Z. Llalla ka drejtuar ILDKP-në për disa vjet para dekretimit nga Presidenti në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës

Kur Zëri i Amerikës e pyeti z. Llalla dje mbi punët e ILDKP-së, ai u ankua se mungesa e rezultateve vjen si faj i pushimit të çështjeve nga prokuroria dhe gjykatat. Epo, duket se z. Llalla do të ketë shansin t'i çojë cështjet deri në fund, tani që do të bëhet kryeprokuror.

91 Komente

Booo...b0....ca paskan zgjedh ... kusheririn e Sali Berishes.smiley

Deshe me thone qe edhe ky eshte malok? 

Jo se Sala ka dhe nje dell nga Peqini.

Ej ça e ka një tjetër Llalla që ka pas bo Hitparein tek TV- Arbëria kur doli kjo kënka

Mua kjo kenge me kujton gjithmone Adriatik Kallullin.

Tepro mos me thuj qe ke shku me te ndjerin Adriatik Kallulli te koncerti i La Bouche?

Ueeeee sa i keq po m'duket vetja se ksaj i thone me ja shkaterru reputacionin shoqes. Thuj shyqyr qe nuk kupto akoma mire Dardani se me keto llafe qe perhap une per ty do kishe po te njejtin sukses qe kishe edhe me Aleksin. hahahahahaha

Ato kane qene kohe teatrale (ndoshta jo aq sa jeta e te ndjerit), Dardani ka per te degjuar per to nje dite - ajo lloj muzike duket e bere enkas per konsumimin e libidos se adoleshences - por jo nga ti, se ti ben vaki nuk e di c'domethene te behesh gati per mbremje shkolle me rroba gabi.

O Nohi je e shame po nuk konformove qe e ke pa Tepron tu shku te koncerti i Goja-s! Ho mi mo thuj qe ti po kaloje rastesisht andej.

Po mo, kemi qene te dyja bashke duke kercyer ne skene, biles! I like to move it, move it! smiley

Seç kam nje lloj pershtypje qe do priten disa koka tani...do dridhen ca leqe kembesh...do hidhen prape ca leke per ti lene dosjet te vazhdojne te zejne pluhur.

Cfare eshte ILDKP-ja?

instituti i larte i deklarimit te pasurive or burre smiley

rrofsh motra. e natarova me ILGTB ënë edhe unë.

ske faj ske faj  smiley

Hahahhaahah, zyra e deklarimit te pasurive ne qenkerka edhe institut pa le, biles edhe intitut i larte. ah pika qe sju bie ketyre qelbesirave qe madheshtojne zyrat per te rritur pagat e tyre.

Sa informacion paska hedhur Blendi. S'po di cfare te shkruaje me duket. Po pret reagimin e selise, qe po vonohet disi.

sa kot!

Mos u merzit Blendo, ketu pergjithsisht kot harxhohet dhe koha.

Suksese!

jo fort i qeshun u doka

Domethene Inen sdo e shohim me smiley 

e mendon zoton ne ket moment?

per ate e shkrova , thashe mos nxjerr gjekundi koken smiley

tani qe iku Ina ,perse duhet ta nxjerri koken ai ?smiley

Po kur iken nxirret koka , mund te qash mund te qeshesh , kete deshem te dijme tek zoto pra.

tani ka arsye me dal ai se Ina nuk do jete e zene me pune dhe do i kushtohet zotos full time

Si behet nga telefoni ajo ikona qe qan mer, na tregoni formulen qi te qajme Inen. Karriges se ligjit do ti mungoje trupi i saj smiley

Ti e gzofsh telefonin i her smiley tjerat rregullohen

pritni se per kete ka nje hartim te gjate smiley

nenin 92 shkronja “gj” thotë aty sipër. pam pam.

HAHAHAHAHA!!!!
 

Si tha ai? 

Results, results results!

