Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Argita e Jamarbër Malltezi dhe Shkëlzen Berisha sqarojnë se të ardhurat e tyre janë të gjitha nga burime të ligjshme dhe të deklaruara në organet përkatëse.

Në deklaratë, fëmijët e kryeministrit theksojnë se të ardhurat e tyre janë plotësisht të verifikueshme, ndërkohë që paralajmërojnë edhe një përballje përpara drejtësisë me deputetin socialist. 

“Të gjitha të ardhurat janë derdhur në rrugë bankare dhe për to janë shlyer, po në rrugë bankare, të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi. Sa më sipër vërtetohet lehtësisht nga deklarimet vjetore të pasurisë në ILDKP, institucion i cili hetoi dhe konstatoi vërtetësinë e deklarimit tonë të pasurisë ndër vite, por dhe deklarimet pranë organeve tatimore mbi të ardhurat personale vjetore. Përsa i përket trillimeve të vazhdueshme të z.Balla, kundër të cilit janë hapur nga persona të ndryshëm disa procese ligjore për shpifje, që prej një jave kemi pritur që ai të japë argumente për akrobacitë e tij spekulative. Meqë këtë ai nuk e bën, do t’i japim mundësinë të paraqesë argumentet e tij në gjykatë. E ftojmë të mos i shmanget si frikacak përballjes në gjyq.”- thuhet në deklaratë. 

Fëmijët e kryeministrit Berisha nënvizojnë se të ardhurat e tyre janë në dritë të diellit, duke ironizuar kryetarin e PS-së, që siç shprehen ata, deklaron se zotëron 3 mijë euro dhe është i pastrehë. 

“I kujtojmë z.Balla së të ardhurat tona të deklaruara, të kontrolluara e të gjetura në rregull janë në dritë të diellit; ndryshe nga shefi i z.Balla, i cili pasi betonoi Tiranën me miliona metër katror ndërtim dhe u akuzua publikisht nga ndërtuesit se u kish kërkuar miliona euro në shkëmbim të lejeve të ndërtimit, deklaron si kursime jete 3 mijë euro, dhe se jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj tek mami, meqë është i pastrehë.”- vijon deklarata. 

Deputeti i PS, Taulant Balla, prej disa ditësh ka vijuar denoncimin e asaj që e cilëson si "Dosja e Pasurimit të Bllokut Blu". Ai pretendon se pasuritë e fëmijëve të kryeministrit Berisha nuk justifikohen nga profesionet që ata kanë. Sipas Ballës, vajza e Berishës paguhet në muaj sa zv/presidenti amerikan Joe Biden. 

PËRBALLJA NË GJYKATË ME DEPUTETIN TAHIRI 
Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me gjobë, deputetin e Partisë Socialiste, Sajmir Tahirin, i paditur nga fëmijët e kryeministrit, Argita dhe Shkëlzen Berisha. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi pjesërisht vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj deputetit Tahiri, duke e shpallur fajtor për shpifje ndaj fëmijëve të kreut të qeverisë. Por, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi Tahirin për të dëmshpërblyer Argita dhe Shkëlzen Berishën me nga 2.5 mln lekë, Apeli e ka ulur këtë shumë në 1 milion lekë të rinj, për secilin prej tyre. 

Sipas gjyqtareve Gjin Gjoni, Artan Broci dhe Edmond Gogo deputeti u ka shkaktuar dëm moral fëmijëve të kryeministrit duke shpifur për ta gjatë deklaratave të tij.

Për më shumë: Balkanweb

90 Komente

Vazhdon saga 'nordike', une kam edhe gurin edhe arren, jo vetem vjedh sa shembem po u rras te gjitheve edhe gjobe per shpifje.

Vetem se nje gje s'marr vesh, keto gjoba qe i paguan PS-ja e jo Tahiri apo Balla, ç'kuptim ka qe te jene te majme. Ato leke as u hyjne ne sy bijve te Sulltanit e as e vrasin PS-ne, pse nuk ngelen ne rrafsh simbolik ?

Mire apeli e ka kuptuar ca gafen e atij palles se shkalles se pare dhe e ka ulur ca gjoben, po prape ca si lart duket pazari.

Sa mire eshte kuptuar prej femijeve, krejt ndryshe nga babai i tyre, se per te arritur  drejetesine i duhet drejtuar ....Gjykates..! 

Qe pasuria eshte e verifikushme  kuptohet dhe pranohet sepse Balla nuk paska shpifur.Problem eshte  burimi, burimi i gjithe atyre pasurive.....!

Shume te sigurte e ndjejne vehten me Gjykatat e ....babait !

