Pse duhet të pranojmë se ‘talenti’ i dikujt që shkruan tekste për një agjenci publicitare që reklamon ushqim për qentë dhe paguhet 100.000 dollarë në vit është superior ndaj talentit të një mekaniku makinash që fiton 40.000 dollarë në vit

Ka dy çështje që nevojiten të adresohen këtu. Së pari, pse duhet të pranojmë përkufizimin që kultura jonë i bën këtyre dy faktorëve? Pse duhet të pranojmë se ‘talenti’ i dikujt që shkruan tekste për një agjenci publicitare që reklamon ushqim për qentë dhe paguhet 100.000 dollarë në vit është superior ndaj talentit të një mekaniku makinash që fiton 40.000 dollarë në vit? Kush mund të thotë se Bill Geitsi punon më shumë se pjatalarësi në restorantin që ai frekuenton, ose se drejtori ekzekutiv i një spitali që fiton 400.000 dollarë në vit punon më fort se infermieria ose një punëtor i spitalit që fiton 30.000 dollarë në vit? Presidenti i “Boston University” fiton 300.000 dollarë në vit. A punon ai më shumë se personi që pastron zyrat e universitetit? Talenti dhe puna e palodhur janë faktorë cilësorë që nuk mund të maten në mënyrë sasiore. Përderisa nuk ekziston një mënyrë matjeje sasiore, ne pranojmë masën që u jepet nga personat që përfitojnë prej saj. Më kujtohet Fiorelo Laguardia që duke folur në Kongres në vitet 20’-të, kundërshtoi pagesën e një fature prej të cilës do të përfitonte sekretari i Thesarit, Endrju Melon, duke hedhur dyshime nëse Meloni punonte më shumë se një shtëpiake në Harlemin Lindor të cilës i duhej të rriste tre fëmijët e saj me të ardhura minimale.

Si mund ta matim talentin e një artisti, muzikanti, poeti, aktori dhe novelisti, shumica e të cilëve në shoqërinë tonë janë të paaftë për të fituar para të mjaftueshme që t’i mbijetojnë talentit të udhëheqësit të ndonjë korporate. Sfidoj këdo që mendon se mund të masë cilësisht, cilësinë e talentit dhe të punës së palodhur. Kjo është një nga përgjigjet e mundshme ndaj sfidës time; orë pune vs orë pushimi. Po, kjo është një mënyrë e përshtatshme sasiore. Nëse përdorim këtë standard atëherë një shtëpiake duhet të paguhet më shumë se shumica e drejtuesve të korporatave. Dhe punëtorët që bëjnë dy punë – të tillë ka me miliona- e që praktikisht nuk kanë fare kohë të lirë, duhet të shpërblehen shumë më tepër se drejtorët e korporatave që mund ta zgjasin pushimin e drekës deri në dy orë, t’i kalojnë fundjavat në plazh dhe pushimet vjetore në Itali.

Këtu më lind një pyetje e dytë: Pse duhet ‘talenti dhe puna e palodhur”, edhe nëse mund t’i matim cilësisht, të shërbejnë si kriter shpërblimi (para të fituara). Jetojmë në një kulturë që na mëson se kjo është një e vërtetë e ardhur nga parajsa, ndërkohë që në të vërtetë i shërben interesave të të pasurve, veçanërisht nëse kemi parasysh se janë ata që kanë përcaktuar për ne si ta përkufizojmë ‘talentin dhe punën e palodhur’. Pse të mos përdorim një tjetër kriter për caktimin e shpërblimit? Pse të mos i shpërblejmë njerëzit në varësi të kontributit të tyre ndaj shoqërisë? Në këtë mënyrë, punonjësi social që kujdeset për fëmijët ose të moshuarit, mësuesi ose artisti, do të meritonte më shumë para se drejtori i një kompanie që prodhon mjete luksoze sportive, dhe sigurisht që do të meritonte më shumë para se drejtori i një kompanie që prodhon bomba, armë nukleare ose substanca kimike ndotëse. Por, akoma më mirë, pse të mos përdorim si kriter për të ardhurat shumën që njerëzve u nevojitet për të bërë një jetë modeste, dhe përderisa të gjitha nevojat bazike njerëzore janë të ngjashme, atëherë nuk do të kishte një diferencë ekstreme për sa i përket të ardhurave. Gjithkush do të kishte mjaftueshëm para për ushqim, strehim, kujdes shëndetësor, edukim, argëtim dhe pushime.