Hollandes do t'i jete bo shume qejfi sepse ky miku ka nje histori te qarte dhe te admirueshme resultatesh ne zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive te fshehta te zyrtareve shqiptare.

E rujne me bazooka, kam digju! smiley

Ky ka qen kryeprokuror ne Fier... none none...

Njese, ne heshtje e ka te sigurte mbeshtetjen e upuxits...

Si emer i degjuar! A ka ndonje cv ky?

Ka qene nje klub ne rrugen Tirane Fier me emrin e lezetshem "Pilo Llalla " Duke qene se per kohen ishte nga te vetmit qe ofronte KOS Delje ne shoqeri fillum ta vleresonim si me origjine nga Dhalla . Po me qe shqiptimi i te nderuares Dhalle ndryshon sipas krahinave sherri u shua .

Urime po qe se ben Punen . Le te mbaje Veth ne vesh se BABASQAPI keto poste i trajton si Gote Llalle ! Dhe nga Del Ponte te kthen ne "Lavire Bulevardesh " Keshtu qe e dhe Ky i "duarve te pastra " besoj ka pervoje se babasqapi nga Di Pietro e ben "mamuth korrupsioni " smiley

Shoqja Boisa dhe shoku Hunddder dicka me shume Ju Lutemi per kete vendim te Partise !

" po me qe shq "

Idriz cdo gje ne rregull ? jo se nuk e mbarove fjaline mos o zot.........smiley

smiley

cdo gje ne rregull.

Ke desh me thone te kthen nga Del Ponte ne Del Ponte apo jo.

Te iku meraku smiley Ti e di mo ...Du dhe 50 vjet me mu tret te brendshmet e te imtave dhe pastaj te filloj ato te te Leshtave me " Pllaka ".. jemi sua i forte na smiley Vetem kur na merr Zoti nuk bzajme !

"Pilo Llalla " - e ka Pilo Lala. Po ngaterron pilafin me rizoton

Sa per shtese informacioni, jane bere dy, dhe ketej edhe andej autostrades. ka monopolizuar rrogozhinen fare. Lol

qofte eksperienca ime unike, po une aty as qente nuk lej mo me pi uje...

Ashtu thua ti e une, po c'thone te tjeret se. Sa here kaloj, nga te dyja anet, eshte plot me makina.

E e ashtu e ke lexu ti . Po shko pyte si e ka smiley

FRD - ja e shprehu qendrimin e saj ,cun i mire thane , po PS -ja smiley

Pse, ja ka evidentu sak tokat rreze malit Topit? smiley 

He me mire me qe nuk e do gjate .Kampion Bote ne Durim - Madh ka qene ai qe " Qeronte Morra me doreza boksi ne ...." Se dhe ofendohet admini pa jo per gjo smiley

Çun ose Rob i qete duket .....  .Ti shofim Punen se Gunen mire e kishte

Nr Tl.... FREE ?????   ...dhe AluIzni ???? Nganjehere duket sikur Qen e shipton Çen ...dmth  gj per xh . Sikur eshte nga ata te lashti e anejm .te kohes Ahmetjes !

Interesant ky VOA ...E ka dite me pare se kush do vihet Prokuror i Pergj !?

Adriatiku duket zotni burre, por edhe Ina Rama nuk dukej keq. Problemi me prokuroret nuk jane prokuroret, jane politikanet, deputetet, te cilet nuk bejne rregullimet e duhura ligjore qe korrupsioni te luftohet sic duhet ne radhe te pare ne nivelet e larta te zyrtareve. Sepse aty ai eshte me i madh, dhe me i padukshem si masa e Icebergut nen uje.

pra me nje fjale Ina mund te zhvilloje pasionin e saj te fotomodeles ....Nuk do te kujtohet per asgje,e dobet.....ky qe erdhi...mhhhh llalla,pra shishja e kosit kur shplahet del ky Prokuror....Nder dhjetra vajza e djem qe kane studiuar te drejte neper Evrope ky me master UT duket si i pavend...epo duhej edhe nje nga Lushnja....Me duket primitiv e i pa pergatitun...Tash po e ban Sala pete e pule....smiley

