Poezi

 

DISKU

Ah si sillet rrotull bota, 
Si një disk i madh muzike. 
Si nuk bëhet copa-copa 
Nga acar i kësaj dite. 

Oh si frynë kjo erë e ftohtë, 
Nëpër sy e nëpër zemra, 
Na ka tharë, na ka bërë kockë 
Sy pa gjak, e gjak pa ëndra. 

Po do të vijë një ditë PENDIMI 
Në mëkate do të jetë bota, 
Si një disk i keq muzike 
Do të bëhet copa-copa! 

Si feniksi do të rritet 
Nga gërmadhat sërish bota 
Le të vijë pra ai mëngjes 
Kur do bëhemi copa-copa...

 

NJE NATE E KOHEVE MODERNE

T’i vras sonte gishtat me këta rrjeshta,
Që rrokullisen në theqafje shpateve të shpirtit,
Apo të pres se mos hesht shtrëngata

Që ka shpërthyer tash e mijra vjet?

Të pres nuk mundem: ajo s’ka për të heshtur,
Se a s’është i vranët qielli si mënxyra,
Apo s’i shikoni si po thahen gonxhet
E njeriut, që mijëra vjet luftoi me SELEKSIONIN?

Nata qe e errët; unë pash qiellin,
Sa menxyrë dhe tmerr! Po rrihen yjtë,
Atje larg te Kashta e Kumtrit me njëri - tjetrin.

 

Unë vendosa! Do të shkruaj një kronikë të kësaj nate në fletore,
Se plagë të bukura hapen në duart e mia.

1986

TRETJA NE DETE

Tani po tretem i tëri në ditën e hirtë,
E hirtë si pluhuri i trashë në ditën e nxehtë,
Duke shkruar kronika dora po tretet ngadalë,
Veç mjegullës, hapësira e tëra është mbushur me fjalë,
Me fjalë fyryfyçka, të trasha, sa spata s’i pret
Dhe dora, dora ime e dashur, e tëra m’u tret!

Pa dorë të mbetem, s’e di; ç’do bëhet me mua?
Pa shkruar kronika, s’e di, a rrohet pa zjarr?
Pa zjarrin e mirë bubulak; po tretet kjo dorë,
Ngadalë venitet ngadalë si bora në Maj,
O zot! Ky pluhur i trashë si tallash po më mbyt,
Veç kockat kanë mbetur në dorë, në kokë kanë mbetur sytë!.

Nuk rroj pa shkruar kronika, kronika në ditën e zymtë,
Kam lindur i tëri si provë, dhe sot po tretem,
Të tretem nuk dua, nuk dua, veç eshtrat në dorë i kam,
Fosfori po bie nga palca, e gishtat fyej m’u bënë,
Skaj detit po tretem ngadalë, i lidhur nga vala e kaltër,
Fyejt e gishtave kërcasin në rërën e ashpër.

Skaj detit kam lindur dikur i vogël si lëmsh,
Si lëmsh i vogël drite jam rritur me shpresë,
Tani po tretem i tëri, filli po ikën ngadalë,
Hapsira është mbushur me mjegull, deti është mbushur me zjarre,
Kronikën e fundit ne rërë e keni të shkruar,
Ndrësa unë tretem ngadalë, nga rëra kockat mbuluar…
 

 

MATERIA JOTE DIKU NDODHET 

I
O vëlla,
Për ty sonte do të pi kupën e frymëzimit,
Nuk e di a më dëgjon, se je larg,
Por e di, materia jote diku ndodhet,
Diku, diku, në një pikë të rruzullimit.

Të kujtohet besoj kur ne flinim përjashta në netë vere,
Bashk vëlla i numronim yjet;
Për tetë minuta më thoshe vjen tek ne drita e diellit,
Por yjtë janë larg, ja shiko, plot është mbushur kupa e qiellit.

Të kujtohet besoj kur më thoshe se eshtrat tona kanë fosfor,
E kur të vdesim eshtrat tona do të bëhen xixellonja,
Por ne nuk e kishim frikë vdekjen
Se ajo në të vërtetë nuk egziston.