Turp, qe guxojne dhe bejne karshilleqe, faqe gjithe shqiptareve, .... qe nuk jane te gjithe budallenj

Fëmijët e kryeministrit Berisha nënvizojnë se të ardhurat e tyre janë në dritë të diellit, duke ironizuar kryetarin e PS-së

 

Pyetje per ata qe jetojne ne Tirane : meqe kryetari i PS-se ka vjedhur miljona, po i biri i tij si jeton ? Si femijet e Berishes ? Ka ndonjeri ndonje informacion ?

merci

perballemi ne gjykate

  

smiley

E keqja jone nuk eshte se kemi nje kryminister dhe femije kryeministri apo dhe ministrash ,qe na vjedhin  nga te gjitha anet,por s'kemi ku i denoncojme ( sa te harxhojme kot fryme e leke ),lere me t'i denojne.

Kush mund t'i ndaloje ata te vjedhin dhe kush mund t'i denoje dhe nese kapen me presh ne duar?

Pasuria jone  everifikueshme.

Ej Zot,ne s'verifikojme dot sa leke nxjerr nje qe ka nje kioske ,jo me Berishen & Co qe u dalin leke dhe nga veshet.

 

o venus, kam je pyetje te sinqerte : pse nuk ikni ju nga ai vend, dhe te rri Berisha vetem aty, me femijet e tij miljardere* ?

seriozisht

 

* se qe te ishin miljonere, ok, s'ka ndonje problem madhor. Por po del se ata fitojne miljarda (leke, gjithmone)

Ata vete fitojne po e po,por dhe ata qe u servilosen mbrapa ,keshtu qe vjedhja qe na behet neve behet akoma me e madhe.

 

per te ikur qe ketej ? 

Ku ma gjen .

une e kam seriozisht ne fakt. Nuk eshte aspak e vertete qe vendet e BE-se kthejne shqiptaret. Kthejne ata qe 'dorezohen', pra qe nuk arrijne te kalojne veshtiresite e muajve te parë (ose 'stazhin', siç e quaj une, qe fundja eshte 'stazh' i detyrueshem per çdo emigrant - e kemi kalu te gjithe).
Cdo shqiptar e ka dikë, nje te aferm, te pakten ne Europe. Te gjithe duhet te ikin, per nje arsye te thjeshte : kapitalizem atje, kapitalizem ketu! I vetmi ndryshim (por thelbesor!) eshte se atje, vajza e kryeministrit eshte miljardere, ndersa ketu, vajza e kryeminsitrit eshte thjesht miljonere (dhe jo gjithmone). Te kish mbetur diçka atje, hajde dé, por nga ç'konstatohet, ju dhe therimet nuk u kane ngelur! Dua te them qe atje eshte kaluar edhe v ija e kuqe, se vija e gjelber eshte kalu edhe ketu (per ate pune).

Ta pret mendja qe eshte e verifikueshme...jane vetdeklarime,ate thote edhe Balla...se mos keni frike ju,ne menyre te "ligjshme" e beni..edhe babi votat ne menyre te "ligjshme" i vjedh?

Shumë mirë kanë bërë: edhe kështu, shpif mëngjes drekë e darkë nuk është e vendit se nuk je më opozitë po po bën lufte lagjesh me gura.

Q Argita i merr 12 milion ne muaj nga UFO-ja, kjo eshte e padiskutueshme, po perse i merr ama, kjo eshte çeshtja.... kur nuk jep asnje ore mesim......

Keto jane akrobacite e biznesit prane te pushteteshmve, qe te mos i japin para ne dore seksereve apo pushtetareve, kane zgjedhur nje metode "ligjore" per t'ja dhene parate ne nje menyre tjeter.....nepermjet pagesave ekstra .....si pedagog i jashtem......

perderisa nuk eshte rregulluar tregu i mesimdhenies ne Shqiperi si dhe hierarkia e gradave dhe e pagave, keshtu do te ndodhe.... Bosssi thote .... i jap kaq para se keshtu me do palla mua..... dhe kur bossi eshte Astrit Veliu, qe ka qene kandidat per deputet i PR ne Berat, dhe kur ka ngritur goxha universitet pa leje, e theksoj, pa leje fare,po ne Berat,  natyrisht qe keshtu do te ndodhe, ....ndryshe nuk mund te ndodhe kursesi....

Gjerat kane ardhur duke u permiresuar. Psh kesaj radhe Balla nuk ka shpifur. Thjesht ka evidentuar qe paga mujore e zysh Argites eshte 12 milion leke ne muaj ose rreth 11 mije dollare. Po mbase jep lende te veshtira si dhe ka ngarkese te larte, pra meson studente te dites, te nates dhe ata/ato te koprespondeces. Mua sec me ka hypur nje zili. Dua qe edhe mua te me jape ca ore mesimi. E paguaj mire, te themi 400 USD ora!

