Huat e humbura, që bankat nuk shpresojnë se do t’i rikuperojnë më, kanë arritur në një nivel rekord prej 7% të totalit të kredisë së sistemit, apo 280 milionë euro në fund të tremujorit të tretë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në statistikat e saj tremujore.

Kredi të humbura quhen ato mbi 365 ditë vonesë, kur banka nuk ka më shpresa se mund ta marrë huanë për shkak se kreditori mund të ketë falimentuar, kredimarrësi mund të ketë vdekur dhe askush nuk mund të paguajë kredinë; banka ka nisur procesin e ekzekutimit të kolateralit, apo dhe kredia është ristrukturuar më shumë se dy herë dhe situata nuk ka ndryshuar. Huatë e humbura kanë arritur në nivelin më të lartë që nga tremujori i dytë 2001, kohë në të cilët sistemi bankar u pastrua nga kreditë e këqija të bankave shtetërore (BKT dhe ish Banka e Kursimeve), që më pas u pastruan në prag privatizimi. Në total, niveli i kredive me probleme ka arritur 22.7% në fund të tremujorit të tretë 2012, nga 21.17% që ishte në fund të tremujorit të dytë dhe 22.4% që rezultoi në fund të gushtit.

Sipas Shoqatës së Bankave, niveli i treguesit të huasë me probleme reflekton vështirësitë me të cilat përballet biznesi në kushtet aktuale ekonomike dhe ngadalësimin e ritmit të rritjes së kredisë. Në krahasim me dhjetorin 2011, huaja për ekonominë është zgjeruar me 15 miliardë lekë në shtator 2012, apo 2.8%. Për periudhën përkatëse të një viti më parë, këto shifra ishin përkatësisht + 45 miliardë lekë dhe + 9.3%. Me bazë vjetore, huadhënia për ekonominë është rritur me 5.5%. Një vit më parë ky zgjerim ishte 14.5%.

Revista Monitor

5 Komente

Mua kjo me duket bombe me sahat. Qeveria dhe BQ duhet te nderhyje tek bankat, per te ulur normen e interesit. 

patjeter...  sidomos BQ-te duhet te bej me shume..smiley

Nuk eshte situate shqetesuese.

Llogaris se interesi real eshte tek 24 % ne vit, (lak i shtrenguar ne fytin e debitoreve) keshtu qe 22.7% humbje , prape jane 1.3% fitim....!!! ( Argumentimi qe bera ka lidhje me ate historine ...Beje zot enderr).

 

shume e vertete, marzhet e fitimit jane te tmerrshme per nje treg te till dhe bankat nuk jane ne shume "merak". tregu bankar eshte shume primitiv, bankat ne shqipri funksionojne me kosto totale fikse dhe pjesa tjeter kalon fitim. 

Llogaris se interesi real eshte tek 24 % ne vit, 

Nga e nxorre kete shifer o 18-ta? Me perjashtim te fondit Besa dhe PSHM-se qe jane institute krediti, bankat tregetare asnjehere nuk e kane pasur me te larte se 15 % interesin ne monedhen vendase, ndersa ato ne Euro ose USD akoma me te ulet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).