Pjesë të fjalës së Enver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Pleniumin e IV të rinisë popullore.

"...Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshallit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugoallavia.....Po të studjojmë historinë e vërtetë të popullit tonë dhe jo atë të shkruajtur prej agjentëve të imperializmit, do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë. Kurdoherë që krerët feudalë të Shqipërisë si Ballshët (Balshajt ‑ shënim) e të tjerë, kanë qenë në aleancë të mirë me sllavët e jugut që kanë pasur përkrahjen e malësorëve....Çdo gjë e lidhte popullin tonë me sllavët e jugut, jeta zakoni, burrëria, lufta për indipendencën kundër të njejtëve armiq.....Miqësia ka ekzistuar përgjatë shekujve e rrebeshesh në mes të popujve tanë dhe atyre malazezë. Këtë miqësi nuk mund ta errësonte shërbëtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti At Gjergj Fishta me "Lahutën e Malësisë", ku ai nga një vepër kusare të thjeshtë, kërkon t'i bëjë apologjinë shovinizmit më të tërbuar dhe ta ngrerë armiqësinë që nuk ka ekzistuar në mes të malësive të veriut dhe Malit të Zi, në një teori të çmendur.....Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese. Populli shqiptar dhe sllavët e jugut me malazezët e serbët në krye, nuk mendojnë dhe nuk ndiejnë si as si Gjergj Fishta dhe as si Vladan Gjeorgjeviçi. Poetët popullorë malazezë e serbë kanë shkuar me entuziazëm për trimërinë dhe bujarinë e shqiptarëve. Këngët autentike të malësorëve të Shqipërisë së veriut, këndojnë anasjelltas trimërinë dhe besnikërinë e malazezëve. Si mund të këndonte populli kësisoj kur ekzistonte një armiqësi siç kërkon ta përshkruajë At Gjergj Fishta e agjentët e tjerë të imperializmit. Populli shqiptar ka luftuar së bashku me popujt sllavë të jugut kundër Turqisë në Kosovë e gjetkë. Në kohën e Gjon Kastriotit dhe Skënderbeut, ne kemi pasur marrëdhënie të ngushta me këta popuj, ne kemi pasur krushqira dhe aleanca."

118 Komente

E para e punes, Gjergj Fishta nuk eshte masakruar fare. Vetem vepra e tij ka qene e ndaluar, si edhe figura e tij eshte sulmuar nga rregjimi komunist. E dyta, kjo puna e e "masakrimit" sic e shpreh ti nuk i erdhi me shume nga mosdashuria e Fishtes per jugosllavet sesa nga venerimi qe i bnete Fishta fashizmit. Duhet me nejt edhe drejt dhe me fol edhe drejt.

E treta, figura e Fishtes, ashtu si figurat e shume baballareve te shtetit shqiptar te cerekut te pare te shekullit XX ka qene kontroversiale: poet i madh - politikan i deshtuar.

Fishten nuk eshte se e ka patur "inat" vetem Enveri, por edhe armiku i Enverit, Ahmet Zogu nuk eshte se e ka dash shume, madje Fishta mbas Revolucionit te Qershorit, mbas rikthimit te Zogut eshte detyruar ta shpetoje koken e tij duke u hedhur ne ekzil ne Itali.

Perfundimisht, ti mer cun, po i fry nji zjarri pa i hedh nonjicik kasht ketij zjarri per ta ndez.

Nuk e kane masakruar, sepse kishte vdekur, perndryshe nuk kam asnje dyshim qe do te kishte vdekur ne burg pas torturave te ndryshme si korrent, rrahje, terheqje gjymtyresh, shqelma kokes e gjenitaleve, nga gardianet e partise, luftetare te paepur nga zona e pare operative.

Nuk e kane masakruar, por eshte zhvarrosur dhe eshtrat e tij bashke me eshtrat e Dede Gjo Lulit, komunistet i hodhen ne lume. Fat me i mire ne te vertete, se sa hedhja ne ere e varrit te nenes te Ahmet Zogut prej komunisteve dhe Mehmet Shehut.

Venerimi fashist i Fishtes? lol Gjergj Fishta ka vdekur ne 1940 e me sa dihet ne gjendje te veshtire shendetsore vitet e fundit te jetes, sa per te thene sa mund te ishte ne gjendje te veneronte fashizmin.

1. Fashizmi s'ka lindur ne 1940-en.

2. Fishta ishte anetar i Akademise Italiane, e cila s'mund te ishte e pavarur nga fashizmi, njesoj sic s'mund te ishte e pavarur akademia e jone nga komunizmi, apo ti nga berishizmi dhe malokizmi.

3. Perzgjedhja nga Fishta e asaj ideologjie, s'e ben njeri te keq. Fashizmi, nazizmi, komunizmi. Keto ishin zgjedhjet ne ate kohe. Te gjitha nje moot ishin, po thuaj c'mund te kuptoje nje si ti qe rron per t'i puthur prapanicen Berishes?

Ne akademine italiane kishte intelektuale te mirefillte qe ishin e u bene antifashiste te njohur.Nuk eshte me rregull te treshit ,ben pjese ne akademine italiane pra je fashist.Per natyren e saj Fej a,kisha katolike asht intransigjente ,e displinuar .Mbi te gjitha At Fishta ishte nje klerik i devotshem,e mandej nje klerik me nje identitet te forte shqiptar.Sa me shume studioi ,aq me shume iu shquan keto dy cilesi ,njeri i fese ,shqiptar patriot

U bene mbrapa, por sa ishin fashistet ne pushtet s'mund te ishe antifashist, sepse e haje sa krahu. Keshtu qe fishta, ishte s'ishte fashist ne shpirt, per sa kohe qe ishte ne ate akademi do te sillej si fashist, dhe ky eshte rregull treshi. Qe prape s'e ben njeri te keq. Ashtu ishte situata, ai ishte shteti. S'kishe c'beje tjeter. Sic nuk kishte c'bente tjeter Sala yt psh qe u fut ne Partine Komuniste e mbante fjalime te zjarrta per udheheqjen, apo ai u fut me shpirt? Sepse nuk te conte njeri me shkolle ne france po te mos ishe cik komunist, apo jo? smiley

Sala (qe ju shtofte ymri)asht shume ma shume i yti se sa i jemi.....smiley Une te pakten nuk votoj ,nuk ia shoh as hejrin e as sherrin.Jam e bindun se ti e voton si zog kurvet smiley çdo rralle se nuk ka aresye tjeter qe asht aty tash njezet vjet....smileye votoni ...ja marrsha t'ligat...si krajl...apo nuk veshet su misura tesh ...

Jo ka pasur intelektuale koherente antifashiste ne te gjithe periudhen e mussolinit....pa pase nevojeper konvertime .....te tipit nga" refleksione" te Babe Myslymi...smiley

Une s'jam aq idiot sa te harxhoj leke e te udhetoj nga jashte per te votuar Salen. Te zhbireson familja, po s'erdhe te votosh? Se kam degjuar raste te tilla smiley

Apologjetet e barbarise te komunizmit ndaj elites intelektuale e kombetariste shqiptare, te njejten gjuhe si vete komunistet perdorin qe ata perdornin per te sulmuar keto figura: fashiste, imperialiste, shoviniste, kolaboracioniste, gjakpires etj etj.

