Të jesh nacionalist sot është në modë. Dhe si sqimatar që jam në ndjekjen e prirjeve të reja, kam ca kohë që ndihem i tillë në shpirt. Lexova se nacionalizmi është një formë patriotizmi që identifikohet si një grup individësh me një komb. “Qenka gjë e bukur”, i thashë vetes.

Këto ditë, kam dëgjuar se soji ynë, pra i atyre që ndjehen nacionalistë nga brenda, duhet të vendosin një flamur në ballkonin e shtëpisë, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, a ku di unë?! Dhe ashtu bëra sot në mëngjes. Gjeta një flamur në sirtarët e rraqeve që i mbaj për kushedi ç’arsye, e shpluhurosa që pas ndeshjes së fundit që kisha ndjekur kombëtaren e futbollit në stadium (më duket ajo me Greqinë para 8 vjetësh) dhe e vara në telat ku nëna ime nden çdo ditë rrobat. Isha i pari që e bëja këtë në lagjen time. Menjëherë pas meje e vari Baçi, komshiu tre kate më poshtë. Sigurisht, ai veç më kopjon. E kam aq inat saqë një ditë, qesen e plehrave ia zbraza në pragun e derës, tamam sikur ta kishin shqyer qentë e natës. Nuk i mbaja do të qeshurat kur dëgjoja klithjet e mallkimet e gruas së tij, Sanijes, për ato kafshë të gjora. Pas Baçit më kopjoi Afrimi, ky refugjati i dreqit, që erdhi nga Greqia, bleu makinë, hapi një dyqan ushqimore dhe një lloto, dhe tani na shet mend nëpër lagje sikur çoç ka bërë. Qëparë i shpova gomat e Rexhinës, e Bencit domethënë. Por, pas tyre filluan të nxjerrin nga një flamur edhe palaçot e tjerë të lagjes. Pallatet u skuqën nga ngjyra e kuqe. Kostandini, shkurt plaku Kostaq, na vari një flamur tre metra të gjatë dhe hiqej si më nacionalisti nga të gjithë ne. Era e fortë e para ca ditëve ia rrëmbeu flamurin me gjithë drunjtë ku e kishte ngulur dhe ia hodhi në ballkonin e Rizait, duke i thyer dyer e dritare. Ç’gallatë, sikur ta shihnit! U dënda në të qeshura. S’kisha qeshur aq fort që nga koha kur i vodhën makinën Vironit dhe ky kujtonte se e kishte harruar diku. Ah, e kam thënë unë: nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë! Sot natën do t’i vjedh flamurin atij matufit të katit të shtatë. 

Renato Kalemi

89 Komente

Une nuk e kuptoj, cvlera ka ky shkrim, pervec deshires per tu tallur me flamurin tone dhe perpjekjes mjerane, per te na bindur qe s'kemi asnje arsye per te dashur Shqiperine. Ajo qe duhet te bejme-sipas ketij shkrimi, eshte vetem te mallkojme atdheun dhe vetveten, duke u shfaqur keshtu snobiste dhe te neveritshem.

u shkrime e qeshuri me shakate e kripura te duces-tha

meqe jemi ne temen e nacionalizmit desha te theksoja dicka qe te ben te qash e te qeshesh ne te njejten kohe: duke kerkuar ne youtube disa kenge popullore  nga jugu  ndeshem ne disa kenge me dopio titull: shqip e greqisht ,epo mire klikoj e kur fillon kenga shfaqet teksti me fjale shqip por me shkronja greke...o zot c'eshte kjo?...por me te bukura jane komentet  qe lene shikuesit...fyerje e sharje ndermjet grekeve e shqiptareve...nuk do ishte mire te evitoheshin keto gjera apo ai qe e publikon e ben kastile qe te kete sa me teper klikime e komente ?

Me pelqeu, Renato, ke kapur esencen e "patriotit" te sotem, qe kujtohet vetem per festat, ose kur eshte moda. I goditur elementi i qeses se plehrave. 

Edhe une kete mendova " patriote qe kujtohen vetem per festat " nuk blejne makina te kuqe dhe jane patriote te perhershem smiley

Aha, po te qe per ate pune, une jam me partine e te gjelberve. smiley

@Dora, nuk besoj te jene te gjithe komshinjte e Renatos, ai, per mendimin tim, ka bere portretizimin e nje sere personazhesh qe shihen verdalle dhe per te qene "In" ngrene nga nje flamur ne ballkon, e nderkohe presin me me gezim e shijojne me teper Vitin e Ri. Por kujdes ne kuptimin e flamurit si simbol i vertete dhe i ndjere i kombit, edhe objektit, copes qe e tund ne ballkon kushdo. 

Shiko mi Ana,s'ka lidhje si argument. Fenomeni i kopjimit te gjesteve te njerzit i mendojne si " te mira " eshte gjithandej. Edhe ne Suedi po e vuri njeri flamurin te nesermen do e vejne te gjithe. Eshte pak muhabet i gjate per ta shpjeguar gjate e gjere. Po provoje vet ne Itali me nje flamur italian.

