Intervistë me historianin gjerman, Peter Bartl, që u nderua në Tiranë me çmimin "Medalja e Mirënjohjes" nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

DW: Professor Bartl, ju u nderuat së fundi nga presidenti i Shqipërise Bujar Nishani me Medaljen e Mirënjohjes“ për kontributin tuaj të çmuar në studimet mbi historinë e Shqipërisë. Qe ky nderim për ju surprizë?

Bartl: Ishte menduar të më bëhej surprizë. Unë e mora vesh në momentin e fundit, dy tri ditë përpara. Duhej të më informonin, sepse medalja duhej të më dorëzohej personalisht në Tiranë. Unë nuk isha në gjendje të udhëtoja, prandaj medaljen e mori një koleg shqiptar në emrin tim.

(Në mungesë të prof Bartl-it medalja iu dorëzua nga kryetari i shtetit profesorit të albanologjisë në universitetin e Mynihut, Bardhyl Demiraj.)

DW: Për dhjetëra vite me rradhë ju keni bërë hulumtime e studime historike për Shqipërinë, duke nxjerrë një sërë botimesh me vlerë shkencore. Si ndodhi, që vendosët të merreni me historinë e Shqipërisë?

Bartl: Unë nuk e kisha në plan të merresha me Shqipërinë. Unë kisha studjuar edhe turkologji dhe doja të punoja në lidhje me ekspansionin rus në Lindje, në Azinë Qendrore, kisha qenë edhe në Afganistan etj. Por profesori im në atë kohë, Stadtmüller, kishte filluar të shpërndante dizertacione për Shqipërinë, në shumicën e rasteve në lidhje me konsujt, që kanë punuar në Shqipëri gjatë kohës turke dhe kështu që nuk u bë gjë me Azinë Qendrore e unë pak a shumë u detyrova të merresha me Shqipërinë. Nuk ka qenë një lidhje dashurie, por si të thuash një martesë me detyrim, por që sa më shumë vazhdonte, aq më shumë kënaqësi më jepte.

DW: A mund të na përmendni disa nga studimet?

Bartl: Po unë kam promovuar lidhur me rolin e myslimanëve në lëvizjen kombëtare shqiptare, jam marrë pastaj me periudhën turke, me rolin që luanin shqiptarët gjatë luftërave të turqve nga shekulli i 16-të deri 18-të. Por kam shkruar edhe një vështrim për historinë e Shqipërisë.

DW: Për librin e fundit Albania Sacra, që hedh dritë në një periudhë të pandriçuar të periudhës pas pushtimit osman, keni mundur të hulumtoni në arkivat e Vatikanit. Libri është me disa vëllime, sa punë dhe impenjim ju është dashur për këtë studim?

Bartl: Kam qenë shumë gjatë në arkivin e Vatikanit në Romë dhe prej aty vjen punimi me dokumentat arkivore kishtare, që përmbajnë shumë edhe mbi historinë jo vetëm kishtare, por edhe laike të shqiptarëve. Çdo dinjitar i kishës katolike, qoftë peshkop, apo prefekt i një urdhëri kishtar, ishte i obliguar që t'i raportonte rregullisht Romës për gjendjen në ipeshkvinë e tij. Dhe këto raporte ndodhen në arkivin e Propaganda Fide-s në Romë, jo krejtësisht, por gati të plota. Dhe unë i kam mbledhur në një punë shumëvjeçare dhe kam pritur, derisa të dilja në pension, që t'i botoja dhe t'i komentoja ato. Albania Sacra është një botim i burimeve deri tani të panjohura dhe të pahulumtuara lidhur me historinë e Shqipërisë. Përmbajtja renditet sipas dioqezave, deri tani janë botuar dy vëllime, për dioqezën e Lezhës dhe kryedioqezën e Durrësit dhe do të pasojnë edhe tri të tjera mbi dioqezat e tjera.

DW: Cila është e reja, që sjell ky botim?

Bartl: E reja është se pasqyrohet jeta në Shqipëri gjatë periudhës turke nga këndvështrimi katolik. Pra procese si islamizimi, fenomeni i kriptokrishtërimit, që njerëzit fshehurazi mbeteshin të krishterë, por zyrtarisht ishin të konvertuar në fenë islame, pastaj shtrirja e vendbanimeve të shqiptarëve. Zbulohet shumë mirë gjeografia historike. Sigurisht që studimi sjell disa të reja për historinë kishtare, por edhe atë profane. Aty gjen edhe informacione për deportimet, për lëvizjet e grupeve etnike shqiptare etj.

