Peshqit qe bejne stervitje/ushtrime rregullisht, perdoren suplemente (proteina, aminoacide, gjera qe te japin energji dhe/ose nxisin tretjen e dhjamit) dhe nese po cfare?

Si dhe gjera te tjera te vecanta ose te pergjithshme ne lidhje kete teme e cila po i afrohret rrezikshem matematikes sa i perket interesit internetshqiptar.

P.S. Gjithashtu, duhet revizionuar ajo shprehja...trupi & mendja duhet te jene te shendetshme, jo te shendosha.

252 Komente

Nuk behet shaka me shendetin. Ndaj robt u vene kellef edhe dhembeve naudejs.

përdor EmergenC për energji dhe luftë kundër gripit. fantastike nëse merresh me hot yoga (bikram)

çaj kinez balerine me kuti jeshile për humbje peshe (ose zhbllokim të zorrëve), relacore për ulje stresi dhe ulje barku. vaj peshku për kockat.

nëse do të zëvendësosh një vakt ushqimor përziej një lugë vaj peshku, një lugë arra ose bajame, një dorë luleshtrydhesh, një gotë cottage cheese (jo gjizë) dhe haje çdo mëngjes dhe drekë. nuk ke uri hiç por ke mjaftueshëm energji.

 

 

Oj Blete, zevendesimi i vaktit nuk eshte mire per trupin dhe mendjen.
Po cottage cheese eshte i mire se eshte gati fat free. Kosi eshte i mire, Greek yogurt se nuk ka yndyre. Green tea, eshte i mire se ka antioxidants, por te njejten gje e ben edhe nje esspresso e mire.
Vaji i ullirit ben mire te perdoret per gatim, por avocado oil eshte me i mire, dhe vaj arrash, coconut oil. Vaji i peshkut eshte gati i domosdoshem kur ben fiskulture, vrap etj, por varet te sporti dhe intesiteti.
Sa per zorret, ha nja 4-5 fiq ne dite dhe t'i bejne zorret xixe, ose krunde.
Per vitamin C perdor spec normal se ka me shumice, ose spec djedes se ka me shume dhe ndihmon per djegjen e dhjamit. Duhet dhe vitamin D qe e merr nga dielli dhe suplemente.

Per energji para ushtrimeve futja nje esspresso, banane, ose ha rrush te thate se eshte me i mire se pijet energjitike. Sa per karbohidrate, nqs do i merr nga shume ushqime pa ble suplemete, proteinat i merr nga lloj lloj mishi, i lepurit eshte me i mire per kete, nga vezet etj.
Ushtrimet, menyra, kohezgjatja, sa here ne jave dhe ushqimet duhet t'i pershtatet njeriut dhe golave te ketij njeriu!

ushqimet duhet t'i pershtatet njeriut dhe golave te ketij njeriu!

po per koshat a ka naj gjo?

santa barbara eshte nji mexican salsa ti xhibo. Me chips eshte shume e mire. Une zakonisht marr mild po ti mund ta marresh si ta preferosh. Nji tjeter eshte dhe la victoria (thick 'n chunky). Tani ti shif e boj si te dush vet dmth po per mu ja vlejn te dyja kto

une mendoj se rregjimi mediterraneo eshte me i shendetshmi e qe garanton nje jete te gjate e ne shendet te plote.fruta ,perime ,legumi....pak karbohidrate ,mish pak e sidomos i bardhe,shpend ,gic,e me pak viç se ka tossine.Peshk ,edhe perdite ...merluc,sardele te fresketa...mundesisht ne furre e me pak yndyrera,limon sa me shume...Nese nuk jeni meraklij te palestrave ,ecje te gjata e ne vetmi....tretet stresi...same pak ne kompani acaruese.kontroll komplet sidomos ne semundje qe mund te keni afinitet trashigimor...nene kontroll LDL,HDL,trigliceridi....glicemia.Nje gote vere e kuqe kur drekohet ne shtepi ben veç mire.Sa me pak birre....e sidoms qeshni sa me shume ,merrni pa drame eventet e qofshi telumtur....smiley

+1 Zanasmiley

E thjeshte, gatuaj gjera bio, ha me orar, fli me orar, dhe mos e tepro me ate qe ha, dhe ha me shume ne ato orare kur pret qe te levizesh. Ha mire ne mengjes e ne dreke, por ha pak ne darke, dhe mos e ndaj gjellen me luge te pakten nje here ne dy dite.

vetem futboll.

mesa kam degjuar futbollistat humbin 4 kg ne nje ndeshjesmiley jam e bindur se eshte nje sport qe te mban ne forme.

edhe ciklistet , humbasin shume gjate nje gare...

Dikur ( deri para 2 vjeteveve ) beja not edhe biciklte 2+2 here ne jave smiley

normal.mesa di une ata humbin rreth 7000 kalori ne 4 ore dmth 2 kg yndyrna pernjeheresmiley

Enka ne kushte Tirone a ke ndonje formule qe na mban ne forme  , kujdes e thashe '' Kushte Tirone'' smiley

palestrasmiley

4 kg ne nje ndeshje 90 min me stres dhe lodhje fizike ...nxirren me barrele nga fusha pastaj, dhe drejt e te varrezat i qojne smiley

Per 90 min vrap jo konstant, dhe jo aq te shpejte, energjine e nje pice harxhon. Ose hec ne kembe nja 4 ore.

4 kg ne neshje smiley rrofsh enka rrofsh 12 kile minus ne jave smiley

jo Brad se ato kile i marrin , nuk marrin kalorite qe marrim une e ti ata kane dieta te tjera.

psh ai notari i famshem (Phelps) me duket e kam mbiemrin merr 12.000 kalori ne dite , e pata lexuar gjate olimpiadave.

merrem me sport.nuk marr ndonje gje suplementare.me pelqen te pij shpesh cajra te ndryshme , sidomos ate jeshil .pika e dobet: kafja dhe kripa.

 

Paskemi te njejtin problem  smiley

shif i here keto markat,
per djegje : EA Fit, 
per marrje masse : Black Protein, Nutrend.

Po nuk pate pbme zemre...kardio eshte zgjithja me e mire...

"ha gjelle katunaresh. aty ketu pi ndonje gote vere.. bej gjimnastike!smiley

ne fakt te gjitha i duhen trupit, vec nga nje moshe te caktuar do bere kujdes me yndyrat shtazore.. si dhe do bere balance e mire e menuse ditore..perimet, qofte ne formen e sallates, duhet te jene te perditshme.. pastaj do levizur njeciksmiley gjithashtu makina do shmangur ne maksimum!

ndersa per ata qe jetojne ne Amerike, meqense e ka hapur xhibi kete temesmiley, shmangni te ngrenit ne restorante.... ose po shkuat, porosisni nje menu (racion) per 3 veta...del e tepron!smiley

Jane thika me dy presa stimulantet. Fjala vjen ata qe stimulojne konsumimin e energjive nga dhjami shtojne mbajtjen e ujit ne trup. Merri per nje jave dhe do te ndihesh akoma me i fryre se c'ishe. Une stimulantet do t'i evitoja (pasi vete aktiviteti fizik eshte i mjaftueshem per te stimuluar metabolizmin). Integratoret e kriperave minerale dhe vitaminave do t'i merrja rregullisht.

Disa keshilla prej meje per t'u dobesuar:

1 - Uli dozat e peshkut pa uje, te pornografise dhe televizionit. Keto stimulojne jeten sedentare, te budallepsin, te qorrojne (pervecse shtojne kallot tek duart) si edhe rrisin shanset per te marr padashje ndonje profil te personalizuar psikologjik nga ndonje anetar i caktuar i ketij blogu.

2 - Ec te pakten gjysem ore ne dite. Idealisht 1 ore. Per nje ore, bol si je ti, (dmth. me gjithe ate mase dhjami qe duhet te spostosh) konsumon rreth 300-400 kcalori.

3 - Uli dozat e brumerave dhe te karboidrateve. Konsumo (le te themi nje fete buke ne dite gjithsej). Ul yndyren. Rrit konsumin e proteinave (ton, pule) dhe te sallatave. Ha sallate pa kufi. Dinosauret hanin gjithe diten dhe prape ishin super ne forme. Ha molle. Pi shume uje. 2 litra ne dite minimalisht. Evito alkoolin ne te gjitha format e tij.

4 - Ec, ec, ec!

ec aty olsi smiley

olso, me qe ra llafi , ku jane dinosauret sot?!smiley e pesuan nga sallata e tepert, me duket mua..smiley

I doli profecia e Ravit thuaj! smiley

Ideja eshte: mbaje sa te duash trupin ne forme, po erdhi fundi botes, te rrofte sallata! smiley

Martohu xhib dhe laj, shplaj, gatuaj per nusen dhe do e shohesh sa ne forme te mire fizike do jesh. Mos ha embelsira ose pasi ke ngrene shoqeroj me qumesht. smiley

Pse Kety,nga te laret ,shplaret,gatim do dobesohet olsi po te martohet???Une shpresoj nga ndonje ushtrim tjeter,,,,smiley

Ja keshillat tipike shqiptare: po hengre embelsire i thote tjetra futi edhe nje doze qumesht. I fute qe i fute nje thike vetes futi edhe nje tjeter.

