Janë përmbushur katër nga 12 prioritetet kyçe; Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 një test thelbësor

"Shqipëria përmbushi një set reformash që buronin nga prioritetet kyçe, veçanërisht në adresimin e mirëfunksionimit të parlamentit, reformës zgjedhore dhe emërimin e zyrtarëve kyç. Këshilli vëren vlerësimin e Komisionit se Shqipëria ka përmbushur katër nga prioritetet kyçe dhe se është drejt përmbushjes së dy prioriteteve të tjera".

Në paragrafin e parë, në pjesën e qëndrimit të vetë vendeve anëtare, përfshihet edhe ndjeshmëria e vendeve kritike për luftën ndaj krimit e korrupsionit, testi i zgjedhjeve, dhe shqetësimi për retorikën nacionaliste.

"Këshilli mirëpret rolin e vazhdueshëm konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe i bën thirrje Shqipërisë të shmangë deklarata që shkojnë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Këshilli nënvizon nevojën për të rritur më tej përpjekjet, siç janë përcaktuar nga raporti i Komisionit, veçanërisht në fushën e reformave të gjyqësorit për të forcuar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e tij, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mbrojtjen e të gjitha minoriteteve, si dhe në zbatimin e reformave. Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 do të jetë një test thelbësor për funksionimin e patrazuar të institucioneve demokratike të vendit".

Në paragrafin e përgjigjes ndaj rekomandimit të Komisionit, Këshilli e fton këtë të fundit të raportojë sapo të jenë plotësuar, jo vetëm tre çështjet e mbetura, por me theks të përsëritur dhe rezultatet në luftën kundër krimit e korrupsionit.

"Këshilli vëren rekomandimin e Komisionit për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat, nëse përmbushen masat kyçe në fushat e reformës së gjyqësorit dhe administratës publike dhe pas ndryshimeve të rregullores së parlamentit. Me qëllimin për të vendosur nëse do të japim statusin kandidat, Këshilli fton Komisionin të raportojë sa më shpejt të jetë arritur progresi i nevojshëm, duke marrë parasysh gjithashtu veprimet e mëtejshme të ndërmarra nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, përfshirë hetimet pro-aktive dhe ndjekjet penale të rasteve të tilla".

Në përfundim, e në paragrafin e fundit, Këshilli kujton se për çeljen e negociatave për anëtarësim, vendi duhet të përmbushë pjesën e 12 prioriteteve të paplotësuara që prej Opinionit të Komisionit të vitit 2010.

"Do të kërkohet zbatimi i vazhdueshëm i reformave dhe përmbushja e të gjitha kritereve kyçe në mënyrë që Shqipëria të nisë negociatat me BEnë. Siç është përshkruar në rekomandimin e Komisionit, Këshilli bën thirrje për fokus të veçantë mbi : zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me standartet europiane dhe ndërkombëtare ; përforcimin e pavarësisë, efikasitetit dhe llogaridhënies së institucioneve gjyqësore ; përpjekjet e vendosura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë hetimet pro-aktive dhe ndjekjet penale, me qëllim ndërtimin e gjurmëve të forta të provave ; masat efektive për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat anti-diskriminuese, përfshirë në fushën e minoriteteve, dhe trajtimin e barabartë të tyre ; dhe zbatimin e të drejtës së pronës".

 

109 Komente

Pse?  

   Se nje prej qytetareve te saj, une pra dhe miliona si une themi:

NUK E MERITOJME ...duke mbajtur ne krye nje qeverri kusaresh  dhe banditesh, per te cilet   Ligji eshte i pakonceptushem per tu zbatuar!

na me na!!! nuk po i hy diskutimit a eshte kusare apo jo se dihet me qe eshte. po pse statusin nuk donte qeverria ta merte eee? po citon fjalimet e piktorit: 'Nuk e meritojme' 

per kete arsye jane per te ardhe keq shqiptaret, se disa tipa vendosin cfar meritojne dhe cfar jo. mund te thuash qe qeverria eshte eshtu e keshtu, por jo qe nuk e meritojne shqiptaret.

Ja e hoqem SALIUN,

E hodhem ne dete,

Mos valle EDVINI.

Do ta beje me mire kete vend?

Miku im  xhaelga, nuk e pres nga Juve se ky tjatri, momentumi, si i ri qe eshte dhe i falet kur nuk kupton kontekstin e thenies tjatrit.Ky i marrka xarra theniet.

Ku kupton ky se demokracia eshte funksionim i ligjit.Kete nuk e kemi  ahere perse duhet ta marrim ate cope status...