II

Nuk e shikoni vëlla, në horizont duket një pikëpyetje,
E stërmadhe sa Keopsi dhe Himalajat,
Me pikën rrumbullake si gjarpër në fund të këmbëve?

Por s'ka gjë, materia jote diku ndodhet,
Nën lakun e pikëpyetjes që ka rrethuar globin,
Dhe eshtrat tona kanë fosfor
E xixellonjat në buzëmbrëmje fluturojnë nëpër lule.

Sa natë moderne! Me modernja e netëve të këtij globi,
Por prap natë është, yjtë janë larg. Hëna është e zbehtë,
Per tetë minuta vjen tek ne drita e diellit,
Na mbetet vetëm fosfori i eshtrave tona!

Sa nate moderne!
Por prap materia jote diku ndodhet.

 

1985

 

TRETJA E BEBES 

Si tretet një bebe e vogël ju nuk e dini,
Dhe flokët i mbeten mbi bar si ashkël e thatë
Dhe tretet si shkuma e bardhë në agun e fundit,
Dhe kockat e buta kërcasin kur këmba e madhe,
Shëtitje ka dalë e dehur dhe qesh me të madhe,
Siç qeshin ngahera këpucët e bëra me shollë.

Një vesh i vogël si bulëz barit vrapon,
Me hapin e bebes kapet pas fijes së barit,
E flokët kanë mbetur pa kokë në mes të livadhit.

E tëra kjo bebe u tret pa qarë njëherë,
E bebet e vogla nuk lindin si pikat e ujit,
Pa bebe ka mbetur livadhi i mbushur me bar...

 

Uje blu

Ujë blu pi kali në lumin hënor,
Ju vinit të fshehur në shpatin e malit
Unë endja ngadalë pëlhurën e zjarrtë 
Dhe djersët i fshija në jelën e kalit.

Pastaj në faqe atë grykën e ftohtë
Dhe sytë i picërruat pa pikën e turpit!
Mbi gjoksin lulëkuq të vajzës së gjorë.
Më hodhët të mekur si zogun e fatit.

Ju ikët të fshehur në faqen e malit,
Të dehur me trupin e vajzës së gjorë.
Në jelën e kalit u dogj pëlhura,
Ujë blu pi kali në lumin hënor...

 

FLOKËT E KREHUR SI ZJARRI

U nisa të bredh si xanxari në ditën e hirtë
Me flokët e krehur si zjarri, mbushur me zjarr,
I fundit kam mbetur dhe pres në radhën e gjatë
Të blej fitoren e hidhur të rradhës së dytë.

Më thanë: Bredharak i çmendur i mbushur me gjëmba, 
Përse trumbeton pazarit si zogu me sqep,
Pale! Je bir trashgimtari i etur për fjalë, 
Gjithë ditën e lume ti thua ca llafe pa cak,
Ngadalë bredharak!

Pas mesit të natës kam mbetur te pragu i shtëpisë, 
Me dy fletushka të bardha, dhe dy poezi.
Me flokët e krehur si zjarri, i mbushur me zjarr,
Pres mëngjesin fatlum të lidhur me dritë….

53 Komente

Shume te bukura poezite Ed. Me intrigove pak me keto datat dhe desha te dija dicka me shume rreth teje.

Kudos.

winking thumbs up smiley

Poezite ishin te thjeshta dhe me kuptim. Ia vlente ti lexoje. 

Faleminderit PF, faleminderit Pjer,

Nuk mund te them ndonje gje te vecante, vetem se shumica e ketyre poezive eshte shkruar para vitit 1990. "Tretja ne det" eshte shkruar ne Mars te vitit 1991, ne kohen e eksodit te madh me anije drejt Italise. Me kete poezi jam perpjekur te shpreh dhimbjen e atyre diteve, dhe jo vetem. Mbase ka nje lloj disidence... por une keto poezi i kam ruajtur fort nga syri i mprehte e Sigurimit te Shtetit!

