojnë. Më besojnë në çdo pallavër që nxjerr goja ime, do të vinin dorën në zjarr e do të bënin be e nishan se unë gjithmonë them të vërtetën. Dhe sikur t’u thoja të kundërtën do të më quanin të çmendur e do zinin të talleshin e do të qeshnin me të madhe. Ndonjëherë më vjen t’ua plas në fytyrë duke ulëritur se deri tani kam qenë thjesht një mashtrues i rëndomtë, se të gjitha çfarë kam thënë kanë qenë broçkulla, se jam një njeri i rremë, i cili është kaq i paaftë saqë ka rënë pre e gënjeshtrave të veta, e tanimë nuk di të thotë ç’është e vërtetë dhe ç’është e gënjeshtërt. E pësova tamam si një miku im i fëmijërisë, i cili vetëm shpifte, e shpifte kaq bukur sa njerëzit nisën ta besonin, derisa shpifja u bë pjesë e tij, e ai nuk dinte më si ta bënte dallimin e të shpifurit nga faktet, e kështu mbeti përgjithnjë shpifaraku i lagjes. Tani që po e mendoj, unë nuk dua të përfundoj kështu, mes dyshimit e të qënit mashtrues ose jo. Do të them gjithmonë të vërtetën, sado e gënjeshtërt të jetë. Nëse njerëzit duan të gënjehen, kjo është puna e tyre. 

 

Teatri i AbsurditRenato Kalemi

8 Komente

Do të them gjithmonë të vërtetën, sado e gënjeshtërt të jetë. Nëse njerëzit duan të gënjehen, kjo është puna e tyre.

Ne fakt kjo quhet social phobia . dhe njerezit qe vuajne nga kjo gje nuk duan ta pranojne dhe vazhdojne te genjejne veten dhe te tjeret.

Rreziku i kesaj semundje eshte se te drejton drejt skicofrensie .

dhe rreziku i atyre qe "duan" te genjehen prej teje eshte se jane te pa-informuar per kete semundjen tende.

Bukur, shkurt, konçiz smiley

Mundus vult decipi, ergo decipiatur.

Flm z.Pjer . E kuptoj qe si dhe BIBLA , ashtu dhe VQ sa me shume te thellohesh aq me shume probleme gjen !Po i rikthehem faqeve te rekomanduara nga JU !

Kisha idene qe " vendi yne eshte i pasur me Inerte " dhe ne nuk kemi pse te mos gerryejme shtretet shekullore te Lumenjve . Perdersia ka burime Nafte e Gazi , perse mos tua japim dhurate vendeve te Huaja qe na kane xhan e shpirt , dhe mezi permbahen pa na shpallur si kampione te Demokracise . Lexova diku se  turma milioneshe nga Amerika kryesisht , Arabia , Lindja e Mesme dhe e Larget , mezi presin beharin te vijne te gezojne Demokracine  aty  ! Po tek VQ me ka shpetuar ky rast se si nje Fjalim mund te kthehet ne asset kaq i vjere per nje Popull e per nje Vend ! Nje rekomandim faqesh prej Jush  per kete problem do ta vleresoja ! 

Idriso, jam kurioz te di se ku e bleve librin, dhe si. 

varilesht pjero. ai qi tqi tdo

cme kujton nje shok klase ky pasazh...

mua me kujton shume njerez smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).