Tushe Osmani, e cila humbi vajzën nga shpërthimi në Gërdec, dhe bashkëshorti i saj vrau veten në 2009-n, i ka dhënë fund jetës duke pirë helm. Ajo është gjetur sot pasdite e pajetë në banesën e saj në Vorë.

Nga shpërthimi tragjik i vitit 2008, ku mbeten të vdekur 26 persona, Tushe Osmani dhe Kujtim Osmani humbën vajzën e tyre 19-vjeçare. Një vit më pas, në fund të vitit 2009, pasi mbeti pa punë edhe Kujtimi i dha fund jetës. Në këtë situatë Tushe, mbeti e vetme dhe me një ndihmë financiare prej 5 mijë lekë në muaj. Shumë kjo e cila, jo vetëm e pamjaftueshme për të përballuar jetesën por as për të paguar energjinë elektrike pasi një ditë më parë CEZ Shpërndarje i kishte prerë dritat. Qeveria si ndihmë kësaj familje i ofroi 200 mijë lekë të reja, sa për të varrosur vajzën. 

Tani që edhe Tushe Osmani i dha fund jetës, mbesa e saj ka mbetur dy herë jetim.

98 Komente

Gerdeci, the gift that keeps on giving.  

Se mos thote njeri qe pse e quaj "dhurate".  Se medemek "dhurata" vetem nje kuptim ka.  Ja qe keshtu m'u tek. 

Si ia behet qe s'ka mbetur njeri per t'u ngushelluar ne kete dere?!

smiley .

Perse moj motra jone perse...

Ndonje arsye perse jo?  Ndoshta mbesa.  Por prape ...

M'vjen per te share.  Rendshem!

po pse te veten? ose perse vetem?

Per vajzen s'e pyeti njeri.  As i shoqi s'pyeti njeri.  Edhe kjo ...

Damn it*, to hell and back!

It = ke te veme ketu?

 

Koha pas Gerdecit- Ditari i pashkruar i T.Osmanit (2008-2012)

Letersi par exellence!!!

Trisht i madh.

Nuk e di si flene naten njerezit pergjegjes.

E bukura e kesaj historie eshte qe rreth gjysma e shqiptareve, ndoshta 2/3 e qeveritareve, me siguri vete Berisha, do te derdhin lot, do te pastrohen, do te rilindin ne dhembje.

Ndoshta ka lene ndonje ditar vajza e saj dhe ndoshta nuk ka ditur se baruti do perpinte nje dite sythin e sapoçelur.

Tallja e trapit me duket e ekzagjeruar ne kete teme.

smiley

e tmerrshme  smiley

smiley

Dy lajme vertet te dhimbshme sot,qe me deshperim arita ti lexoj deri ne fund...kete grua qe e vret ...e cfare emri ti ve vrasesit?kush me ndihmon? dua ti gjej nje emer vrasesit...nuk e quaj vetvrasje...e nuk di  sa jane vrasesit!..lajmi i dyte qe me la nje trishtim e deshperim te madh sot.. ai djali qe vrau babane se i kishte qelluar me arme vellain e nenen..e ca ti komentoj !!?

Ne pritje te dites kur vetrasesit e mundshem ndryshojne mendje dhe behen vrases. 

Kam idene se nje dite e tille do te jete nje dite e mbare per Shqiperine. Uroj te vi sa me shpejte. 

Ne kete vend edhe akti me sublim i nje njeriu (sic eshte vetvrasja) banalizohet e keqperdoret tropizem. Vendin e bejne njerezit.

Historia eshte shume e trishte. Duket sikur eshte katapultuar ketu prej nje realiteti shume te larget. Me vjen ne mendje Europa e periudhes se revolucionit industrial.

Olsi, problemi eshte qe keto gjera nuk politizohen. Ato perjetohen dhe harrohen dhe riperjetohen dhe riharrohen. Po te mos ishte harruar Gerdeci, nuk kishte ndodhur kjo gjeme qe ndodhi sot. Dhe njerezit martirizohen ne vazhdimesi, sepse jane me fisnike se vendi ku jetojne, por ne nuk dime te marrim veprimin e tyre dhe emrin e tyre dhe te ndertojme ato garanci per jeten e njeriut qe dreqi e mori nuk duhet te ishin kaq te veshtira ne Evropen e sotme, qe nuk eshte ajo e revolucionit industrial sepse ka standarde teknologjike dhe ligjore dhe institucionale dhe qe ne sot kemi luksin t'i prekim. Nje detyre te thjeshte kemi, te mos lejojme te na drejtojne derrat, por nuk e bejme dot. 

Nga kush do politizohet?  

Kur "politika" behet per hir te nje vendi pune, dhe jo se e tha Paloka, por ashtu eshte, nga kush do politizohet?  Nje faktor kyc ky por ka shume te tjere.  Nje rreth vicioz qe i ka thithur oksigjenin cdo kauze.

Kauze i thencin xhanem "garancia per jeten e njeriut qe dreqi e mori nuk duhet" te ishte kauze.

Dhe per me teper, shoqeria shqiptare ka nje kompartmentalizim (ti e di sa e urrej kete fjale qe s'ia gjej dot shoqen ne shqip kur me duhet) si mode de vie, por edhe si mekanizem mbrojtjeje. "Ata votuan per PD".  Ose "pune per ta."  Ose "jashte bahces sime".  

Hendeqe gjithandej, sociale, klasore, klanore.  Dhe ura hic.  Se dhe ato qe ishin u moren per skrap.  

Ndjese se pak si lemsh kam shkruar me siper, por ne mungese te sharjes, malli dhe kaq.   

Pres vetem ate koqen poet, dhe mbyllet cikli.

popull komplet i pjerdhur. u vetvrane, u vetdogjen, u ekzekutuan...motrat, vellezerit, femijet. Si nuk e ngriti njeri doren?

nga seriali "si zhduket nji familje ne Shqiperi" smiley

Na po bejme shqiperine madhe kush po pyet per ca katunare qe vrasin veten se s'kane c'te hane.Katunare kena boll.O sa mire me ken shqiptar ne vendin ku shumica nuk e kane mbushur barkun kurre e ka pare vetem vuajtje.Meqe ra fjala edhe pas shperthimit Gerdeci votoi per PD.

pse e ke kaq fiksim edhe shenjen me t'vogel te nacionalizmit shqiptar po nuk e ke aspak problem dhe biles gjen justifikime per cdo shenje te nacionalizmit ekstrem grek?  ca lidhje ka kjo qe thua ti me ket temen? dmth, une them ta nxjerresh te keqen qe ke po kshu si e ben ti, me pikatore dhe ne vendin e gabuar, duket shume jangllesh

Ajo e ka shume mire.Nuk mund ti ushqesh njerezit e uritur, pa pune, pa te ardhura per te paguar energjine e Cez apo mbajtur femijen e vogel qe braktisin ne dyert e jetimores, duke u servirur harta te "Shqiperise se Madhe".Nje shtet qe nuk garanton sigurite minimale te jeteses per njerzit, nuk ka kellqe te rivendikjo kufijte e Shqiperise se madhe.

nuk jam dakort; asgje nuk thote se kto te dyja ose te treja ose me shume strategji nuk ecin bashke ose perjashtojne njera-tjetren. Une jam i bindur se kto shashka qe kane nis te hedhin sala & rama jane sepse i tremben akz e kerkojne vota ku te munden. Jam i bindur edhe se asnji prej te dyve nuk ka ndermend te levize asnje cm nga pozicioni ku eshte. Po nji debat serioz per kete do ishte mire te behej duke eksploru cdo mundesi. Per fat te keq sic thashe, debati serioz kerkon njerez serioze

