Ka vite qe kam te drejten te votoj ne vendin ku jetoj. Shkoj gjithnje.

Po ne vitet e fundit bej ne menyre qe vota ime te mos kete asnje lloj peshe. Nuk me bindin protagonistet, nuk me pelqejne te propozuarit, nuk gjendem ne programet e tyre. Jam skeptike per parti te ashtuquajtura reformiste e programe fishekzjarresh, por ne te njejten kohe nuk gjendem ne konservatorizmin tutkun te forcave te gjithmoneshme.

Tashti e gjej rendom si mendim e mentalitet ne Shqiperi kete. Mua nuk me pelqen, madje absolutisht njera kahje politike shqiptare: kjo ne menyre matematike me beka militante, simpatizante, votuese, dashamirese te anes tjeter? Jo, njeqind here jo.  Ne rastin me te mire kjo eshte feminore, e papjekur, budallallek.

Le te vime ne rastin konkret: Gerdeci.  Fatkeqesi, aksident (aspak teknologjik) por me pergjegjesa me emer e mbiemer. Gjykata, qeveria, PD, PS eble ble ble e bla bla ... Nuk pashe kend une te zinxhirohej te gjykata te kerkonte drejtesi per viktimat, per femijet e tyre. C'u be?  Asht kollaj me e vra veten.  Me kene pergjegjes e me pas ndergjegje, kurajo me luftu, me ndej drejt ne kembe e mos me ta syni terr me kerku drejtesi per te afermit tuj!!! Ku jane?  U zbethen te gjithe para do pareve zhele qe iu afrune.  Asht shume kollaj me thane jo po Sala, Delijorgji e viktimat nuk kane ze fare ne kapitull.

Mos vri veten e askend, ndeshko fajtoret. MoS u maskarizo kaq shume e me e mbyll gojen per dy zhele paresh.  Kerko. Askush nuk ta jep drejtesine: kerkoje, merre!

37 Komente

Mire, por

eble ble ble e bla bla

mungon nje hapesire midis e-se se pare dhe ble-se. Fiton pike shtese meqe ke mix-uar ble-ne me bla-ne.

Bijte e atyne,i dhane te drejten e fjales anmikes.smiley

TIRANE – “Plehra! Kam katër vjet që ju dëgjoj. Do ta paguani rëndë. Me jetët tuaja do ta paguani”. Zemërimi i Zamira Durdës, e cila ka humbur fëmijën e saj 6-vjeçar në shpërthimin e Gërdecit, shpërtheu dje në sallën e gjyqit teksa avokatët po shfaqnin pretendimet e tyre në lidhje me ankimet e tyre. Durda foli me zë të lartë nga karriget e publikut të sallës dhe nuk nguroi të replikojë edhe me kryesuesin e seancës. Fjalës së drejtuesit të seancës se do të urdhëronte nxjerrjen e saj nga salla nëse nuk ndalonte së foluri, Zamira iu përgjigj: “Nuk më nxirrni dot. Flas se jam e interesuar. Nuk më nxirrni dot. Ju të gjithë merrni rrogën. Kujdes kur të dalë gjykimi. Kaq po them”

 

Zamira dhe anetare te tjere te familjes Durda ne mos gaboj kane tre apo kater gjyqe qe hapin me kerkesen e tyre 

Zane o shtojzovalle .Megjithse prurja ka karakter serioz nuk me rrihet pa te ba nje vrejtje

Askush nuk ta jep drejtesine: kerkoje, merre!..

Kete me duket se ke kopju nga At.Cani tek zona e Lire kur i drejtohet Leke Plepit . Po ti je tuj fol me ambiente Hunjsh qe e kane per Burre mut Shteti ate qe te VRET or tie .....po kerkove .

Rrofte N.NOTI ! Ka lene llaf per GUR Themeli ! I pari i tyre iku me bisht ne shale pa u shkrehur asnje fishek .Te dytet e te tretet e fashisto-nazisteve i perzuri fjala e Urte e Hotit .Te katertin  e perzuri nje Bandit Popullor dhe e rflaku si  Lecke nga presidenca . perseri Hoti !