 Jo,nuk do ta beje asnjeri me mire,  sepse ky vend pjell pareshtur te tillet si KY.Kjo eshte drama jone ore mik.

me rente pika!! ne qekemi 'delinkuentet' dhe ti qeke i kulluari... 

dmth ti dhe nja dy te tjere e kuptoni cfare eshte zbatimi i ligjit?! mos mer me keto budalliqe. nuk te nxorra nga konteksti, dhe sdua ti hyj diskutimit PD apo PS se dihet ku do veje. por ne momentin qe statusi ishte thjeshte ceshtje teknike e miratimit te tre ligjeve keto qe thua ti nuk kane lidhje. edhe ceshtja e meritojme nuk e meritojme eshte e diskutueshme. edhe sikur te mos e meritonim, evropi te tha mirato ato tre flete dhe hajde, me pak fjale beni sikur bashkpunoni. dhe drama mori moter eshte tjeter, ose jane te tjera...

 momentum, mos ore burre! Jo pika, a rrufeja!....Megjithes e ato nuk para bien ne çdo vend.Miratojme ligje, qe nuk zbatohen, qenka çeshtje thjesht teknike dhe  ashtu e meritokemi statusin?

Vallaj, edhe ti Xhaelga e mban me mire se Saliu, edhe pse shkruan si &$%.

Popull me psikopat se ne, nuk ka bota:

kemi nje qeveri qe nuk na jep ate qe MERITOJM, dhe perseri e justifikojme

Nese themi qe "supozojme e hoqem kete, por ai do jete njesoj" eshte si nje dembel qe thot "supozo dola ne pune, e pastaj" - do fitosh lek - "e pastaj" - po behesh rehat - ""e pastaj" - po kesh aq shume lek sa mund te rrish rehat - "te bej gjith ate rruge per te ardhur perseri ne kete pik??".

Shqipetare eshte aq injorant sa thot nese heqim kete kriminel, do vi siktatori (edi). ndersa nuk ka kapacitet te thote, te heqim kete kriminel, te provojm Ed trapin, nese me te vertet eshte sic menduam, do heqim dhe ate. 

Ne jemi aq psikopat sa per 100 vjetor disa prej nesh kemi pordhunuar flamurin tone duke i then sfond blu. 

 

C'pati ajo Grida mram qe bante mak mak mak,si pate calamane,apo t'u i ba hyzmetin deputetllikut.Ket nusen do ta morim partzone-do ket thane dikush atje nolt.smiley

ne kemi per tu bo pucrra ne sumen e evropes ne vitin 2020

Shqiperia nuk e merr statusin e vendit kandidat per ne BE (theksoj per here te dyte) sepse vazhdon te qeveriset nga nje grup kusaresh me ne krye nje kriminel te regjur dhe te pandreqshem dhe qe eshte ne antiteze me te gjitha aspiratat dhe virtutet qe promovon dhe respekton BE-ja. 

Shqiperia nuk morri statusin sepse ka nje idiot si Edi Rama qe nuk do.

Sepse ka nje popull qe nuk meriton me shume se Edi Rama dhe Sali Berisha.

se nuk i do trapi evropes

ne skemi per ta meritu naihere , kjo eshte e sigurt

 

Tamom !!!

Sic thojne dhe gjermanet i ke rone gozhdes ne koke smiley

Nuk i do trapi "Evropes" prandaj nuk na pranojne

sepse te jete per kriteret ato si ka permbush bile as spanja ne kohen e vet e lene mo keta pabreksit e lindjes apo arrixhit e jugut

 

Qenka ngjalle shoku Enver!

Karagjoz pa gjoz. 

Ne fillim te videos, shif icik "te voglin" ul majtas me Zhozefin. smiley 

..Ne te gjithe TV qe flasin shqip , te hapen dhe mbyllen emisionet me kete pasazh PUCI ndaj aksionit te zhdukjes se marrezise , te pakten per tre dite qe mund te vleresohet si Dite Zie Kombetare , pasi me kryesori te Marreve eshte Gjalle ! smiley!

Keta te PD-hit duhet Urgjentisht te shkrihen si Grup parlamentar dhe te rifitojne te drejten pas nje kontrolli te Repte Mjeksor qe te percaktoje nivelin e pergjegjshmerise ndaj reagimit te Fjaleve te te cmendurve !

As Bradlandi besoj nuk ka te thote GJE ... vetem ne se shpikin ndonje kure te re deri ne 13 ...smiley

I vogel i vogel po ate e ka te Gjan!

Ato ishin kapercy ne ato Mesila.. Apo jo Majlinda, se dhe ti me xhinse ishe ne ate kohe...

Kjo Grida qenka bobobo....tamam zhurmues, e padurueshme dhe totalisht e papergatitur.

Se harrova, dhe shume po shume harbute. Turp.

opozita duartroket me entusiazem mos marrjen e statusit, e quan si fitore te saje te madhe, kjo ja bem te sigurte humbjen ne zgjedhjet e ardhme parlamentare....

Ku "poezia" ?

Ti shkulim,
Ferrat qe akoma,
Na rrijne neper kembe,
Ti shkulim ato,
Rrenje per rrenje

E ke ashpersu gjuhen shume! Edhe Karaxhixhi keshtu e nisi me poezi me shkulje me rrenje.

Nuk e ke mire. Keto poezi dhunenxitese mund te perdoren ne gjyq si deshmi kunder teje nje dite.

I nderuar Roni . Je shume larg simboleve Poetike  .Poeti sakrifikon veteveten derri ne prerje , kositje , ckulje , grumbullim dhe Diegje . Ju e akuzoni si KarAxhixhi . Rilexojini dhe njehere pa paragjykime poetin e Kombit dhe Do shihni Realisht per ke Flet .