DW: Nga viti 1980 deri 2004 ju keni dhënë historinë e Evropës Juglindore dhe Lindore në Universitetin e Mynihut. Çfarë interesi kishte për historinë e Shqipërisë, a ka ndryshuar ai gjatë viteve, cila ishte përbërja e studentëve të interesuar për albanologji?

Bartl: Unë kam qenë profesor për historinë e Evropës Lindore dhe Juglindore dhe shqiptarët zenë sigurisht vetëm një vend të vogël. Pra unë duhej të ligjëroja për të tërë gadishullin ballkanik, edhe për historinë ruse. Unë gjithmonë jam përpjekur të mbaj edhe një leksion për historinë shqiptare, kam mbajtur seminare për këtë temë. Por përndryshe unë e kam trajtuar historinë e shqiptarëve në kuadrin e historisë së Ballkanit. Interesimi për leksionet ka qenë mesatar, kam pasur 50 deri në 150 pjesëmarrës në seminare, të moshave të ndryshme. Para se të dilja në pension te ne u bë modë studimi i moshave të mëdha dhe aty merrnin pjesë shumë të moshuar, kishte edhe shumë studentë nga vendet e Evropës Juglindore.

DW: Ju keni drejtuar edhe botimin e serisë shkencore "Albanische Studien", studime albanologjike. A vazhdon si më parë botimi i tyre?

Bartl: Seria shkencore ekziston ende dhe unë vazhdoj ta drejtoj punën. Tani janë bërë më shumë se 30 vëllime, vëllimi i 33 do të botohet së shpejti, jo vetëm me punime historike, por edhe gjuhësore. Së fundi është botuar një vëllim për dialektet shqiptare në Maqedoni. Dhe kështu puna vazhdon.DW: Ju keni drejtuar edhe botimin e serisë shkencore "Albanische Studien", studime albanologjike. A vazhdon si më parë botimi i tyre?

DW: Me daljen tuaj në pension në 2004 u mbyll edhe instituti i Shqipërisë, Albanieninstitut, që ju keni drejtuar. Si ndodhi që biblioteka e pasur e këtij instituti nuk u mbajt në Mynih?

Bartl: Albanieninstitut ka qenë një institut privat, që ishte i lidhur me institutin për historinë e Evropës Lindore dhe Juglindore edhe sa i përket personelit dhe ambienteve të mësidhënies. Kjo lidhje ekzistoi për aq kohë, sa unë jepja mësim në universitet, pastaj u ndërruan drejtuesit, që nuk kishin interes për vazhdimin e këtij bashkëpunimi. Si rrjedhojë Albanieninstitut vazhdon të ekzistojë si person juridik, por biblioteka, që ishte përberja kryesore e institutit, shkoi në Vjenë në institutin për historinë e Evropës Lindore atje. Atje është njëri nga nxënësit e mi, prof. Oliver Jens Schmitt, që drejton katedrën e historisë së Evropës Lindore dhe ai bëri që biblioteka të gjejë atje në strehë të re.

DW: Ju thatë privat, si financohej instituti?

Bartl: Para ne nuk kishim kurrë. Biblioteka u zmadhua kryesisht nga dhuratat bujare të Akademisë së Shkencave në Tiranë, pastaj kemi organizuar për shembull leksione, ku ligjëruesit hiqnin dorë nga honoraret dhe ia dhuronin ato institutit të Shqipërisë. Për dhomat nuk na është dashur të paguajmë, unë paguhesha nga universiteti dhe herë pas here merrnim mbështetje nga fondacionet gjermane.

DW: Si ishte bashkëpunimi me akademinë e shkencave të Shqipërisë në kohën, kur Shqipëria ishte ende një shtet komunist? 

Bartl: Shumë i mirë. Ne u dërgonim atyre gjithçka, që prodhonim, serinë tonë "Albanische Forschungen", studimet shqiptare dhe ne ndihmoheshim nga akademia me punimet e tyre dhe në një mënyrë shumë bujare. Madje ne kemi dispenca mjekësie, apo kriminologjie në gjuhën shqipe dhe revistat i kemi marrë të gjitha falas nga Tirana.

DW: A pati ndonjë ndryshim në mënyrën e bashkëpunimit mes Albanieninstitut dhe akademisë së Shkencave të Shqipërisë pas ndërrimit të sistemit në Shqipëri?

Bartl: Po ka pasur ndryshime. Ajo që vihej re ishte se akademia nuk ishte më një qendër e pavarur ekonomikisht. Ato duhej të shihnin, që të nxirrnin fitim dhe donin t'i shisnin librat e tyre. Kështu që bashkëpunimi nuk ishte më në atë përmasë, siç kishte qenë më parë.

