Është e pazakontë për mua, që mëngjesin e të martës, të zgjohem vonë, nën zhurmën e trafikut të Londrës dhe me kujtime të gjalla e në dukje të rëndësishme, rreth mbrëmjes së kaluar në shoqërinë e poetëve të tjerë, gazetarëve të shtypit, radios e madje dhe televizionit, me të cilët diskutuam mbi rëndësinë e poezisë. (Kështu që Çmimi T. S. Eliot i këtij viti që m’u dha, ishte po aq provokues për mendimet e mia sa edhe ç’ishte miklues për egon dhe ripërtëritës për llogarinë bankare.)

Zakonisht unë zgjohem në rrethinat e Fife-it, nën blegërimat e deleve të fqinjit tim dhe vërritjes së ndonjë qifti që i ka rënë rruga atypari, dhe, deri në njëfarë pike, ky është edhe “qëllimi” i poezisë: përvojat e ditës, toka, jetesa e kafshëve të ndryshme, drita në një ditë të caktuar dimri në një vend të caktuar të Skocisë, pra, detajet qartësisht të pashoqe të së tashmes dhe pranishmes - kohës dhe vendit.

E megjithatë, sa herë që shtohet pyetja “Çfarë shkakton poezia?” apo “Cili është qëllimi i saj?”, nuk ngurroj aspak që të përgjigjem se poezia mbart një rëndësi kryesore për kulturën tonë dhe se është e aftë që, ndër artet, të jetë më e pushtetshmja dhe më transformuesja.

Ekzistojnë poezi të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë më kanë ndryshuar jetën, sepse kanë ndryshuar mënyrën sesi e shihja dhe e dëgjoja botën; ekzistojnë edhe poezi të cilat, të lexuara e stërlexuara, më kanë zbuluar dora-dorës pika të përvojave vetjake të cilat, për arsye personale e po aq edhe shoqërore, më kishin dalë nga mendja; dhe ekzistojnë edhe poezi të cilat i kam lexuar e rilexuar pareshtur, duke e ditur që mbartin njohuri të fshehura e që kam dashur t’i zbuloj, e megjithatë nuk i kam zbërthyer dot.

Pra, në planin më të thjeshtë, poezia është e rëndësishme sepse na bën të mendojmë, na bën të hapur ndaj mistereve e ndonjëherë edhe mundësive mahnitëse të gjuhës.

Poezia është, në atë mënyrën e saj delikate e megjithatë aq të fuqishme, një disiplinë me anë të së cilës të mundemi të angazhohemi me atë botë, që aq fort e marrim për të mirëqenë.

Kur ithtarët e mendimit faktik i referohen një mali a liqeni si “resurs natyror”, pra, si materie, e cila vlen për t’u hulumtuar apo shfrytëzuar, poezia na kujton se liqenet dhe malet janë më tepër sesa thjesht emërtime të hedhura mbi letër. Kur një diktaturë burgos dhe torturon qytetarët e vet, njerëzit shkruajnë poezi, sepse ritmet e saj dhe mënyra me të cilën ajo vepron me gjuhën, për të lartësuar dhe nderuar, dhe jo për të poshtëruar dhe keqpërdorur, ngjason me ritmet dhe vëmendjen e drejtësisë.

E një rëndësie kryesore për këtë lloj vëmendjeje është dhe përbërësi kyç i poezisë, metafora, të cilën Hanna Arendt-i e cilësonte si “mjet me anë të të cilit njëjshmëria e botës përcillet poetikisht”. Është pikërisht pushteti për të bashkuar gjërat, për të unifikuar përvojat si “muzikë e asaj që ndodh”, ajo çka arrihet me anë të poezisë më të mirë.

Ndër ne, pjesa më e madhe e ndjejnë se kjo është e vërtetë për shoqërinë e poetëve të mëdhenj e të ndjerë të historisë: W. Shakespeare, J. Milton, S.T Coleridge dhe P.B Shelley dhe sigurisht edhe për T. S. Eliot-in, amerikanin që revizionoi dhe po aq edhe rinovoi, e pasuroi idenë tonë për Anglinë. E prapëseprapë unë do të pohoja se poezia është, ose mund të jetë, e një rëndësie të dorës së parë për përvojën tonë, sot po aq sa edhe çka qenë dje. Leximi i poezisë “Unë jam kamerieri juaj këtë mbrëmje dhe emri im është Dimitri”, të poetit të madh bashkëkohor amerikan Robert Hass, në kulmin e nënçmimit ksenofob të George W. Bush-it për “Europën Plak”, vlente jo vetëm si kujtesë për padrejtësitë e kotësinë e luftës, por edhe për të sjellë ndërmend atë pasuri dhe kompleksitet të asaj historie që Bushi synonte të hidhte poshtë.

