Qeveria e Kosovës i kërkoi EULEX-it të ndriçojë situatën e krijuar pas publikimit të disa bisedave telefonike që pretendohet se janë bërë ndërmjet zyrtarëve të lartë institucional

Në Kosovë, qeveria reagoi ashpër ndaj, siç ka thënë ajo, publikimit të disa bisedave telefonike të cilat pretendohet se janë bërë ndërmjet zyrtarëve të lartë institucional.  Qeveria thotë se ato janë të falsifikuara dhe joligjore.

Reagimi i saj ka të bëjë me disa regjistrime të publikuara të enjten në Youtube, të disa bisedave telefonike të përgjuara që pretendohet të jenë zhvilluar ndërmjet shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ministres për integrime evropiane, Vlora Çitaku dhe kryetarit të komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.
 
Bisedat përfshijnë çështje të ndryshme të veprimtarisë qeveritare e partiake, ndërsa vënë theksin tek kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe përplasjet që kanë ndodhur ndërmjet tij dhe drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës.  
 
Në një komunikatë për opinion, qeveria e Kosovës kërkon ndriçimin e këtij akti, që ajo e quan skandaloz dhe kundërligjor.
 
Qeveria akuzon, siç shprehet ajo, mekanizma të caktuar vendor dhe  ndërkombëtarë, se përmes nxjerrjes së këtij regjistrimi synojnë të shtantazhojnë institucioneve tona shtetërore.
 

 
Ndërkaq, zyrtarë të EULEX-it pa pranuar të mohojnë apo pohojnë prerazi vërtetësinë e bisedave, thanë se “materialet e bisedave u bënë publike pasi i ishin dorëzuar Gjykatës dhe Këshillit të Mbrojtjes në një proces gjyqësor”.
 
Por, zyrtaret nuk pranuan të flasin se në lidhje me çfarë hetimesh mund të jenë bërë regjistrimet. Një prej proceseve më të bujshme që zhvillohen aktualisht në Kosovë është ai rreth ish ministrit të transporteve dhe telekomunikacionit Fatmir Limaj, njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
 
Ndaj zotit Limaj, që aktualisht ndodhet në paraburgim lidhur me akuzat për krime lufte, një javë me herët është ngritur një akuzë për korrupsion lidhur me periudhën kur ai drejtonte ministrinë e transporteve.
 
Njeri nga personat e përfshirë në përgjimet e publikuara në internet, është Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe ish zëvendës ministër në ministrinë e transporteve kur ajo drejtohej nga zoti Limaj.
 
Zyrtarë te EULEX-it thanë se publikimi i materialeve në mirëbesim është çështje serioze dhe paraqet shkelje serioze.

 

9 Komente

Ore, kur do largohen nga pushteti keta trapat qe drejtojne Kosoven, dhe ne vend te tyre te vijne vajza e djem te rinj me shkolle, te paperlyer, qe edhe te huajt, serbet etj, te mos kene se çfar te thone. Kur do largohen keta pallosha. 

Shqiptaret nuk e kane kuptuar ende se qeveritari dhe luftetari(the fighter and the ruler) nuk ka pse te jene  e njejta gje.

Thaçi nuk ka qene luftetar. Thuhet qe shumicen e kohes e ka kaluar ne Shqiperi (Tirane) dhe ka qene tip komisari politik.

Pse paragjykoni komisaret !?

Aspak paragjykim, vec faktet.

Pra nuk keka mekat te jesh komisar !?

Kosova po qeveriset me klane .Haradinaj psh eshte bajraktar i kosoves perndimore.

''komisaret i zgjedhin te pashem....''

(Bepini)

 

p.s  pergjigje per komentin e Albes: ''historia sic te deshi, komandant e komisare''.   (populli)

ose vete ali vete kadi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).