Thone qe deri Dy here provohet , pastaj e Treta e Verteta ...... Po nuk do jete per pipllin tone ajo thenie ! Ose perseri Hoti !

Ehe driso ,lloqe blogjeve , skeni gjo ne terezi ,as ti e as Kryetari ,ju ka bo Sala me fol me vete.

ju ka bo Sala me fol me vete.

Sala eshte garip, ai eshte krajl. I madh eshte e? Shiko si i ka bere njerezit te flasin me vete e madje edhe te vrasin veten. Marrte nga ditet e disave...

Ti gjemb ske pse futesh si pyke , komenti ishte posacerisht per Idrisin ,kur te diskutoj me xhibin mund te futesh smiley

Une s'kam si te futem ndermjet teje dhe xhibin. Te lutem, une s'e prish lumturine e njerezve.

Nuk erdha vetem per kete...lloqe blloqeve .Per ate te dyten menje L do thoja qe eshte Bradi syperior .Per kete lloqeve thashe iku dhe ky per lesh . E mori Birisha dhe kete, i njuli shiringen dhe i piu Lengun smiley

Rigjenerohu Brad.......gjej forca shkeputu se kadal kadal ..vjen Hardallosja si e ketyre vandakeve te tjere ...

Po me ca t'i ndeshkoj fajtoret kur ai qe voton ti sa here qe vjen ne Shqiperi e ka zakon te fuse vetem njerezit qe bejne cfare thote ai neper institucione? Prokuroria dha urdher te merren ne pyetje gardistet mbas 21 janarit, dhe policia s'e zbatoi urdhrin, sepse zbatoi urdhrin e Sales, jo te prokurorise. Ti vazhdon e voton. E pastaj te vjen inat qe te akuzojne si militante e atij qe po merr kete vend ne qafe. Ashtu je, dhe pike. O militantizem, o idiotesi, sipas titullit. Nje nga te dyja.

Ku e din ti se sa vij une ne Shqiperi ,se kur vi a votoj dhe nese votoj per ke votoj...siç e shef ka shume te panjohura qe eshte e veshtire qe ti prej atje ku je ti dish....

Termi "militant" eshte term shume i keqkuptuar i ngrati.  Zhveshur nga konotacionet qe i japim sipas midese, do te thote thjesht "luftarak".  Qe mund te jete "shpirt luftarak", psh.  Qe pa te shume kauza nuk do kishin pare driten e diellit.  Martin Luther King Jr e ka pershkruar veten si "non-violent militant".  Ajnshtajn e ka pershkruar veten si "militant pacifist".  Keshtu qe ne vetvete eshte ne fakt padrejtesi qe i behet termit kur barazohet me 80 mije, 100 mije, 120 mije militante per vende pune.  Bie fjala. 

Pa qejfmbetje, nqs ne menyre absolute, vokale nuk te pelqen njera pale, atehere mund fare mire te thuhet qe me "militantizem verbal" e hedh poshte ate pale.  Kjo vlen edhe ne rastin tim, te njerit apo tjetrit.  

Per Gerdecin, fatkeqesisht eshte me pakice faktori militant.  Por nuk ka munguar.  Mjaft, po pra Mjaft, eshte marre gjere e gjate me ceshtjen e Gerdecit.  Me protesta, me ndihma konkrete per viktimat etj. Ka pasur avokate qe kane ofruar sherbimet e tyre pro bono.

Kjo grua qe sheh ne foto, Zamira Durda eshte po ashtu militante:

Kauza e saj?  I biri qe humbi jeten ne Gerdec.  Mbeti dyerve te gjykatave, edhe pse me kot.  Se nuk vrasin veten te gjithe jo. Se nuk u zbethen te gjithe para do pareve e zheleve. Ka dhe nga ata qe vazhdojne e kerkojne drejtesi, pavaresisht se s'ua japin.  

Te merret?  Nga Hici? 