Puna eshte te mos bejme poza dhe ta reduktojme debatin ti nuk je shqiptar, nuk do bashkimin, une jam nacionalist etj etj. Per mua gjeja eshte e thjeshte:kur ti si kryeminister dhe qeveri nuk e rruan shume per problemet reale te ketij vendethi te vogel me 2.5 milion banore, kur ti ekzaltohesh mes flluskes se shifrave te prodhuar nga nje instat qe eshte nen hyqmin tend, kush me garanton dhe sa i besueshem je se neser, do qeverisesh me seriozisht nje shqiperi me te madhe, nqs supozojme se neser si me suste arrite bashkimin. Ose perndryshe, fol per gjera konkrete qe mundesojne dhe shtrojne rrugen hapa pas hapi per nje perspektive bashkuese.Dhe kjo rruge shkon nga fuqizimi vendit, zhvillimi ekonomik, permiresimi jetes se njerzve. Ose ndryshe nuk je serioz dhe hedh vetem shashka tymuese me synime elektorale.Por keta njerez qe vetevriten nga skamja jane akuze e rende.Po kush do me ja dit thua ti? Nje jete njeriu ne projektin e madh te Zotit eshte nje kokrize rere.Ok, show must go on.

ne fakt une mendoj thjesht qe kundershtuesit jane kryesisht skeptiket dhe nji pjese jane pse jo, anti-shqiptare. Gjakprishur ke plot, hidhi nji sy komenteve qe lene shqiptaret kunder shqiptareve ne artikujt e gazetave online. As serbet nuk besoj jane te afte te fyejne shqiptaret aq shume. Tani per ket debatin qe lindi ketu, bashkimi i pare si mundesi zhvillimi ekonomik ofron shume ane pozitive, ofron nje treg te konsiderushem pervec te tjerave dhe mundesi te shumta bashkpunimi dhe ofron mundesi fantastike te perfitimit nga menaxhimi te burimeve te brendshme. Kto kerkojne nji analize te mire qe duhet te jete pjese e strategjise kombtare qe nuk ekziston sot per sot. Kjo eshte dhe prova me e mire se fjalet qe hidhen sot jane thjesht per 1 ose 2 vota me shume.

Per te dale te tema qe te tregojme nji fije respekt (pas vdekjes, per fat te keq), per ket familje dhe te tjera si kto:
nuk ka reagim shoqeror fare! 
Personalisht isha kunder politizimit te ngjarjes po fakti se politika kish hy koke e kembe ne ket ngjarje (ose te pakten, keshtu u perfol), me beri te prisja reagim. Reagim pati per votat, jo per jetet e Gerdecit. Shiko reagimin e egjiptianve pas draft-kushtetutes dhe nxirr vete konkluzionet. Ajo eshte shoqeri pergjegjese per fatet e saj. Te ne mungon. Kujt i ngelet pergjegjsia ne mungese te angazhimit te shoqerise? institucionit ose institucioneve. Veji vize parlamentit qe minimumi duhet te kish ngrit nji komision parlamentar qe te hetonte per aq sa ka kompetenca pa i hy ne mes prokurorise. Dhe vijme te prokuroria. Ca beri? nji vrime ne uje! pse? per paaftesi dhe per faktin se jane te varur nga politika. Pra kemi institucione prej letre dhe burokrate kukulla te emeruar nga politika qe kemi sot.

 

Tani per ket debatin qe lindi ketu, bashkimi i pare si mundesi zhvillimi ekonomik ofron shume ane pozitive, ofron nje treg te konsiderushem pervec te tjerave dhe mundesi te shumta bashkpunimi dhe ofron mundesi fantastike te perfitimit nga menaxhimi te burimeve te brendshme.."

Nuk e di se cfare quan treg te konsiderueshem ti kur papunesia ne Kosove eshte 75% dhe ne shqiperi diku aty afer.Asnje prej vendeve nuk ka aftesi teknike e menaxheriale.Sistemi arsimor i te dy vendeve prodhon analfabete me diplome .Qeverite e te dyja vendeve jane te korruptuara dhe klasat e tyre politke po aq te percara .na shpjego se si bashkimi i te dy vendeve ne nje situate te tille do na nxjerre ne selamet.

si eshte puna njehere, te dogji naj gje qe thashe apo ca? se te kam vene re qe kercen pupthi sa here permendet greqia direkt apo indirekt ose behesh mjaft aktiv kur behet fjale per nacionalizem shqiptar. Dhe nuk eshte nevoja te kesh me shume se 8 vjecaren per te kuptuar se 1 shtet i vetem eshte faktor me i rendesishem politiko-ekonomik sesa 2 apo 3 shtete te vegjel. Fjala vjen, nji hapsire e vetme e madhe pa barriera ndershtetrore perben nji stimul me shume per kedo investus. Asnje prej vendeve nuk ka aftesi teknike e menaxheriale?! ou, ca eshte kjo, nji forme tjeter per te rikonfirmu qe shqiptaret nuk dine te vetqeverisen? ka korrupsion po korrupsioni eshte i pranishem kudo ne rajon dhe nuk ka per te qene i perjetshem. As nuk perben arsye madhore qe t'mos ecet perpara me nji strategji kombtare te perbashket. 
*dhe t'lutem, ma kurse pak ate tonin prej profesori se m'duket vetja sikur m'ke ngrit n'tabele te zeze

Fjala vjen, nji hapsire e vetme e madhe pa barriera ndershtetrore perben nji stimul me shume per kedo investus."

Koreanet jane te ndare ne dy shtete po kjo se ka penguar korene e jugut te lulezoje.Ne kete derexhe jemi se nuk po dime te qeverisemi jo se jemi te ndare.

tani nuk te ka ngel gje tjeter vec te ulesh ne nji klase gjithe kreret e BE-se dhe shpjegoju me shkumes ne dore ket gje e mbushu mendjen te heqin dore nga projekti i BE

Problemi eshte se nuk po merren me ate qe eshte ne doren e tyre si psh qeverisja e vendit dhe berja e shqiperise nje vend i mire per te jetuar ,por merren me ato qe s'jane aspak ne doren e tyre si ndryshimi i kufijve.

E ke shume mire ti. Nuk mund te kete kurre bashkim kombetar me Saliun ne krye sepse nuk mundet kurre te bashkohet viktima me vrasesin.
Ta shikojne mire te gjithe nacionalistat shqiptar se si njerezit po preferojne me mire te vdesin sesa te bashkohen me saliun. Le te dali kush te doje e te thote se ka dicka tjeter (gjaku?) qe i lidh njerezit pavaresisht se cfare ndodh me ta, madje ja del te eklipsoje edhe vdekjen.

Shkoni ju o nacionalista e provoni te bashkoni viktimat e 21 Janarit me Saliun duke u folur per nje gjak e per nje histori te perbashket qe kemi, per nje etni e per nje komb, shkoni e po s'u derguan ne djall, ju, etnine, edhe Shqiperine.

Jo po qe ta dini. Se edhe nacionalist edhe vrases te shqiptareve nuk mund te kete.

Nuk kane cfare te bashkojne nacionalistet Shqiptare, se Gerdeci eshte bashkuar vete me Saliun perderisa votuan PD-ne prape.

po ti je gjytyrym o burr. Te m'thote nji si ty qe "e kam mire", une e marr per sinjal qe e kam gabim

 

Edhe sa të tjerë duhet të vdesin?!

