22 maj 1917

Në pesë e gjysmë të kësaj pasditeje, isha në lisharëse. Flokët, që Maman m’i kishte bërë kaçurrela, herë më mbulonin fytyrën, e herë më lodronin rreth kokës. Nuk po mendoja gjë tjetër aty për aty, kur befas më thirri Torvaldi. Ishte ulur jo shumë larg lisharëses, duke grricur nxitimthi një varkë me thikën e tij.

“Anais!”

“Çfarë?”

“Dua të të them diçka të rëndësishme.”

“Epo, ma thuaj. Po të dëgjoj.”

“Mendon se je e bukur?”

“Ah, Torvald, mos po tallesh gjë me mua? Ti e di shumë mirë që nuk e mendoj, dhe mbi të gjitha, të kam bindur se nuk jam e tillë. Çfarë do tjetër?”

“Megjithatë, unë njoh dikë që mendon se je e bukur”, tha Torvaldi me një pamje paksa fyese.

“Kë?”

“Xhon O’Konell.”

U bëra spec e kuqe dhe Torvaldi që po më kqyrte, shtoi: “Më tha gjithashtu se do që ti të jesh e dashura e tij.” Sapo tha kështu, gati sa s’rashë nga lisharësja dhe po të mos më kishte mbajtur Torvaldi, do isha rrëzuar. Iu desh të përsëriste atë që tha tre herë dhe nuk mund t’i besoja. Atje, nga të gjithë çunat e klasës,unë vdisja për Xhon O’Konell dhe tani ky i thotë tim vëllai që unë të jem “e dashura” e tij. Teksa po e shkruaj, buzëqesh, buzëqesh qetësisht, lumturisht, por edhe paksa me shpresë. O Zot, sa e vogël kam mbetur ende!

A është e mundur? Një vajzë 14-vjeçare? Po, ditari im i vogëlth, e vërtetë është! Rrëfimtarja jote e vogël dhe e çmendur, gjeti kalorësin e saj, kalorësin e saj të vogël dhe të lezetshëm (amerikan)… Por ai ka sy bojëblu shumë të bukur, sjellje të këndshme, është i mbarë, dhe kjo është gjithë sa dua. Nëse mendoj për kështjella në Spanjë, apo në ëndërroj udhëtime magjike etj., i mendoj këto me Xhon O’Konellin.

Të ndodhë ajo që ka për të ndodhur! Është lojë kalamajsh, pakëz lajthitje për vajza si mua që kanë lexuar shumë, dhe që, po ashtu, alas! Kërkojnë ethshëm për imazhin e gjallë të heronjve për jetët e të cilëve kanë lexuar. Dhe unë ende po buzëqesh…  qesh siç do të bëj gjithmonë me lojra të tilla, që më vonë bëhen serioze.

 

31 dhjetor 1917

Nesër do të fillojë një vit i ri: 1918. Cili do të jetë fati ynë?

Tani po marr fletoren, fletoren time të vjetër, miken time të vjetër dhe e puth një herë, dy, e më pas e mbyll me butësi, duke derdhur me kasten një lot në faqet e saj… Dhe i largohem!

Mikja jote e devotshme, e paharrueshme dhe e dashur,

Anais

 

1918

“… Më konsiderojnë një vajzë me sjellje shumë të mirë që mëson shumë dhe ka rezultate. Vetëm se, siç e shihni dhe vetë, jam e sinqertë dhe nuk mërzitem po ta marrë vesh babai se vajza e tij është shembullore në sjellje, mirësi dhe, mbi të gjitha, ëmbëlsi.

 

22 mars 1919

Sapo kam nisur një fletore të re dhe kam zënë një shoqe. Mbarova një fletore që është thuajse plot, dhe ja tek jam ballë për ballë me një tjetër, me faqet bosh që duhen mbushur, dhe shpresoj me gjithë zemër të jem në gjendje të shkruaj gjëra për të cilat nuk do të më vijë kurrë turp. Pas ca ditësh, e dashur fletorkë e re, do të më njohësh shumë mirë dhe do të mësohesh me idetë dhe valëzimet e imagjinatës sime të çmendur. Do të përpiqem të jem besnike dhe e sinqertë çdo ditë dhe ti do të zësh vendin tënd bashkë me ditaret e mia të tjera, të shkruara me të njëjtën penë, ndanë fletores së vjetër të kuqe që sapo mbarova.