Përmbledhja e poezive të poetit nga Wiskonsin-i Nick Lantz, “Nuk e dimë, Nuk e dimë”, lidh historinë natyrore të Plinit Plak dhe dallditë e Donald Rumsfeld-it me një efekt të jashtëzakonshëm, duke na detyruar që të ngremë pikëpyetje mbi mënyrën sesi vizioni ynë për botën dhe qëndrimet tona politike manipulohen nga pushtete të caktuara.

Më se personale, lirikat apolitike të Lucie Brock-Broido-s, apo le të themi, të Alan Shapiro-s, na nxisin që të rimendojmë mbi dinamikën e marrëdhënieve tona të përditshme me krijesat e tjera, që prej gruas e fëmijëve e deri tek egërsirat që në mënyrë të përsëritur harrojmë se ekzistojnë atje ku kopshtet e periferive apo dritat e verandës mbarojnë.

Të gjithë këta poetë ravijëzojnë idetë e tyre në jetët tona me muzikën dhe urtësinë që u buron dhe ndalen aty për të bërë të mendojmë sërish mbi mënyrën se si jetojmë dhe se për çfarë jemi të aftë që të bëjmë - po ashtu sikurse poetët kanë bërë gjithmonë. Sot poetët janë po aq sfidues, mbi jetën publike dhe akomoditetet private, sikurse dhe Andreë Marvell-i që u përball me delikatesë me politikën e jashtme të Oliver Kromuellit në veprën e tij “Ode horaciane mbi kthimin e Kromuellit nga Irlanda”; por edhe në një mënyrë intimisht më reflektuese, sikurse T. S. Eliot-i kur skaliti bashkë dhe krijoi ide imediate thelbësore filozofike për faktet kryesore të jetës - kohën, vendin, durimin e disiplinat e vështira të dashurisë - në veprën Katër Kuartetet.

John Burnside, poeti skocez, Fitues i Çmimit “T. S. Eliot”, 2011

Marrë nga Revista Poeteka

Përktheu: Julian Qineti

7 Komente

Kur nje poet fut ne tekstet e veta emra te perveçem si Bush, Rumsfeld, etj, aty futja vrapit se, nje ferre t'i biesh, 500 poete te tjere te dalin ne sekonde, e bie ne hall per te zgjedhur.

Poeti ska kurrfare pune ne politike. Absolutisht. Thashe poeti, e jo romancieri. Le qe edhe ky, kur te filloje te shkruaje me fjali deftore te klases se pare "Bush is cruel", "Europe is human", e gomarlleqe te tilla, atehere futi nje cancel (effacer) ne tru emrit te ketij tipit, edhe ec plako se bota eshte e madhe, lavdi Zotit.

O perl, perl

A great day for freedom

On the day the wall came down
They threw the locks onto the ground
And with glasses high we raised a cry for freedom had arrived
On the day the wall came down
The Ship of Fools had finally ran aground
Promises lit up the night like paper doves in flight

I dreamed you had left my side
No warmth, not even pride remained
And even though you needed me
It was clear that I could not do a thing for you

Now life devalues day by day
As friends and neighbors turn away
And there's a change that, even with regret, cannot be undone
Now frontiers shift like desert sands
While nations wash their bloodied hands
Of loyalty, of history, in shades of grey

I woke to the sound of drums
The music played, the morning sun streamed in
I turned and I looked at you
And all but the bitter residues slipped away...slipped away

http://www.youtube.com/watch?v=7HmC-RgTE...

Oh të konvejtur

when you 're in love whatever that is supposed to mean even ordinary ppl do crazy stupid beautiful cheezy chit they might laugh at other ppl for doing when their in different shoes.. but that's beside the point, you konw "love" is a beautiful feeling in those first stages... or i suppose even in later stages..  i know this is gay commin from a dude but yeah that's what i wanted to say so .. yeah.. happy cheezing

isha n'autobus kur shkrujta kte komentin siper nuk jam un ky smiley

Sa gjona ta ndrishojne jeten aqe te mira paçim

Kto qi shkrujn vjersha ne fakt, jane i çik si të goditur nga një dorë e pastervitur smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).