Mbeturina të rrezikshme janë duke u importuar në Shqipëri përpara se të zhduken pa gjurmë, - zbulon një hetim në botën e vrazhdë të eksporteve të mbeturinave. 

Biznesmenë italianë, disa prej të cilëve të lidhur më krimin e organizuar, operatorë të kumarit, dhe të tjerë të dënuar për krime financiare janë përfshirë në tregun e mbeturinave në Shqipëri. Konventat nëpërmjet të cilave OKB përpiqet të mbrojë vendet nga trafiku i mbeturinave të rrezikshme, gjerësisht janë injoruar, ose nuk janë pranuar.

Në një nga portalet më të njohura online të gazetarisë investigative, “TOL”, është publikuar në fund të këtij tetori një artikull, i cili është risjellë sot në të përditshmen e re DITA, e cila citon si autorë 4 gazetarë të huaj, Guia Baggi, gazetar investigativ në Tosskanë, Lawrence Marzouk, redaktor i “Birn”, Lorelei Mihala, gazetar rumun në TV kombëtar, Remy Hersbach, redaktor në Nos.nl, në Utrecht.

 Shkruhet ndër të tjera në artikull:

“...Antonio Angelo Abrusci është i njohur në Itali për lidhjet e tij me lojërat e bingos. Por Abrusci, i cili ka dënime të ndryshme për mashtrime fiskale, është një lojtar mjaft serioz në mbledhjen e mbetjeve toksike në Shqipëri. Hetimi ynë ka zbuluar se Ecoaqua, e regjistruar në Itali dhe në Shqipëri, tashmë ka fituar 2 kontrata nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për mbledhjen e mbeturinave dhe ka oferta për të punuar dhe në qytetet e tjera.

Firma është pjesë e Finanziaria Immobiliare Partecipazioni, e cila është pronë e Abrusci.

Antonio Abrusci është bashkëpronar i një numri të madh biznesesh me vëllanë e tij Angelo. Në janar 2011 në konferencën italo-shqiptare në Tiranë kompania e Abrusci-t shpalli mundësinë e ngritjes së një landfilli në Shqipëri (kjo sipas një uebsajti që i dedikohej konferencës).... Një nga sipërmarrësit e parë italianë që shqyrtoi mundësinë për të eksportuar mbeturinat italiane në Shqipëri ishte edhe Manlio Cerroni, me nofkën "Mbreti i plehrave" për shkak të rrjetit të tij ndërkombëtar të kompanive të mbeturinave.

Planet e tij madhore për të dërguar mbeturinat e Romës për incinerim në Shqipëri fillimisht dështuan, por kompania e krijuar për të shfrytëzuar biznesin e mbeturinave mbetet ende aktive, ndërsa një numër i konsiderueshëm biznesesh kanë fituar kontrata të qeverisë shqiptare...” 

 

Artikulli origjinal: TOEL "Italy's toxic waste vanishes into Albania"

37 Komente

smiley na rrofte axhenda e 100 vjetorit!

Po sigurisht...na rrofshin firmat per referendumin.

By the way...u caktua kryetari i ri i KLD-se?

Shume e qelluar ajo fotografia qe e keni vene. Se si e lidhet Godfather me mbeturinat toksike nje nga ata qe i japin opium popullit e di. Mire qe nuk gjetet ndonje foto te Oktapodit se do na nxirnit na qefi Komisar Katanin.

po mer kontkaka...car do mafja me kete biznes

E paska bo Muci nje zbulim.

Erdhi Bradi ta leshoje nje fende ne mbeshtetje te qeverise.

Po dhe ju komentusit peshkist (perjashto ata qe kane komentuar te pakten tashme) jeni fucking dritshkurter, ne nje teme si kjo qe ka pasoja teper afatgjate tek ne , tek shendeti i brezave te ardhshem, pasoja keto vertet shume te renda, shoh ketu vetem 5 komente.  Pertej anes driteshkurter e sensacionale vendos si konkluzion se shumica e perdoruesve te kesaj dritareje jane fucking militant partiak!

smiley

pse u merzite Brad nuk eshte e vertete?

