Kryetari i Partisë Socialiste foli në Prishtinë dhe për një bashkim të Shqipërisë me Kosovën në shumë drejtime, pas 100 vjetësh të shtetit shqiptar.

Para parlamentarëve të Kosovës dhe Shqipërisë që morën pjesë në hapjen e ekspozitës së flamurit shqiptar, Rama foli hapur për një sistem të përbashkët arsimor për të projektuar një të ardhme të përbashkët për të gjithë shqiptarët në të dyja vendet. “Sot ne kemi mundësinë e madhe që ta projektojmë të ardhmen së bashku dhe që perspektivën europiane të shqiptarëve ta ndërtojmë së bashku, si një perspektivë e cila nuk mund të ndërtohet më së miri në rast se ne e ndërtojmë nga dy pika të ndryshme vështrimi. Asgjë nuk na pengon, madje as vetë Marrëveshja e Stabilizim Asociimit nuk na pengon që ne të kemi një bashkim doganor mes dy vendeve tona. Është koha për të reflektuar mbi shumë kohë të humbur në këto vite lirie në të dy anët e kufirit dhe të fitojmë kohën e humbur, duke projektuar një sistem arsimor të përbashkët, të integruar”, u shpreh Rama.

Për kryesocialistin, të dyja vendet duhet të kenë një bashkëpunim më të drejtpërdrejtë dhe për garantimin e sigurisë energjetike përmes një sistemi të integruar.

50 Komente

Me mire vone se kurre Rame. Brravo nga une.

kjo fushate do na u bazoka 100% te patriotizmi e nacionalizmi, mesa shoh

faji i AK

Ne rruge , shkolla , spitale, punesim, ulje e kriminalitetit etj  arriten nje moot nga ata te medhenjte fare.Keshtu patriotizmi ka ngelur karta e fundit.dikush beri zbulimin gjenial se jemi ne kete gjendje qe jemi ngaqe nuk jemi te bashkuar me kosoven.

Lajm shume i mire qe shpreh nje pikepamje konkrete per njeteresine. Shqiptaret pertej kufijve shteteror jane perhere e me shume e ne menyre te panderprere ne focusin e alternatives socialiste te eurointegrimit. Aty buron dhe nje mbeshtetje dhe perkrahje e padiskutueshme.

A ka mundesi nje pyetje? C'do te thote kjo:

Shqiptaret pertej kufijve shteteror jane perhere e me shume e ne menyre te panderprere ne focusin e alternatives socialiste te eurointegrimit.

Me konkretisht, fokusi i pyetjes eshte "alternativa socialste e eurointegrimit"

jo, une ne fakt kte e kuptoj. Ajo qe me shqetson mua eshte se dhe per vendime te tilla me peshe madhore, politika nuk del me nji platforme te perbashket. Perkundrazi, e (keq)perdorin per fushate.
 

anyway, kohe me te mira pasketaj do vijne, ka thene nji parardhsi im

dmth ne socialistet kur te vijme ne pushtet, si alterntaive eurointegruese, do tu kemi me shume ne vemendje.Shqiponjen prandaj e kemi me dy koka, nje per te rruajtur gjerat qe jane brenda, e nje per te ruajtur bashkekombasit pertej kufijve shteterore smiley

nje per te rruajtur gjerat qe jane brenda

A ka mundesi nje pyetje per kete?  Ose jo smiley

eshte fjala per briskun.ke shku tek berberi ti?smiley

ene u qy kujtoja se kokat rrunin njona tjetren...

Gjithmone eshte mundesia per pyetje nga ju me kenaqesi, por nese shikoni te gjeni gjera te vogla, gjera te vogla do gjeni.

Per pjesen konkrete te pyetjes me lart, besoj se te gjithe jane te vetedijshem per politiken ekzistuese te pales ne pushtet per sa i perket integrimit europian , ajo socialiste eshte alternative, dhe me e drejta per te thene me te pakten.

