22 Vjet nga Lëvizja Studentore

 

Aspiratat e Dhjetorit dje dhe sot?

 

65 Komente

Sot eshte e qarte se studentet u perdoren nga "desidentet" e diktatures per te vendosur "demokraturen"...

Te rinjte e dhjetorit jane lene me kohe ne harrese.Tamam u perdoren..

Impakti i asaj levizje eshte i jashtezakonshem. Ka ndryshuar komplet jeten politike, ekonomike, shoqerore dhe trashegimia e saj do te vazhdoje te ekzistoje per shume kohe. 

Respekt.

Aspiratat e Dhjetorit dje dhe sot?

Me 9 dhjetor 1990 studentet e Universitetit dolen neper rruge per te protestuar kunder nderprerjes se energjise elektrike dhe ngrohjes.

Pa kaluar shume kohe,ata e pershkallezuan protesten ne nje miting politik ku midis te tjerash kerkonin " me shume demokraci".

 

Mua me duket sikur jane po ato aspirata,si dje dhe sot.

tani, ministra dhe drejtore drejtorish nuk do ishin bere dhjetra e qindra qe moren pjese ndaj kjo qe e degjoj shpesh se u perdoren, nuk ma mbush mendjen. Ata nuk dolen per veten e tyre, dolen per nji shoqeri me te drejte. Nqse ne mendojme se ishim me mire ashtu si ishim, ath. le te ngrihemi prape si u ngritem ate kohe. Nqse jo ath. nuk na e ka fajin njeri 

Studentet e qytetit studenti sot vazhdojne te kene kushte te shemtuara, dhe paguajne shume here me shume. Kur isha une student, arrita dhe dritaret me vetrata duralumini biles, dhe pagova 120 mije leke te vjetra ne vit per konviktin, ne vitin e fundit qe ishte PS ne pushtet, ne vitin 2004. Sot paguajne 500 miije leke te vjetra, dhe kane te njejtat vetrata, te njejtet dollape, te njejtet shtreter, te njejtat dushe. Jane shtuar vetem shkurret e mbjella ne lulishte, nje Yll i NATOs ne lulishte (politizim i studenteve) dhe kioskat e malokeve dhe ndertimet e nje grupi verioresh qe i sheh ne cdo miting te Berishes. Berisha premtoi internet falas dhe ua ka sjelle ne cdo godine, ME LEKE! Me kompjutera te shemtuar. Nderkohe qe jashte, qendrat private te internetit jane shume here me mire. 

Vetem nje godine e bene me banja ne dhome, me dushe ne dhome, dhe pagesa aty eshte 140.000 leke te vjetra ne muaj, aq sa c'jane shtepite private rrotull. U pelqeu si biznes dhe kete vit bene edhe nje tjeter. 

Te pakten qyteti studenti duhej te kishte pasur investim te vecante, nderkohe qe tre-kater godina te tjera strehojne maloket e tjere te Sales e studentet s'kane pune fare aty.

Ndersa ata studentet e atij viti, gati 90% emigruan. Protestuan sepse s'po kishin c'te hanin. Xhamat ishin thyer e po merdhifnin ne dhome. Mensa kishte vetem fasule. Deri ne vitin 2001, xhamat ishin po prape te thyera. I vetmi ndryshim ishte qe te lejonin t'i rregulloje vete. Shtreterit ishin ende me gervishtje (Filan Fisteku, 1986), pra po te njejtet. 

mikrobota jote ka dy gjera: maloket dhe ramen. Gjithe ca ke shkrujt e ke konceptu brenda ksaj mikrobotes. Merresh me terhollime qerash te pagume dhe malokesh pronare godinash dhe nuk arrin me kuptu se kjo levizje ishte ajo qe t'dha mundsine me fol lirshem, me u hap me boten, biles, dhe me shkrujt ktu ku po shkru sot

Dhe ti s'kupton qe une po them qe qyteti studenti, pikerisht per kete, meritonte nje vemendje te vecante investimesh, jo buste te kriminelash, por atje s'eshte bere asgje, vetem zhvaten studentet e vetem jane genjyer. Sic shfrytezohen studentet sot, u shfrytezuan dhe ata studentet atje. Duhet te funksionoje truri pak me shume se nje majmun qe ta kuptosh ku e kam fjalen. E di qe e ke te veshtire, por te keshilloj te perpiqesh here tjeter.

jam i sigurt se nqse t'pys te m'shpjegosh se si funksionon truri i nji majmuni, ke per ta bo duke perdor vec 2 fjale: ramen dhe maloket. Du t'them se ke fjalor te zgjeruar tejmase
Ca universiteti ke mbaru ti wtf?