Mos mendo se njerzit jane te gjithe koshient per gjestet ne mase. Domethene, s'eshte se mblidhen nje mbremje gjithe familja dhe pas nje diskutimi te gjate dhe te frytshem vendosin qe eshte e duhur te vejne flamurin. Zakonisht funksionon keshtu: e ve njeri dhe tjetri thote" ue e di qe s'e ka keq ky, se kam nje flamur aty po e vej dhe une"

Ajo qe me bene mua pershtypje eshte se Renato, si rrob me i kultivum ( te pakten ne syrin tim) ne vend qe pasi ta vej flamurin vet te shkoi VEt tek komshiu dhe ti thote" Shiko s'eshte gje e keqe me vu flamurin, meqe keshtu e ashtu.Une e vura, pse nuk e ve dhe tismiley Nese e ka realisht dhe do te kontribuoj. Por ai inatoset " se e kopjuan". Renato bene nje artikull ku i shan te gjithe me rradhe, ku i ca gomat njerit dhe do i vjedh nje tjetri. Ky eshte gabimi. Nese nje njeri me dije ka nje mendesi te tille, as nuk dua t'ja dij fare per te tjeret.

Shqiptaret jane inatcin te medhenj kur " i vjedh mendimet" Ah pah pah.smiley

Po Renato i verteti s'eshte personazhi yne, moj Dore. Une do ta quaja nje fejton te mire. Ai po ve ne loje, shiko cunat me poshte arturin dhe Al banon, qe e kane kuptuar ironine e autorit me tipikun e personit qe hiqet si nacionalist, e nga ana tjeter mund te vjedhe perdite ne zyrat e shtetit, psh. smiley 

Ok se kam kuptuar.

Eshte e bukur vertet se ironia dallohet qe ne rreshtin e pare, kur thote "si sqimatar qe jam... etj" dmth, per personazhin ne fjale nuk ka ndryshim nese ndjek lokalin me te njof ne vend, apo vesh nje bluze Armani a ku di dhe te qenit nacionalist. Pastaj, shiko dhe perdorimin e fjales nacionalist ne vend te patriot, me duket zgjedhje e holle e fjales, sepse e para eshte ajo qe degjohet me teper.

Pastaj, fjalia e fundit fare, "nuk behet shqiperia" eshte yll ne gojen e nje dallkauku si ky. 

Ke te drejte . E nenvleresova shume stilin dhe e mora per te mireqene.

"nuk behet shqiperia me shqiptare" 

Sa prej atyre qe varin flamur ne ballkon, mund ta kene thene kete te pakten njehere?...Pothuaj te gjithe

Sigurisht, e kemi thene te gjithe, po ne kete rast nuk po trajtojme "ne te gjithe", nuk po trajtojme nje njeri te ndershem qe e ben me zemer ngritjen e flamurit, qe punon per te miren e komunitetit dhe i dhemb vertet kur tjetri as plehrat e veta s'i shpie tek koshi, por personazhi ne kete rast eshte cuni modern i lagjes qe ka degju qe eshte "cool" me qene nacionalist, dhe detajet qe jep autori me pas, e plotesojne figuren e tij, si njeri qe s'respekton asnje nga rregullat e komunitetit, pale me te jete patriot. Sic e shoh une, te pakten. 

mire e shef si per 12 te nates qe eshtesmiley

dmth qenka boring shpjegimi im? Te pakten, me vjen mire qe po te ve ne gjume. smiley

Shume boring dhe pa lidhje do thoja i gjithe justifikimi i ketij shkrimi dy-leksh nga ana jote.

Pse te gjithe fenomenen shqetesuese te shoqerise duhet t'i lidhim detyrimisht me varjen e flamurit apo perdorimin e tij? Kush po ju thote juve "mosvaresve" se po te varim flamurin do na zgjidhen problemet me magji? Apo po thote kush qe nese var nje flamur ne dritare behesh automatikisht burre i mire?

Eshte dashakeqesi dhe mani per protagonizem, e gjithe kjo tendence per te sulmu perdorimin e simboleve kombetare. Sidomos ne nje rast si 100-vjetori.

 

 

Guce, ti po ngaterron regjistrat mer lale, ketu kemi te bejme me nje tekst letrar, ku qesendisen pseudopatriotet, s'ka te beje me venien apo mosvenien e flamurit qe do na zgjidhe hallet. E mos me thuaj qe s'ka te tille se cokat do t'i hash vete pastaj. smiley

Gallatesmiley Kot per muhabet Renato, ke ndonjerin qejf andej nga lagjia apo te gjithe i urren? S'e mora vesh c'lidhje ka nacionalizmi me mllefin qe ke me komshinjte. Hajde merre vesh...

qenke trashur ti. shkrimi ironizon nacionalizmin kozmetik. nacionalizmi duhet  365 dite duke paguar taksat, duke respektuar bashkejtesen, duke respektuar rregullat etj. etj- se nje here ne vit edhe hajduti pulave, edhe trafikanti femrave, edhe trafikanti votave kapardiset me flamur.

une s'fola fare mbi hipokrizine, sepse per te s'kam cfare te them.por ti harron nje gje akoma me te rendesishme: nese nje njeri me mend,si autori i shkrimit ka nje raport te tille me komunitetin. pse mendon qe komuniteti glle duhet te kete nje raport korrekt me shtetin?

je akoma n autobus ti. lexoje dhe njiher. dhe nga qe njeri  eka pronesuar flamurin kombetar, ka pronesuar 100 vjetorin e pavarsise, une personalisht nuk do te vendos flamur ne ballkon. 

ok se kam kuptuar. se besoj se gjesti yt do kete ndonje ane pozitive pervec kenaqesise personale.

e mo mire, na ndodh te gjithve nganjehere.

