Henri Çili në gazetën MAPO mbron dukurinë e reklamimit të librave nëpërmjet mediave, duke iu referuar ngjarjeve më të debatueshme në këtë drejtim, librave të Ben Blushit, Blendi Fevziut dhe Spartak Ngjelës.

Duke u kompleksuar nga fakti i të qenit një prej aktorëve më të rëndësishëm në marketizimin e këtyre produkteve që, në termat e Çilit, janë më shumë konsumatore sesa letrare, ai përpiqet të thotë se libri, ashtu si çdo produkt tjetër tregu, ka nevojë të reklamohet, për t’iu ofruar lexuesit, dhe se reklama nuk do të thotë se libri është i dobët. Ai e argumenton këtë pikërisht me suksesin e tre autorëve të mësipërm, duke u shprehur se, reklama është diçka me vlerë, që i mundëson veprës të shkojnë tek publiku. “Librat e mirë sidomos kanë nevojë për marketing”, – thotë Çili, duke gjykuar se kjo nuk është aspak kundër kulturës.

Pa dyshim që, ky argument është shumë i cekët e kontradiktor. Çështja shtrohet nga ajo premisë që ekuacioni të japë përfundimin që dëshiron autori, i frustruar fort nga fakti që ka ngritur në qiell autorë të dobët apo të paktën, të debatuar. Arsyetimi nuk plotëson as kushtet më elementare të një logjike formale. Fillimisht, shtrimi i logjikës është i tillë që, meqë ti nuk ma mbush dot mendjen, atëherë mendimi im është i vërtetë. Autori nxjerr thikën nga xhepi, çan topin dhe thotë se tani nuk mund t’i bësh dot gol, kështu që ndeshjen e fiton ai. Në fakt, ndeshja kështu nuk luhet fare dhe fakti që kundërshtari nuk ka mundësi të fitojë nuk do të thotë se ke fituar ti.

1+1=1

Në këtë logjikë përfundimi argumentohet me vetveten në një rreth vicioz shumë të ngushtë.

Pohimet: 1. Blushi, Ngjela, Fevziu janë autorë të suksesshëm në saj të reklamës, 2. Kritikët nuk na vërtetojnë dot se këta autorë janë të dobët 3. Kritikët gjithashtu nuk na vërtetojnë dot se reklama është tregues i faktit që vepra nuk ka vlera.

Konkluzioni: 1. Për rrjedhojë Blushi, Ngjela, Fevziu janë autorë të mirë 2. Reklama është e mirë, sepse i krijon mundësinë autorëve të mirë të shkojnë më shumë tek lexuesi.

Me një fjalë, arsyetimi vërteton a-në me b-në dhe prej këtej, në të njëjtën mënyrë vërtetojmë b-në me a-në. Blushi është autor i mirë sepse është i suksesshëm, reklama bën të mundur që autori i mirë të ketë sukses. Përfundimi: reklama është e mirë, sepse i jep sukses të suksesshmit.

Strategjia naive është e tillë. Për tu dukur sa më i vërtetë, duhet që kundërshtari të jetë sa më i gabuar. Dhe autori shpik një kundërshtar anonim krejt idiot, në mënyrë që gjithkujt t’i duket se agjithçka që Çili na thotë, është e drejtë.

Cila është teza e debatit: Një mall apo vepër letrare që reklamohet nuk do të thotë domosdoshmërisht se është e keqe. Uau! Kush e thotë të kundërtën?!

Dhe autori kështu shmang debatin e vërtetë në këtë diskutim: A mund ta dëmtojë tregun reklama, duke ekspozuar mall jocilësor? A nuk dëmtohet letërsia, mendimi, nga reklamimi i veprave letrare të dobta?!

Mc-Literature

Në fakt, problemi qendron pikërisht tek këmbimi që media i bën kritikës me marketingun. Veprat e artit, kudo në botë, nuk marketohen si të ishin patatina. Kjo vjen sepse arti, kultura duhet të kalojnë doemos në një filtër profesional kritike dhe vlera e saj nuk mund të përcaktohet nga sasia e investimit që rezervohet për marketing. Nëse do të pranojmë këtë, do të duhet të heqim dorë nga pohimi apo mohimi i vlerës, për sa kohë nuk është më kritika e specializuar, por reklama ajo që përcakton suksesin dhe vlerën e një vepre. Çdokush përveç Çilit sot e ka të qartë që, pikërisht reklama e ka shkatërruar artin dhe marrëdhënien e publikut me të. Çdokush e ka të qartë se arti komercial ka një shtrirje dhe përhapje të jashtëzakonshme, krejt të kundërt me artin profesional, që mbetet elitar. Çili e thotë në shkrim se ka edhe vlera që nuk marrin përmasa të mëdha publike, por nuk pranon që përhapja e komercit ka lënë në hije sot pjesën më të mirë të veprave me vlerë, të cilat shijohen vërtetë nga shumë pak njerëz, e mbi të gjitha, janë vështirësisht të aksesueshme për një publik më të gjerë. Pikërisht ekspozimi i produkteve fast food, industria e prishamendjes njerëzore, ka bërë që vlerat e vërteta të mbesin në hije.