Vuri bustin e azemit ne Qytetin Studenti, maloku. Se pari, eshte politizim. Hajdari eshte figure politike, jo figure e studenteve, sepse s'u vra me protestat e studenteve dhe s'ishte i vetmi ne ate proteste. Se dyti, s s'mjafton qe gruaja e tij ka zaptuar gjithe ate toke atje e ka bere gjithe ate vile gjigante, duhet te vene dhe bustin e nje njeriu qe s'u vra per protestat e dhjetorit, qe ishte kriminel, qe hynte ne parlament me kobure ne brez, qe ka lene nje femije qe rreh police neper tirane. Edhe vendosja e yllit te Natos ne QS ishte politizim. C'lidhje kane studentet me yllin e NATOs. S'mjafton qe cdo ndertese shteterore ne qytetin studenti eshte privatizuar ne duart e malokeve qe jane bere miliardere ne gjithe keto vite dhe ende s'kane mesuar te mbllaciten me gojen mbyllur.

Katnarizmat nuk mbarojne. Shpresoj me gjithe zemer qe ta heqe PS kur te vije ne pushtet.

 

sepse s'u vra me protestat e studenteve dhe s'ishte i vetmi ne ate proteste

Nuk behet cdo bust aty ku vritet personi. P.sh. Skenderbeu nuk ka vdekur tek sheshi ne Tirane. Hajdari mund te mos ishte i vetmi ne ate proteste por eshte quajtur si udheheqesi i asaj proteste/kryengritjeje pa arme. Nese do i behej bust, ku tjeter duhet te vihej?

Bustin e ka atje ku vdiq. Nuk lejohet politizimi i shkollave. As ylli i NATO-s nuk duhej vene atje.

Po pergjigjem ketu po edhe venusit (qe mos te bej tre komente). Ndoshta ka dale gabim se s'po e krahasoj Hajdarin me Skenderbeun, thjesht solla shembullin e pare qe me erdhi ne mendje. Mund te kisha thene edhe ndonje nga 1912-es meqe e kemi te fresket 100 vjetorin.

E di si eshte vrare Hajdari dhe po te kishte vdekur siper ndonje prostitute, prape ate qe ka bere me 8 Dhjetor s'ja heqim dot, apo jo? Pse nuk ka te Brocit? Nuk e di, ndoshta sepse ka qene ne Shkoder e jo ne Qytetin Studenti? Beri c'beri me pas Hajdari, njihej si udheheqes i grupit qe filluan protesten tek Qyteti Studenti.

Edhe George Washington nuk vdiq duke luftuar Anglezet, por bustet/monumentet e tij jane gjithandej ne Amerike (dhe ne Washington, DC, megjithse nuk vdiq atje) madje dhe jashte saj.

komandant,

mqs kam qene ne ate kohe student, ndoshta jo dhe aq aktiv sa Azemi, se sapo kisha hyre ne universitet (fruth me nje llaf), dhe te them te drejten mendoja qe bota ndryshohej me mire duke studiuar shume, duke bere dashuri, e duke e kuptuar sa me mire se si funksiononte, mgjse edhe ne ato kohe protestash gjeja kohe te lexoja shume, nderkohe qe mundohesha te isha ne te gjitha tubimet .... me ler te te them 2 fjale per mavrine Hajdari.

kur e kam degjuar te fliste ne mitingjet mu para mences 3 tek sheshi kam kuptuar se sa i trashe e i palatuar ishte: si mor zot nuk e mbaronte nje fjali a nje mendim qe te e kuptoje. nuk ta kam fjalen qe mqs ishte nga veriu e fliste me theks verior e une isha jugor e nuk e kuptoja. Jo or jo ... ishte i trashe si dreqi e nuk e kishte te latuar gjuhen e mendimin si llafi vjen Blendi Goxhja qe kishte me shume oratori e klas.

sidoqofte, i hedhur e koke maloku, arinte ti gjente telat dhe te bente per vehte dhe hajdute klasi batanijesh si tipi i Ben Dushit e kompani, e nje sere ronxho bonxhosh qe rezononin ne qytetin studenti. Nuk jam cuditur kur kam mare vesh se si ka vdekur, i vrare si qen ne ruge se me qener merej ...

mire qe i kane bere dhe nje bust tjeter qe ta di ku ta coj kete qenin HUSKY qe kam mare kur ta mar per ndonje vizite ne shqiperi.

ashtu eshte shume njerezve u kane bere bust ne shqiperi, qe dhe ata qe mendojne diametralisht kunder te dine ku te shprehin mendimin e tyre ...