Neqoftese lajmi eshte i vertete po , por une dyshoj qe nuk eshte i vertete.

kokave te udheheqjes shqiptare u pelqen dhe u ka pelqyer  " la monezza " e te tjereve...me kujtohet si sot kur ne Vlore aty nga vitet '88 - '89 ne kohen e Ramiz Alise shkarkoheshin anijet me ate duhanin e huaj e qe s'ishte me i perdorueshem ....aq te medha ishin ato  " pakot " sa ne nje kamion mund te ngarkoje nje ose dy ,jo me teper.Ato me pas groposeshin nuk e di se ku dhe flitej se shteti ne ate kohe merrte 1 dollar per nje nga ato.E solla kete shembull per te thene se rrenjet e kesaj deshire per plehrat e te tjereve duhet kerkuar qe ne kohen e monizmit. 

Ca te bojne peshqit? Nje zot e di sa kane vujt ca tastiera, kur flitej per ligjin e mbetjeve, hapjen drejt botes etj. Si gjithmone u damkosem, "komunist". Cer doni mo nga "komunistet". 

keshtu vejn ato gjona: Ne fillim erdhen per "komunistet"....

E kam degjuar edhe diku tjeter kete muhabet. Si i behet qe te mblidhen disa dokumenta dhe te vehet ne prokurori?

lum si ti qe dyshon..

Edhe Dora dyshon ?

Jo fare . Une them qe duhet te merren disa akte per ti bere publike vepra te tilla kriminale. Alidea e di shume mire kete.

Me fal Dora mesazhin e mesiperm ta paskam vene poshte ty gabimisht. Ne fakt ishte per Bradin ne shkembimin qe patem me lart. 

eja , mblidhuni ketu ketu. 

Ca me u mledh mo, plot kriminel te sofistikuar e pergjegjes per kete katastrofe, jam e sigurt se po na lexojne. Thojte gjyshja jeme (rahmet i past shpirti) shpirtin e vet e hankshin!

ti po thua pse nuk mblidhen ketu tek kjo teme? pse nuk merr vemendje dmth.nga nje ane mendoj me mire sepse te gjithe treguesit jane te tille qe duke shfryre virtualisht, protesta jone sublimohet, ndegjegjet (kush ka, se ka dhe vemje) qetsohen dhe nje dit e re, kesmet i ri. Une jam habit kur mesova se para se te miratohej ligji per importin  e mbetjeve, ketu kishte vite qe perpunoheshin plehra.mafia eshte ulur kembekryq lart e gazetaret na ttegojne ca gjurme te mjegullta ujku andej kendej. fakti qe ky mafiozi italian qenka me penalitete ne itali, eshte i pamjaftueshem. aktiviteti eshte i sofistikuar dhe do kellqe te zhbirilohet, duhen Falkone dhe jo cupelina qe mendojne per moden e brekve. nuk kam asgje kunder feminilitetit, por puna dhe jo guna.

ca do thosha une se e humba fillin smiley

Kendveshtrim interesant Artur ,(ani pse me ngjan me loj fjalesh). Un kam kaluar gjithnje pertej retorikes por uroj qe ti te kesh bere qofte nje hap ( nuk po them me shume). 

Uroj ta gjesh fillin!

ku  e shef lojen e fjaleve ti? dua te sqaroj se nuk fola vetem per veten dheme cupulinat kam parasysh kryeprokuroren. se me duket  e more personalisht. 

Po na lexojne kriminelet e sofistifikuar ? smiley Eh mer peshk ku na mblodhe .......

Ehu sa kohe kane qe groposen ne Shqiperi mbeturinat toksike dhe radioaktive..Shih vetem nivelin e kancerit 2dekadat e fundit ne vend i cili eshte kthyher ne epidemi alarmante(vendi me rritjen me e shpejte e semundjeve kanceroze ne Evrope sipas OBSH)

Ne fakt nuk me vjen fare keq, askush nuk u ngrit kur u miratua ligji!..

Sa keq, ai vend do te kthehet si Somalia ne se vazhdohet keshtu! 

beni peticion . une e vej firmen

Do ishte mire qe shoqatat ambjetaliste te zgjoheshin dhe te kontrrollonin se per ç'lloj plehrash behet fjale. 

