Forcave Ajrore të Shqipërisë u është shtuar helikopteri i parë shumë funksional.

Gjatë një ceremonia të organizuar në pjesën ushtarake të aeroportit të Rinasit, u zhvillua ceremonia e pritjes së helikopterit tip “Cougar”, i ndërtuar sipas marrëveshjes me kompaninë franceze “Eurocopter”. 

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, duke folur në këtë ceremoni, tha se, “me anijen e re “Lisus” që ndërtuam në Kantierin e Ndërtimit të Anijeve në Pashaliman, dhe me helikopterin “Cougar” që sapo ka mbërritur në vendin tonë, shteti shqiptar dhe Ministria e Mbrojtjes kanë investuar 20 milion euro”.

Helikopteri “Cougar” është i pari i një seti prej pesë helikopterësh të këtij tipi, për Forcat tona Ajrore. Ai është një mjet shumëfunksional. Helikopteri më i ri i Forcave të Armatosura Shqiptare ka një kapacitet prej 24 vendesh, si dhe një manovrueshmëri të lartë në kushte të vështira të motit, siguron ndriçim dhe komandim ditën dhe natën, si dhe zotëron një shpejtësi të lartë.

Në kontratën me “Eurocopter” përfshihen: 1 helikopter për shërbimin VIP, 1 për shërbimin SAR, 1 për transport mjekësor, si dhe 2 të tjerë për transport trupash.

_______

Lajmi tjeter i botuar para disa kohesh:

A military helicopter performing a pre-delivery test flight crashed in the French Alps on Wednesday, killing six Eurocopter employees, Reuters reported.

The Eurocopter AS532 AL Cougar, built for the Albanian Air Force, had taken off from the manufacturer’s headquarters in Marseille along the Mediterranean coast before plunging into Verdon Gorge near the village of La-Palud-sur-Verdon, about 60 miles to the northeast.

42 Komente

po ky zari, nga xhepi e qiti 'shamponjen' lol

Epo shyqyr... uroj qe mos te perfundoj dhe ky ne fund te detit!!

Po sikur ka pas qene nje kompani "xhoi travel" qe ofronte krahas te tjerave edhe helikoptera me qira. Thone se ishin shume te sigurte dhe modern. 

"ta gezojme! per hajr na qofte"smiley

po kur te mberrij i dyti, i treti e keshtu me rradhe, do na njoftoni mo?smiley

p.s me pelqen nicku i pruresit..Harabel, dmth nga familja e fluturakeve... ka lidhje te ngushte me helikopterat. ptandaj dhe lajmi..smiley

Sot paska nja dy prures shkrimesh me emra qe s'i kemi pare ndonjehere ketu.

Pashe sot njerin prej tyre. Po shkonte ne drejtim te gardes nga Liqeni.

Arrita te shkrepja kete foto:

img2012120401215.jpg

Olsi e paska shpine ne kat te pare ose te dyte .Pallat i para 90-es smiley

Zane dhe dajosh, kjo foto nuk eshte bere nga shtepia ime. Isha aty rastesisht per pune. Eshte shkrepur nga rruga.

Une pashe shtate njeheresh andej siper liqenit

7?? No way... smiley

U habita qe kishim shtate helikoptere smiley

Jo te gjithe franceze, sigurisht.

Per ate pune, per te pasur 7 i kemi ne, dhe me shume madje... po cudi qe i paskan ngrit te gjithe ne ajer... po mbase nga gezimi i madh qe i erdhi helikopteri i ri VIP..

24 vende i paska fiks sa per gjithe qeverine. Le te shpresojme qe mbledhja tjeter e qeverise behet ne ket helikopter ne fluturim por jo duke kaluar nga shpia e Olsit smiley

Oh ta gezoninismiley Ka ardhur ne kohe per permbytjet e Dhjetorit!

ncuk, hidrovoret e Lezhes kane 2 dite qe kane pjerv...