Thashe une smiley

hahaha

Venerimi fashist i Fishtes? lol

"...epoke e re `qi jep shkjelmin demokracive, ideve to revolucionit francez', përkundër saj nji bote e re shifet kah ngrihet, që i siell syt kah dy persona-zheni qi kan sod fatin e popujve në dorë: kah Mussolini e Hitleri."

 

kujtesa e mire te nxjerr nga balta smiley

Cfare te bej qe s'mbaj mend cfare hengra dje per dreke smiley. Shyqyr qe per celsat e makines mendoi japonezi e s'ka nevoje me i nxjerr nga canta.  

Nuk e kane masakruar, sepse kishte vdekur, perndryshe nuk kam asnje dyshim qe do te kishte vdekur ne burg pas torturave te ndryshme si korrent, rrahje, terheqje gjymtyresh, shqelma kokes e gjenitaleve, nga gardianet e partise, luftetare te paepur nga zona e pare operative.

Ore kokrra e kokloqes, po edhe mekate qe nuk i kan bo do ja veshesh robve?

Jo se komunistat kan bo pak mekate, por po fillut me u bo si Shabon Qosja me e pa hundderrin ene aty ku nuk osht, filloheni e boheni qesharak e nuk ju merr mo njeri seriozisht. Ju i boni kamunizmes sherbimin mo t´modh, sepse i boni gjomat e kamunistave mo t´pabesueshme te robt.

Pytja tjeter osht, meqe e keni permen shum ket punen e zones se pare operative:

Gjersa ka zone te pare operative, patjeter ka ene zone te dyte, ndoshta ene zone te trete operative. Dini gjo ju ku jane kto te dytat e te tretat?

Jo s'eshte ceshtje veshjesh mekatesh qe si kane bere.  Mos u trego i pandershem duke e keqinterpretuar ate qe ka thene ai.  Duke ditur natyren e regjimit dhe natyren e Fishtes ai thjesht ka bere nje induksion mbi cfare mund ti ndodhte Fishtes ne rast se ai do kishte jetuar nden ate regjim (qe sigurisht nuk eshte ndonje pohim absolut).

Perfundimisht me deren hapur, Hoxha ne kete pjese nuk e ul poshte Fishten per façizem por per nacionalizmin e tij Shqiptar kundra vellezerve sllave ne pergjithesi e Malazez ne vecanti.

Na merzitej vellai i madh i kumandarit nga Mali i Zi, Svetozari nga keto shovinizmat antisllave te Fishtes.

Dhe per te forcuar miqesine e perhershme sllavo-Shqiptare, bejme kurban 400-2000 Kosovare tip Maya-style.

Thellohu gjemb.  Ata ishin bandite shovinisto-reaksionare qe duheshin asgjesuar me cdo menyre.

Këtë miqësi nuk mund ta errësonte shërbëtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti At Gjergj Fishta me "Lahutën e Malësisë", ku ai nga një vepër kusare të thjeshtë, kërkon t'i bëjë apologjinë shovinizmit më të tërbuar dhe ta ngrerë armiqësinë që nuk ka ekzistuar në mes të malësive të veriut dhe Malit të Zi, në një teori të çmendur.....

smiley

Luftrat e shqiptareve ndaj serbeve, malazezeve, Oso Kuka, masakrat serbe, etj etj ne fakt jane thjesht pjelle e fantazise te semure te shovinisteve nacionalist si Gjergj Fishta etj.

Këngët autentike të malësorëve të Shqipërisë së veriut, këndojnë anasjelltas trimërinë dhe besnikërinë e malazezëve. Si mund të këndonte populli kësisoj kur ekzistonte një armiqësi siç kërkon ta përshkruajë At Gjergj Fishta e agjentët e tjerë të imperializmit. Populli shqiptar ka luftuar së bashku me popujt sllavë të jugut kundër Turqisë në Kosovë e gjetkë. Në kohën e Gjon Kastriotit dhe Skënderbeut, ne kemi pasur marrëdhënie të ngushta me këta popuj, ne kemi pasur krushqira dhe aleanca."

Ec e mos u thuaj "enverhoxhiste", cmitizuesve lubonjisteve, predikuesve te vllazerimit mes popujve.Cikli Kreshikeve nuk i konvenjon sot Kreshnikve nacionaliste.

 

akoma tek enver hoxha dhe vitet 50 keta smiley

pres pjesemarrje te vrullshme ne kete teme nga mendjelashtet e forumit, i pakapshmi, hunteri e oidriso. Oburra, o burra smiley

Mendoj qe ndaj figures se Gjergj Fishtes dhe Faik Konices eshte hedhur balte kot fare nga rregjimi komunist.

Epiken kombetare shqiptare, ky rezili i Gjylos e quante veper kusare te thjeshte per hir te kurverimit te tij ndaj padroneve sllave.

Ne fakt e kam thene e do vazhdoj ta them, qe pergjigja me e mire ndaj te genjyerve, te mashtruarve, apologjeteve dhe enveristeve safi kur keta brrockullisin per nacionalizmin e Hoxhes jane vete fjalet, fjalimet, direktivat e veprimet e pafundeme te kumandarit qe demonstrojne ashiqare antishqiptarizmit, antikombetarizmin, cirakllekun ndaj sllaveve dhe urrejtjen antiintelektuale te tij.

Si gjysh shkruan ti byrazer.

O njerez, te ishe inxhinier i larte i Hitlerit, do te thote se je inxhinier i mire, jo se je rob i keq. Dhe po te ishe poet prane hitlerit, prape te ka zgjedhur per zotesine. Politiken e tij do ta ndiqje nga halli, pastaj. E njejta gje me fishten ne Itali, e njejta gje me Salen ne Partine Komuniste. Pse duhet t'i diskutoni keto?

Rendesi ka qe Fishta ishte poet i mire, dhe asnje gje tjeter s'ka rendesi. Dhe ai vete s'do te donte te mbahej mend per gje tjeter, vec asaj per te cilen ishte i zoti me shpirt, jo me detyrim, poezise. Veprat e tij jane thesar dhe per dialektin e gegeve, ne radhe te pare.

Rendesi ka qe Fishta ishte poet i mire, dhe asnje gje tjeter s'ka rendesi.

Kumtesa e Fishtes ne Kongresin e Manastirit.  Po ashtu me shume rendesi.

ketu diskutimi eshte per Enver Hoxhen dhe qendrimin e komunisteve ndaj nacionalisteve me prirje fashiste, kolaboracioniste ose thjesht nga deviza: kush nuk eshte me ne, eshte kundra nesh. Interesant eshte argumenti qe sjell Hoxha dhe sfondi idilik i raporteve me sllavet ku ai vendos figuren e Fishtes si poet. Por nqs kete argument te Hoxhes per sllavet vllazen do ta veme perballe ligjerimit te tij ne 40 vepra dhe sidomos Titistet, cfare kuptojme? Qe gjuha eshte vegel e pragmatizmit politik dhe historia shkruhet e lexohet sipas rrethanave e ne sherbim te tyre.

