Edicioni i 51-të i Festivalit të RTSH-së që mbahet në datat 20-22 dhjetor do të përfshijë edhe një retrospektivë në 40-vjetorin e Festivalit të 11-të. Këtë vit janë në konkurrim 26 këngëtarë

Edicioni i 51-të i Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar do të nisë më 20 dhjetor, për të vazhduar më 21 dhe 22 kur do të jetë edhe finalja. Këtë vit, shënohet 40-vjetori i Festivalit të 11-të, i konsideruar si një njollë e zezë për pasojat që pati tek artistët. Ata që e pësuan e që kishin heshtur për vite me radhë, pas viteve ‘90 kanë folur vazhdimisht për atë edicion. Organizatorët kanë vendosur që në njëfarë mënyre të “rikthejnë” atmosferën. Jo përmes historive të ndëshkimit, të fateve personale të këngëtarëve apo autorëve, por me vlerat muzikore që u shënuan. Skenaristi Engjëll Ndocaj, gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ku janë bërë të ditura detajet, ka theksuar se janë shumë nga ato këngë të cilat sot të gjithë i kujtojnë.

“A solli ky festival ndonjë të re në muzikën e kohës? Pse ka mbetur në mendjen e njerëzve? A duhet të vijë bukur?”. Përgjigjet e këtyre pyetjeve Ndocaj ka menduar t’i gjejë përmes interpretimit të dhjetë prej këngëve të Festivalit të 11, ku disa prej tyre do të vijnë të plota e të tjera, në një kolazh të përgatitur për të kujtuar këtë përvjetor. “Këngëtarët më të mirë që kemi, të cilët janë edhe konkurrentë në festival, do t’i risjellin ato këngë dhe atë muzikë në një orkestrim të ri. Prania e disa prej personazheve kryesore të atij festivali, do ta pasurojë edhe më shumë këtë homazh”, ka shtuar Ndocaj. Festivali i 11 i Këngës në RTSH u zhvillua më 22 dhe 25 dhjetor të vitit 1972 në Tiranë. Festivali u dënua atëkohë si një festival që përhapte kulturën borgjeze perëndimore dhe shumë nga organizatorët dhe pjesëmarrësit u dënuan me burgime të gjata.

Regjisor i festivalit ishte Mihal Luarasi, ndërsa prezantues ishin Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu. Kënga fituese “Kur vjen pranvera” këndohej nga Tonin Tërshana, ndërsa të tjerë këngëtarë që u ngjitën në skenë ishin Vaçe Zela, Bashkim Alibali, Dorian Nini, Ema Qazimi, Françesk Radi, Sherif Merdani, Liljana Kondakçi, Lindita Theodhori, etj.

Edicioni i 51-të

Do të jenë 26 këngëtarë që këtë vit janë në garë për të fituar çmimin e parë e për të fituar njëkohësisht “biletën” për në Eurovizion. Drejtori i RTSH-së, Petrit Beci, i mëshoi këtij fakti duke theksuar se nuk kishte tjetër nxitje më të madhe për këngëtarët e rinj. Sipas Becit, një staf profesionistësh ka bërë përzgjedhjen e 26 këngëve nga 82 të tilla në konkurrimin fillestar, ndërkohë që në natën finale do të shkojnë vetëm 16. Sipas tij, ashtu si edhe një vit më parë, festivali do të jetë live, si për orkestrën dhe për këngëtarët.

Ndërkohë drejtori artistik i festivalit, Shpëtim Saraçi, ka theksuar se gara ka qenë e hapur dhe prurjet kanë ardhur nga shtresa të ndryshme. “Jam i kënaqur me këngëtarët e përzgjedhur. Këtë vit ne ishim të pestët në Europë, me Rona Nishliun, e cila u shpall fituese e festivalit të 50 në RTSH e mot synojmë sërish të jemi të parët me fituesin e sivjetshëm”, thotë Saraçi. Organizatorët e vendosur në panel për konferencën e parë të shtypit për këtë festival, e cila filloi një orë me vonesë, janë nervozuar me pyetjet mbi prurjet, tendencat muzikore, vendi që u jepet të rinjve në këtë festival, problemet me tekstet e këngëve. Duke u justifikuar me faktin se nuk mund të tregonin gjithçka pa u bërë festivali (çdo vit këto janë të dhëna të servirura që nuk kanë se si të prishin festivalin), konferenca ka vazhduar më tej me leksione gazetarie dhe me faktin se mediat duhet të ishin dashamirëse ndaj këtij aktiviteti, sipas tyre tradicional në fushën e muzikës. “Ne jemi në demokraci dhe nuk mund të censurojmë tekstet. E gjithë muzika shqiptare, si ajo para viteve ‘90 dhe pas, ka pasur probleme me tekstet dhe do të vuajë gjatë nga kjo gjë. Festivali gjithsesi ofron një tjetër nivel, ndërsa më problematiket mbeten këngët që realizohen në mënyrë të pavarur dhe i prezantohen publikut përmes videoklipeve”, ka theksuar Shpëtim Saraçi. Ndërkohë që për të treguar mbështetjen ndaj të rinjve, drejtori i festivalit, Petrit Beci ka thënë se rreth 12-13 këngëtarë janë të rinj. Për regjinë e festivalit vijnë nga Kosova Agron Vulaj dhe Astrit Idrizi, prezantuesit janë Enkel Demi dhe Floriana Garo, skenari nga Edi Oga dhe Engjëll Ndocaj, skenografia Adnand Kastrati, drejtor fotografie Franko Ferrari, Leonard Qendro, drejtor zëri Emanuele Donini, Mauro Laficara, drejtor imazhi, Joni Peçi.

7 Komente

tëmën sa na kish mar malli

menderdemokracia shqiptare na ktheu në lopë. 22 vjet qi ripërtypim socializëm

Myfarete forever - 03:07 <3

Shpetim Saraci ... vdiste ky per ate organon elektrike ne festivalin e 86'es, ky komunist ***dhat

Ne jemi në demokraci dhe nuk mund të censurojmë tekstet.

Valle a do te marre pjese Clirim Denaj kete vit? Ka nje stil te vecante ne te kenduarit e tij dhe u be kohe qe s'e shohim ne festivalin e RTSH.smiley

....dhe Astrit Idrizi,.....

Jam i gezum qe paskam edhe nji timin aty smiley... Vjen nga tymi Luftes se UCK per me ba Kange  .  Ku e ke kushuririn tat ti Mirjam ?

Akoma nuk na eshte hjek Gjerdani , memzi e lidhem rypin e kput edhe per I QIN Vjetnuer . U desh Vlora  si Zon(J)e e pare me kuptue qe jemi gjalle e s'kena DEKE me Horrat e Horret  e Jozefperckes e shkerdhatat e Babasqapit !! ... Provum Rege maje Krahi  mbi Torte ne Tirane dhe doli Rep e Hip -Hop xhungle . Tallava hesapi me sqeper e dhi . U rrofshin shalet e Cicat e Ciljetave dhe te asaj "Oh sa kam bothen e mire "

Festivali eshte nje Tradite nga me te Vlerat .Ai ka bere vend dhe duhet te Ruhet e Mirmbahet . Dhe me shume do rritet Cilesisht po do presim PAK sa te na hiqen QAFE keta Vemjet e Peshtira te "njemije e nje gomarlleqeve teorike " te neofashisteve te PD-hit !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).