Apo ti thu per te cu qeverine me bo foto me fukarejt lokale?

Po edhe ajo bene, pse jo? Te gezohet populli! smiley Po avash njehere, se s'ka mbaruar akoma.

C'te thoja, po armatoset Sala deri ne dhemb ,per bashkimin kombtar?smiley

Po ti pse tallesh, apo shyqyr që je rehat vetë?

Ja edhe ne për inat tënd dhe të gjithë atyre që e kanë zili rritjen tonë që rritet me rritje rritëse, jemi duke evoluuar në qenie amfibe. Dhe jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët shtëpiake, lopë, qen, mace, kuaj, dhen e dhi, po punojmë t'i bëjmë amfibe. Po jo amfibe si bretkosa, gjysëm ore në ujë, e gjysëm ore jashtë ujit.

Do i bëjmë amfibe aftagjata, gjashtë muaj në ujë e gjashtë muaj pa ujë.

smiley Gjashte muaj pa drita, gjashte muaj me drita!smiley Ja pra erdhi shteti, ua solli helikopterin, te englediseni. S'i nuk u kenaqet njehere.smiley

Do ishte me interes qe keto 5 helikopter, te mos rrinin te perqendruara ne Tirane, por te shperndaheshin edhe per nevojat e popullates, ne raste urgjence, e s'do te ishte keq qe 1 te instalohej ne aeroportin e Kuksit, 1 ne ate te Vlores, 1 ne ate te Gjadrit, dhe 2 ne Tirane. 

Po aktualisht ekzistojne helikoptere per nevojat e popullates, aktualisht jane tre helikopteret e kuq te shendetesise qe merren me urgjencat shendetesore... sigurisht nese ata do te zevendesoheshin me helikopter me te mire pse jo.

Ky i pari me siguri ai per perdorim VIP do jete...

Gjate luftes se Bosnjes ka pas qarkulluar nji barcalete qe thoshte:

Alija Izetbegovic i kerkon Sali Berishes qe ta ndihmoje Bosnjen me avione luftarake, duke qene se te gjithe avionet e ish ushtrise jugoslllave i kish marre serbi dhe kroati.

"Po mire", i thote Berisha, "po ju dergojme nji MIG"

"Ou, nje MIG?" i thote Izetbegovic, "cfare te bejme ne me nje MIG, serbi ka njeqind".

"Mire, atehere po ju japim 2 MIG" i thote Berisha.

"2 MIG? Jane shume pak"

"Epo mire", i thote Berisha, "merrini atehere qe te tre"

EE po meraklive te batutave te filmave ...aroplan n'Marikaj moreeee smiley

Po cne qe Kane ble helikoptere ne France ? Italia Ben ca nga helikopteret me te mire ne bote , Augusta bell psh eshte kompani italoamerikane qe Prodhon helikopterin personal te presidentit amerikan. Plus qe kur u dha lajme per kte blerjen italianet nisen ca deputete ne shqiperi per sqarim. Dhe me te drejte se kan 20 vjet qe na falin zjarrfikse e ambulanca, pastaj habitemi kur fiat nge fabrikat ne Beograd .

Kontrata u bo me fracezet sepse berisha donte nje takim me sarkozy.Pra thjesht nje "qysh u dive " nga sarkozy berishes i kushtoi taksapaguesve shqiptare 78 milione euro.

Jo re...sa thjesht i bo llogarite ti.

Po ato sekserat francez ne Tirane, miqt e Zenit...kot ekzistojne?

Yep ma mori mendja nai pisllik I tille do ishte.

Nga nje ushti me me shume aeroplane per fryme te pakten ne rajon eshte katandisur ne ushtri qe gezohet se ka nje helikopter ushtarak, dhe vete hap shampanje imami kurse ajrin e kemi per nder qe na e patrullon miku yne i madh graqia.smiley

Per ajer na qofte.smiley

Nashi edhe ketyre po tu jape dikush aeroplane  falas behen ushtri me force ajrore.Veresie nuk ka me hije , bile   hyrja ne NATO e detyron Shqiperine qe te harxhoje para qe s'i ka per ushtrine.