Por edhe argumenti qe sjell ti si shfajesim per profesionistet e zote qe rekruton cdo regjim (ose i atashohen atij se kariera, privilegjet, konforti...nje jete eshte or ti ) e con relativizmin ne skajin me absurd. Atehere ajo dilema e rrugeve te lirise na reduktohet ne zero. Ka periudha historike kur pika e ndarjes eshte percaktuese.Te tilla jane momentet perballe fashizmit, levizja studentore e 90, 97, 21 janari. Sipas kesaj logjike cdo invador perzgjedh ushtaret me te mire dhe ata jane te pafajshem. 

Pra sipas teje ka vetem nje vullnet absolut:mbreti, ducja, fyhreri, enveri, saliu dhe te tjeret jane lodra ne duart e tyre, te shfajesuara per cdo veprim qe bejne.

S'eshte e thene te jene lodra, por mudn te jene bindur. Shumica e gjermaneve nuk e dinin qe Hitleri digjte cifutet, dhe ua treguan vetem mbrapa tmerret e kampeve. Shume serbe nuk e dinin qe ushtaret e tyre ekzekutonin civile te paarmatosur, te vene ne rresht, dhe shume prej tyre u tronditen kur pane videot, pas renies se miloshevicit. Propaganda ben punen e vet, dhe shfrytezon talentet. Dhe po flasim per nje kohe kur propaganda funksiononte me shume se armet, sepse s'kishe internet qe te kishte rrjedhje informacioni apo media te lira. S'mund t'i vesh faj nje talenti qe ishte rritur mes nje propagande qe e bind se fashistet jane te mire dhe po permiresojne boten, dhe s'mund t'ia hedhesh poshte talentin vetem sepse ra pre e kesaj propagande, dhe s'mund t'i vesh faj as sikur pranoi te mbeshtese ate propagande, vetem qe talenti i tij te mos shkoje kot, per sa kohe qe ai e perdor ate talent edhe per gjera te mira, sic eshte patriotizmi. Sot po, sot eshte e pafalshme. Por ne ate kohe une i shfajesoj. Fundja, sa prej nesh, si femije, e dinin Enver Hoxhen burre te keq? Kishim propagande qe me revistat yllka, e deri te filmat, perrallat e gjithcka. S'i shmangeshe dot.

Spiritus ,cilat jane karakteristikat e nje diktature e nje diktatori.Une nuk kam studiu histori e filozofi per profesion ,por menddoj se me njohurite qe kam te pelqen apo jo Berisha nuk hyn ,nuk i ka parametrat...Flas seriozisht...

rreshtimi nuk eshte literal ne kuptimin e diktatorit por ne konceptin e  "vullnetit" mbi te tjeret.Diktati eshte pa qene diktator ne kuptimin shkencor te termit.Ky diktat dhe ky nenshtrim para vullnetit te tij si duhet gjykuar, bie llafi, per ata qe ishin bashkepunetore te tij per Gerdecin dhe 21 Dhjetorin? Do te shfajesohen sikurse thote wtf sepse "talenti ne vetvete eshte neutral"?

beh nuk me duket se ky rreshtim jo literal qe i ben nuk eshte kaq inoçent....A eshte a s'eshte kjo periudhe diktature dhe a eshet Berisha diktator?.Ne perditshmerine tone ,ne pune ,ne familje te gjithe ushtrojme "vullnet"mbi te tjeret e te tjeret i "nenshtrohen "vullnetit " tone.Nga ana tjeter ne vete i nenshrohemi e tj etj.Po qe ketu e deri te diktatura e diktatoret rruga eshte e gjate....

Lexoje kontekstin:  Pra sipas teje ka vetem nje vullnet absolut:mbreti, ducja, fyhreri, enveri, saliu dhe te tjeret jane lodra ne duart e tyre, te shfajesuara per cdo veprim qe bejne.

opss kam harruar Stalinin. Ka nje nenshtrim te arsyeshem ndaj vullnetit epror qe lidhet me hierarkine, rregullin, autoritetin (burokracia) dhe autoritetin moral (familja).Kurse ne aspektin politik,  cdo vullnet dhe autoritet qe respekton formalisht rregullat demokratik dhe permes tyre fuqizon kultin personal, kthehet ne sundim autokratik.Berisha eshte nje Autokrat. Enderron te jete nje diktator me D te madhe, tip Pinoceti.Madje kur thote, do qendroj ne pushtet deri kur Ai lart te me coje haber, nuk eshte gje tjeter vecse subkoshienci i diktatorit qe enderron.Asnje lider normal ne boten demokratike nuk ben deklarata te tilla. Edhe ata qe kane qendruar me gjate ne pushtet.

spiritus, dhe nese s'ka qene pre e propagandes,  duhet pare dhe ana personale e njeriut. Nese une emigroj ne Itali, Italia me ofron pune, rroge te mire dhe me vlereson talentin, por me perndjek (ta zeme) dhe me shkaterron si njeri, mua e familjen, nese nuk mbroj propaganden italiane ne Shqiperi, cfare do te bej une nese s'kam te drejta njeriu, s'kam ku mbrohem nga ky shtet e s'kam liri fjale? Ti ke dhjetera emigrante qe sot mbrojne me shume vendin ku jetojne se sa vendin e tyre, pa i kercenuar e pa i vrare njeri. Fishtes, para se te gjykohet, duhej pare se si do te sillej pas renies se fashizmit. Ai vdiq me heret, ndaj s'e pame dot.

Po kush po e gjykon mo? Kush po thote qe bravo, mire ja bene komunistet? Nqs ka qene pak filofashist (dhe kjo simpati eshte e dokumnetuar) eshte shume here larg bashkepunetoreve te fashizmit, sepse mjerisht apo fatmiresisht , kur erdhi koha e rreshtimit, ai kishte vdekur.Ky eshte konteksti. Kurse sot jane relativizuar gjerat.Nuk di a e pe nje ekspozite me foto nga fonoteka Marubi ke Muzeu Historik para 28 nentorit.Aty ishin te gjithe, bashke, memedhetare e mekatare, te afishuar, nga Ismail Qemali tek Ahmet Zogolli, nga Mjeda tek Fishta, nga Isa tek Esat Toptani. Te gjithe bashke, rreth flamurit te perbashkuar, me shue ide por me nje qellim smiley

Vecse ka dhe nje gje qe ben pershtypje: Fishta tek Lahuta u ka kenduar dhe glorifikuar vyrtyteve me te mira te shqiptarit me bese, burrni e trimni , pra nje nacionalist 24 karat si poet por...me iluzione per fashizmin. Kurse Migjeni, perkunder, drejtoi syte nga zhelet, varferia legjendare qe e bente sust malsorin legjendar para prefektures se Zogollit.Dhe nuk pati iluzioni as nga Njeriu me yll ne balle, as nga Mbinjeriu qe syte i lshonin xixa.