Eshte e veshtire ,teknikisht e pamundur qe te gjendet diçka qe nuk shkon ne aferat e te bireve te Berishes.Mund te jete ndonje Strasburg,Aja  o Padre Eterno.Si eshte bere loja ,ne kete pike eshte e kote me fillu lufte me ta,ata jane gjithmone ne rregull.

jo per gje, por tani nuk flitet per miljona (leke) por per miljarda :

 

Vajza e Kryeministrit së bashku me bashkëshortin e saj i kanë rritur të ardhurat e tyre me të paktën 600 milionë lekë në një vit të vetëm, si pasojë e pagave për mësimdhënie, të trashëgimisë nga gjyshja dhe motra e gjyshes për bashkëshortin e Argitës, të qerave dhe pronave të tyre të shumta si edhe ca faturave të prapambetura nga aktiviteti tregtar.

Kemi treguar se në një vit i biri i kryeministrit e ka rritur situacionin e llogarive dhe të depozitave të tij bankare me 310 mijë Euro, pavarësisht se këto shtesa nuk përputheshin me të ardhurat e tij gjithsesi marramendëse.

Në total, duke i marrë së bashku për një vit, sipas situacionit të mësipërm te vetëdeklaruar, djali i Kryeministrit Shkëlzen Berisha dhe vajza e Kryeministrit Argita Berisha, kanë shtuar pasuritë e tyre me 1 miliard e 34 milionë lekë.

Mbi 1 miliard shtesë në pasuri ne një vit.

Dua ta bëj të qartë. 1 miliard është vetëm shtesa e pasurive në një vit.

Ndërkohë që vlera e plotë e pasurisë është shumëfish i miliardit.

Sado te rregullt te jene femijet babasqapit , ketu del nje problem Goxha i Madh qe e kish kuptuar thellTe ekonomisti intencitivave smiley dhe ku duhet Ndalur e duhen gjetur Rrenjet sepse ka te beje me Alibi qe jane shume te Ngaterruara ! Ketu Opozita si Bashkepergjegjese me familjen e Edi Rames duhet te thellohet se nuk ka edukuar si duhet familjen e k/ministrit !

Si eshte e mundur ne nje vend ku VARFERIA prek me shume se 20 % te popullsise , mesatrizmi " ha e dhit e mos u rrit " ( jo shtres e mesme ) kap maja mbi 70% dhe ndonje   perqindje mundet tek 8-9% shtresa e mesme e 1% e individeve VIP me Veprimtari Ekonomike ,.... dalin te tille si Argita e Shkelzeni ne mosha po thuaj feminore ( deri tek 40 ) e per nje rekord KOHE 8 vjecare na dalkan me te Paguarit ne Shqiperi?

Asgje me shume se pyetja e Saliut kur ishte per vizite me Jozefinen dhe M.Bregun me xhinse ne Permet

Si ja bani Ju or tie qe i keni kaq te pastra e gatuni kaq mire ? Apo jo Majlind dhe ti ke pas xhinse ...si po thu ti Jozefine ?

I kemi Grate Nikoqire ... i tha Permetari Blendi Mane .

Po dhe na or tie , fort po i qajme po nuk e bajne vezen si tuajat .

Krye hajdut i rrethuar me Klan Qeveritar hajdute , i mbeshtetur nga Parti te Dominuar nga Urra - Servile e perfitues ferrake e mitingashe pa tru si pjese e Grabitjes se pronave , Babasqapi nuk e ka per gje te Krijoje nje FAMILJE teresisht te Korruptuar ! Ata jane pjella e te Jatit qe per 20 vjet e shiti Shqiperine per Skrap , e ktheu ne plantacion Droge e Piacolle-Placdarm Kurverie ,   dhe me dhune , peshtyma e Ulerima Internoi e Deboi me shume se 1/3 e popullsise nga vendi ! Kush do e ndal Balla ???

Po po ta tregoi une tye .Ta baj fytyren si shollel kepuce ,ta baj .Po tet moter dhe gruan cdo i besh .Moteleve do i cosh ?

Balla dhe kush tjeter do fitoje Gjykatave . Si qiesh Zana kur kujton kurvat e kamunizmes  hahahahahahaha smiley

 Ai pretendon se pasuritë e fëmijëve të kryeministrit Berisha nuk justifikohen nga profesionet që ata kanë. 

  ...kjo normalisht eshte edhe akuza publike qe z.Balla ka bere ndaj femijeve te k.min. dhe qe nje deputet opozitar e ka per detyre te beje.

nga ana tjeter femijet e k.min u pergjigjen;

...që prej një jave kemi pritur që ai të japë argumente për akrobacitë e tij spekulative. Meqë këtë ai nuk e bën, do t’i japim mundësinë të paraqesë argumentet e tij në gjykatë. 

