Omar Satin, me dy biznese në Shqipëri, u qëllua me tre plumba

Ekzekutohet në Stamboll një biznesmen turk me aktivitet në tregun shqiptar të hidrokarbureve. Agjencitë turke të lajmeve njoftuan se Omar Satin, 57 vjeç, u ekzekutua me tre plumba brenda në makinën e tij, në një lagje të Stambollit. Satin, baba i katër fëmijëve, mësohet se është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar rreth orës 17:30 të së enjtes. Mediat turke njoftuan se ai është plagosur rëndë dhe është dërguar në një spital të Stambollit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Policia lokale, e cila ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur hetime intensive për të identifikuar dhe kapur vrasësin, nuk ka dhënë ndonjë pistë të qartë në lidhje me motivet e vrasjes. Ajo që theksojnë mediat turke është se Omar Satin ka pasur një proces shumë të vështirë gjyqësor lidhur me bizneset e tij. Këto media thonë gjithashtu se Satin ka qenë pronar i një rafinerie nafte në Shqipëri, por një e dhënë e tillë nuk konfirmohet.

Biznesmeni turk i vrarë dy ditë më parë ka dy biznese në Shqipëri dhe në njërin prej tyre është ortak me biznesmenin e njohur shqiptar, Rezart Taçi. Në bazën e të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Omar Satin rezulton të jetë aksioner i kompanisë “BT International Engineering Services Limited & Arun Construction Joint Stock Company”. Kjo kompani ka katër aksionerë, tre prej të cilëve janë shtetas turq. Omar Satin dhe Rezart Taçi janë dy aksionerët kryesorë dhe kontrollojnë secili nga 40 për qind të aksioneve të kompanisë, ndërsa dy turqit e tjerë kontrollojnë njëri 15 dhe tjetri 5 për qind të aksioneve. Aktiviteti i kësaj kompanie është i përqendruar te tregtia dhe përpunimi i hidrokarbureve.

Turku Omar Satin kishte edhe një biznes tjetër në Shqipëri, kompaninë AL-GROUP, që sipas të dhënave të QKR-së zotëronte 100 për qind të aksioneve.

4 Komente

shit

Ka rafineri nafte ne Shqiperi? Nqse po cfare produktesh nxjerr? Ku tregtohen?

Jam shume kurioz te di per procesin e rafinimit ne Shqiperi qe permendet shkarazi ne kete artikull...

Qyqari me siper RIP.

Me siguri, do ta kene ngaterruar me ndonje tjeter. Nuk eshte Taci nga ata qe lidhen me njerez te cileve iu bejne atentate. smiley

Te rroni vete

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).