Faleminderit!

Pikerisht aty tek para 90 ta kisha llafin... Mbase ke me shume te asaj periudhe dhe na i sjell nje here tjeter. Jam i interesuar pasi kam shkruar dhe vete goxha ne ate periudhe, ashtu si edhe shume te tjere, por qe fatkeqesisht per shkak te rrethanave nuk e lexonim dot njeri tjetrin. Vertet qe do kisha qejf te kishim nje si lloj antologjie te poezise underground te viteve 80. Dhe te tuat me duken te denja per cdo lloj antologjie.

Kjo do ishte interesante PF, poezite e para 1991, te 1970 deri ne dhjetor 1990. 

Patjeter Pjer. Po qe se njeh edhe ti dike qe shkruante pa i botuar asaj kohe, thuaji te na sjelle dicka ketu.

Me vjen keq qe qenke shum i painformuar, se une kam shkruar tek VQ per kete problem. A mund ta di, kur je kaq i interesuar per veprat disidente, pse nuk e lexon VQ, çfar humbet ti, ti vetem fiton. 

Pjer, me jep nje lidhje si te gjej VQ-ne, pasi kam pare se i referohesh shpesh. E them vertet kete, jam kurioz te lexoj per temat e tua. 

Ed, mund ta gjesh tek Shtepia e Librit, ose ne disa librari te kryeqytetit dhe qyteteve te tjera kryesore. Ti kur do te shkosh ne Shqiperi. 

O Pjero, po ne po bejme muhabet o burre! smiley Plus qe ne te Amerikes jemi te mbingopur nga ky marketingu agresiv qe ben ti se i kemi 7/24 verdalle keshtuqe sa nigjojme reklama e kthejme celesin off. 

Nejse, s'kam gje kundra VQ, vetem se kam nje liste shume te gjate me libra qe e kane vene shishen e qumeshtit dhe gurin e mbeshtjelle me gazete vite me pare. smiley Duke pa duke bo.

I dashur, nuk po bej fare reklam ne kete rast, thjesht te sugjerova, meqe u tregove i interesuar per poezit disidente. Une kam folur pakez per poezite e vellait, te cilat ai i ka botuar me vone ne librin " Pa titull ", dhe ne VQ tregoj se si ai i morri me vete kur u fut ne ambasaden gjermane. Kaq. Ketu s'ka reklame, thjesht tregoj e sugjeroj per diçka qe tjetri tregon interes. Aaa, po te mos kishe treguar interes, dhe une nuk e hapja muhabetin e VQ smiley

Kam poezi te asaj periudhe. Ne te vertet ka dicka qe shpesh me ka vene ne mendime: heshtja vrastare e kritikes letrare. Sot edhe ata pak njerez qe marrin mundimin te shkruajn dicka per letersine (Kritika dhe kritiket!) zgjedhin te shkruajn per Bogdanin, per Kadarene, Lasgushin ose Camaj. Jo se kam dicka kunder ketyre autorve, perkundrazi! Por ne kete menyre mbetet plotesisht ne hije letersia e re shqipe, edhe ajo qe eshte shkruar ne vitet 80-90, edhe ajo qe shkruhet sot e gjithe diten. Kete qe po e them ketu e them me bindje te plote, kam prova se poet dhe shkrimtar shume te mire vazhdojne te jene ne hije, thjesht sepse kritika nuk denjon te merret me shkrimtaret dhe poetet e ri te letersise shqipe.... Kulmi eshte sepse ka ndonje parathenie e shkruar vetem me "levdata" qe te te bejne te dyshosh tek inteligjenca njerzore...

Nejse, e thash kete se mbase ia vlen ta diskutojme.

