Busti i Petro Markos është monumenti i parë mes 30 e kusur kishave të një fshati në territorin e Bashkisë së Himarës.

Dhe është fjala për monumentin e një shkrimtari që lindi në Dhërmi dhe jetoi me shpirtin e tij për atë fshat, jo vetëm përgjatë jetës së frymtë, por edhe përgjatë gjithë pavdekësisë së vet. Bëhet fjalë për Dhërmiun me jetëgjatësi qysh prej vjetrimit mitologjik e me vijimësi në gjithë kohët e ardhme…

Kjo ngjau të dielën, në vigjilje të 28 Nëntorit 2012. Në një rrethanë dhe mjedis njerëzor shumë modest. Monumenti i shkrimtarit më të shquar të të gjitha kohërave në këtë zonë të lashtë, i vendosur në vendlindjen emërnjohur të tij, një vis me histori të krahasueshme me detin që lag brigjet, është i pari prej bronzi në kaq dekada që zë vendin e munguar. Asnjë i tillë nuk ekziston në këtë zonë, as për heronj e as për luftëtarë të të gjitha kohërave. 

A thua çështje mungese për gjetjen e bronzit dhe të skulptorëve?! Apo thjesht, nga droja e mosrënies në mëritë e njerëzve që kanë etje dhe sedër të pakrahasueshme me të tjerët, për t’u bërë të përjetësuar në bëma e marrëzi, në refuzime dhe besnikëri, në këngë dhe në ligjërime, në mbrojtje e uzurpime?! Pavarësisht gjithë këtyre paradokseve dhe realiteteve, në Himarë ka një mungesë të çuditshme të kujdesit për të lartësuar dhe përjetësuar në bronz apo material tjetër personazhe dhe histori të njerëzishme të brezave në shekuj dhe pasuesve po në shekuj. Një mungesë, jo vetëm për shkak të besnikërisë ndaj barazisë që u jep natyra njerëzve… Por për arsye të tjera, ndoshta, më së shumti….

Nuk kanë rëndësi vonesat dhe mungesat kësaj here. Nuk ka rëndësi të thuhet apo pohohet se sa e donte Petro Marko vendlindjen e tij që e quante “fshatin më të bukur në botë”, apo atdheun e tij Shqipërinë, si vendin që do e gjente pas çdo tramundane… Kësaj here duhet thënë diçka tjetër.

Le të mbetemi te thyerja e tabusë. Në Bregdet, në viset Akrokeraune, po nis të zërë vend respekti dhe nderimi monumentalizues (në kuptimin më pozitiv të fjalës) i kulturës dhe njerëzve të çmuar të saj. Kjo zonë fsheh dhe shfaq një madem të shkëlqyer të qenësisë dhe ekzistencës kulturore mesdhetare shqiptare qysh në zanafilla. Në këtë vis ka shumë monumente të natyrës dhe religjionit, por mungojnë ato të respektimit dhe ruajtjes, nderimit dhe lartësimit njerëzor. Ndanë kishave të shumta, të hershme sa vetë jeta në këtë krahinë, mungojnë monumentet e tjera, ato që lartësojnë nderimin dhe respektimin e njeriut të vyer e të çmuar, krijues e themelues, vizionar dhe bashkues. Në thellësi të kishave, të cilat ndanë qëndresë në emër të shpirtit dhe bindjes së komunitetit njerëzor, por edhe përthyerje dhe ndërrim gjuhe, me të cilat komuniteti i njerëzve ndër breza ndau komunikim të shtuar me botën dhe viset jonike, gjendet lehtësisht edhe dëshmia tjetër, ajo për kultin e njeriut me shpirt të paepur.

Një ikje të tillë të kthyeshme si kjo në monument e shkrimtarit himarjot, brigjet e Himarës dhe Dhërmiut nuk e bënë kurrë me ndonjë protagonist tjetër, me ndonjë sportist, këngëtar, shkrimtar apo luftëtar, edhe pse në ndonjë kohë apo periudhë dhjetëravjeçare ngjau se humbja kishte ngjarë gati e pandreqshme. Petro Marko, shkrimtari me jetën e zhytur në dhimbje, ikje dhe lëngata, rezervoi pas plotësimit të amanetit për një varr pranë rrënjëve të ullirit në Dhërmi, një rikthim të cilin ia adhuron padyshim çdo qenie njerëzore. Ai është vendosur përfundimisht si monument në zemër të vendlindjes së vet. Atje ndanë vatrës familjare të Markove, në sheshin e ngushtuar të fshatit të vjetër, ku ka mbetur rrënoja e shkollës së parë, e kinemasë dhe në rrethimin magjik të mureve e kishave me kambana të shumta.

“Bini ju kambana, bini!”, thotë një këngë e vjetër visi. Monumenti i Petros me kaçurrela dhe cigaren e përjetshme mes mollëzave, tashmë është në atë vis të cilin e mbarti si mall të jetës dhe mendimtarisë së vet. Të gjitha kambanat e fshatit duket se do të kenë një timbër të posaçëm pas kësaj në Dhërmi, sepse ndanë tyre, nën to është sheshi i shkrimtarit.

