U pamë në pasqyrë atë ditë, si një vend me moshë tashmë, dhe me gjithë difektet, na pelqeu çfarë pamë. Kjo, mendoj, është shumë e rëndësishme që këtu e tutje.

Si do ta kujtojmë këtë 100 vjetor? Çfarë shënon ai në ndërgjegjen dhe kujtesën kolektive të kombit tonë? A e përjetoni ndryshe të qenit shqiptarë tani që jemi 100+? Jam vërtetë kurjoz të mësoj se çfarë mendon secili prej nesh pasi personalisht mendoj dhe ndjej se 28 Nentori i 2012 na dha mundesine ta shpalosim krenarinë e të qenit shqiptarë, si asnjeherë tjeteë më parë. Ishte ekzaltuese, çliruese, ishte terapeutike. U pamë në pasqyrë atë ditë, si një vend me moshë tashmë, dhe me gjithë difektet, na pelqeu çfarë pamë. Kjo, mendoj, është shumë e rëndësishme që këtu e tutje. 

Në orën 6 të mëngjesit, ndërsa shkoja në këmbë për në punë pash sesi në Bulevard lëviznin grupe djemsh dhe vajzash të ardhur nga kush e di se ku. Kishin mbërritur herët, Tirana ende ishte në shtrat, por ata nuk dukeshin të merakosur. Ca me flamuj e ca me qeleshe, barisnin lart e poshtë, shijonin hapësirat e gjëra të Tiranës pothuajse të zbrazët. Kur dola sërish në rrugë 4 orë më vonë, hapësirat ishin zhdukur. Sheshet ishin mbushur me shqiptarë. U ndjeva mirë. Patriotët e shpalljes së Pavarësisë kanë ikur e janë tretur, por ja ku jemi. Miliona të veshur me flamur, mirënjohës për gjithëçka, kërkues për më shumë.
 
Patjetër, e di, po pra po! Në Shqipëri ka edhe organizatorë plotësisht të paaftë. Por më duket patetike të merremi kaq shumë me atë fatkeqsinë gastronomike. Ato pamje nuk përfaqësojnë asgjë më shumë sesa një dështim të rëndomtë burokratik. Kush pohon me gojë se shqiptarët janë të paqytetëruar, gënjen veten dhe ata që e dëgjojnë. Simbolet e asaj dite janë gjetkë.
 
Unë kam bërë shumë miq të rinj këto vitet e fundit, njerëz të mrekullueshëm, të edukuar dhe të talentuar, të ndriçuar dhe plot humor. Kam miq biznesmenë dhe akademikë, profesionistë të përkushtuar dhe artistë të shkëlqyer. Kam nderin të njoh zanatçinj, mjeshtra dhe punëtorë të ndershëm, dhe fatin të takoj mendimtarë dhe filozofë, atdhetarë dhe trima, të gjithë shqiptarë, të gjithë patriotë që me xhestet dhe punët e përditshme përveç qytetarisë shprehin edhe atdhedashuri. Këta janë shumica dërrmuese e shqiptarëve që unë njoh. 
 
Në fund, fëmijët. Shihini me kujdes. E di, mund të tingëllojë si falsetto, por është e vërtetë. Janë më të mirë se ne. Nuk do t'i bëjnë gabimet tona, përkundrazi, do bëjnë habi. Por do të na justifikojnë. Me siguri do thonë, "atëherë Shqipëria ishte e re, s'i kishte mbushur ende 100 vjeç."

34 Komente

100 vjet, vertet Blendo, jane nje moshe e re per nje shtet, por mos harro se shtetet e tjera po rigrupohen ne stershtete te medha, dhe ne jemi ne fund te te gjitha projekteve Europiane. 

smiley Lum ata qe do permenden per mire .........e mjere ata qe do 'tu menderoset edhe varri.........historia do te shkruhet gjithsesi

100 vjetorin e pavaresise e festova ne Parma, 300 shqiptare duke kenduar bashke himnin e flamurit, emocionuese, kam ndjekur peshkun apo faqe te tjera ne internet keto dite dhe me kane emocionuar festat neper bote (te organizuara nga shqiptaret) e ne Shqiperi, sidomos ajo fotoja e Nasdaq apo video_ja e Philadelfia_s...dhe sinqerisht heren e pare qe pashe videon e Tortes ngela keq (mund te ndodhte edhe keshtu), por nese me vjen me te vertete keq eshte fakti se kjo torte serviret kudo ne facebook e youtube nga shqiptaret si emblema e 100 vjetorit....ndoshta mezi prisnin te ndodhte diçka e tille per te joshur egon negative tyren. Jam i te njejtit kendveshtrim te Blendit, me ndryshimin e vetem se nuk jam aq euforik si ai, thjesht mendoj se mbas kesaj feste jemi bere me te ndergjegjshem e me patriot!

