Mbrëmjen e së enjtes u ndanë në Teatrin Kombëtar në Tiranë çmimet kombëtare të Letërsisë që vlerësojnë autorët dhe veprat e tyre gjatë vitit 2011.

Shkrimtari Visar Zhiti u vlerësua në këtë edicion me çmimin e madh të letërsisë për prurjet në nivel të lartë artistik e estetik që ka përcjellë në Letërsinë bashkëkohore shqipe, nëpërmjet korpusit letrar të veprës së krijuar prej tij. 

Gjatë dorëzimit të çmimit, Ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, u shpreh se shkrimtari Visar Zhiti, më tepër se një çmim për karrierën meriton një çmim për vetë jetën e tij. 

Shkrimtari i njohur Zhiti, duke falenderuar jurinë për vlerësimin, u shpreh se ky çmim është një dëmshpërblim shpirtëror nga Shqipëria e re për vuajtjet e tij. 
Në këtë mbrëmje kushtuar letërsisë, juria e përbërë nga personalitete të njohura të letrave, nën kryesimin e Amik Kasoruhos dhe anëtarëve Sali Bashota, Eqerem Basha, Ali Aliu, Arjan Leka, Mimoza Hysa dhe Gentian Çoçoli, vlerësuan me çmime 10 autorë dhe përkthyes. 

Në këtë edicion, një vëmendje e veçantë iu kushtua poetit Ali Podrimja, i ndare nga jeta pak muaj më parë. Me kërkesë të Ministrit të TKRS-së, Aldo Bumçi, Podrimja u vlerësua nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me titullin e lartë " Nderi i Kombit". 
Me çmimin "Petro Marko" për vitin 2011u vlerësua shkrimtari Zija Çela për romanin “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”. Me çmimin "Mitrush Kuteli" u vlerësua shkrimtari Moikom Zeqo për vëllimin me tregime “Klepsidra”. Çmimi i poetit që mban emrin e "Lasgush Poradecit" iu dha poetit Rudian Zekthi për vëllimin me poezi "Panair". 

Ndërkohë studiuesi Shaban Sinani u vlerësua me çmimin "Faik Konica” për veprën studimore "Camaj i paskajuar". 

Çmimi "Gjergj Fishta" kushtuar eseistikës iu dha shkrimtares Mira Meksi, për librin eseistik “Leximi i ndaluar dhe shkrimet e fshehura”. Me çmimin "Fan Noli" u vlerësuan përkthyesit Bashkim Shehu e Edlira Hoxholli për përkthimin mjeshtëror të veprës “Nokturnet e Kilit”. Ndërkohë një tjetër çmim për përkthimin që mban emrin "Jusuf Vrioni", iu dha përkthyesit të njohur Aleksandër Zoto, për kontributin e gjithanshëm në përkthimin dhe promovimin e dhjetra shkrimtarëve dhe veprave të letërsisë shqipe në gjuhën dhe kulturë franceze. 

Një tjetër çmim i rëndësishëm ishte dhe ai për shkrimtarët debutues që mban emrin "Migjeni", me të cilin u vlerësua Plator Ulqinaku për vëllimin poetik “Libri i qëndresës”. 

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar këtë edicion dhe letërsisë për fëmijë, duke vlerësuar me çmimin “At Donat Kurti” shkrimtarin Ruzhdi Gole për librin “Kureshtja për t'u rritur”, si një hop emancipues i zhanrit të letërsisë sonë për fëmijë dhe të rinj. 
Ky edicion i Çmimeve Kombëtare të letërsisë, në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, pati përfshirje nga të gjitha trevat shqipfolëse. Si në përbërjen e jurisë, ashtu dhe shkrimtarët e përzgjedhur, ishin nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

10 Komente

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar këtë edicion dhe letërsisë për fëmijë, duke vlerësuar me çmimin “At Donat Kurti” shkrimtarin Ruzhdi Gole për librin “Kureshtja për t'u rritur”

Ruzhdi Gole ka qene mesuesi im i gjuhes shqipe per nje vit e gjysem ne tetvjecare.smiley

pasojat duken

Dhe ti dukesh qe e ke pikasur.

wink and smile smiley

Spaskan fillu vjetore ankesat akoma..
Urime.

urime visar

Talent i vecante dhe me kulture. Urime Visar!

E meriton: çmimi i vetëm që nuk kuptoj është ai që i kanë dhënë 'Tan Fugës. Nejse.

 

urime zotit Zhiti!

 

pse per vitin 2011, keshtu funksionon    ndarja e cmimeve ne letersi?    pyes ngaqe,  ne pergjithsi,  cmimet qe ndahen ne fund te vitit, jepen  per  vitin aktual.

   Me bind vizioni i hapur historik, per ta rrokur  universin letrar  shqiptar, prej  ministrit Bumçi, e stafit te tij .Madje edhe ne nje kontekst me te gjere, mbase Ballkanik pse jo dhe ...Evropian...

   Jo thjesht ne rrethin e gjere te çeshtjeve qe ka bere objekt konkurimi, por ne radhe te pare  ne thellesine dhe metoden e analizes se veprave ne konkurim, ne risine metodologjike, ne mjeshterine e analizave.... qe dha si orjentim, ne ate fillim procedure, sidomos  te ideve,  per formen dhe poetiken e zhanreve letrare, e ne menyren me te veçante per vleresimin ne pasurimin me ide te reja te veprave te paraqitura, si pasoje e zgjidhjeve  shkencore qe duhet te jepnin dhe qe dhane ose  te tezave  te reja qe na shtruan, te cilat, me paderman "do ti hapin udhen "... xhvillimit te metejshem  te mendimit.....  shkencor ne fushen e letersise....

    Nje  sukset te kesaj permase e ka patur dikur .....vetem grupi letrar i kooperatives se.... Bubullimes.

 Visarit, atij mund ti jepnin cilindo çmim per vuajtejet e tij,  por une e  kam fjalen per letersine...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).