Është një simbolikë e re, të cilën si dëshmitar i përurimit të monumentit të punuar nga skulptori Agim Rada, e përjetova dhe e sodita në sytë e disa prej dhjetëra bashkëpatriotëve të Petro Markos dhe familjarëve të mbetur të tij. Loti në cep të syrit të tyre, i mbarsur në ujtësi me një mall e brengë mungimi dhe moskuptimi. Mësuesi dhe studiuesi kurajoz i Dhërmiut, Foto Bixhili, ishte i gjithi i falur në lotin e dhembshurisë dhe gëzimit për këtë mbërritje të shkrimtarit që i fton bashkëpatriotët e vet të lexojnë veprën e tij, në të cilën mësohen drejt e më drejt e shkuara dhe historia e Dhërmiut. Një gjuhë dashurie dhe përmallimi në fjalët e pakta të disa nënave shamizeza. Një emocion i papërsëdytshëm kur personazhi i “Shpellës së Piratëve” i drejtohet monumentit të shkrimtarit: “Barba Petro jam personazhi yt!”… Një ndjenjë madhështore në heshtjen dëgjuese të himnit kombëtar dhe një përballje me vështrimin e dhjetëra të pranishmëve, të cilët u bënë dëshmitarë për një ardhje të tillë përfundimtare të Petro Markos në Dhërmi.

Monumenti i parë prej bronzi pas ndoshta më shumë se 50 vjetësh në këtë fshat, i përket shkrimtarit me më tepër përvuajtje dhe përndjekje në Shqipëri, poetit me lëngata të shtrira në shumë vise të botës dhe gazetarit që mbeti në shumicën e gazetave shqiptare në periudhat përgjatë më tepër se 60 vjetëve të jetës së vet dhe më pas, si reporteri i parë tipik i luftës dhe analisti serioz e kurajoz. Ai është i pamjaftueshëm si bronz e si investim qeveritar, por matanë kësaj pamjaftueshmërie, mbërritja e monumentit në territorin e Bashkisë së Himarës, duket se sjell ogurin e mbarë për një kohë të re respekti dhe sjelljeje ndaj kulturës dhe njerëzve të saj në këtë vis. Dikur në një botim të shumëdiskutuar në shtypin e ditës së viteve 2000 dhe më pas i publikuar në libër, Moikom Zeqo sugjeronte për Himarën dhe shtetin shqiptar ngritjen e një përmendoreje të “Vajzës së valëve”, mbi syprinën e detit Jon, në gjirin e Spilesë. Një monument i tillë do të duhej edhe pranë shpellës së Odiseut në qendër të qytetit. Por një monument të madh meritonte prej dekadash, qysh nga koha e ish-mbretërisë shqiptare, poeti këngëtar NecoMuko Himarioti… Në këtë mënyrë, kohët e shkuara dhe qeverisësit e tyre, lënë detyrën pa kryer me bijtë dhe kulturën tejjetuese të këtij visi. Sidoqoftë, pas Petro Markos, në Himarë ka shenja për rikthimin e ditëve që flasin gjuhë të fisme kulture …Ashtu si në besnikëri me shëmbëllesat e viseve që zgjojnë qytetërimin e vet…

46 Komente

Mire e ke ti Aleksander, por eshte bere keq per bronx.Nuk kursehen as monumentet.duhet punesuar nga nje polic prane cdo monumenti.

Ideja per nje monument skluptural te vajzes se Valeve apo Neco Mukes, shume e bukur.

Pom sikur te vije AI i fandaksuri te mbaje fjalim " patriotik "... Apo nuk i ben pushimet ne "Breg " tani smiley Te dhjefsha mu ne buste pastaj . Me mire te zhduket njehere ai pa le te vonohen pak ! Ai le te veje kur ti bejne Bustin ne Vucidol si i cquar me POST ne ate fshat !

Nje nga Idete me te shkelqyera per cdo Vendbanim .Te perjetesosh figura qe me te vertete jane burim krenarie per Shqiptaret , si kenga "Vajza e Valeve" eshte nje imagjinate e jashtezakoneshme .

shume mire , nga " Babasqap " tani e ke kthyer ne " AI " , keshtu pra ka lezet smiley

E kapi sindroma e " AI " dhe Idrizin. S'e prisja kete. Mendova se do rrezistonte me shume. 

Heren e fundit qe vajta ne Shqiperi, Brad , meqe me pyete ( Shakasmiley), vura re qe nga PD-ja te gjithe i flisnin " Ai" Sales. Tamam sikur te ishte nje qenie mitologjike qe zbriste nga Olimpi. Interesante.

" Meqe me pyete " kur te pyeta ??? ( shaka smiley )

Ja qe dhe ti ke vajtur nga PD -ja .Mire , mire.

Jeni rrjet i gjere ju Brad, s'ke nevoje te vesh. Une rrugeve ne Tirane, shihja PD-ista qe flisnim me veten "po vjen AI", " s'me foli sot AI", "s'do ta bej AI"... etj etj.Halli i madh.

ketu me pelqeve , prape ke shume per te bere.

Pd : Redaktoi komentet sa te duash dhe si te duash , rendesi ka qe je e sinqerte.

Ashtu eshte si njeri pa karakter qe jam, e ndryshova.

Nuk thashe gje qe je njeri pa karakter dhe e di shume mire qe nuk je , por nganjhere ngaterrohet dora me mendjen.

Ashtu eshte, sidomos kur flasim per "ATE".

Nejse naten smiley

smiley

Dmth  Brad e Nora, figura e Buall Mavrise qenka bere si figura e E.Hoxhes, ku servilat thonin; Erdhi Ai, E tha Ai, E gjykoi Ai ,  eh mjere Shqiperia thuaj, historia perseritet dy here kan pas thone filozofet, nje here ne forme tragjike dhe nje here ne forme komike.