.. duket si e qellimshme fshehja ndaj opinionit e faktit se kush jane individet,firmat private apo institucionet e shtetit qe kane kontribuar ne kete te ardhur mujore. Duke ditur qe Balla ka ne dore dokumentin zyrtare te deklarimit te pasurise,  me te gjitha burimet financiare te te ardhures mujore rreth 12 mije dollare ne muaj dhe nuk i ben ato publike tregon se qellimi i tij nuk eshte informimi i opinionit por vetem manipulimi i tij  per perfitim politik ne prag te fushates, bile duke mare parasysh  edhe pasojen e shkuarjes  ne gjyq.Me qe koha e daljes ne gjygj mund te shkoje disa muaj PS mendon se ky aksion propogandistik do mbaje te eksituar militantet socialiste per disa kohe  nepermjet viktivizimit te Balles  nga pushteti i Saliut.Mgja ky djale nuk te zhgenjen aspak,ka kohe qe ja ka mor doren kesaj pune,gjithmone e ka bo shume mire ket rolin e "viktimes se pafajshme".

kaposh prape shtrengohesh ti? 

$12 mije ne muaj ketu s'i marrin as profesoret qe jane me kohe te plote e jo me te jashtemit.

Ore tamam tamam, cfare pune bene ky Shkelzeni? Cfare profesioni ka?

uomo d'affari

dora me sa di une ky zeni rref shume andej nga suedia.çfare pune bejne berishajt ne suedi?? 

Familja e Berishes Junior jeton ne Suedi e shoqja ka jetuar gjithnje ne Suedi ,madje ka lindur atje....

Njeri nusen Suedeze, tjetri Holandeze. Per keto e paska patur Berisha kur tha do ju japim pasaporta.

Nusja suedeze osht kusherina e vet.

muhabet i gjate e i gjere ai. ti do ta lidhesh me fisin e gruas, me kushot nga tropoja? c'rendesi ka! une thjeshte jam kurioze ta dij cfare profesioni ka ky djali? me cfare merret?

Jo ,nuk desha me e lidh me asgje.Desha me spjegu motivin pse "rreh"shume nga Suedia.

ky djali e ka te shkrujtme ne balle.sekser. ne shqiperi.atje ne suedi nuku dihetsmiley

pse te rezulton se vjen ndonje pare nga Suedia ty?

p.s.Gjembo nusja e djalit eshte shtetase shqiptare.

jo mi dora.po pyetej se cili eshte profesioni i ktij çunit.ne shqiperi del ne siperfaqe kur ka ndonje biznes te madh tip gerdeci p.sh,dhe me deklarimet e detyrueshme te pasurise 

meqe nga sa di ky çuni e ndan jeten ne mes dy shtetesh,nuk besoj qe rri n'suedi gjysmen e vitit pa bere asgje. sepse perndryshe i bie qe ne suedi te harxhoje fitimet qe ka bo ne gjysmen e vitit qe kalon ne shqiperi. 

Kikiriki ...dhe melodia e kaposhit me tru ...Po ka Kaposh me tru ?

Duke ditur qe Balla ka ne dore dokumentin zyrtare te deklarimit te pasurise, me dhe nuk i ben ato publike tregon se qellimi i tij nuk eshte informimi i opinionit por vetem manipulimi i tij per perfitim politik ne prag te fushates te gjitha burimet financiare te te ardhures mujore rreth 12 mije dollare ne muaj...

Duke ditur qe Balla ka ne dore dokumentin zyrtar ...Nga i di tie ? Apo e di si ai : O babe po egjete sa veze kam fsheh , ti fal te tria ...dy tha babasqapi !

Nuk i ben ato Publike ...Po ku i lexove tie ? Nuk quhen Publike keto Deklarata ? Mbaroi Denoncimi ?

Informimi i Opinionit vetem per perfitim Politik ...Pse si ben informim publikut dhe nuk e kundershto LLalla or tie ? Biles Jo Politik !

te te ardhures mujore rreth 12 mije dollare ...Hic po Habili . Ky po qe eshte keqinformim me perfitim Politik smiley

Po te pakten hiqe  nikun Kapua dhe Deklarohu Pulka , se Pule jo e jo njehere . Pulat bejne veze origjinale pas i u HYPEN babasqapi ndersa pulkat bejne koqeve kur i shkel babasqapi ....E c'ka ai vend a i qifja udhet . Burojne mend si Lume smiley

Argita 12 milion leke ne Muaj ?Ja cfare do te thote ndershmeri , mund te fitonte dhe 120 mije Euro ne muaj , ke do pyeste ?????