 

 

ehh cte ben entuziazmi...  i kane vene mustaqe te zeza (edhe keto alla Salvator Dali) femijes bjond..smiley    po nuk ishte festa e karnavaleve kjo..  fundja edhe femija, qe aq shume i shkon kostumi popullor, sta ka borxh!

Si do ta kujtojmë këtë 100 vjetor?

Une do te kujtoj nje te shendetshem ne Vlore dhe nje te zhurmshem ne Tirane. Cudi qe pak flitet per festimet e Vlores. Asnje incident i vetem megjith qindramijrat e ardhur ngado. "Malesore" te Kosoves dhe Laberise, ashtu si 100 vjet me pare, ndane respekt. Njerezit komunikonin pa u njohur fare. Shtepite u hapen per miqte njesoj si ne 1999-n.

Nje episod i dt. 28 ne mengjes; bllokohet trafiku pa shkuar ne Vlore. Asnje bori, parakalim i gabuar apo zenke. Del nga makina me nje arke me birra nje kosovar dhe i shperndan rreth e rrotull. Dalin dhe te tjeret dhe plas muhabeti. Me pas, kush nxorri ndonjecik raki e kush ndonje gje per te cimbisur. Muhabeti e shakate vazhduan edhe nja 10 minuta mbasi rruga ishte hapur.

Tirana pastaj....politika tha fjalen e saj dhe populli tundi koken e tij.

Iiii na semure me kete. smiley

smiley Ja keshtu ti shohim shqiptaret gjithmone ishallah..

e mire shkruar,te mbeshtes Blendi.

Ke shru me pozitivizem, smiley

 

 

Po smiley

smiley 

100 vjet dhe hendeku ne treguesit e mireqenies krahasuar me Europen eshte gati i njejte.Ne 200 vjetorin e Pavaresise, Shqiperine e mendoj nje Zvicer me det.Dëtin e kemi, banka kemi, per te bere Zvicren, thjesht na duhet te mbareshtojme lopet.

almost there

Shume bukur Blendo. 

A i lexon ne radio keto pjese qe boton ketu?

shpresoj qe po!

Kurre deri pardje nuk kisha me e imagjinu qe ne nje PAB, te kendohet hymni i flamurit Shqiptar.

Te CAVALIERO (Klub nate ne Tirane) kam perjetu nje emocion te papare, me 29 nentor . Me sa kuptova e njejta atmosfere kishte qene edhe me 28 netor. Vertet jam ndier krenar qe jam shqiptar.

Dhe pas asaj feste nuk arrij qe ta pertyp, largesine qe ndan njeriun e thjeshte me perfaqesuesit e tij politik-administrativ.

Ndofta duhet me teper guxim. (Kam parasysh Kadarene kur thote se jemi frikacak para shtetit e trima kunDer njeri-Tjetrit)

 

 

Janë më të mirë se ne. Nuk do t'i bëjnë gabimet tona, përkundrazi, do bëjnë habi.

smiley

100 +..

Në datën 4 dhjetor 2012, në orën 10.00, qeveria shqiptare, nën drejtimin e kryeministrit Berisha, do të mbajë mbledhjen e saj të radhës në qytetin e Vlorës, në nderim të këtij akti madhor në histori, të themeluesve të Pavarësisë shqiptare dhe të Kuvendit të Vlorës.

.. ju kujtuat se mbaroi festa e 100 vjetorit te Panvarsie?  se ju vula ne Vlore nga Kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika ?!!    

ky le ta marre qeverine dhe ta beje mbledhjen ne kosine te  varrezat e ushtareve greke

5* për optimizmin blend.

2ysh për realizmin.

Me siguri do thonë, "atëherë Shqipëria ishte e re, s'i kishte mbushur ende 100 vjeç."

ne, s'po u a falim gjysh, stërgjyshërve, përse na e çliruan në 29 e jo në 28 nëndor. kur sapo kishte mbushur të tridhjetat.( dhe kan kalu shtadhetvjet)

të na falin se kur u bëmë qinvjeçar zhgrrym coqetntort ?

ps: veç po ju nrrum ADN- në

 Po fillon fushaten elektorale duke shfrytezu gjasme pervjetorin e qeverise se Vlores se IQ,  i cili me llogjiken normale, mbaroi! 

Nderkohe qe ajo gruaja e thyer ne moshe do vazhdoje te ngazellehet sepse  i falen bishtat e mbetur te presheve. Ne rregull jam ?