Embelsirat evitoji totalisht. Dhe nqs. i ha, mos i shoqero me qumesht apo gje tjeter. Thjesht ndihu ne faj edhe mos e bej me kete gabim. Ose ec qe te konsumosh energjine e saj. 100 grame cokollate permban 500 kcal, keshtu qe beji vete llogarite se sa duhet te ecesh. Me gjithe ate lodhje do te te iki deshira qe t'i hash here tjeter.

Olsi e kam degjuar ne tv nga nje doktor turk qe ka programin e tij, nejse une per vete po nuk I perlyeva pak turinjte me embelsire nuk kam derman, prandaj ka filluar te mos me bej asnje fustan, turp kush nderron garderoben tani, apo per festa qe dalim vetem jashte, me rente pika mua me gjith te emblat, kush I ha mos I ngrente. smiley

Nuk te ndalon njeri qe te hash embelsira e madje edhe dhjam puro. Ideja eshte qe ato kalorite qe i fut ne trup, duhet t'i konsumosh pastaj. Nuk ka mister me djeten. Eshte matematike e thjeshte. Vecse mbajtja e ujit del jashte kesaj logjike. Mbajtja e ujit luftohet me uljen e dozave te kripes dhe rritjen e konsumit te ujit. Problemi i vetem qendron tek fakti: a kemi mundesi te ecim 8 ore ne dite? S'kemi? Atehere te mos hajme me teper nga c'konsumojme.

!!!

po kshu ky sexi ne kushte shtepie a bon pune per dobesim ?? smiley

tershere ne sabah per te djeg kolesterolin e keq

si kuajt, hane tershere, kane energji  dhe nuk shendoshen lol

prandaj kali është kal e jo luan motra

Aktiviteti fizik, ngrenia shendetshem dhe mos abuzimi me alkoolin jane thelbesore per te qene te shendetshem dhe plot energji. Kaq smiley

ose bjer n'dashni te pamundur dhe behesh kocke e lekure smiley

nuk funksionon joooo se top si molla jane si Sala si Edi smiley

Hahaha, po pra... kjo funksionon vetem se s'eshte e shendetshme smiley

smiley

+1

Tani seriozisht, kryesorja ne procesin e dobesimit eshte ti mbushesh mendjen vetes se do dobesohesh. 

Dhe truri jot te thote : PO DO DOBESOHESH !

Kaq, po e ndave mendjen, e gjen menyren, secili sipas midese dhe takatit smiley

mirupafshim

"nese po cfare?"

Po, perdor H2O.  Ne gjendje te distiluar perpara dhe gjate palestres, dhe ne funksion tretesi (ne birra, verera e rakira) pas palestre.

Oj Zane, e para punes, s'po kerkoj une keshille ketu, por xhib boli. smiley

E dyta, kjo ideja e seksit qe te dobeson eshte vecse nje mit urban ose ne rastin me te mire qe keqkuptim.

Pse? Po piksepari sepse nuk jane te gjithe Rocco Siffredi dhe Moana Pozzi qe te bejne seks nga 1 ore apo 1 ore e gjysem (ne dite) sa zgjat nje film. Ciftet normale bejne seks per shume me pak kohe. 5 minuta? 15 minuta? Toh... gjysem ore (po te llogarisim) edhe pre-eliminaret). E sa kalori u harxhokan ne gjysem ore seks? Femra harxhon shume pak, mqs. edhe leviz pak. Mashkulli ndoshta harxhon ndonje kalori me teper, por kurre me shume se sa kur vrapon.

Keqkuptimi me kete punen e mitit te seksit qe dobesoka qendron ne faktin qe pergjithesisht njerezit qe jane ne forme te mire fizike bejne edhe me shume (apo me mire seks). Te jesh ne forme fizike te mire do te thote te kesh nje qarkullim me te mire kardio-vaskolar qe natyrisht ndikon direkte tek ereksioni. Barkderrat (si edhe ata qe pijne duhan dhe alkool) natyrisht qe bejne seks jo shume te mire pasi zemra cfare te ushqeje me pare me gjak? Ate mikun apo muskujt qe jane te detyruar te levizin kuintalet e dhjamit? Per te mos folur pastaj per alkoolin dhe duhanin qe demtojne venat e gjakut, ulin sasine e oksigjenit, mbushin trupin me helme dhe frenojne libidon.

Besoj se te gjithe duke kerkuar kete Moana Pozzin tani ne google. Une po, te pakten. smiley

p.s

seksi ndihmon vertet me dobesimin

 

* It helps lose weight by increasing your heart rate and metabolism.
* Having sex reduce stress which is again good for weight loss as stress is one of the responsible factors to make you fat
* Having sex gives you satisfaction which helps you take undisturbed and calm sleep which is again positive for losing weight.
* Sex improves immune system which makes us internally strong and thus helps fight diseases.
* Having sex increases blood circulation and many researchers even found that it lowers the cholesterol level. Thus you remain fit.
* Losing weight demands heavy investment in exercising equipment, weight loss diet plans or gym memberships but having sex is free of cost.
* It strengthens your relationship and improves your life.
* It's a natural way of losing weight and you don’t need to opt for liposuction, cosmetic surgery or weight loss pills.
* It helps you feel secure and remain emotionally fulfilled and calm which reduces craving for food thus you don’t gain weight due to overeating.
* The feeling that you are desirable gives you an inner satisfaction and boost your self-confidence 

Mire o mire, por po nuk u dobesove nuk ke se si te besh seks ose seks te mire te pakten.

E kam fjalen per meshkujt, se gocat s'kane pse te dobesohen hic. Le te rrijne ashtu te shnosha marshallah. Rrumbullake topolake. smiley

Ne fakt ka lezet ashtu topolake, por pa prishur format femerore. Kot s'i preferonin dikur per piktura. 

E shnosh, por e tonifikuar. smiley

Po prape si shume e tonifikuar duket kjo mor Ols apo je bo si gic per vete tashti dhe o burra si te shnoshtat nuk ka smiley

Ols...biri jem....te kuptoj...me sa duket akoma qe nuke ke gjetur ate te duhuren,ate qe jo nje ore e apo gjysem ,pa shtate kemishe a çarçafe...mmmMoana Pozzi..Eshte mit me siguri po mu nuk me kompleson askush...Un buon sesso ,i kenaqshem,pasional,i enderruar,i pa stres te ben te harxhosh edhe shme kalori...palestra ma e mire...smiley

Ols...biri jem....te kuptoj...me sa duket akoma qe nuke ke gjetur ate te duhuren

 o motra vërtet mendon se po ta gjejë një herë këtë nuk ja ngop ?

Ajo quhet dashni Zane. Mund te zgjasi per nja 3 muaj, ja po e egzagjeroj, edhe 1 vit, por pastaj shendoshesh prape. smiley

Et, ajo s'eshte fare tipi im. S'e kam fjalen per fytyren, (se hajde po i vejme ndonje jastek siper), por per kofshet e thata anoreksike. smiley

e di që të pëlqen botero, e di

Egzakt. Kapi pak detajet: leshi tek sqetullat, berryli i skuqur, mollezat e faqeve gjithashtu, floket me rica te ndara ne mes nga lulja e kuqe, tradhetojne nje origjine fshatare. Troc muhabetit, nje katnare e bukur, e shendetshme (e shendoshe) dhe sexy. smiley

Ajo qe eshte interesante tek Botero, eshte qe tiparet dalluese te fytyres i zvogelon ne ekstrem. Ne nje fare menyre i heq identitetin personit. Per ate eshte vetem mase dhe vetem masen ve ne dukje.

oh, jo, shok, mik, vlla, çar t'dush ti t'kom por detajet s'ja kap dot..

asaj sipër zanës....

Ne fund te fundit njerezit shendoshen sepse nuk duan te jene nje grimce rere ne univers, ata duan te jene vete universi. Prandaj edhe sulmet anti-identitare te Botero. smiley

Edhe kultivimi i trupit flet per komplese zoti po nejse, po e pranojme, si me te parrezikshem se kultivimi i shpirtit.

Mendoj se nje artist nuk eshte domosdoshmerisht i udhehequr nga nje ideologji apo filozofi e caktuar ne ate cfare realizon. Shpeshhere vepra mund te jete nje eksplorim ne abisin e qenies se vete.

Po beja shaka Olsi, ose me sakte po improvizoja shakashem. Ky abisi i qenies besoj eshte per shakane e dyte, ate me permasat e shpirtit, apo te abisit, apo vrimes, por nuk po vazhdoj sepse ketu ka minorene smiley.

E po atehere qe t'i biem shkurt: troc muhabetit per mua Botero eshte adipofil. smiley

Botero eshte artist, artistit i vjen per doresh te ekzagjeroje, qe ne qorrat te shohim me ne fund ate qe s'shohim dot pa e perfaqesuar artisti. Dhjami eshte patjeter fiksimi i kohes sone, sic deshmon tema e ketushme.

