Përsëri një aksident i paralajmëruar në galeritë e Bulqizës, pas atij të ndodhur ditë më parë në Krastë të Martaneshit ku, nga shpërthimi i pakontrolluar i një granate, humbën jeten dy minatorët Vehbi Stafa dhe Ermal Elezi.

Këtë të enjte, i njëjti aksident ka ndodhur në një nga galeritë private të zones D, nga më të pasigurtat në këtë minierë. Si pasojë e shpërthimit të pakontrolluar të një granate është aksidentuar minatori Mynyr Velia, 65 vjeç, babai i katër fëmijëve.

***

Mungesa e kushteve të sigurisë teknike ka shtuar numrin e aksidenteve të ndodhura në punë, veçanërisht në sektorin e minierave. Sipas të dhënave të raportuara, bëhet me dije se mbi 300 punëtorë të nëntokës kanë humbur jetën në vendin tonë gjatë dhjetë viteve të fundit. 

5 Komente

.

Tamam, shkurt, pa i prishur qetesine asnje militanti, te majte, te djathte apo dhe atyre te "qendres"..

Oh sa histori e dhimbshme kjo e minatoreve. Vdekje te paralajmeruara megjithate njerezit luftojne per buken e gojes. Asnje nuk kujtohet per ta, asnje nuk kujtohet femijet e tyre. Ndonjehere me krijohet pershtypja se kushdo maskara qe vjen ne pushtet nuk do e ndryshoje apatine shteterore ndaj qytetarit te thjeshte, atij qe lufton jo per luks, por per buken e gojes, per te rritur femijet me ndershmeri, me djersen e ballit dale nga thellesia e tokes apo dhe nga siperfaqja e saj.

Fatkeqesisht, keto lloj vdekjesh jane jo vetem te paralajmeruara por jane shnderuar ne nje lloj normaliteti. Imagjino, me shume komente kane zgjedhjet kineze, idiotsirat e kryeministrit apo debatet idiote ne parlament. Te gjitha keto, ngjallin me shume interes se 2 jete te humbura..

.......keshtu dhe sekseret rrine rehat.

Ja sa te miratojme ate kodin e ri te punes (ju kujtohet ai kodi qe i jepte burrave pushime shtatzanie?) sa ta percjellim ne parlament dhe.... ska per te pas mo kshu gjonash.

Ishallah se blloko ai bllokatori ligjin.

Kodi i ri i punes u aprovua, por a ka ndonje gje konkrete per kushtet e punes, se te vdesin 300 minatore ne miniera vetem keto 10 vitet e fundit, siç thote artikulli, athere i bie qe aty qe zbresin ter mediat, qeveria, organet e shtetit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).