Në 3 Dhjetor, 1992, nje inxhinier dërgoi SMS (short message service - shërbimi i mesazhit të shkurtër* ) e parë: "Gëzuar Krishtlindjen" nga kompjuteri i tij në një celular duke përdorur rrjetin e Vodafonit.

Por ideja e SMS është më e hershme.  Gjatë një konference në 1984, duke ngrënë pizza e duke qarë halle, supozojme teknologjie, Matti Makkonen parashtroi idenë e një shërbimi mesazhesh celularësh.  Matti Makkonen, inxhinier civil finlandez, është babai i SMS, titull i cili nuk i pëlqen pasi shumë të tjerë u përfshinë në zhvillimin e kësaj teknologjie.  Makkonen rrallë herë jep intervista, por ra dakort të jap një intervistë për BBC duke përdorur ... SMS.  Intervistën e plotë për BBC mund ta lexoni ketu.

20 vjet SMS - 7 trilionë SMS në vit, ose 200 mijë në sekondë:  Urime, përgëzime, qarje hallesh, bërje hallesh, gjuhë e sms-uar, lol, brb, xo, sekste, Twitter, divorce të ligjëruara, aktivizim politik e social, ndarje, bashkime, takime, celular me erë peshku ...

Për të gjitha këto, e për më shumë: Gëzuar Ditëlindjen SHMSH (në shqip) 

:)

81 Komente

gezuar gezuar, po sikur  ka rene ca  perdorimi i sms, kryesisht, keto 2 vitet  e fundit...   

me futjen smartphone (internetit)   per te derguar mesazhe, tashme  perdoret chati i facebook, bie fjala..   dhe kjo eshte brenda cmimit te abonimit  mujor te internetit...

Ketu ne Amerike perdoret shume.

vertet?

ketu, para  nja 2 muajsh lexova nje artikull  ku pikerisht behej fjale per renien gjithmone e me shume te perdorimit te sms-ve..   sidomos te rinjte, keta ne fakt jane dhe perdoruesit me te medhenj te sms-ve ketu..  dhe shkaku eshte ajo qe thash me siper.. komunikimi  me mesazhe behet kryesisht nga chati FB, msn  etj..

natyrisht, per kompanite  e telefonise mobile,  ku zhvillim do te thote humbje e madhe fitimesh  dikur ''te sigurta''.

Keshtu me duket. Adoleshenteve (po edhe me te rriturve) ju kane bere gishtat e medhenj sa krahu i Arnold-dit smiley Po ndoshta mund te jene edhe ne facebook chat, s'e di se s'kontrolloj dot. Kompanite e telefonise se levizshme (e perketheva smiley ) kane bere gjithe ato fitime duke bere njerezit te paguajne per nje teknologji qe ekziston brenda cfare ofrojne per sherbimin e zerit.

I ke pare keto?

ca eshte kjo?

 

p.s  pak jashte/brendasmiley  temes.. ore nga na humbi Arti..  ky ishte mjeshter  dhe gjithmone uptodate  per  zhvillimet  ne lemine e komunikimt digjital, nder te te tjera..smiley

Cfare eshte? Mund te qeshesh kur i lexon - une kam qeshur per vete.

Ah, s'e di c'behet Arti. Po na ben merak vertet.

Gezuar, gezuar!!! Rrofshin e qofshin!smiley

I dhurate kom per peshqit ket funvit: Whatsapp!

po Bama.. se harrova, Whatsapp perdoret shume edhe ketu.

une nuk i perdor fare sms -te......facebook , e-mail. telefon.done smiley

ama ky interneti sec ka nje gje qe te pelqen.. 

e pra, dhe un atehere kujtova se ma kishe nis ti...qeme t'u u ngatarru kot prej xhibit

të lumtë Elba

Rrofshin sms, na e kane bere jetem me te lehte  dhe gezuar ditelindjen.

Kush ka nerva e shkruan me sms ne celular? smiley

 

Kush ka nerva me fol me te gjithe ne telefon? smiley 

 

po karrikimi ...pale ,e do dhe cdo 3 dite.smiley

e ka te njulme cdo darke...

You stud you

edhe ne makine.. kudo ku ka kushte...

kujdes,se nuk i ben mire baterise....

po shkulja pastaj..

 

qellon qe ngec usb mren dhe nuk del dot. Vec te thrrasesh teknikun po ashtu t'merr gazeta...

Ore vertet, nga ka humbur ai Art-i , ai ishte mjeshter i kompjutrit dhe telefonit, biles do ta quaja pa frike komentatori i teknollogjise smiley

kam harru Pjero, ca ministrie i kishe premtu Artit ti?