Me fjalet e Kenos alba.....'kesaj dore te forte nje palle e forte I takon'.. 

Per cfare ushtrie e duan kete Helikopter ?

Nje date absurde e formimit te Ushtrise me 4 Dhjetor .Vetem se eshte ngarkuar per Mbrojtjen Derralla ne Qverine e pare Shqiptare . Ajo mund te jete date simbolike e Min.se Pare te Mbrojtjes , po jo Ushtrise Shqiptare .U perpoqen me njat Ahmetjen dhe nuk u doli se kishte Xhanare . Mbetej korriku Labinotit akti i Vetem Historik qe perfaqeson ushtrine . Asht e kamunizmit or tie smiley

Me qeshej kur pashe Salen ne Parade . Aq forca e me shume parakalonin para tij kur ishte Komisar Brigade i Universitetit dhe Sekretar Byroje i Organikes se Luftes .Vireni re me vemendje se si "nenqesh " kur vjen momenti  per Ushtri Historike ne fjalen e bajalldise smiley Eshte p""""" dhije per keto pune gjestikulacionesh smiley Del nga funksioni Sqapit !

Po me qesharaku nga te gjithe mu duk ai me GJUNKSH . Nje buf kenete i dhjamur pa pike shije qe se cfare llomotiti askush nuk e kuptoi .Pastaj nje burulesk me ushtare qe qelluan ne ajer "kunder helikoptereve qe fluturojne Ulet " smiley

E cfare estrade karnavalesh ! Ushtria me Helikoptere smileysmileysmileysmiley e Saliut dhe Nishanit

Ore z. Brad ...sikur nuk po e shoh shume Dylqinjene Saliut ne te gjithe keto davete Historike .Shkafja ka qe asht e Pezmatueme ? A din xha lum zotnia ? 

s'e paskemi harruar jo

I kane marre leje grekut per te vozitur ne ajrin tone me helikopter keta, apo jo? 

Ambasadori serb ne Nato ne Bruksel ka vrare veten.Thone shume i stimuar nga koleget e tij...mah...se çfryn nje ere....Milinkoviç......

Nje per VIP? A pak kane ne dizpozicion keto lloj VIP tone?

Pse nuk kane ble nja 10 helikoptere luftarak?

Po nejse, i gezofshim keto qe kemi ble smiley

Mua parada per 100 vjetor e ushtrise me la nje shije te hidhur. Ishin ca elemente qe mu duken shume regresive. 1- Uniformat e reja, sme pelqyen fare. 2- Hapi, mungesa e armatimit, dukeshin sikur kishin dale me be xhiro ne bulevard. 3- Organizimi skandaloz, parakaluan veten per 30-40 metra, vetem para tribunes, e pastaj zhdukeshin, pa asnje impakt per masen. 4-Mungesa e mjeteve fluturuese. 5-Vete parada zgjati me pak sesa ai demostrim alla amerikance, de disa djemve qe luanin me pushke. 6- Vete tribuna e organizuar harbutce, leqe nuk kishte mundesi per tu mbrojtur nga shiu, por ishin ngjitur te gjithe njeri pas tjetrit, e mundohesh gjithsejcili me menyren e tij te dilte sa me shume ne evidence per kamerat.  7- Pse nuk organizuan nje parade te mirefillte ne bulevardin Deshmoret e Kombit, qofte ne 28 qofte ne 4 dhjetor per publikun e gjere ?

M'duket se po bjen Mario Monti...hahah jajt udha mbare signor IMU....Nuk la takse pa shpik....

Ja lum si ju, ishalla ju vjen ndonje qeveri qe s'mbledh kokerr leku, prezenca jote ne shkoder do e nderonte jozefinin smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).