Ed, jo te gjitha poezite e viteve 70-80-90 te pabotuara, mund te jene disidente. Disidente mund te quhen ato qe atakojne regjimin, politikanet, sistemin e asaj kohe. 

kush shkrun (se i del nga barku e s'e ma dot), nuk e rruan per kritiken.

sic edhe kritika nuk e rruan (dot edhe me dash) per sa veta marrin lapsin dhe guximin ne komplotin e lashte kunder letres  (i nenshkrumi e ka at ves po ashtu). ne cdo 1.37 shqiptare qe dine me radhit germa, njeri shkrun sot. thene me ndryshe, nder 137 shqiptare, 100 jane shkrimtare. Te mos jesh shkrimtar sot, do te thote ose te jesh hundeperpjete, ose devijant. Pra te qenit shkrimtar shqiptar, para se gjithash eshte kthyer ne ceshtje modestie. Ne nje kuptim, eshte shume me veshtire te mos jesh shkrimtar sot se sa te jesh. Dhe te gjithe ata 100 te zgjedhur nder te 137-et, kan besim te patundur qe jane davidet e letrave shqipe. Me gure ne traste i ke te gjithe.

ps. kadare, camaj, lasgushi? po ata shkruajne vertet mire. nuk di se si e bejne, por e bejne. dy te fundit nuk i kam qejf, por qe shkruajne mire, shkruajne. se si e bejne (me sakt si e kane bere), nuk e di - mister mbetet. germa ata, germa ne te tjeret (si ajo pune mozartit me salierin). nejse, sa per perspektive, nqse robi shkrun 2-3 tituj qe i mbahen mend me gjate se 10 vjet, duhet te jet shume po shume-shume i kenoq me veten dhe me boten qe e rrethon.

m'fal qe i shkrujta kto ne nje postim tujin, por erdh siraja, pranej. ju uroj sukses, dhe sugjeroj t'i sjellesh titujt e tjere ketu. Per dijeni, PF ka sjelle goxha tituj nga e njejta periudhe - krijime te vetat, disa nga te cilet per mu shuuume te bukur.

Emigranto, po shyqyr qe erdhe more djale smiley ç'beri vaki smiley ç'u permbys smiley le te permyset dhe bota smiley rendesi ka qe ti je ketu smiley

pushim sot, Pjero. nuk na thone gje nga puna. kshu qe dhe une rroft sebepi. te fala Belulit nga une.

Kur je ne pune, mos u fut neper sajte/forume, se nje here te te kuptoje shefi i punes dhe digjesh kot, plus qe ai krijon pershtypjen se shqiptaret s'kane kulture pune. Kete gje i kam thene dhe Belulit, se dhe ai çoku futet nga kompjutri i punes ne orar te punes. Nuk te kushton asgje, me te mbaruar orari i punes, shkon ne shtepi dhe lexon e komenton nga kompjutri jot.  Une nuk e di se çfar pune ben, por çfardo lloj pune qe te  besh, duhet ta respektosh, 8 ore 8 ore. Futu te shtunave dhe te djelave qe mund te jesh pushim.  

480 minuta punë, jo 480 minuta në punë. O!

më nxori mallin e sekretarit të organizatës bazë motra

Dhe me e forta eshte se ne ate kohe, une e kundershtoja me forte sekretarin e organizates baze, kur diskutonim ne mbledhje kolektivi apo gjate ngrenies se bukes. Ndersa sot keta i ke ne PD. 

Ndersa sot keta i ke ne PD.

smiley

Nga te dyja krahet pjero, smiley

Natyrisht, por ai llumi i PPSH iku tek PD,  ata te hutuarit, debilet, ngelen tek PS smiley

do kohë të piqet loqja

Erdha pak me vonese dhe ketu qenka ba nami, lol. Per sa shkruan ketu, une kam nje tekst qe e kam sjell ketu tek peshku me titull: "Mbi thelbin e krijimit". Kam mendimin se punet nuk jane kaq te thjeshta, ka dicka qe nuk shkon ne gjithe kete histori; perndryshe nuk ka si shpjegohet gjithe kjo mjegull ne letersine shqipe. Eshte tjeter gje te shkruash per vepra te mira, dhe vepra te mira ka sa te duash, dhe tjeter gje te heshtesh si peshku! (nuk e kam fjalen per ppu, te kuptohemi!)