 Isha i pari që e bëja këtë në lagjen time. Menjëherë pas meje e vari Baçi, komshiu tre kate më poshtë. Sigurisht, ai veç më kopjon. E kam aq inat saqë një ditë,

 

Kjo me kujton pak komshin me ipod mini ke Borati.

Megjithate e bukur satira

Të jesh nacionalist sot është në modë smiley

 

Me kete fjali you turned me off ! Me supozime te tilla nuk shkohet as deri ke rradha mishit . Ideologji e vjeter , nje per te gjithe te gjithe per nje .pfffff

 

Te jesh nacionaliste do te thote te punosh vullnetarisht sa here te jepet mundesia per interessat e popullit tend - pa pritur shperblime mbrapa.

Dhe une njoh shume .......shume........emigrante qe jane nacionaliste me zemer dhe  jo nacionaliste fashion model - armani gjon shkodrani !!!

nuk po e kuptoj, ky po don te thote qe vendosja e flamurit me rastin e 100-vjetorit te Pavarsise  ne dritare a ballkon, sipas rastit,  nuk  eshte  patritotizem, eshte hipokrizi?!

Baçi, komshiu tre kate më poshtë ... E kam aq inat

Jo aq sa c'paske inat Sanijen. 

Pirdh o Renato pirdh, se pordhet e tua tek peshku kane vleren e sallamit ne kohen e Enverit.

 

kalemi po perpiqet te gjeje maskarenjte qe i mungojne lubonjessmiley

deri kur ju shoke nacionaliste

do te jeni streha e fundit e maskarenjve?

 

nga departamenti i implementimit te te integrim-asociimit

per te ngacmu pak:

ku nuk je dakort me ate shkrimin e Lubonjes te vene ktu para 2 viteve a me shume. Thote ne menyre te permbledhur Lubonja:

patriot i mire eshte ai qe demaskon rastet e korrupsionit; ai qe hedh plehrat ne kazan e jo nga ballkoni; ai politikani qe nuk merr ryshfet per me leju pyllin te rrafshohet etj. Dmth, ne prizmin e asaj qe nqse do vendin tend, tregoje me vepra, jo diten e festes perndryshe nuk je patriot.

p.s. flamurin kanadez ku nuk e shef...e pra nacionalizmi ketu eshte thujse qesharak nqse konsideron se thujse 1/2 e popullsise jane emigrante me origjine nga azia, europa etj. e per me teper kur nji pjese e mire e quebec kerkon cdo vit ndarje nga kanadaja.
 

jo me spo e marr per ngacmim hic po te me thone se qeka budallallik te vej flamurin ne ballkon diten e pavarsise

e bej cdo vit

bile me jep sadisfaksion dhe e lej dhe nje jave mbrapa ,

apo sme pyesin keta te lagjes i kujt eshte ai flamuri ??

Flamur shqiptar i them , krenarisht !!

ca ka ktu per qesharake , kujt ju be vone ca mendojne te tjeret

Mos me thuj qe ke tatuazh me flamur shqiptar edhe ne ndonje pjese te trupit! smiley

WTF man?

Tatune bredho mos keqkuptona smiley

Nuk e kuptoj se pse barazohet me nacjonalizem nje simbol identiteti?

Ketu ne Suedi ne cdo oborr shtepie valevitet flamuri suedez, megjithese nuk kane nje dite feste te madhe kombetare sic kemi ne psh, se nuk kane qene te pushtuar ndonjehere. Kane nje lloj feste qe askush nuk e di pse e festojne(ka lidhje me mbretin). Megjithate flamurin suedez nuk e ndajne nga oborri, e valevisin ne shtylla te posacme, jo thjesht ne dritare: Pra flamuri i kushtojne nje rendesi te vecante

Komshia ketu ngjitur eshte martuar me Thailandeze dhe mban dy flamure

edhe ne Zvicer e gjetke eshte kjo tradite....

nejse, mesa kuptova une ky po thote qe nacionalizmin duhet ta tregojme  me vepra etj, jo thjesht me nje te ngritme  flamuri me rast feste..  dakord, ka ca te drejte.   por prape, sikur nuk shkon  metaforasmiley    dmth flamuri qe e ngreme ne....... festen e flamurit..smiley   po patjeter,  po nuk e ngritem per festen e flamurit, kur do ta ngreme?!    edhe bredhin e Vitit te Ri  e vendosim ne shtepi, pikerisht, per Vit te Ri..

Drejt Vlorës do të udhëtojnë bashkë me Edi Ramën 100 shqiptarët që kanë vizionin më të pëlqyer për atë sesi duhet të jetë Shqipëria

kush e percakton ket? ka nji definicion a sondazh publik per shqiptaret me vizionin me te pelqyer?

Ty thjesht te vjen inat qe s'je nder ato 100

“Çdo përdorues i Facebook mund të ndajë ëndrrën e tij për Shqipërinë me miqtë. Nëse ato marrin më shumë “like”, atëherë autorët zgjidhen për të qenë në 100-vjetorin e Pavarësisë në Vlorë, me Edi Ramën, për të ngritur simbolikisht flamurin”, shton Fuga. 

Like.

dmth Lul Basha #1. Lind pytja se kush do jene 99 te tjeret?

