Çfare profesioni do deshironit te kishit nese gjendja financiare (te ardhurat) nuk do ishin problem?

Mund te ndiqni dhe kete videon per te kuptuar me mire pyetjen:

 

Pyetje qe lexova diku tjeter po do ishte interesante te degjonim edhe peshqit...

96 Komente

Po gjinekologu eshte profesion me para. Atehere, cfare te ndalon?

Edhe unë, gjinekolog*!

Mirqofsh, nuk e di pse nuk shkojmë mirë bashkë ne? smiley

 

*me dorashka!

kriskulli, mendoj se pas nje kohe te shkurter ne ate profesion me shume mundesi ti dhe Mirjami do shkoni mire me klajdin pastaj... smiley

Gjëmb, ti ç'ke që zgërdhihesh? Aprovon-konfirmon? smiley

edhe ?

Presor Fiskulture .

pse te pelqejn garat e femrave e ??

ore meqe ke njohuri nga fiskultura , perse femrat me gjoks te madh nuk i pranojne ne gara smiley

Po , pyetje e sakte ,kur nis gara e 100 metershit pershembull anas pistes se vrapimit ka gjithmone spektatore dhe ketyre vajzave me gjoks te madh pastaj u duhet te kalojne edhe " kapercim me pengesa " pengesat pastaj qe ne keto raste nuk jane standarte.

smileysmiley  e dija qe do pergjigjeshe kshu

kush e thote kte Elba?

vreshtar.smiley

ose me sakte do te doja te kisha nje ferme te vogel  diku ne  ne Vlore, ku kryesisht te merresha me vreshtari  e te prodhoja vere,   por   edhe peme frutore apo ullinj..smiley

Imagjino psh nen hijen e pemeve gjate veres me mikun Pjer duke shijuar Veren tende... dhe Pjeri qe te sqaron pasazhet e VQ te cilat ti, megjithese i ke lexuar qindra here, nuk arrin ti kuptosh si duhet. smiley

Me kete rast Pjeri si ekonomist qe eshte, per mos tu bere barre ekonomike te ndihmon ne pune te vogla dhe te shpjegon se si ti tani frutet e vreshtes (Veren) mund te fillosh ti nxjerresh ne treg.

ose e ruan veren vite te tera dhe ne kohen qe eshte bere e mire e hyp ne Maune dhe e perplas para deres se Burses smiley

tamam eklips.smiley

a, se harrova ta plotesoj imagjinaten..smiley  ferma te jete diku ne nje koder te bute ku ne njeren ane ,ajo qe bie me shume dielli, te jene vreshtat si brezare, dhe ne anen tjeter  disa plantacione me peme te ndryshme frutore.. 

kuptohet, kodra eshte shume prane detit, ku te kem mundesine une qe te hedh nja 2, 3 grepa gjate dites.. sepse vera e vjeter , qe do te shijoja me Pjerin ne mbremje,  do patjeter dhe peshkun e fresket te zgares,  ne fakt keto te dyja  zbejne dot pa njera tjetren..

shiko,  kur vjen puna te ndihma, Pjeri eshte i thjeshte...   ai  pershembull nuk kufizohet vetem te keshillat ekonomike.. me ate rast  mund te pastronte edhe ndonje shkurre rreth e rrotull fermes..smiley

 

Pikerisht kete po thoja dhe une Belul ja psh per te dhene idene se cpo mendoja une shiko kete foton.

Tani ajo eshte natyre dhe ti do ndjekesh keshillat e Pjerit pasi transformimin qe do besh ketu do e besh duke respektuar ambientin qe te rrethon pra pa e prishur ate, se te degjosh vendalinjte veri flaken thone. Pjeri eshte me sensibel ne kete drejtim. 