 

oidriso, sa qef i ke keto dhite dhe sqeprit, nuk di te komentoshe nje here si njerzit,

Ti fol nje here per te madhin P Marko, nese ke lexuar dicka nga ai, megjithse s'besoj te keshe lexuar, sepse e ke koken te mbushur me veprat e E Hoxhes.

Nje nga miqt me te afert te babes .smiley ..dhe mua me ka dash Shume se thoshte

Ke prirje per te behesh  Rebel .Nuk i do Gomeret e Pushtetit . Nui i do as Sqeperit se jane Fodulle ! Je nga Fis Delajsh ......thoshte  ....Po kete si e vlereson Serioze ?

Rri o kandar Koqje mos u merr me keto idiotizma ..... sepse e ke koken te mbushur me veprat e E Hoxhes... Nuk ka filuar ne 92 Shqiperia o rrot Mulliri ! Patjeter e njifte me mire Shqiperine se xhaxhi Petro qe njihte Spanjen , Himaren dhe fshatin tim smileyPo ne menyre te vecante Enveri dinte te njihte e te zgjidhte edhe nga Krahina Jote Trima e te Bese jo nga ata ...C'na ngordhi Gomari /ci rane thonj /vrapojne Zogistet ti heqin ... Cfare  ?

Te pakten Ballisteve u ngordhi Kali dhe i hoqen Patkonjt .Po JU ? Gomeret sikur nuk mbathen ?

Po është per temë me Kulturë , i nderuar Brad ,nuk eshte per Politikë . Dhe deri sa une jam ne nje Blog me Left me ....yyyyyyy në fund e kundoj me të , qe ka mbaruar edhe Lice me ....yyyyyyy në fund , helbete çoç jam dhe unë !

 Po per Jozefpërckën , ta them akoma Dylqinj e Babasqapit ?

per Jozin thuaj ca te duash , megjithese une te rekomandoj qe per xhentilese ti therrasesh .....therriti si te duash smiley

Ashtu sikunder ne boten e qyteteruar qe neper parqe ka objekte sklupturore jo vetem te figurave historike por edhe te atyre mitike, edhe ne kena boll te tilla.Gjer Elez Alia, Muji dhe Halili, Kostandini me Doruntinen, Argjiroja, Floçka ose Zana qe mund te zbukuronin parqet e qyteteve.Shume interesant do ishte edhe nje monument i stilizuar sipas perfytyrimeve popullore me Dulqinjen dhe Babasqapin.Pak fantazi smiley

idete per te tilla gjera jene shume te mira dhe besoj se jane dhe shume frytdhenese, pasi edhe mjedisi te edukon dhe ne kemi ende shume pune per te bere ne kete drejtim.... vetem se duhen dy gjera shume te vogla, duhet pak me shume dashuri per artin dhe nga artistet, si dhe pak para me shume.... ( pa harruar vullnetin politik, se ai eshte dhe me i rendesishmi).....

vullnet politik them une dhe dashuri per kete vend.Para ka dhe gjenden. dhe ne mos keni , ja rrembeni atij qeni, tha.Qeni qe thjet mbi para dihet. Por keta laperdhare nuk kane fije dashurie as per artin dhe as per kete vend. Dhe ato vepra qe peruruan, nje pjese jane konceptuar si mos me keq dhe jane palsur ne toke ose statuja te vendosura mbi piedestale te shemtuar, uniforme, pa piken e fantazize dhe pa kuruar mjedisin dhe sfondin rrethues. 

Nderkohe qe kerkojme vepra te reja arti, ne po tregohemi barbare me ato qe kemi.Po si nuk u vjen turp ketyre politikaneve qe shkojne e perulen para monumentit Nene Shqiperi, dhe shkelin mbi ato pllaka mermeri te rrenuara, te zgjyrosura, te sakatuara. Kjo eshte Shqiperia per keta langaraqe, nje tufe me lule hipokrizie dhe xhvatje dhe mjelje e saj deri ne piken e fundit. Nuk mjaftoi syrgjynosja ne zonen e plehrave te pese heronjve te Vigut ne Shkoder por i kishin sharruar bronxin e shurruar! Barbare! 

Floçka ose Zana...

Asht pak e veshtire kur ti vene Germat .Në vend te Ç venë Q .Më mirë të quhen Shtojzovalle se FloÇka ! Sugjerim me mejtim të mëndjes e kam se kemi dhe Zanën tonë dhe.... pa imagjino sikur në një linjë me Zana te jetë edhe FloQka  !!! Dmth Biseksuale per veper Arti sikur nuk kemi parë deri tani

Shume interesant do ishte edhe nje monument i stilizuar sipas perfytyrimeve popullore me Dulqinjen dhe Babasqapin...

Mos kopjo smiley. Asht sinori im . I vetmi dell ose damar frymëzimi ne fushën e skylptyrës që kam Çfaqur .  Në me rëntë Mega ose Power ...di veta pastaj ! Këtë kompozim dhe shurtoret burrërrore  me pjacolle ,  pamjen e babasqapit  i kam ëndrra arkitekturale . Do ryj në Histori !

Këtë kompozim dhe shurtoret burrërrore  me pjacolle ,  pamjen e babasqapit  i kam ëndrra arkitekturale . Do ryj në Histori !

prapa te vjen historia smiley

Ja keto te mendojne Rrapishtet dhe kushdo qe ka jetuar me dhjetra VJET jashte dhe jo te gerverrin gjithe diten me Teori Bajate qe ushqejne kermat e bashkepunetoreve te fashizmit qe jane ngjallur e ngritur koken . Hidhni MIELL te nderuar Shqioptare , te bejme Brume e mos Hidhni Pluhur per te bere Mjegull .