Te rrijme shtrember dhe te flasim drejt; Kadare eshte shkrimtar i madh, nuk ka nevoj ta evidentojme me kete fakt. Mjeda eshte virtuozi i poezise shqipe. Po ashtu Lasgushi eshte poet i mrekullueshem. Camajn e kemi njohur pas 90-tes, dhe eshte poet i rralle. Tjeter? Ah, po eshte edhe Frederik Reshpja! Tjeter? Dritero Agolli mund te quhet me plot gojen poeti me i mire i gjalle i letersise shqipe. Kaq. Mund te permenden edhe disa emra per inerci, por qe nuk te ngrohin dhe nuk e kane shkelqimin e ketyre autorve qe citova ne fillim. Thua nuk ka emra te tjere kjo letersi? Une them se ka, por nuk jane zbuluar, nuk ka shkruar askush per ta, nuk jane evidentuar, heshtet; sepse kritiket preferojne te shkrujan akoma per Lasgushin dhe Mjeden, sepse jane emra qe i japin "vlere kritikes"  dhe kritikeve te rinje te letersis. Le qe (cthem edhe une!) kritiket jane rrace ne zhdukje ne letersine shqipe! Sepse.... (sa sepse te shumta qe ka) botuesit e shohin te udhes qe te mos i referohen kritikes fare... !

 

mir e nise keq e dhjeve i dashur

 

 Pjer...             I Varfer....Por I Lire

Jam i varfër, po i lirë

Ndaj më pëlqen varfëria

Kush do të rrojë më mirë, 

S'urdhëron dot veten e tija.

     Mbreti, sikur të më thotë:

      "Hajde në pallat me mua,

      Të gëzosh dhe ti në botë" 

     Do t'i them: "Zot, nuk e  dua;

Për të ngrën' e për të pirë

Nuk mundem të shes lirinë;

I varfëri rron  dhe më mirë

Se ai që do madhërinë.

   S'më duhet ergjëndi mua,

   Dua lirinë dhe nderë,

  Dua të bëj si të dua,

  Jo si të duan të tjerë.

     Kush mund e bën si do vetë,

     Bën si thotë Perëndia,

    Nuku ka në këtë jetë

    Gjë me   t`vyer se liria.

një herë e bëri nëna naimin. rrofsh grava

Poezi e thjeshte dhe e bukur Grava . 

Faleminderit Grava. Kjo poezi duhet te ish himni i shqiptareve. 

Ed, ky muhabeti disident/jo disident eshte bere boze edhe me Kadarene e jo me te tjeret. Ajo qe me intereson mua eshte letersia e shkruar dhe e pabotuar asokohe. Do i lutesha edhe Pjerit ketu qe te na sillte ca poezi te vellait ketu dhe une i premtoj qe do e ble nje kopje te VQ, pavaresisht se do ta lexoj kur ti vije koha. smiley

Mu kujtua tani qe une kam edhe nje shokun tim te ngushte te feminise qe shkruante gjera qe as mund te botoheshin asaj kohe se nuk kishin kurrgje te perbashket me frymen e kohes (Perseri po perpiqem ti qendroj larg termit disident/jodisident). Do ti coj nje email ta pyes nese i ka ruajtur dhe i ka akoma poezite.

PF, si ti sjell, une e kam ne liber, jo ne cd .  Vetem te ulesh e ti shkruash, gje e veshtire. 

fotokopje ->> Ronit.

Po, me Kadarene eshte bere boze puna e disidences, por qe ka patur autor dhe letersi disidente as qe diskutohet. Kjo eshte puna e kritikes, qe ne fakt nuk ben asgje... Nejse, une do te sjell nje poezi qe e kam shkruar kur eshte varur Havzi Nela. 

DIGJI MEKATET 

O Dielli im, ti digji mekatet,
Ne indin e duarve, ne thonjte e gjuhes,
Shkterro guaskat, mermerin e “ndershem”
O Dielli im rrezebucites!

