Cdo dite ne mengjes eshte zakoni i pirjes se kafes. Dal, ulem per kafe normalisht ne shoqerin e gazetes dhe vetmise, ne nje lokal dikur luksoz por sot si perdite eshte bosh. Nuk e kam idene pse me pelqen gazeta dhe vetmia duke pire kafe ne nje ambient te shkrete. Sa mbaroj keto mendime filloj ndez nje cigare dhe shfletoj gazeten.

Pa e lexuar me vemendje por duke pare vetem fotot me njerez te rrumbullakosur nga shendeti ne faqet e para. Pastaj fillojne fytyrat e vrenjtura dhe nga fundi dalin njerezit e lumtur. Ndonjehere me lind pyetja pse kjo rradhe nuk prishet asnjehere, por pastaj shfryj nje here lehte me vete. Mbase edhe une duhet te ndryshoj lokal, duhet ta le cigaren, duhet te lexoj revista, duhet…

Po ndoshta jane fajtore ata qe na ushqejne me njerez te famshem te politikes, te mafies, te artit. Eh, ndoshta e kane nga qe dhe ata me te njejten metode jane ushqyer. Por prape duke u fiksuar ne nje imitim te nje pikture te famshme, them mos valle e gjitha kjo fame eshte boshe, eshte si nje tullumbace qe shfryhet sa ta prekesh me majen e gjilperes. Njerezit nuk ndalojne kurre se fryri tullumbace te tjera, ata i shumojne ato. Dhe ne fund vuajme Ne, populli qe cdo dite pime kafe dhe bejme sikur na interesojne tullumbacet.

E me cfare jane te mbushura ato? Me ajer ... marre nga fryma jone.

18 Komente

Mua me duket mendim pike.

ndrysho gazeten, jo lokalin smiley

Komenti i dyte i kendshem , i pari vetem koment

flm nenoist, edhe une pas nje kafeje ne bar ( ketej pihet ne kembe, tavolinat jane optional ) i hedh nje sy gazetes qe ve ne dispozicion per klientet  i zoti i barit dhe te siguroj qe me ndodh e njejta gje...zakonisht ne faqet e para vihen lajmet qe bejne me teper buje, ne ato te mesmet kronika e zeze: kush u vra, kush qelloi, burri qe vret familjen e tek ato te fundit lajmet kulturore e sportive...kush organizon festa, sa milion kushton nje lojtar,sa fitoi... njerez te lumtur me nje fjale... po edhe mos te ishin keta personazhe dhe jeta e tyre gazetat c'do shkruanin ?

Pak a shume si te gjithe  ,une ulem ne lokal nuk pi kafe por caj , hap gazeten  dhe sa filloj ta shfletoj nxjerr nje cigare nga paketa ,vjen kamarieri me thote qe nuk lejohet duhani.....dal , iki ,ky muhabet perdite , se pata ndonjehere fatin qe mendimet te me shkojne deri tek tullumbacet smiley Une e quaj mendim i nderprere.

Ne mendime lineare s'ka ligj per duhanin.smiley

bravo me kape ne gabim , jo mua e dashur por narratorin , pastaj gazetat edhe lokalet egzistojn para ligjit te duhanit ," tani qeshem te gjithe"

 smiley S'e kisha per qellim.As nuk zura emra.smiley Por te sygjeroj ta rimendosh komentin tim, pasi mendimi eshte me te vertete pike, dhe jo linear. Eshte konseguent , por jo linear. Thuaj narratorit ta kam llafin.smiley

p.s. monotonia e rutines, quhet ajo.

hahahaha! Rrofsh se kisha gjithe diten pa qesh! smiley

eh lesh,

tullumace thote ky

une ca sdo jepja per i kafe mjesi, lineare ose me dredheza smiley

kafja ime e mjesit eshte nje nescaffe me qumesht e patundur mire, ne 7.15 ne shpi qe e pi ne kembe si qen. Kafja ngelet kokrra kokrra te pashkrira mire qe ta hidhtojne gojen, lene mo..

E po duhet perpara qe qumeshtin duhet ta tundesh ne Dybek masnej te hudhesh ne gote dhe ta perziesh me nescafe.

sekreti eshte ta ngrohesh pak qumeshtinsmiley

 

ose metoda e bradit me lart

rrofshi rrofshi qe me ndriçuat smiley

Pa merak ,ste lejme ne ty me pi kafe me kokrra ne fund.

duket se smerr vesh o daku.

kokrrat s'njelen n'fund

dalin ciper n'syperfaqe smiley

ika i here , se pasanaj neser as kohe me pi kokrrat e hidhta sdo kem po nejta dhe mo ktu

Ahhhh ... qenkan kokrra tullumbace atehere .

cmimi i bukes do ngrihet, dimri do jet me i ftohte, vera me e nxehte,.. mos shaj kot vet e fillove me mendime lineare smiley

Sa me mungon ky rituali i gjerbjes se kafese ne mengjes, shfletimi i gazetes lokale, batutat me pronaren e lokalit, se ciles prej parkinsonit i dridhen duart vazhdimisht dhe une qe kam tmerrin se ndonje dite do me vije kafja e nxehte direkt ne stomak, "qarjet e halleve" me klientet e tjere frekuentues te rregullt te kafenese...

E sa per gazeten, une e filloj leximin mbrapsht smiley dmth ne fillim lajmet mbi aktivitetet kulturore e me pas kaloj tek politika apo kronika e zeze, mgjth eshte per t'u theksuar qe ketu ku jetoj s'ka tullumbace. Edhe nje qe patem, e çuam deputete ne Rome smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).