Pse nuk behen zinxhir?  Por eshte e veshtire te ushqehet militantizmi i nje kauze, kur te vrasin kur behesh zinxhir.  Eshte e veshtire te ushqehet kur edhe pse digjesh per nje kauze shperfillesh ne menyren me kafsherore e denigruese te mundshme.  Jane bere greva urie zinxhir per shume kauza, qe nga Bulqiza e deri tek paraplegjiket dhe s'ua kane pare hajrin.

Se eshte e veshtire kur ke te besh me gjykata militante, me shtet militant, e me Kryeminister Militant.  Pra me nje sistem militant: Kauza e tyre?  

smileysmileysmileysmileysmiley gjithshka qe mund te thoja,e ke thene tismiley

Se eshte e veshtire kur ke te besh me gjykata militante, me shtet militant, e me Kryeminister Militant.  Pra me nje sistem militant: Kauza e tyre? 

 

Krimi i organizuar i vjedhjes  dhe mbajtjes së pushtetit me çdo kusht.

Mos vri veten e askend, ndeshko fajtoret.

Cilet jane fajtoret ,Zane ?

 

Fatkeqesi, aksident (aspak teknologjik) por me pergjegjesa me emer e mbiemer.

Gerdeci nuk ishte as fatekeqesi e as aksident, teknologjik apo i ndonje lloji tjeter.   Ne Gerdec u shkel cdo norme e mundshme sigurie, qe perben neglizhence flagrakte kriminale qe nuk eshte larg konceptit te vrasjes shqeto.   Personi qe ishte minister mbrojtjeje kur ndodhi shperthimi as qe u gjykua fale imunitetit, biles as u thirr si deshmimtar ne gjyq.  I biri i kryeministrit qe ishte nje nga njerzit kryesore te ngritjes se fabrikes, nuk pati as nje padi te ngritur kunder tij.  Te tjeret te perfshire ne kete masaker, u denuan kete vit nga gjykata e tiranes per shkelje te rregullave te punes, shkaterrim prone e shperdorim detyre dhe u liruan nga akuza e vrasjes.  Prokuroria kerkoi burgim te perjetshem per tre njerzit kryesore te Gerdecit qe u gjykuan, gjykata i denoi me 18 dhe 10 vjete burg perkatesisht.   Padia penale kolektive per plagosje nga banoret e Gerdecit u pushua me ane te amnistise se 100 vjecarit.

Ku ta kerkojne keta njerez drejtesine? Ku ta gjejne? Ku ta marrin? Si ta marrin?

Po boj vet partin tate o motra. 

drejtesia sikur eshte pushtet i pavarur apo jo? c'hyn ketu militantizmi,politika.

Do me na mush menjen Zana qe nuk eshte katunare dhe s'voton per pd-ne, hihihihihi smiley

Djali jem...une nuk votoj kerkend...Kam gati 2 vjet qe nuk vi ne Shqiperi e nuk eshte periudha me e gjate...Edhe ne ardhsha ..a e shef najty e ndali vrapin ,te qendra e votimit.Kam qysh ne 1997 qe kam ardhur 8 here....Kam tre vjet qe nuk votoj as ketu e kam 22 vjet qe nuk votoj ne Shqiperi....PD me pelqen edhe shume ...eshte me e mira e mundshme ne Shqiperi...PS ,as e marr ne konsiderate.....Parti me Gramoza asht shume larg meje....Kjo nuk do te thote se Gerdecit i them marshallah.Ku ka te pafajshem e femije qe vriten nuk flej rehat kaq... Mandej ,amnisti ,aksident teknologjik,pare qe iu jepen qyqareve me mbyll gojen,ndarje e pushteteve asht me iu hedh hi bo...ve.Te pakten pushteti politik apo ai gjyqesor duhet te gjenin nje capro espiatorio,dikujt qe t'ia ngopnin fajin ,dikujt qe te bente perdemek se po pagun per kete neglizhence....Dai su...Gerdeci eshte shume i rende .Kane vdekur femije.....