Une kur te thashe per punet e vogla per ate e kisha fjalen jo vetem per keshillat ekonomike pasi i vijne dores Pjerit dhe Pjeri si babaxhan qe eshte, megjithese do te te lere te kuptosh qe po lodhet, ti do ja shperblesh me vere dhe peshk ne breg te detit. Me pak fjale nuk do pretendosh te te lere leke se "jeton ne Belgjike". smiley

asnje profesion...do kulturohesha pafundesisht dhe nga gjysem-balerine do behesha balerine e plote smiley

Nuk e dija qe kishte dhe gjysem - Balerina.

... që bëjnë gjysmë sparkata! smiley

s'eshte cudi ta degjosh per here te pare kete term, qe e shkrova per te shprehur pamjaftueshmerine kohore ne trajnim. smiley

Ok !

pamjaftueshmerine kohore ne trajnim

Eh, shpirto, shiko ç'të bën tuiteri?!Të bën gjëmën, edhe më të madhe se osteoporoza!

ti ose me ngaterron me tjeterkend ose te dalin fallet gabim.

Por dhe replikonsekuenca jote ama eshte per tu vleresuar smiley

aq i kemi mundesite. jemi te angazhuar neper profesionera, me prioritetera te tjera smiley

ncuq, e kisha llafin, mire ai qi te qepet kemba-kembes por as ti nuk i shqepesh me replika lol

e drejte kjo qe thua ti, po si te them, te gjitheve na pelqen te shikojme programe argetuese ne tv qete e qete, kur fap hyn nje mize kali ne shtepi dhe ta imponon vemendjen, fluturon dhe ben shume zhurme per ata qe jane te ndjeshem.

more djale, mjaft me zure radhen ne pergjigje.....mire xhbin...po edhe Bradlandin e ke fiksim?

Gjahtare..smiley

smiley

Uaa! Unë e kam në gjak gjuetinë.

Kur isha i vogël veja në oborr dhe kërkoja fole milingonash. Merrja lopatën dhe i nxirrja me rrënjë. Pastaj... 

smiley

Mos thuaj qe I fusje ne goje

Meqë pyete, se vet nuk doja ta thoja se fillojnë peshqit e psikologjisin: i merrja foletë, plisat dhe ose bëja ndonjë eksperiment ose i fusja në ndonjë enë më të madhe, për të bërë më pas eksperimente. Ça nuk më pillte mendja. Kërkoja milingonën mbretëreshë apo  rezervat e ushqimit. Nja ca fole duhet edhe t'i kem djegur. Mamaja sa herë më shikonte që zbrisja në oborr në mes të drekës, kur duhet të flija gjumë, më thoshte **** mos i vrit se të mallkon perëndia. Dhe unë edhe më shumë. Nuk e di po mbase kanë qenë këto fillesat e mia me shkencën, dhe me gjeologjinë në veçanti.

smiley

P.S. edhe bletët i kam pas qejf, po janë histori të tjera këto. smiley

Meqe e paske pas sport - ndonje mbretereshe bletesh a ke kerku/gjete neper koshere smiley
Po mire te ka thene, se u paske bo zborr milingonave!

qenka qelbur dhe kjo teme

varja

naten e mire

chef!

(dhe ne mungese te modestise, shume i mire)

Po sigurisht ndonje profesion bazik. Tip Fermere.

Sidoqofte ky do jete "profesioni" qe do ushtroj gjate pensionit. Ne nje ferme me kafshe , ku te merremi me blegtori dhe bujqesi.

Isha duke e menduar me thelle, kete punen e profesionit. Dhe mu rradhiten dhe nje pale gjera te tjera qe do doja te beja tek ferma ime e madhe.smiley 

po te degjojme.

maksimumi po me lexon.smiley

ose kjo.

kepucare,ose te beja cante lekure ......artizanat me pak fjale

smileysmileysmiley

cante lekure

O Dora!!! Hë moj!? Dhe ne që flasim të ndalohet apo mos të ndalohet gjuetia për qëllime ushqimimi!