Une tani qe lexova shkrimin e Renatos u iluminova dhe do e heq flamurin nga dritarja. Ne fakt qekur pash se kush e ka sjell pata nje iluminim te shfrenuar. Tani po i them vetes o Guçe, o ordiner, ç'e do flamurin der me der. Kurse ti Nohi i ke dy çoka te sigurume qe me majmunosesh me keto qendrime mediokre.

Keta kosmopolitet e sotem kerkojne te "luftojne" patriotizmin ne menyren me te padrejte te mundshme. Po ka thone Albin Kurti nje shprehje shume te goditur vjet per 28 Nentor ne Tirane.

Flamuret, kenget patriotike dhe e gjithe pjesa folklorike e patriotizmit jane kushte te domosdoshme, por kurresesi te mjaftueshme per ceshtjen kombetare.

Ne nje debat televiziv me Kajsiun qe pat bere nje artikull te ngjashem per tu duk "modern" i pata thene qe per ate dite kishte bere xhestin me patriotik te 5-6 debatuesve, pasi kish postu ne facebook nje thirrje kunder hedhjes se plehrave vend e pa vend.

Me qe jemi te problemi i plehrave, a mendon kush se nje nisme si ajo e Greenline Albania per te pastru Shqiperine do ndermerrej nga njerez qe nuk e duan vendin e vet, apo nga keta qe u ka rene halli te lindin ne Shqiperi e te jene shqiptare.

Kompleki me i madh i kosmopolite eshte se keta jane ne pergjithesi njerzit me egoiste e individualiste. Me pak "fat" per absurdin e situates disa votojne edhe majtas ne Shqiperi. Ndaj keta ndihen shume te bezdisur nga ata qe jane gati te sakrifikojne diçka nga vetja per te miren e komunitetit, e mire e cila detyrimisht permireson ambientin ku ata jetojne. Dashuria per vendin tend eshte pa diskutim ndjenja me e forte qe te shtyn ne kete drejtim.

E majta niset ta perfytyroje individin pertej perkatesive te saj/tij komunitare, duke qene se dinjiteti individual eshte kusht i domosdoshem per dinjitetin kolektiv. Ne kete pike mund te jete e majta me kozmopolite se e djathta, dhe ne te njejten kohe me racionale dhe moralisht me konseguente.

Mos me boj leksione politike Tepro, se po flas per Shqiperine dhe kosmopolitet e Shqiperise. Ajo qe kerkoja te thoja me lart eshte qe kosmopolitet ketu jane frut i egoizmit dhe jo i ndonje bindje reale ne vlera globale. Keta e kane hyp veten ne nje piedestal dhe e perbuzin patriotizmin sepse kane frike se mos kuptojne qe piedestali eshte rere pa cimento.

Une pikerisht ketu e kom inotin me Nohine, se ajo nuk ka lidhje ne asnje qelize me keta lloj robsh.

Aspak leksion, po sqaroja pozicionin tim si e majte shqiptare dhe po mbroja te majten e cdo vendi nga akuzat per anti-patriotizem.

Me kishte derguar im ate nje artikull veteranesh - i ke parasysh, ato krijesa qe perqeshen e perbuzen sot djathtas, po ndonjehere edhe majtas - mbi nje prej stergjysherve te mi, te cilit nuk ia dija perfshirjen ne cetat shoqeruese te I. Qemalit apo ne mbrojtjen e zones se vet gjate luftes italo-greke. Patriotizmi shqiptar sot eshte i dobet, aq sa te arrije te tallet Kalemi, sepse qasjen ndaj tradites dhe historise na e ka goditur (duke e instrumentalizuar) shume rende politika. E mendoj shume sinqerisht qe patriotizmi eshte tradite familjare, por qe ka nevoje per sulme te jashtme per t'u rinovuar - si per shembull spastrimi etnik ne Kosove. Ne kushtet kur ka me pak konfrontim fizik dhe rrezik per territorin - ose me sakte kur krejt sovraniteti i vendit kercenohet ne menyra te terthorta, pa harruar problemet me veriun, patriotizmi nuk ka si te mos marre ato ngjyra anti-imperialiste qe ka patriotizmi i te dashures Vetevendosje.

Hi-trop smiley bajraktar e bajrak. shume e "shtrember" eshte e drejta qe te gjithe te kene te drejten e flamurit. se ja shkon e drejta edhe tall bishtin edhe kalemi. nuk di ku ta gjej justifikimin mes inatit te tij me personat mesiper e meposhte permendur dhe c'flamurosjes.

dikur per flamur te vrisnin. po jo per ate copen e leckes me boje, por per ate simbolin e prones qe varej te porta e ndante kufinin me te huejt.

Hi Petlla! Te kam kuajtuar dje kur po lexoja per te drejten e prones, se si kjo e fundit eshte e vetmja e drejte ekonomike qe e djathta nuk ka gajle te pranoje si te drejte te njeriut, gjithsesi duke e futur kontrabande brenda te drejtave politike dhe civile. Ne fillimet e historise se saj, flamurin per kete te drejte e mbante opozita liberale qe i kundervihej monopolit te nje pakice, kurse sot, fale deformimeve per te cilat shquhet historia e ideologjive, kjo e drejte perdoret per te justifikuar monopolet e pakices. Etj. Perqafime edhe per ty se jemi bere per mall.