Keto i bashkojne dhe mirkuptojne shqiptaret po aq sa i krenojne dhe Lartesojne ne Bote si qytetare me te vertet te Emancipuar qe nuk dine vetem te hane e te dhjesin Torta ,  si babasqapi me Klanin Hajdut te tij qe perhap dite e ore ere varrmihesi  ,  zbulon e harxhon para per te nderuar lloj lloj Kufomash te kalbura !

Dhe ky Çipa , them se do pergezuar per kete GJETJE Qytetare e plot Shqiptarizem te vyer , po aq sa do "peshtyre " per ato prurjet e temave  kerma disa kohe me pare !!!!!!!!!

Himara eshte pare historikisht, me perbuzje, nga pjesa tjeter e Shqiperise.

Bejleret muslymane i quanin himariotet "kaure" te poshter.

Ahmet Zogu,s'u be i gjalle si mbret tyre.

Nga qe çdo himarojot ishte mbret ne truallin e vet.

Enver Hoxha i persekutoi, Partia i quajti "korofillake".

Berisha dhe banda e tij, u vodhi pronat.

Ka nje urrejtje historike ndaj himarioteve.

Perse?

Per shkak te fese te tyre, krenarise, fodullekut dhe kultures pro-perendimore ?

Keshtu qe Himara e cila i ka dhene aq shume Shqiperise, sigurisht u privua edhe nga monumentet.

Shqiperia u mbush me bronz, por asnje kuintal s'u hodh ne Bregdet.

Ky eshte realiteti.

Megjithate, himaroitet, s'e ulen koken, mbeten kryelarte, te lire dhe zoter ne vendin e vet ...

Tani qe atyre aneve ka dhe korrofillake, kjo dihet. qe shteti e ka lene ne dore te bollanove dhe mekate te tjera, edhe kjo dihet.

@princesha,
Mos kane pasur ca te trejte si Zogu si Enveri per Himariotet.

Mos kane qene ca spiune te grekut dhe vazhdojne ti sherbejne kauzes greke me devotshmeri?

Mua keshtu me duket.

Njerez si Petro Marko ,ajo zone i ka me gishtat e dores,shumica jane si Pirro Dhima.

...Ka nje urrejtje historike ndaj himarioteve.

Perse?

Per shkak te fese te tyre, krenarise, fodullekut dhe kultures pro-perendimore ?...

Kulture pro perendimore ne Himare?Mos je duke pare ndonje emision humori?

Duke respektuar nje te drejte Krenarie si e "asaj ane " tuajen duhet te jesh me e Qarte zonja Princeshe . Terma "shoqerore" si "korofillake " "e mori korofilli " "na plasi bitha per ti e per ajo " "plasbithmos " e te tjera kush i mba mend apo dhe imitimet shoqerore te Veli rades flasin per tjeter Kuptim . Kene qene pjes e e Jetes .Jo te prapaskenave qe ke nder mend .

Zogu nuk kishte KONTROLL Teritori se qe aventurier .Aq sa i duhej te vilte Taksa ai e njohu Himaren  se me te Mbushi arkat e doli malit Partizan per Liri e Pavaresi deri sa dha Jeten ne Lufte . Ndaj i beme dhe BUST

Himara si zone jo vetem qe ishte PJESE e Pandare teritoriale e Shqiperise, por ne cdo Fushe ne nivelet nga me te Lartat Himara si krahine kishte perfaqesuesit e saj me MERITE ne shtetin e pas 45 . Ata Luftuan krah per krah me vellezrit e Tyre per Atdheun e tyre sepse  nuk i ndante asgje .

Historikisht duhet te dush qe "Bregu " ka nje Lidhje te forte me Lumin e Vlores .Kane mare  e kane dhene . Kane kembtyer e bere pune te perbashketa .Jane fshehur nga KRIMI Nazist e kane bere Jatak njeri tjetrit ne te njejtat Guva e Shpella te Maleve  .

Ke nje fare te drejte per pas 90 , ku politika e axhamijve dhe me se shumti Injorante se sa Tradhetare ( qe u cfaq me vone per karrike Hajdutesh ) e "perbuzi " cda arritje te "vllazerimit " te Shqiptareve me tek tuk mbetje te minoriteteve dhe jo vetem ne Himare . Ata e kane shndrruar cdo gje ne psikologjine e Qenit per Kocka dhe nuk e kane per gje ta shesin nje dite dhe Himaren ne se dikush u ofron "ca dollare me shume " Zera te tilla te "shurdhet " pa kulture e te "turbullt " si Juaji e vertetojne kete ! Himara Historikisht ka qene dhe do te mbetet Shqiptare .

Shpesh Kultura qe perfaqesojne treva te tera te ngaterrojne me etni te tjera .

Mos harroni Pozicionin Gjeografik te Shqiperise .Ne qender te DY Vatrave te Kultures BOTERORE Greke dhe Italiane .Ky eshte Privilegj qe kane shume pak POPUJ per te mos thene qejemi te VETMIT ....kur dihet se popujt japin e marrin midis TYRE .Dhe kjo nuk i ben Himariotte as Greke e as Italiane .Ndryshe cfare duhet te themi per EUROPENE qe ka ne themel te saj keto KULTURA ? Po per sistemet Demokratike perfshi Ameriken qe rrjedh e gjen argument nga Demokracia e Lashte Greke ?

Kur vete Greket thone qe ne " nuk jemi popuj pas Helenike " cfare i mbetet te jeshe ti ne Himare ?