Shekulli;

PD: Rama urdhëron çakajtë të shpifin për fëmijët e kryeministrit

Në një deklaratë për mediat, PD-ja ka theksuar se, Rama  ka futur njerëz që të shpifin për fëmijët e kryeministrit me qëllim që të maskojë përpara shqiptarëve vendimin të tij për të bllokuar votimin e 3 ligjeve, ku vendi ynë humbi statusin.Partia Demokratike e siguron atë se do të hedhë dritë mbi të gjitha shumat marramendëse,smiley për gjobat 20%-she për të cilat është akuzuar haptas nga ndërtues dhe biznesmenë të Tiranës si dhe vjedhjet e tjera të anturazhit te të cilat z. Rama mendon se mund t’i zhurmojë duke shpifur dhe trilluar për të tjerët”.

...edhe nuk eshte cudi ta kene seriozisht ket here se ky prokurori i ri shume  gjona premtoj me bo,por duket se fushata filloj para kohe dhe keta te uruar nuk priten te pakten  sa te kalonin festat e pastaj ti leshonin çakajtë per kerma,sic duken bathet do kena nje fushate te eger perpara... ku nuk do mungoje as spektakli  falas.smiley

 

Po cfushate te eger do kete pash zotin o Kapo , ne dime qe tani mbi 40 % te emrave te komisionereve te tyre ti thua do kete fushate te eger.

..ate punen e emrave te komisionereve  e di me kohe une ,por ndonje gje serioze,(nga ato te tua te brendshme) na thu dot  per ket prokurorin e rri smiley

Me habit qe merrni guximin te flisni kaq hapur per strategjite e fushates.

Apo 40% eshte plus/minus x? (Strategjia mnjf) smiley.

E shikon qe edhe ti nuk e besove kete qe thashe une ? Kjo pra eshte strategjia smiley

Une mos te besoj ty fjale per fjale e germe per germe?  Edhe kete ma the? 

Apo edhe kjo eshte strategji, te vini ne dyshim besimin tone? 

" Besimin tone "

Po pse kaq shume jeni ? smiley

Meqe po flisje ti ne shumes, thashe ta bej dhe une.  Pse, s'jeni?  S'jemi? smiley.

PS: kot me te pyt, sa ka vajtur pazari i komisionerit?  Jo strategjike pyetja, shpresoj-me. 

Saktesisht nuk e di por di qe do te pesoje nje rritje te ndjeshme ne krahasim me zgjedhjet e fundit.

brad me sa vota zgjidhet nje deputet atje ?ose me shqip,sa vota duhen qe t'kesh nji karrige n'llafollogjik??

Diku tek 10 mije vota.

wow,po une me votat e ppu mund te zgjidhem ...hahaha 5 mije ppu ,3 mije nanadaje,2 mije nga vjehrria e u kry bace hahahaha

Po t'i llogarisesh te gjitha, dmth edhe pjesen e "gjobes" qe do lesh te kryetari, mesatarja shkon rreth 700.000-730.000euro. Nese je dikush i lidhur me zonen, i rritur aty a me rrenje te forta, natyrisht do shkoje me pak, ndoshta deri te gjysma. Ceshtja eshte se keta te AKZ-se jane pak dobet nga gjendja, dyshoj se do dalin fondet eshte per Spahiun vetem. Te partite e tjera nuk ka kesi problemesh, Iliri me Bamirin do financojne vete fuqishem, dy te medhajat nuk pyesin nga keto gjera pa diskutim.

Ca eshte kjo 700 .000 - 730.000 euro ?

brad,boisa eshte me i informum se tysmiley ti nuk ke ambicje per karriere prandaj dhe gjerat i sheh perciptas

ka gjona te brendshme qe nuk i di as ti brado smiley

Dakord qe dhe mund te kete por shifrat qe ti permend perputhem me Kandidatet per zgjedhjet lokale dhe jane paksa larg atyre Parlamentare smiley

Po normal qe i sterfryva, te na kthehet alke e te na behet deputet thua ti? smiley

smiley

Alke , shifrat qendrojne smiley

Po dhe ti mor burre direkt e ne faqe , po ne privat o ne privat , aty thuren intrigat smiley

smiley po pazari kshu u ka bo gjithmonsmileypara t'gjithve.masnej n'privat intrigat.smiley

edhe i gjo.sa t'babzitur atje. ktu n'itali me 200-400 mij euro e siguron venin n'llafollogjik.

Italiont morti di fame amigo smiley

smileyjo brado kta jane pragmatik,largpames.e lujn ndryshe lojen ktu.pagun taksen, bohesh deputet po s'maron aty pagesa.me aq futesh n'valle.pranej ecin gjonat me mir knej se vallja esht me e perpunumesmiley

alke, 500.000 euro e ta fus une emrin ne lista, ne cfare qarku te dush biles smiley

me mbiemrin qe kam un vetem n'tre qytete mund t'futemsmiley tiron, durres,kavaje.

me partin tate boisa,s'bohet fjal,sikur mos t'kisha rrugdalje tjeter, ene pse kushurinjt e mi jan njoni deputet dhe drejtora drejtorish.do e zesha venin pa asi leksmileyme te majtet ndoshta.problem kom karakterin,elektron i lir.aty duhet t'rreshtohesh.

boji gati leket se te fus te LSI-ja smiley

smileyaha ti dashke mos te m'flasi mo plaka me gojsmileyrrace muzhake plaka,kur se don ajo lir floririn boje llogari te m'shofi bashk.