+1

Zhduken per momntin por jo per gjithmone nje dite te bukur do te dalin ne siperfaqe !!! Nje gan faktet qe tregon se politiken se bejne sa ram e as sale.

Kjo ishte nje fushe per gazetrine shqiptare nqft se ka te tilla !!!

"gazetrine shqiptare nqft se ka te tilla !!!"

Shtetin or mik, nese ka te tille. Apo nuk ngreme dot zerin kundra Atij?

Alidea

Jo detyrimisht shumica e peshqve jane militante partiake. Me shqetesues per mua eshte apatia e qytetarise atje per ceshtje qe prekin direkt ne jeten e perditshme. Mungesa e reagimit qytetar sjellin lloj lloj shtetari te marre cdo lloj vendimi apo te leshoje cdo lloj deklarate pa piken e pergjegjsise. Si prsh:

http://www.youtube.com/watch?v=qgqbR3O9ENU

Ky person paska kurajon dhe deklaron per nje defekt, te supozuar, ne sistem. Pikerisht ne aparaturat e reja e sjella dhurate nga BE. Dy here rresht, problemi ne sistem, ne dy aparatura te reja. Bukur. Nderkohe, qytetaria e elbasanit...kafe dhe xhiro.

Nuk mjafton apeli virtual e dashur. Duhet banoret te ndergjegjesohen. Dikush po tallet me ta, me femijet e tyre, me te ardhmen e tyre, prej vitesh..

 

+10

Celso, edeh mua me vret shume kjo mungesa e reagimit qytetar. Njerzit kane patur me 100-ra raste per tu ngritur e nuk ngrihen. Ka dy arsye per kete perveç mefshtesise.
E para eshte fryma e frikes qe eshte instaluar. Shqiperia si vend i vogel i ka njerzit te lidhur ne nje fare menyre me pushtetin. Kjo jo vetem per ata qe kane njerez qe punojne ne shtet, por edhe ata qe kane nje lidhje te terthorte.
E dyta njerzve u ka humbur shpresa qe reagimi sjell rezultat. Shif rastin e peticionit kunder importit te mbetjeve. 70 000 veta firmosen ne nje kohe te shkurter, fale pune titaneske te atyre qe ndermoren kete nisme. Ne fund qeveria u tall me ta dhe nuk i lejoi ne menyren me skandaloze te zhvillonin referendum. Berisha e dinte shume mire qe ai referendum do vuloste fundin e tij politik sepse do tregonte qe ka humb mbeshtetjen e njerzve, dhe e dyta sepse do rizgjonte ndjenjen e protestes tek njerzit.

+1 

Nga filmi "Oktapodi ',  ne personin e bishtpellumbit , gjithkush qe kishte mbaruar te mesmen digjoi e lexoi ne titra  dicka  te pazakonte . Kreu FIZIK i Mafies shume me ndryshe se sa nga Kreu i RI Financiar Nderkombetar qe po Lindete , Karidi , perdori nje shprehje te tille

Kur te vdes UNE , beni cfare te doni me Siciline .Sa te jem une gjalle Sicilia nuk ka per tu shndruar ne shpelle per mbeturina Toksike" ..!!!!!!!!!!

Mafie e Re qe po lindete e ZHDUKU ....bishtpellumbin . Ai ishte pengese shume e forte !

Dhe me te vertet Bindesh qe ne Shqiperi nuk ka MAFIE . Aty ka vetem KRIM te ORGANIZUAR me baze  e mbeshtetje KUPOLEN e atyre qe marrin por sidomos e atyre qe aktualisht e kane Shtetin . Keta aktualet jane shembelltyra me e peshtire e Mafies qe shet vendin edhe me CILER Universitetesh "per nje grusht dollare me shume "

Te ndergjegjesohet shoqerria ???? Me shume pikpyetje ! Shume e drejte por vetem nepermjet Aksionit ! Ndryshe ka vetem protesta dhe kerkesa per Referendume nga shoqata ambientalistesh ??? ku perseri Kupola e Krimit te Organizuar me k/ministrin ne krye ,......ters e vertit sherihane / per para ce shet te ane ...

 

edhe sikur te hapet prap sirtari ne ministri ata prap do ti sjellin plerat toksike, esht i keq leku

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).