 

11 prill 1919

Vesha pallton dhe këpucët e reja të mrekullueshme për herë të parë, që do të thoshte se po shkoja në leksionet e vallëzimit duke shitur më shumë mend se zakonisht.

 

15 maj 1919

E kam ca të vështirë të shpjegoj për çfarë kam menduar këto ditët e fundit. Kam jetuar në një botë të çuditshme, në një valë shqetësimi e me një ndryshim në tipin tim që më trondit paksa. Ma merr mendja se ky është rezultat i orëve të gjata që kalova e vetme duke menduar. Nuk mund të shkruaja sepse, kur po përpiqesha të zbuloja se për çfarë po ëndërroja, gjeta veç një humnerë të pafund, thellësitë e së cilës nuk mund t’i dëgjoja.

Mbrëmë ishte shumë vapë, kështu që dola në parvazin e dritares në dhomën e ndenjies. Atje arrita majat e imagjinatës sime. Një ide e vetme më kishte pushtuar ëndrrat, diçka që kurrë, kurrë nuk e kisha çuar nëpër mend dhe një boshëti që se kisha ndjerë kurrë. Isha vetëm dhe më mungonte diçka. Nuk më mungonte dashuria e nënës, e vëllezërve apo e pjesës tjetër të familjes; e dija se doja diçka më të fortë, më të fuqishme, shumë të bukur që do të më donte dhe do ta doja me gjithë shpirt. Është një vegim apo idhull që e kanë ngjizur ëndrrat e mia dhe të cilin po e kërkoj në një formë vdektare. A ekziston ai? Dhe atje tej, nën qiellin me yje, nën hënën lozonjare, ballë për ballë me një horizont që nuk shkon ëmë tej se fundi i rrugës, me kokën ndër duar, dërgova çdo lutje të trishtë në hapësinë e paanë: Më duaj, dikush!

Këtë nuk e kuptoj fare. Kurrë nuk i isha shmangur asaj boshësie të paanë që mund të mbushet vetëm nga Hija që ka krijuar mendja ime, të cilës ëndrrat e mia i dhanë frymë.

Mandej, me një buzëqeshje të qetë, padyshim duke menduar gjithë romanet që kam lexuar, mora një kolltuk të madh edhe e vura fare prane me karrigen time dhe, tek po kundroja sytë e atij që vendosi imagjinata ime aty, fola me të.

 

22 maj 1919

Mund t’ju siguroj se nuk është e nevojshme që të thuhen më shumë se 14 1/2 fjalë në ditë. Është më e thjeshtë, më e lehtë, më e mençur, shumë më e zgjuar të dëgjosh të tjerët tek flasin dhe të mendosh për ato që thonë, sesa të thuash vetë ndonjë budallallëk. Së pari, në shtëpi ka më pak zhurmë dhe e dyta, kisha kohë të qëmtoja të gjitha bisedat që dëgjoja dhe të “ripërtypja” si lopë gjithë sa thuheshin.

Kështu dhe kjo dëshirë e madhe për të shkruar, dhe, së fundi, mendoja se të gjithë përreth meje ishin të lumtur për heshtjen time, sepse unë kurrë nuk e hap gojën veçse për të thënë gjëra qesharake. Vetëm se ka diçka që nuk shkon. Sot, rastësisht nuk e pashë personin të cilit më duket e pamundur t’i them 14 1/2 fjalë në ditë. E kam fjalën për Z.Madriguera.

 

Përktheu: Elvana Zaimi

14 Komente

 

Është më e thjeshtë, më e lehtë, më e mençur, shumë më e zgjuar të dëgjosh të tjerët tek flasin dhe të mendosh për ato që thonë, sesa të thuash vetë ndonjë budallallëk

 

Ky do kish qene sherbimi me i madh qe do i kishe bere letersise dhe femrave sonsible smiley :te kishe heshtur, lexuar dhe menduar. Mire ti qe i shkrove, por keta qe t'i perkthejne keto budalliqe me thes, si nuk u dhimbset koha e tyre.