Po po ma e perpunume eshte , atje te ikin leket per lesh ,njehere ne tre muaj zgjedhje , ka lezet mor vlla ketu , i bo zgjedhjet kur merzitesh duke qeveris smiley

ktu s'bje asiher qeverija po nuk e sigurun t'gjith deputetet pensionin e perjetshem brado.k'tu bje se din te k'naqen.

tashi na duhen shifra te sakta brad.jena msu keq knej nga perendimismileynuk bejme pazare,sa t'jet çmimi.

Nje kandidat per kryetare bashkie i ktuhes,u tha se kishte pagu 100 mije euro per te kandidu-kusurin po te japim dhe komunen filan, per djalin e axhes-i kishte than Flamur Noka. smiley

smiley po me duhet ti futem nja dy llogarive tani.edhe se kshu me sy them se po ma dha truni u bokam ene un deputet.

kush heq dor nga jeta knej amo.

U shkrite duke bere pazare.smiley

Pazaret jane gjithmone fitimprurese Dorela.

Mire mo Bedri, kush ta prish ty. Larg qofte! Vazhdo ti se bej pazare , se une jam duke pjekur kekun e krishtlindjes.

Kot tani gjasme , po na ben dhe si nikoqire smiley

smiley Sinqerisht, ku i ke psonisur gjithe femrat me probleme mer Bedrismiley Mister.

Pse kaq e idhet ? Dorela eshte emer i bukur smiley

mir qe kekun se shijojme dotsmileypo t'pakten na jep receten

Kek i thjeshte cokollate Alke. Veze , miell une i shtoj dhe filmjölk me shije boronice, sheqer( te bardhe dhe kaf) , gjalpe ( te shkrire) pak vanilje, sode buke. Pastaj vene cokollaten ( 80%) ne banjo mari me pak gjalpe per trashje i perzien. I perzien me masen lart, me pak uje te ngrohte. Mund ti shtoj dhe ndonje arre te grire po ta ka enda.Ti do pyesesh pse i bej vec e vec? Keshtu jam mesuar.smiley

smileyvetem uji i ngrohte se kuptoj pse.nqs e ke çokollate pluhur ndryshon muhabetismiley

une sot kam gatuar qe ne mengjes per qejfin tim.kam bere gati edhe per krishtlindjetsmiley

nqs ka nje pune qe me relakson,eshte gatimi

 

Po pse s'thua ti, do fillojme te shkembejme receta. smiley Po kete e bera sa per qejf tim. Se neser kam gjithe ato gjera per te gatuar per darken e Kershendellave.

Cokollate pluhur , i thua kakos ti? Sipas xhepit cdo gje. Por une e kisha per cokollate embelsirash. Uji i ngrohte une e shtoj dhe kur s'perdor maja.Me duket sikur e lidh me mire miellin.Futja kot eshte, por keshtu me eshte bere zakon.smiley

kto muhabetet e gatimit i anashkaloj zakonisht po ket radhe ma kapi syri dhe bera mire. Se u kujtova qe mund te kisha lene furren ndez (nderkohe qe isha bo gati per gjume). Ja kshu, flm te dyjave!

Gocaaaa hiqni dore nga sheqeri, se do ju shpifet noi diabet smiley krip-krip

dora duhet te flas me shpesh me ty per gatimetsmileyplus qe ktu ne ppu,me marrin per femer dhe ja hudh ene ushtrisesmileysot dreka qe kisha pergatitur per 8 persona (qe sapo mbaroi),korri nje sukses te madh.me te kenaqurit ishin miqte nga shqipria qe jo vetem u habiten qe kisha gatuar gjithçka une por i mahniti qingji ne furre,(nuk u tregova qe ka dy dite pune mrapasmiley ) une me i kenaquri nga te gjithe sepse nuk lane asnje pietanze pa mbaruar(dy pietanza kerkuan bis)

tani qe iken po shijoj fernetin tim anima nera me likuirizie dhe kavesmiley

ahahaha, o Ardito, ku e ke Inven ?? smiley

Ky Gjebrea apo ajo Mula me kujtojne nje regjizor rus, Nikita Mikhalkovin, qe e ka pas mire edhe me Brezhnjevin, edhe me Gorbaçovin, edhe me Jelcinin, dhe tani e ka vaj fare-fare edhe me Putinin (ky i fundit e ka vu edhe President te Shoqates se Kineasteve ruse!).
Edhe keta, si puna e tij : artista te Regjimit, cilido qofte ai ! E habitshme qe çdo vend i ka nja dy-tre te tille ! Gjithmone ! smiley