Dhe po te lexosh me kujdes kete Urra -Patriotin me nik Shqiptar me lart te DEKLARUAR me keter kembe e duar pro Berishian e kupton me mire se perse keni te Drejte ne shume raste te shpreheni si ty ....Turbull turbull turbull Lumi O ... Gjithsesi Injoranca nuk eshte argument !Une te kuptoj!

Ama shprehja e perbashket " per inat te sime vjerre vete fle me Mulixhine ( i lumte Hurit smiley " nuk ka vend ne te tilla analiza !

Bregdetasit, nuk u kthyen vete ndaj grekut, por i ktheu politika e R. Alise dhe S. Berishes . Qysh ne vitet 1991, Ramo Derbederi, çoi ne ato fshatra me dhjetra e qindra familje nga zona e Tepelenes, Beratit, per kundra peshe per votimet qe po vinin, familje qe u instaluan aty dhe qe filluan te hynin ne konflikt me banoret autoktone bregdetas, per shkaqe nga me ordineret e deri tek sigurimi i ushqimit, duke i çuar/detyruar shume nga te ardhurit, te vidhnin ullinjte, portokallet, limonat e bregdetasve. 

Ndarja e prones qe Saliu u beri sipas frymeve, duke e bere çorap pronen aty, e thelloi edhe me teper hutimin dhe zemerimin e bregdetasve ndaj pushtetit qendror dhe lokal, duke i pare keta si nje mish i huaj ne trupin e tyre.  Te mos harrojme se ne Bregun e Detit, kishin prona 100%, te gjitha familjet, dikush me shume e dikush me pak, afersisht te barabarte, nuk kish bejlere me shum toka si ne zona te tjera te Shqiperise. 

gje shume e mire kjo e bustit te petro markos.

organizata te ndryshme atdhetare dhe njerez qe kane mundesi duhet te bejne me shume per bregun qe saliu e ka lene me ''koncesion'' te greket.

sa per ate qe jane diskrimininur ne kohe te enverit,une di qe me shume bregas ka pase drejtore ne vlore ,fier e tirane sesa banore ne breg.

nderkohe qe ''korofillaket'' si bollanua jane te gjithe saliste.

gjyshi im nga lumi i vlores me tregonte (kur ishte gjalle) se kur vrisnin derra te eger i conin ne himare dhe merrnin vaj ulliri.  kishin shume miqesira me bregun,bile shume femijeve te tyre i kishin vene emra ortodoks ne respekt te miqve bregas.ne kurvelesh ka plot aleko,leonidha dhe vasiler me mbiemra myslimane  vetem per kete pune.

ke te drejte, shqipe.. himarjotet kane pasur poste te larta  ne Vlore  e gjetke.. bile edhe ne Tirane..   nuk e kuptoj perse e viktimizojne veten kaq shume..   gje qe  bie ne kundershtim me karakterin e tyre krenar, sic edhe u pelqen  te deklarohen.

ne Himare jeta gjate diktatures  komuniste ka qene njesoj si ne gjithe Shqiperine.. dmth jane luftuar dhe persekutuar familjet e ''armiqve te pushtetit'', sic quheshin aso kohe..  nderkaq  ka pasur himarjote  komuniste,apo jo, qe i kane ''sherbyer''  diktatures dhe kane bere karriere gjate asaj periudhe..  inkluziv himarjotet spiune!

Me emocionoi shkrimi. E dua shuuume Petro Markon. Ne vend te "Baba Petro jam personazhi yt!" do ti thoja "Baba, jam krijesa jote!". 

Me tu kthyer ne shtepi, shkova ti rrefeja tim eti ate qe perjetova ne Shqiperi gjate festes sone. Me shihte i heshtur ne sy e vetem me degjonte. I veshur me te njejten xhakete qe me pat huazuar per te bere fotografine e diplomes se universitetit. Prane tij ishte nje Member of the British Empire, qe nderroi jete ne te njejten kohe me tim ate, qe me degjonte kur i tregoja per varrezen e Deshmoreve tane Britanike dy hapa prej vellezerve Frasheri. 

vetviktimizimi i duhet propagandes bollaniste qe te justifikoje ''greqizimin''.

por besoj se kjo situate nuk do zgjase shume .me largimin e saliut  dhe janullatosit do rritet edhe fryma kombetare,dhe bregasit si leber krenare qe jane do ta gjejne veten perseri aty ku u takon.

1 bust dhe 30 kisha lol

Mbaj mend njehere tek emisioni "Opinion", tema censusi i popullsise dhe kombesia. Nga njera ane, Sabri Godo dhe nga tjetra Dule i PBDNJ dhe nje me mbiemrin Marko, nip i Petro Marko. Natyrisht Dule dhe nipi i Petro Markos, ishin mbrojtesit e tezes per census te kombesise sipas deshires dhe vullnetit dhe jo sipas te dhenave te gjendjes civile, te origjines te familjes. Ne nje moment, Fevziu dhe nje tjeter i kujtuan nipit (qe paraqitej si minoritar) te Petro Marko, qe Petro Marko e deklaronte veten shqiptar. Tek "Interviste me Veten", Petro Marko e nxjerr zanafillen e fisit te vet nga pasardhesit e mirditorit Gjin Bue Shpata. Gjithashtu edhe familjet e tjera himariote, dalin kush nga kjo zone, kush nga ajo zone shqiptare. Nipi i Petro Markos paraqitet si grek lol

Eh, per 2 aspra kush shet kombesine, kush nderron fene, kush nderron emrin, kush shet b..., kush shet kockat e gjyshit si ushtare grek. Popull heroik dhe kryelarte!