DW: A mendoni se historiografia shqiptare ka nevojë sot për të kompensuar, apo për të përmirësuar diçka?

Bartl: Për shembull sundimi turk paraqitej gjatë sundimit komunist, ashtu si edhe më përpara, si koha më e errët e Shqipërisë, gjë që nuk është krejt e drejtë dhe po punohet për ta korigjuar.

DW: Po ai ishte një pushtim, i padëshiruar.

Bartl: Një pushtim, që zgjat 450 vjet, nuk është më pushtim. Shqiptarët ishin pjesë përbërëse e perandorisë osmane. Ata kishin edhe pjesën e tyre në historinë osmane. Ky përfaqësim ishte i madh në proporcion me numrin e popullatës shqiptare. Më shumë se 30 vezirë të mëdhenj ishin me origjinë shqiptare. Dhe në kronikat osmane shpesh ndesh në ankesa, për arsye se këto vezirë të medhenj mbështesnin bashkëatdhetarët e tyre. Pastaj shqiptarët kanë qenë të përfaqësuar shumë në ushtrinë osmane. Ata kanë luajtur pa dyshim një rol dhe sipas mendimit tim është e gabuar që këto 450 vjet të fshihen nga historia e Shqipërisë dhe të bëhet, sikur shqiptarët s'kanë bërë asgjë tjetër, veçse të shkundnin nga vetja sundimin turk. Kjo ka qenë kështu vetëm pjesërisht.

DW: Çfarë mbetet të bëhet? Në ç'fazë të historisë do të ishte urgjentisht e nevojshme të përqendroheshin studimet historiografike tani?

Bartl: Ajo që mbetet për të bërë, dhe që është e vështirë, është zbardhja e periudhës pas Luftës së dytë Botërore. Këtu është biografia e Enver Hoxhës, pastaj hartimi i politikës së brendshme shqiptare dhe i politikës së jashtme, e cila ka qenë shumë e lëvizshme. Kalimi nga dominanca jugosllave, tek ajo ruse dhe pastaj kineze dhe pastaj izolimi absolut. Këto janë të gjitha procese, të pastudjuara ende, për shkak të materialeve arkivore shqiptare (dosjet e sigurimit janë akoma të mbyllura). Nuk e di, nëse është pjekur koha, nëse duhet pritur edhe një brez, por për mendimin tim do të ishte e domosdoshme. Është shumë e vështirë që ta marrësh në dorë materalin arkivor të asaj kohe të sundimit komunist. Nuk e di, nëse ka një bllokim të materialeve për një afat kohor si në arkivat gjermane për 30 vjet, apo diçka e tillë.

DW: Profesor Bartl, çfarë projekti keni ju vetë për të ardhmen?

Bartl: Unë personalisht po i afrohem mesit të të shtatëdhjetave dhe një herë do të doja ta përmbyllja punën me vëllimet e pabotuara të serisë Albania Sacra, nga të cilët janë botuar deri tani dy.

7 Komente

Spo e bojsha dot lidhjen Shvejk-X-Bartl. Pastaj u qartesova: X=Shmut.

Gjithsesi, profesori me kenaqi!

Per tu vecuar: "Bartl: Para ne nuk kishim kurrë. Biblioteka u zmadhua kryesisht nga dhuratat bujare të Akademisë së Shkencave në Tiranë, pastaj kemi organizuar për shembull leksione, ku ligjëruesit hiqnin dorë nga honoraret dhe ia dhuronin ato institutit të Shqipërisë."

"Bartl: Shumë i mirë. Ne u dërgonim atyre gjithçka, që prodhonim, serinë tonë "Albanische Forschungen", studimet shqiptare dhe ne ndihmoheshim nga akademia me punimet e tyre dhe në një mënyrë shumë bujare. Madje ne kemi dispenca mjekësie, apo kriminologjie në gjuhën shqipe dhe revistat i kemi marrë të gjitha falas nga Tirana."

Ku mund ta gjejme Albania Sacra ne shqip? Inglish nuk egziston. 

DW: Professor Bartl, ju u nderuat së fundi nga presidenti i Shqipërise Bujar Nishani me Medaljen e Mirënjohjes“ për kontributin tuaj të çmuar në studimet mbi historinë e Shqipërisë. Qe ky nderim për ju surprizë?