 Ndriste per jete Shtatorja e Naltemadhnise /atij qe kur mema pati Hall / i LA Moutin si diell mbi koke ....  Shqiperise !

Ju lutem mos na vini ne siklet te shpjegojme cdo varg ..

 

"Qe, 

Te shkulin,

Ty parti nga rrenjet,

Duhet te ngreme,

Nga varri,

Dhe te rivrasim te renet."

fatkeqesisht jemi mesuar me keto deshtime.

tani me kujtohet qe i vetmi politikan na paskesh qen fatos nanua, qe se do as berisha e as rama, te pakten kur ishte ai vidhej qe cke me te por edhe ekonomia ishte ne rregull, edhe statusi u morr, shteti pas 97 u vu ne pune etj etj

tani nuk ka shtet por vetem berishe.  kjo eshte diferenca

te shohim ramen kur te behet kryeminister sa i mire do jete , ose sa me pak i keq 

Pse Shqiperia nuk e mer statusin ?? Pse Turqia nuk integrohet edhe pse ka 13 vjet qe ka mare statusin ??... smiley bej shaka mos e prishni gjakun..smiley

Kush ka mbetur pa e marre?

Turqia, Bosnja, Shqiperia, Kosova, mos ndoshta ka dicka qe nuk shkon ketu?smiley

Fillun prapa keta me "6 formula e tete pikshikime , nente te thena e 3 te pakomentuara " Fryni kacandonet sa te kemi nga keta servile e karieriste  ne krye  . Po nuk e kam me ta po me shume me JU ! Si perseriten kohet ...Sec ngatruan nje formule /pule a veze a veze a pule .... smiley

Po ne aty jemi me JU o BE e KE minus keta sekuencat e fertsat . Boll u tallet me kete Popull. Keni 20 vjet qe si late me rip toke pa ja shkaterruar , keni mbi 20 vjet Vur Hajdut e Hiq Hajdute . Ju e dini te PARET po dhe ne e Dime qe ne asnjehere nuk kemi per te plotsuar asnje KUSHT sa te kemi nga keta euforiket dhe Mashtrues ne Krye .

Provoni te na pranoni dhe do shihni se jemi njesoj si JU .Vini vetem nje KUSHT...

Diten qe do pranohemi , ai qe ben Mitingje , ai qe Mba Fjalime per merita e me the te thashe ti Mbahet GOJA Hapur dhe te shkojne te dhjesin te gjithe Shqiptaret . Qofte Saliu ai !

 

Nejse mo, na e jep, sna e jep tjeter pune ajo.
Ne bojme detyren ia lypim, kismeti pastaj..

e kane shtrengu k*rvat smiley

por me theks të përsëritur dhe rezultatet në luftën kundër krimit e korrupsionit.

Po pra, rezultati me i fundit ishte pushimi i ceshtjes per korrupsion te Priftit.  Ca duan me keta?

Dhjetra here zyrtaret e BE-se thane miratojini ato 3 ligj tu japim statusin.

Edi jo qe jo.

Ishalla humb ne 2013 dhe zhduket nje here e pergjithmone nga politika ky pizeveng blloku!E them me gjithe zemer!

Do ti vinte mire nese fiton ne 2013 dhe PD-ja te mos ja miratoje ato 3 ligjet? JO!

P.S kushti i zgjedhjeve eshte per daten e bidesimeve dhe jo per statusin.

berisha ne grop*, shqipria ne evrop

* politikisht bre, se mos merziteni

Une them Fajin e ka Opozita .

pastaj Enver Hoxha,

pastaj Zonja e Zeze.

Pastaj Zonja e Bardhe

,Pastaj Pucistet,

Pastaj rreshjet e shiut qe ndodhin vetem 1 here ne 100 vjet.

Pastaj Fusha magnetike e henes qe shtyn detin ne toke qe ndodh 1 here ne 100 vjet .Pastaj rreshjet e debores qe ndodhin vetem 1 here ne 100 vjet...smiley

http://www.youtube.com/watch?v=iF1CzBzhDrs

Qeveri e suksesshme.Pas 8 vjet te suksseshme qeverisjeje dhe rritjeje ekonomike duke ia kaluar dhe Italise dhe Frances,kthehemi ne Shqiperine pa drita te para 10 vjeteve.Goxha progres!

Puna eshte qe po nuk e morem statusin humbasim ato financimet. Do shohim me pak Range Rovera te rinj me xhama te erret neper Tirane. smiley

Bukur Blendi.

Atje do kercas huri e kashalli ne 2013,si ne 96'...keta flasin per BE!

Shume njerez ketu jam shume militanta per partite tyre dhe shikojne cdo gje permes syzeve te partise. Shkurt, jane qorru!

Politikanet qe kemi, te PD's, PS's dhe partive te tjera, kane hy ne politike per te pasuruar veten e tyre, familjaret, miqte dhe militantat e tyre. Dhe nuk u rruhet postoqia per popullin.