I drejte Krahasimi por ka nje KOHE qe SHQIPERIA duhet te marre Perfundimisht KTHESEN .Dhe kjo Kohe po nuk filloi me arrestimet  nga familja KLANORE e bababsqapit = Krimit te Organizuar ne Pushtet eshte e kote . Shume shtete te Botes perfshi dhe NY kane emertuar Kthese pas punes se Ndershme Kembengulese e mbi te gjitha TRIMERORE ( trimi mire me shoke shume ) te nje PROKURORI .

Ne se eshte nga ta qe Robi njeher e Lind e njehere Vdes OK ! Ne mos po le te shkoje ne kishe dhe te shohe enderra se ...do vije Fundi 15 Ditshit dhe do firmose ne bordero . Do zoti edhe ndonje vershellime nga Penxherja me ndonje shkelje syri ." E gjeta nje Viktime "....e keshtu sa te vijne debatet neper Gazeta "i takon te shkarkohet ne Dhjetor apo jo "ose ...kur vjen nje Grupim Politik tjeter ka tager Ligjor  ...ose TarGen e Llogjeve dhe Pordheve InteliDjente si per bukurohen INA ...qe Ina ...e 22 Vjet qe pjellin Hajdute e Kriminele me Pushtet !

Une e bej ! Kjo duhet te jete Motua e  Prokurorit te Pergjithshem SOT !

Po ne Mundemi !

   Adriatiku eshte nje njeri i persosur.Vjen nga shtresa e te persekutuarve dhe eshte prej Gramshi.Ka punuar si oficer i policise gjyqsore ne Lushnje mandej u gradua Porkuror duke punuar po aty dhe me vone u transferua ne detyren qe mbajti gjer sot.Mund te ve doren ne zjarr, per te si njeri i ndershem, shume i qete, i edukuar dhe i pakorruptushem.E njoh shume mire.Me ka habitur Nishani me kete kandidature qe perzgjodhi! Me te mire ne ate vend une nuk do te guxoja te vija tjeter njeri.Por ja kam friken,  sepse ai vend ka shume.... "igrasi "!

Sot une e urova ate dhe lus, qe ti veje puna mbare!

Ne c'kuptim eshte i persosur grava?  Se per dere e brenda nuk na duhet gje.  

Per dere e jashte, kater vjet te ILDKP cfare ka bere Llalla?

Meqe s'ia kemi degjuar krismat, heperhe bilanci eshte: nishane, cope dy ne dore. 

tashmë qënkërka vonë për të dëgjuar krismat monda

 Monda, i persosur si njeri.Nuk mundet ti gjeshe asnje te mete ne tere qenien e vet.Gjithmone duke e krahesuar me modelet intelektuale te fushes,  te para gjer sot.Flas keshtu jo pse eshte miku im, por se eshte me te vertete i tilli.Kam plot fakte qe mund te vertetoj, keto qe them.

Ça kujton se kishte ne dore si kryetar I KDP? Asgje  veç denoncimit.Por sa ka aty moj Monda.....Nje

labirinth metodash per fshehje.Shume prej te cilave i shamngen ndeshkimit, prej mangesise ligjore...

Ca spiuni paske qene mer dreq, i njifke te gjithe. Mos hyfte njeri ne gojen e Graves vallaj se ky te benka biografine te peshku smiley

Paske marre nga ajo e pikes pare qe harxhon njeri ketu, o Endrity? Perdore me mase se mire te ben.Une pse e njof une ju them atyre qe kane mend e nuk nguten:Kujdes, eshte njeri i mire.Ju e quani ,biografi...edhe me mire akoma!Te jeshe i sigurt qe flas per ata qe njoh mjaft mire.Si me njohin dhe te tillet mua.Une nuk e di pse juve njihni vetem ata qe duhen ...share

Hajt ishalla po vazhdon me goje te embel sic e ke nis me Adriatikun pra

Llalla paska mik te V O A . smiley

Suksese dhe pune te mbare!