Do ta votoja PD...e nuk jam hiç katundare  smiley

Do ta votoja PD...e nuk jam hiç katundare 

helbete, të pëlqen Karizima motra

smiley

Nuk ka genjeshter me te madhe se sa gjysma e se vertetes.Ne kete rast eshte nje e mijta....komenti duhet pare ne kontekst...Mandej ne kete rast nuk behet fjale per karizme ,po per koherence...Papritmas zbulohesh kaq i pa shkolle....ne zellin tend smiley

koherenca na ma gjall motra

Kte gocen, (Zanen) do ta morim partizone!-do te thoshte Gerti Bogdani ose Fatmir Mehdiu. smiley  

 

"Kerko. Askush nuk ta jep drejtesine: kerkoje, merre!"

E sigurtë që do marresh vdekjen; me dorën tënde ; me ndonjë dalje për gjah ; me aksident rrugor ,zgjidhe si të duash.

Ose prano që je i çmendur dhe merr pushkën e bëj vetgjygjsi ku të mundësh ta zbrashësh me nishan. 

 

 

Zana, me gjithe respektin qe ti e di qe nuk me mungon per ty, ky shkrimi yt eshte militantizem puro, dmth une  e dalloj cinizmin apo ftohtesine tende qe tek bla bla bla-ja...

Eshte shume interesante ( me fal e zbukurova;makabre) qe se fundmi ne Shqiperi ka dale nje zakon i ri;

I japim vetes te drejte qe edhe t'i gjykojme viktimat pasi ato kane nderuar jete, mire qe nuk beme gje prej gje si shoqeri per t'u ardhur ne ndihme (dhe ketu per ndihmen fus dhe veten), por paturpesisht, paciperisht, guxojme edhe t'i (para)gjykojme...

 

Flo ,ku e pe ti makabritetine militantizmin puro?,Ku e pe se gjykova viktimat? ma thuaj ne cielen fraze ?Nga te del ky kuptim ,nenkuptim?Me duket se ti ke paragjykuar mua...lexoje edhe nje here...mbase kupton tjeter gja....jam e bindur ne buona fede tenden ....

Militante jo, por fanatike.Dhe fanatiku eshte besimtar i rrezikshem.Fanatiku mendon se Zoti i tij eshte i perkryer, karizmatik, kurse gjerat qe nuk ecin ne kete bote jane veper e djallit.Idolatri, adhurim prej Elektre per baben shpirteror.

Asht kollaj me e vra veten.  Me kene pergjegjes e me pas ndergjegje, kurajo me luftu, me ndej drejt ne kembe e mos me ta syni terr me kerku drejtesi per te afermit tuj!!! 

 

 

 

O administrata e Peshkut!

Se po du me jua thone frengjisht ket' :

Are you shitting me? Are you fucking shitting me? All of yous!

Si eshte e mundur qe jo vetem toleroni, por i botoni vete keto qelbsinlliqet e pashpirta te ketyre vrasesve? 

Joooo, ket' do jua mbaj veth!! 

Me seriozitetin me te madh! 

Nje person qe perfundon ne vetvrasje ka nje situate te renduar psiqike.Te renduar nga dhimbja ,i provuar  nga dhimbja e nga pergjgjesite.Sipas meje kjo rrezikja e vetevrare se fundi ishte pre e kesaj gjendjeje te renduar.Nje gjendje qe as dashuria e pergjegjesia per te mbesen nuk e beri te jetonte ,te ngrihej mbi çdo dhimbje,e te thoshte ...nese nuk jam une kush do kujdeset per kete krijese.....???Kjo nuk eshte te gjykosh ,eshte te kuptosh.....ne fund te fundit ulerini po te doni....eshte akt egoist....Duhej te vinte para gjithçkaje dashurine per te mbesen ...e di ,kollaj me fole ...do kish mjaftuar mbase pak drejtesi e pak afersi e ndokujt.....jo mrokkla ,mos u shpupurish kaq shume ...lexoje ma mire se çA kam shkrujt...

Mos vri veten e askend, ndeshko fajtoret.

Fajtori ndeshkohet me dy rruge, dy menyra ne rastin konkret:

Nje menyre  ligjore (nepermjet gjyqit) , dhe nje menyre tjeter, vetgjyqsi, pra o te vrasesh veten ose te vrasesh fajtorin.