Bartl: Ishte menduar të më bëhej surprizë. Unë e mora vesh në momentin e fundit, dy tri ditë përpara. Duhej të më informonin, sepse medalja duhej të më dorëzohej personalisht në Tiranë. Unë nuk isha në gjendje të udhëtoja, prandaj medaljen e mori një koleg shqiptar në emrin tim.

Jo se ka ndonje rendesi shume te vecante, por ketu del ne pah edhe me mire, qe menyra e te punuarit te administrates ne Shqiperi (nuk po i vej gishtin vetem administrates se Presidences) nuk eshte fare kompatibel me menyren e te menduarit dhe te punuarit ne vendet e Europes Perendimore.

 

Prof. Bartl eshte nje nga kokat me te cmuara te albanologjise dhe marrja e ketij cmimi eshte e tejkaluar ne kohe.

E ci do kategorite e ketyre Shm...terve .Keta jo vetem qe "turbullojne " me paramendim e te paragujykuar " cdo gje Shqiptare ", por me kaq sa Lexohet kane metodologji diametralisht te Kundert me ndjenjen Kombetare Shqiptare e Historine Reale te Popullit tone nder Shekuj . Po per Konstandin qe NM e tij ka mujt me e zbulue se na e kem Harrue prej kamunizmes , a kie gja or tie ?!

Ja psh nje kontadikte THEMELORe qe ky i nderuar tregon se nuk e fsheh dot "HyPoKriZine" dhe Paragjykimin ndaj Ndihmes se Akademikut  Kolec Topalli !

Një pushtim, që zgjat 450 vjet, nuk është më pushtim...

 Po cili eshte definicioni qe nje Teritor , nje Popull te jete i Pushtuar ? Mullah !

E kush u hyn te tjerave te perfundimeve Shm...tiane qe me Koken e ketij dalka se na shohim kahja Turku or tie , dy popuj Vllezer..... tha njaj ! Politike Safi e Vilajeteve ose te shtrirjes e zgjerimit te Influences Turke per me na ETNIZUE or tie ! Keta jane ata qe per nje "grusht dollare me shume " perdhosin emrat e tyre te nderuar ne ato fusha qe padyshim kane kontribut !

Ose...... terxhumani e di Gjermanishten ?

 dhe sipas mendimit tim është e gabuar që këto 450 vjet të fshihen nga historia e Shqipërisë dhe të bëhet, sikur shqiptarët s'kanë bërë asgjë tjetër, veçse të shkundnin nga vetja sundimin turk. Kjo ka qenë kështu vetëm pjesërisht....

Po nga e ke gjete kete qe jane fshire 450 vjet SUNDIM ( qe nuk eshte pushtim ). Na kem fshire ate qe tha Europa se " Osmanllija  u ka ndare prej nesh per 500 Vjet "

Me pas kene kaq i mire ( do thoshte Zana ) pse na vute ne ne rresht te pare per me e Luftue dhe vet Hikt or tie . Bash si nja NM e tij se Italaia na ka NGOP me makarona por une po iki or tie se nuk ka vend per dy te mira .

Terxumani e di mire Gjermanishten ?

DW: Çfarë mbetet të bëhet? Në ç'fazë të historisë do të ishte urgjentisht e nevojshme të përqendroheshin studimet historiografike tani?

Bartl: Ajo që mbetet për të bërë, dhe që është e vështirë, është zbardhja e periudhës pas Luftës së dytë Botërore. Këtu është biografia e Enver Hoxhës, pastaj hartimi i politikës së brendshme shqiptare dhe i politikës së jashtme, e cila ka qenë shumë e lëvizshme

 

i kena dhon pergjigje ene ksaj dileme:
nuk kan lind ala ato koka qe t'merren me shokun enver!

pastaj shtrirja e vendbanimeve të shqiptarëve. 

Ho i her ishalla.

Bartl: Për shembull sundimi turk paraqitej gjatë sundimit komunist, ashtu si edhe më përpara, si koha më e errët e Shqipërisë, gjë që nuk është krejt e drejtë dhe po punohet për ta korigjuar.

Nuk e ke edhe fare gabim. Se 1000 vjet Bizant janë më keq se 500 vjet otomanizëm.

...."Nje pushtim qe zgjat 450 vjet nuk eshte pushtim..."
E po se do te me zinin veshet thenie te tille, prej nje Profesori kete nuk e kam imagjinuar kurre.Mirepo sapo marr vesh se kete profesor e dekoron Nishani, u qetesova...!
Nuk do quhet pushtim ketej e me tutje.Munde quhet ....bie llafi, .... perqafim prej turqnise.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).