Nuk jam kundra cfare ke shkruar. Asnjehere s'e kam ngritur ne qiell Hajdarin per zgjuarsi apo oratori - oratori me te mire kishte edhe Tropojani tjeter B. Ukcamaj. Dhe sigurisht shoku i Rames, Gonxhja, etj. Thjesht po thoja qe ate nate i drejtoi e s'ja heqim dot ate cfare beri.

hmm, tani u kujtova. atje mund te vinte bustin e arben brocit e atyre dy djemve te tjere

Gjembi,Skenderbeu deri sa vdiq ,zhvilloi lufte kunder turqve dhe madje,i ngeli pezull dhe nje kuvend te cilin nuk arriti ta mblidhte per shkak te vdekjes se papritur.Njerezve u ngrihen buste per kauzen se pari,pastaj ,nese ai do vdiste ne beteje ,mund te vendosesh pikerisht ne ate vend dhe nje perkujtimore.

Azemi vdiq per arsye "personale" te tij.Dhe me c'thone ,devijoi shume nga endrrat dhjetoriste.

Hu nuk ka anthuziazem . Edhe Hundderri nje sacme e ciftes Berishiane nga Hundet , nuk ka besim dhe e redukton perspektiven .

Hu duku dhe ben nje zhbirilim te Pathosit Revolucionar te studenteve se si rrexuan nje shtet me "fishkellima " dhe Protesta per te mire te te gjitheve smiley . Dhe pa mbaruar mire kjo Miresi per te Gjithe ...dynden me dhjetra mijra e deri sa jane bere Miliona per te ikur si i Marri nga kjo Murtaje qe i ka rene Vendit .

Nje Inteligjence qurashe qe nuk e ka per gje te Mohoje nje akt te MADH e te Papperseritshem Historik , ndoshta me i MADI ( sot per sot padiskutim ) si sakrifica e partizaneve dhe te merret me berzhdile Gangsteresh , rugacesh e turma amorge qe i shtyn Urraja si ne sport , te vene e te mbrojtur , te kontrolluar e te perdorur , nuk mund te kete te drejten as te marr Fryme Lirie jo me te beje dhe Moral per statuja te Ngurta e te Gurta qe i heq e i ve si Gure shahu Malokeria e Berishes !

Edhe kete dite simbolike Historike per shqiptaret qe kerkonin dhe sidomos Kerkojne  Ndryshim , ai do ta ktheje ne Dite TURPI me llogjet e euforine sidomos me inteliDjencen qe e pershendet smiley

Kush jane kta studentet per ne qe si njohim. Ca bene keta? Kush i ndihmoji? Cfare pozicionesh morren ne drejtimin e shqiperise? Se kam degju te flitet shume per ta po asnji nuk shoh ne tv te shprehet. Vetem per festa. 

Hu duku dhe ben nje zhbirilim te Pathosit Revolucionar te studenteve se si rrexuan nje shtet me "fishkellima " 

Ja ka lezet, pa shume studime Akademike, pa shume vellime me memuare nga te currufjasurit e djegur per njecicke protagonizem, vjen njeriu i popullit inteligjent dhe vesheder dhe e zhvesh historine nga mitet dhe mitizuesit:thjesht, paster, bukur, me fishkellima o vlla e zbuan DIKTATUREN e derdhur ne Bronx, ate kafshen prehistorike qe dukej si perbindesh e kush guxonte ti afrohej. dhe Gzim Kulufi qe deri dje therriste u shofshin jevgjit, ju bashkua thirrjes:u shofshin kamunistat*

Po Shmitin shmitizues pse e shan o rob zoti smiley

*me pelqen kjo shprehje qe deften ishnomenklaturen e te  kamurve por edhe  te qendruarit ne kembe (kame) c ka deften se gegnishtja ka epersi sepse vetem ne nje fjale shpreh sistemin dhe statusin e atyre qe mbanin ne kembe sistemin. smiley

 

Po Shmitin shmitizues pse e shan o rob zoti...

Ku e ke lexuar qe une shaj Shmitin ? Une pergojoj Shm....tin , nuk shaj Shmitin . Shm...ti pergojon Shqiptaret jo sistemet . Ndersa Shmiti shkruan libra , ja shesin dhe fiton Leke . Me duket se eshte dhe Historiane ka dhe te njohur ne Shqiperi . Une kete kategori si dhe HURIN qe perkthen e respektoj dhe e cmoj . Hurin psh nuk e pelqej kur komenton se si duhen kuptuar ata qe perkthen , jo perkthimin qe eshte pune dembelesh po fiton para me Perpjekje ama . Po kur bie me mejtime pathosine anthuziazmen qe shperthente ato nete Dhjet orit rrugeve , te ngazellen si shume e shume te tjere qe kane Shembur e Shkaterruar Diktaturen me te Eger te cfaqur ne eren Njerezore ne kete earth, duke mbajt fjalime te zjarrta mbi stola guri ! Pjesa posht saj e paqarte dhe si kot duket smiley . Si fjalimet e atyre qe i bien nga Muri kKinez dhe pine uje burimi ne Machu Pichu smiley

Levizja e dhjetorit ishte thjesht nje enderr. Kur u zgjuam e pame qe na e kishin fut sa krahu po ishte teper vone. Na e vodhen sic kane vjedhur gjithe Shqiperine dhe gjithe datat e tjera te shenuara. Mallkim per ata qe e abuzuan dhe manipuluan.