Dhe imagjino qe Migjeni ishte i ri dhe te ishe i ri ne vitet fashiste ishte goxha bukur.

Berisha nuk hyn sepse s'e lene. Karakteristikat i ka 100%. Enveri, erdhi ne pushtet, largoi intelektualet e mori kasaper. Berisha, erdhi ne pushtet, PD-ja u boshatis nga intelektualet dhe u mbush me druvare. Enveri s'lejonte media te lira, por vetem mediat e veta. Berisha s'lejoi media te lira, por vetem mediat e veta, dhe mediat e veta qe i dolen kunder i dogji (Koha Jone). Enveri e kishte ne dore voten e popullit, Berisha mori ne dore voten e popullit ne 1996-en, qe u cilesua nga nderkombetaret si manipulimi me i madh ne historine e vendeve pas-komuniste. Enveri i perndiqte ata qe i dilnin kunder, Berisha i detyroi gazetaret qe i dolen kunder te arratisen jashte vendit, u shqepen ne dajak ne vitin 1996 ne mes te Tiranes, dhe pamjet i ka dhene vetem euronews. Enveri perdorte forcen policore kunder atyre qe e kundershtonin, te njejten gje beri dhe Berisha ne vitin 1997. I vetmi ndryshim me Berishen, ishte se nuk iu bind ushtria dhe s'arriti ta beje zap popullin. Hyri deri ne Cerrik me tanke, dhe pastaj e pa qe nuk cante, dhe u dorezua. Pra, Berisha s'u be dot diktator, por te gjitha tiparet i ka 100%.

Kesaj i thone sikur halla te kisht b...do e thirrnim daje.....hahahahanuk eshte diktator po ka tiparet hahahaha

 

Eshte thashe, jo nuk eshte. Eshte, por nuk e lene te jete zyrtarisht. Pse deformon? Apo thuaj, nena parti. Hani dajak nga familjaret ju grate andej nese s'mbroni Salen? 

Mos e shaj q'ate krrajl, or ti!

Fishta ishte poet i mire 

No kidding.

Marredheniet historike shqiptaro-sllave po rivleresohen sot akademikisht pa shqetesimin e luhatjes se humorit politik te Hoxhes. Nese per t'u ngritur nga bataku ku jemi (ketu faktor i rendesishem eshte Kosova por edhe fazllicizmi) na hyn ne pune demonizimi i serbeve nder shekuj dhe revizionimi i n-te i historise, oburra, por le te jemi te sinqerte per permasen politike te fenomenit.

Diskutimi eshte mbi qendrimin e komunisteve ndaj nacionalisteve, se keto bishtat jane thjeshte justifikime per qendrimin e tyre gjenocidal ndaj nacionalisteve ne teresine e tyre, qe ne fakt perkon me parimet komuniste qe e shohin nacionalizmin si mjet te borgjezise e kapitalisteve per te percare proletariatin.

Ja urdhrat e Hoxhes per Divizion e I-re te UNC-se:

 “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve pa treguar as më të voglën tolerancë.”

Po sepse e tille ishte koha ne ate periudhe, o ti qe s'kap. Italianet jane popull i madh e i qyteteruar, por ama Musolinin e varen ne shesh dhe e masakroi populli me shkopinj. Ka gje me mizore? E njejta gje dhe ne Shqiperi, madje dhe me shume, duke pasur parasysh egersine e varferise dhe te fese. Pa me te voglen tolerance ballistet i conin partizanet per pushkatim, u digjnin shtepite, dhe pa me te voglen tolerance ishte pergjigjja ne nje kohe kur bota, e gjithe bota pa perjashtim, ishte pa me te voglen tolerance. Edhe ne Amerike, grate 's'kishin as 20 vjet qe kishin marre te drejten e votes, zezaket s'kishin akoma asnje te drejte. Ishte bote tjeter. Mos lidhni gjerat e sotme me boten e asaj kohe, sepse jane te pakrahasueshme.

"Dashuria e popujve te jugosllavise" sidomos dashnija serbve arriti kulmin ne 99. Fatkeqsisht sot vazhdon te jete ne pushtet klyshi e kti qelbesires.

I dashuronin jasht mase shqiptaret keta sllavet, prandaj formulonin memorandume gjenocidale dhe shfaresose per te zgjidhur "problemin shqiptar", prandaj i masakronin me ndihmen e cirakeve te tyre te Tiranes ne Tivar e gjetke, apo i turqizonin per ti degdisur ne Turqi si turq, apo i islamizonin per ti boshnjakizuar, apo ju vinin me urdher mbrapashtesa sllave mbiemrave te tyre per ti sllavizuar per te bere cdo gje qe te mundur vetem e vetem qe keta mos te identifikoheshin si shqiptare, se kur shqiptari eshte i ndergjegjshem qe eshte i tille dhe e thot me plot goje kete athere ai mban qendrim politik dhe kjo eshte e rrezikshme teper per sllavet.

Do veja pese yje po sdi si nga telefoni smiley  u get the idea lol.

Une nuk i heq asnje pike atij citimi. As edhe nje pike nuk i hiqet, e verteta e nxjerr bash ne drite. Nuk e kuptoj nqs ky shkrim eshte sjell ketu per te ulur figuren e Fishtes sepse c'do gje e thene aty nga Enver Hoxha eshte e vertete. Ne anen tjeter Fishta mbetet nje figure pozitive dhe romantike ne historine shqiptare pavaresisht shume pasazheve te gabuara ideologjikisht ne Lahuten e Malcise.

+100

Miqësia ka ekzistuar përgjatë shekujve e rrebeshesh në mes të popujve tanë dhe atyre malazezë. Këtë miqësi nuk mund ta errësonte shërbëtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti At Gjergj Fishta me "Lahutën e Malësisë", ku ai nga një vepër kusare të thjeshtë, kërkon t'i bëjë apologjinë shovinizmit më të tërbuar dhe ta ngrerë armiqësinë që nuk ka ekzistuar në mes të malësive të veriut dhe Malit të Zi, në një teori të çmendur....

 

edhe njehere E.H  demagog  i peshtire...  mohon gjithcka  vetem e vetem  tu bente qejfin  ''miqve''  te ngushte Jugosllave.     nuk ka ekzistuar armiqesi  mes Malesise se Veriut dhe  Malit te zi thote...   le qe genjen hapur dhe mohon historine  si pa gje te keqe.., po ky derdimen  ka marre vet pjese  ne rivarimin e eshtrave   te patrioteve  Çerçiz Topulli e Muço Qulli  ne Shkoder, ne vitin 1936..  bile ka mbajtur edhe fjalim.  e pra keta luftetare patriote  ishin atje per te mbrojtur Malesine  nga serbomalazezet.. dhe u vrane nga keta te fundit..