Av, duhet qe egersia e pergjigjes te jete proporcionale me ofendimin. Keto jane fjalet e nje vajze ne fillimin e Deshires, nje syth, qe sigurisht nuk i rri mire burrnise dhe grarise se madhe te medias dhe kultures se madhe shqiptare.

miqesisht, i harxhon kot sacmet e ironise, te pakten me mua. drejtoji njehere andej nga burrnia dhe graria e kultures se madhe shqiptare se kushedi te vene veshin.

nuk ka egersi fare ne komentin tim, ka vetem nje perbuzje per ket fare letersi surrogato qe serviret pa qellime e pa ide. krejt humbje kohe. Rrokokote e anais ninit jane shume te mbivleresuara e te tejkaluara. sidoqofte e pelqen ose jo, eshte krejt puna jote, por mos me jep leksione te lutem.

Me ben habi qe me keqlexon shenjestren e ironise dhe me akuzon per mesimdhenie. Ti po beje deklarata te forta per "budalliqe" dhe njerez qe nuk iu "dhimbset koha"; te gjitha keto kane kontekstin e madh se c'eshte e c'nuk eshte budallallek dhe si harxhohet ndryshe koha e perkthonjesve tane. Kritika jote i drejtohej autoriteteve te kultures shqiptare, po po, as me pak e as me shume, te tille jane ata te Fjala Review-se. Duke mbrojtur Ninin, une ne te njejten kohe po e vija ate perballe realitetit shqiptar, nje syth i vertete edhe ai. Po ironizoja synimet tona te larta, tonat domethene te te gjitheve, nje distancim i tille, nje kapercim i tille, nje injorim i realitetit.

Ke stil te lodhshem, trop. Ndoshta vjen se nuk ke as vete te qarte ate qe do thuash ose ngaqe tek shkruan komentin te ndryshon mendimi dhe objekti qe do goditet... pune shenjestre, te gjitheve na ndodh ndonjehere. Cheers.

nc nc nc

Mbajtja e ditarit, nuk demton sado pak spontanitetin e personit dhe ndikon ne krijimin e personazhit  te denje per tu hedhur ne ditar? Pyetje hapur.

Teme e hapur mbi ndikimin e shkrimit mbi shkruesin? Pune te mbare.

Mbare pac, po jepi dhe ti nje gjysem dore prej gjysmes se botes smiley.Po ekzakt , ndikimi shkrimit mbi shkruesin por me nje dallim se ketu personi dhe personazhi eshte nje.Ditari eshte nje lloj rrefimi ku rrefyesi eshte edhe prifti. Kjo e lehtson apo e censuron ndergjegjen?

Spiritusi ben pyetje : o babi, po pse 2 edhe 2 bejne 4 e jo 5 ? Po se aq bejne o kungulli i babit, i pergjigjet ky i fundit pasi ka punuar nja 10 ore qe ta ushqeje kete çunin e vet koketrashe.

Si perfundim, ja ta mbyllin pyetjen shpejt e shpejt : vetem ne shkrimin automatik, ose perndryshe, ne shkrimin tek psikanalisti nen hipnoze, ai qe shkruan nuk e deformon fare shkrimin por shkruan pavetedije gjera qe s'i merr vesh vete.

Ne te gjitha rastet e tjera, qofte dhe ne shkrimin e surealisteve qe i meshonin kesaj vetvetishmerise, gjerat jane FALSE.

Per rrjedhim, nje DITAR, kurrkush nuk ka thene se eshte "spontan" (i vetvetishem), por eshte nje GJINI LETRARE, dhe cilesohet si LETERSI. Pra, ka nje synim, ka nje perpjekje letrare, dhe ka nje marredhenie te vazhdueshme te shkruesit me shkrimin.

OK, varja, rrezik s'me mori vesh askush, me mire te kisha vazhduar historine e Idrizit me Kalamanin, se ne fakt eshte shume e bukur nga fundi...