Sa per flamurin, nuk kam, pres te ma sjelle im ate nga Tirana dhe te integrohem edhe une per disa dite me emigrantet e tjere te lagjes, duke i dhene nje arsye me shume amerikaneve denbabaden te ngrejne edhe ata nivelin flamurtar te patriotizmit te tyre (duhet ta kesh vene re si rilulezojne flamujt amerikane ne lagje multikulturore).

double headed turkey- kane per te thene, ose latte halloween lovers - si na thane ne ne NC dikur. ke flamur sa te shkepesh e qepesh bashke me Sandyn smiley aty ne The Bronx.

pershendetje.

Haha nuk e kisha menduar, nepermjet gjelit mund ta infiltrojme me mire nenndergjegjen amerikane, e di ti, keshtu punojne te majtet, subliminalisht. The Bronx eshte nganjehere me larg se Tirana City.

per thxgivin trop - te il galeto - shqiptaret sherbyen nga kuzhina e tyre tradicionale flamur te pjekur me ereza smiley sa per broxin, ishte nja ca rruge vertet, beheshim mbare vetem kur e dinim se arsyeja ishte raki shqiperie me minimum dy plastiqe koka kola dy lit.

por, ke rastin te hash aty ngjitur edhe gatimin tradicional shqiptar: speca te mbushur smiley

Te rre menia ty Tepro se je e majte shqiptare! Ti je idealiste budallaqe si puna ime. Ulemi 4! (me 0 per Juven)

Kurse ty Nohi, mund te te siguroj qe satiren e kuptoj shume mire. Po kete nuk desha ta karakterizoj si te tille qe te mos ndrydh autorin ne te ardhmen. Pra me qe s'na beri per te qesh thashe me mire per te s'po ja qujme satire. smiley

Dhe te dyjave tani. Kini parasysh qe jeni te dyja me njolla te ronda ne biografi. Njona vllain e tjetra burrin, tifoze me ate Dinamon e Italise, prandaj mos u grricni me mu se ju perjashtova nga fan clubi i Matri-t. hahahahahahaha

Ne fakt qekur pash se kush e ka sjell pata nje iluminim te shfrenuar. Tani po i them vetes o Guçe, o ordiner, ç'e do flamurin der me der.

Lizander, vetes thuaj cfare te duash ti.  

Me mua brenda mundesive gjej menyren dhe frenohu.

Flm paraprakisht.

Nuk e kuptova qellimin e ironise se autorit. Nuk e kuptoj qellimin e ironizimit te gjithckaje kohet e fundit. Duke dashur te qesendise nje `fenomen`(qe eshte shume normal per mendimin tim, dhe shume i mirepritur), autori ka rene vete pre e modes se `hajt te bej edhe une si interesant`. 

Verini njerez flamujt neper dritare e ballkone! Mos u beni me komplekse kot! Le te thone c`te duan Renatot me shoke.

Fier

 

Prishtine:

Michigan

 

New York:

Brravo NY, Brravo! Gjynof qe kane gjet vetem masa femijesh ama...

I ka shrink uji i Sandy-t

Ene qaheshin NYkezt per uje te xehte! 

Vetem kete detal te kishte kapur Renatua pa ju fut shume krahasimit me Plehrat ku me vertet e ka shpure Flamurin sali Percaresi i Shqiptareve .

Te kishe kap kete detalin e SIGAL te postuar nga Nacionalistja e thekur  Gjemb . Dhe qe ketu duhet bere Qarte ndarrja nga Urra patriotet me dashurine e Vertet per Atdheun qe sot eshte i SHITUR dhe nuk ekziston me beja "Per Flamur "  Dhe vetevetiu behet Pejetja e mejtuar me ane te mejtimit te mendjes : Kur paska nderruar Flamuri shqiptar smiley

Dhe me kete ben Humor tere diten si Fishta

A nin zotni qe rrin mi shkam ( Sigal )  / Une mbas sodjet shqiptar ma nuk jam  smiley

Humor i paqte dhe i kendshem . Jo vetem qe nuk cenon Patriotizmin si te tille por e shperfytyron grupin e shportes se karavidheve qe s'kane asnje gje Shqiptare pervec Tallavase qe kane krijuar me rastin e festimit te I QIN Vjetnuerit te se Pamvartues duke i Ripercare Shqiptaret ne te vetmen FESTE Kombetare qe as nuk mendohet te kete Percarje tek te gjithe shqipot kudo qe ndodhen !!!

Rreth flamurtit te perbashkuar ..... Ja sa te ngrejme pak edhe Flamurin gjys shtize mbi bustin e NM , ymer paste qe shkriu gjithe Jeten per kete PamVartuNi!

Ftoj te nderuarin  HU si i zhanrit tone ,  qe me patjeter duhet te ndihet per te dhene nje   TABI ( zgjidhje - koment) per Sherretin ( endren  - perralle ) e sidomos per Urra - Patriotet !

flamurin nuk e ke prej sali babes percares i shqiptareve. 
Te pakten ky flamur mund te jete emerusi i perbashket me domethenes qe mund te kemi. Do ta heqim dhe kte? ca ka ngel tjeter?

O Gjemo, te lutem shpjegoji ktyne qe i ka njel filmi ne monizem qe ne Shqiperi jane shpik reklamat. Qe ato vihen edhe siper pallateve, gje qe nuk i ben pallatet te varura nga emri i kompanise ne reklame. Dhe si rezultat nuk i var kompania ne reklama flamujt por banoret e pallatit.