 

Një nga librat që na ka lënë pas i ndjeri Ardian Klosi quhet “Katastrofa e Gërdecit”. Ka botuar aty një hetim të shoqëruar me foto e dokumenta mbi shkaqet,  shkaktarët dhe  viktimat e krimit shtetëror të Gërdecit.  Në këtë libër ka një pjesë për 18 vjeçaren Resmije Osmani, një nga 26 viktimat e krimit, babai i së cilës, Kujtimi, u vetëvra 3 vjet më parë, ndërsa nëna, u vetëvra dje.

Shkruan Klosi: “...Tmerrin më të madh e panë ata që nuk vdiqën menjëherë, e si pakkush Resmije Osmani (Kranja nga i shoqi), edhe ajo 18-vjeçare, nëna e një foshnjeje  4-muajshe. Me shpinën krejt të djegur, si hoqi dhe rrobat e përfshira në flakë, Resmija arriti të rendë deri larg, u fut brenda një bunkeri, ku dhe i shterrën forcat. Ka ndenjur aty për 6 orë afër duke thirrur për ndihmë,  derisa e kanë dëgjuar... Pas peripecish të papërfytyrueshme në ambulanca e spitale, ku njëherë e deklaruan të vdekur e pastaj të ringjallur, u dërgua të nesërmen në një spital në Itali. Dha shpirt atje pas një agonie të gjatë më 12 prill 2008...”.

Jemi ngjethur e kemi provuar ndjesi të ndryshme për Gërdecin: në fillim tronditja nga pamjet shokuese të momenteve të shpërthimit; pastaj, nga fytyrat e fëmijëve të vrarë. Më pas nga të sakatuarit në spitale (e mbani mend atë vajzën e vogël pa krah?). U revoltuam nga mashtrimet e Sali Berishës; kemi ndjerë turp kur pamë thasët me lekë që zbrazeshin në tavolinën e Bashkisë së Kamzës (e mbani mend atë zorzopëri të pashoqe?); gëlltitëm krenarinë prej psikopati të vrasësve (Gërdeci votoi për PD-në, na thanë). Na ngatërruan më tej në spiralet pa fund të gjyqeve që vetëm drejtësi nuk bënë.  Pastaj u mësuam...  Sot shohim Berishën, Mediun, ministrat, (për atë Zot, a mundeni t’i shihni duke qeshur??), djaj që gjejnë forcën të vijojnë jetën të qetë:  “Ne e kemi harruar, harrojeni dhe ju”...

Por kockat e fëmijëve të vrarë të Gërdecit janë aty. Vetëm pak metra nga autostrada ku kalojmë përditë. Fëmijë të tretur. Fëmijë... Vetëm zbrazeni kokën 30 sekonda dhe thjesht mendoni: Fëmijë! Fëmijë o Zot, fëmijë.

Aty do varroset nesër edhe Tushe Osmani. Ne as që e marrim dot me mend vetminë e saj. As ato që ka menduar e mjera grua minutat e fundit në këtë jetë. Dhe nuk ka më kuptim as dhimbja, as revolta. Ndoshta, as shkrimet në gazeta për fat të keq. Nuk mund të vazhdohet më kështu.  Thjesht, nuk është më e mundur.

Adrian Thano

Po mire qeveria u dha 2 milion leke sa per xhenazete ketyre, po ato grupet e shoqerise civile qe moren persiper te mbrojne kauzen e tyre, nuk arriten te sensibilizojne dhe grumbullojne ca fonde per keta te pashprese? Se nuk po them per solidaritetin e ps sepse eshte ende ne program.

Aman o burre, boll e ktheve ne muahabet lekesh dicka qe eshte ceshtje drejtesie, pra hyjnie. Po e banalizon.

Thepi, nuk kisha ndonje qellim banalizimi. Por kam mendimin se nqs njerzit qe perjetojne keto tragjedi si Gerdeci, do te lihen ne vetmine e tyre te luftes per mbijetese dhe te deshperuar te shkojne ne vetvrasje,te vdekur nuk mund te  kerkojne dot drejtesi.

Nga kjo pikpamje, mbeshtetja, solidariteti per te mbijetuar nje njeri i deshperuar, nuk eshte banalitet.Drejtesia  eshte edhe drejtesi sociale.

te diskutosh ato qe thote ai i marri ne kete teme eshte cmenduri! Ai i marri qe nuk merito me shume se 9g...

Po lexoj spiritusin e me duket sikur eshte harruar se c'ka ngjare. Per Gerdecin eshte pergjegjes Shkelzen Berisha, djali i sali Berishes. Ai e hodhi ne ere ate fshat dhe i ati s'po lejon qe drejtesia ta fusi ne burg.

Ndersa vrases te vertete per mua jane te gjithe keta legenat (si ato qe ndodhen edhe ketu tek peshku, e dini vete ju se kush) qe edhe kur ndodhen perpara nje krimi sulen ti rrahin shpatullat vrasesit e perdhunuesit. Se Saliu e i biri vrases e perdhunues jane.

Edhe saliu vdiq, edhe xeni ne burg...edhe pastaj?!

 

Individi, personi, shoqeria dhe koshienca e piset qe kemi duhet ndryshuar. Ka shume xena she salinje verdalle. Jane kucedra me shume koke keta. Eshte faji im dhe i tendi qe nuk dalim te ngreme zerin kur duhet. Qofte edhe sot duke i shkuar ne funeral zonjes si qytetar i ndergjeshem. Po kur sje njeri ske pse kerkon nga tjetri.

ps. Nuk te drejtohem ty personalisht...mora shkas.

Indinjate e Ligjeshme .Shteti Vazhdon te VRASE dhe sa kohe do te jete Ai do vazhdoje te VRASE megjith "Detyrat e Kujtese " dhe "Institutet " per te denuar Krimin si Ironia me e madhe e InteliDjences Bajate ne ate Vend .

Puna eshte se Saliu njihet qe eshte Frikacak ,Lepur . Ate e flaku si Lecke nje bandit Popullor si Z.Caushi ne apogjeun e tij .

Po sot perse

...ai nuk pierdh Fare nga asgje . Pas Gerdecit vrau ne 21 Janar ne mes te Dites dhe e i thane "Burre mut Shteti " Pasi e "kritikuan" me dreke krokodilash , kercenoi prap edhe pertej Kufijve me sikarin e tij Thaci ...

Hajdeni Prap do ua bej me keq ! Nxorri dhe nxjrr shemtirat burrnore me hormone krimi me "do tu var " Vret perdite , e shtyn pambarimisht vendin ne Korrupsion e Krime nga me te padegjuarat ne Bote !E ka shpure gjithshka ne Grahme te Fundit pervec burijeve te tunxhta qe kushdo mund ti lexoje se cfare mentaliteti kane edhe Vjersherore ketu tek PPU .

Perse pra perse ?

Shikoni me vemendje dhe nuk eshte e veshtire per ta gjetur .Ne krah te tij jane Mafia Nderkombetre e Pastrimit te Parave .Te Korruptuarit te shkalles me te Larte ne Europe e pertej Oqeanit . Partite me Daulle e Musteqetendera qe i japin Kurajo "Vrit dhe Grabit " . Ja u them me ndergjegje te Plote , nuk ka asnje arsye tjeter pervec mbeshtetjes Nderkombetare qe i ka kthyer te dy k/aret e shteteve tona  ne Zagare Gjahu gjoja me Idene e Bashkimit , dhe i ndersen kunder Vlerave me te shenjta te Popullit si Ndeshkimi i Tradhetise e Tradhetareve ! Shtetet Shqiptare  sherbejne si Lavatrice Parash te Pista Totalisht dhe si Vatra te Krimit te Organizuar te kushedi cfare Lobesh! Mos e ngatrroni me Mafien .Vetem kjo eshte Logjika qe te provon se eshte Motivi Real i  mbeshtetjes Nderkombetare duke u tallur me Popullin "Plotsoni Detyrat .10pika i zbatuat kini dhe tre " Pastaj te presim Qershorin kur vete ATA e mesuan te VJEDHE diten me Diell pa JU dredhur qerpiku .