Sidoqofte ishte enderr e bukur.C'nuk do te jepja t'i jetoja edhe njehere ato dite.

73584178.jpg

93773955.jpg

keshtu perfundonin te gjitha mitingjet e PD ne periudhen 1990-1991 (ne se e mbani mend)

Me mire me kaq se sa te vrisnin ish lideret si Causheskun. 

Respekte studenteve per ate qe ben. Sic thote Bredhi me siper, edhe thjesht faktin qe sot te pakten flasim lirshem dhe i shajme ata qe kemi ne krye e kemi prej tyre. 

Fatkeqesia e Shqiperise nuk ka qene fakti qe ata djem e vajza u ngriten, ka qene dhe ngelet fakti qe idealet e asaj levizje nuk i cuam si shoqeri deri ne fund. Kemi hequr diktaturen nga shteti dhe e kemi futur ne partite politike. Kemi kaluar nga nje parti e plotfuqishme me lider te perjetshem qe kontrollonte tere sistemin ekonomik, ne nje sistem me dy parti te plotfuqishme me lider te perjetshem qe nepermjet kontrollit absolut te pushtetit kane po ashtu ne dore te gjithe burimet ekonomike te vendit. Besuam se demokracia vinte me nje te votuar nje here ne kater vjet. Faktqesisht ajo eshte, sic thone matematicienet, kusht i nevojshem po jo i mjaftueshem. 

Endrity, nuk perfundonin ashtu te gjithe mitingjet - plus qe s'ishin te gjithe te PD-se sepse njerezit po ngriheshin per demokraci, jo per PD. Ka njerez qe thone qe ndoshta sot mund te ishim ca me mire nese do ndodhte si ne Rumani - por une s'e di me siguri.

Per te tjerat, ke shume te drejte!

Ali dems te mungon nje gje "fare e vogel " ...nga kronologjia smiley

Vizita e mikut te E.H , R.M , qe e trashegoi R.Alia . Ardhja e sekretarit te OKB ne Maj 90 Perez de Kuelar RP ) !  Popull pa Kultur dhe i ekstremiteteve . Duhej zbritje e bute i thone ne Navigacion ! Fatkeqesia qendron tek Karierizmi e vetite e tjera te NDYRA te cfaqura me vone tek Karikatura e Ndryshimit ose Hajduti , Intriganti dhe Banditi Berisha me 40 Hajdutet !

" FJALIMI - Strategjia e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë Politike të vitit
1989: “Partitë dhe te tjeret qe do te vijne të kontrollohen nga ne.”Sali
Berisha, Fatos Nano jane dhe do te mbeten veglat tona besnike.

“Si do ta përjetësojmë komunizmin” - "Të jeni te sigurt që e ardhmja do të
jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të
armiqve tanë!" - TIRANË – “Sistemi ynë tanimë është drejt kapitullimit
përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë
strategjinë tonë.

Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin e pluralizmit
politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe
mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për
brenda me ligj, por pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë
kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i
nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të
kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t’i
formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të
përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që
është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të
fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste.
Të persekutuarit politikë
Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë
antikomunistë, sigurisht që do të na shajnë. Por edhe pse këta e urrejnë
komunizmin, do ta shihni që do të na vijnë afër dhe do të na përkrahin. Këta
do t'i afrojmë dhe do t'u japim punë të ndryshme, por jo të rëndësishme; por
kurrë nuk do t'i lëmë të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?! Sepse
sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe do t’u shërbenin
atyre, në vend që ta të na shërbejnë neve. Në zbatim të drejtave të njeriut,
duhet t'u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit polikë t'i
kompletojmë me komoditetet banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do
t'u japim nga një letër në dorë që t'u njihet prona, por prona vetëm në pak
duar do të bjerë, pasi ligji do t’i ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë
duhet të kemi parasysh; të kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve
politikë, pasi ata vetë janë aq pleq apo të sëmurë sa mezi rrinë në këmbë.
Kësaj kategorie mendoj që t’i japim pasaportë për t’u larguar nga Shqipëria
më mirë dhe me kaq do të jenë të kënaqur. Pasuria e tyre na përket neve,
sepse ne e bëmë.
Për Kosovën
Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohësh. Ata
janë shumë më përpara se ne, por këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar
afërsisht dhe jo me të gjithë anëtarët e Byrosë, pasi nuk dihet se kush
është miku dhe kush është armiku. Kjo është një mbledhje vetëm për ne më të
besuarit, ndaj le të flasim hapur. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete
Qendrore, pra frika nuk duhet të ekzistojë. Shumë intelektualë do të na
kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë apo ngritur
paksa rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre do t'u
ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do
t'u japim nga një minipension. Kosova është në pragun e shpalljes së
Kushtetutës. Është punë e tyre, ne e kemi programin dhe platformën tonë.
Strategjinë është e qartë dhe kemi kemi përcaktuar rrugët për zbatimin e
qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit
dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë
komuniste.
Strategjia e re
Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi,
sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të
jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre
legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën
kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes.
Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë
restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë
do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur
kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta
gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë
pushtetin apo të rrezikohemi, atëhere mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do
të dimë t'i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si
në rininë tonë të hershme. Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet
të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të
luftës së armatosur.
Kërcënimi
Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe
guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë,
por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na
kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të
mos ketë frikë. Nëse do të jetë e nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e
aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, që ju i dini mirë se sa na kanë
ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi patur me ta, duhet ta
dini se na bashkon kauza e pushtetit të komunistëve, pavarësisht nga nuancat
dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe
mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e
lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t’i
përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë
sot, i kemi ruajtur këto lidhje të që garantojnë pushtetin tani edhe në të
ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht nga rrethanat e vështira
aktuale, sido që të shkojnë punët, uji do të rrjedhë në mullirin tonë. Për
këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni
frikë, të mos shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga situatat e
vështira që po kalojmë, sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do
të jetë plotësisht yni. Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të
kthjellët! Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona!
Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri në përputhje me evoluimin e
situatave. Ju uroj punë të mbarë! "

 

Un sbesoj ke rastesia

familja popa eshte futur diku aty nga 85-a ne amb.italiane.

Ishte sezon provimesh.95% e studenteve si gjithmone ishin tape se shkonin me pahir ne shkolle ne dege qe nuk i kishin zgjedhur vete po komiteti ekzekutiv i rrethit.Sa u be mitingu i pare dhe u pa se nuk do te kishte pasoja dolen te gjithe ne shesh me moton "rrofte sebepi te mos bejme mesim'.kjo eshte historia reale ajo qe ka ndodhur pe verteti.historia zyrtare flet per studente trima sypetrite qe u perleshen me heroizem me bajlozin kamunist.

Edhe ata qe hengren dru tek Liceu diten e Djele, dite pushimi, donin t'ja hidhnin provimeve?

dru ?

edhe ndonje hata e madhe nuk eshte,ia vlen barra qerase ,kur mendon qe ,para ca ditesh nje ish i perndjekur u vetdogj per t'i bere qejfin Rames.smiley

Nuk te kuptova smiley

njerezit hane dru nga qejfi,shtu sic vetdigjen nga qejfi ( e kam kete per ata qe ecin me llogjiken qe i ka shtyre Rama te futen ne greve)

Aaah. Lere lere

po sot qe i zgjedhin vete deget..pse jan 99% tape? 

Ku perfundoi Eduart Selami dhe pse u menjanua ai nga PD ja e zotit Berisha ? Ka qene nje pretendent i pare per kryetarin e PD! 

 Nje opinion i Shenasi Rama ish student i Dhjetorit nga Shkodra../

http://www.youtube.com/watch?v=p5CaWSpF_BI

ja ca gjendet ne arkiva :

berisha duke raportuar perpara ramizit e nexhit,pasi ishte derguar te nxiste "protestat" sepse shqiperia ishte von me  planin

 berisha: ,studentet nuk dun me u ngrit ne protesta ju ka hy lepuri ne bark nga frika e diktatures

nexhi; nuk ju ka hy frika por ata duan partin tone,,,,,

berisha;; ate desha te nenkuptoj dhe un shoqja nexhmije

ramizi; po kot te kemi pregatitur ty o sali ?nesr do shkosh prap atje,,,,,

shif mer sa i shqetsum ky...u bo direkt per cigare mer ti.
Shume foto klas!

Alba nga amerika po filozofon per studented e Dhjetorit... Nje ramiste e vogel, shume e vogel perpara atije uragani sudentor,- qe me siguri babai i saj i ka treguar, qe 8 Dhjetori ish dite sezoni, nuk eshte e vertete(sezoni fillonte mbas vitit te ri) po dhe sikur te qe sezon studented ishin te vendosur  dhe te ftilluar qe ashtu si ish katandisur shqiperia, nga Idrizismiley dhe shpura e tije nuk mund te ecej me tej. 

Nuk eshte e vertete qe studented kishin frike, frike kish Ramizi panvarsishte se kish ushtrine dhe policine, por ai Ramizi e Nexhmia shikonin endra me Causeshkun kurse studented shikonin endra me Lirine dhe Demkracine aq shume te mohuara nga ai regjim barbaresh te majte.

