Në ditën Ndërkombëtare kundër Genocidit, PDIU dhe Klubi i Patriotëve të Rinj kanë protestuar pranë bllokut të ambasadave, ndërsa kanë njoftuar se nesër dorëzojnë zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë, Rezolutën për Zgjidhjen e Çështjes Çame.

REZOLUTE MBI ZGJIDHJEN E ÇESHTJES ÇAME

Prezantuar nga deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, më  10 dhjetor 2012

                                                           Kuvendi i Republikës së Shqipërisë,

 

I orientuar  përherë nga qëllimet e larta të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon;

Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë;

Duke mbështetur dhe inkurajuar rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë si dy vende fqinje dhe aleate në strukturat euroatlantike;

Duke shprehur mirënjohjen për luftën e përbashkët antifashiste të popullit shqiptar dhe popullit grek, e në veçanti të shqiptarëve çamë, themelues dhe të inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare Greke (ELAS) dhe në Ushtrinë Antifashiste Nacional Çlirimtare (UANÇ)

Nisur nga fakti se populli shqiptar, dhe asnjë shtet sovran shqiptar nuk e ka sulmuar popullin dhe shtetin grek gjatë Luftës së Dytë Botërore;

I bindur se edhe Populli Grek, Parlamenti dhe Qeveria e Republikës së Greqisë vlerësojnë lart marrdhëniet e mira ekzistuese midis dy vendeve tona, dhe nevojën për përmirësim të pandërprerë të tyre,që nënkupton dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjeve të mbetura pezull nga e kaluara e afërt;

I bindur se me vullnet të mirë të të dy palëve, ekzistojnë hapësirat e mundshme të negocimit dhe mund të gjenden instrumentat e nevojshëm për konsolidimin e mirëkuptimit nëpërmjet drejtësisë në zgjidhjen e çështjes çame, në interes thelbësor të të dy vendeve e popujve tanë;

Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

Duke marrë parasysh qëllimet dhe parimet e larta të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, të parimit të mosndëshkueshmërisë kolektive, si dhe të akteve ndërkombëtare më të rëndësishme në lidhje me to;

Duke marrë në konsideratë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, në veçanti neneve 1.2.6, 9, 13, dhe 15; Rezolutën 4780 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi « “Spastrimin etnik” dhe urrejtjen raciale »; Nenin 1 të Protokollit shtesë nr. 1 të Konventës Evropiane për Liritë dhe të drejtat e njeriut;

Mbështetur në ligjin 7839, të datës 30.06.1994, “Për shpalljen e datës 27 qershor në kalendarin kombëtar si dita përkujtimore e genocidit të shovinistëve grekë ndaj shqiptarëve të Çamërisë”, shpallur me dekretin e Presidentit nr.885, datë 12.7.1994.

Nën frymën e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke (këtu e më poshtë Traktati i Miqësisë);

Duke vlerësuar se fryma e nenit 15 dhe gjithë teksti i Traktatit të Miqësisë,  midis dy vendeve, fryma e akteve ndërkombëtare të lartcituara, imponojnë heqjen e pengesavepër restaurimin e të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Greqisë nëpërmjet një kuadri ligjor adeguat për gjithë komunitetin e cënuar dhe jo nëpërmjet rrugëve individuale gjyqësore.

