Zgjerohet aksi, jepet me koncesion Milot-Morinë. Jo më shumë se 5 euro kalimi. Noka fsheh detajet

Në janar të vitit 2013, qeveria shqiptare do të vendosë se cilës firme do t’i japë të drejtën për të kontrolluar me anë të koncesionit autostradën Durrës-Kukës, ndryshe e cilësuar si “Rruga e Kombit”, për shkak të rëndësisë dhe vlerës së investimit.

Zëvendësministri i Transporteve, Ernest Noka, përgjegjësi direkt për projektin, vijon të mbajë të fshehtë detajet e koncesionit, pavarësisht se për të kaluar rrugën do të paguhen paratë dhe firmat e parakualifikuara janë përzgjedhur me kohë. Tenderi i koncesionit është realizuar prej afro një viti, por ministri nuk jep sqarime për pagesën, se si do të zgjidhet çështja e kalimit për në fshatra dhe zonat e tjera që preken nga autostrada.

“Në janar do të lidhet kontrata me firmën fituese, e cila do të ketë disa detyrime, jo vetëm për të vjelë të ardhura nga taksa, por edhe realizimin e investimeve të nevojshme, të cilat në vlerë shkojnë diku te 80-100 milionë euro”, u shpreh në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Noka. Sipas tij, autostrada do të jetë e rrethuar me tela, për të mos lejuar kalimin e bagëtive, të cilat shpeshherë kthehen në shkaktare të aksidenteve.

Debat pati edhe për panoramën që ofron rruga. Shqetësimin e ngriti deputeti ambientalist i PS-së, Besnik Bare, duke marrë si shembull pjesën tjetër të autostradës në pjesën e Kosovës. Merakun e tij e zgjidhi drejtori i Rrugëve, Andi Toma, duke thënë se janë parashikuar të mbillen rreth 12 mijë pemë.

Segmenti Milot-Morinë ka një gjatësi prej rreth 115 kilometrash. Ai ndahet në tri pjesë. Pjesa e parë, Milot-Rrëshen (26 km), financuar nga Banka Botërore, IDA dhe Fondi i OPEC-ut, për më shumë se 30 milionë euro. E dyta, Rrëshen-Kalimash (61 km), përbën një autostradë me katër korsi në terren malor, e ndërtuar me financim të qeverisë (850 milionë euro) nga “Bechtel-Enka”, dhe pjesa e tretë, Kalimash-Morine (31 km), përfunduar në 2011 dhe kryesisht e përbërë nga një trase me katër korsi të dyfishta, e ndërtuar me paratë e buxhetit dhe firmat shqiptare, me vlerë mbi 35 milionë euro. Pra, nga shifrat duket qartë se pjesa që jepet me koncesion ka kushtuar afro 1 miliard euro dhe mirëmbajtja kërkon fonde, të cilat qeveria nuk mund t’i vërë në dispozicion në çdo kohë. Vetëm tuneli, 6 km, ka kushtuar për ta ndërtuar 280 milionë euro. Në fillim, qeveria mendoi të jepte me koncesion vetë pjesën e tunelit, pastaj të gjithë aksin Rrëshen-Kalimash. Si përfundim, me konsultimet e IFC (zyra e Beogradit), vendosi të japë me pagesë të gjithë aksin Milot-Morinë, pjesa afër kufirit me Kosovën.

Pagesa nuk duhet të jetë më e lartë se 5 euro, do të deklaronte pak kohë më parë ministri i Transporteve. Investimi i firmës fituese është detaj jo pak i rëndësishëm pasi përfshin disa elemente me vlerë rreth 100 milionë euro. Firma koncesionare ka të drejtë të menaxhojë autostradën dhe tunelin, duke aplikuar taksa, punime shtesë për stabilizimin e pjerrësive dhe masa mbrojtëse për të parandaluar mbylljen e rrugëve, për përmirësimin e sigurisë në rrugë dhe për të reduktuar gradualisht kostot e operimit dhe mirëmbajtjes. Përveç këtyre kushteve, koncesionari duhet të instalojë rrethimin e aksit, të ndriçojë të gjitha kryqëzimet, etj.