Ka ca dite ky peshku kur te gjithe budallenjte e bojne me llafe me duket!

T'i shpjegoj une Zeusit? Ti s'qenke ne terezi! Une s'matem dot me vlerat Guce. Nuk thua shyqyr qe s'beri lidhjen e Sigal me Pigal (Pigalle)? smiley

Lizander une nuk erdha tek ajo tema jote me te vetmen arsye te te mos nxjerr DEBIL e Karierist . Si Topi , Berisha Ha e Dhjet nga dhjete ne DITE . Ate e beri Pucist e Lamsh Rrugesh kur ishte ne krye te Shtetit , i ngriti Komision , i Pergjoi Bisedat Telefonike dhe i Tringelliu PRANGAT , e nuk u ndie se "ashtu eshte nje Problem" ose sipas teje "nuk dote me kriju Probleme " ????? Dhe Shtetin e Shoqerine le ta vertise si zinxhir Tespiesh nje i Mare se Topi nuk do me bo Topa smiley 

Qe eshte cun i mire dhe pi Raki ke klubi qe kam pas pi une ,per kete nuk kam dyshim .Po per keto PUNE dhe ata qe perqafonte i vinin se ishte shoku Berishes . Kujdes tjeter here kur vjen me emer REAL ! Mos i trego bbabit arat as per Reklama !!! Prurja eshte e Renatos dhe me qe e mba veten per "problemor mer jahu " na nxirr ndonje problem ne fushen e Humorit ...dhe shyqyr qe  nuk je Rrenjasi !

Ndersa per keta qe here del Gjembi poshte br3dharakut e here ber ter tredharaku posht Gjembit ...i kom ne ven te mezeve per Urraa -Patriote .

Ndonje koment per Flamurin kishit ne Pallatin e Fierit smiley

Si te duash, une tani po ha buke e djathe.

Ti ne fakt duhet te me kishe falenderuar te pakten per foton e fundit se t'a bera mbremjen me te bukur e te dhashe ca material... smiley

 Nuk thua shyqyr qe s'beri lidhjen e Sigal me Pigal (Pigalle)? smiley +1

Nje keshtu ka lezet .Ta jep tjetri pergjigjen sipas eksperiences tak - fak smiley Gjuhe vete tek dhemb dhembi !

U nxitova qe pyta Gjembo dhe te hoqa Pavaresine e te mejtuarit te ketij mejtimi shume te Vjere !

vl, tani e pashe i kujt ishte komenti qe i isha pergjigj.

+1

Renatoja, shkruan bukur  por ketu tek ku shkrim sikur e kish dhjere. Jo aq shume per çeshtjen e flamurit, qe eshte sebepi i tregimit, se sa per sjelljet komplet antishoqerore/antisociale ndaj komshinjve. Te jesh patriot, nuk do te thote se duhet ta tregosh kete me flamurin ne dritare a bellkon, por te jesh i sjellshem e i kulturuar me ata qe te rrethojne, komshinjte, te mos hedhesh plehrat tek tjetri, te mos i çposh gomat e makines se tjetres, etjera veprime qe jane te denueshme.  Parafytyroni qe kete tregim ta lexojne te rinjte, femijet, se çfar ndikimi negativ jep. 

po ti lere , cja kujton.... shejtani fle, ti vete e zgjuan... prite kur te thote Renatoja tani: "do te doja qe ky shkrim te perfshihet ne tekstet shkollore per femije........

Renato si gjirokastrit qe eshte di te shkruaje bukur prandaj dhe ketij komenti ironik sikur i shtohen vlerat pasi sic shume bukur e perkufizon "arturi" pasqyron me se miri realitetin shoqeror si dhe kete shperthim te perkohshem te "nacionalizmit kozmetik"..

Fatkeqesisht, sot abuzohet tej mase me nacionalizmin komzetik i cili tek ne cdo here merr nuanca te forta folklorike. Kjo per masen e pergjithshme te shoqerise eshte ok, per ta mbush plancin nje dite me mish qingji, por gjithsesi mbetet nje forme teresisht ballkanike, nje pasqyrim papjekurie i shoqerise apo dhe kombetare.

 

sidoqofte se si shkruan karagjozi  Kalemi Renato, myslimano katolik, nga emri te pakten,smiley se shumica e shqiptareve si fetar te thekur, kane emra te cuditshem, psh Frederik Mullai, Artur Asllani, Henri Cili, e so on, ..smiley kjo tregon se sa "e forte eshte feja" tek shqiptaret perpara  ironise se Kalemit `nacionalizmit te thekur` atdhetarizmit apo patriotizmit. ka me ironi se kjo puna e emrit tek shqiptaret ?

 ngritja e flamurit shqiptar ne cdo lloj menyre eshte nje gje pozitive. nuk them eshte e mjaftueshme, se duhet shume "aksesore" te tjere per te rritur ndjenjen e atdhetarizmit te plote qe eshte me kryesorja , por kjo eshte detyre e shtetit shqiptar, e burrave te shqiperise qe ne fakt nuk po duken si hiqen. te pakten nga populli po u behet nje presion i madh qe ne fakt po i cburreron pikerisht per kete arsye se nu po tregohen burra, kemi rastin psh per ate marveshjen detare,  per Janullatosin,  per luften kunder serbeve, ect . shqiptaret nuk flene sidoqofte. e keqja eshte se kujtohen kur e shikojne e ndjejene rrezikun e percarjes. shqiptaret kane patur gjithmone patrot ortodoks, katolik, mysliman, ne periudha te ndryshme ku lajtmotivi kryesor nuk ka qene feja po kombi, kjo cfare tregon ? 