 

Seriozisht jam i befasuar njekohesisht dhe i entuziazmuar nga zgjedhja e Z. Nishani , por per nje gje nuk jam i sigurte por qe do ta zbardh shume shpejt, E ka pyetur valle Naltmadhnine per kete zgjedhje ?

...Hiqe merakun.Jo vetem e paska pyt....

ketij i mungojne ''xixat''. duket si adil carcani.

mbase edhe gabohemi po mbas nishanit po vazhdon me nishane te tjere. e vetmja gje qe duhet te bejne eshte te mos veprojne.

aty te deklarimi i pasurive tha gje ky dhalla per 3000e e sales apo pasurite e deputeteve shqiptare?

po per koken me cepa te ktij nuk do thoni gje?

ndonje CV??

Kristal ishte Ina, kristal qenka Llalla. Edhe 5 vjet qetesi tip miza ne qyp qenkan te garantuara. Si tha ai: Burre i pashem qeka kodoshi, i zgjedhin komisaret smiley

Grava te vij dhe njehere une .... sos per vete e sos per ty /po per gjithe Shqiperi smiley.

Nuk ma ha mendja ta beje vezen e Kananit ky . Kanan tu prish bukuria ... Me keta "te miret " jemi ngop deri ne Gryke . I mire Topi qe e shpalli i Marri PUCIST dhe ashtu qe nje pune dhe "nuk donte te behej pjese "..e mire Ina biles deri Ponte po pastaj Babasqapi ja kendoi kengen si "Lavire Bulevardi "  edhe nje i "mire " Nishani biles me Mustake or tie , qe i marrin fjalen e i dhiesin ne Post , i mire dhe ky ???? Keshtu ti rroje familjes e Shoqerise ky , na thuaj kur ka ditlindjen ti bejme dhe nje URIM . Por nga ato qe pruri ypsilon Greku apo cfare e ka ate shenjen μ  , del se qeka per kone e Babasqapit !

Keshtu ndonje Proces te VESHTIRE me ZE ka patur ky qe e ka dalluar , apo "ka bere nje Material " ! Material ben dhe Mesila Doda or tie . Biles "te Var "

Tani qe lexuam se nga vjen e cfare perfaqeson druaj dhe po e them me pak Lekundje , ky do jete nga ata qe mba VARUR Sqapi me Dosje dhe ua permend sa here ti duhet , si propozimi per nje tjeter "te mire " A.Hoxha . Dhe thuaj ti pastaj qe edhe G.Rruli apo Olldelja e Imam Bajalldia nuk jane " te mire " ?????? Le me ai Rujsmali sa i "mire " eshte me i mire se Pony -dhe se Disenjatorja Dylqinje smiley

Jane bere " te miret " si praset e Kasharit . Zgjat doren e shkul nje per cdo Post !

Me ni llaf,jo Tiku,po dhe Taku* po te ishte zgjedh,para babassqapit, nilloj do ishte!smiley

*Spartak Ngjela,dhe ky mik i graves

Ngjela nuk eshte MIK i Graves .Mund te jene njohur vone dhe pine ndonje kafe e shkembejne nga nje dore muhabet . Avokati nuk e ka per gje te Ulet me kedo , te vere pak sa gishtin nen syze dhe t'ja jape nje ..Se Kultura anglosaksone zotri smiley