Tani ne e dime se te korruptuar jane si PD dhe PS se i provuar te dyja. Korrupsionistat nuk ndalin korrupsion se u eshte bere si droge, kane kalu ne addiction.
Populli duhet qe te mos vazhdoje me ate valle, dhe mos te marrin pjese ne korrupsuonin e tyre. Kam nja dy njerez police rrugor ne Tirane dhe Durres, dhe te dy thone se keto te Anglise bejne llafe dhe nuk u japin leke.
Njerezit duhet ta ndalojne korrupsion nga niveli i ulet si psh gjendja civile, shkolla, spitale, polici etj, deri te kryetari i vendit.

E lexuam ketu dhe ne vende te tjera se Greqia eshte shteti me korrupsionist ne EU, dihet qe Italia eshte borrnut, Rumania dhe Bullgaria o ashtu, Serbia masakroi ballkanin dhe vetem nje grup te vogel njerezish u denuan, numerohen ne nje dore.
Shqiperia nuk eshte aq mrapa ketyre vendeve qe permenda me siper. Nqs ne do heqim korrupsionin me forcat tona, dhe ta bejme Shqiperine fiks sic e kerkon EU, atehere nuk kemi pse te futemi ne EU. Nuk kemi pse!

Nqs PS ka bllokuar sadopak advancimin e hyrjes se Shqiperiae ne EU, atehere kane bo shume gabim, dhe faqen e zeze paqin. Se per interesa personale ose partiake nuk ndalet advancimi i vendit. Pse nuk kopjojne partite politike ne Serbi? Edhe ato partite Serbe e urrejne njera tjetren, por bashkohen per te miren e serbise.

urrej kur dikush lu rolin e profesorit pranej urrej i cik veten kur m'duket se flas kshu. That said, votimi eshte tjeter gje, ai prek direkt salen kurse kjo ka lidhje me te gjithe, dmth i prek robt pa dit se kush eshte i varur apo i pavarur nga berisha. Pranej, kjo ndjenja e triumfit mbi saliun m'u me jep nji ndjenje trishtimi. Me sjell nder mend ato rrefenjat e M. Kutelit qe tregon se mgjse koha ecen, ne shqiptaret nuk kemi ndryshu fare dhe i kenaqemi disfates sone sepse na mbush zemren me gezim fakti qe tjetri u turpru/ diskretitu me shume...

Bredharak, kjo nuk eshte disfate, eshte funksionim i nje procesi te rendesishem qe eshte ai i kushtezimit. Ne nje vend ku shoqeria qartazi nuk e ndikon dot qeverine te permiresoje qeverisjen dhe nuk e ndalon dot qeverine te perkeqesoje qeverisjen, pasja e nje procesi te vetem, sado te dyshuar (ketu fillojne argumentat per muslimanizmin, armiqte e jashtem, etj), llogaridhenieje, eshte pozitive per Shqiperine. Ne nje kohe qe nuk shkeputemi dot nga paradigma e integrimit evropian, domethene per sa kohe kjo paradigme mbizoteron, eshte absurde qe ne te mos e perdorim per t'u permiresuar. Absolutisht kjo nuk duhet te na pengoje te zhvillojme paradigma te tjera, po per keto duhen programe smiley, vizione smiley.

+1

Eshte pozitive deri te pika qe e nxjerr eurointegrizmin ne pah per farsen qe realisht eshte dhe parine politike flamurmbajtese te eurointegrizmit komplet te deshtuar edhe ne arritjen e qellimit te kesaj farse.  Permiresim real pastaj do ishte fshirja nga faqja e dheut e kesaj kaste politike.

Une nuk mbahem per integralist, por na duhet absolutisht orientimi Europian. Imagjino sikur te ishim ndonje republike ish sovietike andej nga Kazakistani, do kishim Sulltan tani.

Fakti pse nuk kemi Sulltan, nuk eshte se kemi ndonje aversion ndaj Sulltanit si koncept dhe si praktike! Pra, nga ana kulturore jemi nje republike ish sovjetike andej nga Kazakistani.  

 

Orientim europian? Mos e barazo eurointegrizmin me orientimin europian (shume term i mjegullt ky).

Se dyti, na duhet orientimi shqiptar se pari, para se te arrijme te orientimi europian.

Orientimi shqiptar dhe orientimi europian nuk perjashtojne njeri tjetrin. Nese flet per "integrimin" dhe ke nder mend ideologjine boshe te ketyre zbrazetirave mendore qe flasin ne tv, jam dakord. Une flas per nevojen e shoqerise sone per tu europianizuar, per tu bere nje vend me normal, ne nje sens real dhe praktik. Por edhe per ate dritezen ne fund te tunelit, qe te mos na mbyse deshperimi nga hyjneret e ketyre qe i kane hyp Shqiperise ne kurriz.