...duke patur parasysh paret qe kan bo kompanit celulare vetem me sms-t, pa ne sdo ishin ata, kshu qe rrofshim ne smiley 

 

I shkreti Mikki, paska ne mendje te lidh permbatjen e telefonit me syze?  Do na bej te marrim syze te gjtihe tani.

Une pertoj te shkruaj shmsh, kur isha ne shqiperi, isha rehat se ma paguante puna dhe i bije cerres direkt, tani rrofshit shmsh-te se jane me lire! smiley

sms-te jane per plaken time smiley

per ne gjeneraten e re, rrofte refreshi i mailit, FB-uku, Viber-i, Whatsapi e kshu me radhe

Ruzhe, po kur je rrugeve qe s'ke asnjeren nga keto, si ia ben? 

Ah.. Ana do rrosh me shume se une , he bedrana si ja ben , mos na thuj qe e mban plaken me vete gjithe kohen smiley

Eh, lere se harrova une qe Ruzhja eshte me ajfon e smartfon, ne katunaret dergojme akoma shmsh-ra! smiley

smartfon po

ajfon jo  smiley

qe thu ti rruzhe, mua ka fillu me eshte ngrit mendja per nje iphone 5. me ka kap marazi i madh. shume e shpifur!!

kur si kam asnjeren nga kto Ana, dmth qe jam duke ja kalu per bukuri smiley

po pastaj une ne nje vend i kam o xhan, si email, si sëmësëtë, si chatrat, si facebookrat, madje dhe ppu. Ne ate qe zoti e bekofte dhe qe quhet Smartphone smiley

S'i s'ke asnje nga keto?! Smartphone , internet.

Internetin e kam ne shpi e ne pune. Smartphone?! what?! Jo, jo, me duket shpenzimi me i kote. Une perdor nje Nokia qe s'ia di as kohen e prodhimit, ia kam marre tim eti para nja dy vjetesh dhe jam OK me ate. smiley

Mire ja ke bere. Por une po te mos kisha smartfone, kam pershtypjen do me kapte takikardia.smiley Varet si mesohesh c'eshte e verteta! Por e rendesishme eshte qe "s'te duhet"smiley Krijon shume vartesi.

mu m'duhet

se m'pyt me sms shefja qe eshte ke mledhja : a je ne zyre, e solli email-in ai qafiri se po m'pyt shefi madh sa na e kane ul cmimin ?

une jam n'kafe duke dredh duhan e duke pa nga pixherja ca bohet perjashta ke lagjja. tak hap smartfonin, hap emailin, shof emailin, hap attachin, shof ca ka mrena , ene i thom shefes : po madam, e ka cu, sna e ka ul hic mizerja, vetem me 0.2%

ja u kry !

rrofte telefoni i qute smiley

Ngelet ne kafe ju shqiptaret, mo!!! E themi ne pse s'ecen ai vend! smiley

Po mi po. Te kuptoj mire fare. Sidomos kur ta jep telefonin puna. I ngrefet shefes me te pyt ne 1 te nates, si vajti muhabeti i asaj kontrates, dhe hop duhet me i kthy pergjigje, se te thote, s'ka mundesi qe s'e pe emailsmiley 

I shifja kur isha ne Shqiperi rrobte neper pube duke shkrujt emaile shefave duke pi koktele." Eshte urgjente -thoshin ,cdo nate". I kishte rroberuar biznesi nja ca.

Mbaj mend babai im, ne kohe te vet , mbyllte ato shkresat me ora 5 , hajt mo, rrinte dhe nja ca me shume. Dhe vinte shtepi merrej me ndonje aktivitet familjar. Tani je gjate gjithe kohes ne pune, edhe kur je ne banje.

Po pra perdoren shume sms-te ketej, une s'do surprizohesha as po te degjoja qe ndonje milet (hi gjembi & bredharaku) ka arritur dhe te laget me sms, nga shiu dmth.

smiley

 

ti xhibo je msu te hedhesh balte mbi njerzit e ndershem, nuk te ben me pershtypje. Edhe ktyre sms-ve anonime ja ke marr doren, mos e moho ket gje!

lene,lenesmiley m'duket se ja mori doren edhe telefonit t'ri

Pse ka ble telefon te ri ? shyqyr mo qe u bone mar xhibo smiley

kshu sikur pohoi vetesmiley

Aq shume e perdor ti xhibi e? Ke thene njehere tjeter me duket qe e mban telefonin gjimone ne vibrate - qe te mos shqetesosh shefen.