Hunteeerrrr smiley nuk jane dy aspra jooo, jane 280-300 euro ne muaj pension nga Greqia qe marrin te gjithe ata, nderkoh qe qeveria shqiptare i ka lene ne harrese. Se mos jane parate e grekut dhe te Greqise, jooo, jane parate e EU/BE, ketyre budallenjve qe kam ketu. 

Te drejte ke ti. Parate e taksapaguesit Günther nga Bavaria jane ato, jo te qejfliut Jorgos.

Kam pas punu me I grek nga athina ne restorant ktu dhe ishte tamam plere antishqiptar , restoranti ishte ne te njehten Godine me misjonin malazez prane OKB'se , nji dite kishin ardhe te protestonin ca shqipe me qeleshe per ca shqipomalazez qe ishin Burgos ne mal te zi , dhe ja dy pleq kerkuan te perdorin  tualetin. Ky qe I thot Jo ( se ishte menaxher) I fut edhe ca te shajtme alvanos e ku di un . Nejse qe mos e zgjas shum ky kishte per gru mbesen ose stermbesen e isa boletinit e Lind dhe rritur ne shkoder ( kur me tha mu ngrit mishi kokerr) ti thu nipi petro markos nga himara me fal chimara ......lol eshte shit per dy aspra ,MESA ISES HA K.. GREK OR TEJ.

Qe une s'e perdori asnjehere shtypin shqiptar (apo dhe TV) per t'u njohur me Petro Markon apo Gjin Bue Shpaten, kjo eshte e qarte tashme dhe s'kam pse e ndjek me tej. S'me intereson as njeri, as tjetri, te pakten per aq sa ma paraqesin keto media.

Por thjesht gajasem me gomarlleqet qe shkruhen, e qe i shkon pershtat asaj qe e kam sahere, ne Shqiperi, media sundohet nga treperit, sidomos ata nga Ugu, qe sikur e kane marre me tapi kete punen e shkrimit. E njejta histori dhe ne Kosove, jane po ashtu treperit, por kesaj radhe, keta te Eriut.

E s'po shkoj me tutje, por te shohesh te shkruar :

- VISE MONUMENTALE (te dhjefsha shqipen ore Cipa)

-  JETES SE FRYMTE, POR EDHE PERGJATE GJITHE PAVDEKESISE SE VET. (llomotitja sheshit).

E kur mendon se e kane zgjedhur kryetar te shoqates se gazetareve, si ate anadollakun tjeter, Ymerin, kryetar te shoqates se botuesve.

E mire de, ja dhe Petros ia ngritem bystin, por kush do te na e ruaje nga nipçja e vet ? Idriz kordha ?

Heu bre paska ardhe !

Do thoni JU ....Po ku ishe o HU ....Punet e perkthimeve shoke nuk na lene te takohemi shpesh smiley

O Hu kishe bere nje kakerdhok atje tek ajo Isufja dhe e gjete ketu te leshosh Bajgen ? Po s'ke o burre pse merzitesh . Ju nuk keni Histori ne fshatin tuej se nuk e di njeri ku bie , pervec ty dhe mua qe kam Miqesi e jam mpleksur me Ju smiley . Jeni vrare e perleshur me Shkje e mes  Vedi , kini dhene e keni marre sipas rastit , sipas bajraktareve qe u ra rasti tu shalonin . Pse kot tha Sala qe " Sot ja kam shalue Hurit se jam Kalores une or tie "

Lena ne te Ugut te llafosim per veten .

Pastaj ke fatkeqesisht z.Pjer  ...eeeeee me histori Alternative eeeeeee... hedh poshte c'ka shkruar ne VQ , sepse  i kishte ngele hatri nga kamunistet pse kishin mbjelle Agrume e dha urdher ( befel ) ..Te rikthehen Shqopet dhe Kocimaret ! Te Prishet lagjja e Malokeve ne Borsh( prane kalase )  qe ishte krijuar qe ne 82 "

Keshtu qe edhe ate verige qe kishe , te thoje ndonje llaf me maloket te instaluar ne JUG  ...ta Hoqi Pjeri  a te qifja udhet smiley. Dhe  je qe je ne bythe te Lisit , futi dhe nje te Gerhitme , kthe krahun , vur doren nen koke dhe jepja  nje : " lageshti  burra edhe ftohemi"  !

Qashtu  !

Vrejtja e Hurbinekut per masakren qe ky Cipa i ben shqipes, eshte e drejte. Ky se c'dreqin krijon gjasme ca neologjizma qe me se shumti me kujtojne Xhibin e pellgut tone (fjakleformimet e te cilit  kane nje lloj efekti ne sensin e gallates).Sintaksa e  artikujve te Cipes po cope cope. Eshte tmerr te lexosh shkrimet e tij. Te ngrihen leshrat perpjete ose te del leshte kur je kokezbathur. E di qe e lexon ppu-ne dhe si dashamires  i tij (Cipa eshte djale me seder dhe shqiptar i mire) te heqi dore urgjentisht nga kjo menyre te shkruari. Se ka edhe ate çike baba, qe me shqipen e paster si ujrat e buronjes, eshte sot kapedan i kenges labe smiley

O Hu me fal or tie po po vij prape . Vajta ne Banje se nuk e mbaja dot .Po fliste krenar Ekremi or tie , njaj zv i Imam Balalldise , njaj qe ka Hurin per GAY smiley

Pse do thuesh ti ...Mu kujtua  njajo rrefenja ( me qe vdes ti per prralla ).