Po pra ti kerkon demokraci funksionale, shtet te se drejtes, shtet ligjor, zhvillim ekonomik, zgjidhje e ceshtjes se prones, hapje dosjesh te komunizmit, ndalim te rrenimit mjedisor etj etj.  Eurointegrizmi ka deshtuar ne sjelljen e ketyre gjerave edhe pse ka qene ideologjia sunduese keto 20 e kusur vjete.  Perkundrazi ka legjetimuar kete klase te degjeneruar e diskretituar.  Eurointegrizmin pastaj mund ta shohim c'pasoja solli edhe te Greqia, e cila ka 30 vjet ne BE.

Ato gjera qe kerkon ti nuk eshte nevoja te kemi orientim europian qe ti zhvillojme, sepse ne Europe jemi si gjeografikisht, racialisht e kulturalisht dhe se orientimi shqiptar eshte thelbi i orientimit europian.  Nga ana tjeter elitat tona te diskretituara na derdellisin traplleqe te tilla se do u bashkokemi ne Europe.

E kemi sulltanin e kemi Blendooo, shife, 22-23 vjet kryetar partie, dhe po kaq kishte per te ndejtur ne pushtet, po ta linin. Dhe as ka ndermend te iki nga politika apo drejtimi. Dhe nje njeri qe s'ka ndermend te iki, mund ta quash pa frike  Sulltan ,  paçka se nuk perdoret me ky term sot. 

nuk shof si disfate refuzimin e statusit, trop; shof si disfate mentalitetin kundershtus dhe refuzimin e njeri-tjetrit. Fakti eshte se kushti i zgjedhjeve nuk ishte percaktus per statusin ne ket pike (per arsyen e thjeshte se dihej me kohe qe zgjedhjet e reja do mbaheshin me vone, ne 2013). Kusht sic u tha me te madhe nga te gjithe ishin ato 3 ligjet. Ne 2013 vjen ne pushtet Rama; a thua Berisha do votoje per keto 3 ligjet pastaj?

Ne citimin qe i bere Kutelit disfata ate kuptim kishte, kurse gezimi me disfaten ishte fatkeqesia jone, sipas Kutelit dhe ne menyre te aplikuar sipas teje.

Me vjen keq qe ti kete vendim te Brukselit e sheh si teresisht apo paresisht rezultat te PS-se. A te eshte dukur se Shqiperia ka bere hapa mbrapa politikisht dhe institucionalisht keto vite? Nese po, a te duket se per kete fajin e ka teresisht apo paresisht PS-ja? Dhe a mendon se Brukseli nuk ka sy ne balle dhe veshe ne Shqiperi? Gjithe ajo zhurme e ambasadoreve evropiane ne Tirane kunder thagmave te qeverise mendon se ka qene loje qe ata statusin kandidat te na e benin surprize?

 

e drejte; tani qe e lexoj ca kam shkrujt, eshte si thua ti. 
Ka bere hapa prapa institucionalisht? per fat te keq, po. Eshte e pamundur ta fshehesh faktin se berisha kerkon te kontrolloje cdo gje. Po vullneti i berishes per te kontrollu cdo gje eshte i bazuar ne "marrveshjet 2-paleshe" per "perdhunimin" qe i bene kushtetutes. Dmth. asgje nuk do ndryshonte nqse ne pushtet do ish krahu tjeter dhe jo berisha. Marrveshja ne fjale, autorizon shumicen te beje cte doje. Me kete i pergjigjem pyetjes nese PS ka faj teresisht apo pjeserisht. Te huajt u lodhen duke perserit se cdo gje varet nga politika jone. Me qarte se kaq?!
Nuk di nese Brukseli do kish marre vendim tjeter nqse ligjet do ishin votu; po fakti se nuk u votuan, kam frike se provon qe kishte shans se mund te merrej vendim tjeter. Perndryshe nuk do kish pas nevoje per me kriju ate zhurmen e Fierit si shantazh. Pastaj kjo eshte bere rruge tani...e njejta gje u tha para se te pranoheshin ne NATO; po e njejti reagim ne prag te heqjes se vizave. Ky Ditmir Bushati njehere eshte bere sinonim i bad news bearer dhe duket se e ben me deshire dhe entuziazem.
E perseris, nuk me vjen mire se kam frike se te njejten gje do beje dhe Berisha kur te jete ne opozite. Partite do ndryshojne pozicionet, te humburit do jemi po ne. 

+100

 

Na marte te keqen Evropi. Ja gezuar!!!

Gezuar gezuar dhe 100 vjet si keto..smiley

smiley

Ne nje vend normal mbas 3 deshtimesh te njepasnjeshme, shefi/ja e ministrise perkatese, duhej me se paku te jipte doreheqjen indiferent se kujt mundohen tja faturojne pergjegjesine.

Por kjo laraska qe mundohet te beje rolin e ministres, e ka kapur mire filozofine e te qenurit e papergjeshme dhe as nuk i ben syri terr. Cuditerisht sot, mu duk sikur buza (nga krahu i djthate i saj) dukej sikur i ishte varur ca. Ta kete nga ndonje dhemballe e fryre apo nga ndonje nderhyrje estetike te deshtuar? smiley

marrja e statusit kandidat eshte dicka, anetaresimi ne Be eshte dicka krejt tjeter. statusi kandidat eshte hapi i fundit drejt anetaresimit, por per tu anetaresuar pastaj mund te duhet nje kohe e gjate. mjafton te kujtojme rastin e Turqise e cila ka mare statusin kandidat prej me shume se 30 vitesh dhe akoma nuk eshte anetaresuar. pengese per anetaresimin e turqise nuk eshte turqia apo qeverite turke te njepasnjeshme sic mund te mendojne disa, por vullneti i munguar politik i BE per arsye qe dihen (aspak fetare).