Ndigjoni mua . Ne se SHBA e kane Gjykuar se ka ardhe Koha REALISHT "MJAFT -Vepro "...Ne shpetuam .Ne se  na bien si emisare  Kloune   si Rajerson, si spekulator i Madh me emrin e USA ,  per te na mesuar se "duhet denuar korrupsioni e bere zgjedhje te "ndershme " .... as mos shpresoni per ndryshim . Nga Europa as mos Prsisni KURRE ndonje gje te Hajrit si Institucione . Sa me shume te zgjate as mish as peshk Shqiperia aq me shume marrin Dieta e Pasurohen Fertsit e Europes ! Tevraret tek ne e kudo ku  ka shqiptare jane per subjekte Filmash me "Gjakmarrje " "Pasojat e kamunizmes " "kultura Patriarkale" dhe "oh majn Gosh me kujtojne Europen e viteve ....

Beni Komente ,Lani shpirtin dhe kujtoni thenien e Urte Popullore ..Qeni ndiq e Ujku Sali Pirdh "

U prefte ne Paqe e Qetesi .Nuk ka fjale me !
 

Ohh! Ata qe jane prinder munden (ne menyre lemeritese) ta imagjinojne cfare kane humbur keta njerez. Kjo histori qe tregon perseri sa i tmerrshem eshte ky krim. Dhe sa pikellues eshte duke e ditur se nuk ka asnje te denuar. Per Gerdecin nuk mund te kete drejtesi (akoma) dhe ne e dime pse.

   Sa degjova lajmin zeher, mu  drodh i tere trupi.Nuk di pse ajo grua aqe luftetare, aqe e palodhur, per te kerkuar dhe gjetur pake dejtesi, mu be shume  shume e afert, aqe sa ndjeva si te kishte  ndrruar jete  motra ime.

  E thyen ate te mjere grua, tere ato gjema.Gjema te shkaktuara prej shtetit te saj.Shtetit qe nuk kurseu as rastin per tja vrare te dashurit e shpirtit por edhe per tja rrembyer te fundit gje te mbetur, voten, si per te qene deri ne piken e fundit te atyre pake gjerave qe i paten mbetur nga kjo jete, grabitesit, marresit, marresit, vrasesit.

  Qeverrisesi i "sukseseve te medhaja" u mburr edhe me voten e "dhuruar", per ato "te mirat" qe i pati dhuruar...  Tushes se Gerdecit.

Le te jete i qete AI tani se... Zenin nuk ka per ta perfole dot me, Tushja.I qete? E si mundet te jete  i  qete AI, qe i duhet  te  ruhet si djalli prej temjanit, prej shpirtrave te  vuajtur qe ngjiten ne qiell, si i te  ndjeres Tushe Osmani?

Jo!

 Se ka hesape pa mbyllur ketu, mes tokesoreve, te cilave u vjen ora e gjykimit ...ndoshta prej ATIJ LARTE...

Svdes robi kshu o vlla. Gjej helm e mbytu posi. Kshi i bi me u vra gjysma shqipris po ja qe sndodh. 

Fshati eshte bere si tip xhungle secili per vete zoti per te gjithe.Ata me te dobetit qe nuk kane me takat te luftojne ia heqin vetes.Ironia eshte se ne mburremi se jemi populli i nene Terezes e cila ndihmonte njerezit qe nuk ndihmonin dot veten.

50 mije leke te vjetra ne muaj

po harxhove 9 mije leke uje, ke 2000 leke per te paguar per "largim te ujit te perdorur", kanalizimet e shkarkimit, ke 1000 leke tarife sherbimi, ke 2500 leke tvsh, ke 4200 leke takse gjelberimi, dhe te shkon fatura 20.000 leke ne muaj. nje buke ne dite kushton 900 leke, qe ne muaj i bie 27000 leke. Ja ku iku pagesa e kesaj te gjores, vetem me buke thate dhe uje, ne vendin qe duhet ta marrin shembull vendet e tjera, sipas Berishes.

smiley

ku borizanët ?

bashkimi kombetar...
dy 'shtete' te dhjere nuk mund te bejne nje shtet normal. E ca m.. ka te beje bashkimi me kete?

...ndersa vrasesi numerojne leket,ju vjen lajmi per vdekjen e gruas se shkrete,ndalojne per nje cast me gishtin gati per ta lag me gjuhe,leshojne nje "ë"?pastaj nje "ëhë" dhe vazhdojne numerimin.smileysmileysmiley

 Meqe sapo po e lexoja :

 

kenaqesh kur i shikon si plasin nga marazi zemerzinjte

Shqiperia udhehiqet nga nje vrases!l!Mjafton kjo e shpjegon gjithcka.. Ne se kete e marrin si fakt te kryer te gjithe, ne shqiperi e kudo,e duam te gjejme arsye te tjera une do te vecoja nje kategori njerzish qe jane fajtor po sa vrasesit vete....Vrasesi eshte vrases,nuk mund te jete dicka tjeter..e gjithe shpura qe e rrethon e i vete pas jane njerez per tu meshiruar per mua,e bejne per nje kocke te hedhur, e bejne se ashtu mbijetojne,nuk dine te jetojne  ndryshe,ose e bejne per naivitet, apo se keshtu mendojne se eshte e mira..por  kategoria e njerzve qe ma shpif e urej me shume jane ata qe i thone vetes te pa-anshem,kjo pa-anshmeri qe fsheh vecse indiference per gjithcka,qe e ka te pamundur ti thote derrit derr. I gjen kudo neper bote..jane ata as mish as peshk..jane ata qe u di bth do thosh plaku im,te fundit e te baraz-larguar demek kur u kerkohet dicka,jane ata qe e tundin si flamur fitore kete pa-anshmeri te tyre,e po keta qe pastaj te paret qendrojne apo hipin ne karocen e fituesit te radhes pa shume probleme...ne se ne mbare boten keta lloj njerzish ma shpifin e kerkoj ne jeten time ti mbaj sa me larg,ne shqiperi keta lloj njerzish per mua jane vrases po aq sa eshte edhe vrasesi vete...dhe eshte e mbushur plot shqiperia me kete lloj kategorie njerzish,gjithmon ka qene e mbushur...jane shumica!!

...mbase po te vrasin veten te gjithe te implikuarit e Gerdecit, nje dite gjithe kjo do harroet dhe shteti do rri rehat (jo se tani nuk eshte) por te pakten sdo kete me kush te bej zhurme...

fatekeqesit e disave bejne lumturin e te tjereve tha.

Ozot ,çfare tragjedie ,çfare vargu tragjedishe...Njerez te lene ne pike te hallit ,pa fe asistence te asnje lloji materiale e psikike...Po ky budallallek aksident teknologjik...Keta jane horra pernjimend....

Tragjedi e tmerrshme sociale...

Njerzit djegin e vrasin veten dhe turma shikon smiley

 

...e megjithate ekziston nje drejtesi hyjnore, vonon por nuk harron...

"Hani,pini,rrëmbeni
mbushni arka, mbushni xhepe
gjersa populli bujar
tu përgjigjet peqe lepe

.........