Blendo,

Nice one bruv' smiley

U priste ndoshta prej teje nje prononcim optimist ne lidhje me festen; ti te pakten pate mundesine ta jetosh - kurse ne te tjeret e percollem me mall smiley

Gjithsesi ma do mendja se te ka shkuar ne mendje sesi mund te ishin ndjere ata qe punuan per kte Shqiperi sado te vogel; jo se ishin keq me Perenadorine Osmane, por sepse instikti per mbijetese i tejkaloi diferencat  mes njeri -tjetrit.

 

me oren e Europes, 2 dhjetor......ditelindja e Ibrahim Rugoves.......i paharruar qofte kujtimi i tij ...68 vjetori i tij eshte sot

Vjollca Vokshi e komentoi gjestin e Berishes se...ishte pak me Grip smiley ....kur pamjet Televizive dhane QARTE qe Babasqapi fshiu Qurrat si qurrash ,(por jo me menge te xhanetes si i fshin zakonisht dhe i shkund ketu tek PPU )  por me shami , kur doli te pershendeste Kuvendin e PD ...i ndjeri Rugova .Kronika eshte filmuar per te kuptuar se cfare ndien ky per Zogun si Burre Moot Shtei qe eshte , me falni desha te thoja per Rugoven ! Le te respektohet edhe Rugova si i I QIN Vjetnuerit te Republikes qe kremton me Buste Mbreterish !

Krye Hipokriti ne Ekstaze elektorale ! Jane Grahnat e FUNDIT dhe pale se c'do pjelle Bari Falliu pasi dhe B...ir Historia e kishte " shtyre " me lezet !

mua me ka pelqyer urtesia dhe fisnikeria e Rugoves

Politika paqesore e Rugoves shpetoi jete njerezish.Shembulli i shpalljes se republikes se Kosoves me referendum ne vitin 1990 ku as serbet nuk u larguan as bota nuk e njohu duhet ti sherbeje atij memedhetarit me qellime te mira por naiv  te kuptoje se kufijte e ballkanit nuk nderrohen kur te na teket e me plebishite.

Tani qe festa mbaroi shqiptaret do ti kthehen realitetit qe eshte po aq i zymte sa para festes.Megjithate si ka thene S Decatur:our country ..may she always be in the right , but our country right or wrong.

+1

Fatkeqesisht shume njerez, nga propaganda e UCK-se dhe partise se Thacit, nuk ja dine vleren Rugoves.

nuk eshte aq bardh e zi.
A do kish sjelle ndonjehere rezultat politika paqesore e Rugoves? 
Ai takimi i detyruar me Milloshin ku kerkoi te nderpriteshin bombardimet e natos pastaj i vuri nji pikpyetje. Abuzimet financiare te qeverise ne emigrim te Bukoshit mund te mos jene gje krahasuar me te qeveritareve sot por nuk eshte se folen mire per Rugoven

Sigurisht qe s'eshte bardhe e zi, por une personalisht kam mendim pozitiv per te. Abuzimet financiare te Bukoshit, nese jane te verteta, qe ishte shume larg Kosoves ndoshta edhe mund te mos kene patur lidhje me Rugoven vete? U tha sikur Rugova kishte nenshkruar nje pakt dorezimi a dicka e tille, dhe u paraqit edhe ne gjyqin e Miloshevicit. Por Rugova e kundershtoi e tha qe eshte e falsifikuar thjesht per faktin qe letra ishte e mbushur me gabime gjuhesore keshtu qe s'kishte si t'a kishte shkruar Rugova qe ishte gjuhetar, doktorature. Thjesht nje fakt. Per kerkimin e nderprerjes se bombardimeve nuk e di me siguri. Di qe trupat e FARK kane luftuar ne Kosove - jo ashtu sic flet UCK-ja - dhe ishin shume me te pergatitura (dhe me shume ne numer) se UCK. Madje ne nje beteje, ku UCK akuzon FARK qe u terhoq, e verteta eshte se ishin Amerikanet qe i thane komandantit te FARK atje te terhiqet sepse do bombardonin ata.

Ah dreqin, tani do kthehet ne teme per Rugoven. Po me vjen t'i fshij cfare shkruajta.

Ho pra, Shqipnia nuk qenka editorialet ramiste me af dhe uf qe gulçon ne gjoksin e njerezve te roberuar nga kusaria. Ajo Shqipni, qe trazon fort gjumin e vellezerve tane majtisteve ne diaspore.

Anës detit i palarë,
Anës lumit i padrita,
Pranë tortes i pangrënë,
Pranë evropes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur. 

shume e bukur, rrofsh!

E bukur ajo video Trop. Me pelqeu dhe kjo...vetem nga fundi e pashe qe ishte reklama e Albtelekom-it lol nice just the same

Also,

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).