BE ka armen fatale per te penguar nje anetaresim nese do, dhe ta lere ne kte menyre vendin kandidat pergjithmone; kriteret e kopenhagenit. jane disa kritere qe nuk kane perkufizim te qarte, qe me se shumti jane politike dhe qe mund te pengojne anetaresimin.

ne rastin tone, marrja e statusit ose jo varet krejtesisht nga ne dhe jo nga BE. eshte e gabuar dhe idiote te thuash qe sna e dhane se sduan, se ne se meritojme kurre dhe se do ta marrim kur te duan ata! jo, se morem sepse nuk deshem vete, sepse nuk pranoi Rama per hir te interesave elektorale ti bente kte "nder" Berishes.

BE nese do te na ngopi me luge bosh, mund te na e japi statusin qe neser dhe pastaj te na lere te presim si turqia me shekuj. por jo, vullneti i BE eshte integrimi sa me i shpejte i Shqiperise me ane te standarteve te arritura nga pala jone, ne sinergji me ndihmen e tyre. pra faji nuk eshte i BE qe nuk morem statusin kandidat, dhe marja e statusit nuk do te jete kapriço e BE. anetaresimi pastaj eshte gje tjeter, por deri atehere do te na duhet te presim akoma.

Tata ka pas thon': kush gjeg shpin' e vet, o osht' klysh serbi, o osht' kamunist ...

po te dyja bashke ben vaki?smiley    apo zullumi duhet te jete akoma me i madh  ne kete rast..

na mbyti mentaliteti i te 'dhonmes' jo te 'meritumes' ne peshk....geni shkerdhat shqiptar qe i ka rezistuar koherave, diktaturave, demokracinave

Demokraci

ç'e do ...

smiley

Ua ke marr doren ketyre ...po te lutna shume shif mos gjen ate vendin ku eshte Left me .....yyyyyyy ne fund ( mcife veten ) smiley  , ku ndigjon plot venerim llafoskat e Babasqapit  duke vezulluar syte nga gezimi per mikun e Madh qe po i falte Partia

Se Miku im Zhak Atali ..

E te lafte nje Lak ficke o LefKope  dhe ata qe mendojne si ty se " po iku KY do ekzistoje akoma PD dhe nuk do votoj Ligjet me vone " smiley.E lane qe vodhi "se ashtu ishte nje Pune " si komunist me mbeshtetje te gjere e te gjate mbe Popull , po pas Qershorit merr dhe ca me vete dhe beni gati Paqetat e Biskotat per kete , Mediun e ca te tjere ! 

Si ka ardh koha akoma. Eshte larg ne cdo drejtim. Qeveria qe kemi na con me larg se cduhet. 

Statusin? Me kete qeveri? smiley

nuk ka te ardhme europa me sa po shoh une.. megjithate ne duhet te behemi njerez.. jo per europen por per civilizimin.. veshtire ehsmiley

Une them pse te mos synojme drejt Unionit Afrikan??? Pjesen me te madhe te treguesve ekonomiko-sociale e kemi aty-aty, do na prisnin me krah hapur.

 

nuk eshte e keqe si ide mjafton de jure se de facto jemismiley

Kot sa po e vrisni mendjen nuk ka te ardhme te shqiperise ne be, te pakten per 10 vjet, por ne 10 vjet sa gjera mund te ndodhin.....

Hej megjithmen tani,

Per ca ju duhet BE-ja iher? Nuk ju pelqen te jeni te dytet pas gjermanis? apo doni me u bo si Greqia?smiley

smiley

Pse e kuptoj keshtu une kete qe BE nuk na e dha statusin e vendit kandidat per te vetmen arsye se ne 2013 nuk do qe zgjedhjet te jene ndershme dhe qe Edi Rama te mos vije ne pushtet ? Sigurisht  qe dhe NM keshtu duhet ta kete kuptuar kete veprim te BE .

Shqiperia nuk mori statusin kandidat ne BE, sepse nuk u votuan kushtet e vena. Duheshin votuar me konsensus tre ligje, Gjykata e Larte, Statusi Nepunesit Civil, Reforma e Rregullores Parlamentit. 

Partia Socialiste nuk i votoi. Preteksti ishte qarku rrethit Fier. Preteksti, se ne te vertete arsyeja eshte qe pas 7 muajsh jane zgjedhjet politike. Status vendit kandidat eshte kapital politik per PD, njesoj si para 4 vitesh anetaresimi Nato apo heqja e vizave ne Shengen me vone.