Kete epitetin personal "karagjoz" qe shtove mbas vete-redaktimit te komentit, duhet ta kishe kursyer per nje person qe shkruan me emer dhe mbiemer, thote cka mendon, si e shikon ai Shqiperine, nga dera e shtepise se tij dhe jo nga mijra klm larg. Natyrisht qe eshte dhe e drejta jote ta thuash si e shikon ti Shqiperine, por kjo ste ben burre me te mire, patriot me te madh, se Renato. Miqesisht...

Ai qe shkruan me emer dhe mbiemer pra, eshte njeri publik duhet te jete me i kujdeseshm se  ai qe, nuk eshte  njeri publik qe shkruan per publikun servir mendime!  Renato ka gjykuar dhe pergjithsuar ca cuna lagjesh, ca kalamaj 18 vjecar dhe ben ironi me thekjen e nacionalizmit duke u nisur nga "pjata" qe ka perpara, nuk ka nje vizion te drejte per nacionalizmin per simbolet kombetare, mu duk naiv shkrimi prandaj vura epitetin karagjoz!

Po qe se ti nuk ndihesh mire per kete mbase e ke kushuri,smiley une terhiqem, te kerkoj fjale.

 Por un nuk jam  njeri publik. Une jam publiku, ai qe ushqehet me nje mall te caktuar ne treg, rush e kumbulla patate domate, shkrime tregime, tekse,ect  ect  dhe  kur nuk me pelqen, teksi (malli) qe pertyp, kam te drejte te shaj, nuk me ndalon njeri, te them fjala vjen se  ai produkt qe del ne publik per publiku,  eshte plehre, shume i keq i demshem!  ose i mire! ose karagjoz smiley kshu mendoj une mbase e kam gabim por ja qe kshu eshte ne det te hapur!.. e nuk pretendoj te matem me asnje, matem me veten time, me mjafton kjo i dashur! respekte atje ku ndodhesh! 

 

Me nje llaf sipas Renatos (dhe ca peshqve...edhe ti AnaHuqe smiley) te drejten per ta varur flamurin ne ballkon e kane vetem disa shqiptare, jo te gjithe? Hajt pra te ngreme nje komision se kujt i lejohet te vare flamurin dhe kujt jo. Le ta quajme Komisioni i Biografive Flamurtare, KQF, dhe te percaktojme nese kane dhene prova bindese patriotike apo jo keta qe pa na pyetur fare varkan flamurin. Tani na ngelet vetem te percaktojme kriteret e komisionereve...

Jo AnaHuqe, e ke shume gabim. Nuk duhet te kesh dhene prova patriotizmi qe te kesh te drejte (morale, se ligjore afermendsh qe e ke) te ngresh flamurin, kete te drejte e kane te gjithe, te mire dhe te keqinj, perfshi maskarenjte, te korruptuarit, lapangjozet, e, per ti bere lidhjen me ate temen e leshit qe hapi ai tjetri, kete te drejte e kane edhe ata qe jane me mendje apo origjine joshqiptare, padyshim ketu dhe ca patriote te mire shqiptare qe mund te jene me origjine greke/vorioepiriote (po, ka te tille) apo vllehe apo ku di une.

Sa i perket atyre qe sipas jush futen tek "te keqinjte" (te korruptuarit, komshinte qe i gricin nervat Renatos me plehrat dhe makinat etj), atyre kerkoi llogari kur bejne ato akte negative, jo kur ngrene flamurin.

Perfshi ketu dhe qeverise kurve te Berishes, normal ke plotesisht te drejte ti kerkosh llogari qe ndersa shkon jep leksione ne Evrope per demokraci, shtetasit e vet zhuriten ne flake se nuk kane mundesi tjeter qe te komunikojne me kete qeveri shurdhe. Por as ketyre maskarenjve me targe nuk mund tja kufizosh te drejten per te ngritur flamurin. 

Dhe afermendsh qe nuk thote kush se mjafton ngritja e flamurit neper ballkone, po padyshim qe ky eshte nje gjest per tu pershendetur (nje here ne njeqind vjete te pakten, bejani kabull). Jo vetem per nje vend si yni me kete histori (sa shume gjak dhe sakrifica jane derdhur per ate flamur kuq-e-zi, duhet ta kemi per nder kur ta ngreme dhe ta puthim, jo per turp apo per kompleks) po qofte dhe per shtete si Suedia qe thote Art.

P.S. Peshku ka ca kohe e kishe harruar avazin e keq te qitjes ne krye te faqes te temave gricese thjesht me qellim per tu gricur njerzit, por huqi eshte si Perendia, vonon po s'harron lol

Xhibo, kur s'e kupton dhe ti qesendine e shkrimit, une s'kam c'te them dhe s'kam per te shkruar as edhe nje rresht me teper sqarues. Edhe sa per ngritjen e flamurit, nuk e di a e mban mend nje shkrim timin dikur "Requeim per gjyshin tim", atje mund ta shohesh mendimin tim per ceshtjen ne fjale.

P.s. Shife personazhin ketu si nje lloj dr. Adhamudhi modern, ja kshu!