Avokati eshte zemerbardhe dhe dere FISI por edhe nga nje dere qe ka dhene per Shqiperine kur Terrori fashist digjte dhe Shtepite e simpatizanteve dhe jo me te Luftetareve .Te dy prindrit kane qene Luftetare per Liri ! I rritur ne ate ambient por pak me "inkandeshent " sec duhet ndaj padrejtesive te Vlerave " HYJNORE " . Kjo e ben shume aktiv dhe te papaermbajtshem qe e ben te vetebesoje se mbi te gjitha jane Vlerat Humane . Por jeta eshte ndryashe . Paska dhe Te fusin  ne Burg , nuk ka vetem dante ! Ne se do te kishte marre Pozat dhe Pordhet e Rruleve me Kompani , tani patjeter do ishte K/Minister ku do pergjeroheshin Lopet e Grazhdit dhe derrat  e dosat e Oruellit me fjalime per mencurine e tij !

E pate si e varrosi malokun e Vucidolit ...do ishte motua e atyre qe ngazellyen e thane ...E pate si e ngriu babasqapi ?

Po pra po,po e kam than dhe i here tjter nqs s'gabohem;Ngjela,Kur SB-ja ishte pothuajse kufome,mbante fjalime si Mark Antomi para trupt te Jul Cezarit,per te.Kur Sali Berisha u ngjall,nryshe nga JC-ja,Ngjelen e trajtoi n'rresht me Brutin e Casin.Pranej kimi Ngjelen qe kimi sot.smiley

Qe kur u bo kamarieri pergoles president asigjo sbo me pershtypje. 

Ne foto duket goxha burre. Por edhe Grava me larte e lavderon. A thua do te guxoje te kacafytet me klanin mafjoz te berishes?

"ja shoh syne djalit...,duket qe vjen nga sua trimash....

grava ja ka me t'futme

Mirëjam Deshzoti, nuk e kam hiç me...si e thoni Ju.Nuk bej kurre gjera te tilla, qe  i bien ne koke popullit tim, vendit...

  Qe eshte njeri shume i mire , besome dhe ve doren ne zjarr, e kam  thene edhe kete.Ama..Nuk eshte e njejta gje,  me te jeshe njeri i mire dhe njekohesisht edhe  Prokuror i persosur.Sespe,

Ne kete vend  gjithe  merzitur

mbushur  cita shejtane  e niper 

  Ja ta them si ja thashe dhe vete Tikut:

Te prifte e mbara ! Por,... vend me shume  igrasi,te dha fati.

E dini Ju kujt i thone vend me shume ... igrasi ? E shikon qe nuk e kam me ....

smiley

 mirëmëngjesi grava

Po ku ka ...te vendos dore Saliu ..!! Ve bast,ky do te jete per Saliun...nje Nishan i dyte..pres brenda vitit fillim te hetimit te mafias se ndertimit ne Tirane..20% ...etj etj!! Si tha Topi:Ato qe Saliu nuk beri dot me mua ne 5 vjet,i beri me Nishanin ne 5 dite...e njejta:Ato qe Saliu nuk ka aritur te bej me Ina Ramen ne 5 vjet..do i bej ky miku ne 5 dite..hajde 10 ...jo me shume!! Nuk ka se si te ndodh ndryshe..te ndodhte ndryshe..i bie qe Saliu te mos ishte Sali...

Me sa e kam ndjekur Llala bën ham- ham ngandonjeherë duke akuzuar prokurorinë deri tani për mos ndjekje  penale për shkeljet e ligjit në deklarimet e pasurive duke përdorur shprehjen: "qeni që lef nuk të kafshon"

 

Nga ADRIAN THANO :escription">

Zyrtari që ka dekretuar dje Nishani për postin e kryeprokurorit të përgjithshëm është zyrtari që ka mbuluar skandalin e deklarimeve të rreme në deklaratat e pasurisë së Lulzim Bashës, politikanit të vendosur në krye të Bashkisë së Tiranës me vjedhje mandati në votimet lokale të 8 majit në Tiranë.
Nuk do mërzis lexuesit e DITA-s me detaje të shumta por do përpiqem të përmbledh atë që ka ndodhur disa javë para votimeve të 8 majit për Bashkinë e Tiranës, votime të cilat u mbyllën me avantazhin e kandidatit socialist Rama, rezultat i përmbysur më pas me vjedhje dhe manipulime haptazi të votave të qytetarëve të Tiranës, përfshirë votën time.