Sigurisht që ka një objeksion tradicional sipas të cilit nëse nuk i shpërblejmë disa njerëz me të ardhura të tepërta, shoqëria do të shkatërrohet, se progresi varet nga këta njerëz. Argument i dyshimtë! Ku e gjejnë argumentin se njerëzit kanë nevojë për të ardhura marramendëse që të motivohen të bëjnë gjëra të rëndësishme? Faktikisht, kemi argumente të bollshme për të treguar se fitimi motivon drejt sjelljeve jashtëzakonisht shkatërruese. Ekonomia do të përqendrohet në prodhimin e sendeve më fitimprurëse, prandaj në vend të qendrave të kujdesit shëndetësor paratë do të investohen në prodhimin e armëve nukleare nëse fitimi këtu është më i madh. Njerëzit bëjnë gjëra të mrekullueshme (mësues, mjekë, infermierë, artistë, shkencëtarë, shpikës), pa stimuj të mëdhenj financiarë. Sepse ka forma shpërblimi të tjera përveç atij monetar që i shtyjnë njerëzit të prodhojnë gjëra të dobishme – shpërblimi i të qenit i vetëdijshëm se po i shërben shoqërisë, shpërblimi i fitimi të respektit të njerëzve që ke përreth. Nëse nevojiten stimuj për disa lloje punësh, atëherë këto stimuj duhet të shkojnë për njerëzit që bëjnë punët më të padëshirueshme dhe të pakëndshme, për t’u siguruar që edhe këto punë të bëhen. Unë kam punuar si profesor kolegji. Kjo punë ishte më e këndshme krahasuar me punën që bënte burri që vinte të pastronte zyrën time. Mbi bazë të ç’kriteri (me përjashtim të atyre të krijuar artificialisht nga kultura jonë) unë kam nevojë për më shumë motivim monetar se ai? (Kjo vlen edhe për profesorët e ligjit!)

Një tjetër argument: Edhe nëse ju mund të tregoni talentin e duhur dhe të punoni fort, të përkufizuar në mënyrë krejt budallaqe nga kultura jonë, për të fituar të ardhura të larta, lind pyetja ç’lidhje ka kjo me të miturit? Ata nuk kanë pasur mundësinë të tregojnë ‘talentin dhe punën e tyre të palodhur’, prandaj pse disa duhet të rriten në luks dhe të tjerët në varfëri? Pse foshnjat e pasura duhet të jetojnë dhe të varfrat të vdesin (vdekshmëria foshnjore prek kryesisht të varfrit)?

Në rregull, të tregohemi pak praktikë! Ne jemi, sikurse ju pohoni, shumë larg të qenit një shoqëri egalitare, por ne sigurisht që mund të lëvizim drejt saj përmes taksimit progresiv të të ardhurave, përmes një niveli minimal të ardhurash të siguruara nga qeveria, përmes sigurimit të kujdesit shëndetësor, edukimit dhe strehimit për çdo familje. Njerëzit (zakonisht ata me të ardhura të larta) të cilët shqetësohen nga të ardhurat e barabarta, mund t’i shtendosim duke thënë se barazia absolute nuk është as e mundshme dhe as e dëshirueshme, por diferencat pasurore dhe në standardin e jetesës nuk duhet të jenë ekstreme. Duhet të ketë një standard minimal për të gjithë, veçanërisht për fëmijët që janë viktimat e pafajshme të këtij filozofimi mbi pronën dhe pasurinë.

*Howard Zinn (1922-2010) ka qenë akademik, historian, shkrimtar, dramaturg dhe aktivist social. Përpara dhe gjatë veprimtarisë së tij si profesor i shkencave politike në “Universitetin e Bostonit”, nga vitit 1964-1988, ai ka shkruar mbi 20 libra përfshi edhe librin e tij më të njohur “Historia e Njerëzve të Shteteve të Bashkuara”.

