Do te hapet drita jeshile per fillimin e bisedimeve të pranimit me Serbinë, në qoftë se një numër i kushteve te caktuara janë respektuar.

 

Ministrat e BE nuk do t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE në takimin e javës së ardhshme. Lajmin e ka publikuar sot EurActiv, duke iu referuar burimeve diplomatike.

Sipas agjencise, do te hapet drita jeshile per fillimin e bisedimeve të pranimit me Serbinë, në qoftë se një numër i kushteve te caktuara janë respektuar, mes te cilave edhe përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Të paktën një vend, Hollanda, ka kundërshtuar fuqishëm kundër dhënies së statusit të kandidatit për Shqipërinë”, shkruan EurActiv.

Komisioni rekomandoi në tetor se Këshilli Evropian vendosi Shqipërinë në klubin e vendeve kandidate që tani përbëhet nga Turqia (1999), Maqedoni (2005), Mali i Zi (2008) Islanda (2010) dhe Serbia (mars 2012).

Kroacia pritet të bëhet një anëtar i vitit të ardhshëm. Diplomatët perëndimorë i thane EurActiv se ata per momentin nuk presin një vendim per Shqipërinë, duke shtuar se vendi duhet te beje “më shumë”, për t’u kualifikuar, veçanërisht per plotesimin e 12 kushteve te lena nga Komisioni në tetor ne progres raportin e tij.

57 Komente

shyqyr se do ishin smur robt!

Njesoj po semuremi.Ka filluar stakimi i energjise rendshme kohet e fundit. 6 ore pa energji elektrike qeme pardje.

Si nuk beme nje hap para ,pa bere nje mbrapa !smiley

jam i sigurt qe kjo ceshtja e statusit do i jape zgjidhje dhe problemit te dritave. Qendroj me shpresen e patundur qe statusi do aprovohet qysh te nesermen e zgjedhjeve te 2013

“Të paktën një vend, Hollanda, ka kundërshtuar fuqishëm kundër dhënies së statusit të kandidatit për Shqipërinë”, shkruan EurActiv.

Une ja ve fajin Belulit dhe Bashes!

Ncuk, fajin e ka pseudonacionalizmi i Berishes.

''une?  e pse une??

Sepse juve ju kemi atje ne Hollande / ne vendin e mullinjve

je gjemb, faji eshte i Pjerit.. ky eshte perfaqesuesi per Be-Ne-Luksin..  ky, per shkak  te  pozites se tij te larte ne  Banken Qendrore te Brukselit,  ka kontakte me ''peco groso''t  e politikes evropiane  bankiere e me gjere..

por problemi eshte se Pjeri  sikur ja ka varur punes  dhe sec merret me ca ''hobby te cuditshme''...   ndihmon  njerez   qe blejne shtepi te re me transportin plackave,  pastron  kopshte...  ehhh,  e veshtire ti kuptosh keta njerezit e medhenj..smiley

Nuk e di une, Belul, ato pune zgjidhini ju atje se prandaj ju kemi derguar. Mos u perpiq t'ja veshesh fajin Pjerit. Ti e di shume mire qe ai s'ka patur kohe per Shqiperine sepse ka qene i zene me ceshtjen e vendeve Arabe/Palestines.

Beluloooo, edhe kur ben nje pune "te rendomte" prane nje institucioni apo nje "peco-grosi" , menyra se si ti komunikon me ta, i ben ata te mendojne e te reflektojne krejt ndryshe me ty. 

Pjero,  nga ke humbur?smiley   

ke ''shkelqyer''  me mungesen tende keto kuhet e fundit..    i zene me ndonje ''mision imposible'', a projekt te vecante??smiley

Qerrata smiley isha ne Keln, Gjermani, me punen. 

Hence statujat e bukepeshkut dhe " Shqipnia e madhe".

bravo Europa!

bravo edhe ps-ja qe "held out" pavaresisht se kjo do i kushtoje vota. 

Evropa, mjet tjeter nuk ka. 

Oops.. po tani c'do thote qeveria?? smiley

qe e ka fajin opozita, sigurisht

Mos harro gjyqsorin

Sic kam thene te artikulli i Kajsiut para ca kohesh:

 

Thene akoma me troc, eurointegrizmi e ka paraqitur veten si nje farse.  Eurointegrizmi ka deshtuar ne demokratizimin e vendit, ne sudimin e ligjit, ne uljen e korrupsion e krimit, ne zhvillimin ekonomik, ne ndaljen e ndotjes e shkaterrimit te ambientit, e ne cdo te mire qe eshte rrekur ti premtoje shqiptareve se do arrijne nepermjet tij.  