Nje adipofili e shendetshme mund te gjendet tek Goya (hehe) apo tek Calvino ne nje tregim te magjishem me bucko, qumesht dhe hene. Per t'iu kthyer pa dashje universit. Por patjeter qe ti je nje eksponent i rendesishem i levizjes smiley.

Ka dicka luciferine ne ato fytyrat dhe trupat lehtesisht te deformuar te Goya-s.

Keshtu mendonte dhe Inkuizicioni smiley. Por une po flisja per dukeshat dhe lleret e tyre te padeformuara.

Nuk e kisha ne ate sens. E kisha fjalen qe ka dicka te frikshme ne to, por eshte nje frike e cuditshme. Subkonshe. Ato shikimet manjetike, ajo drita anormale mbi fytyre. Gjeja me a afert (edhe pse shume e larget) qe do t'i ngjasonte si ndjenje (persa me perket) eshte ajo e veprave te Stephen King. Shiko "El Nino de Carnero".

Po lexoja mbreme per "Shtepine ne ishull" qe pervec meje dhe moshatareve te mi ne Shqiperi paska terrorizuar nje femijeri te tere evropiane, krejt Skandinavine, sigurisht Angline (prodhim i BBC-se) pastaj edhe ca te shkrete ne SHBA qe kishin pasur fatin e keq te kishin prinder eurofile. Shkruante dikush "gjynah qe kinematografia e mevonshme i ka perdorur aq shume, bere klishe dhe tashme tejkaluar ato metoda te krijimit te ankthit ku ky film ka shkelqyer". Ne kete vije mund te flasim per Francis Bacon perkunder Gojes, per shembull, por bota e artit eshte shume me pak mizore se ajo e kinemase. Po Boteron, kush do ta percjelle Boteron, e Ols? smiley

Sigurisht qe nje menyre/detyre e artistit ne pergjithesi eshte te tmerroje. (por cik kujdes me femijet, qe boll i kane tmerret e tyre.)

Egzakt, "Shtepia ne ishull" i afrohet me se shumti. Ne nje fare menyre Goya duket sikur portretizon fytyra kukullash te pa jete qe hedhin shikimin kushedi se ku. Mundon pamundesia per te interpretuar ate shikim...

Po ta mendosh edhe kllouni i Stephen King eshte nje maske e pa jete.

Bacon me thene te drejten nuk me shkakton ate lloj frike si e Goya-s (as tek seria e papave madje). Bakon shkakton panik. Ne fillim. Pastaj duket sikur merr trajten e nje karikature. Mendoj se veprat e tij (pertej simbolikes dhe menyres se te lexuarit qe mund te kete aluduar ai vete apo kritika) jane me se shumti nje pasqyre e keqqenies se tij homoseksuale sidomos po te konsiderojme edhe raportin me shume se problematik me te dashurin.

 

Tmerri personal i Baconit mund te jete vertet me pak i prekshem se ai i Goyes, qe eshte me shoqeror (me subjekte te njohura dhe te dallueshme - frike nga e njohura e panjohur/deformuar, kete punen e unheimlichit e kane grire fare ne diskutim ppuistat), kuptohet cdo artist i pergjigjet kohes kur punon, Baconi pasluftes, frikes nga masivja abstrakte dhe tjetersuese, detyrimisht terheqja ne vete por kjo rezulton akoma me e frikshme, Goya i pergjigjet frikes shoqerore nga mendja e njeriut individual duke hiperbolizuar dhe njefaresoj neutralizuar rreziqet e saj (mendjes). Dmth, ndryshe nga reagimi i pare, Goya eshte clirues, kurse Baconi pikerisht ankthshtenes me tjetersine e tij te dyfishte - tjetri i tij i brendshem dhe pamundesia jone per te njohur si njerin, si tjetrin. I them te gjitha keto pa pike pergjegjesie dhe te me falesh.

Per qejf po shkruajme. Don't worry. smiley Plus qe ke shkruar gjera shume te bukura.

Nuk e vej ne diskutim qe Bacon shpreh nje frike te vete shoqerise dhe si pjese e shoqerise ai eshte bashke-vuajtes i dramave te saj. Nuk arrij dot t'i shoh te ndara frikerat dhe dramat kolektive nga ato personale. Mendoj se tek nje autor ato sintetizohen se bashku ne veper.

Me bere te hap librat smiley Profi im kur krahason papen e Bacon me ate te Velasquez shkruan:

Che cos'e' accaduto di orribile all'umanita' perche' un suo esponente, Bacon, concepisca la possibilita' di rappresentarla sotto tali spoglie straziate e urlanti? (...) In piena epoca "informale" ed "astratta" Bacon e' travolto intimamente e miracolosamente sconvolto, da una furia e da una rivolta che ha per tema l'uomo, per protagonista l'uomo e per disgustata vittima l'uomo. (...) La carne allora diventa matassa avvinghiante di corpi compenetranti nella lotta o nel sesso, montagne di cellule sfatte e mosse, che si fondono nello spazio non si sa se per sesso o violenza.

Ky eshte Bacon, ne te gjitha kuptimet. Frikerat, makthet e tij. Jeta e tij.

Edhe me duhet te leviz, edhe nuk dua te tjerr me, megjithese citimi eshte ngacmues. Falemnderit per diskutimin dhe tekstin. Naten e mire smiley.

Oh, po pse?! Po fillonte te merrte formen e nje trikoje leshi te lezetshme. Konsideruar qe eshte edhe dimer... smiley Naten e mire.

me vjen mire qe degjoj fjale te tilla per `shtepine ne ishull`, me dukej se qe underrated ne botesmiley

nderkohe ndonese jo horror tamam, nje ndikim te madh me ka lene dhe filmi` vera e lumtur e zonjes Forbes`, shkruar sipas tregimit te Markez-it, film ky transmetuar ne kohen e monizmit serish ( si shume filma te tjere te mire) ku Hanna Schygulla  ka nxjerre nje loje te hatashme dhe goditese.me ne fund pas shume kerkimesh e kam gjetur online serishsmiley

http://www.youtube.com/watch?v=hfjykaUxQ...

 

 

Oh Hanna, kjo Rajmonda Bulku e skenes gjermane smiley. Rrofsh per linkun.

ashtu te duket Hanna?smiley

mua me pelqen.sidomos me ka terhequr ne filmat e Fassbinderit qe e kam ndjekur.te lutem per linkunsmiley

Hanna me pelqen shume, e krahasova me Bulkun per nga energjia gjysme-tradicionale gjysme-transgresive qe percjell (duke i rritur efikasitetin mbjelljes se dyshimit). Jemi mesuar qe keto tonat iua perngjasojme atyre te huajave, thashe ta ndryshoja nje here.

e mire mire smiley

Bulku pervec bukurise nuk me eshte dukur ndonjehere si aktore e madhesmiley

 

E kisha per funksionin brenda filmit, edhe ne menyre te krahasuar me femrat e tjera ne kinematografite tone.

Kot per muhabet, por as mua s'me ka pelqyer ndonjehere, Bulku. Patetizmi i aktrimit te saj i kalonte permasat e tolerances mendore time.Thosha gjithmone me vete,shyqyr Zotit qe eshte e bukur, se do kishte ngelur pa pune. Kur fap u be politikane.smiley

Te kuptohemi, nuk po merrem fare me "c'donte te thoshte autori". Me bere serioze me zor smiley

Jo mo Ols, cfare detajesh te cojne tek origjina fshatare. Ajo duket qartazi qe eshte nje artistokrate province ose fundja fundja, gruaja e nje tregtari (chorizosh,do thoja vet).

Une s'e njoh punen e Boteros, apo fokusin e tij. Por nje gje eshte e sigurte, qe e shendosha eshte humoristike, ndaj terheq. Per me teper qe s'e injoron dot, sepse duket. smiley

Midis aristokrates se provinces dhe origjines fshatare, distanca eshte e vogel.

Nuk mendoj se qellimi i formave te tij voluminoze eshte humori.

Po mire ,e drejte. Sidoqofte qellimi eshte ngacmimi i senseve pertej asaj qe pranohet si normale. 

Kush i ka faqet e kuqe? Le qe gjithe trupi i saj eshte i veshur nga nje afsh i kuq.

ahhaha, ej me ket fjalen afsh.... me kujtove nje tjeter fjale shume perverse ne shqip : EPSH...
eshte shume....bahhh..shume e dhunshme dhe perverse si fjale me duket smiley 

E vertete. Kemi ca fjale qe jane shume te bukura ne shqip me inklinacione rrugace. smiley

Fjala epsh, s'me duket se ka ndonje inklinacion rrugaceror, eshte shume sensuale dhe pasionante.

Ishte me simpati. smiley

 e megjithëatë t'le nji shije t'llime. duket llaf alergjiku .epshiuuuu..