E-Zani

21 Komente

Ne ditet e mia me "rebele" librat e tij i kam lexuar, A People's History of the USA e kam akoma ketu perballe kompjuterit nga po shkruaj. 

Fatkeqesisht nuk e besoj me argumentin e tij. Nuk ka pse ta pranoi as une e as ai se sa i vlefshem eshte talenti i dikujt. E percakton tregu, dhe tregu nuk eshte dicka abstrakte. Jane nevojat e njerezve ne jeten e perditshme. Ata qe plotesojne me shume e mire nevojat e njerezve fitojne me shume. Dhe njerezit motivohen nga ky fitim, marramendes ose jo, qe i ben ata te shkojne perpara. 

kesaj i thone te mohosh supply-side ashiqare (shaka rreshkitese se nuk kam deshire t'i hyj debatit te zakonshem mbi nevojat e njerezve).

dhe e keqja eshte qe mund te kesh perseri nje vizion te majte te botes edhe duke pranuar se incentivat ekzistojne

incentivat..

Cfare kategorie jane keta ? Sikur nuk i permend ky me kete artikell ? Cfare talenti kane keta ? C'thote ai libri qe ke para ekranit ?

Sigurisht që ka një objeksion tradicional sipas të cilit nëse nuk i shpërblejmë disa njerëz me të ardhura të tepërta, shoqëria do të shkatërrohet, se progresi varet nga këta njerëz. Argument i dyshimtë! Ku e gjejnë argumentin se njerëzit kanë nevojë për të ardhura marramendëse që të motivohen të bëjnë gjëra të rëndësishme?

Po ik tani se nuk eshte muhabet per ty ky. Kur te dale prap ndonje lajm per Babasqepin atehere kthehu prap. 

Kesaj i bie qe njerezit te jene te barabarte (ambicie, iniciative, imagjinate, nevoja) Dhe te punojnete gjithe ne shtet(ose t'ua percaktoj shteti apo ndonje burokrat se sa duhet te paguhen). Hem, sec me kujton nje kohe kjo ide.

smiley

Nuk me shqetson ...Tangerlleku dhe pretendimet per "profesor " jane shume me teper se nje Emer . Po ide te tilla nga ata qe pretendojne se "jane ekonomiste mer Jahu " i ka trajturar shoku Enver smiley qe ne kohe te prordhes me tezen "Gershera do vije duke u ngushtuar ( mbyllur ) kur ishte fajla per raportet midis te ardhurave te kategorive te ndryshme .Dhe e mbylli pa incentiva "Shperblimi sipas Punes , nuk eshte kurre i barabarte "

Tani ku e ke incentiven e re me qe ...Po ik tani se nuk eshte muhabet per ty ky

Do ma falesh kete krim qe kam bo Drizo, po librat e Enverit nuk i kam studiu. Duke dit se ne ca gjendje na e le Shqiperine kur iku them se e kam bere mire, po ti hapi dhe njehere se nuk thone kot qe perseritja eshte mema e dijes...

Filozofia e ketij Zinn me pelqeu. Kam menduar gjithmon per shperblimet dhe bonuset e medhaja qe perfitojne drejtore firmash, bankiere, politikane te ndryshem, dhe e çuditeshmja qendron se shum prej ketyre marrin shuma marramendese jo se kane ndonje sukses te veçante, perkundrazi, perfitojne per gjendjen e mjeruar ne te cilen çojne firmen, banken e tyre. 

ziel

Kjo eshte dhe ironia me shume, jo te gjitha, nga sindikatat ne Amerike. Perpara disa ditesh, ne qytetin ku jetoj, ishin bllokuar rruget nga mesuesit te cilet nuk binin dakord me kryetarin e bashkise mbi pagat dhe te drejtat e shkollave te reja jashte sistemit. Nuk donin qe ato te fundit te perhapeshin, dhe meqenese ato kane rezultate me te mira nga shkollat publike.