 

lol demagogji ramiste. E pamundur per tu realizuar. Shqiperia eshte anetare e Organizates Boterore Tregtise, CEFTA (ku ben pjese Kosova, Mali Zi, Maqedonia, Bosnia) Ne keto marreveshje ka nje klauzole qe quhet MFN smiley

1. Most-favoured-nation (MFN): treating other people equally      Under the WTO agreements, countries cannot normally discriminate between their trading partners. Grant someone a special favour (such as a lower customs duty rate for one of their products) and you have to do the same for all other WTO members.

Hajde gjithe te mirat

Verejtje interesante. 

Po ajo qe tha Berisha per pasaportat, do te behet? Qe cdo shqiptar te marre nenshtetesi? I bie qe gjithe kosovaret te votojne e te dynden ne shengen. As kjo s'besoj se do te behet.

xp per kesi gjerash pyet bradin smiley

Dhe nuk ka as logjike,Presupozohet qe Kosova eshte shtet tjeter ,me atribute te tjera....Ateher po heqin prej shengen e Evrope edhe Shqiperine!!

ajo behet. Njesoj si greqia u jep minoritareve

Qe cdo shqiptar te marre nenshtetesi? I bie qe gjithe kosovaret te votojne ..

Ja pra ku i doli tymi zjarrit nacionalist te Berishes ne Kosove, Shkup e Tirane per harten e Shqiperise Etnike. Nje ligj dhe automatikisht gjithe shqiptaret e Kosoves e Maqedonise behen nenshtetas shqiptare. Kot shqetsohen greket e maqedonasit per shashkat nacionaliste.Ceshtja kombetare eshte ne funksion te nevojave elektorale te Berishes per mandatin e trete.

E drejte kjo qe thua por eshte ne plan per Mandatin e Katert , i treti ka taktike tjeter .

si e ka emrin e ''koduar'' taktika Brado, ''perça e sundo''?smiley

"Seks bo ku te dush por pashaportizimin ose ne Kukes ose ne Diber"

spiritus.

Nese votohet ligji  do te kete nje klauzole qe hyn ne fuqi pas zgjedhjeve-tha Berisha.

mundet por nuk duhet besuar ne qimen e ujkut.megjithate, edhe pas zgjedhjeve, do kete zgjedhje.

Ehu sa nuk di ti!!!! smiley 

Ene jo nuk te mesoj asigjo falas, as per ket teme.

hahahaha pergjigja harbute shqiptare do te ishte "kush t'pyeti?" po une kam respekt dhe pergjigjem, qe kam besim te burimet e tuaja te informacionit smiley

Sme kish dal kjo ne fun smiley 

Mund te ngresh cdo lloj argumenti per te justifikuar barriera te perbashketa, per mallra te caktuara ose ne bllok. 

Rama, ose ata qe ja kane shkrujt telegramin, nuk e kish/in per ket gjithsesi. smiley 

Shkembimi i mallrave pa dogane ndermjet dy vendeve, apo me taksa te ulta per disa produkte e per disa te tjera pa taksa, eshte teori e vjeter, qe e kan thene te tjere me perpara, e kam thene une (tek VQ) , dhe Rama ben mire qe e thote, veçse me pak vonese. 

smiley

edhe kaq sa thote ,po ta krahasosh me 1 vit me pare duket shume.politika shqiptare eshte shume e kompleksuar.deri dje kosova vihej ne nje rang me maqedonine e malin e zi,si shtet ''kufitar''.

tani qe fryma kombetare eshte ne rritje duket sikur bejne ndonje deklarate te pa miratuar nga  ''ambasadoret'' ,per te thene qe ne duam po s'na lene.

per mua ps-ja nuk e ben dot kete kapercim,ndersa pd-ja jo vetem qe nuk e ben por qellimi i saj eshte te shperbeje edhe kete gjysem shqiperie qe na ka ngelur.

periudhes se ashtuquajtur ''tranzicion'' po i vjen fundi.bashke me te do marrin fund edhe partite perkatese,qe nuk nishin ne gjendje te kanalizonin pozitivisht energjite e shqiptareve.

 

Ka ndonje ekspert serioz ketu te me thote, i intereson apo jo kosoves bashkimi doganor me shqiperine ??