O kungull, t jan fryre bolet? Po ku e ke marokenen derman te zbrazesh? Ti qe je i gjithedijshem, merru me pallen e Idrizit dhe komplekset qe rrjedhin prej saj.

Per rrjedhim, nje DITAR, kurrkush nuk ka thene se eshte "spontan" (i vetvetishem), por eshte nje GJINI LETRARE, dhe cilesohet si LETERSI. Pra, ka nje synim,

E tha Spiritus . S' ke si e kundershton . Po e tha Huri edhe Llomotitjet do klasifikohen si gjini letrare .E pse jo ? E tha Huri smiley

 Pra, ka nje synim, ka nje perpjekje letrare, dhe ka nje marredhenie te vazhdueshme te shkruesit me shkrimin...

Po kujt i thua o HU . Spiritusit i thua ? Pse pak perpjejkje letrare ke ti edhe me PPU -istet dhe prap nuk ta dine . Pse pak mardhenie ke ti me ne , biles dhe  shkruesi i kompanise Vanjek qe nuk kishte kaq shume mardhenie me lexuesin se ja lexonte vetem komandanti , prap i mburrej Shvejkut se kishte levruar te shkruara ne nje gjini letrare si Ditari Kompanise .

Ditaret i mbajne Kronikanet HU . Biles dhe Tursun beu i Osman Muratit nuk lakmon per ndonje xheç rrymë Letrare . I mba bukur apo keq , mashtron apo thu te verteten asht tjeter gja ajo o i ndeuar HU . Apo tos mollos ve Sala  nga nje 21 janar ne shenimet e Luftes kunder Kamunizmes  dhe mbetet Gjini Letrare smiley Se mos te ngatruar Ana ?????

"spontan" (i vetvetishem),.... me kenaqe me kete thellesi krahasimi se mu kujtun ato te famshet

Cili viu viu viu

kush ja ben ja ben vetiu smiley ...dhe sidomos me kete ...vetvetishmerise... po ku ka rob te te kuptoje ty  .Po ishe mire ne bythe te Lisit or burre , peme Historike me taban , se nga vajte gjete Thanen dhe ja e e sheh shkurre dynjaja ne bemat e komenteve te tua . Po sidoqofte lageshtira mbetet . ...Qashtu bre ! smiley

 

aha erdhe me vonese Idris, nuk proftase perrallen me erotike te Hurbinekut. Te kishte bere edhe personazh smiley

Une e kam privilegjin me te Madh i nderuar Spirtus te bejteme personazh i Hurit . Nuk e lexova po jam i bindur qe ishte ndonje spontanitet ,nje vetevetushmeri... jam i bindur qe ka  qene mardhenie e e vazhdueshme e shkrusit ( kalemtarit dmth )  me lexuesin dhe jep ..

cfare JEP ?

Ja vetem ketu nuk arrij dot ta kap kurre , se jep e merr me ane te mejtimit te mendjes dhe ...pastaj si gjithnje del tek perfundimi i perhershem  Lageshtiren e ruan gjithmone .E ftoh nga pak , po eshte zgjedhje individuale e sejcilit .Le te mos i rrine afer . Huri nuk mban pergjegjesi as per aromat as per zhurmat .

Huri erotik me kujton ate rrefenjen si gjini letrae me Ditar .

Ishte e merkure 5 dhjetor dhe Huri shetiste i vetmuar dhe i pezmuar duke medituar perse nuk e donin femnat . Ne dt 3 kaloi nga Lagjja e B.Bordo .Askush nuk e perfilli . Ne dt 4 Ju kujtua nje episod me dhite e fshatit ...Ishte trembedhjete vjec dhe qe e diele .  Eh mosha thuaj ...

Ecte dhe meditonte kur Ja ! Beme me fat dhe hidhme ne Haur ...thone ne fshatin e Hurit ! Me e bukura e lagjes Marokeneve ,i qeshi , e ngrohu e joshi dhe e  e mori per "seks " ne bidonvil . E boni gati , xhvishu i tha dhe prit ...I boni Huri te gjitha se eshte i bindur . Pas pak hyri zonja me dy kalamoj dhe u tha faqe Hurit .

Do hani Buke apo tu marre ky xhaxhi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).