Nxenesi mesatar urban, ne shkolla publike, ka prinder me minimum wage. Me te pasurit i dergojne ne private, ose ne "suburbs." Mesuesit paguhen diku tek tre-kater fishi i pages minimale. Ne shumicen e sistemeve, nuk varet nga zotesia, por nga vjetersia... Si nuk i shkonte njeriut mendja kjo diferenc e madhe, sidomos kur ata ne minimum wage jo qe nuk kane paga te larta, por as collective rights per mbrojte, paguhet nga klasa me e dobet.

Ne rast se kishte sindikata per ata qe punojn ne retail apo food service, pa problem do ti mbeshtetja... por me ata qe jane nje klas me lart nuk kam shume simpati.

Po kjo qe po jetojme ne sot quhet "lufte e klasave" e mirfillte.

Pse duhet të pranojmë se ‘talenti’ i dikujt që shkruan tekste për një agjenci publicitare që reklamon ushqim për qentë dhe paguhet 100.000 dollarë në vit është superior ndaj talentit të një mekaniku makinash që fiton 40.000 dollarë në vit?

Sepse dikush eshte gati te paguaj ate qe shkruan tekste ne nje agjenci publicitare $100,000, por dikush nuk eshte gati te paguaj mekanikun $100,000.

 

Pse të mos i shpërblejmë njerëzit në varësi të kontributit të tyre ndaj shoqërisë?

Ne menyre indirekte eshte shoqeria qe paguan pagat e njerezeve. Futbollisti qe paguhet miliona nga skuadra, paguhet miliona se njerez paguajn midis biletave/te drejta televizive/reklamimive ne bluza. Mbase do qe me mire qe njerezit ta urrenin sportin, dhe te dashuroheshin me punen sociale, por ja qe, sic duket nga pagat, nuk eshte ashtu. Dhe Monda ketu per shembull, perseri e ka pakez pik te dobet ate Bayernin.

pranej na lane pa NHL sivjet. Kot nuk ka thene ai i pari:
- ca te bo parja nuk ta bo as xhibi!

Pse duhet të pranojmë se ‘talenti’ i dikujt që shkruan tekste për një agjenci publicitare që reklamon ushqim për qentë dhe paguhet 100.000 dollarë në vit është superior ndaj talentit të një mekaniku makinash që fiton 40.000 dollarë në vit?.."

Sepse  cilesia e mire apo e dobet  e asaj reklame do te thote se firma qe shet ushqim per qente fiton miliona me shume apo me pak .Njerezit qe jane ne gjendje te kuptojne se cfare duan ,mendojne apo ben me shume efekt ne pronaret e qenve jane me te pakte e me veshtire per tu gjendur se sa mekaniket e makinave.Pagat i nenshtrohet ligjit te oferte kerkeses si cdo mall tjeter.

Alba me shtruar smiley 

Mundohesh gje te shpjegosh pak   edhe Ligjin e Kerkese Ofertes ku u perfshikan dhe Pagat . Mos eshte pak a shume si perfytyrimi Xhibit per seksin "Ofron qe te marresh" ? Ofro me shumeqe te marresh meshume .Sepse ne shqip ne kemi paqartesi per ca terma .Psh me shume eshte edhe Numer edhe Madhesi sendi . Sipas kesaj te fundit del se Xhibi e ka drejt kur thote qe nje faqegjere dhe bje Cicliete marrin me shume sepse ofrojne me shume . Apo eshte krahsim jo i vjere dhe s'eshte per mua kjo fushe ?

Mundohesh gje te shpjegosh pak   edhe Ligjin e Kerkese Ofertes ku u perfshikan dhe Pagat"

Nese ti je psh nje shkencetar raketash me nje barre mend po ka vetem 5 vende dhe ka po 100 te tjere po aq te mencur sa ty rroga do te vertitet rreth nje niveli te caktuar.Nese eshte e kunderta dmth ka nje 100 vende pune dhe ka vetem 5 aplikante ajo do te rritet.Kreret e industrise ka kohe qe luftojne per rritjen e kuotave te emigrimit ne shba te inxhiniereve te huaj   te kualifikuar pasi kerkesa eshte me e madhe se sasia duke bere qe pagat te rriten si pasoje edhe kostot e kerkimeve shkencore gje qe e ve industrine amerikane ne disavantazh ndaj atyre te vendeve te tjera.