Menyre tjeter ndeshkimi nuk ka . Menyra e pare ajo e gjyqit , ka deshtuar ! 

Ti Zan mali, per cilen ndeshkim e ke fjalen ? smiley

  • Mua nuk me pelqen, madje absolutisht njera kahje politike shqiptare: kjo ne menyre matematike me beka militante, simpatizante, votuese, dashamirese te anes tjeter? Jo, njeqind here jo.  Ne rastin me te mire kjo eshte feminore, e papjekur, budallallek.

Kjo eshte fryma e drejtimit, te nje force politike. Nenshtrohu ose ik, ska rruge tjeter .

 

 

Nga Dorian Matilja, avokat i familjeve te viktimave te Gerdecit

 

Padia civile ishte përgatitur dhe pritej firma e Tushes…

Tushe Osmani ka ndërruar jetë. Është bashkuar me të afërmit e saj të cilët të gjithë prenë të njëjtën biletë, atë të shpërthimit të Gerdecit. Në mars të vitit 2008 ishte vajza e saj 19 vjecare Resmije Kranja e cila humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi dhe këputi shpirtin e prindërve të saj Kujtim dhe Tushe. Resmija e re nuk e humbi jetën menjëherë në shpërthim por ajo kaloi mes shumë vuajtjesh për gati katër javë në spitalin Brindizit, pasi pësoi djegie në më shumë se 80% të trupit. Resmija nuk la vetëm një boshllëk të madh shpirtëror tek prindërit, por edhe një foshnje disa muajshe me emrin Kristiana. Sot kjo vajzë është 5 vjec. Ajo nuk kishte më prindërit e vet dhe kështu gjyshja Tushe Osmani mori kujdestarinë e saj në janar të vitit 2010. Në mes të vështirësive dhe dhimbjeve nga humbja e të bijës prindërit e Resmijes nuk arritën dot t’i bënin ballë jetës.

I pari u largua i ati Kujtim, i cili u vetëhelmua. Ai punonte në Bashkinë e Vorës dhe u pushua nga puna sepse kishte bërë krimin që mbështeste opozitën, dhe nuk është se bëri keq që kurse pala tjetër nuk garantoi dot as jetën e së bijës. Mirë që nuk u mor vesh kurrë se kë mbështeste realisht Kujtimi, por edhe sikur të ishte anëtar i partisë opozitare, prapë nuk kishte bërë krim më të madh se ata që i vranë vajzën dhe i kishin borxh një jetë të tërë. E megjithatë Kujtimin e vranë për herë të dytë. E lanë pa asnjë të ardhur në pikën e varfërisë. E pushoi nga puna një person, një kryetar bashkie që sot thuhet se rastësisht ka lidhur krushqi me urdhëruesin e ndërtimit të punishtes kriminale të Gërdecit, me vetë ish Ministrin e Mbrojtjes. Kujtimi i mbetur pa asnjë zgjidhje u shty deri në pikën ekstreme, atë të vetëvrasjes.

E dyta u largua Tushja, sot, në të njëjtën mënyrë si bashkëshorti i saj. Ndjesë pastë. Vajza e vogël Kristiana 5 vjece sot është jetime për herë të dytë, ndërsa familja Osmani është vrarë për herë të tretë. Fundvit, pragfesta dhe postfesta tipike të një vendi ku në vend të verës e rakisë, urimet po na ngjisin me pahir me gjakun e të pafajshmëve.

Tushja ishte një grua e mirë. Ajo kërkonte drejtësi dhe para pak kohësh erdhi e kërkoi edhe ajo të rreshtohej përkrah atyre familjeve që kërkonin drejtësi për tragjedinë e Gërdecit. Ajo kishte një arsye bindëse pse ishte vonuar më shumë se të tjerët sepse fundja kishte kaluar momente të vështira derisa kishte siguruar kujdestarinë e vajzës së vogël, mbesës së saj. Ajo ishte e duruar. Në momentin kur padia civile ishte përgatitur dhe pritej firma e Tushes, vjen lajmi makabër që ajo preferoi të ishte më afër Zotit se zyrave të ftohta dhe pa pikë shprese të shtetit shqiptar. Atij shteti që i vrau vajzën. Atij shteti që i pushoi burrin nga puna dhe e detyroi të dorëhiqej nga jeta. Atij shteti që për ditëlindjen e vet abstrakte provomoi përkëdheljet e amnistive me rastin e festës së një atdheu ku mund të përfitojë kush ja nxin emrin më shumë.