P.... dhie i klasit te pare.

këtu motra, këtu

Jo jo Belul, s'i kane vrare serbomalazezet Cecon e Mucon, por ndonje reaksionar shqiptar qe donte ti armiqesonte popuj vllezer e liridashes shqiptare e serbomalazeze duke vrare keta te dy qe po shkonin per nje kuvend vllazezor me serbomalazezet, per ta bere te dukej sikur i vrane serbomalazezet qe ti armiqsonin keta dy popuj vllezer.

perfitues i ndyre, arrivist i cmendur, opportunist mizor, behet armik me mikun e pak koheve me pare, dhe mik me armikun kur ia do puna. Sepse te mos harrojme qe kur i leverdiste, i shante Serbet ky, ne vitet 80. Keto tipare sot i ka vetem Sali Berisha.

Shto edhe Isa Boletinin, dhe shume te tjere qe jane vra nga Malazezt.

Fishtes duhet ti falemi me rendesishmi per faktin qe sot e kesaj dite kete gjuhe qe shkruajme, e shkruajme me alfabetin e Fishtes (me ca ndryshime te vogla) dhe kjo eshte e rendesise goxha te madhe per afirmimin e identitetit tone europian.  

A ka arritur fashizmi te vrase aq shqiptare dhe ti perzere (per ne Turqi) sa çka bere Tito dhe Jugosllavia?

Ne kohen kur Shoku Enver mbante kete fjalim, nje sekretar i shkon ne zyre dhe e njofton per masakren e Tivarit. Thone (dokumentat) qe ju kthye me fjalet: "rri urte se te iken koka...". A ka me hero legjendar se kaq?

Pse u masakrua gegnishtja?

Pse u masakruan kosovarët (Tivari etj)?

Pse ka (edhe sot) aq shume urrejtje ndaj kosovarëve, në Shqipëri? (Kosovarët nuk pranuan të miqësohen me sllavët e jugut ashtu siç dëshironte enver hoxha)

Pse në shqipëri aq shumë mbrohet "29 Nëntori" i jugosllavisë?

Le të përgjigjen klyshët e gramoz ruçit e kristaq ramës, xhelil gjonit e arianit çelës.

 

Kosovarët erdhën në Vlorë e Tiranë, për 100 vjetor, jo për mikpritjen e klyshve të enverit që jetojnë aty e që marrin pensione greku, për sepse janë toka shqiptare, dhe sa të ketë shqiptarë Kosova, toka shqiptare do të mbesin.

ne shurrtore, jo ketu te lutna.

Si u mblodhen ore, e .Tek ajo gruaja e vetevrare e gerdecit e kishin dite pushimi.

 

Ajo gruja do ket pas dore ne masakrimin e gegnishtes, masakrimin e kosovareve, i urrente ata, mbronte 29-ten e jugove.. etj etj

Hemoroide qe shohin driten e diellit vetem kur Ai vendos te ule breket per te.... 

u kthyen bijtë e partisë, u kthyen

ja pjella e percarjes se Berishes

e shef, o Zane, racen tende?

Kosovarët erdhën në Vlorë e Tiranë, për 100 vjetor, jo për mikpritjen e klyshve të enverit që jetojnë aty e që marrin pensione greku, për sepse janë toka shqiptare, dhe sa të ketë shqiptarë Kosova, toka shqiptare do të mbesin.

Ja ky eshte monstra  qe ben barazimin: toske/jugore=komuniste=filogreke.Julius, eja se e gjetem nje moster te asaj qe ti kerkoje.

Toka eshte e jona, kelyshet ne litar!

thua ta di ky gopi qe ate luften per liri te Kosoves e organizuan, planifikuan dhe armatosen pikerisht ata oficeret e xhaxhit, nderkohe qe Ai akoma rronte me leket e tregtise se naftes me Serbine?

Thua ta di ky tipi qe per 28 Nentor ne Vloren kaurre u organizuan ne FCB e menyra te tjera qe te ardhurit nga Kosova e trevat qe s'gjeten hotel te bujteshin neper shtepite e vlonjateve?  E patjeter qe falas, me buke e kripe e zemer? 

Ata mund te kishin fjetur edhe jashte, nen qiellin e hapur shqiptar, te tokes shqiptare.  Po ja qe ra pak shi. 

Kosovarët erdhën në Vlorë e Tiranë, për 100 vjetor, jo për mikpritjen e klyshve të enverit që jetojnë aty e që marrin pensione greku, për sepse janë toka shqiptare, dhe sa të ketë shqiptarë Kosova, toka shqiptare do të mbesin.

smiley

C'ke qe zgurdullohesh. Fjeten me verte neper shpi robsh, se s'kishte me hotele.

Ti e pe/lexove per cfare u zgurdollova une apo thjesht pe emrin tim edhe futja?

Ti thjesht u zgurdullove, byrazer. S'di une c'ke pasur ne mendje, por aty nxore vetem zgurdullim.

Jen(m)i bërë si kafshë ripërtypëse. Meqë nuk kemi gjë për të përtypur, ripërtypim ato që kemi ngrënë në '45.

Kot, çfarë ka për t'u diskutuar këtu? Që Fishta e hëngri kot? Që e hëngri "me rekomandim" nga Beogradi? Kuteli nuk i bëri elozhe Duçes e Hitlerit dhe hëngri burgun vetëm për atë "Poemin Kosovar".

Në fakt pas prishjes me jugosllavët është propozuar rivlerësimi i Fishtës, por ja që delli i Partisë nuk mund të pranonte "rehabilitimin e një fashisti". Këtu u bënë më komunista se Stalini. Se psh ashtu sikurse Fishta i bëri elozhe fashizmit, edhe Gogoli ishte carist i flaktë (s'po flasim për Balzakun që deklarohej monarkist), dhe as Gogoli as Balzaku nuk ishin të ndaluar as në Rusi...dhe as në Shqipëri.

Dhe për mendimin tim vepra më e madhe e Fishtës është Kongresi i Manastirit ku u varrosën njëherë e mirë turqizimi dhe greqizimi i shqiptarëve. 

Pastaj hajde mblidhemi të shajmë "ata të krahut tjetër", që ne 'demokratët', t'u çjerrim maskën 'komunistave' punë tjetër.

p.s. Dhe mjaft latë nam duke na përmendur qëndrimin e komunistave ndaj nacionalistave. E para sepse komunistët nuk e bënë në fshehtësi por e tundën fort atë këmbanë. Dhe e dyta sepse nacionalistat e bukur, u treguan miopë, të mefshtë dhe mesjetarë. Sikur të kishin dy pare mend, nuk do i shkartiste një student i dështuar biollogjie.

7 stomaqe. Kjo eshte vetem hera e 3-te qe sillet Fishta nen kete lloj drite.