  • Njeh, mbështet, dhe angazhohet për nevojën e restaurimit të të gjithë të drejtave të shqiptarëve çamë, dikur nënshtetas grekë, në përputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi genocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to si dhe frymën e Traktatit të miqësisë midis dy vendeve
  • Kërkon rivendosjen e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë, ish shtetas grekë, që përfshin rikthimin e pronave, njohjen e të drejtës së riatdhesimit, njohjen e të drejtës së rimarrjes së shtetësisë, dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare
  • Kërkon shfuqizimin shprehimisht të Ligjit grek të Luftës nr. 2636 dhe 2637/1940i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940 akoma në fuqi, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive shqiptare
  • Kërkon shtrirjen e efekteve të ligjit grek 1540/1985 “për rregullimin e refugjatëve”, tek të gjithë shtetasit grekë të larguar si pasojë e konfliktit civil, pa diskriminim kombësinë e tyre, ligj që bie në kundërshtim me shumë akte ndërkombëtare, për mosdiskrimimin mbi bazë kombësie, race, feje, etj
  • Kërkon nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, që së bashku me Qeverinë e Republikës së Greqisë, të riaktivizojë Komisionet e Posaçme Dypalëshe, të sanksionuara në Traktatin e Miqësisë, të shqyrtojnë çështjen, të njohin përmasat e saj, të përpunojnë zgjidhjet e duhura në këtë drejtim;
  • Ngarkon  Ministrinë e Punëve të Jashtme që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, të padëbuar nga trojet e tyre amtare dhe të kërkojë njohjen e statusit të minoritetit etnik për ata;
  • Kërkon ngritjen në Paramithi dhe Filat, të dy lapidarëve, që do të përkujtojnë gratë, pleqtë, e fëmijët, viktima të pafajshme të krimeve kryera nga njësitë paramilitare greke.
  • Kërkon mundësinë e ngritjes apo përkujdesjes për varrezat e çamëve, ish qytetarëve grekë, të vrarë gjatë genocidit grek;
  • Ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës që të pasqyrojë, në mënyrë të përshtatshme dhe në proporcionalitet, historinë e kësaj pjese të popullsisë shqiptare në tekstet shkollore;
  • Ngarkon Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe sporteve që, në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe me ministrinë homologe të Republikës së Greqisë, të promovojë vlerat kulturore të tyre dhe objektet kulturore që gjenden jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe Ministrisë së Arsimit dhe të shkencës t’i kërkojë Ministrisë homologetë nxisë heqjen në tekstet greke të referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisë çame
  • Ngarkon Qeverinë shqiptare, që në përputhje me këtë Rezolutë, t’i shprehë palës greke në kontaktet diplomatike qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në lidhje me këtë problem;
  • Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që këtë Rezolutë t’ua bëjë të njohur qeverive dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe institucioneve ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare.
  • I rezervon vetes të drejtën që në rast reagimi refuzues të palës greke, për ta konsideruar problemin në dritën e akteve ndërkombëtare mbi diskriminimin, lëvizjen e lirë, të drejtat themelore të njeriut në përgjithësi, ta paraqesë çështjen në instancat ndërkombëtare adeguate.

______

Ministria e Jashtme greke ka deklaruar se çështja çame nuk ekziston. 

Pas botimit të një shkrimi në mediat greke ku thuhej se: “Avramopulos i hap derën Ministrisë së Jashtme shqiptare, për të vënë çështjen çame në axhendën e marrëdhënieve greko-shqiptare”, zëdhënësi i ministrisë, Gregori Delavekuras ka bërë një deklaratë të tillë. 

“Pretendimi se ministri i Jashtëm grek ka hapur dyert për çështjen çame është krejtësisht i pasaktë", shprehet zëdhënësi. 

Ai madje thekson se ky qëndrim iu është bërë i ditur edhe autoriteteve shqiptare nga ministri Avramopulos. "Ministri i Jashtëm, Dimitris Avramopulos e bëri të qartë që nga fillimi i bisedimeve, se në Greqi nuk ka asnjë çështje të tillë dhe kushdo që konsideron se ka një problem, mund të drejtohet në gjykatat greke”, deklaron Delavekuras dhe thekson se një deklaratë të tillë e ka bërë edhe më herët në të kaluarën. (BalkanWeb)

19 Komente

 ju lumtë

Jam kurioz, shpetim idrizi do e terheqi vete rezoluten apo do jete jozefina qe nuk do e fusi ndonjehere ne rend te dites?

Pse je kaq mosdyshues o Swed? smiley

Fiqo, ka nje moskeqkuptim ktu smiley

po pse nuk e dorezovi vjet kete rezolute.. apo do justifikoje zgjedhjet ne 2013 me kete cope leter.. greket do fshijne b.... me kete,

Po afrojn zgjedhjet. Do bejn ca rezoluta kta sigurisht qe ti zgjedhin prap deputet. 