Jane artiste e arti nuk njeh fort kahje politike.Akutet qe mbrrin Inva me zerin e saj jane apolitike...Mandej jane si qyprillinjte gjithmone ne mes edhe permbys me u kthy jane ne mes.

jo jo, nuk ka te beje shume me akutet e Inves. Eshte çeshtje karakteri. Keshtu ka qene dhe i jati i Inves : sa merrte nje pusulle nga Ramizi, bente ose "kasollen e Galigatit" ose "nje djep ne barrikade" (jo se nuk i duhej kendu djepit ne barrikade, por sepse ishin kenge te rekomanduara, pra pa asnje frymezim te brendshem). Shto pastaj muzika : marshe militariste + melos rus...
Se nuk eshte dhe mire me fol per jeten private te miletit, po ti shif ç'ka zgjedh per shok  jete te sajin Inva : nje njeri qe thote se ka sheru me magji adem demaçin smiley ose qe, me ane te meditimit, 20 miljon euro mund ti beje 100 miljon smileysmiley Eshte 'e llogjikshme' qe Inva sot te vdese per Salen. Edhe i ati i saj vdiste per Enverin

Per Arditin pastaj... leje me mire smiley
 

Po e di , kam info per kete bashkeshortin e inves ....duke medituar ça nuk beri burri i botes....Madje edhe femije.Po une Inven e njoh mire....e me ka çuditur...mendoj se ç'eshte ajo gje qe une e femijet mund te bejne fjala vjen me nje pasuri 20 milion euro,e nuk e bekan dot me nje pasuri me 10 milion euro....Inva nuk kishte nevoje per kete kimistin kosovar qe deri 1995 ishte askush e sot???çudirat e botes shqiptare

Stalker nga e gjete kete artikull smiley 

 

Miliarderi që pretendon të jetë vetë Zoti

Biznesmeni kosovar beson se me anë të meditimit transhendental mund të kurojë sëmundje të pashërueshme Publikuar më 16.11.2012 | 11:46 Në botën që ai ka krijuar nuk ka ngut. Ngjan sikur zbret nga një tjetër yllësi. Gegnishtja e tij është e ëmbël, pothuaj e admirueshme për nga ritmi dhe mënyra se si rrjedh. Ka një ton të qetë, herë-herë imponues, herë-herë të mendueshëm. Veshja e tij pisk e zezë, më shumë se siluetën e një biznesmeni, të krijon imazhin e një prestidigjitatori që është gati të dhurojë spektaklin e shumëpritur për një publik që duket i ethshëm në atë çka pret. Hetem Ramadani ka një dashamirësi të natyrshme. Nuk sforcohet shumë për të qenë vetvetja. Ai u bë i famshëm në botën mediatike shqiptare pothuaj 2 vite më parë. Lidhja shpirtërore me sopranon e njohur shqiptare Inva Mula, ardhja në jetë e vajzës së tyre Nina, e kthyen në pak kohë në fokusin e pangopur të mediave rozë. Ajo që e bëri edhe më intrigues këtë personazh, nuk ishte thjesht lidhja me sopranon botërore, por terapia mistike e përsiatjes mendore, e njohur si meditimi transhendental. Është kjo kurë mendore e cila e ka sjellë këto ditë edhe në Tiranë. Është aq i bindur në terapinë e meditimit transhendental, sa thotë padashur të mendohet gjatë, se ai është vetë Zoti. “Po unë jam Zoti. Në atë gjendje të vetëdijes, unë jam Zot. Në atë gjendje unë kam mundësi, por edhe ti nëse vjen nga gjendja trashendetale, ke mundësi të pakufishme. Je zot, je infinit”. Gjithsecili ndërsa has një personazh të tillë, kërkon të njohë materien, përbërjen e tij. Ç’është ky njeri? Si ushqehet? Cili është mendimi i tij për universin që e rrethon? A është e mundur të shërosh një organizëm të pashërueshëm shkencërisht, vetëm duke i besuar teorisë së tij të mendimit? “Unë kam një dietë që e kam përdorur edhe 30 vite të kaluara. Po nuk ka lidhje me meditimin. Të jesh meditues, duhet të jesh vegjetarian. Dikush pi qumësht. Unë e kam eliminuar qumështin, produktet e tij, edhe mishin.” Hetem Ramadani e pranon se shumë njerëz nuk e kanë besuar. Por ka edhe nga ata që e kanë quajtur heroi, Zoti i tyre. Ashtu sikurse ishte edhe një grua që vuante nga një sëmundje e rëndë, gati e pashërueshme. Ai vetë, sikurse pranon, ka vuajtur nga një formë beninje e tumorit të trurit. Madje pretendon jo me pak mburrje se me anë të meditimit transhendental ka shëruar edhe politikanin e njohur kosovar Adem Demaçi. “Gjatë luftës në Kosovë Demaçi kishte tri enë gjaku të mbyllura. I dhanë 3 javë jetë. I thashë: ‘Bacë, të shëroj unë’. Dhe sot ai është shëndoshë e mirë.” Ky njeri tashmë është drejt një zbulimi të ri mjekësor. Se çfarë, nuk dëshiron ta zbulojë. Thotë vetëm që nëpërmjet teorisë së tij të meditimit, do t’i japë zgjidhje një problemi të rëndë shëndetësor. Hetem Ramadani mediton edhe për seksin dhe nuk nguron të japë këshilla “Zoti na ka dhënë qendrën për seks, për dashuri në vende të caktuara. Por kur i bëjmë të gjitha në një vend, i kemi ngarkuar. Por tani me anë të meditimit, ato qendra hapen përsëri. Kur zemra bëhet mendje ka humbur funksionin për dashuri.” Milioni i parë në Elbasan Hetem Ramadani, ka një lidhje të hershme me Shqipërinë. Këtu ai ka bazat e ndërtimit të biznesit. Sikundër thotë edhe vetë, milionin e parë në biznes e ka bërë në Shqipëri, më konkretisht në qytetin e Elbasanit. Në fillim të viteve ‘90 ai bleu disa mijëra tonë minerale, duke nisur një rrugë të gjatë drejt suksesit në biznes. Është biznesmen i njohur në fushën e karburanteve. Fushëveprimi i tij është në Slloveni. Është në aktivitet prej 20 vitesh. Ka katër vajza. Është i martuar me sopranon e njohur shqiptare Inva Mula. Terapia e tij e mendimit, njihet si meditimi transhendental. Jeta emri: Hetem Ramadani mosha: 60 vjeç vendlindja: Kosovë vendbanimi: Slloveni arsimi: Inxhinieri Kimike statusi: Baba i katër vajzave, aktualisht i martuar me sopranon Inva Mula