Kot, çfarë ka për t'u diskutuar këtu? Që Fishta e hëngri kot? Që e hëngri "me rekomandim" nga Beogradi? Kuteli nuk i bëri elozhe Duçes e Hitlerit dhe hëngri burgun vetëm për atë "Poemin Kosovar".

Ose ndoshta vellazerimi shekullor me sllavet, qe eshte thelbi i gjithe asaj pjeses se cituar te shokut Enver?

Ti gjemb,je si puna e Çelentanos, që kur i dilte para Ornela Muti e veshur yll, i mbeteshin sytë tek....flutura që kishte qëndruar te supi.

Këtu po diskutohej qëndrimi ndaj Fishtës. Pastaj propaganda e "miqësisë mes popujve" ishte lakrori i kohës. Siç kemi ne sot lakrorin e "demokracisë dhe rekordet ekonomiko-alpino-notuese". Ok?

Dhe madje është më shumë se thjesht "propagandë". Sepse vetë filozofia komuniste i konsideron "të gjithë popujt vëllezër" dhe të gjitha luftërat i konsideron me origjinë "imperialiste" dhe "shoviniste". 

Kështu që është mua më duket e habitshme të habitesh nga ai fjalim. Mund të indijohesh, por s'ka ndonjë gjë për të diskutuar. Barazimi mes Fishtës dhe Gjorgjeviçit s'ka bythë të qëndrojë.

Mund të indijohesh

Pikerisht ate ndjenje kam.

Ato personalizimet mund t'i lesh menjane perderisa s'te kam folur ne ate menyre. Nuk kerkoj dot falje kur ti nuk e sqaron nese komenti yt ishte per temen apo per komentet.

Uaaa, pse nuk e dije ëëë? Epo mirë, ja e përjetove edhe indinjatën. Sa të zgjat kjo indinjata e ndezur, dmth që ka nevojë të shprehet dhe të diskutohet? 30-40 vjet? 

Që ta dimë se kur mbaron reagimi emocional ndaj të kaluarës, që mbase bëhemi mbarë të kalojmë në fazën e gjykimit logjik.

p.s Personalizimin nuk e bëj për ofendim, por muhabet po bëjmë.  Dhe ndonjëherë ti kërkon gjilpërën në kashtë.

Ej, keto ofendimet me gjuhe vogelushesh ruaji per ndonje tjeter atje afer.

Kjo teme ishte per historine. Historia nuk me duket se kufizohet ne 20 vitet e fundit. Jo cdo teme duhet te lidhet domosdoshmerisht me te tashmen apo me statujat prej bukepeshku ngjyre jeshile tek shkallet e Muzeut.

Epo o gjemb, kur citon si vogëloshe, do marrësh përgjigje për vogëlushët. 

Ç'a të them unë?

Ti mund t'a dredhesh si te te pelqeje, kush te ndalon (tm Bradi)?

Cilen pjese te "Nuk kerkoj dot falje kur ti nuk e sqaron nese komenti yt ishte per temen apo per komentet." nuk kuptove?

Ajo pjesa "ej", ishte pak kundërthënëse me "nuk kërkoj dot falje". Nuk e di si t'u duk ty, por personalizimi, krahasimi me Çelentanon, as nuk e thashë për ofendim  dhe as më tingëlloi i tillë.  Prandaj nuk kishe pse reagoje ashtu.

Ja, paskan ardhur muterishtet e vogla qe derdhnin lote krokodili ne nje teme tjeter. Dhe kjo eshte pikerisht arsyeja qe morali dhe etika ka rene pertoke, e ndjenja eshte zhdukur fare : sepse çakenjte e komunizmit, as e çajne menderen per ndonje fatkeq lart e poshte, me kusht qe te jene ata qe bejne fatkeqe.

Po qene ata ne krye per t'ia ngopur fatkeqit, eshte mire, eshte e ligjshme. Po qene te tjere, eshte keq, eshte e paligjshme.

Naten e mire, muterishtet e vogla, naten e mire.

Partia ka rehabilituar fashiste si Nishani e te tjere me kohe e vaft, qe ishin antare partie te PFSH-se e zyrtare shteti gjate pushtimit italian por s'mundej kurre te rehabilitonte nacionaliste sade si Fishta e te tjere qe konsideroheshin si armiq qe duheshin shuar nga faqja e dheut.

Paralelizmi nuk qëndron. Sepse shoku Nishani, dhe shumë të tjerë si shoku Nishani apo shoku K.Ylli ndërruan krahun GJATË LUFTËS. Dhe gjatë luftës komunistët ishin shumë të gatshëm të pranonin cilindo në "gjirin e Partisë" përsa kohë nuk dilte nga "vija e Partisë". Kurse pas lufte...epo krushq pas dasme dhe trim pas lufte, nuk të pranon njeri, jo më komunistat. Ok?

Llogarit edhe Ramiz Aline, Bedri Spahiun etj

"...Pleniumin e IV.... të rinisë popullore...." ?

Nuk kemi patur  me kete emer ! Ndoshta, eshte marre gabim, ose une nuk e kam ditur gjer sot.Citoni ju lutem, vitin kur eshte bere ky Plenumi i katert!

Grava ...Qe thua ti a de .Ne krahine tene i kane dash fasulet shume.Jane bikotiledone.Erdhi kohe tjeter .Erdhi Enveri .Luante me koqkat e ketyre monokotiledoneve sot dhe nga fasulja u kane mbete vetem era e pordheve . Mos u fut ne stane te "tredhurish " ...Ata therren qe 17 muajsh dhe jane ose te virgjera ( dhi ftujake )ose sqeper te skopitur .Ti e di qe mbajn e era PERC po i mbajte shume smiley

Prit se keto dite do te dale edhe studimi "Rroli i Rinise ne kohen e Mbreterve ILIRE "  Studime mbi Plernumet Historike te  Rinise  ku vend te rendesishem ka edhe Fishta si emisar i vllazerimit katolik me fashizmin dhe Luftes ndaj ortodoksise e Myslimanizmit ! Ka debate mbi Kohen e Grekerve , Romakeve ,Xhonturqeve dhe sidomos komunisteve Ruse e Kineze .Pastaj kemi nje fjalim te rendesishem te nje Sqapi mbi Varret e Nazi-Fashisteve ne moshe te re per clirimin e Shqioperise mbajtur nga Hundderri qe duket se ka qene edhe gardian e hetues , funksione qe i njeh shume mire.....  perndryshe nuk kam asnje dyshim qe do te kishte vdekur ne burg pas torturave te ndryshme si korrent, rrahje, terheqje gjymtyresh, shqelma kokes e gjenitaleve, nga gardianet e partise, luftetare te paepur nga zona e pare operative.

 Pas fjalimit shume te rendesishem Te babasqapit "Li pen turi Qen "mbi mobilizimin e Dosave dhe Derrave te Gjyvendareve te PD-hit si rini me simpathisje te MbeDhaja ndaj perendimit , , me zhvillimet e reja , pritet te ndrroje krahu drejt Kines qe rrit e edukon nje rini te Ngjashme me Partite e suksesseshme PD-hi shqiptar dhe Pk Kineze .