Patia Socialiste e bojkotoi qellimisht kete proces, ne emer te luftes politike dhe marrjes te pushtetit. Faktikisht te kuqte kane bere hapa perpara.  Nese ne '44 eliminuan rivalet politik, ne '97 i vune flaken vendit, sot ne 2012 kufizohen ne bojkot te proceseve demokratike. Dmth le te jemi optimist, ta shohim goten gjysem plot, sepse ka edhe me keq.

Nuk eshte thjesht nje proces mekanik( VOTIMI I TRE LIGJEVE)  hyrja ne BE, eshte me i thelle problemi, por e di qe ti nuk do ta pranosh kete sepse je me shume i fokusuar tek propaganda se sa tek realiteti! 

Hunter , me Fierin nuk ja mbante as Sales dhe as Edit te terhiqej , pse , te dy ata te Fierit si i PD -se si i PS-se jane njerez me reputacion dhe kane shume vota dhe rreziku qe ai PS te kalonte me LSI nqs Rama terhiqej ishte shume evident ashtu sic Sala kishte frike qe ky i PD -se te kalonte me Bamirin .

nashi edhe PD beri te njejten gje kur PS ishte ne pushtet.I mban mend ligjeratat e Sales ne bruksel kur bibiloste se pranimi i shqiperise ne BE gjate qeverise se socialisteve do te rikthente komunizmin ne shqiperi.Apo Sali Lusha me shoke kur rrahen ministrat e qeverise  shqiptare  ne mes te Brukselit.Si i tha ay deputeti grek kur paskal milo u paraqit me sy te nxire nga grushtat e sali lushes  ne sesionin  e parlamentit europian:"ikni mesoni te mbani nje shtet pastaj kerkoni te futeni ne BE"

I kan thene hapur vropianet ku e kemi problemin. Korrupsion, gjykata plepash, shtet barbon, ceceneri institucionale, zgjedhje qe vidhen etj etj. Per torten sthan gjo. Ta gjesh fajin diku tjeter do me thene ta shmangesh nga vetja. Po prap endrra per integrim evropian e shqiptareve nuk shterr kurre. 

e drejte ajo qe thua.. endrra e kote tashme per europen qe kane shqiptaret nuk shteron sepse BE eshte e vetmja e ardhme qe kane shqiptaret, dmth mbijetesa e tyre, perndryshe duhet te shikojne nga turqia.. nuk kane shprese tjeter.. duke me ditur cfare eshte ballkani.. ne nuk mund te mbijetojme dot pa ndihmen e nje shteti te fuqishem, historia e ka treguar.. austrohungaria, italia fashiste, jugosllavia, bashkimi sovjetik, kina, ne nje 10 vjecar qe u izoluam dhe mbetem vetem regjimi menjehere falimentoi, pastaj ne ditet tona perendimi me ne krye SHBA...

Nuk besoj se ka lidhje me mbijetesen. Por ne ndjenjen e perkatesise. Te ishim per mbijetese endrra europiane as do kishte filluar. 

E ke gabim dora...smiley

Mire .Jemi ne NATO. Ka ndryshuar stili i shteteve. Flasim per zhvillim.

Ne nuk ishim gati apsolutisht per ne Nato, ishin shba qe insistuan sepse kishin frike per konflikte te tjera ne ballkan, keshtu duke pasur shqiperine nen kontroll atehere mund ti bente presion serbise dmth Rusise..

E ce pastaj s'e s'ishim. A u futem? Iku ai muhabet u mbyll. Tani jemi tek liga "nje per te gjithe , te gjithe per nje". A ke mundesi qe ne si shqiptar te mos vejme me ne dyshim ato qe u bene, ne kuadrin makrostrategjik te politikes globale.

apsolutisht nuk e ve ne dyshim.. dhe shpresoj qe nato te mbijetoje sa me shume te jete e mundur... problemi qe po diskutojme eshte ekonomik.. Cfare do bejme ne si shqiperi nqs BE falimenton ne keto vite si projekt ?? Nqs ndodh ne shqiptaret jemi te hmburit e pare.. 

E mo mire , dihej. S'u rreshtuan planetet as kesaj here. Ja presim 21 Dhjetorin.

Ca ka me 21 dhjetor ?

Hic. Thone qe do rreshtohen planetet.

Se mora vesht , nejse.

Ho mo burr sa i trash je. Te 21 dhjetori ne dark do rreshtohen planetet me i kuadrat shonci dhe do futet shqipria ne be. 

Dmth u futka dhe Ver Llapa ne BE meqe rri gjithe diten aty.

 Partia Socialiste nuk i votoi. Preteksti ishte qarku rrethit Fier. Preteksti, se ne te vertete arsyeja eshte qe pas 7 muajsh jane zgjedhjet politike

....shqiptaret kane per te vujt shume persa kohe do kene neper kembe  te tille opozite...me te vertete kjo opozite eshte fatkeqesia jone e perbashket. Shume vende te lindjes e kaluan ket proces por ne asnje prej tyne nuk ndodhi qe opozita te mbante nje qendrim kaq negative  dhe te sillej kaq agresive ndaj interesave te kombit vet.Kush osht b.k. ai qe e keshillon ket rob mor aman. Atij duhet me i nxjer dufin... 