O Diell bablok pa rrudhe ne balle
Flaki dorezat, flake kapelen,
I zjarrte, i qeshur takoi majmunet,
Ne kete fundshekull dhe puthi ne faqe.

O Dielli im, po rrjedh agimi
Si lume nga Qielli i lare ne mekate,
Homerin dhe Lorken i kane vare per qafe.

O Dielli im, ti digji mekatet,
Eshte mbarsur agimi me re dhe shtrengata,
Po i varin poetet ne shtyllat e gjata.

1989 

Nuk e di sa disidente mund te jete kjo poezi, por ne te vertete une e kam shkruar me shpirte...

Martini ,pergezimet e mia .Me pelqyen shume poezite tuaja.Fjala shume e zgjedhur pa kene e kerkume,figura e qarte,poezi te kthjellta,pra mendoj poet i vertete.Pa dyshim kjo e sipermja eshte desidente.do te mjaftonte :homerin dhe Lorken i kane vare per qafe....po i varin poetet ne shtyllat e gjata...Pa ekuivok....ketu me pelqeu dielli rrezebuçites....Ah me pelqeu shume :materia jote diku ndodhet.E interpretuar sipas meje edhe kjo eshte mjaft desidente.Sikur keto poezi te kishin mbrrite diku, ndonje telash jo te vogel do ta kishe pase....

Faleminderit Zana! 

Ed,  Kadareja e ka pranuar qe nuk eshte disident, eshte thjesht shkrimtar,  keshtu qe te flasesh per kete gje, eshte e kote, ose thjesht te ngaterrohesh me kembet e tua. 

MD, me je ngjitur si muti pas kepuce, nuk ke vete ndonje mendim a argument per temen, po mirresh vetem me çfar them une. 

ma futi gjëmbin

ndersa gjembit i fute thumbin smiley

Ed, ja nje urim nga une dhe...
Nje bashkbisedim te shkurter!Po njoh nje poet te kendshem i cili ka nevojen e "vetkalitjes"per ta perpunuar ate qe quhet "liria krijuese" dhe" vullneti i lire".Poezia e pare eshte e rimezuar bukur por ka eren e ..fatalitetit, paksa jashte shpirtrave te brishte te poeteve.Poetet qe kane prekur ,si te them, telat e zemrave, me pare me shume pune vullnet e lodhje, kane mesuar gjuhen e "gjuhen e fleteve" "peshperimen e valezave" te burimeve,ja kane arrire te "ligjerojne me zogjte"' qe pastaj ata i "kane ftuar" atje, ne folezat e tyre. Dhe..
Nga nje veshtrim pergjithesues imi, qe i kam bere punes me letersine ne pergjithesi, ne keto njezet vite,pare me syrin kritik, duke mos qene ekspert i kritikes ndaj artit por nje dashamires, kam vrejtur se eshte mjaft e veshtire sot te mund te pervijohet nje fare ideali estetik ne gamen e veprave letrare, krijimeve ne proze e sidomos te poezive.Natyrisht ideali nuk lind nga endjet,parapelqimet apo shijet subjektive, te cilat do te duhej te lidheshin me emancipimin shoqeror, por sidomos shpirteror te popullit, te shoqerise ne nje stad krejt te ri.Besoj se mbetesh dakort me mua, qe kjo eshte nje detyre paresore e krijuesit militant.Nuk po e gjej gjekundi kete!
Duke qene se konceptet estetike jane pjese e botkuptimit dhe ashtu kane karakter historik, por edhe klasor,ato do te duhej te lindnin per kete gati cerek shekulli ne liri, te konsolidoheshin gradualisht, tek mbi nje truall konkret historik dhe shoqeror.Une nuk e shikoj kete te konkretizuar as si piknisje...
Nuk eshte problemi se na mungon vetem kritika qe paderman ashtu eshte, por them se na mungojne militantet e kesaj fushe, si dikur ata te radhiturit tane ne krahun me te perparuar te Rilindjes, te cilet u vune ne krye te levizjeve demokratike te viteve 20-te te cileve duhet tja u dime per falnderje , sepse farketuan nje ideal estetik te shendoshe, me permbajtje thellesisht demokratike,
Por...Drama nuk po na ndahet, tek sa perjetojme nje atavizem historik estetik e kulturor kur me gjallje te veprave te pavdekshme te kolloseve demokrare e poete me dimensione te medha krijuese si Noli, Naimi etj, bash diten e mbytjes me gjak e kembe mercenaresh te idealit demokratik, ngrihet ne piedestal abskurantimi primitiv i nje dallkaku si Ahmet Zogu, prej nje kryedallkauku e kryehajduti te peshtire ...si Sali Berisha!