Eurointegrizmi eshte bere mjet i parise se mbeturinave komuniste, per pasurim vetjak e fuqizim politik te tejskajshem si dhe per mashtrim ndaj masave me ane te durogomarizmit.  Eurointegrizmi eshte legjetimuesi i pislleqeve, krimeve, imoralizmave politike te kesaj parie.  Eurointegrizmi eshte bashkefajtor ne demin e shkaktuar ndaj interesave kombetare, ku per hir te stabilitetit legjetimohet paria kleptokratike ne zullumet e saj te pafundme.

Ka ardhur koha qe shqiptaret ta flakin tutje si nje rrecke te vjeter e te qelbur eurointegrizmin, e duke bere kete ti flakin tutje dhe parine politike te mbeturinave komuniste te tranzicionit 20 vjecar.  Ka ardhur koha qe shqiptaret te shikojne integrimin e brendshem, pra bashkimit kombetar dhe kombetarizmin per shpetim real nga bataku ku gjenden.

Ore mos e quni Budall Ju ate qe nuk e dinte . Po si u "zgjua " kaq papritur AI Hipokrit e  Krye Servili i Peshtire ,  qe edhe Ajrin po te kishte mundesi te shitej do e shiste per xheopat e klanit dhe familjes se tij ?

Ja i doli pak koka karshillekut  dhe kercenimit  qe i ben Europes si ne 96 " situata del jashte kontrollit  Bani prove e me hjekni " ????? Po akoma nuk i ka dale KOKA tamam Megahajnise qe pergatit me Krimin e Organizuar nderkombetar per "fshehje Identiteti " krimineleve e paisje me pashaporta Patriotike te Gjithe Shqiptareve Dylqinjas qe dune me shpirt Atmen sic  e deshten dhe Nm e tij ( ymer paste ) qe dha jeten per mbrojtjen e Pavaresise e per nje Shkypnie Etnike   Babai i tij A.Zogu dhe Mukjanet e Butkes  .

Keshtu e hane te gjithe ata qe nuk njohin Intrigen e Bajraktareve .

Berisha, ky kungull qe nuk merr dot asnje gardh tjeter vec gardhit te tij. Lajm i mire.

 

Vangjel Ndreko. Kryetari i keshillit qarkut Fier.

Jo, po qe te vizualizohet casus belli. Hahahahaha e pabesueshme! Kryetari i qarkut Fier, arsyeja pse nuk votohen kushtet per status.

Bukur kshu na meson partia, bar do te hame, gjak do te derdhim, mbi parimet tona nuk shkelim. Larg revizionisteve dhe kapitalizmit. Me forcat tona ndertojme atdheun.

lol 50 vjet te kuqte na mbajten te izoluar, prap vazhdojne me kesi metodash. Po s'ka problem smiley

hunter, ose je i trashe, ose je aq i holle sa kerkon qe ti trashesh te tjeret.

Ose si i thone shkodranet; "ose je zog kurvet ose je zog gamorit"

Zgjidh e merr!

Une alternativa nga nje troll? pfff

pse nuk ka te drejte? nuk u perdhos gjithe procesi per nje karagjoz aty ne fier. dmth ai ishte preteksti, se karagjozi ishte 2m i gjate me nje tufe zogjsh komunistash qe e ndjekin nga mbrapa. ne disa raste nuk ka rendesi partia kur vjen puna per te tilla gjera qe i duhen nje kombi te tere. po mesa duket kamunistat nuk duan tja dine se ja kane leruar nenen ketij populli per vite me radhe!

po mesa duket kamunistat nuk duan tja dine se ja kane leruar nenen ketij populli per vite me radhe!

Degjo, se kjo qe po thua ti mund te kete nje gjysem te vertete brenda, shiko pak ate komunistin qe sot eshte Kryeminister dhe kryetar i PD.

Pa ta kthejme pak fleten ta shofim pek kete punen e Fierit e le ti marrim gjerat me qetesi, se ndoshta fusim ndopak drite ne ato qoshat e erreta te kafkes tuaj te formuara si pasoje e mungeses se trurit.

Fieri ishte per bukuri, u bene zgjedhjet lokale, as boni zo njeri fare se kush fitoi, secili mori pjesen qe i takonte. U mblodhen te zgjedhurit dhe zgjodhen keshillin e qarkut, Deri ketu mire e bukur.

Na del tani nji zog kurvet (sic e thon shkodranet), nji Alibeaj, ene i fry m´vesh Berishes:"Isha bo kaps mrome e s´po dhisja dot, kshu qe e kalova gjith noten pa gjume ne hale, dhe kam gjetur nji menyre se si me i bo punet corap ne Fier. I themi prefektit ta shperndaje keshillin edhe e zgjedhim nga e para!"