Enveri e braktisi tezen e vllazerimit shqiptaro-sllav qe ne 1948. Ky artikull nuk provon shume.

Kishte dhe shume arsye te tjera pse u sulmua Fishta: ca te drejta (fashist, antisemit, "reaksionar") e ca te gabuara (prift katolik, etj)

 

Po po mbllodhen gjithe llumin e shoqerise per te vendosur pushtetin popullor sic thoshte kumandari.

  Mund ti themi,edhe keto  gjera se dhe qendrojne, por  Plenimi i Rinis( popullore nuk e ka patur emrin) per nga vitet i bie te jete bere pas  1950.Kur me Jugosllavet ishin ftofur te gjitha....

Ala me pordhet e Enverit ?!

po pse cfarepret tedale nga BYTHET ti   ...

Ja nje te vogel nga nje e sojme !

Se historit e verteta jane se serbi ka masakruar shqiptaret , nuk eshte faji i Pater Gjergj Fishtes....

Pe ter ter teri ky se mo e ngatrosh me Patrin smiley

Kur dihet shume mire qe Fishta nuk ka snje RRESHT kunder Serbeve . Dhe me poshte si duket ka fut Hunden ne Balte dhe e ka gjetur qe psenuki dilnin pese 5..gjendet edhe tek Lahuta, ku shqiptari me malazezin..

Pa u zgjatur me Grazhdin e Lopeve per te gjetur e vleresuar Punen e Fishtes mbetet kenveshtrimi me i drejte ....Dhe për mendimin tim vepra më e madhe e Fishtës është Kongresi i Manastirit ....pa kete smileyku u varrosën njëherë e mirë turqizimi dhe greqizimi i shqiptarëve....qe me duket konkluzion shume i paqarte , i shpejtuar dhe i pavlere , sidomos kur Vendosim edhe Mbreterit ILIRE si paradhes te ...Saliut dhe Zogut smiley...dhe te nje kategorie qe nuk kane nevoje te fshijne Qurat !!

Unë e kam si parim që atë person që më nxjerr gabim, ta nxjerr që e ka gabim.

si paradhes te ...Saliut dhe Zogut

Si pasardhës...si pasardhës. Ilirët e Shqyptarët ikin e vinë, po Sala

ka qenë këtu, kur Ai Vetë

e bëri fushë e mal e det. 

Ka qenë këtu e këtu do jetë

gjersa mali të bëhet hi

e hiri mal përsëri.

Saliu me Zogun nuk qene ketu kur ka pas Mal e det

Po pasi shperndau fermane shperblimi Sulltani per Dovlet !

Qe do mbetet ketu deri sa mali te behet HI

ajo dihet kur s'ka me c'te vjedhe ne Shqiperi 

 

Pse u masakrua Gjergj Fishta ? Pjese se fjales se Enver Hoxhes para nje grupi te rinjsh qe moren pjese ne Pleniumin e IV te rinise popullore....

mmmm....interesante...aspetta che me lo segno nelle cose di cui non me ne frega un cazzo....

une e kujtova se mos ishte per perkthimin e lahutes ne anglisht.

Fishtes nuk ka kush i bo masaker. edhe 100 here me le enveri, Fishtes ncuq, s'ka cfare t'i beje hic. i humben kockat ne lumin e shqiperise se vet. kaq mund te jete masakra ndaj tij. se masakra ne fakt me cenzurimin e Fishtes, ndodhi ndaj nesh. ne u masakruam nga mungesa, mosnjohja, njohja e super idealizuar, e poshteruar, etj etj. keshtu qe ne fillim duhet te nisim te mesojme abetaren, ate te fishtes, pastaj, te mbarojme edhe kendimin.

petlle ti je Cun i qute dhe s'ke nevoje me qesh shume .Ti e di qe kataliket vinin prej Venecie ( Fishta ) ose te mbetur nga karvanet  e Evgjiterve qe ndiqnin Ushtrite si Dylqinja jone .. Me ardhe ne Shkypnie ose Shqoperine e Sotme duhej me kalu nga Mali Zi or tie . E Fishta nuk kishte pas mundesi per mos me e Luftue njat armik shekulluer Ortodoks Malazias . Apo i kemi MIQ Sot ? Na Lidh Vraka or tie !Sa me shume Varkarcore te kemi aq ma mire asht !Ma amel .

+1

Saliu me Zogun nuk qene ketu kur ka pas Mal e det.

Tani shokun Mali e di kush ka qenë, po shoku Det? smiley

Po pse nuk pyt kavirin tie  ? Njaj e ka shkrujt se kane kene Ketu qe kur ka kene Mali Mal e shoku Sali e Ahmet - DET smiley

Ti duhesh përjashtuar nga PPU-ja! Ti muhabetet i ke si femrat, do t'i kthesh andej nga të pëlqen ty. smiley 

Po pse or tie ku bana gabim ! Ai me pyt mue , qe Ju pergjigja Frymezimit me frymezim . Ai e dredh jo une ! Ku eshte Femra ketu ?

Ne fund te fundit Partia ime eshte .Jo vetem qe me perjashton po edhe me Arreston smiley

Jo, se PPU-së i duhet një njeri  popullor, një njeri ashtu, një njeri kështu, që të hedh dorën në qafë*...se ndryshe ppu-ja KËTË kishte! smiley

* Imagjinon dot sesi është ndjerë i i ndjeri, kur Verua i hodhi dorën në qafë? smiley

Shif kaviro ...Esht tradite e Lashte ...kur te hedhin doren ne qafe ( thone ne korce ) rri Vigjilent se rreshket avash avash nga dashuria deri poshte .Vero ne Korce u be i shkathet . Po ata pse vdisnin me emrin e Partise dhe sh Enver ne Goje kete ma thu dot smiley

Si nuk ka nje Regjistrim dhe nga krye armiqte para Vdekjes .......Poshte Enveri !!!!!! As Fishta me duket smiley

Po dhe ti ama drejt e ne hekurat e kishe llafne .Pse dashuri PPU -je eshte kjo ? Huri te pakten ta njit me fillim "me koqe plumi " ose therret gjyshin dhe thote "Dhitu pak ketyre te PPU " dhe nuk i thu gje fare smiley

Oh,si vu ple. Fhonsezët nuk janë pikturista, janë skulptorë. Një shkallë më lart.

Une bera perpjkeje smiley njehere me i fute ( permbledhe ) ke seksioni Teto Sofkes si shpure keta te kultures se Larte me Pse nje ...po sa , Rrenjasijte , bejleret e fshatit me xhaxhi veteran balliste , Njehere sarkozi , Peter ter terat , e plot e plot dashnore te Fishtes se maskruar , Poete e prozatore , Shqiptare e vllazen te prekur , qe i kane lane komunistet me pru Lumin e  me i trete eshtrat . .Po me ngatrronin keta Qurashet luftarake qe mbeteshin jashte Censusit .