...varet atehere...ndryshon ideja nga veshi ne vesh....mua me duket brutale...(sepse ketej fjalet i kemi nje cik me delikate mbase )...
....po vallaj vetem sensuale sme duket smiley
(psh kur e digjoj, vizualizoj nje tip me floket e shkurtra para, dhe te gjata nga mbrapa, me xhup lekure dhe xhinse, qe eshte duke ngrene fare ke naj cep pallati...)

Kane nje lloj konotacioni pornografik.

hahaha, pikerisht ai lloj tipi s'do ta perdorte kurre ate fjale. Ndoshta tingulli i dy bashketingelloreve te njepasnjeshme, sidomos sh-ja e rendon efektin, por si fjale nuk eshte e zhargonit te perditshem. 

Shqipot, pastaj, fjalet e zjarrta i kane te gjitha me te ngrene. Te hengsha syrin, te hengsha buzet... te hongsha xhinset. smiley

 

e perdornin e perdorninsmileyt'pakten deri n'90

Bere mire qe e theksove, sepse "gangot"  epara '90-es, kane qene tjeterlloj, kane pas nje lloj xhentilese, qe per t'i prishur mendjen goces, perdornin dhe fraza poezish te shkeputura ketej-andej. Ishte ne mode atehere. Keta pas '90-es, ishin thjesht laca e basta! 

nuk e di mas 90-es.ishte poezi e vertete gjuajtja  ne ato vite deri edhe fishkellimat ishin me stil.me femren s'kishte gariplliksmileyvetem pergjerim. edhe ngacmimet rruges kishin lezet,nuk u kalonte asiher caku.

Po pra kane qene gangstera xhentelmene, se degjonin muzike te huaj, visheshin ca me ndryshe se te tjeret, lexonin libra e poezi, kishin dhe nje lloj mosbindje ndaj sistemit, prandaj dhe cilesoheshin si te tille. Po ca te besh qe me ndryshimin e sistemit, ndryshoi dhe koncepti i gangsterrit. Ata qe na rane ne pjese me na gjujt ne pas '90 ishin dru me pre e ne si tyryfyle prisnim qe djali i keq te ndryshonte nje dite e te na vinte me nje lule ne dore, ne vend te farave te lulediellit! 

Mire qe i kemi hedhur pas te gjitha e s'kemi me iluzione per llojin e gansterit. smiley

sbesoj se ka ndonje lidhje me ndryshimin e sistemit.thjesht iken ata te rinj dhe lane nje boshllek qe u plotesua nga te tjere qe as nuk ja kishin idene.pra nuk pati nje nderrim gjenerate me shkembim eksperience,pati nje zevendesim nga elemente qe skishin asnje njohje per habitatin ku shkuan te jetojne dhe sollen menyren e tyre te jeteses dhe sjelljes.tip pushtimi pak a shumesmiley kjo ne çdo aspekt te jetessmiley

a, te kapa duke sociologjizuar smiley

popullorçesmiley

Shyqyr qe e mbarove tek xhinset smiley

i rashe shkurt mo. 

T'i bie une pak me shkurt? Ne diktaturen tone konservatore epshi ishte fjale e piste, domosdo, sepse epshi i pakontrolluar ishte i demshem per familjen borgjeze qe donte te ndertonte socializmi. Fjala epsh sillte nder mend demat e nderzyer dhe klasen punetore. Sa here ju kam thene qe ishte sistem fashist po nuk me besoni smiley.

none ja ke fut kot. ti se ke idenë sa o çi n'koh të partisë së punës.

nuk me kuptove mirejam, s'behet fjale per cirjen por per ideologjine e cirjes. epshi si ndjenje mund t'i perkiste popullit por epshi si fjale i perkiste partise. nejse, rrezik do te keqkuptohemi me tej.

Normale, sepse epshi dhe seksi ishin tabuja kryesore e kohes dhe turpi me te cilin damkoseshe ishte i perjetshem. Ne nje liber qe po lexoja per ish-Bashkimin Sovjetik ishte nje batute e lezetshme:

-Ekziston seksi ne BRSS?

-Seksi ekziston, por BRSS-ja jo. 

smiley

...po sjemi aq te vjeter sa qe subkoshenca jone te bej lidhjen midis fjales dhe sistemit te atehershem, apo te ndjelli nje "kujtim/shije te harruar"...

...mbase eshte gjuha jone, nje cik si...keto gjera kshu sdim ti themi smiley ...si thote Anna vetem me te ngrene dim te shprehemi.... smiley 
 

Si jemi? Si eshte gjuha jone?  Te gjalle, gjithe pasion dhe paksa kafsheror?

po  smiley ...kjo nuk eshte detyrimisht dhe gjithmone gje e keqe
...por me duket sikur mungojne ca fjale te tjera, me te pershtateshme, mungon nje fare nuance, qe pikerisht ca gejra si puna seksit, ti definojne me pak brutalisht qe pikerisht te mos duket gje e keqe...
(qe po ta lidhesh me ate qe tha Tropizma ben shume kuptim pavarsisht se jo te gjithe e kane jetuar) 
 

EH kena hy ne tema te tjera. Nuk eshte s'e cfare konatacioni kane marr fjala te vecanta, por nese shqiptaret mendojne qe seksi eshte apo s'eshte nje gje e mire ( i.e e moralshme). smiley

varet gjithmone se çfare nuance i jep secili prej nesh fjales qe perdor. vijme prape ke edukimi dhe tek komenti ku edhe une po filozofoja

po pse mi trop filozofon çdo gjo?smileyun e perdorsha per vete dhe nuk e kam konsideru asnjehere fjale te piste. kishte te bente me shume me deshiren seksuale kur perdorej.afshi ishte pak me i thelle anonte me shume nga dashniasmiley

...po pra, thoje epsh dhe afsh, dhe te ndizej nje zjarr ne sy...te kullonte nje curil djerse vetem nga ideja, te dridhej dora vetem nga imagjinimi i eres se lekures se saj...
...dhe aty binte zilja telefonit, ishte nje kushurira e komshies qe donte ti fliste ne tel, dhe ti shkoje e therrisje, ajo vinte, perkulej mbi lavatricen (ku ndodhej telefoni siper) dhe ti e shifje sikur te ishte mrekullia e 8, ajo dhe gershetat e saje me fjongo te kuqe smiley 

eshte trop pra trop... smiley 

ske gje ne vije EH se per fatin tim deri ne vitin e fundit te gjimnazit klasat ku isha une perbeheshin 80%goca 20%cuna.

megjithse jo keq si imagjinate.askush nuk mund te te akuzoje se nuk e kesmiley

aha ...ti ishe si veshka mes dhjamit, prandaj nuk kishe asnje ndjenje ilegale per the girl next door smiley
..ok, ke qene ai tipi qe hante fare atehere...me thoin e gishtit te vogel te gjate smiley 

si eshte truri,kokerr orizismiley pas ketyre dialogeve po pyesja veten;po huri i haurit tone si do me etiketoje?smileybllokmen?i privilegjum? smiley

Pikerisht ngaqe fjalet ishin te ndaluara, ngarkesa emocionale behej dhe me e madhe. Njesoj si dhe puthjet ne tv, njesoj sikur te lexoje "Letren perveluese" apo Bel' Ami, apo Lulet e molles.

Ndalimet, pengimet e e bejne njeriun te terhiqet edhe me teper nga gjeja qe deshiron. Mungesa e saj, pamundesia per ta pasur e zoteruar te shtyn drejt fantazive te cartura. Kshu dhe neve, qe i kemi kaluar 10-15 vitet e para te jetes ne diktature, i kemi gjithesesi te ngulitura ne koke idene e dashurise zhuritese si gjeja me sublime. Kur e zbuluam pastaj se c'ishte ne te vertete... eh varja!  

smiley Hajde kujtime hajde (per EH)

Alke, nuk kisha per qellim te te stresoja, po perpiqesha te kuptoja sikletin e EH-se. Ti je ne rregull smiley.

plako, po dejshe t'nigjojshe:t'anksha paidhin ?

femra.qendrimi n'itali ka ndikuar shume ke botero

ne banjon teme kam nje Botero.Si te me kujtoje per çdo mengjez se si mund te arrihet pa kujdes.Per vite me radhe nuk e duroja....smileyTesh jam mesu ,me jep serenità.....

Si gjithmone, sekreti qendron tek pre-eliminaret.

Po pse koha dhe menyra nuk ndikojne fare kshu?

Sigurisht qe ndikojne, por atmosfera dhe preeliminaret jane si ambjenti, dekori, pjata e pare, kontorno dhe vera e mire qe duhet te shoqerojne pjaten e dyte.

...shume romantik....
ose artist 

smiley

Te dyja... thone. Modestisht kuptohet. smiley

PS: Po te permendim edhe embelsiren ne fund (qe Stalker e ckeshillon me insistim smiley ) do te behej "9 jave e gjysem". smiley

Seksi dhe shendeti, aty ku donte xhibi.Seksi i ben mire shendetit mendor, shpirteror dhe fizik.Pse trashen njerzit ne meno dhe andropauz? smiley

Xhibi, qenke nxitur nga statuja e Azem Hajdarit?