"A del nonji gjo per ne?" e pyt Sala

"Jo, mre, ky keshilli osht kot fare, vetem qe na duhet kur t´vij puna me bo zgjedhjet, se kshu e kapim prej koqesh Ilir Meten, po ene po s´na doli gjo, prap PS e fusim aty tek kendi i lojrave e te luj "Mos u nxef"

Pastaj puna shkoi tek "ma jep prap Fierin, s´ta jap Fierin" ka kaq muaj.

Tashti ai koqja e hunterit melart shtro pytjen: A duhet me lshu Evropin vetem per ate shemtaraqin e Fierit?

Pa harruar se thika osht me dy presa, se fare mire mund te shtrohej edhe pyetja:

Po Berisha pse i hy kaq gjate muhabetit me ate shemtaraqin e Fierit duke qene se me ket loje te felliqet qe nisi zogu i kurves Alibej rrezikojme statusin e vendit kandidat? Aq me teper qe Fieri nuk osht Tirana dhe zgjedhjet atje jo vetem qe nuk i fitoi PD-ja, por edhe i humbi goxha mire.

Apo ka ndonje rekomandim nga miqte serb qe te vonohet sa me shume statusi i vendit kandidat deri sa te behet Serbia anetare e BE, qe pastaj te na veje litarin ne fyt serbi bashke me grekun?

 

PS: edhe ti hunter, ti je kokrra e bythqirit, dhe kjo ne kuptimin me te keq te fjales.

plako une them ta marresh me lehte, nje sy gjum per sot dhe folim neser. nuk jemi ketu per tu marre me sumen e njerezve. qetesohu mer burre s emuhabet po bejme!

Vuvuzele te qofsha fale

pse nuk vjen t'na thuash nje fjale?

Ai thote vete qe jam shoku HUNDEDERR po tani i lyer me Boje Blu e topa te Kuqi , ky i thote zgjidh  cfare je !!! smiley

Hunter me kujton ato SS-et qe ne Prill te 45 i thoshin njoni tjetrit se Fyreri kastile po i le vete te futen sa me shume Rus ne Gjermani me qellim qe ti zeme sa me shume ne kurth! SS tjeter ja kthente: kujtojne se do fitojne, le te vine, po ska problem, dhe tak i shkelte synin. (Shkelja e syrit ish sinjal qe edhe une di per ato armet sekrete te Fyhrerit).

Te gjithe armiqte por si miu

do ti mposhte bajraktar Saliu!

Hahaha po une nuk kisha aspak fjalen te zgjedhjet, po te fakti qe mbetem izoluar 50 vite. 1 vit me shume apo me pak, s' ka problem. Kjo dmth. Ti mendove direkt per zgjedhjet, interesante. LOL sa i mbarum hahaha

Hunter te sfidoj te me tregosh ku e sheh fjalen "zgjedhje" ose dhe fundja insinuate per te, ne ate qe kam thene une!!!

Ky i yti eshte rast tipik i "gjuha shkon ku te dhemb dhembi"!

Dy opsione i kan ngel Bajraktarit: a me e zhyt veten ma thelle a me e lone me kaq? Tjeter opsion nuk ka. Edhe keto pordhet pa ere me Shqiperi Etnike sja ve me veshin njeri. Te gjithe e dine qe ne Kosove fjala e tij shkon aq sa e jotja.

Nuk ke cben miku im, kur vjen fundi vjen! 

 

Po pra po, tjeter gje kishe fjalen... Hah. Bllof njeri

Cope mishi me dy sy. Shko e merrja ne goje Bajraktarit. Mut me garuzhde do hash. 

ncncnc niveli yt ky. katnari s'behet njeri, si shqiperi, amerike apo gjermani, rikthim ne origjine.

Bllof njeri

Waw, si ka mundesi nje pergjigje e tille?

VK, shume hapa prapa kane bere evropianet smiley

Na rofsh per vere o Ed Rama, them te fusim Fierin ne BE se eshte i majte

Cdo gje ecen sipas planit , zgjedhjet e 2013 - es te garantuara .smiley

E kupton tani, ate qe te thashe te tema tjeter?

Je bo si Ismail Qemali kur dergonte telegrame nga Vjena se "E ardhmja e Shqiperise eshte e siguruar"

smiley

Rono gjall je plako ? si nuk e paskam pare une kete ?

e mire, u pa puna..  le te rivendosin denimin me vdekje te pakten,  meqense  statusi kandidatit per BE, i pengonte.