Pjeri e permendi me lart qe e aprovon idene (e ke dhe tek VQ po ti rrezik s'e ke lexuar akoma, pjerkuku per ty).

dmth sipas pjerit, i intereson shqiperise dhe jo kosoves ??

E kur do ndhodhe ky bashkimi doganor me Kosoven ?

Brado,

Ky bashkim bohet kur te qethen vicat.

Une psh bashkim doganor do ta kuptoja  kur te ndahen te ardhurat e fituara nga doganat e te dy shteteve (nqs do kete fitime - se me CEFTA-n jane ulur tarifat).

Me i fjale robo; muhabet n'hava kane pas thone dikur!

I nerum Brad .Une e di qe ti nuk do me i njit si ne oren e punes drurit " Dru me Heker " smiley si perpiqen qurrashet ..Po sipas mesimeve te z.Pjer tek VQ faqe ,nga ..deri  .... hapat e pare duhet te jene Ekonomike , jo tundje flamujsh neper Ballkone smiley Psh nje hap i mire ishte se Kaloresit nuk u taksuan nga Saliu se kalun neper Rrugen e Kombit . Biles Policia rrugore nuk i gjobiti per trasta qe i kane me detyrim ti mbane mbrapa Kolve..U bene dy ...e me rradhe ! Kjo te le te kuptosh se Opozite -Pozite bashkepunojne me njeri tjetrin dhe Saliu si gjithnje eshte i PARI ! Ate qe ka i duhet dhene Saliut !

Kopje qesharake te Milloshevicit. Dul ene Birishi si Milloshi ne 1989 dhe foli fjale te medha nacionaloste. Vecse Milloshi kish ushtri qe priste urdhrat per sulm, Berisha ka nje mut. Si i tha ati Lunacekut, une bej cfare te thoni ju.

Tamam retorike trimi nacionalist. Greket me habiten fare, Berisha irredentist thane. Po c'irredentise o ju vrafte allahu, irredentist qe Hitleri ky i joni eshte nje pordhe pa ere!  E tha Marxi, heren e pare, tha, vjen si tragjedi (Milloshevici), heren e dyte tha vjen si farse (Birishi)! 

Ne kushtet kur ekonomia shqiptare nuk prodhon as shkrepse dhe evazioni fiskal eshte tejet i perhapur te ardhurat nga doganat perbejne nje nga burimet me te rendesishme per arken e shtetit ne te cilen bari eshte nje bere nje boje njeriu.

Une do te sugjeroja bashkepunim ne fushen e gjykatave me kosoven.Duke qene se jemi vend i vogel ku te gjithe jane krushq e kusherinj dhe eshte veshtire te ruhet objektiviteti i gjykatesve mund te shkartisen trupat gjyqesore te dy vendeve.nje gjykates nga peja te gjykoje psh ne sarande dhe nje sarandiot ne gjakove ku nuk e njeh njeri.po keshtu edhe me shefat e policise e prokuroret.Bile per sebepe te medha ku duhen angazhime te medha te forcave te rendit mund te thirren policet kosovare ne ndihme .Pra ka shume gjera qe mund te behen nen rrogoz si shtet i perbashket , urte e bute tigani plot pa qene nevoja te vesh tellallin e te alarmosh gjithe dynjane .Pastaj gjithe  kjo eufori nacionaliste dikush duhet tu therrase shqipove ti mbajne  kembet ne toke.Megjithe krizen greket jane ende nje vend qe kane fregata, nendetese ,alloprane moderne .Prandaj duhet miqesia me turqet si kondrapeshe.Por edhe me ata e dhjeu se e ka zon sevdaja per cifutet.Ne kemi vetem ca trupa kumando ,ca gjenerale te graduar me ferman te padishahut qe rrine rreth a imamit per te rrjepur ndonje thele tenderash apo rroge rryshfet fakireve qe shkruhen nizam per ne afganistan.

 

me pelqen kjo e gjykatave

Po leja matrapazeve kto britmat patriotike o ed se ty ste shkoj e se je brum  qyteti po shif se mos ti vjedhi prap votat maloku. 

