Një listë e gjatë premtimesh të kryeministrit Berisha për vepra arti e objekte monumentale, të cilat kanë filluar që më ditët e para të vitit 2005, kur rierdhi në pushtet, sot janë para syve të publikut të parealizuara

Premtim-lista e Berishës

Të ftuar në ceremoninë e 100 Vjetorit: Erdogan, Hillari Klinton, Merkel, Berluskoni...

Ministria e re e Jashtme do ndërtohet në godinën e Hotel “Dajtit”...

Ndërtimi i Godinës së re të Bibliotekës Kombëtare...

Pastaj, për Godinën e Bibliotekës Kombëtare do përshtatej Piramida

Do ndërtohej Teatri i Ri Kombëtar

Pastaj, për Teatër Kombëtar do përshtatej Piramida

Do bënte një Parlament të ri

Pastaj, u anulua dhe u vendos të bëhej atje ku është Piramida...

Do prishim të gjithë bunkerët

Do ndërtonte monumentin e Azem Hajdarit te Parku “Rinia”, më pas te Kryeministria

Do ndërtonte Obeliskun e të Përndjekurve në sheshin përpara Piramidës.

Do ndërtonte Muzeun e të Përndjekurve në Burgun e Spaçit.

Për 100vjetorin e lindjes së Nënë Terezës do të ndërtonte Muzeun e Nënë Terezës

Do ndërtonte cirkun e ri të Tiranës

Do ndërtonte stadiumin e ri kombëtar

Do të vendoste Bustin e Pjetër Arbnorit para piramidës

Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës do e shndërronte në Panteon Kulture

Janar 2009, do bënte një ditë përkujtimi për të përndjekurit 

Premtoi dy salla kinemaje, auditorium muzike, një sallë teatri, sallë leximi, bibliotekë nëntokësore, galeri arti, qendër rinie multifunksionale, të gjitha këto nën kupolën e xhamtë të Piramidës. 

Ndërtimin e një parku tjetër si dhe Korridorin e Lumit të Tiranës (E mori dhe Basha)

Premtoi se do çonte në Vlorë më 28 nëntor Shakirën, Rihanën dhe Ledi Gagën

U premtua Monumenti i Pavarësisë, por në pak kohë që ka mbetur mbetet e dyshimtë vendosja e tij në kryeqytet...

U premtua mauzoleu i familjes Mbretërore... 

U premtua ndërtimi i monumentit të Ismail Qemalit, por u nxor nga muzeu vepra e Paskalit

Premtoi të ngrinte monumentet e Zogut, Hasan Prishtinës, por ata janë ende duke u bërë

Premtoi një muzeu të artit ikonografik në Korçë

 

Ben Andoni

Per artikullin e plote klikoni ketu

17 Komente

Hillari erdhi. te tjerat jane thele mbi bisht. mish do ket me bollek. cfare doni me shume.as te enderrosh nuk te lini.

Edhe bunkerët kishin filluar t'i prishnin.

Po (prap të njëjtës vrimë unë), Berisha merret edh eme këto gjëra? 

 

po te mos ishin ne krize vendet e euoropes dhe ShBa gjerat do te ishin ndryshe dhe premtimet e birishes do te realizoheshin. Por suficitet tona po shkojne per te ndihmuar vendet qe po vuajne krizen ekonomiko-financiare. Ne fund te fundit kjo eshte dhe bujaria e shqipetareve, te ndihmojme miqte kur jane keq. 

Buall Mavria, do bente mire te shihte neper galeri, magazina, bodrume, per ndonje bust te Ismail Qemalit, e ta vendoste shpejt, se i iku koha. 

Shkurt eshte i Paafte per te bere c'do gje.. E vetmja gje qe ai eshte i afte eshte shkaterrimi. Po ti thote mendja do shkaterroje kete apo ate .. atehere po .. por per te ndertuar Ai njeri nuk nderton dot.. thjesht eshte i pa afte...

Kush do i kerkoje llogari dhe po s'i realizoi?

E c'ju duhet ju te majteve nese Berisha i ka bere a s'i ka bere keto gjera? Po te kishte realizuar ndonje nga keto projekte ju do thoshit: "shih sa te shemtuar e ka bere kete". Ose "s'duhej ta kish bere keshtu, duhej ta kish bere keshtu". 

Rrini pash Zotin se nuk po i lini shqiptaret te pushojne per nje cast nga politika e te marrin njehere fryme per te shijuar nje dite te 100 vjetorit te pavaresise si komb. Asaj pavaresie per te cilen eshte derdhur shume gjak shqiptaresh, gjak qe nuk ka qene as socialist, as demokrat, por shqiptar. 

E c'ju duhet ju te majteve nese Berisha i ka bere a s'i ka bere keto gjera?

Nga e nxore kete konkluzion? Sipas mendjes tende Berisha eshte e djathta??? smiley Keep dreaming.

Dhe pyetja qe lind natyrshem per ty jo-te-majtin eshte: Si je nga ethet e ullirit? 

S'me rreh aty hic gjate muajit nentor sivjet. Ceshtje perspektive. Plus, per t'u vene ne dukje eshte fakti qe jo cdo jo-i-majte eshte detyrimisht PD.

per t'u vene ne dukje eshte fakti qe jo cdo jo-i-majte eshte detyrimisht PD.

Dhe rrjedhimisht C'do antar i PD eshte i Djathte??smiley

Lexojeni te gjithe shkrimin e Benit. Eshte nje rifreskim memorjeje qe ndoshta shume prej nesh i ndihmon te gjykojne me qarte se me ke kemi te bejme.

ku eshte Ezeli ? smiley pse s'eshte ke lista e te ftuarve smiley
...eshte tradhetia e ores 17h qe i lejohet te gjitheve, burra gra femij pleq e plaka....

 

Kane ftuar Sabjanin ne vend te tij..Thone qe ka filluar praktikimin e ciftelise per kengen e tij te fundit enkas per 100vjetorin: "Vucidol c'e pate fat" smiley

Ore ai projekti i parlamentit te ri c'u be?..Apo ne radh me ato projektet madhore te centraleve brthamore

Une ju sugjeroj te bejne nje godine provizore prej fibrash (si ato konstruksjonet e filmave te Holliwood-it) sa per 100vjetorin.

nuk realizohet lista , edhe palluqe edhe bjonde nuk shkon smiley

Ja paske fut kot o Z. Andoni! Po ai kur i ka thone keto ka qene ne fushate more. Dhe politikani ne fushate do i thote ca rrena. Si ka thone Jovan bregu, nga do e dime ne qe ka te verteta dhe rrena, nqs nuk themi rrena.

Lumsi ne u kenoqem tu qesh .... qe mos qajme!

Premtoi se do çonte në Vlorë më 28 nëntor Shakirën, Rihanën dhe Ledi Gagën

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).