Keta jane horat e politikes se sotme.Problemet kombetare nuk jane lojna per tu tallur, por gjera shume serioze.Ato duan idealista te cilesise te lart.Qe durojne lodhje, mundim,sakrifica,por qe kane dhe nje vizion per zgjidhjen e problemit.Nuk mund ti zgjidhin kesi horash,qe qeverisin me disa birbo.Sali Berisha i dhuron detin Grekut dhe keta rrine ne qeveri me kete.Ky eshte kulmi i maskarallikut.Vetem ne Shqiperi bejne vaki keto gjera.Ti e ke kete dhe po ja fal dhe jo te maresh prona e terci verci!

Keta po ta kishin me gjithe mend nuk krijonin parti lokaliste .ceshtjet kombetare zgjidhen nga parti kombetare.nuk kam pare ne greqi ndonje parti per epirin e veriut apo ne serbi ndonje parti per kosoven. Ne koalicion me esat pashen do zgjidhin problemin?
Saliu eshte gati tu jape edhe vloren keta i kerkojne prevezen.
Mjere ky popull ku mban shpresa

I rezervon vetes të drejtën që në rast reagimi refuzues të palës greke, për ta konsideruar problemin në dritën e akteve ndërkombëtare mbi diskriminimin, lëvizjen e lirë, të drejtat themelore të njeriut në përgjithësi, ta paraqesë çështjen në instancat ndërkombëtare adeguate.

Rezoluta nuk ka vlerë kështu siç është përpiliar në tërsi. Duhet të theksohet më shumë ndërhyrja e organeve ndërkombëatre të drejtësisë. Deri tani ajo mbetet në stadin e një thirrje për qeverinë helene, e cila nuk është e detyruar as ta marr parasysh atë.

Rezoluta duhet t'i drejtohet me një pikë të fuqishme edhe Qeverisë së Shqipërisë. Shqipëria duhet të kërkoj nga OKB nëpërmjet një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme dërgimin e çështjes në Gjakatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Vetëm GJND mund të zgjidh çështjen. 

 

As GJND-ja nuk e zgjidh ceshtjen.  S'ka menyre se si ti zbatoje vendimet e saja, nqftse ta zeme ceshtja came arrin te shkoje deri aty, e qe te shkoje deri aty Shqiperia si shtet duhet te behet pale.

Do zoti ua miratojne dhe te ikin te shkretet ne shtepine/atdheun e tyre se ngelen rrugeve te botes. Por fillimisht duhet qe Jari tua heq nenshtetesine shqipetare qe ju ka dhene Enveri se keshtu greku nuk i qas. 

Une them qe nenshtetsia te te hiqet ty se pari se ty greku te qas pa problem.

Si mund te miratoje rezolute per Camerine Berishovici kur mban ne qeveri Spiro Kseren qe proteston per lirine e  Epirit te Veriut:

 Ky eshte Spiro Ksera (Ministri i Berishes) duke demostruar per pavarsine e VorioEpirit. Se shpejti fakte dhe dosje per disa ministra qe punojne per sherbimet e Athines dhe Beogradit. Ja pse shtetasi Berisha eshte kunder bashkimit kombetar. TURP  

 

Cfare flamuri mbajne keto legenat ne kete foton? Dy te cepit, dhe ai palla ne mes qenkan pak me shume qesharak se pallat e tjere.

Po ishalla bohen bashke ato lesh politikane qe kemi, dhe ta kryejne ate pune per Camet.

The Albanian state led also efforts to establish an independent orthodox church, contrary to the provisions of the Protocol of Corfu and thereby reducing the influence of Greek language in the region.
E kishim nje teme ketu per influencen e fese te ortodokset Shqiptare. Ky e thote haptazi.

Duket se eshte bo nga ndonje shqipfoles, dhe komplet i njeanshem ne leverdi te Greqise. Nuk e paskam dite qe paskan pas deshte me autonomy tamam keto, ose e kane bo me rrena.

Po ne a kemi bo noj tip flamuri per Epirin e Jugut? Qe ta kerkojme pjesen tone deri ne Arte.

Spiro Ksera... eshte ne deputetet e pakt ne ate vend qe nuk ka nevoj per parti te mari vota... prandaj Sala i beri oferten.

Po sikur s'eshte koha mor cuna.Apo thuaj kohe zgjedhjesh, e bene robi dicka.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).