Përtej titujve të pompuar mediatikisht, cilët janë disa nga librat e botuar së fundmi që i rekomandoni si dhurata fundviti?

Panairi i librit në nëntor erdhi e iku me gjithë tam-tamet mediatike të titujve supertëshitur. Tani është koha e lexuesve për të folur mbi librat që u kanë pëlqyer më shumë së fundmi dhe të bëjnë rekomandime për ne që duam të dhurojmë libra për festat.

11 Komente

1- Pershtjellimet e Terlesit- Robert Musil (Pika pa Siperfaqe)

2- Leksione filozofike ne 6 ore- Witold Gombrovic (Pika pa siperfaqe)

3- Shqiptaret- Oliver Schmitt (K&B)

4- Keshtjella- Kafka (K&B)

Blend,

Libri si dhurate nenkupton dy gjera :

1. Ai nuk do te lexohet ;

2. Titulli duhet te jete kuptimplote per marresin.

Ne kete kendveshtrim, kartat behen te dukshme dhe loja e qarte. Do te kemi :

Per Idrizin : "Ideologjia gjermane" e Karl Marx. Idrizi s'do ta lexoje, por do ta kete per nder ta vendose tek koka e divanit mes dy buqetash lule.

Per Monden : "The Kindly Ones" te Jonathan Littell. Monda nuk do ta lexoje, por do te mburret me shoqet se lexon letersi te rende dhe se mendon gjera te medha.

Per Kuazimondon : "Kurbani" i Edi Rames. Nuk do ta lexoje, sepse e ka lexuar 8 here deri tani, por do ta vere mbi tavoline kur t'i vijne shoket e partise ne shtepi.

Per Elben : "Kamasutra", autor popullor. S'do ta lexoje sepse eshte ca dirty dhe na ben pis, por ama do te mburret kur te organizoje nje party me shoqet, qe do e besojne Elben jo aq te pafajshme sa ç'duket.

E keshtu pra, Blendi, nuk ka formule ne kete pune. Mos shiko Shvejkun ti qe ka nje muhabet ashtu me librat e KeBese dhe Pikes pa siperfaqe.

Zgjedhja e librave per dhurate, eshte art. Per veten time, do t'i blej gruas ato 50 stilet e Griut, jam i sigurte se s'do ta lexoje, se do t'i duket letersi per femije ne krahasim me "120 ditet e Sodomit" te markezit de Sade, qe e ka aktualisht ne dore. Por ama, duhet ta kete ne shtepi sepse shoqet e tallin pastaj.

o-për hurbinekun. s'ka për ta lexuar por vetëm sa për ta kujtuar që të ç'komunizojë idrizin & co

Don Kihotin për të gjithë biles me shpjegimet e analizat e Nolit .

Shume foto e bukur.

Mos eshte marre nga ndonje librari shqiptare valle ?

Rrapi Treshit,

cne me ate flamur ti - banoret e Rrapit te Treshit mbajne flamurin e Gani Toptanit ose te Nehat Kulles smiley

 

Vetm per Xhelal agane ...

Cfare eshte Libri ?

Po e gjete ke nje kec si dhurate dhe nje Pralle ku ne qender do jete Huri me flete te bera nga lekura e ilqes te pyjeve te Ballenjes  e Kostenjes smiley

Hurbinek, ka te drejte. Librat jane teper personal. Propozoj qe te caktohen kategorite dhe perbri libri. Psh
shtepiakja - 50 hijet...
rebelja - ana karenina
manaxherja - liber udhetimesh
mekaniku - tre shoket
bastaxhiu - lojtari i dostojevskit
....

Concresco nga David Galjaard, e hasa rastesisht neper Netherlands,

do bi 1 shkrim te vogel neser per librin se sot s'po ma thek shum truni.

Zgjedhja e librave per dhurate, eshte art. Per veten time, do t'i blej gruas

Mos ja blej kuturu i nderuar HU . Me mire bleji nga ato qe jane art .Psh nje meter e gjysem me kapak ngjyre BLU , Nje meter me kapak ngjyre m.... qe eshte ne Mode nga partia dhe e pelqen thone dhe Xhelalagai . Se mos e marresh per keq , eshte ngjyre e papercaktuar se robi e lyen sipas qejfit Murin .Pastaj blej edhe ca metra ne ngjashmeri me kullarot e babasqapit qe tu mburet shoqeve se demokratet e shtrijne artin  deri te raftet . Kur ti vije shoqia Boisa per Vizite mos harro ti mbash ca vandake me metra ne dhomen e Gjumit qe sipas "verejtjeve " mund ti thuash ..." e pata ne mendje shoqja Boisa . Me ndieni po s'pata kohe ti shtrija metron "

Nuk po te rekomandoj per ngjyra qe do te harmonizojne e shplodhin neteve te gjata me yje , kur ke nevoje te relaksesh me seks . Pyet xhelalagane cfare ngjyra ka seksi pas frymezimit . Te dy formoni nje dyshe shijesh per Gifte te pakrahasueshme . Se nga vene e flasin keta admin . per gjera shekullore te tejkaluara ...per Libra smiley E keshtu me rradhe e kompleton Librin si Dhurate e si Art smiley

A c'na beri ajo Thana thuaj .Ishe mire ne byth te Lisit ! Po lageshtira ruhet ..... Le te mos na kuptojne he per he , me vone do na japin te drejte . Edhe Zequa nuk ka te drejte te ankohet !

Pse ma hoqet Xhelal again smiley Po flitet per Libra ketu me duket !

Uri - Knut Hamsun

Ujrat praverore - Ivan Turgenev

Poetet bejne dashuri ndryshe - Darien Levani

A Confederacy of Dunces - John Kennedy Toole

Of Mice and Men - John Steinbeck 

A Cool Million -Nathanael West

  Nuk e di nese jane perkthyer tre te fundit.  Keto jane te fundit qe kam lexuar. Ndoshta jo te fresket , perpos Poetet bejne dashuri ndryshe, por gjithmone nje kenaqesi t'i lexosh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).