Mbi 100 botues nga të gjitha trevat shqiptare do të jenë të pranishëm në Panairin e 15-të të Librit, “Tirana 2012” që do të mbahet në Tiranë nga data 14-18 nëntor. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, në një konferencë të djeshme për shtyp, bëri të ditura detajet e organizimit.

Sipas Ymerit, përveç prezantimit të librave në stendat përkatëse të shtëpive botuese dhe sallat e konferencave do të zhvillohen më shumë se 60 promovime autorësh e librash të rinj. Këtë vit, panairi do të jetë i shtrirë në të tria katet e Pallatit të Kongreseve, duke zënë një sipërfaqe mbi 1800 metër katrorë, por edhe duke u dhënë më shumë hapësirë vizitorëve të tij. Mbi 60 mijë tituj do të ekspozohen në këtë panair, ndër të cilët rreth 1500 janë tituj të rinj. Edhe këtë vit nuk do të mungojnë në Panairin e Librit botuesit nga jashtë kufijve, mbi 30 të tillë, ndër të cilët Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe shtëpi të njohura botuese nga Shkupi. Tituj të rinj botimesh do të prezantohen edhe nga Instituti Italian i Kulturës, do të jetë e pranishme “Deutche Welle”, ndërkohë që Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të bëjë prezantimin e Këndeve Amerikane  në Shqipëri dhe të platformës së mjeteve të komunikimit social të kësaj ambasade.

Ndërkaq, në një pjesë të mirë të axhendës vëmendja do të përqendrohet në datën jubile të këtij viti, 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Do të ketë prezantohen botime historike, qoftë nga autorë shqiptarë, qoftë të huaj, do të ketë shumë të ftuar, autorë të huaj etj. Panairi ka marrë një vëmendje të veçantë edhe nga kultura e huaj, e pranishme këtu, nga përfaqësitë diplomatike etj. Për sa i përket mbështetjes financiare të këtij panairi, Ymeri ka theksuar se  “parashikohet që Ministria e Kulturës duhet të ndihmojë aktivitetet kombëtare, por deri tani asgjë”.

Ashtu si dhe në edicionet tjera, edhe në përfundim të këtij edicioni, do të ndahen çmime si çmimi “Libri më i mirë”, “Përkthimi më i mirë”, “Libri më i mirë për fëmijë”, “Libri më i mirë studimor”, “Stenda më e mirë grafike”, ky i fundit një çmim që do të jepet nga gazetarët.

 

Ilustrimi: Panairi i Librit 2011

13 Komente

suksese panairit

Sidoqofte, titulli "1500 libra te rinj", eshte çike si te tallesh lehtesisht, por s'prish pune. Sepse ne kete 1500 jane dhe librat shumengjyresh me rraketake 1 elefant edhe 1 elefant, sa elefante bejne ? 2 elefante. OK, 15 faqe me nje kapak te trashe, dhe hop ! ja ku na doli libri i ri.

Gjithsesi, ky panair eshte i veçante se me ne fund, ME NE FUND, erdhi dhe libri madhor i 2006-es, "Les Bienveillantes" te Jonathan Littell. Do ta gjeni me "Dashamireset". Te shohme ç'do na duall.

ps : sa per teknikat e shoqates se botuesve, vari qillon, komplet skiç.

Listen, aga..

oh shi shi, edhe me nteresant kete vit panairi. Mezi po e presim.  smiley

 Petrit Ymeri, ky kryetar ndryshe nga të mëparshmit, solli ndryshime. Ai i shndrroi hapsirat e panairit si një mundesi biznesi e fitimi. Rriti në mënyrë spekullative tarifën e pjesëmarrjes euro m2, në vlera që solli habinë e shumicës së 130 shtëpive botuese që ka Tirana. E nuk u mjaftua me kaq. Në postën e çdo shtëpie botuese dërgoi njoftimin se kush nuk prenoton e nuk paguan paguan tarifën e pjesëmarrjes deri në muajin mars, nuk do lejohet të marri pjesë. Por kjo masë ishte vetëm për disa, jo për ato shtepi botuese që kryejnë shërbesa qeveritare. Deri edhe për vendosjen e posterave-reklamë, caktoi tarifa të majme.

 Të gjitha këto, në vitin më të keq të librit, në kohën e librit në krizë, shtepi botuese në zgrip të falimentimit, në kohën kur lexuesi i ka kthyer shpinën librave, sepse janë bërë të papërballueshëm si kosto.

faleminderit petro

Ne gjithe kete panair, sa autore shqiptare ka? Ka ndonje faqe zyrtare te panairit ku te ekspozohet gjithe programi i aktiviteteve te parashikuara? S'e di, por me duket se keta qellimisht i bejne panairet e librit si te ishin panaire bujqesie, se s'ka mundesi ndryshe qe niveli matet akoma me kile dhe jo me cilesine e mallit.

Ashtu i bejne, qe ti ose ndonje tjeter te gezoni kur te gjeni nje qoshke te paster dhe eremire me autore shqiptare brenda panairit. E gjitha per ju behet, por duhet zemer dhe hunde e forte. Jo si ne qytetet e shkelqimta te botes ku te del hunda pa pune, po nganjehere edhe zemra.

Vjet a parvjet  ,ne mos gaboj,fiksi ngriti nje problem vertet te rende,ate te botimit te librave me permbajtje te njejte ,por me tituj te ndryshem.I njejti autor,gjoja autor i disa titujve ,te njejten permbajtje e kishte mballosur ne disa libra me ndryshime te vogla brenda dhe ne titull .

Kushedi sa botime jane te tilla ne keto panaire bumesh titujsh te rinj.

Me vjen keq qe nuk jam ne Tirane kete nendor, vjet isha, dhe me vjen keq dyfish qe shtepite botuese jane te detyruara te paguajne shum para per m2 aty ne panair, siç dhe morrem vesh nga Petro. Ne vend qe qeveria -e dhjere- shqiptare, ti heqi taksat per librin , te uli taksat per m2 aty, te uli taksat per shtepite botuese, etj, ajo vazhdon mosperfilljen ndaj kultures shqiptare. Si duket jane te zene me bizneset dhe punerat e tyre private. 

siç dhe morrem vesh nga Petro.

petro nuk ka morra n'vesh  plako

Shpresoj qe organizimi i Panairit te sivjem te jete me i elaboruar se ai paraprak.Hallall tymi i qebapave dhe muzika gabelçe e trubaxhinjeve te Serbise,mirpo,sidomos banaqet ishin nen çdo nivel.Meqe jemi te kultura,banaqet nuk duhet te jene prej druri,por ,ngjajshem me ato te kasapit-ato duhet te jene  prej çeliku .Kjo eshte e vetmja menyre qe te evitohet thyerja e banaqeve nga lexuesit e pasionuar,e qe ndodhi vitin e kaluar.

Suksese!

Jakove, si ishte ajo puna e banaqeve qe qenkan thyer ne Panairin e Librit, se vjet isha dhe une atje, por s'vura re banaqe te thyer smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).