Eshte arrestuar drejtoresha e Agjensise se Pronave te Ministrise se Mbrojtjes, dhe vete ministri i mbrojtjes, ne apartamentin lluksoz te drejtoreshes. Ne apartament, ne kohen e arrestimit jane gjetur shuma marramendese parash.

Ata akuzohen per shitjen badiava te pronave te ministrise se mbrojtjes bashkpuntoreve te tyre. Prona te cilat rishiteshin per shuma marramendese. Fitimet e paligjshme ndaheshin midis zyrtareve dhe seksereve. Task-forca* e perbere nga njesi  te kontrollit te larte te shtetit, dhe prokurorise, kreu arrestimet.

E gjithe ngjarja eshte mbuluar gjere e gjate nga Televizioni Shteteror (TVSH). 

Ministri i meparshem ishte akuzuar per trafik armesh dhe kontrata te paligjshme armesh; ai eshte gjykuar dhe denuar nga drejtesia.

Shenim: Qafira, shpresoj ta keni kuptuar se nuk flitet per Shqiperine, por per nje vend demokratik ... si Rusia. 

* Lum si ne per kryeprokurorin e ri, qe ka edhe nje mal me te dhena aktivitetesh te paligjshme nga koha kur punonte si drejtor i KLSH-she. Lum si ne qe ai e di se pronat e MB te RSH po shiten per 2 lek (me pak se 1 euro); lum si ne qe ai e di se ministri i kaluar i mbrojtjes, ne bashkpunim me frutin e cohoneve te kryeministrit jane pergjegjes per trafik armesh dhe vrasje.

29 Komente

Me bere me zemer Bamasmiley... kujtova se kishin arrestuar kete ministrin tone..smiley

smiley............

U merakosa per nje sekond... thashe ku behen gjera te tilla ne Shqiperi? Ku ka korrupsion ne Shqiperi? 

Dhe pastaj pash qe ishte ne nje vend jo-demokratik, dhe te korruptuar, si Rusia.

Na kape mat Bame smiley

Bame s'duhet te na i kishe bere kete. Se e kemi zemren e dobet! smiley

Vini noj shenim aty tek titlli, pash perenine!smiley

Kur te bosh shkrimet e tuja, viji shenimet ku te dush. smiley Ne ket rast me pelqe ti venos andej nga funi. smiley 

Ptuh, mistrec njeri. Na doli shpresa nga hundet. 

ka nja 2 jave qe perflitej ky robi po si argument permendej fakti se i kish pre rriskun shume prej ktyre kompanive qe prodhojne armatimin e rende rus. Kish pre kontakte me shume prej ktyre dhe u kish heq miliarda dollare duke kerku armatim me cilesor te teknologjive te fundit. Dmth. parja ja hengri koken, jo demokracia

faleminderit per sqarimin e; aty na calote tema... smiley 

Bame, e thashe per t'von ne dukje qe arrestimi fsheh gjona te pista po nuk eshte bere ashtu si reklamohet per ceshtje ligjore dmth. Se ne nji vend ku vriten gazetaret qe hetojne qeverine, respektimi i ligjit kthehet ne dicka qesharake. Se dhe ti kte deshe me nxjerr ne dukje: qe edhe ne Rusi arrestohen per shkelje ligji, vec jo ktu te ne

Ti dhe une besoj se nuk do ta dime kurre tamam se per cfare u arrestua. Fakt eshte qe ky ishte nje nga njerezit me te besuar te Putin-it dhe qe gezonte mbeshtetje absolute te tijen. Nga precedentet dihet se Putin ka pas ndaluar shume zhbirilime te tilla, qofshin keto nga gazetare ose nga agjensi shteterore. Kete rradhe presioni i tij nuk ka dhene efekt.

Ti dhe une besoj se nuk do ta dime kurre tamam se per cfare u arrestua.

Bama, ky eshte lajm i vjeter tashme. Ai u arrestua ne apt. e te dashures. Nga shites mobiljesh u ngrit ne detyra te ndryshme deri ne Minister sepse martoi vajzen e nje miku te ngushte te Putin. Kur e mori vesh qe ky trimi ja dridhte te bijes, i iku koka. End of story.

'Bame, m'u deshen disa minuta ta merrja veten nga zhgenjimi.  Ta paca borxh!  

2ysh!

Paska futur ne thes nje nga te tijte Putini.  S'shoh ndonje gje te habitshme ketu.