 

o zemer po ekziston ajo ekologjike moj mencuri

O flori, po ç'dmth ekologjike?

Jane ato lekurat e qeneve e maceve qe vijne nga Kina smiley

.

profesion dhe pune besoj se do beja po kete qe kam

kohen e lire, po, do ta kaloja me ndryshe smiley

eh parja parja

Fotograf.

Kete qe kam me pelqen

por te kisha mundesi do doja te isha  bere drejtoreshe burgu , ministre , presidente smiley.....sa me lart te kete femra aq me shume te drejta do kishin femra te tjera nepermjet meje smiley

eh.....pushteti  

njeri do bursen, tjetra burgun...eh, sa larg jane shijet e njerezve...

me marrsh te keqen ti mu , nuk thashe burgun , thash drejtoresh burgu

pastaj c'pate ti une te dhash edhe nje smiley sot apo ste pelqejne hugs and kisses ty smiley

rri tani se na shofin

drejtoreshe burgu

Po kjo nga doli? E ke menduar mire mi? S'e me duket se ke thinkur thru..

smiley

Alan Watts: Sing and dance while the music is being played 

Eklips, pyetje dhe teme interesante

Sa e bukur kjo. Si tha dhe Krut Vonneguti:

"If I should ever die, God forbid, let this be my epitaph: The only proof he needed for the existence of God was music."

Eklips tani seriozisht, se nuk dua të të mendosh se po të prish temën.

Unë po të kisha para mënjanë, psh të fitoja një llotari, do të blija një shtëpi në majë të një kodre, si një shtëpi këtu afër ku rri unë, që duket si e vetmuar po ka një pamje fantastike mbi qytet.

... dhe do punoja vetëm për të plotësuar ditën, për t'i dhënë një qëllim jetës, por jo qëllim që të më jap edhe bukë, por qëllimin që do të doja unë. Së pari do të kisha kohë mjaftueshëm për të mbaruar nja ca kualifikime. Do të studioja së pari tërë shkencat që kanë të bëjnë me njeriun, meqë i kam qejf; do të mbaroja studimet në gjeologji (termike) meqë i kam nisur; dhe pastaj do të studioja astronominë deri në fund të ditëve të mia, mbase me ndonjë thellim në degën (fantashkencore?) të astrobiologjisë.

Po, duke e njohur veten, më mirë mos t'i kem ato paratë, se rrezikoj të bëj vërtet ashtu siç them... 

Doja të shtoja, se ndërkohë (me parashikimet e mia të sotme) do të bëja edhe një transplant flokësh e do të gjeja një shoqe që ka qejf të bëjë shumë kolopuça. Do të merresha edhe me edukimin e kolopuçave dmth.

Qeroset jane qeflinj kriskullo keshtuqe ske ci do floket smiley

Batman

smiley Ta saktesoj pak. Nuk po them Batman per ne Shqiperi. Ketu te ekzekutojne brenda dites. Me mire Batman nga zonat skandinave smiley

E fortë kjo! smiley

Pyetja nuk eshte tamam per profesionin, qe po pergjigjen per profesionin. Pyetja eshte per te dale tek nje teori filozofike, qe kuptohet po ta degjosh deri ne fund videon.

Ne fakt, prirjet e njeriut jane qe te merzitet me gjithcka qe perseritet, brenda tre muajsh. Sado e bukur te jete, aty fillon te quhet pune. Dhe po te kishin para, njerezit s'do te donin te benin te njejten gje per shume kohe. 

Pyetja u be ne kete menyre duke qene se shumica e peshqve ma merr mendja punojne, dhe mund te jene duke njekur nje profesion. Mbaj mend dikur qe u be nje pyetje tjeter si kjo ky pyeteshin peshqit cfare pune benin dhe asnje nuk pergjigjej, kuptohet dhe arsyeja.