Beben e fundit e polli me frymen e shenjteruar.

Pse mi Alba me kete fryme ????????????????????????????????????????????????

Kjo eshte menyra e Qyrrasheve dhe "sunave te zgjuara" me nike me vija per te mbuluar kaken , qe jane ajka e inteliDjences peshkore !!!!!!!! Jane tabiate te ish shefave te Kuadrit te PPSH ...Pse Alba ?????????

Une s'po them ndonje gje te keqe .Edhe Jezusi keshtu u poll.Kur u rrit i sheronte njerezit si Hetemi .Vetem sa u ngulte syne dike e paloste dike tjeter e ngrinte .Me ane te meditimit i binte detit ne kembe ujin e bente vere.

Po kjo anash cunit i bie te jete Argita? Ku eshte hunda e famshme e Berishajve?

smileyHunden ja bejne me foto shop ata te Temas se Meros prandaj dhe te eshte krijuar ajo pershtypje.

Me nje llaf pastrimin e parave kalamajte e Berishes e bekan nepermjet Ardit Gjebrese dhe Inva Mules. Kujt ja priste mendja per keta te dy, mediat gjithmone permendnin Ceken.

Sikletin me te madh e kan gjyqtaret te zen "ngusht" nga berisha ata sdin sa tja fusin gjoben balles i cili i zen ngusht nga rama duhet te lehi edhe ne prag festash  qe popullitton liridashes te mos i mungoj argetimi edhe ne kto dit te ftohta dimri.....natyrisht populli e ka paguar bileten perjetesisht

era qen.

era buce qe sa ka pjell' ne bodrum.

Asht mbledh Krahina e Berishes dhe ka protestue se "na kem plot Shkelzener . Per ke a fjala e lum miku i Ballajve  " ?

Dhe ketu ka dale ne pah sqima e familjes Berisha ,ku Berisha Junior , vete Shkelzeni ka deklarue
"Ne gjyq zoteri se asht shpifje . Njaj Shkelzen asht me tjeter babe  "

Asht ngrit dhe fisi i Hoxhajve dhe ka akuzue babasqapin te Madhin e te parin e Berishajve ne Shqiperi , alias Babai i  Shkelzenit te pakorruptuar , dhe i ka kerkue babsqapit te shkoje ne gjyq per akuza sepse nuk specifikon emrin e te jatit te Enver Hoxhes . Justifikimi asht se "Na kem shume Enver Hoxha"

Ka mesue dhe kec  Shkelzen nga Babasqapi i tij , se njaj i pari i Berishajve asht pergjigj me fort diplomacie

Jo zotrie ..une kam akuzue ish sekrtarin e Pare te Shkodres ( Korces , min Drejtesie etj ), Enver Hoxhen ( Halilin ) se une nuk jam budall me akuzue Enverin e vertete "

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).