"Ed, ja nje urim nga une dhe...

Nje bashkbisedim te shkurter!Po njoh nje poet te kendshem i cili ka nevojen e "vetkalitjes"per ta perpunuar ate qe quhet "liria krijuese" dhe" vullneti i lire".Poezia e pare eshte e rimezuar bukur por ka eren e ..fatalitetit, paksa jashte shpirtrave te brishte te poeteve.Poetet qe kane prekur ,si te them, telat e zemrave, me pare me shume pune vullnet e lodhje, kane mesuar gjuhen e "gjuhen e fleteve" "peshperimen e valezave" te burimeve,ja kane arrire te "ligjerojne me zogjte"' qe pastaj ata i "kane ftuar" atje, ne folezat e tyre. Dhe..."

Me quan poet "te kendeshem", qe duhet te "vetkalitem" per ta perpunuar "lirine krijuese dhe vullnetin e lire"!!! Ku i gjete keto "mungesa" ne poezine time... nuk e di. Keto percaktime nuk mendoj se me perkasin, megjithate varet se me cfare syzesh i lexoni keto poezi. Poezia e pare nuk eshte thjeshte e "rimezuar" mire, nuk eshte fataliste, sepse:

"...Si Feniksi do te rritet,

Nga germadhat serish bota!

Le te vije pra ai mengjes,

Kur do behemi copa-copa!"

Kjo poezi eshte shkruar ne vitin 1986. Ne kohen kur te gjithe shqiptaret ishin te denuar te vuanin dhunen dhe mungesat e tmerrshme te bukes dhe lirise. Ndersa nje pjese e vogel e tyre kujtonte se po i "sherbente" atedheut duke u bere vegla te verbera te kesaj dhune te pashoqe... Kaq, nuk ia vlen ta shpjegoj me teper poezine time, as te tjerat! Megjithate ia vlen te them mendimin tim per poezine time, jo per ta shpjeguar ate, por per te bere nje percaktim, thjesht nje percaktim!

Poezia ime nga forma eshte klasike ne shumicen e hereve. Mendoj se ka figuracion te forte, fjalor te pasur, dhimbje dhe dashuri. Mendoj se shume percaktime te tjera mund ti thoshte nje kritik i vertete letersie, sepse une e kam te pamundur te shkruaj me shume per poezine time, megjithse une jam plotesisht i ndergjegjshem per vlerat e saj.

Si mendoni ju; une qe kam shkruar keto vargje nuk e kuptoj vleren e tyre? Ka dicka shume thelbesore ne gjithe kete histori, qe nuk eshte vetem per mua. Autori asnjehere nuk mund te shkruaj nje kritike per veten e vet, nuk mund te shkruaj nje studim. Nuk eshte faji im qe kritika akoma nuk e ka bere dicka te tille, sepse ka ndodhur kjo, ka njeqind arsye. Une mund te them vetem kaq; poezia ime eshte nje prove e qarte se kritika e letersise shqiptare i ka nje borxh te madh letersise se vertete, sidomos letersise se viteve 80-2012. 

Faleminderit qe me ke lexuar!