I nerum kavir per me nejt permrena  Temes , me qe i kishe vene Piken mbi I edhe Fishtes ( paksa me ke huazumun e bartur nga prurje tjeter smiley anipse , a munet me e Pvete Shtojzovallen Zane , ne se  ka ndonji meshe nga priftenia gjate Pushtimit te Forlumtenise tyre Fashist dhe Fortturisteve asnjanes  Naziste per me e kujtumun si katalik ? A dihet gja pse komunistet ja bane varrin afer Lumit kur dihej qe ishte Lume i rrembyeshem ?

paksa me ke huazumun e bartur nga prurje tjeter

 U nisa njëherë të thosha " © Idrizi" por ti e di shumë mirë që  ©   është  ©   i tjetërkujt. Kështuqë, mbete pa copyright. smiley

Po seksualisht, e abuzuan para se ta masakronin? se kshu e kon stilin amerikonsat

Rrufeja godet gjithmone pemen me te larte ne pyll ....

Respekt te thelle nga ana ime per gjergj fishten. Poshte bijte e enverit dhe bllokmenet e shqiperise.

Kelyshet e Fashizmit gjithmone gjallerohen kur vjen Puna per Yjet e tij perse nuk nderohen . U pezmatun per Freterit qe i dhane Buke zemer e Krype Muto Mbretit te Italise  bashke me kuroren e Heroit Kombetar te Zogut ....alias Skenderbeut ose Turko Serbit te zbuluar nga Historianet e Sali Berishes .... alias Skenderbeut ! U pezmatuan per shkrimtarin Koliqi pse nuk u vleresua si Kryetar i Partise Fashiste , tash po pezmohen Fort per njat Fishte qe komunsitet e varrosen Buze Lumit dhe uji i mori eshtrat smiley

A kane BYTHE keta te pafytyre e te palyre te soit Dulqinje Topallka qe flet ne Gliuhen e Fishtes smiley ta drejtojne Gishtin nga Injoranca dhe Servilizmi i Funderrinave Zogiste e bashkepunetoret e Regjences Nazi Fashiste qe nuk i bene asnje nderim Fishtes , deri sa i humben dhe eshtrat perrejve ......

Fishta nuk ka nevoje per Hipokrizi si te tuat   dhe Gelasave te kapojve te lloit tend  . Fishta ka nevoje per nje Hapsire tjeter , aspak patriotike si e perfytyron ti me funderrinat e tjera qe u shkerdhyet  me Pushtuesit , e trajtuat si Qen pasi u sherbeu Politikisht si Qen dhe po si Qen e braktiset dhe shput ( pa le ku e hodhet&nbspsmiley dhe thoni qe u varros ne varr prane Lumit dhe ja mori eshtrat Lumi . Individe  pa karakter edhe zenien e emrit te tij ne Goje e ndyjnen !

Paske dhe respekt te thelle suma Jote .Ku e di ti c'eshte Respekti , Kush e humbi tea gjesh ti Zogu apo Mustaf Kruj ..Tradhetar - Gjuhetari ? Jane me tere mend te padurushem dhe Fishten e ndyjne me shume se sa perpiqen ta shfrytezojne per kapital Politik e per Kocka Karrikesh si " suma te zgjuara " me respekt .

Une pres e shkurtoj qeverine ne diete   , bej be e i hedh ne BET , edhe dijenit e Hurit e te Xhelalagait , ne se kjo kategori ham - humsish di me shume se sa titulli "Lahut e Malesise " per Fishten pervec :

Ata "kamunistet " dhe " se diktatura zotrie " dhe "poshte neobllokmenet "

Cfare niveli po merr PPU me kata lloj speciesh perverse te PA - censuruara

Aleanca te cuditshme ndodhin ne shqiperine 100 vjecare. Fashio-komunistet marrin gjithmone ngjyra nga me te ndryshmet.. Por TOTALITARE kane per te mbetur gjithmone. Bertas me plot goje jam MINORANCE !!. Kam nevoje per mbrojtje.

Injoranca gjithmone ne minorance eshte sado qe ka shekuj qe Bertet .Biles Ulerin ...dhe vetem e meshirojne ,bejne dhe programe ta edukojne .Por kur i fut veshit Tapa , instalon dhe  dhe nje  chip paragjykimesh e citatesh parafabrikat nga te Bari Falliut ( ai i ka per kopukllek mos e beso ) dhe del e flet se "po me mysin or tie " eshte me shume se kerkesa normale per mbrojtje . Kerko ndonje ndihme mjeksore qe heq halucinacionet dhe vesin e futja pordhes . Jo per gje po ngaqe nuk i kontrollon mendimet e te duket vetja i variantit te ures ku dhe Gomari dakort ishte te ngrihej po nuk ishte i qarte ne drejtim te rrjedhes apo kunder rrjedhes se Lumit !

Dhe je qe je merr dhe te semurin psikik te Ballkanit shkoni ngjituni ne murin Kinez , bjeri nga Machu Pichu dhe hajde  freskohu me uje bjeshke qelibar ..

Respekt te thelle nga ana ime per gjergj fishten. Poshte bijte e enverit dhe bllokmenet e shqiperise...

Asnje ndryshim nuk ke nga fjalimet e atij te marrit vetem se ai sipas rastit kur flet per arroro- shegore thote edhe ndonje llaf si Do perkujtojme Kostandinin Ambicioz si Perandor Ilir  . Poshte Diktatura dhe bijte e Enverit smiley

Pra At Gjergj Fishta nuk eshte masakrue por ka ndrrue jete prej vet Zotit.E Zoti robt e mire i merr pran vehtes.Pikerisht ne ate rast dhe vetem ne ate rast budallenjve, te trasheve, derdimeneve mercenare......u duken TE MASAKRUEM...

ke ndonje dyshim qe nqse nuk do kish vdek, nuk do ish masakru grava? plus, ai trajtimi i eshtrave ku hyn? te njerezorja?

Nuk kam pat kurre dyshim ke shprehja shkodriane...." Po te kishte halla....!"

Po po, apologjet dhe shtremberus par ekslence i regjimit.  Fjala masakrim duhet marre ne menyren simbolike e jo ate te drejteperdrejte.

Ca ka ktu me u habit. Fishta qe dhe bicim facisti dhe tip prifti. Te dyja binin ndesh me doktrinen komuniste qe kredon e vet e ngriti mbi luften kunder nazi-fashizmit. Me i ra ne qaf komunistave per kte kte eshte si me i thon ujkut pse e ha ti delen. Pse nuk ha lakra. Si me i thon Nazistave po ca jeni me hebrenjte ju mer jahu. Shkrim komplet vk. 

Merruni he dreq me buxhetin 2013 me dicka qe hahet e pihet e masandej me filosofi ....

smiley hajde naten, boll lexum per sot.

Po Enveri duke qen se nuk mori as nje provim ne universitet ska se si ta dij historin e rrethimit te Shkodres edhe normal qe do fliste ne baze te programit te vet politik

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).