Per mua jane dy:

njeren e tha Olsi : ulni karbohidratet, dmth sheqernat, dmth MBI TE GJITHA brumrat ! Beni kete prove : Futni nje çape buke ne goje, mbllaciteni per minuta te tera pa e kaperdire. Ne fund fare do u ngele... sheqer ne goje ! pra Stop bukes, makaraonave, patateve, orizit etj etj. Po me ça me i zevendesu ? Me proteina : e bardha e vezes (se e kuqja ka prot. por te mbyt ne kolesterol!), e bardha e pules, peshku (konserve toni (peshk ton) pa vaj : mire dhe lire!!). Dhe sigurisht zarzavate.

dhe tjetra : puna e embelsirave : NUK ndalohet te hash embelsira (nese i ke me sevdà) por me nje kusht : KURRE ne fund te nje vafti!! As frutat : KURRE ne fund te nje vafti !! pse ? Sepse : sheqeri qofte i embelsirave qofte i frutave (te cilat kane sheqer, jemi dakort!) iniciojne insulinen, qe ben fiksimin (stokimin) e yndyrnave. Tu tek per nje embelsire? Haje 'vaft' më vehte. Ndersa teoria se frutat ne fund te vaftit tresin ushqimin eshte idiote.

dhe sigurisht SA ME SHUME SPORT !! (por kjo dihet...)

...po cne vezet e kuqe, se zakonisht jane te verdha ! smiley

 

Frengu po, i thote 'e verdha e vezes' por nese nuk gabohem, shqipçe e quajme te kuqe ! Apo jam bere omelette (dmth lemsh) une dhe ti ke te drejte ?!

...edhe Shqiptari po,  e verdha e vezes i thot...pervec shprehjes " e ben vezen e kuqe "  smiley 

S'ka lidhje. Pse pergjithesoni kot, varet nga frutat qe ha ne fund te vaftit. Molla eshte provuar shkencerisht qe aktivizon enzimat per tretje me te shpejte te ushqimit. Zakonisht frutat nuk kane sheqer te larte, pervec ndonje rrushi, bananeje a ndonje gje tjeter. Sidoqofte s'ka asnje gje te keqe ti hash pas vafteve.

ti postuesi xhibi do të bënesh bodybilder apo thjeshtë do të mbash kockat bashkë kur bën sport? këtej nga anët tona këshillojnë magnesium+vitaminë B12 për njerëzit që kanë aktivitet fizik amator relativisht të rëndësishëm. këtu gjendet në ushqimore dhe funksionon goxha mirë dhe për nervat e cingërisura. 

 

Pjetjet qi kisha une jane me shume te llojit, ca stili stervitje + ushqim + suplemente ndjekin peshqit. 

Keto pune kane gjera bazike qe kane konsensus, por pertej kesaj jane shpesh dhe teori/metoda deri diku dhe subjektive, edhe midis atyre qe sterviten rregullisht apo trajnojne te tjeret ne stervitje.

P.sh. disa sugjerojne te hash 1 ore para stervitjes dhe pas stervitjes te konsumosh perzierje proteinash (protein shake), dhe pas nje ore me pas te hash prap ushqim, disa sugjerojne te mos hash para stervitjes, dmth te mos hash vakt ushqimi po te hash nje energy snack, etj. 

E njejta gje dhe me suplimentet; disa sugjerojne rruge me 'natyrale', disa sugjerojne suplemente te caktuara duke thene qe ato kane perfitime neto (kane dhe efekte anesore, p.sh. nje stimulant energjie mund te te jape nje 'burn out', dembelosje, 4-5 ore me pas) dhe ja vlejne te merren. 

Nje trainer p.sh. me thoshte qe ja vlen te perdoresh para stervitjes disa suplemente qe te japin energji (shutgun p.sh. ose hapje qe te japin energji dhe nxisin tretjen e dhjamit) pasi te ben te ushtrohesh me shume dhe me fort, dhe qe eshte e rendesishme te konsumosh proteina (ushqim ose suplemente midis ushqimit) ne cdo 3 ore fjala vjen pasi ndryshe trupi humbet/konsumon masen muskulare, etj.

Seksi (bo sa perversa, cdo gje me seksin e lidhni) vertet harxhon pak kalori sipas literatures, tjeter gje qe ca efekte anesore ndikojne ne shendetin e pergjithshem te njeriut, por gjithsesi good to know qi peshqit paskan shendetinteres, sidomos disa komente ishin spot-on (me aq pak sa di une ne kete fushe).

 

Sa i perket temes se dobesimit, eshte paksa e ndryshme, po gjithsesi eshte brenda kategorise se trupit dhe shendetit dhe jam i sigurt qe shume nga ne (jo vec Olsi lopa, sipas Pjerit lol) mund te perfitonin dhe nga keto keshilla. 

Ai qe te thote te hash 1 ore para palestres osé eshte i marre, ose eshte njeriu me dixhestionin me rapid (brenda 1 ore!!) ne planetin Toke !! 

Ah patjeter, nese ben gym, idealja eshte te hash çdo 4 ore (afersisht). Sigurisht, jo Vafte me V. te madhe, por vafte me v. te vogel. Por GITHSESI, vafte ! (dhe  jo kikirika...). 5 vafte jane perfect ! 

Per heqjen e dhjamit, 30 minuta biciklete ne fund te ushtrimit ne palester jane po aq perfect!

Ideja e tij eshte qe trupi ne cdo moment konsumon dhe djeg muskuj/proteina ose dhjame, ndaj kur ben stervitje (jo thjesht cardio por weights, ose weights + cardio) mund te konsumosh (break down) dhe masen muskulare nese ke kohe pa ngrene dhe s'ke konsumuar ndonje suplement ushqimor para stervitjes.

Nqs. ha shpesh dhe me vafte te moderuara ke shans te mbash nje gjendje optimale energjie gjate dites keshtu qe nuk shkon bosh edhe ne palester.

Eshte normale qe muskuli te konsumohet kur ben palester. Eshte pjese e procesit te rritjes. Digjet nje qelize dhe zevendesohet me 2-3, fjala vjen.

asnjehere mos ha 1 ore para stervitjes, asnjehere. mund te hash vetem nje molle dhe te pish pak uje, vetem kaq. muskujt ndertohen nga fiskultura, nuk paksohen.  sa per suplemente dhe te tjera, ben mire mos perdoresh. c'do gje duhet te merret nga ushqimi. ha racione te vogla ose te moderuara. dihet qe duhen ngrene zarzavatet, frutat, mishi dhe peshku.  c'do gje ne moderim. kur s'ben fiskulture, ecjet dhe ushqimi normal, jane te mjaftusheme per te mbajtur peshen e duhur. pastaj ndikojne genet etc etc ...

vafte te vogla mund te konsumosh gjithsesi, se ne vafte te bollshme ka mundesi te fillojne krambe, dhimbje.

Pastaj thone qe kush ushtrohet fizikisht pas te ngrenit ka dhe nje tendence te marre ne total me pak kalori sesa nje qe nuk ushtrohet. Kjo ka te bej me te ndjenjene ngopjes se stomakut qe vjen nga clirimi i disa hormoneve.

xhibi, po behesh gati per foto te tilla?

Xhibja ne gjendjen aktuale:

smiley

smiley

Sa here te thashe , mos u ndaj me gjemin o xhib , nuk me nigjove ,shife ca t'puno gjemi tani smiley

kshu e kan kto te dashurumit e rinj ti Brado. Sot zihen keq, neser e lejn per takim diku me naj vend piktoresk

Paska rene deshmore foto ime.

Ngrenia e shpeshte ne doza te vogla (cdo 3-4 ore) rrit metabolizmin. Nuk eshte mire te shkohet ne palester me barkun plot. Perkundrazi hahet pas saj.

PS: Mos ver fjale te paqena ne gojen e Pjerit mor bol.

aktiviteti fizik gjate dimrit ka vlera te 2fishta krahasu me ate ne stinet e tjera. Ndaj o burra! (ktu hyjne dhe grate)

S'i kam lexuar te gjitha komentet. Por perdorimi i suplementeve eshte shume i perhapur ne USA sesa ne Europe apo ne pjesen tjeter te botes. Per mendimin tim eshte dicka qe lidhet me shume me komercializmin sesa me vetit e tyre cudiberese per shtimin e energjise. 

Nese ke nje diete normale te ngreni, ku ha cdo gje me mase, s'ka nevoje fare per te hequr asnje gje. Po pate pune ulur , ngrihu shpesh dhe bej terheqje dhe ose ndonje set te shkurter ushtrimesh. 

Varet se ne cfare gjendje e do trupin. Nese do te rrisesh masen muskulare, bene ushtrime me te renda.