Pyetja e meparshme nuk ishte e gabuar por duke qene se hapesira ketu eshte anonime ndoshta nuk kishte kuptim qe ti pergjigjeshe asaj pyetjeje.

Videoja me lart eshte me shume per te kompletuar pyetjen e bere. Tema me pak fjale nuk eshte diskutimi i mesazhit te videos por pergjigjia ndaj pyetjes.

Te pakten kshu e mendova une. Pastaj, secili mund ta interpretoje si te doje dhe te pergjigjet si te doje.

Te njejtin qe kam aktualisht.

Ate me sfungjerin ke akoma ? smiley

Eshte nje element i profesionit edhe ai. smiley

do beja ate qe bej tani,meqe nuk kam nje zanat te mirepercaktuarsmiley do udhetoja me shume,pa hotel te prenotuar apo pikemberritje te percaktuar derisa te merzitesha.ah po ja nje gje qe sigurisht nuk do me merzitet kurre. 

do ti dedikoja shuuuume me teper kohes vetes time.

 

shqiptari osht ai degezim i homo-sapiensit qe kurre nuk e dyshon veten smiley

AK-ist.

 

Dmth sot ti je pa pune se deri dje ishe sekser i KLDsesmiley

Nga kendveshtrimi i nje PD-isti, sakte... 

 

Une sdo i ndryshoja nje presje profesionit tim "ha pi rri". Kur vje burri ne shtepi i fus nje ngerdheshje vesh me vesh. Ai lumturohet dhe une vazhdoj  pune hapirri.

 

smiley femra me e sinqerte ne bote.. smiley

Sa mire qe e mashtroke vetem me nje buzeqeshje nga veshi ne vesh

Piktore smiley dhe per t'u cmpire pak, te udhetoja ,s'ka rendesi se ku.

Sado para e pasuri qe te kisha,  Oficer i Sigurimit do te behesha. 

Qyqa re cun...dil e rri me grate e lagjes dhe knaqesh ma shume se me nejt nzyre tu nigju lloqe celulari.

Vreshtar. Te kisha nje punishte vere. Mbremjeve po bej nje kurs fillestar per llojet e vererave. Shume interesant & njekohesisht qetesues. smiley

u shtu dhe nje vreshtare tjeter

Atehere u dashka bere nje bashkepunim smiley

Fol me Dora Nolin, dhe bone bashke me te nje tip kooperative te sukseshme smiley

Bona nje pune nje dite ne nje kolegj agrikulture afer Brighton dhe kishin kurse vere, kurse kuajsh etc etc smiley faktikisht ishte shkolle per ato pune, jo per kurse te shkurtra.

Pyetja qe me lind, po te kishim para, do te kishim keto mend?

megjithate, me keto mend, do te beja po te njejten pune qe po bej tani, po e di qe pas 3 muajsh, ndoshta do detyrohem te bej nje pune tjeter per mbijetese.

fishnamuzet e PPU- së. asnjërës nuk i pëlqen profesioni qi të bën të lumtur.

Do te doja te kisha nje librari timen .me shume tituj ,me nje sallon ku pa impenjim te mblidheshin meraklinjte e buona lettura .Diku ne nje rruge me blire te medhenj....Jo krejt me drita qe te mmarin syte ,te ofuskuara.Tituj te vjeter e te rinj....te ishte e paisur me mundesine per te pergatitur green tea ose me lule bliri...ka nje jete qe kam kete ide idiliake...pa ankthin e bilancit ne fund te muajit se sa hyne e dolen,pa kompromis in e promuovimit te autoreve qe nuk vlejne ,keshtu per qejf....

ti thua te besh jeten e Machiavellit mbasi beri burg ? 

.pa ankthin e bilancit ne fund te muajit se sa hyne e dolen

e disha

Nuk kam lexuar kete pjese te jetes se Machiavellit...megjithate eshte kompliment  smiley

Meqe nuk e ka zane kush - atehere nuk ka me mire se food critic :-D

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).