Kur u inagurua njajo shtepia e Bradhe shkun nga te gjith vendet e Botes dhe po i gezoheshin vepres e benin verejtje per "pershtatje " e "persosje " ne cfrytezime te metejshme . Njaty pari dhe nje mik i imi  e i Yti si Pune Ekremi qe perdor HUNJ prej fshatit or tie . Malok safi .

E persa kohe e ndertuet njat Kulle ...ka pvetun

Per shume vjet e me shume harxhe

Heu bre .Po na kete e rexojme per dhe brenda tre vjetsh .Na kem mina me sahat qe kena Hudhe dhe Kulla ne ere  per nji dekike , bash si mos me pa ekzistue fare !

E cfare tha Ekrema or tie ...na per tre vjet demontuam gjith Municionet e grumbulluara per I QIN Vjetnuer ...Vetem armet e NM ruejtem si gjaja ma e vyer e ma e cmuar , qe ka shpenzu njaj Mbreti duke shkrire pasurine e florijte  Popullit per me e armatos e per me e Luftue Façizmen e Nazizmen bashke nder Fusha e nder Bjeshke .

Ika  prape se nuk e mbaj DOT . Kini Humor per nder . Ate qe kini e kini smiley

@ Idriz bej Efendi Kokerrdhia,

Mora vesh se te kishte marre malli per mua. Nuk e fsheh, u gezova shume. Qe thua ti, perkthimet aty jane, ecin, por s'jane per ty, e kjo me gezon gjithashtu. Por me ka ndodhur diçka e hatashme fare : nje dite, me 29 Nanduer te ktij vjeti, un' Hurbineku i keq e i shtremte kallxova nje histori t'gjyshit tim, qe ua dhiste gjithe kompanise se oficerrave dhe kapterrave te peshkutpauje sepse ai ka qene vertet ne Lufte, ne Bosnje, e jo si keta te fundit qe ekzekutonin fatkeqe qe s'dinin shtegun e dhive. Me nje fjale, mendova se gjyshi im, si partizan i vertete ne Bosnje, e kishte te drejten e fjales per kte 29 Nanduer te ktij moti. Tani, une s'kam faj qe gjyshi im tallte koqet me shoket e vet partizane qe kishin vdekur neper shtepia nga morrat, dhe shoku Enver i shpalli heronj qe t'i bente 1 deshmor per km². E ke parasysh ti, shoku enver ishte poet i madh per kesi punesh.

E mire, ndodhi ajo qe ndodhi : mua s'me lane ta kallxoj ate historine e gjyshit, te Elmazit qe e mbyti zhuga e zgjebes, ose te nje Llambro... Llambro, mbiemri s'me kujtohet, qe kishte ngrene nje alamet rikosheti shkemb-shkemb-lis-kaptine, bash si disa gola te Ilir Pernaskes, shtylle-shtylle-traverse-portier-gol-çarje rrjete.

E me nje fjale, tani vij me rralle, thjesht sa per te pershendetur Monden, qe e kam shpirt, Penarin - kete rob s'e kam marre vesh ndonjehere, me tutkall me duket se s'gjen -, dhe askend tjeter. Perveç teje, kuptohet. Ty te pershendes se na duhesh si model. Imagjino pas 50 vjetesh, kush do te jete ketu si deshmi e gjalle per burleskun enverian ? (mos e ngaterro me burulovskin, s'jane nga e njejta mehalle).

Ani mire, hajt tungatjeta, edhe gzuuur gzuuur.

Hu i nderuar !

Po ti po me sulmon me me shgatru krejt e me me hup faret , si don me me rujt per burulesQue ?

Po vetem na te dy e dime pse thojshin ne kohe te Luftes "budallat dhe trimat s'kane te pague " Vetem na te dy e dime se cfare doje ti ne Tirane me Leberit e sh.Enver .Vetem ne te dy e dime shenimin e sh Enver ...Mos me mi ngacmue Trimat , po me mu kriju kushte me rrit Blete , Lope , Dhi e Dele edhe ne apartament  . Pse po i ngaterron me pune luftet keto ?

Rrijme ne Paq e flasim pajdash si na ka hije na te demokracisë o burrë .Ja psh dhe une jam me njat kokerdhok te syut  qe asht Vigjilent si "qemoti " me zbulue gabime ke Gazetaret . Shkruen zotrote...

, e qe i shkon pershtat asaj qe e kam ( thane ) sahere,...mos ke harru ate qe kam fut ne kllapa e na korit he burrë smiley

Po kur i rash mohit mbrapa thash , ani mire ka ba Huri se njehere ngatrroi Zhapikun  per Zhapen dhe bani gjurulldi Lukunia sikur Huri nuk din mire Shqip  e asht pak turbullt ke masa e bardhe brenda kafkes .. Kete harrese ( kopuk i qut je ) rrezik rrobt e kuptojne qe ti e di per Thanë .Dhe do thojne

Heu bre HURI keshtu .Nga byth e Lisit ka fillu me perkthy n 'Byth te Thanës ! 

Po na te dy e dimë qe gërhimat jane me te embla ne byth te thanës dhe lageshtira nuk ndryshon .Ua kthejme ne atyre kapterrave pa i 10 ne koke se kush heq shallvaret e po na u keputë ndonje lidhse tanë jetën ashtu mbetna smiley...

Shka keni bre shkjeh Burra .Lageshtia nuk ka hupe ne sinore te Hurit .A kini veshtirsi me e ndie ?