Shume shpjegim Interesant . Sipas kesaj  del se ne se ka dhjetra te mencur per Postin e nje Kryeministri por pranohet me i Marri ai do marre nje rroge te vertiteshme aty ketu . Po pati pese kerkesa per pese shtete si ne dhe vetem Dy aplikojne (sindozot i kemi ) ose pranohet per Mbret vetem nje rroga do rritet . Vone Alba . Me vjen gjume dhe... neser do te kerkar prap ndihme per cpengime .

Flm !

ky eshte pak a shume shpjegimi i adam smithit.kot nuk quhet tregu i punes.Njeriu shet aftesite e tij , disa prej te cilave cmohen me shume disa me pak.puna eshte mall ka thane karl marksi.njerezit psh mund te rrojne pa diamante po pa uje nuk rrojne dot .megjithate nje liter uje kushton shume pak (nese nuk je ne shkretetire) ndersa nje cope diamant kushton qimet e kukes.

Mirmengjes .Do i bi shkurt dhe do e le topin nga ty . Pagat nuk i nenshtrohen ligjit te Kerkeses dhe Ofertes sepse nuk jane Mall . Jane tregues .. Si tregusi kryesor i sasise dhe  cilesise derdhur trupezuar ne produkt , ne objekt ne sherbim , ne sakrifice ( kozmonautet , ne teresi Ushtrite ) etj ajo shprehet ne kembim , ne vlere qe merr emrin Page . Psh ne USA ne te gjithe shtete ka nga nje Ligj qe percakton nje minimum page FIKSE pa qene nevoja te keshe detyrim per kerkese oferte .Dhe kete Fikse di ta ndash nga DETYRIM .etj etj qe na i ke bere mesim . Me pas vijne "komisionet e atestimit " smiley ose Master digri , dok prof sh Memia e E.Gjana  qe ndikojne per page me te mire pa ua patur  NEVOJEN jo Tregu por dhe pa u ofruar njeri as nje lloj Pune,  pervec aftesive per te ULURITUR ne Tregun e te Marrit ! 

Ka shume e shume faktore per te folur per te qe jam 1000% i bindur se ti i di por .....puna eshte mall ka thane ...

Nuk e besoj Marksi . Mundet Bideja i babasqapit . Karli ndoshta ka thene Puna shndrrohet ne Mall smiley

Me pak llafka ai Burri me siper i artikullit me aq sa eshte paraqitur nderhyn ne Shperndarjen e te ardhurave te shprehura edhe nepermjet ( kryesisht ) Pages. . Kjo eshte nje pamje jo vetem Lirike e "vizionare "e mjte  per disa qe rrojne akoma me A.Smithin etj . Kush jeton ne jeten Reale e shikon se kjo , Shperndarja , eshte Celesi qe hap dyert per nje shoqeri me Humane dhe ne nje stad me te Larte Qyteterimi . Eshte e pashmangeshme qe do NDODHE . Se si ...kete do e tregojne Reformatoret qe jane midis Ekonomisteve dhe Politikaneve por nuk besoj ta gjeme tek ekonomistet e PPU -se smiley . Neqoftese i vishet nje Kostum i MAJTE kjo ka te beje me te tjera gjera . . Kryesisht mendoj  intuiten dhe inteligjencen Kush e kap i Pari dhe e Perfaqeson nga grupimet qe perfaqeson . Finalja per pune te Barabarte -page te barabarte eshte Propogande ! 

Dhe te fundit e kam do te jem mirnjohes po me shpjegove dy thenie dhe mbetem shume i qarte edhe per intecitivat smiley

Bideja : Jo Jo .Ju jeni kunder Projektit Berisha se ai eshte Vizionar .

Vete babasqapi ... Po Po ..Ne rritem Pagat e pensionet zotrie ...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).