Une per vete merrem me joga dhe not. Dhe once in a while me ndonje sport me aktiv, dhe sinqerisht s'ndjej ndonje nevoje per gje tjeter.

e shef sa kshilla ke mor mer xhibsmileyun kur bosha palester(kohe te bukra) haja gjithmon nje ore mas ushtrimit.longje sa te dush gjith diten.asilloj kokrre skam perdor asiher. brumra(makarona) mish t'bardh,fruta ene uje dhe lengje frutash pa pushim.i fare kohe isha bo objekt se çdo 20 min shkojsha me bo çiçin. mu donte gjithmon ta kisha nje banjo afersmiley ka t'boj me ate qe thoshte olsi,mbajtjen e ujit qe del vetem me t'pime uji sa me shume. amo dobsohesh e garantume.nuk tret vjomin po t'shfryn.

mir ne i tregum gjynofet tonasmileypo ti çere bon sna the asigjo dhe asnji kshill spam nga ana jotesmiley

Shkon ku shkon muhabeti smiley dhe direkt aty ke pika e dobet smiley seksi. 

përse përgjithëson van pierre ?

xhib, mire qe bere plagjature titullit te temes qe hape, po ta kishe permendur te pakten prof.dr Flamur Topi per respekt.    ''mirembrema te dashur  telespekthatatatore..smiley

Xhibi meqe pysje per menyren e punimit ne gym mund te te jap tekniken time : elliptical + high incline treadmill fast walking+rowing + weight lifting exercises  = it works like a charm!

gjera qe te ndihmojne:

1.koha e ftohte (provo te vraposh ne kohe te ftohte ose te besh ushtrime jashte, do te djegesh me shume pasi do aktivizosh dhe yndyrnat kafe).

2.ngritja me orar.kur trupi ka nje rregull, ka dhe me shume energji dhe nuk ka tendence per te shtuar. pervec kesaj sipas nje studimi trupi leshon hormone antiaging dhe riperteritese qe s`ja kujtoj emrin tani gjate oreve 02.00-03.00 a.m keshtu qe ne asnje menyre nuk duhet me qene ne kembe ate kohe.(une si kam respektu shume kto te fundit ktu ne atdhe dhe kam pare ca perfundime jo fort te kendshme).

3.ushqimi thone se ndikon 70%, teksa sporti 25% ne peshen tone.ndaj duhet te konsumosh ushqimet e shendetshme.majdanozi,caji jeshil,luleshtrydhet,boronicat, manat, lakra, limoni njihen si luftuese te yndyrnave.

 

kaq mu kujtu per momentin.

troç, sport !

sex eshte sporti me i mire nga te gjitha sporteve,

diku kam laxuar qe te besh ski esht sporti me i shendeteshem,nuk e di sesa esht i ver8

ti e ke laxuar se po ta kishe lexuar do ta kuptoje qe nuk eshte e vertetesmiley

lexuar desha te them,ne fakt atje argumentohej perse ski esht sporti me i shendeteshem; ngaqe behet ne lartesi te madhe  dhe temp te ulet(ska mikrobe) dhe te gjitha gjymtyret e trupit janne ne  veprim,per rrjedho besoj se esht e vertet mbarsisht qe nuk kam berr kurr ski,,,,

Suplementet kan efekt te mire nqs ju duhet te merrni pjese ne ndonje gare. Une nuk i perdor fare, preferoj mjaltin, qumeshtin, arrat dhe farat e ndryshme... Une shkoj ne palester 2-3 here ne jave dhe perpiqem te kombinoj sa me shume ushtrime qe te jete e mundur. Nga te gjitha ushtrimet dhe sportet noti me duket sportu apo ushtrimi qe te jep me shume kenaqesi, bashke me gjimnastiken dhe ngritjen e peshave te renda.

ik e bej not na lumi he derman smiley

 

po fatmir topi...

me çlexon nga komentuesit te kjo teme, sugjerimet e tyre,  konstaton me kenaqesi qe anetaret e peshkut, meshkuj femra burra gra, jane ne top form.. trupa sportiv, bark e dhjame zbehet fjalesmiley,  dhe gezojne shendet te plote..smiley  

ju lumte!   keshtu vazhdoni..smiley

Do rrosh me shume se e shkruajte para meje smiley

Hani sa me shume supe me perime, konsumoni nje limon ose nje potokall ne dite dhe levizni me kembe jo me maqine dhe jeni ne rregull, une qe sot do e praktikoj kete gje plus qe nuk do I kaloj 20 point ne dite ushqim, te shoh gjer ne fund te muajt..smiley. Dikush me lart permendi qe po te biesh ne dashuri humbet goxha kg, po ne qe skemi me moshe per dashuri duhet te qepim gojen...Ju uroj sa me pak kalori neper ushqimet tuaja..

20 point ne dite ushqim,

Si i bie kjo?smiley

Weight watchers point smiley

Dikush me lart permendi qe po te biesh ne dashuri humbet goxha kg, po ne qe skemi me moshe per dashuri duhet te qepim gojen.

Trupi, mendja... po shpirtin ku e late ?

Shendeti i njeriut fillon nga dhembet, nga menyra se si ushqeshesh, menyra si ushtron sportet, gjimnastika, levizjet ushtrime fizike, menyra si e ushtron trurin, anen shpirterore sociale,  si e ushtron punen  dhe aktivitetin,  kujdesi per higjenen vetjake, jeta sexuale, etj. 

Ne qoftese cenohen keto athere do te kemi cekulibrime, mos perputhje, do te prishen balancat natyrore, do te krijohen probleme shendetsore, mendore, fizike dhe shpirterore.. te cilat do te reflektohen gjate jetes sepse secila nga keto ka efektin e vet ne jete.

 Sa me gjate ti mbash keto te bashkuara, aq me shume do te jetosh! 

konkludim i mire dhe permbledhessmiley

 enka, po edhe mund ta zgjasja,smiley psh te tek moshat e reja nen 25 vjc  gjysma e trurit mendon se shendeti fillon dhe mbaron me seksin dhe ushqimin! por une si me pervoje thash ti permblidhja! se nuk eshte vetem seksi pjesa e shendosh e trupit! smiley

Qekan mbledh gjyshat ktu. Ha o vlla mish tre here ne dite. Te ben top forme dhe kafsh ne krevat. Edhe pini alkol sa tju doje mulla. Te sjell ne qejf dhe i kput femrat ne lokal. Nuk shtuhet jeta me diet se esht e shkurter. 

Pervec nje doze te mire lesh-me-tresh muhabetesh (wouldn't be Peshk otherwise...gjithashtu ja qaj hallin adminave, pu sa pune do duhej te pastrosh nje teme nga diskutimet pa lidhje) flm per sugjerimet dhe diskutimet trupshendetore.

Speaking of ushqime, whole grain si quhen shqip? Kjo besoj eshte nje nga gjerat qe s'e pashe te vihet ne dukje si lloj driherash qe duhet konsumuar ne cdo forme kur gjendet e mundshme (buke, cerale, oatmeal, makarona, oriz, etj), si dhe grapefruit (fruta dhe lengu i tij) si nje katalizator i metabolizmit, pse jo dhe nje kombimin i te dyjave per mengjes (p.sh. whole greain oatmeal ose cereale + grapefruit).

Gjithashtu rendesia e vaktit te mengjesit si katalizator i metabolizmit.

Si dhe (nese) multivatima, omega 3 (fish oil) dhe ndonje suplement tjeter i perditshem?

Healthy/energy snacks para stervitjes, p.sh. 30 minuta ose me shume para.

Zevendesimi i snack-save jo te shendeshem (sidomos ne pune dhe/ose gjate kohes kur je ulur per nje kohe te gjate) me dicka me 'per se mbari', p.sh. ne vend te potato chips dicka jeshile/perimore, apo qofte dhe beef jerky apo dicka proteinore.

Me vakte, ngrenia e mishit te pules (gjoksit sidomos) ne vend te mishrave 'te kuqe' (sorry per inglishtezimin vende-vende), dhe ne pergjithesi kujdesi per te hequr dhjamin para gatimit te mishit.

Ca tjeter s'kemi permendur? smiley

P.S. Enka, me pelqen kombimin i ushtimeve qe ben, mbase tipike per femrat, ne mashkllat bejme zakonisht nxemje nja 10 minuta, pastaj bejme weights, pastaj ne fund bejme cardio, pervec diteve midis (nese) qi mund te bejme cardio vetem p.sh. 

Meqe u beka fjale per weights, une jam kategorik : pa proteina pudër, pothuaj nuk ka rezultat per te qene (thashe pothuaj ë?). Nese do te duhet EDHE te heqesh mase dhjamore, zgjidhja eshte prot 90 ose 95%. Biles proteinat me % te larte proteine (mbi 90%), EDHE te 'thajne', pra te ndihmojne per te humbur dhjamin! Une si me te miren njoh WHEY PROTEIN, osé sic thuhet 'e qumeshtit te vogel'.

Une nuk jam as kunder steroideve. Eshte zgjedhje personale. E para njehere, askush nuk ka vdek prej tyre. E dyta, po te behej lista e shkaktareve te vdekjes nga drogat, nese ajo e alkolit rezik do dilte e para, kjo e steroideve do dilte pa piken e dyshimit e fundit.