Gjatë muajve mars dhe prill të atij viti, isha në krye të një grupi investigues gazetarësh ku bënin pjesë edhe reporterja Annette van den Berg dhe foto-reporteri Gerben Solleveld nga Amsterdami. Punuam me orë të gjata dhe kosto të larta financiare, për t’i dhënë publikut portretin e plotë të një njeriu fare të errët për opinionin publik, katapultuar në politikën e Tiranës nga familja Berisha.
Zbuluam të dhëna të shumta për Lulzim Bashën, një jetë krejt të errët e të dyshimtë para hyrjes në politikë, një snob në marrëdhëniet me kolegët shqiptarë në Kosovë, gënjeshtar për pjesëmarrjen në hetimet e së ashtuquajturës “shtëpi” e trafikut të organeve në Kukës, njeri me 6 apo 7 pasaporta, njëra prej të cilave me shtyrje të falsifikuar dhe një tjetër me një kombësi të pashpjegueshme amerikane; por të gjitha këto nuk ishin asgjë para pikëpyetjeve të mëdha mbi pasurinë pa asnjë shpjegim të këtij personi. Shifra të larta e të papritura, të pajustifikuara me asnjë aktivitet publik apo privat gjenim thuajse në çdo dokument që kalonim në duar, por u përqëndruam tek dy-tre prej tyre, sepse ishin flagrant por sepse ishin edhe të mjaftueshëm për ta shmangur një person të tillë nga çdo post publik me të drejta mbi fondet e taksapaguesve.

Po përqëndrohem vetëm në njërin nga faktet e zbuluara në atë investigim, sepse ky është ai segment i hetimit që ka të bëjë me përgjegjësitë e zotit Llalla, të cilin Shqipëria do ta ketë kryeprokuror. Zbuluam me ndihmën e kolegëve holandezë kontratën e blerjes së shtëpisë së Bashës në Utrecht në 2001-n dhe Kontratën e shitjes së saj në 2008-n, nga Zyra e Kadastrës se qytetit Utrecht, Holandë. Krahasimi i dy kontratave holandeze me deklaratat e pasurisë së ministrit zbulonte deklarime të rreme të pasurisë, pra zbulonte shkelje flagrante të ligjit, për zbatimin e të cilit është përgjegjës dhe paguhet nga shteti zoti Llalla. (nuk po zgjatem te arsyet e atyre deklarimeve sepse dihet përse bëhen ato lëvizje, vetë Llalla e ka deklaruar se si pastrohen paratë me deklarimet e pasurive).
Deklarimi i rremë nr 1 – Shtëpia nuk ishte blerë aq sa ishte shkruar nga Basha në deklaratën e pasurisë në tetor 2005.
Deklarimi i rremë nr 2 – Shtëpia ishte shitur në prill 2008, por Basha e kishte deklaruar të shitur në deklaratën e pasurisë për 2007-n. (kontrata nga Zyra Kadastrale e qytetit Utrecht mban datën 4 prill 2008). Shtëpia është shitur në prill 2008 dhe paratë janë arkëtuar vetëm në atë kohë. Pra, paratë nuk kanë ekzistuar në 2007. Ministri Basha ka udhëtuar, pra është larguar nga Rinasi
në datë 1 prill 2008, me kompaninë LUFTHANSA-000001, në orën 12:04, me një nga pasaportat e tij diplomatike (atë me numër D0001313-AL) dhe është kthyer në Rinas në datë 5 prill 2008, në orën 23:04, po përmes kompanisë LUFTHANSA, me të njëtën pasaportë diplomatike. Kontrata e shitjes së shtëpisë në Holandë është e datave 2-3 prill 2008 dhe nr i pasaportës të shënuar në akt është i njëjtë me numrin e pasaportës me të cilin ka udhëtuar ministri.