Jo bre qafira s'e kam telefonin e ri, thjesht sot e vura re qi akoma s'eshte mesuar me ca llafe shqip, mbas kaq kohesh, ose mbase i vjen turp dhe rekomandon llafe qe i duken me te pershtatshme me autocorrect, p.sh. nese shkruan ne tastiere "Gjembi laget me sms" telefoni e shkruan "Gjembi e harroi prap ombrellen tek Bredharaku". Ec e merre vesh smiley

smiley

E bone gjemin qull sot mor vlla , cke keshtu smiley

me le pa pare filmin ,gjume tani , qafir.

Ndoshta ka nevoje per nje psiko-pergjigje ky djalosh Brad. M'u duk madje sikur e kerkoi (subliminalisht) andej nga tema tjeter.smiley

Psiko-divani eshte ende i ngrohte. smiley

me duket se po , e more vesht sot smiley donte te shkruante ne tel e ri fjalen bisht , i dilte Bilal smiley

Jo bre ma qiti Brad bishtin jo Bilal smiley

Olsi, djalosh une mo me thinja ne koke? Dhe ne divanin qe qe shtrire Elba une shkoj per qef jo per terapi smiley

Dora, mos ike pa te psikologjisur Olsi se kushedi ca halli ke dhe s'do ta kuptosh. Ose te pakten ktheje filxhanin te ta shikoje Bradi se mos ke ndonje rruge per te bere lol

smiley

po iki dhe une sic thote Dora

vecse po iki  me pershtypjet me te mira

naten e mire

gaz paqi smiley  smiley

po hiqe prej menies ate muhabet o vlla se ta kam then dhe n'privat:
nuk shtrihet elba ne nji divan me ty!

Ore une e kisha fjalen njeri pas tjetres (ne divan), jo kshu si e bete juve film tip Eyes Wide Shot tek Peshku. Ne presem te gjejme nuse ketu juve na hapni name te kiqia smiley

Pa problem. Kemi edhe psiko-qejf. Menu e shumellojshme.

Me mire te psiko-teraposesh me nje divan te ngrohte se sa me nje celular me vibra-mode (sic ligesisht aludonte gjembi). smiley

Bradin ske pse e ngaterron me Elben xhib ,dhe gabim qe ja permend emrin poshte e lart , apo te kan hyp pordhet se ke ble telefon te ri smiley

Ti lexon endrat xhibi ty smiley

Ai u ca duke pa endrra per vete ,une i kom mcef ne sirtar tmijat smiley

Kam pershtypjen se ka bere efektin e duhur blogu Historia.ime. Me keto ngacmimet pa lidhje do largoni gjithe femrat e blogut e do mbeteni nje dore meshkujsh, per qejf tuaj. Nejse naten.

une do lutem per ty qi t'largohesh nga udha e djallit, xhibo

andu mos e merr per keqsmileyjane pak horra po te dun fortsmiley

Kush eshte Andu, na bete lemsh, bo sa vjen dhe me shume komplikohet Peshku, duhet propozuar adminit qe profilet te kene shenja identifikuese, p.sh. shenjat e gishtave ose te renkimit.

Une per vete jam smiley keta te tjeret jane horra, dhe meqe rimon, pse u merzite ti Dora? 

 

Dora po i bon rreshtore Kristit smiley 

Jepi Dora, 

beja fora

qika mbush Peshku me horra

Bjeri me vizore

beji rreshtore

lum si ai qi t'ka dashnore

 

P.S. Dora, se mos na merzitesh moj qerrateshe, me qellime te mira e kemi shakane smiley

 

qekur ka qellime te mira pas cdo komenti tat o horr?

Mqs. permende vetem horrat, do te doja te theksoja (ne rast se nuk eshte vene re) qe edhe une e dua fort. Ne kuptimin virtualopeshkistoutopistojoxhibist te fjales.

 

Dhe i uroj sherim te shpejte.

lum si ju qe i keni me shaka keto psikanalizat, une sonte desh perfundova  roje ne psiqatri, prej atij trafiku skandaloz te ores 8 qe na ka bere me zemer: e kap dot oren, s'e kap dot oren ....

SMS i pare ne shqip: Alo, kush je ti?

Ja paske marre mire Doren Telefonit xhibo .

SMS ?

I vetmi urim sms qe me erdhi kete radhe per ditelindje ishte nga Raiffeisen ...smiley

Fajet i ka Facebook.

faleminderit!(nese e kuptova mire)smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).