Skandal në spitalet e Tiranës. Një fëmijë vetëm 3 vjeç e gjysmë dyshohet se është infektuar me HIV/AIDS gjatë kryerjes së një operacioni në QSUT. Këtë vit janë regjistruar katër raste të reja të fëmijëve të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në dy prej këtyre rasteve, fëmijët e kanë marrë infeksionin nga prindërit, ndërsa dy të tjerët nëpërmjet infektimit gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Për njërin prej këtyre fëmijëve është vërtetuar tashmë se nuk e ka marrë AIDS-in nga prindërit, të cilët kanë rezultuar negativë pas analizave. Në Komisionin e Shëndetësisë, zyrtarë të Programit HIV/AIDS thanë se hetime po bëhen edhe për rastin tjetër.

"Në një prej kartelave thuhet se ka bërë një intervent kirurgjikalë për një hernie urinare. Rasti i parë është në shërbimin pediatrik në QSUT dhe rasti tjetër gjithashtu ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në spitalin Ushtarak", u shpreh Marjeta Dervishi, edpidemiologe, programi HIV-AIDS.

Dy rastet e fëmijëve të infektuar gjatë operacioneve, mund të mos jenë të vetmit. Shefja e Repartit të Pediatrisë të Shërbimit Infektiv, Eli Foto, thotë se prej një viti nuk kryhen analizat e ngarkesës virale për të sëmurët me SIDA.

"Ne na intereson që një herë e mirë të zgjidhet problemi i bërjes së testimeve të HIV-it. Të bëhet ose në QSUT ose në Institutin e Higjenës. E dyta, të vendoset definitivisht ngarkesa virale se këta fëmijë duhet të ndiqen me protokoll mjekimi dhe nuk mund të ndiqet një protokoll mjekimi nëse nuk ke ngarkesën virale", u shpreh Eli Foto, shefe e Pediatrisë Infektive.

Drejtuesit e Shoqatës së Personave që jetojnë më HIV/AIDS, thanë se edhe ilaçet për fëmijët e infektuar kanë tre muaj që mungojnë dhe ato po zëvendësohen me medikamentet e të rriturve. Ata kanë kërkuar edhe një herë mbështetje ekonomike për fëmijët e prekur nga virusi HIV, pasi tre prej tyre kanë humbur jetën, ngaqë nuk kishin para të drejtoheshin në Tiranë për t'u trajtuar.

Albanian Screen

5 Komente

Në dy prej këtyre rasteve, fëmijët e kanë marrë infeksionin nga prindërit, ndërsa dy të tjerët nëpërmjet infektimit gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Shqiperi. 2012

Kjo eshte skandal, dhe prokuroria duhet te ndjeki çeshtjen. Pas ketij skandali, asnjeri nuk do te deshironte ta çonte femijen ne spital. Eshte sikur ti thuash doktorve, ta solla femijen per kurban. 

e lexova mbreme ket dhe me prishi gjakun. Ky eshte krim!

Ka pase ne vite 90 -te edhe ketu raste infeksioni sidomos gjate trasfuzioneve.Eshte nje tragjedi e pashembellt.Nuk edi se a ndiqet e njeta procedure per gjakun e sterlizimin si ne spitale evropiane...

Me sa di une ka ilace qe nena te mos ja kaloje SIDEn femijes qe ka ne bark, ose nga qumeshti.

Nqs keto, dhe femije te tjere, ose dhe njerez te rritur, jane infektuar me SIDE ne spital, kjo do te thote se puntoret e spitalit, doktorra dhe infermire kane treguar 'gross negligence' - nuk e di shqip ket termin. Dhe duhet te futen urgjentisht ne burg per nje kohe te gjate, t'u merret pasuria qe e kan bo me korrupsion dhe t'u jepet viktimave, dhe t'u heqet pergjithmone e drejta e atij profesioni!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).