 

Gelltit pak `55` dhe pastaj vjell cdo 24 ore  3 - 4 here ne dite..

 

Berisha mbi 100 mijë fansa në Facebook

 

 

 

Faqja zyrtare e kryeministrit Sali Berisha në Facebook, vazhdon të mbetet më e klikuar nga qindra e mijëra të rinj dhe të reja, të pasionuar pas rrjeteve sociale. Për tre ditë, pasi anonçoi profil...

 

 

.......................

Kryeministri Berisha në përvjetorin e themelimit të PD: Fitojmë zgjedhjet e 23 qershorit – veprat pasaportë besimi për qytetarët

 

 

 

UPDATE- Partia Demokratike festoi sot në Pallatin e Kongreseve, 22 vjetorin e themelimit të saj. Në ceremoninë ku ishin të pranishëm protagonistë të lëvizjes së dhjetorit, themelues, anëtarë, minis...

 

 

 

 

 

 

 

Kryeministri Sali Berisha ka uruar sot demokratët me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike. 

Nga Facebook-u, kreu i qeverisë theksoi se themelimi i PD-së është dita e shpëtim...

 

 

 

Te paret qe erdhen per t'ju gjendur Afer dhe per te ngushelluar babasqapin per kete "gjeme " qe e ka zene me Opoziten ishin Sheiket e Arabise Saudite .Cudi te gjithe kishin si embleme Kokosh ... Pasi takuan edhe Dylqinje dhe e ngushelluan leshuan nje Fatma ku theksonin

 I dashur Popull Vella Shiptar brez pa brezi qe kur PD-hi mori pushtetin . Te  dashur Hunddderra e sacme te Berishes ,  Mos u pezmatoni . Na keni ne ne Krah . Premtojme se kete vitriu Do ti Gezojme pensionistet me nga nje Kapua Deti .. Ne PS Beu dhe Keu !

 

Ja nje studim interesant i European Policy Center mbi vendimet e EU per zgjerim te metejshem, eksperiencat e kaluara, mesimet e mesuara ose jo etj.

Lexim te mbare

Gjynah qe se mori Shqiperia statusin...... kudo qe pyet te thone qe i ka plotesuar kushtet si ndodhi kjo gje e papritur keshtu.......?????

Evropa e ka hale ne sy Shqiperine nga arritjet e medha prandaj...... Rrofte Sali B@tha dhe B@thoret qe e rrethojne...... Te pelcasin armiqte dhe pucistet qe mundohen ti erresojne sukseset e arritura.......

 

Me qarte nuk mund ta shprehin.Edi Rama i ka kycet e marrjes se statusit.

 

BE, presidenca qipriote: Zgjedhjet nuk janë kusht për statusin  Zgjedhjet nuk janë kusht për statusinTIRANË-Zgjedhjet parlamentare nuk janë një kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat. Kështu u shpreh në një konferencë për shtyp sot komisioneri Stefan Fyle dhe ministrja e jashtme e Qipros Erato Kozakou Marcoullis.

“Kjo nuk është pjesë e konkluzioneve dhe sigurisht nuk është pjesë e kritereve për marrjen e statusit. Por padyshim zhvillimi i zgjedhjeve do të jetë mjaft i rëndësishëm dhe do të tregojë vullnetin e mirë të shqiptarëve për të përmbushur reformat e rëndësishme, por ky nuk është një kusht”- deklaroi ministrja e jashtme e Qipros.

Kur e pyesin komisionerin e zgjerimit nëse zgjedhjet e 23 qershorit janë një kusht që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat apo jo, në përgjigjen e tij, komisioneri tha: “Ne aktualisht kemi një kohe të gjatë duke shqyrtuar konkluzionet dhe rekomandimet, të cilat nuk lënë hapësirë të gjerë për interpretime të ndryshme dhe në fakt ka shume interpretime të ndryshme”- u shpreh komisioneri Fyle.

Gjithashtu komisioneri Stefan Fyle u bëri sërish apel politikanëve shqiptarë që të përqëndrohen tek tre kushtet e mbetura, sepse sipas tij procesi i anëtarësimit bazohet në kredibilitet.

Ndërkohë opozita në Shqipëri shprehet se Bashkimi Europian e kushtëzon marrjen e statusit të vendit kandidat me zgjedhjet e 23 qershorit.

 

E mori ndonje nga ministria e integrimit pergjegjesine per kete deshtim, spektakolar?

Mire 1, 2, por 3 eshte shume o miq. Nje mendje racionale, produktive dhe e pergjegjshme politikisht do duhej qe te kerkonte pike se pari pergjegjesite brenda vetes, te ofronte kompromis maksimal kundrejt nje opozite qe ka humbur cdo beteje institucionale me kete mazhorance ordinere e cila etiketon cdo ze kunder saj si antishqiptar. Por mesa duket nuk ekziston vullneti politik brenda mazhorances per integrimin e vendit ne Be. Fatkeqesisht, kjo mazhorance nuk eshte vetem e lodhur nga mandati 8 vjecar por dhe e "mykur", e pazonja per ti dhene shprese qytetarit..    

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).