He mo...si do e besh? qysh ? pse? kur?...fillon e pergjigjet Rama...euuuu na lodhi ky me keto shkrimet,si nuk perton njeher qe i jep pergjigje e shpjegon njerzit...sa fjale ka shkruar kesaj radhe?...mire !!

osht bo dhe ky si sala , kput pufka sa knej anej neper ahengje.

per te fol si sala eshte kollaj, juve te PS po deshet te beni difference, flisni ndryshe, jo me dolli rakije neper gosti.

Nuk eshte llaf qe bie bashkimi doganor.

Dyshoj se Edi vete mundet me i kuptu implikimet qe ka ky proces. sillni nje propozim serioz de, qofte per kete teme a qofte nje tjeter, veri ekonomistat me thase qe ka PS te bejne nje propozim per te qene dhe lerjuani ne tavoline. 

Pa kshu me fol ke peshku di dhe une. po bre po shume i mire bashkimi doganor me kosoven. urra urra

Jane larg gjonat Rush i dijes . Nr 1 eshte unifikimi pares qe si le njeri ta bejne , dhe s'ke pse e do kur do na e unifikojne te tjeret . Po si duket keinsianistet e kongresmenet e kryetarit kane dashe te thone per ndonje marveshje qe ka te beje me "lehtesimin ne maximum " te ceshtjeve doganore ku te perfshihen ne rradhe te pare si te te njejte ekonomi mallrat ushteQimore , shendetsoise , arsimit ,sportit etj .Ka menyra plot .Nje stadium i perbashket per ndeshje nderkombetare psh etj etj !Po ka dhe Rruge KOMBI ku u pagun mire Lulbasharet e dashkurban lobizmave .

Te njejtata hapa u hodhen ne 48 per te na bashkue me "vllaznit " Po si duket kete pervoje e ka kap BE me na fut ne "vllazeri" ma pare se me u desht me pellite si Lopet Ballkoneve per Bashkim.

Ma mire  gollogunga te bashkimit doganor se sa tollombace  te bashkimit grazhdoro -patriotik nga ballkonet .Se i gjo per bashkim dhe do thuhet smiley

Se i gjo per bashkim dhe do thuhet

drejt drejt duhet me la gojen smiley 

O Drizo, meqe paske qene mustaqedirs ne 48-ten, e mban mend sa i donte kosovaret shoku Enver? smiley

Po ku ta di une bre . Ti je i brendshem . Po thone qe sh Enver la nje tradite per larje zorresh me antiseptike .Sidomos zgjatimin e gishtit te barkut dhe te se trashes . Po sa thashetheme ka aq brohoritje per bashkim pacim ..

Edhe Sala thone e ka pervetsu kete metode .Shurron nga ballkonet tani .E kom te paster , te kthjellum e te kontrollum me antiseptik ....thoshte buzagas  Po dhe kjo thashetheme do jete thu ? Se nga i gjeti antiseptiket e sh Enver ai ?

Ahahahhaha. I madh je. E meriton nenshtesine Amerikane vetem per keto batuta qe ke, qerrata smiley

Rama duhet ta kete te qarte qe nje opozite serioze shpalos programin e vet qeverrises.Behet e besushme ne se branda atij programi, parashikon per bashkimin heqjen e barrierave natyrale te cilat perbejna ndarjen ne dy shtete shqiptaresh.Me te ardhur ne pushtet dobte hiqet vija e kufirit,Nuk eshte puna ...doganat sepse kur hiqet kufiri ku do kishte me dogana?
Se dyti do te hiqen te gjitha barrierat e dy tregjeve si marrdhenie, perfshire energjine, hidrokarburet, gazin, ushqimoret etj.
Se treti, krijimi i Akademise unike me zgjedhje periodike.
Se katerti, unifikimi i sistemit arsimor, katedrave dhe universitetetve.etj, etj.Pra bashkimi vjen natyrshem nga poshte dhe jo me deklarime qofshin te tipit syrret Inxhihan si po shprehet sali...nacionalisti i konvertuar i tille keto dite, apo deklarativ ..persethati, si po shprehet Rama.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).