Koha dridhet e përdridhet
do vij dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pema e kalbur
doemos që jashtë do të hidhet.
 

Ja se c'ndodh ne Shqiperi, nje ngjarje e koheve te fundit qe te gjithe e keni parasysh. Saliu shkon e manipulon listat e zgjedhesve ne Kukes duke i nxjerre me shume sesa c'jane ne te vertete. Nje maskarallik i paster per me teper se kundershton edhe censusin qe po vete e beri para nje viti. Dhe kush eshte reagimi i shqiptareve pas kesaj? O sali ta hongsha zemren... s'ka si ty, i rrotullon te gjithe si do vete, ti je me i miri.

Keshtu reagojne shqiptaret sepse ky eshte mentaliteti i tyre anadollak qe vjen prej fares se keqe turke qe eshte rrenjosur ne kete vend. Keshtu mendon e reagon nje mysliman. Nderkohe qe nje i krishter do ndjente neveri nga gjithe kjo shfaqje banale e te keqes, kushdo qe ta bente, qofte edhe i afermi i tij.

Puna eshte se per te ndertuar demokraci nevojiten njerez te lire dhe njerez te lire nuk mund te nxjerri islami qe e ka te shkruar ne deren e xhamise ketu ne Tirane: 'Nuk ka me te madh se allahu e nuk mund te kete me te madh se allahu' ...Si mundet tani qe nje i roberuar i tille te mund te ngrihet kunder Njeshit, kunder babes, kunder Saliut, Enverit apo Ahmetit. Do jene tere kohes te roberuar deri ne palce dhe e vetmja gje qe mund te bejne eshte te nderrojne babe. Te kalojne psh nga Saliu tek Topi. Por nuk do munden kurre te jene te lire ne vetvete.

Prandaj eshte e domosdoshme qe te nderrojme fe nese duam demokraci. Te nderrojme fe nese duam bashkim kombetar. Sepse edhe kete ndarje ne disa shtete qe kemi, prej myslmanizmit e kemi dhurate (sic thote Rexhep Qose) dhe vetem me nje fe te krishtere do arrijme te bashkohemi plotesisht. Nuk ka rruge tjeter. Rruga tjeter do na coje vetem ne Egjipt ku Sulltanet zevendesojne njeri tjetrin e vetem kjo ndodh.

Keshtu mendon e reagon nje mysliman. Nderkohe qe nje i krishter do ndjente neveri nga gjithe kjo shfaqje banale e te keqes, kushdo qe ta bente, qofte edhe i afermi i tij.

Prandaj eshte e domosdoshme qe te nderrojme fe nese duam demokraci. Te nderrojme fe nese duam bashkim kombetar.

smiley

 

Me dergove menjehere ne dhomat imagjinare historike ku per cdo problem femeror jepej diagnoza "histerike" dhe cdo mashkulli i behej klizme. I ke hipur kalit se prapthi megjithese ky eshte i bardhe dhe i bukur. Je qe je na sqaro edhe llojin e krishterimit qe duhet te perqafojme, se duhet te kete dallime thelbesore mes kishave per sa i perket lirise.

Jane dashur qindra e mijra vite tropzima, qe te inskenohej vdekja e zotit perdite e perdite ne meshat qe zhvilloheshin neper kishat e gjithe botes. Per qindra e mijra vite me radhe njerezit kane pare sesi vritej Zoti perpara syve te tyre dhe per me teper nga ata vete qe ne fund fare konsumonin edhe gjakun e trupin e tij. Me ne fund, pas gjithe ketyre perpjekjeve, erdhi nje moment kur e kuptuan, s'duruan, edhe thane: Zoti vdiq.

Kete lloj kishe dua une nese s'e ke problem. Nuk e dua ate tjetren qe i skllaveron njerezit duke u thene: nuk mund te jeni kurre me te medhenj se Allahu. E ke te shkruar kete me shkronja kapitale tek dera e xhamise ketu ne Tirane te shoqeruar me poshte edhe me thenien (?) qe asnje nuk eshte e nuk mund te jete BIRI i tij, i Allahut. (kjo nese ke merak per korrektesen time politike te munguar, pra e ke te shkruar mohimin e fese tjeter ne krye te xhamise ne balle te vendit, dhe rrjedhimisht s'ke si te me akuzosh per ndonje gje perderisa eshte publike ky mohim i ndersjellte)

Me pelqen ajo fe qe me thote se jam shembelltyra e Zotit dhe vete Zot e biri i tij. Kaq eshte e gjitha. Me pelqen edhe duke konsideruar alternativen tjeter, qe po s'te erdhi keq, po perpiqem te ta pershkruaj me fytyren e nje mikut tend te ngushte qe e do fort. Lizander Saracin. Ky eshte tipiku mysliman qe kur per Babe kishte Saliun, donte te rrifte me shpulla Myslym Pashen, sepse atdhetaria nuk mund te mos ishte baba i tij, Saliu. Keshtu qe Myslimi padyshim i binte te ishte antikombetari per te dhe ai qe e kishte gabim, megjithese behej fjale per nje gje kaq elementare sa shitja e detit. Ose me tej me rrugen e kombit, per te cilen ishte gati te etiketonte si antikombetar cdo njeri qe guxonte te ngrinte zerin per vjedhjet qe po beheshin ne ate rruge. Normal prape, sepse ishte po Baba (Allahu) qe po e bente ate rruge. Dhe keshtu mund te vazhdojme sa te duash me shembuj deri te ai i 21 Janarit kur uleriste tek peshku qe jane vete demostruesit qe po shtijne e po vrasin demostruesit.... dhe e gjitha kjo ndryshoi sa hap e mbyll syte, mjaftoi qe te ndryshonte objekti i adhurimit. Allahu tashti nga berisha u be Topi, dhe gjithcka u permbys sa hap e mbyll syte. Myslym Pasha u be hero e Berisha tradhtar. Rruga e kombit u be vjedhja e kombit, dhe ajo qe klithte ne 21 Janar kunder demostruesve vrases, ishte Jozefina.

Une kete nuk dua dhe po refuzoj. Kete nenshtrim te mendimit dhe te vet qenies tek nje sulltan i madherishem qe asnje njeri ne kete toke nuk mund ta diskutoje sepse ai eshte Allahu. Keta njerez do jene problematike gjithmone sepse po njelloj sic perkrahen Berishen kur vriste e hidhte ne ere shqiptaret, apo shiste te grekerit e serbet ujrat e trojet e ketij vendi, po njelloj do luftojne te bindur per cdo gje (qofte edhe te mbrapshte deri ne dhimbje) qe do doje te realizoje Baba (Allahu) i tyre i ri. Keta jane njerez te cunguar dhe te rrezikshem. Kane gjithmone nevoje per nje Baba dhe atij do i binden deri ne dhimbje. Kurre s'kane per te menduar me koken e tyre por do jene thjeshte vegla e jo njerez. Sot baba u thote te pranojne Ahmet Zogun qe shiti trojet shqiptare dhe perdhosi himin... e megjithese Zogu eshte kunder llogjikes, ata do e pranojne me se s'ben. Do hedhin poshte himnin kombetar e Zogun do e pranojne sepse ky eshte urdheri i Allahut.

Une keshtu e mendoj. Dhe te me falni per kete dalje nga tema. Megjithse une nga tema u nisa.