Te gjithe jemi dakord qe shteti shqiptar eshte i korruptuar dhe i paafte... por, llogjika na thote qe eshte ide e mire ti japim ketij shteti te korruptuar dhe inkompetent akoma me shume fuqi, per shembull fuqine e denimit me vdekje. smiley

Që ta themi kështu troç, dhënia e statusit nuk varet hiç nga ne, dmth nga politika vendase. Këta që kemi ne janë thjeshtë zara, buratinë amorfë.

Unë them që pa u futur Serbia në BE, Shqipëria si zor të marri statusin. Lobi pro-rus është akoma i fuqishëm në Evropë.

Pastaj këto thjatrot me Ramën e Berishën që "pajtohen" për 3 ligje dhe "zihen" për 3 të tjera, apo që Hashashlandi na i trash zërin Merkelit "Do ti, po s'du unë", ec mo. Unë psh jam gati të vë bast që Kryministri holandez edhe kur i del hashashi as e ka idenë se ku ndryshon Albania nga Albany apo Alabama.

Sa i bindur je per kete? Te pyes sinqerisht.

Sinqerisht, plotësisht.

Dhe ta argumentoj. Bullgaria është shtet edhe më i korruptuar, edhe më mafioz se Shqipëria. Kurse Serbia është shumë shumë më keq. 

Po ti vërtet beson që zyrtarët e BE nuk e dinin që Greqia ishte një shtet thelbësisht i korruptuar dhe që mashtronin ashiqare?

Nuk e ve ne dyshim qe ne themel vendimet e BE-se jane gjeopolitike dhe kulturore, por nuk mund te mohojme se ne nivelin e dyte, ate te zvarritjeve apo respektimit te procesit te parashkruar, mbeshtetjes apo neverise, institucionet vendase kane ndikim. Nese neve na duhet t'i luftojme kundershtimet gjeopolitike dhe paragjykimet dyfish, ne ua bejme shume te lehte burokrateve te Brukselit te justifikojne udhezimet e politike-biznesit dhe paranojen e fshatarit te thjeshte bavarez e provensal. BE-ja lekundet perpara lloj-lloj presionesh te medha, por fakti qe ne mund te beheshim faktor ne rajon dhe nuk behemi dot, pertej TAP-it dhe fatit te madh qe kriza greke i dhjeu ne mustaqe projektit konkurrent, gje qe megjithate ngelet per t'u ndjekur, eshte deshtimi yne te cilin nuk mund ta harrojme pavaresisht perbindeshit te gjeopolitikes ne realitet dhe ne kokat tona.

Parimisht ke të drejtë. Por prandaj përmenda punën e "buratinëve".

Me ndonjë tjetër do e kisha vështirë ta shpjegoja, por në rastin tënd besoj nuk ka nevojë të zgjatem se KUSH e vuri dhe kush e MBAN aty Berishën. Ashtu sikurse atij gjësë së gjatë ish-i i vet i tha "Ik mër halabak se të çova prapë poshtë urës të krruash thonjtë e paprerë".

Pastaj pse ne si popull nuk reagojmë...epo një popull që s'ka të hajë nuk ka fuqi të reagojë. Le që ka reaguar dhe ka reaguar fort dhe ia kanë futur sa krahu. 

smiley Ene ku ndryshoka Albania nga Albany apo Alabama?smiley

smileysmiley

E kisha fjalën për ndryshimin "gjografik" or ti i kshillit smiley

se po te kishim marr statusin e kandidati gjerat do ndryshonin si me magji ne atdhe,mirrakell of frridommmmm

 

shume mire, ne kolibe e keni vendin

Sinqerisht, kishte vertet njerez qe besonin te marrja e statusit? Ej, tre ligjet jane argument leshi, po iku berisha-meta nga pushteti, vitin tjeter ta gezoni statusin dhe sikur kurre mos te votohen tre ligjet. 

une e besojsha shuuuuuuuuuuuuum or tijesmileytashi qe sna e dhan,kom i menim tjeter. sna meritojn or tije,sna meritojnsmiley

Po kta legenat hollandez thoshin qe ska si malli lazaratit. Ja u paskan bo me tfutme. I paskan shit noj mall turk qe sbo i lek per mall lazarati. 

Neser do dali maloku e do lakoje emrin e rames me kristaq dhimitraq kostaq kriptooookamunistiiii ramaaaaaaa. Do zoti te a-ja fundit i bi damllaja. 

.... Belul strikes again !smiley 

Qe jemi mrapa djema, kete duhet ta pranojme, megjithse nuk eshte faji i popullit, eshte faji i pushtetit qendror dhe lokal, faji i klases politike shqiptare. Akoma nuk eshte rregulluar çeshtja e zgjedhjeve te ardheshme, e KQZ , e qendrave te votimit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).