 Ka njerez qe thone qe ndoshta sot mund te ishim ca me mire nese do ndodhte si ne Rumani 

 

...zvarrisja dhe përdhosja që shqiptarët i bënë diktatorit, jo për së gjalli por vetëm shtatores së tij, qe' një punë e lënë në mes. Një hall i madh që do ta vuajmë të gjithë, një sëmundje pa sherim te shpejte,nje mekat qe nuk do ta shlyejme dot per nje kohe te gjate......

http://www.youtube.com/watch?v=vYrdHWR2wMY&list=UUkFJtZQ0R79d5jJM-unudBQ&index=8

 

Paska ardhe dhe ky Ballisti per "heqje patkojsh " smiley Po rri or kokosh merru me ate qe di mire . Hipu e zbriti Pulave ne Regjimin Berisha . Ti je si ata "kalamajte e ritur " nga fshati Trimave qe tregojne Histori "pse nuk pine Cigare" , pasi mbarojne te mesmen ne konvikte .

E kom fillu qe 12 vjec merr jahu ne fshat . Po me kapi kryetari keshillit me futi ca lapra dhe me bertiti .Pse keshtu bejne pioneret e Enverit ?.....dhe se piva mo  smiley

Gjithe jeten do mbetesh si ne cdo koment duke u mburrur qe mund te shtypesh Iriqin me bythen tende Lakuriq smiley . Po mbasi iken Iriqi se trembet nga TYE or ti !

8 dhjetori eshte dita e turpit per rinine STUDENTORE shqiptare.

 

përse turp, gjon ?

sepse ajo rini e la veten te perdorej nga nje rrjet shume i fuqishem dhe ikamufluar antishqiptar dhe mafjoz.

Dikush (a disa) te tema e Clirimit te Shqiperise hodhi mendimin qe shqiptaret nuk e festojne ate dite,se eshte turp historik.Mire ate qe solli te keqen ,po kete Diten e Rinise  qe solli mbrapa te miren ,a e festoi kush ,te pakten ne Tirane?

Respekt per levizjen studentore, brezi i enderrimtareve dhe guximtareve!

Ku do veme keshtu pyes une ? Mire ju qe kini 20 vjet ne shba e kanada dhe nuk e kini idene cfare behet ketu e cfare eshte bere ketu ne Albania, e prapeseprape jepni mendime personale totalisht te gabuara nga pikveshtrimi im ne 90% te rasteve, por kini te drejten e fjales dhe nuk ja u heq njeri (dhe mua me behet qejfi per kete)... Por problemi kryesor eshte cfare duhet te bejme ne qe jetojme ketu ne albania?? une e kam nje ide. Te ikim !!

Shekulli kishte vene nje pjese te Klosit shkeputur nga "Refleksionet" (ky libri po behet dicka kult e tipit "Priscilla Queen of the Desert"?) ku deklarohej se vullneti paresor i studenteve ishte te iknin nje ore e me pare nga Shqiperia, drejt nje lirie personale. Me kete do te behej goxha debat, po kush ka kohe e deshire.

harroje te behen debate ketu pa u miratur nga sekretarite e partive.

icensuruari, e kujt viti eshte fotoja, dhe kush eshte ai ne kembe dhe ai perball . Tre njihen ketu, Meksi, Nano dhe Berisha, 2 te tjeret kush jane. 

do jete takimi i shumperfol i triestes, me ndermjetsine e sant' egidios

foto eshte bere ne trieste ne 1991, dhe personazhi ne krye eshte thjesht nje profesor universitar... pa dyshim ndonje njeri i ngarkuar i cias dhe europes.. nje ng keta te "ndricuarit"

ky me syze te erta nuk ka ndonje rol...

Jane censurura nga sekretaret e Partise i nderuar Pjer .. Kush te le te behesh Rrenjasi ketu !!!! Tani qe ka reduktuar dhe Xibi Orarin e Derstiles se eshte kufizuar Leshi per tjerrje , dhe Huri kam byll mullirin se i eshte prishe vija e Ujit nga i frynte era...harro mushke Valarene . S kendojne me as Rrenjasijt !

Shume eshte folur e debatuar keto 22 viete per levizjen studentore dhe fillesat e demokracise ne Shqiperi, shpesh nga pozita politike dhe duke keqinterpretuar ngjarjet. 

Jo te gjithe kane te njejtat njohuri (apo legjitimitet) mbi keto ngjarje, ka tipa qe dine dhe meritojne te flasin me shume, ndaj ne nderim dhe respekt te studentave, demokracise dhe pavarsise, propozoj qe fjalen tja japim Idrizit.