Firmat pretedente

“Autostrada Breschia-Padova”

“Hochtief Solutions PPP”

Bashkim “J&P Avax” dhe “Egis”

Bashkim “Strabag” dhe “Intertoll”

Bashkim “Vinci” dhe “Aktor

Bagëtitë

Ministria e Transporteve thotë se autostrada Milot-Morinë do të rrethohet me tela për të mos lejuar kalimin e bagëtive në mes të rrugës

Pemët

Për ta bërë panoramën më interesante dhe jo të mërzitshme për udhëtarët e Shqipërisë dhe Kosovës, ministria do të mbjellë 12 mijë pemë

Ndarja - Tri segmentet

Milot-Rrëshen (26 km) përbëhet nga një korsi e vetme me dy kalime, financuar nga Banka Botërore, IDA dhe Fondi i OPEC-ut. Lidhja është realizuar në Milot me rrugën veri-jugore Tiranë-Shkodër, e cila lidh kryeqytetin shqiptar me kufirin e Malit të Zi

Rrëshen-Kalimash (61 km) përbën një autostradë me katër korsi në terren malor, e ndërtuar me financim të qeverisë nga “Bechtel-Enka” ndërmjet prillit 2007-qershor 2009. Ajo përfshin një tunel 5,6 km, me dy-kalime në Thirrë

Segmenti Kalimash-Morinë (31 km) është një rrugë e përfunduar në 2011 dhe kryesisht e përbërë nga një trase me 4 korsi të dyfishta, me përjashtim të 7 urave të shkurtra të cilat janë me dy korsi

21 Komente

rrofsh van pierre

ka per ta fituar firma....Qozimi & Kollovarat, se s'kishte cuna.

mire do bejne, por pagesa eshte shume e madhe.... per te shkuar nga Shqiperia ne Turqi, ne autostraden e re, rreth 600 km, ne paguam ne dy (me duket) pika nja 4 euro gjithsej, nje here 1.5 dhe tjetren 2.5 ..... kurse per 160 km, u dashka paguar deri ne 5 euro, pak si shume po me duket...smiley

Alidemso, thuhet jo me shume se 5 euro, pra mund te vendoset 500 leke per makinat e vendit dhe 5 euro per te huajt dhe emigrantet. Autostrada e Kroacise, qe eshte gjer me tani 450-500 km , paguan 30 euro. Disa autostrada ne France e Itali, jane pak me te shtrenjta. 

5 € eshte shume shtrenjte per rrogat dhe te aedhurat ne Shqiperi, e perseris, shume shtrenjte! Mirembatja e asaj rruge nuk duhet te kuahtoje sq shume, thuj 50 lek per makine, ose 1-2 € per ato me targa te huaja. Nqs krahason rrogat e Frances ose te Anglise (qe pagesat jane shume te rralla) dhe pagesat e rruges, atehere Shqiptaret duhet te paguajne rreth 50 lek.

Dhe neper Evrope ke rruge dytesore pa pagese me shumice, qe jane shume te mira, por qe mund te te nxjerrin pak me gjate ose kane makina me shume ne rruge se ajo me pagese.

Ashtu si edhe one stop shop QKR, qe ka bere lemsh gjithe bizneset, ngaqe nuk ka kategorizim, doja te dija se cfare kategorish jane planifikuar dhe cfare tarifash per secilen? Psh. sa eshte taksa per kete autostrade per trupat, kamionet, armet etj te NATO-s?!!!! 

Fiton autostrada brescia-padova....

jo jo,  brescia-padova del barazim 1-1, them une..smiley

ore, tek e fundit autostrada me pagese shifet si alternative kohe/ pagese kur krahasohet me nje rruge tjeter pa pagese. Dmth. nqse do te kursesh kohe, ath. paguaj perndryshe, nqse te dhemb xhepi, merr rrugen e gjate.