Ja qe je gabim dhe duket qe ske shume eksperience ne palester. Whey protein apo cdo lloj proteine tjeter e pluhurosur te shton kilet prandaj kur ta marresh duhet patjeter te besh me shume stervitje se zakonish ne menyre qe te djegesh ekstrat e perfituara artificialisht. Keto jane te mira vetem nqs ke ndonje gare dhe ja fut me suplemente dhe stervitje 4ore ne dite per nje muaj. Une vete nuk i perdor pasi qe kur i kam perdor kam verejtur qe kur i ndalon fuqia e trupit peson stagnacion dhe duhet dy tre muaj per trupin te rekuperoje fuqine ne menyre natyrore. 

Steroided Jan kategorikisht te demshme per shume arsye. Nuk do ja rekomandoja askujt pasi qe muskujt fryhen me uje dhe jo me mase muskuloze, lekura mbushet me pucra me gjelb, dhe behesh nevrik dhe i padurueshem. Plus qe kur te ndalosh steroided muskujt e fryre me uje varen dhe fyshken.

Sa per dieten do te thosha qe trupi ka nevoje pr te githa, por mbi te gjitha nuk duhet harruar sheqeri po u moret me stervije sepse eshte ushqimi me i rendesishem, mos degjoni budalleqet e njerezve qe shesin libra dietash per para. Stervije-embelsira... Perndryshe do te ndiheni te keputur por edhe mund te semureni. Une ha nje luge mjalte te mire ne dite plus dy kafe dhe nje ose dy caje, ndoshta edhe ndonje embelsire, por jo perdite. Edhe dhjami eshte i domosdoshem sepse te ben mire per trurin, por ne menyre te moderuar kuptohet. Ne pergjithesi hani ctju kerkoje mideja por ne moderim.

 

Hani pak, prisni pak, hani pak perseri.

"Problemi" eshte se une shkoj dyfishin e hereve qe ti ke deklaru, pra (2-3) x 2 dmth 4-5 here ne jave. Dhe qe prej... 16 vitesh. Keshtu qe e lejme se nuk po flisnim for the same thing...

 

Ore ti dhe mund te flesh ne palester dhe perseri tja fusesh kot, s'do ishe i vetmi, une ketu kam njerin qe ka mbaruar per shkeca sportive dhe ja fut kot ne palester..

proteinat nuk tresin dhjam dhe steroided Jan te demshme. Kaq thash une

 

une e lexova ne 'the economist'. problemi eshte se vendet e industrializuara kane problem; u pa puna, duhet leviz nga 'ish bota e 3te'

Një nga dy njëshat është imi. Tema është e kotë. Xhibi, ti je kot, me pyetjen që bën. 

Ju jeni si ata që vetquhen artista (ose bëjnë art) për të kapur ndonjë adoleshente që ka dëgjuar se arti është për elitat.

smiley

Duhet te jesh shume tape persa mendon se mua me intereson sado pak se cfare note me vure ti apo ca mendon ti ne pergjithesi smiley

Duhet të jesh shumë tapë përsa mendon se mua më intereson sado pak nëse ty të intereson ça note të vura unë... edhe në përgjithësi.

5 milion komente ketu... 9 te tema e Gerdecit.

shume keshilla te vlefshme me siper. Per mua funksionon reduktimi ne maksimum i makaronave, picave, bukes (pra brumerave), embelsirave dhe pijeve jo-alkolike (coke, pepsi etj). Ndryshim ne keto elemente jep 60% te rezultateve qe dua per peshen. Meqenese ne Ameriken e Veriut kto jane me shumice dhe lire, eshte edhe me e veshtire te evitohen. Ne shqiptaret kemi pike te dobet buken, por per kete kam gjete nje 'bavarian rye bread' e erret dhe plot me fareza te shendetshme. 

Ushqimi dhe aktiviteti fizik jane patjeter te rendesishem, por kur nqs ben nje pune qe duhet te rrish ulur gjithe diten eshte teper e demshme. Nga nje artikull per kete pune:

Still, scientists have determined that after an hour or more of sitting, the production of enzymes that burn fat in the body declines by as much as 90 percent. Extended sitting, they add, slows the body’s metabolism of glucose and lowers the levels of good (HDL)cholesterol in the blood. Those are risk factors toward developing heart disease and Type 2 diabetes.

http://www.nytimes.com/2012/12/02/busine...

Ka 2-3 vite qe degjoj per demin qe ben te rrish ulur per kohe te gjate. Kam imporvizuar dicka tek kubiku im dhe mezi po pres te me vije tavolina qe porosita qe rregullohet poshte e lart per te punuar ne kembe.

Ka 2-3 vite qe degjoj per demin qe ben te rrish ulur per kohe te gjate. Kam imporvizuar dicka tek kubiku im dhe mezi po pres te me vije tavolina qe porosita qe rregullohet poshte e lart per te punuar ne kembe.

ke balance ball chair per ate pune

Fusin edhe llastike poshte tavolinave per muskujt e kembeve. Dhe soft ball midis gjunjve.

yeah, edhe xhibi praktikon belly dance

po gjembi?

xhibi ka thene qe gjembi ka shku ne qilarin e tij jo kunder deshires se vet. Kaq di Belul. Nuk jam i sigurt nqse ka shku ne qilar per te praktiku belly dance me xhibin apo per te pa koleksionin e dvd te pista te xhibit.

Une e di bredho qe qilari ka qene i perbashket.

belly dancing eshte i kunderindikuar tek meshkujt smiley

e di po ec e thuj xhibit se...

Meqe ra fjala te ngrenurit, kam ngrene nje super darke sot... te shendetshme ama... smiley

Butrinti, flm per artikullin, e kam degjuar dhe me pare kete (ne NPR mbase) per keto tavolinat e punes qe te mundesojne te qendrosh ne kembe, ose akoma me mire qe mund ti levizesh lart e poshte e poshte e lart, sic thoshte Ollga, por nuk besoj se jane shume praktike per shumicen tone, megjithate jam kurioz se ca eksperience do kesh ti (na sill dhe ndonje foto te tavolines nqs s'e ke problem).

Per keto opsionet me balance/gym ball s'di gje, ky artiklli thote qe ka pluset/minuset e veta, por gjithsesi eshte me kollaj i inkorporueshem si opsion sesa nje tavoline me disa kate.

kisha njonin aty n'pune ti xhibo qe rrinte ul mbi ate tullumbacin e modh. Nuk e merr me mend sa i tundum kam qene t'i fusja nji shqelm kur fillonte t'u leviz dhe ai llastiku ma hiqte trunin kur bente kiu-fiu. Te them qe nqse puno me rob te tjere aty, shif per naj opsion tjeter se ke per t'ja heq petllen nanjonit

Ndoshta s'jane te gjithe si ti?

...kam dhe une nje top kshu... smiley (kur ske vend te ze shume vend)
ideja e kesaj ishte qe duke qendruar mbi topin, ne dezekuiliber, trupi  eshte i detyruar te vej ne perdorim disa muskuj gjithe kohes...
Ka gjithashtu shume ushtrime qe mund te behen me te (per forcimin e muskujve te kurrizit per shembull) 

ps: per grate shtatzane psh, perdorimi i ketit ishte delikat...sepse aq mund te ndihmonte por gjithashtu per nje pjese mund te shkaktonte deme...
por ti sje shtatzan mesa kuptova smiley 

shtatzene xhibi? s'i dihet, kurre mos thuaj kurre!

ps: per grate shtatzane psh, perdorimi i ketit ishte delikat...sepse aq mund te ndihmonte por gjithashtu per nje pjese mund te shkaktonte deme..

Jo moj jo, edhe shtatëzënave mirë u bën... se u forcon muskujt dhe e kanë më të lehtë ta nxjerrin beben kur vjen puna. Të luajnë "syllambyllash" me këmbët. smiley

...te thashe varet nga situata, perdorimi i keti topi nga femra shtatzane, duhet bere ne baze te mendimit mjekut ...une spo ja fus nga mendja... eshte keshtu smiley 
Sepse ka ndodhur qe pikerisht duke bere ushtrime per ate qe thua ti, zgjerimi i muskujve ka ndodhur shume dhe shume shpejte (ne muaj te 7 psh)
Kupton...
Dhe ne te kundert ka pas raste qe ne muajn e 9, mjeket i kan hyp grate ke topi, dhe i kan thene ...jepi tani, se mungojne 4-5 cm smiley

Sepse ka ndodhur qe pikerisht duke bere ushtrime per ate qe thua ti, zgjerimi i muskujve ka ndodhur shume dhe shume shpejte (ne muaj te 7 psh)

Po jo moj çupë jo. Se muskujt e zonës peri... (rreth....) janë thjesht ndihmës në momentin e pjelljes (siç thotë Ketlina). Punën më të madhe e bën mitra.