Ti po flet per pasvdekjen e krishterimit, jo per krishterimin, me sakte ti po flet per hirin, pasi besimtari mistik eshte konsumuar nga flaka e njesimit me zotin nepermjet besimit. Te njejten gje ben mistiku sufi, mistiku ortodoks, dhe lloj lloj mistikesh te tjere mes te cileve ti mund te gjesh veten. Prandaj mistiket ckisherohen, ne rastin me te mire izolohen fizikisht.

Kur ngre ngrehinen e krishterimit mbi tejkalimin e tij, arrin nje cast poetik dhe disa mund te te vleresojne per kete. Ne nivelin baze dhe popullor, perendia e krishtere nuk shkeputet dot nga imazhi i babait, gje qe ka jo pak lidhje me sulltanin qe te shqeteson ty.

Per sa i perket skllaverimit individual por edhe shoqeror, ti po transformon qendrimin e Nices qe t'i pershtatet kushteve te tua, dmth nje mjedisi me shumice myslimane, e cila per hir smiley te se vertetes i ka deget gjithandej neper misticizem dhe ka qene historikisht larg nenshtrimit. Per t'u treguar edhe une e ashper me veten, nen shembullin tend, shqiptari nuk ka qene skllav, por mercenar me pagese.

Nuk dua ta le pa trajtuar skllaverimin individual por s'e di sa mundesi kam. Behet fjale per nje dorezim te vullnetit personal tek nje vullnet me i madh, i cili ta rikthen vullnetin tend te shumefishuar. Ndaj flitet me kaq zell ne ceshtje politike, se flitet me mijera goje te tjera njekohesisht. Njeriu e ben kete me zgjedhje - edhe shqiptaret sot kane 2 sulltane nga te cilet mund te zgjedhin - ne perkatesi te ideve te veta, apo impulseve politike te ushqyera qe ne femijeri, qe per shume nga atdhetaret tane qellojne te jene ato anti-komuniste. E theksoj, behet fjale per skllaverim ndaj nje ideje, por per te marre force prej amplifikimit te saj. Ngjashem po i skllaverohesh ti idese se lirine ne krishterim, megjithese jam e sigurt se per momentin nuk te duket ashtu smiley. Ngjashem i skllaverohen laiket konceptit te shtetit liberal, Leviathanit e me radhe, nje trup i madh vullnetesh (tek kjo qasje legalisto-institucionale ka konsensus te madh, madje edhe komunistet e rinj qe shajne neoliberalizmin kesaj kishe i falen rregullisht). Nacionalizmi eshte nje tjeter koncept i ngjashem.

Ne lidhje me Lizandrin nuk me duket e drejte te diskutoj qendrimet e tij politike, pa prezencen e tij, dhe me duket pak e cuditshme te jap llogari politiko-morale per dashurine qe une kam per shoket e mi. Megjithate, per nje sqarim te shpejte, nuk jam ne dijeni te ketyre qendrimeve ekstreme qe ti radhit, as ate ndaj detit, as ate ndaj demonstruesve, e nuk di c'tjeter. Nuk do t'i isha druajtur luftes me shpata ne ato raste. Po, injoranca nuk eshte argument, por eshte nje arsye tjeter qe une te mos jem ne gjendje te vazhdoj kete linje debati. Por nuk di sa di ti per besimin fetar te Lizandrit per te bere cfaredolloj aludimi mbi kete.

Per sa i perket refuzimit te fese muslimane (e kam shume bezdi ta shkruaj me u por e bej per respekt) dhe justifikimit qe ti gjen tek refuzimi qe ajo fe iu ben feve te tjera, arsyetimi yt me duket i panevojshem. Ti e ngre refuzimin tend mbi idete e tua - pra refuzon dicka sepse afirmon dicka tjeter. Nese ti refuzon refuzimin, krijohet nje boshesi e frikshme. Sa per lirine e shprehjes, kete nuk ta garanton xhamia apo mbishkrimet mbi te, por kushtetuta.

Nese nuk te arrij ne nivelet mistike te bisedes, kjo eshte edhe per fajin tim, edhe per faj te situates mistifikuese ne Shqiperi qe me detyron te luftoj turbulliren.

Kjo teme u mor peng fatkeqesisht prej meje. Por meqe u be, po e them edhe nje fjale te fundit. Une nuk thashe ndonje gje te komplikuar. Thashe vetem se ne kishe inskenohet ne forme teatrale vdekja e zotit ndersa ne xhami madherimi i tij. Nga kjo del, sipas meje, qe krishterimi e cliron njeriun dhe si rezultat krijon demokracine, ndersa nga ana tjeter vjen roberimi dhe si rezultat sulltanati. Une kete e kam bindje dhe prandaj e thashe. Lizandri ishte thjesht nje shembull i sjelle per ta bere te qarte edhe konkretisht ate qe doja te thoja, dhe qe me erdhi ne mendje pikerisht sepse ishe ti qe po te pergjigjesha. Por mund te kisha marre shembuj nga me te ndryshmit pervec atij (qe nuk e njoh fare por di aq sa i kam lexuar ketu)

Puna eshte se ne s'e kemi me problem bashkimin kombetar. Ky bashkim tashme eshte i realizuar sepse shqiptaret u bashkuan para pak ditesh ne festen e tyre kombetare. Problemi qe kemi ne tani eshte sulltanati. Keshtu sic jemi ne, me keto mend e me kete mentalitet, sulltanati jo vetem eshte nje rrezik qe na kanoset por eshte tashme realitet. Kjo kuptohet nga fakti qe kesaj te shkretes qe na ka mbledhur ketu i jepnin vetem 50.000 leke per te rritur foshnjen, pra e vrane me duart e tyre dhe as qe iu be vone. E kane ndare mendjen te vjedhin edhe zgjedhjet e ardhshme dhe prandaj nuk pyesin me per popullin, madje popullin e vrasin hapur ne mes te sheshit. Sulltanat pra. E ke ketu ne Shqiperi. Si do ja bejme? Shqiptaret do i kesh ne zgjedhjet e ardhshme, pasi te jene vjedhur, duke duartrokitur ne rresht saliun. Ke ndonje dyshim. Do cohet ndonjeri per voten? hahahaha, cfare eshte vota???

Demokracia eshte problemi yne sot, po per demokracine duhen njerez te lire. Dhe te lire nuk na ben myslymanizmi. Ai do na coj drejt e ne sulltanat sic ka cuar edhe te tjeret xhanem. Pse do bejme ndryshim ne?

Kjo ishte e gjitha ajo qe une thashe. Nuk eshte detyra ime, ke te drejte, nuk me takon mua te merrem me keto gjera, por intelektualeve te ketij vendi, por keta s'po e bejne. Nuk e kuptoj kete gje. Ose s'qenka problem (por sulltanati eshte ulur kembekryq ketu se po te vriten njerezit rrugeve si ne arabi, pra eshte problem) ose sic duket jane edhe keta dumbabista e injorante qe vetem presin ndonje therrime te bjeri nga tavolina e shtruar e saliut.

Kaq di te them une. Pjesa tjeter eshte humor me bredharaket e me te pakapshmit. Nese sulltanat duan shqiptaret, sulltanat le te behet.

s'eshte feja problemi

Fete jane Porblemi . Mos ke dash te thuash Besimi se Zoti apo Allahu apo Buda apo nukd dihet se sa emra ka nder Popuj , do e shembe ( Shkaterroi , Djege , Flakeroi , Zhduke ) kete jete per te na ndertuar nje Tjater jete me te mire smiley .

