Azem Hajdari mbetet një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem, ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë

... dehej sa nuk kontrollonte se ç'nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari, si Rita Marko se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit…

Sali Berisha, Rilindja Demokratike (organi zyrtar i Partise Demokratike gusht 1995)

12 Komente

kafeneja e Xheles rocks! smiley

alidemsi , a deshiron ta dishe pse Sali Berisha eshte kaqe lakmimtar, per te ardhmen e vet? Pse eshte kaqe grykes i pangopur pushteti, pasurie dhe ligesia? Sepse ai nuk ju kushtua asnjehere vetvehtes.Ky njeri i shkolluar, nuk ka kuptuar gjer sot,  thelbin e jetese, (por dhe kurre  nuk ka per ta kuptuar, si rezultat i mentalitetit  shpellar te trasheguar), qe jeta eshte nje dhurate  e ....Zotit apo dhe Natyres  dhene qenieve me psiqike, per ta jetuar sa me mire.Ky e ka kuptuar,  per ta jetuar ...sa me gjate, kur ajo eshte e limituar.

Kjo eshte tere drama vetiake e ketij personazhi, kaqe zullumqar.Brenda kesaj te vertete  duhet pare e gjithe veprimtaria e ketij shtetari

kete kane te keqe arkivatsmiley

Per dike tjeter, ne nje vend normal, ndoshta. Per Kryeministrin tone, arkivat nuk kane asnje efekt. Deklaratat apo dhe fotografite para 90 jane te gjtha te fabrikuara nga bastardet komuniste, pjese e se cileve ishte dhe ai vet per plot 22 vjet. smiley

ja dhe nje deshmiitar tjeter i atyre diteve....

http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/d...

Ore po si nuk ka mbetur njeri i atyre diteve, i atyre firmatareve qe nuk e ka kritikuar kete njeri, dhe ky po perseri qe mbijeton dhe as qe e çan koken fare per keta ish bashkepunetore qe e sollen ne pushtet dhe mbreteron fale tyre...? te pakten tu kerkoje nje ndjese neper dhembe...

Ku qendron ndryshimi midis ketij sulmi te Berishes ndaj Hajdarit si bashkepuntor i sigurimit, dhe sulmit te Hoxhes ndaj Shehut si poliagjent?

Ne rastin e pare, sulmi verbal u be para ekzekutimit fizik ndersa ne rastin e dyte post-mortum.

Dhe ne rastin e pare, personi i sulmuar u rehabilitua me dekorata e buste (ne fakt dhe Enveri ka rehabilituar te tjere te ekzekutuar).

Dikush, sot, mbajti nje ore fjalim e nder te tjerash:

Në dhjetor të vitit ‘90, shqiptarët përjetuan një ringjallje të vërtetë të kurajës, guximit, shpresës, trimërisë, vendosmërisë  së tyre. Studentët dhe studentet e universitetit të Tiranës, me në krye Tribunin e Lirisë - Azem Hajdari, të mbështetur nga intelektualët dhe qytetarët e Tiranës befas do ngriheshin të pamposhtur me kurajë e vendosmëri të pashoqe, me një betejë që kronistët e kohës e krahasuan me betejën e Davidit kundër Golias, gjunjëzuan në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit, diktaturën komuniste më të egër në Europë, themeluan pluralizmin politik, Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Azem, ti je gjallë!

dy ore monda dysmiley

dikush derdhi edhe lote... si nuk gjeta nje foto te rrekese?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).