Këtu, Çili nuk mund të kuptojë se suksesi i Blushit, Ngjelës dhe Fevziut, vjen pikërisht për shkak të prishjes së këtij rendi, jo për shkak të reklamës. Reklama, në këtë rast funksionoi sepse ajo nuk para ekziston në këtë fushë. Duke qenë se librat, përgjithësisht nuk reklamohen, reklama bën namin, sepse të reklamuarit janë pak. Nëse të gjitha botimet do të shpenzonin shumë për marketing, vëmendja ndaj tyre nuk do ishte kaq e madhe. Zhurma merr vlerë në saj të heshtjes ku ndodh. Kështu që, në fund të fundit, nëse kjo prishje e rregullit do të bëhej rregull, atëherë «të suksesshmit» nuk do të ishin kaq të suksesshëm dhe në fund, pasojat do ti hante vetëm «konsumatori», që si gjithmonë, do t’i duhej të gëlltisë mall skarco, mall toksik, madje edhe duke e shijuar fort.

1-1=1

Një tjetër kontradiktë shfaqet edhe kur autori kërkon të sulmojë kritikët. Ai nuk ngurron të shprehet se këta zëra reagojnë për shkak se kanë nevojë të justifikojnë vetveten, duke qenë se librat e tyre kanë tirazhe fare minimale. Madje ky konkluzion absolutizohet duke u shprehur se vetëm kjo kategori autorësh është kritike ndaj këtij fenomeni:

“Këtë mendim e ushqejnë vetëm autorët, kritikët të cilët dhe pse tepër të respektuar në veprën dhe punën e tyre, gjejnë tek ngecja e librit në treg ose tirazhet minimale një shpjegim për të qetësuar veten dhe egon e tyre, por që në të vërtetë nuk shpjegon e nuk thotë asgjë”.

Por edhe këtu Çili bëhet kontradiktor për shkak të konfliktit të interesit (i cili e bën të mbrojë reklamuesit, pjesë e të cilëve është) dhe karakterit krejtësisht konformist të tij, i cili e bën të shprehet me respekt për ata që kërkon të thumbojë, për shkak të kompleksimit nga të qenit kaq i zbuluar përballë ndonjë përgjigjeje të hidhët të mundshme prej ndonjërit prej autorëve të tillë pa tirazh. Domethënë këta autorë janë krejtësisht të palexuar, ndonëse qenkan tepër të respektuar në veprën dhe punën e tyre. Pra, dilka se, cilësia nuk sillka domosdoshmërisht tirazh, ashtu siç pretendon Çili, duke e shprehur gjithkund se tirazhi është fakt kokëfortë, i pakundërshtueshëm, që tregon vlerën e veprës.

Ideja e Çilit është se, një vepër që gjen treg, ka doemos vlera. Këtë gjë ai e ka pohuar edhe në një debat tek Arjan Çani për «Ishullin» e Blushit, teksa për dreq, në studio u ndodh edhe Sinan Hoxha, që deklaroi se kish shitur të paktën pesëfishin e Blushit. Çilit ju desh atëherë të pranonte «faktet» për të mos kundërshtuar vetveten, duke pohuar se kjo tregon se muzika e Sinanit ka vlera. Por kjo nuk e shpëton prej kontradiksionit me veten teksa vite më parë, në një konferencë në Kosovë për integrimin në Evropë, i është referuar pikërisht Sinan Hoxhës, si shembull i dëshmisë së mbeturinave orientale pa vlera kulturore e artistike, të cilat, sipas tij,  janë duke u zhdukur gradualisht në Shqipëri. Duket se një fat i keq e ndjek autorin dhe ngado që të rrotullohet, i duhet të shkelë mbi kallot e veta, në një procesion mazokizmi auto-reverse. Mesa duket konformizmi e paska koston të rëndë. Jo më kot anglezët thonë: Nuk jam aq i pasur sa të blej mall të lirë.

 

http://www.e-zani.com/2012/11/03/teorema-e-ngaterruar-e-henri-cilit/

19 Komente

Ideja e Çilit është se, një vepër që gjen treg, ka doemos vlera. Këtë gjë ai e ka pohuar edhe në një debat tek Arjan Çani për «Ishullin» e Blushit, teksa për dreq, në studio u ndodh edhe Sinan Hoxha, që deklaroi se kish shitur të paktën pesëfishin e Blushit. Çilit ju desh atëherë të pranonte «faktet» për të mos kundërshtuar vetveten, duke pohuar se kjo tregon se muzika e Sinanit ka vlera. Por kjo nuk e shpëton prej kontradiksionit me veten teksa vite më parë, në një konferencë në Kosovë për integrimin në Evropë, i është referuar pikërisht Sinan Hoxhës, si shembull i dëshmisë së mbeturinave orientale pa vlera kulturore e artistike, të cilat, sipas tij,  janë duke u zhdukur gradualisht në Shqipëri.

smileysmileysmiley

Ne rregullin "peshku i madh ha te voglin" mundet te jesh "peshku i madh" nje here, por mundet qe nje here tjeter te jesh "peshku i vogel".

eh ,nuk i dihet atij muhabeti ,se kush.....

 i  

Une i jam shume mirenjohes ketij Çilit se shkaku i tij une ka nje kohe te gjate qe nuk shikoj asnje TV ne shqip. Nje te mire kaq te madhe nuk ma kish be njeri me pare.