Krishterimi si i TILLE krijoi kushte per tu emncipuar me shpejt Shoqeria njerzore se sa mazllemizmi .Ky eshte fakt i Pakundershtueshem , Por sot te dyja jane fe te VDEKURA , jane litare te lena jasht Varrit , jane Miti e Pengesa me e madhe e burimi me i mprehte sot  Konfliktesh per njerzimin qe po Integrohet ne Kulture e bashkejetese . Ato  jane shndruar ne Vatra te Injorances dhe Dembelizmit ! jane shndruar ne Vatrat Kreyesore te karieristeve qe shpien ne Gjakderdhje mijra kufoma te pafajshme per hir te ...Allahut ose Krishtit ?????  Dhenia perparesi e njeres apo tjetres si drejtepersedrejti ashtu edhe  me falni sof -izma  eshte njelloj Injorance e inercishme . Nuk ka Rob ne Toke me dy gram tru qe te mos kuptoje se e Ardhmja e tij e Familjes , Shoqerise varet nga vete Ai ! 

Thelbin e Besimit ne Zot apo Allah si i vetmi e i pashoqi qe shkatrron e Rinderton eshte Rrezuar te pakten prej revolucionit  Frances ! Kush merret me sofizma Fetare e me argumente Kuranesh e Biblash ....duhet te kontrollohet menderisht si faze e pare e clirimit te vetvetes nga bestytnite qe pjellin argumente handikapate !

Le te mnebeten te Respektuara ne Muzeun e Historise Njerzimit si te Vetmet Relike me VLERE qe jetuan me Gjate dhe jane ne Rrenje te Tij si bazament edukimi e dijeje .Shihni te ndertojne Brezat nej Jete te Re ne Hapsira , te kthehet Njeriu i Pavdekshem , dhe PD-hit i urojme te shpike nje Ilac e te Ruaje nga Pllakat sali Vucidol babasqap Berishen smiley

Nderkohe qe nje i krishter do ndjente neveri nga gjithe kjo shfaqje banale e te keqes, kushdo qe ta bente, qofte edhe i afermi i tij.
 

Ka te krishtere qe do te ndjeheshin keq edhe nga keto qe shkruan ti.

Ne fakt.

Ci ke keto mer thep? ncncnc

Ke "katalikt" e Shkodres qe ta llisin krejt teorine.

Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria!

 

Katalikt e shkodres ja kane dhene besen papiculos.

Dmth te mire, te pastrit, anti-Berishistet e vertete e te vetem qenkan vec ortodokset?

Mos i ngaterro gjonat gjemb; nuk po flas per katoliket. E kisha per ate fraksion te PD-se qe vet emerohet katalik Shkodre. 

Bama, une besoj qe ti, thelle brenda, e kupton qe ky muhabeti i myslimanet pro-Berishes, te krishteret kundra, eshte nje gur qe u hodh ne uje.

ate me duket se kam thene, larg ketyre zjarreve...

True

Analiza e fenomenit edhe mund te qendroje ,por zgjidhja e problemeve ne konvertimin e njerezve??

Perse e keni fshire komentin? Tjetra permend aksident teknologjik, nderkohe qe viktima vete flijohet per DREJTESI!

Eshte pikerisht ajo halja qe flliq cdo debat te mirefillte!!!

shume per te ardhur keq.

viktima te babezise per pushtet dhe pasuri te sali berishes.kjo eshte e verteta.

nderkohe disa qe vrasesin e gerdecit duan ta quajne  ''nacionalist'',e vetmja gje qe mund tu thuhet eshte shpirtzinj dhe te kompleksuar. berishen nacionalist e quajne vetem ata qe ja kane me hile ketij vendi.

per 21 vjet shqiperia qeveriset nga qeveri ne te cilat niveli i nacionalizmit ka qene jo zero po minus 100.atehere??

ku qendron lidhja midis nevojave shoqerore te paplotesuara,hajdutllekut,anarkise,varferise dhe ''bashkimit kombetar''??

me te njejten llogjike pse s'beni fajtor ''integrimin'' qe ka qene kryefjala e 21 viteve me rradhe!

dhe e fundit ,me thoni nje nacionalist qe eshte pro sali berishes?

 

Po qe se e ke me mua, lexoje mire se cfare po them. Se po te them vetem qe eshte e pamundur te kryesh bashkim kombetar me Berishen ne krye. Se i bie qe te bashkosh vrasesin me viktimen. Dhe nje gje e tille s'ka sesi te ndodhi. Por edhe po ndodhi nje felliqesi e tille, pra qe vrasesi dhe viktima te perqafohen, do jem une ai qe s'do e lejoj kete bashkim. 

Ndersa nacionalist berishist, ke te pakapshmin. kryenacionalistin e peshkut.

ty t'ka ngel ora te sala.
Merre vesh: nuk ka lidhje sala me nacionalizmin. E ka perdor si retorike ne fillimet e veta politike (shif youtube) por i doli boja shpejt. I eshte rikthy prape tani vec per kapital politik. Mos u nxito t'i vesh vizen cdo gjeje thjesht sepse e ka permend sala! mundohu me gjyku pa u nis nga fakti se kush e ka permend termin i pari apo i fundit.
I pakapshmi berishist? duket qe e njef mire

Edhe ti Berishist je. I dime i dime te gjitha.

O loqe, mos e felliq emrin tim duke e futur ne mendjen tende te marre e duke e permendur ne te njejten fjali me Berishen.  Fantazine e ke shume te zhvilluar, po fatkeqesisht fantazia fantazi mbetet, s'mundet te behet realitet.

Lexova pak dite me pare kete lajmin ketu ... dmth Delijorgji, Pinari, ai miku i Berishajve, Rrahmanllari, etj. dolen perfundimisht te pafajshem!?

 

Pas dënimit dhe shpalljes fajtor për akuzën e vrasjes të ngritur nga prokuroria, e cila u kovertua në shpërdorim detyre nga gjykata, Pinari, Delijorgji, Minxolli e Ngjeci u paditën nga rreth 30 të plagosur në ngjarjen e Gërdecit.

Padia ndaj tyre u rrëzua pasi preket nga amnistia.
 
 kjo i thote te gjitha per shtetin qe kemi

 

Si ka qene ajo shprehja e vjeter e popullit: Vete Sali e vete Kadi.

Feja ka pjesen e vet, por problemi kryesor eshte i modelit "te fortit", te cilit "me te mir o  me pahir" duhet me iu nenshtru, madje edhe Topalli qe duhet te ishte simboli i ndryshimit te mentalitetit, per te mbijetuar u shnderrua dhe ajo ne "te forte"! Besimi ne institucionet ne Shqiperi eshte baraz me zero, zoti ju ruajt juve qe po ndertoni te ardhmen e femijeve atje...hope for a better day..........

Tani e pashe une qe paska pasur mbese jetime ajo smiley

 mbesa besoj se ka ndenjur te familja e burrit

duke qene vajze aq e re e ema kur ka vdekur, 19 vjece, dhe i shoqi duhet te jete i ri e mbase eshte martuar prape nderkohe.

cfare tmerri

mos, tani lexova tek TCH qe ajo e rriste e vetme mbesen? 

Po familja e burrit?

Me 50.000 leke te vjetra ne muaj? :o

 

Familjarët dhe banorët e Vorës dhe Gërdecit pohojnë se Tushja ishte e braktisur. Ajo rriste mbesën e lënë jetime, vajzën e Resmies, të cilën e shoqëronte kudo. Të afërmve u thoshte se nuk e mbante dot mbesën e vogël me bukë. Shteti i kishte lidhur një pension prej 50 mijë lekësh të vjetra vajzës së lënë jetime, para të cilat nuk i dilnin as për të veshur.