Kto krahasimet pastaj nuk vlejne aspak se rruget kane specifika te ndryshme. Psh. sa here beja rrugen per ne aeroportin e bostonit, do paguaja rreth $6 dhe eshte vec 45 milje. Kurse per 800 e ca km rruge toronto-boston me shkon te $25 vec per pagesa rrugesh besoj (se nuk e mbaj mend tamam)

harrove highway 427 smiley

407 ETR!

m'futi gps ne fillim dhe e mora vesh vec kur me erdhi fatura ne shpi. Nja $13 per as 7 milje rruge.

ups po 407...po e shtrenjte eshte

Edhe tek kjo Ministri paska NOKA smiley ...E paskemi NOk ate vend ne cdo Post  , "prandaj vene punet Çarap aty " ...tha Beluli .

Po keto i duhen thene atij MILETI Mitingash , qe ne fiilim . Do paguani te kaloni or TYÇA . Nuk jane si rruget ne Kohe te Enverit ! .Jo pordhe me Rigon "se rruga zotrie , eshte per te levizur makinat , ajo ka korsie zotrie bile na e kemi bae ndrysh nga Diktatura me kater korsie , e nuk mundemi per me ju lane pa kalue ne rruge  "

Dhe emrin KOMB ta kuptoje ai Milet qe eshte Simbolik , se ne Rruge po kaloi do ta HAJE sa krahu . Po gjithsesi duhet meshiruar ai Popull i pavarur prej i QIn vjetnimesh qe dashuron Lirine , makinat dhe rruget por  pak veshderr .

Teknikisht jam i paqarte " cdo me thene pagesa brenda Kufirit te Ligjshem Shqiptar" ????

Po gjithsesi duhet meshiruar ai Popull i pavarur prej i QIn vjetnimesh qe dashuron Lirine , makinat dhe rruget por  pak veshderr .

o sa kam qesh per Zotin smiley

Artikulli djema, nuk sqaronte nje gje kryesore, kush do ti bente nenkalimet dhe mbikalimet, se siç kemi mesuar nga nje artikull i F. Lubonjes para ca muajve, ajo autostrade e ka ndare Shqiperine (me sakte fshatrat) ne dy pjese. Artikulli ngrinte problemin e bagetive qe kalojne nga nje ane ne anen tjeter, permes autostrades, duke shkaktuar aksidente, mirpo nuk thuhej gje per nenkalimet dhe mbikalimet. Pra na del se Rruga e Kombit paska probleme te shumta. Pse nuk u eshte kerkuar llogari ketyre firmave zbatuese. 

Pjerr,

Ti sikur je zgjuar nga koma ni tash! Qe rruga e kombit ka pasur probleme te shumta dihet me vakt. Pikerisht per keto aresye ish ministri qe firmosi kontraten dhe miratoi zbatimin e projektit, zoti Basha u morr i pandehur nga prokuroria, por per aresye " procedurash" nuk u gjykua asnjehere per akuzat e ngritura ndaj ti. 

Timi, une e di, por duket sikur jam zgjuar tashti, se disa probleme duhen rithene, per te ndigjuar ata te tjeret, vezhguesit nderkombetare. 

Vallahi,une 30 shtepi pashe te tera ne gjithe ate rruge qe bera.Keshtu qe ,ndertimi  i ndonje  mbikalimi ,ndertimi i te cilave ,si rrjedhoje popullimit te paket pergjate kesaj autostrade,nuk do jet shume gje e veshtire dhe e kushtueshme per t'i ndertuar.eshte problem i zgjidhshem.

 

 

Vallahi,une 30 shtepi pashe te tera ne gjithe ate rruge qe bera.

Do kenë patur mimetic mode ONsmiley

Po kafshet (te egrat) si do te kalojne? Si do shkojne te pine uje ne lume/perrua, dhe si te egra si jane - ja fusin te hane sa kodra ne koder dhe sa mali ne mal.

ajo u projektua si rruga e kombit, po u zbatimi mori formen e shtegut te kombit. strategu i transformimit, osht lulka dora vet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).