E dashur, nuk kam pike dyshimi ne lidhje me ty dhe (qendrimin tend per) flamurin, ndaj dhe habia. smiley

E kisha per shkrimin dhe une. Qesendi e gabuar ne kohe te gabuar, por sidomos me drejtim te gabuar (se sic thashe, te gjithe kane te drejte te valvitin flamurin, perfshi Adhamudhet).

Jo se u be qameti per nje shkrim, po dhe ne thjesht po komentojme, se nuk eshte se po e qisim Renaton ne turren e druve.

Xhibo, kur s'e kupton dhe ti qesendine e shkrimit,......

Me te vertete ??? Nuk e kupton Xhibi qe nuk ka te beje FARe po fare fare fare me ngritjen e Flamurit si e drejte dhe me shume , ndoshta DETYRE e cdp shqiptari ?

P.S. Peshku ka ca kohe e kishe harruar avazin ..qitjes ne krye te faqes te temave gricese ...

As pas kesaj ???? Po derstilistet ku do punojne ?? Ku do shquhen ata me probleme Madhore si Patriotizmi dhe Antishqiptarizmi smiley

por huqi eshte si Perendia, vonon po s'harron lol.....

Dhe po nuk e kuptove as pas kesaj ..atehere shprehja qe ke thene me siperm betet per tu rishikuar nga..... XHIBI smiley

smiley. Zyshe, do i mbyllesh me kaq leksionet e leximit te satires?

Nevoja eshte urgjente!

Do vinje o Idriz Tersellema, do vinje e te te rrefenje nje perrallke. Po mbreme me avulloi nje postim per ty, e kjo Monda nganjehere, ama nganjehere, bash te çan menderen (pardon my french, heeee, but I live with frenç pipëll).

Ti qe ke bere kete shkarravine nuk je trap hic.Trapi jam une qe harxhoj kohen per te lexuar traplleqe te tilla!!!

Mire per moden e morem vesh, po pasha e mbret si i behet?

Satira nuk me duket e mpiksur, sadizmi i rrefyesit dhe nacionalizmi per te cilin flitet, nuk ndodhen ne te njejtin plan.

Sa per ndjenjat atdhedashese, qe mendoj se te gjithe bashkekombesit i kane, kush te fshehura e kush jo, keto behen me te qarta e te kuptueshme  kur gjendesh ne rrethana kontrastuese.

Ndersa per komshiun, si personazh i satires, nuk mjafton "kopja e radhes", si argument per nderjen e flamurit (ai mund edhe te jete frymezuar). Ose duhet te na japesh me shume te dhena per kete komshi qe te kompletohet figura, ose mbetet thjesht nje opinion personal me kendveshtrim dashakeq, i paperfillshem per lexuesin. smiley

kontrastuese

anglofilia në kulm.

Po Çili ç'thotë për këtë punë? nejse, varja Çilit... po universitetin ua ka zbukuruar? smiley

 

(administrator, po tregohesh i(e)ulët, kushdo qofsh; nga 10 komente në 5? mirë për dënimin e parë sbëra gëk, po këtë të dytin çne? më mirë e kishe bllokuar fare llogarinë, sesa kështu gjoja.)

c'ke ti, ma njeh Zoti atdhedashurine.

Cilin nuk e njoh, pyete vete po qe se ke mundesi ta kontaktosh, ne te kundert me vjen keq.

Po ja, u shqetësova për ty, se në raste festash duhen zbukurimet, për ta ndjerë më mirë.. në të kundërt, do të ndihesha në faj.  

 

flm qe shqetesohesh per mua, s'je i vetmi.

Ore me qe jemi ke Festa e Fjamurit si muaj i se Pamvartunes per I QIN Vjetnuer .

Perse nga fyejt e Shqiptarizmes nuk piptin asnje melodi me ate Policin qe ngre fjamurin nga rruga ?Ate qe hodhen poshte para kembeve te Gebels Berisha  mbi 50% e shqiptareve ?

Asnje shembull me ate fjamurin kokeposhte faqe Ballkanit , Rajonit Europes e me Gjere ?

Na kem zbulue or tie , dhe nje Zenel me dokument shpalljeje te se Pamvartunes ne konsullaten Austriake te Durresit qe duke ikur Ismail Qemali e harroi ta merte ne Vlore .Ja la atij musteqetenderit te Austrise ta Rrunte per I QIN Vjetnuer .Dhe aty ne ballkonin e konsullates ungrit nje fjamur thote Zejenl Berisha po s'dum me i prish qejfin Marigose smiley

Kristullka paska thene nje llaf per Rahmet  ..se në raste festash duhen zbukurimet,....smiley

Si e ka parcelizuar ai Sharlatan me karavidhet e tij te Kabinetit Ministror e ate lecken qe fshin kembet dhe e quan parlament a PDH-i , edhe festa e Flamurit nuk mund te kete ate seriozitet Maximal qe i takon .Ai pellg Rrugacesh Qeverises me programe smiley dhe nje cope Recke me boje nuk e meriton se mbase e ka inat perse ka ngyren e KUQE# dhe nuk eshte me topi te kuqe dhe topi te blujte .

Btavo Renato !

Shqiperi o shkemb e gur

Vritu pritu per flamur

Ata hiq e tine Vur !!!!!!!!!!!!!!!!

 

Shkrime vari k

me shum nga tre rreshta nuk loxohet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).