1. Interceptime të përfituara në prefekturën e Gjirokastrës, tregojnë se demonstruesit para se të nisen në Tiranë me 10-12 autobusë, do të djegin degën e LSI-së…. (D-M-KRYE.M)

2. Interceptime të përfituara në prefekturën e Tiranës tregojnë se drejtues të Partisë Socialiste, kanë gjetur një “Endacak”, të cilin do ta vrasin gjatë protestës. (D-KRYE.M)

3. Interceptime të përfituara tregojnë se gjatë ditës grupe të caktuara po përgatisin armë e granata në afërsi të “Kafes së Rremës” dhe në darkë do të bënin planin përfundimtar tek Bar Restorant Austria.. (D-M-KRYE.M)

4.  Interceptime të përfituara tregojnë se në Laprakë, ka interesim për blerje çadrash me bishta të gjatë, të cilat do të modifikohen me shufra të rënda hekuri. Linja (D-direkt-KRYE.M)

5. Interceptime të përftuara që tregojnë se: ushtari profesionist E.B do të përgatiste 10-të bomba molotov, por u neutralizua, se atë ditë e vumë në shërbim.

Nga përgjimet "parandaluese" të SHIU-t.  

* Me sipër disa prej tyre të “marra” në datat 20-të e 21-i Janar nga pajisjet e telekomunikimit  Drejtor-Ministër/a-Kryeministër (shkurt linja D-MM-KRYE.M)

Per me shume Respublica

9 Komente

Krye M smiley

Po per ato cadrat pistolete dhe thikat me helm nuk paska gje?

Kane agjenture te forte kto te PD-se mer jahu. Dosjet kapice i kane. Vetem qe kane ate te keqen qe j'ua djegin njihere ne 8 vjet. Po i bejne prap kta, nuk pertojne. Edhe ketu te PPU-ja na i kane bo dosjet kam nigju, keshtu qe kujdes kur flisni re!

Ja dhe komenti i Respublikes

SHIU ia ka kaluar ish-Sigurimit të Shtetit, ose më saktë duhet thënë që ia ka kaluar në imagjinatë por është tmerrësisht më i trashë se ish-institucioni famëkeq i komunizmit. 

smiley

S'ka kulle qe nuk e xajne kto t'PD-se or tai.

Ktu ka dor udb-ja

   Ne qofte se keto te shkruara jane te marra nga nje zyre, çfardo e ketij fare shteti, ja u paskemi kaluar zuluve !

  Ma don mendja se dikush i ka bere per shaka.megjithese edhe si  gaxhira arrixhinjsh keto jane  te papranushme.Ja ku katandis shteti i cubave !

E ça UDB-je a derbardhe? Ku  katandis ne kete fare feje nje sherbim intelegjence.

21 Janari duhet denuar fuqishem per perdorimin e perdes se zjarrit si mjet per mbrojtjen e institucionit nga individe te dhunshem por te paarmatosur me arme zjarri, qe qeverite e botes zakonisht i luftojne me mjete dhe teknika te tjera, pikerisht per te evituar gjakderdhjen.

E thene kjo, mos harrojme ama se ne krye te turmes PS-ja vendosi Tom Doshin, personazh aspak "i tejdukshem", perkundrazi. Mos harrojme gjithashtu se ne historine e saj, PS-ja, - ashtu si simotra e vet PD-ja, - ka nje mori rastesh bashkepunimi, deri edhe institucional, me kriminele te rrezikshem qe kane kryer akte nese eshte e mundur edhe me barbare sesa nxjerra ne vijen e pare te zjarrit te nje mjerani endacak! Mbaj mend p.sh. vitet 97-98, me Nanon kryeminister te rrethuar nga halabake tirone, qe i njihte gjithe qyteti, te shnderruar ne badigarde te zyrtarizuar!!!

  

A ka ndonje menyre qe opozita te ushtroje kontroll per te pare procceduren se si jane "perceptuar" keto te dhena, dhe me e rendesishmja, kush funksionar, oficer, nepunes etj i interpreton keto "perceptime" dhe c'metode ndjek per ti interpretuar ato?

se keshtu me tall trapin neper forume e bojme vete neve. 

Kam pershtypjen se shume njerez nuk e bejne lidhjen shkak pasoje midis ketyre perceptimeve dhe atyre oreligeve qe shtriu Sala ne bulevard.

livadhet e karaburunit le ti kontrolloje ai palla i gjate nga min e mbrojtjes, por mos i leje mbas dore edhe keto jeniceret e Sales ne Shiu. 

Ca i kemi edhe miq te perhershem ketu ne peshk, apo jo kinga?

Kam pershtypjen djema, se ne organet e SHIK-ut a SHIU-t  (nuk e di a eshte nje organ apo 2 organe) , duhet te kete njerez te semure qe e shohin gjendjen si ne lufte, ku çdo tentative per demostrate kundra qeverise, padrejtesive, e shohin si aksion per permbysjen e pushtetit "demokratik" . 

Kafes së Rremës

Po e bej edhe une si disa: Dridheni nga nje cigare, eshte pe duhanit te Remes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).