Nje drejtoreshe pronash ne Shqiperi s'ben vaki, ne maksimumi ne lehje, kafshime dhe integrime i angazhojme gocat e xhaxhit.

Do te thush qe ministri yne o gej?

Dua te them qe edhe pse ministri yne mund te duket gej, pronari yne eshte burre zamani. Se me kujtove, pashe nje indeks te OECD-se per women's access to land & access to property other than land, i kishim te dy treguesit 0.5 ne spektrin midis 0 dhe 1. Po nuk dua te te prish temen smiley.

i paskemi ra ka Rusia ksaj radhe ...

Ishte gjo tu shkep ky tipi kur u fut policia? Nese po, prit kur t'hudhi n'gjyq policine ky per shkelje te privatsise dhe ti marri 400.000 euro dhe masnej te bohet drejtor i pergjithshem po te ministria e mbrojtjes

smiley me kishte marre malli per humorin tend tipik.

Best peshk prank ever. Gjithsesi ke kriju nji prcedent te rezikshem Bame. Prit kur te fillojone peshqit me artikuj te tipit: e djathta rifiton zgjedhjet.... (itali) apo puc i armatosur.... (honduras)

Kush eshte zv. i Arben Imamit? Jo per gje po te kete kujdes ,Se tani kemi Prokurorin e ri,z. Llalla!

Ka zili BE-ja, që nuk na pranon

Po këndon njëzëri.
E gjithë Shqipëria:
“Rroftë Sali Berisha.
Edhe Qeveria…!”

Rroftë me të vërtetë.
Jetë sa më të gjatë.
Se mendon për popull.

Ditë edhe natë!

S’na ka lënë të bredhim,
Rrugëve si majmunë,
Dhe shumica kemi,
Jo një, po dy punë!

Çfarë ka bërë Berisha,
Askush s’e bën dot,
Me të korruptuar,
Burgjet janë plot!

Në progres të lartë,
Shqipërinë e futi,
Sala është bërë,
Tmerr i çdo hajduti!

Gjithë institucionet,
Punojnë të ndara,
S’i kontrollon kush,
Si kohët e para!

Ndaj dhe çdo gjykatë,
Prodhon drejtësi,
Kush ka shkelur ligjin,
Drejt e në qeli!

Në Evropë të parët,
Jemi për zhvillim,
Tani varfëria,
Është thjesht një kujtim!

Fjala e doktorit,
Ngjit porsi ilaç,
As mizës së dheut,
Nuk i thotë dot plaç!

Të qetë si Saliu,
Këtu s’ka të tjerë,
Zërin s’e ka ngritur,
Për besë asnjëherë!

Të bukur-të plotë,
Sala ta bën ditën,
Për çdo gjë serioze,
Pyet opozitën!

Po dhe opozita,
Për të përgjërohet,
S’duan nga pushteti,
Sala të largohet!

Është bërë për të gjithë,
Si baba e nënë,
Para pa hesap,
Gjithmonë na ka dhënë!

Pensionistët tanë,
Po marrin miliona,
Jo si Europa,
Që rron me tollona!

Njëlloj si në fusha,
Ashtu dhe në male,
Siguri e jetës,
Është maksimale!

Sala kriminelët,
I zuri me hu,
Ndaj gjithë bota do,
Të jetojë këtu!

Këtu ku sundon,
Paqja drejtësia,
Dhe sa Himalajet,
Ngrihet ndershmëria!

Sala do dëshmorët,
Sa në botë njeri,
Ndaj ua derdh bustet,
Të gjithë në flori!

Mburret sepse është,
Bir i partizanëve,
Dhe me dorë në zemër,
U rri veteranëve!

Për dhjetë vite mbrapa,
Berisha punon,
Ka zili BE-ja,
Që nuk e pranon!

Po ka ardhur dita,
Që t’u lozi fenë,
T’u thotë: “Unë Berisha,
S’e pranoj BE-në”

Zgjohu-Beni-Zgjohu!
Më flisnin në emër,
Në çast e kuptova,
Se po shihja ëndërr!

No desh me ngriu gjaku hahaha

Nuk eshte as 1 Prill apo me afrimin e 21 shit ja fusni edhe nga nje @rdhe">p@rdhe ashtu kot....

Ky lajm tregon se drejtesia fuksionoka mire ne Rusi. 

иметь четкое видений г-н Пьер

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).