Ngritëm pyetjet publike: Si është e mundur që z. Basha e ka deklaruar shitjen e shtëpisë dhe vlerën e shitjes, kur ajo ende nuk ishte shitur? Përse transaksioni i dyshimtë shoqërues u krye pikërisht në muajt e hetimeve për rrugën Durrës-Kukës?
Këtë pyetje dhe dokumentat përkatës i vumë në dispozicion të publikut në prill të 2011-s. ILDKP duhej të reagonte për shkeljen flagrante të ligjit mbi deklarimin e pasurisë, në deklaratën e Bashës për lëvizjet financiare të 2007-s. Çfarë bëri ILDKP e drejtuar nga z.Llalla?  Fillimisht mbi dosjen e deklarimit të pasurisë së Lulzim Bashës u imponua heshtja. Argumentimi se “dosja është nën verifikim” u përdor për t’i mohuar të drejtën e informimit kujtdo që donte të dinte më shumë për pasurinë e Lulzim Bashës.
Më pas, si rrufe në qiell të kaltër erdhi një reagim skandaloz, një deklaratë e firmosur nga ILDKP ku thuhej se deklarimi i pasurisë i Lulzim Bashës ishte i rregullt.

Dy gjëra më kujtohen nga dita kur doli deklarata e Llallës. E para gjë, që ajo u transmetuar thuajse njëherazi në mediat qeveritare Klan, ABC, gazeta 55, Koha Jonë etj madje rreth gjysëm ore përpara se të mbërrinte zyrtarisht në emailet tona në redaksi. Dukej ashiqare që ishte një deklaratë e porositur dhe e mezipritur, madje me gjasa edhe e parakontrolluar nga vetë Basha.
E dyta gjë, deklarata e Llallës përmbante gabime deri edhe në aritmetikën e thjeshtë dhe kryente veprime pa logjikë nga ana financiare për të justifikuar shkeljet në deklaratën e pasurisë së Bashës. Kur e mora në telefon një nga zyrtarët e medias në këtë institucion dhe i thashë që keni bërë mbledhjen aritmetike gabim në deklaratë, nga ana tjetër e telefonit më erdhi një zgërdhirje idioti shoqëruar me fjalët “kështu e kanë këto punë” (!).
Prej asaj dite vetë Basha dhe mediat e shumta që botonin fotot e fushatës së tij përditë në faqet e para, nuk bënin gjë tjetër veçse citonin paçavuren e ILDKP-së së Llallës, duke e kthyer atë çështje sipas zakonit në një thes të hapur mielli që sa herë e godisje aq më shumë mjegull bënte.

Përballë këtij veprimi të Llallës u lidhëm me parardhësen e tij ish-kryetaren e ILDKP, Fatmira Laska, e cila tha: “Katër vjet më parë ne kemi qenë në Holandë. Me këtë rruge kemi bërë edhe verifikimet për disa persona, mes tyre është Lulzim Basha. Unë kam zhvilluar takim me homologun, ndërsa dy inspektorët kanë kryer verifikimet në terren dhe në banka. Gjithçka ndodhet në një raport të plotë që është në institucion. Unë nuk mund të flas më shumë, duhet të kërkoni dosjen në Inspektorat dhe aty ndodhet gjithçka për subjektin që ju jeni të interesuar…”
Ky është zoti Llalla për mua dhe për atë grup gazetarësh hetues të pranverës së 2011-s. Nuk di për të tjerët. A mund të hetojë z.Llalla Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për vrasjet e 21 janarit nga pozicioni i kryeprokurorit? Nuk e besoj.
Kjo do të thotë që edhe për një mandat tjetër të gjatë - qytetarët shqiptarë do kenë një prokurori inaktive, që do vazhdojë të jetë impotente përballë hajdutërisë së dhunshme politike që e ka zënë për gryke Shqipërinë dhe ëndrrat tona për tu lënë së paku fëmijëve një vend që nuk drejtohet nga njerëz që rrinë derisa debilosen në karrige e që vazhdojnë rrinë edhe kur vrasin e vjedhin hapur sepse ata që duhet t’i çojnë atje ku kanë vendin - shesin menderen herë nga frika herë nga paraja. Qofsha i gabuar. - (DITA)

