E ardhmja e qyteteve ёshtё nё duart e qytetarёve tё tyre, qё me idetё e tyre kontribojnё nё funksionimin e tij. Kёtё pёrvojё solli nё Tiranё nga Berlini arkitektja, Frederiche Meyer.

Facebook-u dhe qyteti. Mes tyre ka ngjashmёri nga pikpamja sociologjike: nё facebook mjafton njё klick qё tё gjithё anёtarёt e tij tё komunikojnё, tё shprehin çfarё mendojnё dhe ndjejnё. Kёshtu facebook bёhet njё hapёsirё komunikimi qё u takon tё gjithёve. Edhe qyteti ёshtё njё hapёsirё publike qё u takon gjithё qytetarёve, qё komunikojnё me njёri –tjetrin, pёr ta pёrdorur, mirёmbajtur dhe bёrё qytetin e tyre. Me kёtё asocim figurativ mes facebook dhe qytetit, arkitektja nga Berlini, Frederiche Meyer, tregon pёr programin shqip tё DW konceptin berlinez pёr rolin e qytetarёve nё hapёsirёn publike tё qytetit dhe nё menaxhimin e saj.  Znj. Meyer erdhi nё Tiranё me nismёn e Qendrёs sё Gjermanishtes, partnere e Institutit Goete pёr tё prezantuar pёrvojёn berlinezё pёr zotёrimin nga qytetarёt tё hapёsirave publike. "Ajo qё paraqita nё Tiranё nga Berlini, thotё ajo, ёshtё njё kopёsht ku njerёzit vijnё , ikin, pёrpiqen ta mbajnё atё tё gjelbёr, e shohin kopshtin si njё vend takimi me njёri tjetrin, nuk marrin para pёr punёt qё bёjnё atje. Kopshti ёshtё njё hapёsirё publike qё ua ka dhёnё Bashkia e Berlinit pa para dhe qё ata nuk e pёrdorin pёr qёllime komerciale. Duket se e ardhmja e botёs do tё jetё e tillё ku komuniteti do tё jetё i rёndёsishёm, ku njёrёzit duhet tё ndajmё mё shumё gjёra me njёri- tjetrin", beson Frederiche Meyer.

Na takon tё gjithёve - hapёsirё publike gratis pёr qytetarёt

"Nё Tiranё solla dy shembuj nga Gjermania. Njёri ёshtё ai i njё bibliotekё e hapur pёr tё gjithё. Nё qytet vendosen rafte tё mbyllur, qё tё mos lagen nga shiu apo dёbora. Njerёzit lёnё atje librat qё i kanё lexuar dhe nuk i duan mё, tё tjerё vijnё i marrin apo vendosin libra tё tjerё duke i kthyer kёto rafte nё biblioteka tё hapura pёr tё gjithё. Ka qytete nё Gjermani qё pёr kёtё qёllim pёrdorin kabinat e dikurshme tё telefonit qё sot nuk pёrdoren mё. Shembulli i dytё ёshtё ai i ish aeroportit Tempelhof nё Berlin, tё cilin bashkia e Berlinit ua ka lёnё qytetarёve. Njerёzit e kanё kthyer nё kopёsht, mbjellin çfarё tё daun, organizojnё festa, aktivitete sportive, shfaqje artistike, piknike etj. Gjithё terrenin e ish aeroportit e kanё marrё gratis qytetarёt. Aty nuk ka gardhe, dikush mbjell domte, nje tjetёr lule, njerёzit vijnё dhe ikin,  vaditin bimёt, ulen nё stola dhe krijojnё njё komunitet", thotё arkitektja Frederiche Meyer.

Bёhet fjalё pёr njё terren prej 386 hektarёsh, tё barabartё me 500 fusha futbolli. I ndёrtuar ne vitin 1923 ai ishte njё nga tre aeroportet mё tё vjetёr tё Europёs sё para Luftёs sё Dyte Botёrore, krahas atij nё Londёr dhe Paris. Nё 2007, njё vit para mbylljes sё tij, autoritetet e Bashkisё sё Berlinit, ftuan qytetarёt pёrmes njё website tё shprehnin mendimet e tyre se pёr çfarё donin qё tё pёrdorej hapёsira e fushёs sё aeroportit dhe ndёrtesat e tij. Shumica e tyre ishin pёr shndёrrimin e tij nё njё park, kopёsht gjigand. Njё vit e gjysmё pas mbylljes sё tij, nё maj  2010 u  inagurua "Parku Tempelhof" me slloganin " Liria e lёvizjes.

"Njё politikё e mirё bashkiake u  jep qytetarёve  mundёsinё qё ta ndjejnё veten pjesё tё qytetit dhe ta bёjnё ata vetё qytetin. Bashkiakёt e aftё  duhet t'u japin njerёzve mundёsi qё tё mendojnё sesi mund tё kontribojnё ata vetё pёr qytetin e tyre nё bazё  tё nevojave qё ka qyteti dhe dёshirave e prirjeve tё tyre", thotё arlitektja nga Berlini, Frederiche Meyer.

A mund tё aplikohet nё Shqipёri modeli berlinez?

"Dallimi mё i madh mes Gjermanisё dhe Shqipёrisё ёshtё qё njerёzit nё Gjermani janё shumё tё ndёrgjeshёm pёr atё qё u takon tё gjithёve. Nё Tiranё kam njohur arkitektё tё rinj, me plot idera tё mira por, pёr fat tё keq ata nuk janё nё pozicione ku mund t'i vёnё ato nё jetё", thotё ajo.

Por, sipas saj ka njё rrugёzgjidhje: organizimi injerezve qё kanё idetё reja, mbёshtetja e tyre nga publiku dhe vetёdija se po punojnё jo pёr vete por pёr komunitetin, pёr qytetin.

 

Ilustrimet:

Foto 1 dhe 2 - Pavjoni shqiptar nё Binalen e Venecias

Foto 3 - Muzeumi Kombёtar Tiranё

3 Komente

Mund te behet edhe ne Shqiperi po te marresh 3 milione gjermane dhe ti sjellesh letu e ti dergosh 3 milion Shqiptare ne Gjermani. Vetem se Shqiperia rregullohet po Gjermanise si i behet halli?

Gjermanet i rregulloi shteti dhe burrat e forte qe vendosen ligj ne shtet. Para se te kishin shtet, gjermanet jetonin neper peme dhe per romaket ishin nje lloj kafshe pylli. 

Po shtetin kush e beri apo ju erdhi dhurate nga qielli.

Shtetin e bejne njerezit. Ne Gjermani ka ndergjegje komunitare (shko prish dicak publike ne Gjermani dhe menjehere te therrasin policine, nders ane Shqiperi dikush mund te vrase dike ne rruge dhe s`'del kush me thirre ambulancen e jo me per te deshmuar)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).