 Po keshtu per temen kishe gje ? Apo kush merret me keta me bronxe kur na i kemim perdor per buri Gjahit per derra qe kah koh e Derrit si e kishim mik shpiet . E Kush po i nieh keta Gjin Bue Kordhash e Kamash qi rridhkan markajt ? Dun dhe Buste keta , sikur me qene NM e tij Zogu , ymer paste etj etj etj etj qe na i knojme bashke njatij Trimi mbi Trima e Diplomat pas Diplomati e deri Sot ... Rryp pas Rrypi , Kaish pas Kaishi  ose Brez pas Brezi !!

Shenim per mos me u keqkuptue nga Lukunia ...

Rryp -rripke = labçe - Korçarçe

Kaish = Tironsçe

Brez = Hurçe

ksajt here jem kah t'gjegjem m'puezi :

paj idriz bre ti kjofsh bekue

ani qysh po ta nin per mue

pernime e kishm harrue

njat fjal' t'bukur qi ti ke vnue.

por me t'thane kah e drejta zotit

e qi s'duhet m'ja lane motmotit

s'jam kah muj me i njeke tana senet

edhe besa se kije prej rrenet

veç nji plum m'ka met' m'pisqolle

e qi me e marr' holle-holle

or idriz or lum zotnia

a po e nin si po knon kumria

nji rrot trapi m'ka dinue

jo ma shum' un me postue

se qysh po thojn' or idriz mamzerri

ktu asht ba mos me nejt as derri.

Po ti rri e mos e turbllo bardakun

se s'rri kush pa ma marr' hakun

e ma s'pari si komunist qi m'je

tana munsite ti besa mi ke

qi me u ngrit ti prej karrike

bash n'mexhlis t'birose politike

edhe gishtin me ua çu te huna

sa ska shku ma thelle puna

hajt jaran ti mos e thiij bash hiç

se ktij veni jam t'i ra si skiç.

 

 

 

I nderuar HU ! Une mund te te pergjigjem por me shume po Vleresoj Burgosjen e penes Tuaj !Dy rreshta du me perserit si dhe me pare , qe ti mi kupton shume MIRE

Kam Bindje ABSOLUTE qe nje moderator ose admin qe fshin e Kufizon me njemije perqind Vuan nga Kompleksi Inferiorittetit dhe ne brendi te tij ka nje kenaqesi Perverse kur fshin ose "kufizon" dike qe te postoje . Me ka ngel ne mendje  propozimi Juaj i dikurshem "mos lejoni budallej ne Blog, dhe thjesht fshijini sic i fshij UNE ne blogun tim " Megjithse tani ti je pjekur dhe e ke kuptuat dallimin midis nje Blogu Individual dhe nje Kolektiv dhe besoj se nuk e ke me ate propozim !

Duhen fshire dhe kufizuar e perjashtuar FARE si NIK ( le te gjene te rij ) ata qe : 

Shajne Ndyre si nje qe vjen me B mbrapa

Ata qe pergojojne personalitetin e familjen Reale

Ata qe kercenojne si "trima" ne e-mail privat dhe drejtpersedrejti ne koment .  

Per te tjerat besoj se mund te gjendet nje menyre si titulli qe kane Moderatore . Gjithsesi me vjen KEQ qe je denuar me paraburgim  .Ishalla te ze amnistia dhe e kupton qe duhet ti sherbesh Popullit te PPU dhe jo tekave te Bajraktareve Injorante me Pushtet deri me fyerje edhe te Gjakut te atyre prej te cileve kemi te drejte te Kremtojme shume Ndodhi si Shqiptare . Gjithsesi fjalet e dhe fjalorin e Burulovskit nuk e kemi per fis ! Me shume duhet lexuar QOSJA per ta kutpuar ne cilesimin ATIPIK dmth ne krahinen tende dhe timen perkthehet "Preshi ka vlera por jo si krahe per te fluturuar " smiley e di ti ku futet ....e di .A c' je nje ti smiley

Dhe per ate llafin qe perdore dikur HULLI

Vrundull i thone nga fshati jot ! Hajt se do japim edhe nga nje Urim per Vit te Ri

Ju admin jam ka me u drejtue

Njat Hu a po doni me e burgjue

me i marre krejt emer e kalem

me e lane ne voter pa zjerm  ?

Ps

Voter =   PPU

Zjarr   = Pasioni Hurit per tu cfqur tek PPU

Kalem = Komentet e Hurit si gjith te tjeret

Dhe Burg ...Kuptohet ! smiley

Busti i Petro Markos është monumenti i parë mes 30 e kusur kishave të një fshati në territorin e Bashkisë së Himarës.

 

Ej, se kete teme e kemi bo telef, po thjeshte doja me vone ne dukje kollajlliku me t'cilin stigmatizohet ortodoksia ne Shqipni, qofte edhe nga nje, mendoj, ortodoks si zoti Cipa! smiley

Se c'lidhje ka monumenti i Markos me numrin e kishave ne nje rajon me shumice ortodokse, une nuk e kuptoj.

E kuptoj, doja te thoja, po me doli "nuk e kuptoj" smiley

Venia perballe monumentit te P Markos nje mase prej  30 kishash qe ne paragraf te pare, eshte shume treguese! 

Te ishin fjala vjen 30 kisha katolike do te thuhej:

Shtohet  statuja e nje Shenjti te letersise shqipe ne Qytetin e Njemije Kembanareve! smiley

Kur te fillojne edhe katoliket te Marin rroge/ pension nga italia, te kerkojne autonomi ose ma keq bashkim me italine ose malin e zi , kur te ndertojne pese kisha neper fshatra me dy familje katolike me pare nga Serbia , do ja numerojm qe cke me te ,  Kjo vlen edhe per myslimanet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).