 

 

***********

Legjislacioni për Deklarimin e Pasurive

Ligji nr. 9049, dt. 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”

Neni 38 - Deklarimi i rremë
Deklaratat dhe të gjitha dokumentet që i shoqërojnë ato janë dokumente zyrtare. Paraqitja në to e të dhënave të rreme përbën vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 257/a, paragrafi i dyte i Kodit Penal:

Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
 

 

grava, po t'u dha mundesia pyete ate njeriun e persosur si, qysh, e tek per kete muhabetin. 

Opozita: S'jemi kondra, por

PS nuk është kundër kandidaturës për drejtuesin e organit të akuzës, por është kundër procedurës.

Rrofshi per vere.

ea e shef ,opozita e ka ndigju fjalen e Hillary-s shif sa te urte jane...epo nje gote e fresket LLalle ia ka qejfi gjithkujt.....)

 Zana, mos i shif frymoret si  perberes ..Likidesh!

 Monda, une nuk e di pse thote ashtu opozita, por mendoj se .. ata mundet ta kene me proceduren antikushtetuese te shkarkimit te Ina Rames.Sa kam biseduar me juriste kopetente afati i skadimit te emrimit te saj perfundon ne maj...Dhe sa merret vesh ata e lidhin me  21 Janarin.Nuk eshte pa gje  pretendimi i tyre.Kur vjen ne diskutim procedura kuhstetuese nje opozite  e nje vendi kaqe problematik per zbatimin e ligjishmerisekaqe gje  do te duhet ta  trajtoje. Ndryshe, do te qe me shume  theina e Juaj: te na ...Rronin per vere.Tani, nuk me duket me vend 

uf çfare prokurorit LLalle....

prokuror i rradhes , edhe sikur ta zgjidhte PS prape nuk e besoj se ka per tu bo gjo.

Politikanet jane te gjithpushtetshem keshtu qe prokurori ska cfare te beje kunder tyre. 

kot e keni si ta veje ps si ta veje pd .... ca beri ina rama me shume ????

asgje, e vetmaj here qe me pelqeu ishte kur doli te fevziu aka uturaku 

Po pse Ina Rama nuk ishte e Saliut që i tha lavire dhe ajo si qenushkë e rrafur shkoi i lëpiu dorën publikisht? Loja vazhdon me klounin e rradhës prokuror.

Loja vazhdon me klounin e rradhës prokuror......

Kloun pas klouni deri ne klounizimin e plote te Instiucioneve dhe shndrimin e PLOTE te Trevave Shqiptare ne Cirk Gjigand , ku zgerdhihen se qeshuri Kurvat e Europes me porosine "vend i kandiduem por me detyra Shtepiet " Fjale e ndiere z.Prizren...... Rralle vjen por bashkekombetarisht i cakit te gjithe TREVAT smiley

Do ja bleje edhe kete PS-ja Berishes, ashtu si te gjithe te tjeret me pare. Se kush ka qene dhe nje tjeter me pare qe i nxirrte armiq poliagjente te zgjedhurit e tij... s'po me kujtohet emri, ndihme ndonjeri/a?

Une mendoja se Saliu do vinte ndonje figure me buratine se adriatik llalla.. sinqerisht mendoj se eshte figure e duhur per kete istitucion.. padyshim Ina Rama nuk ishte e pershtatshme per ate detyre.. 

mire, si pet bulldog duket.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).