E.Kruja, një nga të mbijetuarat e tragjedisë, pohon se e ka takuar 24 orë para se të vetëflijohej. “Jo më larg se dje kam biseduar me të dhe me lot në sy më ka thënë që s’mund ta mbante dot mbesën e vogël që e kishte kapur për dore”, thotë Kruja, ndërsa G.Durda thotë se “e kam takuar para disa ditësh, në darkë vonë, tek po kthehej nga puna dhe më thoshte që ishte tepër e lodhur nga gjithçka”.

let me see fukarenjte qe po ngordhin urie do te paguajne 8 miliarde $ borxh te marre ne emer te tyre , borxh nga i cili ata nuk kane perfituar asnje qindarke.

Elisabeta tejlorit i vdiqen 3 burra edhe u martu prape. 

Djema mos u zini ju lutem, Thepi e kish kapur me Lizandrin dhe eshte vet ky qe mund ti pergjigjet, dhe s'eshte problemi as tek I Pakapshmi e as tek njeri ketu. Problemi qendron lart, peshku qelbet nga koka, thote nje fjale e urte. Qeveria, po te ndjente nje fare pergjegjesie, po te ishte serioze, po te ishte e afte, interesohej qe pjestaret e atyre viktimave te kishin pune gjithmone. Nga artikulli ketu mesuam se ; 

".... Një vit më pas, në fund të vitit 2009, pasi mbeti pa punë edhe Kujtimi i dha fund jetës..." 

 Ku ishte qeveria, pushteti lokal ketu. Ne te gjith boten, ndaj familjarve te viktimave, tregohet nje kujdes, u jepet prioritet per pune dhe studim, mirpo e kam thene me kohe se; keta palaço jane te zene me punet e tyre private, me milionat dhe firmat e tyre, nuk kane kohe te mirren me hallet e popullit dhe te viktimave. 

Prandaj duhet qe ne drejtimin e puneve te jene njerez te angazhuar vetem me punet e drejtimit te shoqerise dhe ekonomise. Buall Mavria, ka mbledhur rreth vetes njerez qe e kane mendjen tek pasuria e tyre, tek shtimi i te ardhurave personale dhe jo te shoqerise/popullit. 

''Problemi qendron lart, peshku qelbet nga koka.....

shume i drejte konstatimi Pjero... ia kemi thene sa e sa here Blendit por edhe administratoreve te tjere  te peshkut kete, por as qe denjojne te degjojne...

I ka numëruar njeri sa herë jemi mbledhur këtu dhe kemi përsëritur:

-"Ja ku jemi katandisur"

-"Ahh si nuk kam një grusht të fortë..."

-"Kështu është kur voton Salën, atë malokun e Viçidolit"

-"Po pra se ju komunistët e Edit e ndritët Tiranën"

-"Oh ju lutem, pak respekt për temën. Mos e politizoni"

-"Po ne rracë muti jemi mo burrë, se mos kemi qenë ndonjëherë njerëz"

-"Po e ka fajin turku mër daj, si nuk na pushtuan njëherë ata frëngjtë të bëheshim njerëz"

 

E thënë shkurt, më mirë të heshtim fare, po fare fare, them unë. Më mirë një heshtje se një qarje kolektive e destinuar të mbetet formale. 

 

 

 

TRAGJEDIA E PERSERITUR

Brenga e humbjes dhe skamja u bene dhe me te renda pas 11 nentorit 2009 kur bashkeshorti i saj, Kujtimi vendosi t'i jepte fund jetes.  46-vjecari u gjet i vetvrare ne shtepi nga familjaret e tij, vetem pak dite pasi ishte pushuar nga puna ne Bashkine e Vlores me motivacionin e "thyerjes se disiplines ne pune". Pas atij mommenti, Tushes i ishte dashur te gjente zgjidhjet ekonomike nen presionin psikologjik te nje tragjedie qe kishte rene mbi familjen e saj.

Ajo kishte shkuar edhe prane Bashkise se Vlores per te kerkuar pune si kryefamiljare, por nuk kishte marre asnje pergjigje. Se fundmi ajo punonte si pastruese ne nje shtepi, por te ardhurat ishin te pamjaftueshme. Ndersa CEZ i kishte nderprere dritat pasi nuk kishte mundesi te paguante dritat.

http://www.shqiptarja.com/home/1/veteflijimi-shpresa-e-vrare-e-gruas-humbi-vajzen-ne-gerdec-136043.html

nejse

Cfare u be me kete te shkreten? Pse sot s'e lexova tek asnje nga keto mediat e medha? A tha ndonje fjale opozita?

Gezuar 100 vjetorin o Shqiperia kurve...

Shkelzeni dhe Mehdiu i lencin femijet jetime pasi ti shqyeje nje lengim i rende nga organet e brendshme...

Vetem keshtu mund te shpresosh se ka nje fare drejtesie kozmike...

eshte e vertete se peshku nuk qelbet nga bishti smiley

disa komente ketu (personale sharje e mallikme) nuk kane te bejne fare me temen  dhe une shtroj pyetjen pse marrin mundimin keta user te shajne dhe mallkojne njeri tjetrin ketu ?!

kam pershtypjen se tema te tilla sillen ketu jo vetem per te zgjuar nje urrejtje qorre kunder gjasme politikes por ne te vertete per te ngjallur dhe ushqyer urrejtjen per dicka shume me te shtrenjt se politikaqis albanezis.

duket shume qarte nga komentet qe bejne disa njerez me 5-6 niks se jane thjeshte ketu per te turbulluar ujrat dhe jo per te dhene pergjigje serioze.

soristet vetem mjegull dhe tym dua per te terhequr vemendjet njerzve nga qellimet e tyre te verteta pike

 

O Gjon,

Lere peshkun se eshte qelbur Shqiperia nga koka, dhe po i del era e rende ne tere boten...

Ketu ke kjo teme kam ardh per mort. Kur vihet per mort shprehet ngushellimi secili sipas menyres se vet. Si prind, mu dhimbs aq shume tmerri qe ka kaluar kjo familje e shkaktuar dirket nga nje grup kulcedrash qe jane provuar fajtore direkt ne te dyja anet e oqeanit. Keta fajtore jane Shkelzen Berisha dhe Fatmir Mehdiu, qe perfitonin dirket nga mjerimi i Gerdecit. Ata ngriten nje rrjete merimange qe u shtri ne disa shtete (Shqiperi, Amerike, Afganistan, Malte) dhe arriten te mashtronin dhe Pentagonin... Keto gjera u provuan ne gjyqe, dhe ne mediat boterore, dhe atyre asgje nuk ju ndodhi!

Ne keto raste thuhet "te denohen fajtoret". Por fajtoret nuk deneohen deri sa shqiperia eshte peng nga klani komunist i Vucidolit.

Prandaj me dhimbjen e prindit, dhe besimin e plote tek zoti, shpresoj qe ky i fundit do ti denoje rende Shkelzen Berishen dhe Fatmir Mehdiun per krimet kunder njerezimit. Femijet e tyre do ishin me mire jetime sesa te rriten nga kulcedra te tilla, dhe te kthehen dhe ata vete ne kulcedra qe do vazhdojne te pijne gjakun e fukarenjve si mbesa e Tushes...

Nuk di ca jane soristet, 5-6 niksat, dhe politika. Keto duket qe jane gjera qe te shqetesojne ty, prandaj thirr Sherlock Holmes ti ndihmoje ti zgjidhesh!

Gjerat ne kete rast jane thjesht bardh e zi.

/Te fala nga Fatmir Gani Meta nga Windsor, Canada

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).