Kështu më thonë.

smiley

Urime! S'e dija qe xhibushja ishte shtatezane. Ne kete pike "bolin" e marr mbrapsht. Me binjake ishallah. Cun dhe goc. smiley Edhe mos u merr me djeta tani. Ka kohe, pas shtatezanise.

Joga eshte shume e mire ne shtatzani..smiley

Te jetosh gjate midis te tjerave eshte te lindesh femije, prandaj mbusheni barkun plot vit per vit qe te mbushet shtepia, dhe te jetosh aq sa do ..smiley

Si funksionon? Çdo tre fëmijë, brenda katër vitesh, dhjetë vite jetë bonus? smiley

Dola nballkon sot nmjes me pi lafecigaren qi thu ti. Kur fet mshptoj cakmaku nga dora, nen ballkon, poshte nja dy drrasave, ven ters. Njizet minuta mrapa e kapa.
Doli eksesajzi per sot smiley

smiley

cigarja bo mire per shnetin fiqo, leji ca sajojn robt!

cigarja bo mir për shpirtin kur thotë fiqua prapa paqetës

Ka pase nje rubrike thenia e javes apo e momentit ,nuk me kujtohet...ky komenti i Fiqos eshte grandioso...hahahaha

Next, ca websites/revista/trakte lexoni per health and fitness (mundesisht inglisht pliz)?

Per kuriozitet, ka ndonje faqe te tille shqiptare?

Xhibi, ti po ben ndonje research paper e do qe te t'a bejme ne apo cfare?

Bravo peshqit, na dolen te gjithe te kuruar, sic e kishte merak dhe Andresa.

Deshe me thene te shendetshem , normal.

PD: xhibi shtatzene ? Ah mi gjemb te kisha lajmeruar qe te perdorje mjete mbrojtese.

"PD" Mo i ka ndodhur gje doktorrit mo aman?!

smiley

Siduket Bradit i mbërdhijnë gjishtat. 

Brado ngrofi gjishtat vllai!

Doktorri gezon shendet te plote dhe si asnjehere tjeter i motivuar per fitoren e 2013 - es , deri tani tre Deputete te marre ne tavoline smiley

Po e konfirmoj...Dok e kena si luan qe Allahu ia shtofte ymrin....smiley vertet ka nje vullnet e deshire me ia pase zili....smiley Nuk ka derman pa fitu edhe ne 2013,,,e po tu vu doktori.....

si skemi nje fjale legen edhe per femra?

Brado,  si merren deputet  ne tavoline?  sqaroje pak po deshe..smiley

ok, dime qe merret nje ndeshje futbolli, dmth vendoset rezultati ne tavoline..  nuk paraqitet nje ekip, apo denohet etj etj.. po deputeti?smiley

Belul, ujku iPDsë, Bradi*, prite kur të të citojë një rast të famshëm nga leteratura politike moderne kombëtare shqiptare!

*seç më ka zënë meraku mos ia shkruaj emrin gabim dreqit. smiley

"eteratura politike moderne kombëtare shqiptare!" I c, I c...

kris...,  per ceshtje legjislative, organizimi,sistemi zgjedhje/votime etj, Bradi eshte adapt ketu!smiley  te sqaron thjesht, sakte dhe qarte!

Jam dakord! smiley

Shume e thjeshte Belul , Kukesi po thone keta , eshte shtuar numri i banoreve per efekt votash , ngrihet PS ja ne kembe ,hetim parlamentar, e gjithe vemendja ne Kukes , zgjat nja dy tre muaj qe thua ti ky muhabet , kur si per cudi kur te mbarojne votimet dhe numerohen votat Lazarati dhe nja 6 fshatra te tjere qe sdu tja permend emrin, ne total dalin pak a shume sa votuesit e Durresit , kupto ti tani si vete kjo pune ?

po, e qarte!   

jo thjesht te shendetshem, por me muskuj, spartan. smiley

Na shpirti! Si ta dëshironi!

Mos me thuaj qe je ai distrofiku. Prandaj s'te pelqeu tema ty?

Red bull!

Okkk, I won't . Vec me xhibin dhe cak Norris don't mess!

Xhibo, po ti ore, se harrova fare, bëji një zile Elbës, ajo dukej në formë.

(Elba, kthehu! Na mungon.)

Ca eshte xhibi? Mashkull?! Sepse me dha pershtypjen se Ishte femer. Mos pi red bull atehere. Pi leng qepe!

Pik se pari eshte fenomen, pik se dyti eshte mashkull, pik se treti ka shok Qak Nor¡sin, pik se pesti qitqeti tek tema e trupshendetit te rrit kolesterolin, pik se katerti s'beka asnje stervitje me litar tip hidhu larteposhte¿

Xhibi what's up with q-ne? smiley ( mezi te kuptova). Jo cdo gje ka q ne mes. smiley

mirëmëngjesi të dashur miq

tregëtohen në shqipëri  ecigare ?

kur cmimi i cigareve te verteta eshte ndermjet 1,80€ dhe 2,50€ maksimum...ska interes smiley ...apo ste shijon ta pish ul, ngrot, ne ambjent publik...
jete e ndyre ne evrope, censure per gjithshka smiley 
 

saktë. mirëjami nuk kish llogaritur koston e cigares në albanie.

se ka gjetur akoma një VëQë smiley

O motra, tani që bëra llogaritë del se ka leverdi ekonomike dhe në albanie.

po të marrim 2€ në ditë i bie 14 në javë.

unë konsumoj një flakon në javë 5€ dhe 6€ në dy javë për serbatorin.

kit-i bazë 34,9€, i qiti paret për 3,5 ditë...

po ti biesh me dore sa kalori humbet????

Ne mos gabohem vellai i te persekutuarit ne kohen e dulles ish presidentit Topi ka pasur nje emision ne RTSH  Trupi dhe Shendeti  smiley

Si pleshtat* qemoti ne kokat e palara te kalamajve, mileti vitirirezolutist dyndet ne janar neper palestra, por 80-90% e tyre nuk shkojne me pas 3-4 muajsh, shumica e tyre ne fakt zgjatin vetem janarin, aq sa per t'i bezdisur ata qe sterviten rregullisht. 

Rreth 15-16% e miletit t'Amerikes (perfshi kalamajte dhe invalided, dmth populsi totale) kane antaresim ne palestra, por 67% e tyre as qe shkojne fare. Rreth 1/3 e te rriturve amerikaniste sterviten rregullisht.

Sipas nje studimi nderkombetar nga Lancet, Amerika dhe disa vende te tjera indrustriale/perendimore jane goxha poshte ne nivelet e aktiviteteve fizike. Shqiperia s'qe perfshire ne studim por Gerqia qe nder vendet me njerezit me aktive ne bote. Bangladeshiapos'deshi qe i pari dhe Malta qe e fundit.

Sa i perket zakoneve te shqiptareve ne lidhje me aktivitetin fizik, sipas Instat-it peshqit do tja dalin ne 2013. Nese jo te pakten do mos zene morra ose pleshta.

*Nje nderhyrje meposhtegjembore sugjeron qe pleshtat ne fakt preferojne leshin e kafsheve nderkohe qe jane morrat ata qe deshirojne te nazifashistokupojne kokat e njerzve.

Pleshtat i zene kafshet, xhibi. Njerezit zene morra.

Paska dhe nje reviste shqip per keto marifete, kuptohet me emer inglisht: Fitness Albania

Sic e do vendi kuvendin, revista mesa duket qenka e nje kompanie me baze ne Kanada qe midis te tjerash shet fitnessprodukte amerikane ne Shqiperi.

Gjithashtu nga nje gugellkerkim i shpejte me terma ne gluhen skipe, ja nje artikull ne shqip i vullnetarishtperkthyer nga Klodiana Jani (orzhinali ne inglisht ketu):

Mbi biçikletë: “Si i përgjigjen muskujt ushtrimeve fizike” 

Të gjithë e dimë se ushtrimi fizik na bën më të shëndetshëm dhe më të fortë fizikisht; - Por cfarë ndryshimesh ndodhin në qelizat tona që këto të bëhen të mundura?

Shqiptare thua te jete kjo me vertet xhibko? hmmmm smiley

Sa per ato pyetjet e tjere se cfare marre e cfare regjimenti ushqimi ndjek, heren e fundit qe stervitesha seriozisht merrja kreatine hidroklorid dhe glutamine, te markes PRO-MERAs per performarce me te mire gjate stevirtjes, rritje mase, shtim fuqie etj etj.  Mbas stervitjes merrja whey isolate nga isopure.

http://www.promerasports.com/

http://www.theisopurecompany.com/

Qe te treja keto qe marre une kane vleresime te shkelqyeshme te bodybuilding.com.

Regjimenti i ushqimit? Sa me i gjalle e natyral e sa me shume proteine.  Veze te gjalla e qumesht, gjoks pule e gjeldeti, perime, pak fruta.  Paksim karbohidratesh ne minimumin e mundshem dhe zgjedhje e atyre me indeks glicemik te larte (pra sa me pak brumra e bukra te cdo lloi).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).