Duke u kompleksuar nga fakti i të qenit një prej aktorëve më të rëndësishëm në marketizimin e këtyre produkteve...

Pse e ke shkëputur këtë fjali? Natyrisht ti i ke theksuar pjesët e inkriminuara, si mos më mirë. Por problemi që kam unë është: ti ça zgjidhjeje ofron për këto fjalët e shëmtuara? Diçka më thotë se nuk ke ndonjë zgjidhje më të mirë, të paktën jo për "kompleksimin". Se atë tjetrën i futim një zëvendësim me treg dhe jemi në rregull. Se në këtë mënyrë, gjëmb, vetëm sa largon, dashje pa dashje, vëmendjen nga tema.

p.s. unë po të komentoj do ta mbroj Çilin, pjesërisht. smiley

Reklama, natyrisht qe i jep shtytje shitjes, sidomos tek libri, por kjo s'do te thote se ai liber eshte me i mire se nje liber tjeter qe nuk i eshte bere reklame. Historia ka treguar se ka mallra shum cilesore, libra shum cilesor, te cilat rrijne ne dyqan, se njerzit nuk i njohin, dhe veç kur papritmas i zbulojne, pikerisht ate qe e kishin nen hunde per vite. 

Belulo, kush e ka bere ate. 

nuk e di Pjero..  kur kerkon VQ  te google dhe klikon te  fotot/ikonat  e librit,  ky eshte linku  i pare qe te del..

Kopjimi eshte forma me e mire e lavderimit Pjero, merre me krah te lehta. Pastaj mbase te blejne dhe ndonje liber nga ai linku qe mua me duket se eshte korrekt apo jo. 

Jo Endrity, se kush e ka bere, dhe shyqyr qe nuk fuksionon. Qe te shesesh libra nepermjet internetit, ne radhe te pare duhet te jesh kompjuterist, si shum ketu, gje qe mua me mungon. 

Shtepia e Librit eshte faqe serioze Pjer per te shitur libra. Nqs dikush porosit liber nepermjet tyre te siguroj se nuk po ta hedhin ty, do e marrin nga nje burim zyrtar, pra do e marresh perqindjen e autorit. 

Kam çuar edhe tek ata VQ , biles u a kam derguar te parve atyre direkt nga interneti, pastaj kur shkova ne Tirane u çova dhe ca kopje. Mirpo a kane shitur nepermjet internetit (online) apo jo, kete nuk e di, si mund ti kontrrolloj une ata. 

po Pjero, kane shitur.. nje rast e di une.  dikush nga Amerika, para  nja 3 muajsh, porositi dhe bleu VQ nga ''shtepia e librit''.

dhe me e bukura Pjero, me shume se sa libri, i kushtoi dergesa nga Shqiperia ne Amerike, se eshte  dhe goxha i rende VQ  ne fakt..smiley

Dmth, paskan filluar online ata, se gjer para ca muajve sikur nuk kishin filluar. 

pjero

te inkuarajoj te vazhdo te shkruash,VQ 2,se edhe E Hoxha(qe peshqit e adhurojn )nga belgjika i erdhi atdheut,

vazhdo se dita jote nuk eshte e larget,,,,

nje peshk i djathte

Duke u kompleksuar nga fakti i të qenit një prej aktorëve më të rëndësishëm në marketizimin e këtyre produkteve që, në termat e Çilit, janë më shumë konsumatore sesa letrare, ai përpiqet të thotë se libri, ashtu si çdo produkt tjetër tregu, ka nevojë të reklamohet, për t’iu ofruar lexuesit, dhe se reklama nuk do të thotë se libri është i dobët. Ai e argumenton këtë pikërisht me suksesin e tre autorëve të mësipërm, duke u shprehur se, reklama është diçka me vlerë, që i mundëson veprës të shkojnë tek publiku. “Librat e mirë sidomos kanë nevojë për marketing”, – thotë Çili, duke gjykuar se kjo nuk është aspak kundër kulturës.

Pa dyshim që, ky argument është shumë i cekët e kontradiktor

Pse qenka kontradiktor?!

Logjika eshte shume e thjeshte:

1) Libri, ashtu si çdo produkt tjetër tregu, ka nevojë të reklamohet, për t’iu ofruar lexuesit

2) Reklama nuk do të thotë se libri është i dobët

3) Ai e argumenton këtë pikërisht me suksesin e tre autorëve të mësipërm, duke u shprehur se, reklama është diçka me vlerë, që i mundëson veprës të shkojnë tek publiku.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).