Të gjithë kemi dëgjuar për parashikimet e famshme të popullit të vjetër Maja për fundin e botës apo, tash së fundmi qartësuar, fillimin e një etape të re në zhvillimin e njerëzimit dhe mendësisë kolektive. Prapë se prapë kjo mbetet të shihet dhe pa dyshim askush nuk mundet që të na e vërtetojë apo të na bind për një gjë të tillë. Edhe pse janë shkruar libra e artikuj gazetash, xhiruar filma e dokumentare prapë tek shumica e njerëzve mbizotëron zëri i arsyes dhe mendimit racional për këtë çështje. Mirëpo me këtë shkrim që unë po e shkruaj as që do të provoj t'ua fus frikën dhe t'ju bëj për të menduar ndryshe. Në fakt, as që do të flas për 2012-shin e famshëm, që është folur aq shumë anë e kënd botës.

Jo, do të flas për 2012-shin e shqiptarëve. 

Ky vit, deri më tash, ka karakterizuar ngjarje të shumta në shoqërinë tonë. Pak a shumë të njëjta me ato që kanë ndodhur me vite të tëra tek ne. Skandale politike e afera korruptive, protesta e dhunë policore, gjykime të manipuluara e persona të vetëvrarë, degradim ekonomik e social, injorance e mos-aktivitet, ngecje në edukim e studime shkencore, varfëri e papunësi, koalicione e kompromise në dëm të vendit e shume ndodhi  të tjera.

Por sigurisht ndryshe nga vitet e tjera nuk kanë qenë as festat e ahengjet, klubet e natës e kafenetë, makiato-t e vogla e të mëdha, telenovelat spanjolle e turke, X5-shat e Q7-shat, kullerat e mangupat, Barcelona-t e Real Madrid-at e shumë e shumë “kënaqësi” tipike shqiptare. Jo, asgjë nuk ka ndryshuar. Prapë të njëjtë jemi. Injorantë të flaktë e optimistë të hatashëm, tru shpërlarë nga mediat e naivë ndaj thashethemeve. Të etur për famë dhe pushtet, arritje të qëllimeve me intriga e jo punë.

Po, këta jemi ne, shqiponjat e maleve me gjak kuq e zi.

100 vjetori  i shumëpritur i shpalljes së pavarësisë erdhi. Po, të gjithë jemi më se të gëzuar. Pak popuj në botë kanë këso festash shekullore, siç e kemi ne 28 Nëntorin. Po pyetja që po më shkatërron nga brenda dhe po më ndalon shijimin e këtyre momenteve është :

A kemi se me çka të krenohemi në këtë ditë?

Nuk arrij të gjej përgjigjen sado që e kërkoj. E kam frikë se ndoshta nuk ekziston.

Zhvillimet e fundit dhe parashikimet  për të ardhmen e afërt të vendit tonë nuk më lënë të mbaj shpresa për përmisim të situatës. E çdo ditë e më tepër jetën nuk e kemi më të mirë, por gjithnjë e më të vështirë. Shitjet e aseteve kombëtare e uzurpimet e pozitave udhëheqëse, por edhe injoranca tepër e madhe e popullit, më dëshpërojnë thellësisht. Ku po shkojmë si shoqëri e si komb?

Disa studiues të Maja-nëve thonë se viti 2012 do të jetë fundi, e disa të tjerë thonë se do të jetë ndryshim i mendësisë kolektive për ngjarjet aktuale dhe i qasjes së zgjidhjes së problemeve.

Por, cila do të jetë ajo që do të ndodhë me ne?

 A do të shkatërrohemi si shtet e si popull duke qenë injorantë të rrethanave dhe duke lejuar të tjerët të na shtypin e shfrytëzojnë pasurinë tonë të përbashkët duke na degraduar dinjitetin shqiptar së bashku me historinë shekullore, e në të njëjtën kohë, duke mos lënë rrugë për një të ardhme më të mirë?

Apo, do të fillojmë të vetëdijesohemi duke u aktivizuar në luftim të së keqes që e ka kapluar çdo cep të jetës sonë, për të mbrojtur këtë pak atdhe e identitet që e kemi, duke u nisur secili nga vetja e tij?

Cili do të jetë 2012-shi ynë? Shkatërrimi apo Vetëdijësimi?

6 Komente

Une mendoj se nji komete do e mbertheje atdheun si mace.
Do na lepij Vermoshin, do nguli thonjte ne Shkoder, Diber, Vlore e Pogradec; dhe ne te gjithe do pervlohemi në llavën e mutit përzhitës nën bishtin e saj gjigand.

Fiqo, te pakten te ishim duke kombetarishtvdekur ne lufte e siper, sic e kemi dhe historine, ose fundja duke bere seks, sic na eshte hapur tek femrat e huaja, po jo kshu mbytur ne mutin dhe bishtin e hardhuces kometore.

Tjeter gje nese ta kane bere rakine me hile/sheqer dhe ndaj shikon enderra te tilla te sikletshme, me c'rast te sugjeroj uzon (poshte greku).

Edhe 11 dite mbeten, nje sugjerim beni sex sa me shume, dhe shpenzoni te gjitha leket per kaq dite sa na mbeten.smileyray:

" .... Jo, asgjë nuk ka ndryshuar. Prapë të njëjtë jemi. Injorantë të flaktë e optimistë të hatashëm, tru shpërlarë nga mediat e naivë ndaj thashethemeve. Të etur për famë dhe pushtet, arritje të qëllimeve me intriga e jo punë..." 

smileysmileysmiley

Nje njeri me mbiemrin Ukehajdaraj qe duket sikur ka dale nga eposi i kreshnikeve paska frike nga nje date ne kalendar? smiley

/se lexova artikullin

Jo njeri, kot qe e ke shkrujt ket komment, ke mund ta investojsh kohen ta lexojsh artikullin mire.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).