Zotni Idriz, ju lutem shkruani sa me gjate qe te jete e mundur mbi kete ceshtje, por dhe ceshtje te tjera, dhe mos u dekurajoni nga ndonje peshk a koment tek-tuk. Juve jeni busulla jone morale, arusha jone e madhe (shpirterore).

Shoke sic tha dhe shoku GJIb ...po e marr fjalen . Po kam frike se mos me del edhe Gjibi ne takim me shokun Ramiz si Fevziu ose Uturaku Berishes SOT qe ka shume kujtime smiley .Ftojme Derstilasit me kujtime me prane Leshit !

Po te pershendes edhe me nje GJIB dhe po gjete edhe nje nga Dhjetoristet perfshi dhe Kaposhin qe e ka pase kete  "jo ata me llajo ka koncepte perendimore ai " je e denje per nje 8 Dhjetor tjeter ku do te pershendes perseri se si duhet ta kuptosh me tej se perse jane bere Kepucet ....ose Cizmet e grave si Gjembi smiley

http://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=0rEsVp5tiDQ#t=4s

 

oidriso,

sa her qe hapen tema mbi fillimet e demokracise nuk te mban jo vendi por dhe dora. Komente rresht i leshon si bistak rrushi smiley

po qe se ke pak kohe ulu e bej nje shkrim apo sic thone tani analize sipas pikpamjeve dhe informacioneve qe ke dhe ne te tjeret ta plotesojme qe dhe keta rrushat e vegjel qe kane qene kalamaj ne ate kohe te krijojne pak a shume nje pamje te asaj kohe.

FLM. 

Tani erdha i nderuar dhe shpesh here i lekundur Gjon smiley

Eshte doze e rende dhe me mire te gjithe te kujtojne ate episodin e Plakave qe qajne tek Kadareja ... Kur dikush i nderpret te shikojne ne sy dhe te PYESIN ..."Perse na i prishe Vajin " ( Endren )

Une kam cmuar dhe e cmoj ate LEVIZJE . Eshte moment Historik pavaresisht nga karagjozlleqet me zvarritje bustesh e me the te thashe me fishek manovre . Qe te Levize dicka nuk eshte se u Imponua nga Partia ne Pushtet .Dhe Momente te tilla Historike jane Privilegj per ata qe i jetojne ne Pathosin e tyre , jo ne Rezultatin e tyre .Dhe te tilla ne Shqiperi , perjashtuar Vite e Pathosit te  Luftes kunder Nazi -Fashizmit dhe bashkepunetoreve te tij qe eshte Maja e Historise 100 Vjecare te Shqiperise pas Shpqlljes se Pavaresise eshte Dyta ngjarje po aq e Lavdishme por me shtrirje e Zhvillime jo aq Heroike !

E kunderta qe . Ajo levizje i IMPONOI Partise ne pushtet shume gjera . Dhe nje nga ato i KUJTOI se Nje Parti e Dal nga Populli ne situatat me te veshtira te saj ( Pushtimi Nazi -Fashist ) nuk mund ti kundervihet KURRE bijve te saj me pushke . ( ashtu sic beri Berisha me Meksin ne 97dhe Krimineli Berisha ne 21 janar ) .Kjo qe dhe arsyeja baze perse u Dorzua Pushteti dhe u Kalua Bute . Dhe ne situaten Nderkombetare asnjehere nuk i bihet Murit me KOKE . Ndryshoi babai i Revolucionit Rusia , Lokomotiva e saj Kina dhe cfare ...te rrinte Shqiperia ???? Pastaj ti e di nga Teoria qe "Nje gje Lind e Re ka Identitetin dhe Pavaresine e  vet " dhe ....

Pikerisht kjo eshte Fatkeqesia e Shqiptareve ...Mund te rritet e Shendeteshme ose nje Bime pa Koqe ( per kokra )   .....Kete e Pati ne dore GLASA Politike Klanore e Hajdutit Berisha qe zgjodhi rrugen e Bujes , Lustres , Mashtrimit , Klanit , Aventurierit Politik e Spekulatorit Patriotik   duke Mohuar qe ne Rrenje ate levizje me te Vetmin Ideal sipas edhe Pol Miliezit  nje nga MIQTE me te afert te tij ...Vdiq Njeriu qe i dha Clirimin Shqiperise i Ruajti e Forcoi pavaresine por nuk i dha Lirine popullit te vet ( axhanset e vitit 85 te thenies se Pol Miliezit ne aerodromin e Rinasit , per Enverin ).

Tani une e di qe ti do Thashetheme e emra . E mire nje per qejf tat . Nga Hetuesia e Durresit ne dhjetor 1990 nje Grua ( serbe ) deklaroi se kam shperndare 1.2 miljone Dollare qe njerzit te shperthejne Portin ....