_____

Leket e varrimit te vajzes, te akorduara me vendim te Keshillit te Ministrave nuk u moren ndonjehere

Kërkesë për paratë e varrimit Bujar Nishanit
Tushe Osmani ka rrëfyer para vetëvrasjes se “na premtuan se paratë e varrimit të vajzës sonë që u vra në Gërdec do na i jepte qeveria. Ato nuk na u dhanë kurrë”. Ajo tregoi se kërkesën për paratë e varrimit të vajzës ja bëri ministrit të brendshëm të asaj kohe, Bujar Nishanit. Në disa raste kishte kërkuar dhe takim me ministrin por asgjë nuk kishte ndodhur. Sipas saj dhënia e parave për varrimin, në shumën e 200 mijë lekëve të reja, ishte me vendim të Këshillit të Ministrave. “Kur kërkuam paratë e varrimit në Bashkinë e Vorës na thanë që fondet për familjarët e viktimave të Gërdecit kanë mbaruar. Më pas nuk kërkuam më”.

Pra, burri i Tushes qenka pushuar nga bashkia Vore sepse mbeshteti opoziten pasi i kishte vdekur vajza. Ky eshte krim. Vajza ka vdekur nga nje krim i shtetit, i ati po ashtu, dhe e ema eshte lene me 50 mije leke te vjetra ne muaj, qe eshte krim jo vetem i shtetit por i gjithe shqiptareve qe e kane lene Shqiperine ne kete gjendje. Shume prekes e shume i trishtueshem ky shkrim. Te heq cdo shprese per te ardhmen smiley

Fakti qe s'ka marre as leket e varrimit te vajzes, pastaj smiley

 ".... Tushe Osmani ka rrëfyer para vetëvrasjes se “na premtuan se paratë e varrimit të vajzës sonë që u vra në Gërdec do na i jepte qeveria. Ato nuk na u dhanë kurrë”. Ajo tregoi se kërkesën për paratë e varrimit të vajzës ja bëri ministrit të brendshëm të asaj kohe, Bujar Nishanit. Në disa raste kishte kërkuar dhe takim me ministrin por asgjë nuk kishte ndodhur. Sipas saj dhënia e parave për varrimin, në shumën e 200 mijë lekëve të reja, ishte me vendim të Këshillit të Ministrave. “Kur kërkuam paratë e varrimit në Bashkinë e Vorës na thanë që fondet për familjarët e viktimave të Gërdecit kanë mbaruar. Më pas nuk kërkuam më”..." 

 

A ka njeri ne Shqiperi qe kete pjesen ketu t'ja percjelli Buall Mavrise ne Fejsbuk apo numrin e telefonit te tij. 

Ja ta shpjegoj une sikur te ishe 5 vjec...Qeveria e pushteti i PD-se i vrau ata njerez !! Sali Berisha eshte i implikuar dy here...si kryetar i qeverise e pushtetit te PD-se,dhe si babai i djalit qe bashke me te tjere per te fituar sa me shume e shpejt para,provokoi kete krim te tmershem! Pushteti i Pd-e eshte nje pushtet hajdut e vrases,dhe udhehiqet nga nje kriminel qe emrin e ka Sali Berisha! Te jesh kunder kesaj te keqe,eshte per mua te kesh dy fije mend ne kok,e me ben mua...militant, simpatizant, votues, dashamirese te anes tjeter....te thuash qe me dhimbsen, e me vjen keq per femijet e viktimat e tjera qe shkakton vrasesi e pushteti i tij,por  kjo eshte e keqja me e vogel e une ate do votoj,eshte idiotllek!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).