Feniksi ka qene simbol  i KOMUNISTEVE NE KETE NENTEKST. Eshte nje persiatje e Internacionale do jete Bota e Re me vergjet tuaja ku ka edhe Feniks. Ruaje koncepyin se mundet edhe sistemet tendryshojne dhe...

Shkruaj dhe mos komento se nuk je i afte ose sic te tha z.Pjer , ngaterrohesh me kembet e tua .Teknikisht te Lutem nga e dije ne 89 qe Avzi Nela ( RP ) ishte varur si POET ? Apo mos e kishe per Q.Stafen ? Kritika nuk i ka asnje borxh atij qe nuk ka c'ti japi pasi nuk i ka huazuar , nuk ka dhene asgje . Kritika eshte gjithmone nete njejtin NIVEL me produktin

Eshte nje periudhe e "stuhishme " e viteve 91 - 97 dhe kulmi i poeziive eshte i Ypit

O kryekurvi qe shikon / dil jashte ne ballkon / qytetrimi po lulezon ...

Urime ne perpjekjet e tua si POET !

Havzi Nela eshte varur ne 1988 ne qender te qytetit te Kukesit. Ne ate kohe une dhe familja ime ishim te internuar... E dija qe Havzi Nela ishte poet sepse kishim njohje familjare. Nejse, pak rendesi ka kjo. Feniksi eshte figure e Mitologjise se Greqise se Lashte. 

Idriz, nuk njihemi, nuk e keni idene se kush jam une; as une nuk e kam idene se kush jeni ju. Thjesht te lutem mos beni aludime te pabaza. Nuk mendoj se po ngaterrohem: kam lexuar letersi qe femije, kam shkruar letersi qe ne fillim te viteve 80, vazhdoj te shkruaj, jam perkthyer ne dy gjuhe perendimore (anglisht dhe gjermanisht). Kaq. 

Ypi-n e njoh, eshte burre i lezetshem. 

Faleminderit qe me ke lexuar!

   Ed, une ju lexova me shume deshire dhe vemendje.Ju  vleresova tek sa thashe; njoha nje poet te kendshem.Dhe e thashe me gjithe deshiren dhe mendjen time, me vleresimin tim.Eshte e dyta here qe lexoj prej teje. Megjithate  reagimi juaj  sikur don kolauduar ca nga ana e modestise.Nuk te bejne dem ato, qofshin edhe sikur kritika, qe ti thote njeri qe te vlereson, se sa ato qe vine prej dikujt,... qe te  lavderon.Poezia e pare ka nota fataliste dhe  mesiguri qe ato vargje jane shkruar ne nje kontekst te caktuar...qe e dini vetem Ju

Nje pyetje nga mbiemri, kampatur koresp. nje krijues qe kishte mbiemrin tend ...dhe emri i fillon me XH..E keni gje?

Tani gezuar  dhe per nga mote festa!Paç doren e mbare per vitet qe vine!

Duke mos lene menjane modestine, po ju them se poezia "Disku" eshte shkruar per atmosferen e rende dhe dimrin e gjate te diktatures ne Shqiperi. Nese eshte fataliste, mbase pak fatalizem i lejohet poetit, sidomos ne ate kohe... Megjithate, per fat te keq, duket se Bota e Diskut pak ka ndryshuar, dmth ka ndryshuar forma, por permbajtja eshte e njejte. Shpesh modestine e tepert ta marrin per dobesi. A nuk e ke vene re kete? 

Nuk e njoh Xh.. E. 

Gezuar festat dhe mbaresi ne jeten tende!

 

Me pelqyen Ed.Komplimente! Duhet te kesh pasur nje kalvar te gjate mundimesh ne jete. Poezite e tua kane nje forme te vecante, dhe s'jane komplet lirike, por shume intime. Kane nje ritem shume interesant. Me te vertete do donim te dinim me shume per poezite e shkruajtura para renies se regjimit. 

Faleminderit qe i solle.

Ka renie totale te cilesise se artit, kultures, muzikes, filmit, poezise, romanit pas vitit 90. Ra kauza, ra oreientimi ra muza. Me te degjume e kom. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).