Nje individ i kapur ne tentative per te hedhur ne ere Bustin e Enverit para Portit me eksploziv , deklaroi se kishin ardhur ( nga fshatrat e Sarandes nen garancine e Berishes ) ... etj etj !

Ne nje raport te te deleguarit te Partise sh P.M del se ne Durres "Gjithshka shkoi sipas ... smiley

Pe3r te tjerat te daline teprojne rrefimet e Hurit dhe sidomos krakavitjet e keti bythlakuriqit qe shtyp Iriq kokosharit qe hiqet Kapo mbi PLEH , si me tipiket per Euforine ( huri ) dhe Egersine ( kokoshi ) qe paraqesin  .....si qent qe lehin ne Hene !

Flm . Poshte kamunizmi dhe Rrofte Berisha !

 

Dhe do shtoj shkurt se do te Humbiste aty ....( keshtu thote Gjibi )  smiley dhe une Drejtoreshen e Respektoj per drejtimin efektiv qe i ben Derstiles !

Une kam deshire  qe te mos Mbizoteroje Hipokrizia dhe Mashtrimi si te vetmet Mundesi per te Erresuar ose Glorifikuar ate Levizje me Fyerje ose Superlativa ! Kjo eshte arsyeja qe une nuk VIJ kunder saj por kunder URREJTESVE te Shqipetareve ( Shpellare per nga Cilesia)  qe Spekulojne ne menyre te tmerrshme ne Binomin ...

Berisha ..Ne qe Mundem baballaret tuej , do ua bajme ma zi JUE ( dmth do u hame me shume MUT se i hante ai Enverit )

Kokoshi ( si specifik ) ...Te ishte bere si ne Rumani nuk do ishin keto probleme ...fatkeqesiht edhe nje pjese qe mbahen si "cpues mendimesh " injorante e pa kulture dhe mbi te Gjitha Pa dalje ose kategoria qe,  te ha Mutin me shume se Berisha , pervec Vrasjeve dhe pusive prapa kraheve individualisht si cuba , qe shume mire mund ti perqasesh ne perfytyrim  Leter Zhaparozhasve derguar Sulltanit kur vjen rradha ti krahsosh me Levizjen e Dhjetorit !

Respektojeni dhe ndihuni Krenar kush qe pjestar i asaj Levizje ...Fundja dhe UNE smiley

oidriso,

 

shume flm per kete koment si kripa ne gjell smiley

me quan te lekundur pse??? sepse perpiqem te jap mendimin tim modest dhe se jam i PAlekundur ne bindjen dhe deshiren time per ta pare shqiperine ashtu sic e meriton pa keta krimba e zorraxhinj qe kane pushtuar popullin e shkrete si pleshta e nuk paskan ndonjehere te mbaruar !!!

 

LEVIZJA

kam pasur fatin te jem qysh ne "fillim" te kesaj levizje ne Tirane pra qysh kur kerciti i famshmi sherr te fortish e deri tek transformatori iprishur e deri tek greva e urise e tek rruga e elbasanit e rreximi i bustit e keshtu me radhe nje fallcifitet i tmerrshm.

Natyrisht fallcifiteti sa vjen dhe del me i qarte sa me teper kohe kalon...

Prsonalisht si LEVIZJE  e vlersoj shume pavarsisht nga te gjitha ato qe ndodhen sepse "2012" shqiptare kishte dale ne hoirzont dhe po afrohej me nje shpejtesi shume gjigande ..fatkeqesia ne kete mes eshte fakti se dhe kete here u kapen mbas kesaj levizje shushunjat antishqiptare qe kishin aq shume nevoje per gjak te paster dhe energji qe e gjeten pafund tek rinia dhe naiviteti i kesaj levizje smiley

sa per info: levizja ka filluar nje te merkuren duke u gdhire e enjtja ne nje forme sherri midis te fortve tek konviktet dhe kur erdhi policia ti mblidhte u terhoq sepse ashtu erdhi urdhri ..pastaj dtien tjeter u fik apo u prish transformatori dhe te henen apo te marten dolen sutdenten ne greva !!!!!

te tjerat dihen pastaj: greva e urise e protesta e bulkve te rruga e elbasanit e rrezimi i bustit me fisheke manovre shume e shume te tjera. me nje fjale dhe kete here si perhere "klasa politike albanezi" e tregoi paaftesine morale dhe sociale pra nje degjenrim total alabanezi pa piken e shpreses per nje permiresim !!! fakt eshte se para se te ndodhte kjo Rama me te vetet kane qene ne greqi (gjasme per nje ekspozite) dhe Sala me Nanon & Co ne France e Itali ...personalisht besoj se i terhoqen per ti mbrojtur sepse nuk dihej se si do te shkonin punet

takimi i "Triestes" eshte dicka q nuk duhet nenvlehtesuar

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).